Tag: lënduar

  • Aksident në “Qafën e Koshovicës”, dy të lënduar pas përplasjes së një automjeti me shtyllë tensioni të lartë

    Aksident në “Qafën e Koshovicës”, dy të lënduar pas përplasjes së një automjeti me shtyllë tensioni të lartë

    Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Levan, në vendin e njohur si “Qafa e Koshovicës”. Një automjet tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë të tensionit të lartë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit. Mësohet se të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Sipas burimeve nga vendngjarja, shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë një parakalim i gabuar nga një fugon, i cili i ka prerë rrugën drejtuesit të “Ford”-it, duke bërë që ky i fundit të humbiste kontrollin e automjetit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të dokumentuar rrethanat dhe për të përcaktuar përgjegjësitë për këtë aksident.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Makina del nga rruga në Fier, dy të lënduar

    Makina del nga rruga në Fier, dy të lënduar

    Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier- Levan, në vendin e quajtur “ Qafa e Koshovicës”.

    Një automjet tip “ Ford” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë të tensionit të lartë ku për pasojë kanë mbetur dy të lënduar të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
    Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se shkak për humbjen e kontrollit të drejtuesit të “ Fordit” ka qënë një parakalim i gabuar i një fugoni i cili i ka prerë rrugën .

    Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po kryejnë të gjitha veprimet procedurale për tê zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

  • Aksident në Tiranë, raportohet për të lënduar

    Aksident në Tiranë, raportohet për të lënduar

    Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në autostradën që lidh zonën e Shkozës me rrethin në dalje të kryeqytetit.
    Sipas burimeve paraprake, në ngjarje janë përfshirë dy automjete të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar të lënduar.
    Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca. Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
    Policia rrugore ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e përplasjes.

  • Një stuhi e fortë godet Kroacinë, 7 të lënduar

    Një stuhi e fortë godet Kroacinë, 7 të lënduar

    Një stuhie e fortë verore ka goditur pjesët perëndimore të bregdetit kroat të hënën në mbrëmje.

    Si pasojë shtatë persona kanë mbetur të lënduar, tre prej tyre rëndë dhe një në gjendje kritike.
    Shërbimet e emergjencës kanë pastruar rrugët nga mbeturinat e pemëve dhe nga automjetet e dëmtuara në qytetin bregdetar Rovinj.

    Kryebashkiaku i qytetit, Emil Nimceviq, ka thënë se shpreson që banorët të jenë “mirë” dhe të kenë mundësinë të kthehen në shtëpitë e tyre.
    Një varkë e vogël pasagjerësh është fundosur pranë portit të Zadarit. Të gjithë pasagjerët kanë shpëtuar.
    Sipas shërbimit meteorologjik kroat, erërat kanë arritur shpejtësi mbi 100 kilometra në orë. Tashmë, situata duket më e qetë.

  • Zyra e Kryeministrit të Izraelit: Tre të vdekur dhe 174 të lënduar nga sulmet e Iranit

    Zyra e Kryeministrit të Izraelit: Tre të vdekur dhe 174 të lënduar nga sulmet e Iranit

    Të paktën 3 persona kanë vdekur dhe 174 të tjerë janë lënduar nga sulmet hakmarrëse të Iranit mbi Izrael, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit të Izraelit të shtunën.

    Mbi 150 raketa janë lëshuar drejt Izraelit ndërsa raportohet se 17 kanë pasur sukses dhe kanë depërtuar në mburojën e çeliktë.Lexo edhe :Related Posts
    Nga 174 prej të lënduarve, dy kanë marrë lëndime serioze, shtatë më mesatare dhe 165 janë lënduar lehtë.

    /vizionplus.tv

  • Tensionet mes Iranit dhe Izraelit, MEPJ: Nuk ka shqiptarë të lënduar!

    Tensionet mes Iranit dhe Izraelit, MEPJ: Nuk ka shqiptarë të lënduar!

    Prej dy ditësh, tensionet mes Izraelit dhe Iranit janë përshkallëzuar. Lidhur me situatën atje, ka ardhur një reagim nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.
    Përmes një njoftimi, ministria bën me dije se deri më tani nuk ka asnjë nuk ka asnjë raportim për qytetarë shqiptarë të lënduar apo të dëmtuar.
    Ministria thekson se janë evidentuar pesë shtetas shqiptar në Izrael, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë duke ndjekur udhëzimet e sigurisë të autoriteteve izraelite.
    Njoftimi i plotë: 
    Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton po ndjek me prioritet dhe vëmendje të veçantë situatën e shtetasve shqiptarë në Izrael, të prekur nga zhvillimet e fundit.
    Deri tani nuk ka asnjë raportim për qytetarë shqiptarë të lënduar apo të dëmtuar. Aktualisht janë evidentuar pesë shtetas shqiptarë në Izrael: tre me status turisti dhe dy me qëndrim të përkohshëm.
    Ambasada jonë në Tel Aviv është në kontakt të vazhdueshëm me ta. Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore, janë të informuar dhe po ndjekin udhëzimet e sigurisë të autoriteteve izraelite.
    Njoftojmë se për shkak të situatës, fluturimet janë ndërprerë. Për çdo informacion shtesë dhe nevoja emergjente, lutemi të kontaktoni Ambasadën Shqiptare në Tel Aviv në numrat e emergjencës:
     +972 54 480 6601 +972 54 904 2813
     

  • Digjet makina në autostradën Kashar-Thumanë, nuk ka të lënduar

    Digjet makina në autostradën Kashar-Thumanë, nuk ka të lënduar

    Një makinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në autostradën e re Kashar-Thumanë.
    U bë me dije se fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa zjarrfikësja akoma nuk ka arritur akoma në vendgjarje, dhe pse sipas dëshmitarëve janë lajmëruar prej 30 minutash.

    Paraprakisht shkak i zjarrit dyshohet një defekt elektrik i automjetit.

  • Goditi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

    Goditi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

    Një 48-vjeçar në Gjermani, teksa po drejtonte automjetin e tij, ka përplasur një turmë, nga ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij.
    Ngjarja ndodhi në Passau, një qytet në Gjermaninë Jugore, në kufi me Austrinë.
    Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në mënyrë të qëllimshme nga ana e 48-vjeçarit, i cili është arrestuar nga autoritetet.
    Në Corriere, raportohet se dyshohet të ketë pasur një mosmarrëveshje midis çiftit për kujdestarinë e vajzës së tyre.
    Sakaq, nuk dihet për të lënduar të tjerë.

  • Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

    Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

    Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Burrelit, ku si pasojë e përplasjes së sy automjeteve kanë mbetur të plagosur gjashtë persona.
    Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10, në vendin e quajtur “Ish Agjensia”.
    Shtetasit e plagosur ndodhet në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore.
    Njoftimi i policisë:
    Mat / Informacion paraprak
    Rreth orës 19.10, në vendin e quajtur “Ish Agjensia”, në Burrel, shtetasi A.L., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një automjet tjetër me drejtues shtetasin L.K., 36 vjeç. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e automjeteve dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me to, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
     

  • Aksident në Burrel, 6 të lënduar

    Aksident në Burrel, 6 të lënduar

    Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Burrelit, ku dy makina janë përplasur “kokë më kokë” me njëra-tjetrën.

    Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e automjeteve dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me to,  të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.
    Njoftimi:

    Rreth orës 19.10, në vendin e quajtur “Ish Agjensia”, në Burrel, shtetasi A.L., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një automjet tjetër me drejtues shtetasin L.K., 36 vjeç.
    Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e automjeteve dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me to,  të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.