Policia: Sot rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Zabel i ulët të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i vdekur dhe janë lënduar katër të tjerë. Vdekja e viktimës (e mitur) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.
Tag: lënduar
-

20 qytetarë të lënduar nga stuhia në Tiranë, dërgohen te “Trauma”
Pas stuhisë së fortë që përfshiu kryeqytetin, pranë Spitalit të Traumës janë paraqitur të paktën 20 persona, të cilët kanë marrë dëmtime të ndryshme.
Ndërkohë, 10 të tjerë vijojnë të qëndrojnë në spital, ku po marrin trajtim mjekësor për lëndimet e shkaktuara nga stuhia.Lexo edhe :Related Posts
Autoritetet këshillojnë qytetarët të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet në zona të rrezikuara./vizionplus.tv
-

Aksident në Fier, një i lënduar pas përplasjes mes një Mercedes-Benz dhe një motorçiklete në Unazën Lindore, drejtuesi i motorit dërgohet me urgjencë në spital
Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në Unazën Lindore të qytetit, në rrugën “Leonardo Murialdo”, ku një automjet tip Mercedes-Benz është përplasur me një motor, i cili përdorej për shpërndarjen e picave në zonë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka mbetur i lënduar dhe është transportuar menjëherë me urgjencë në spital për marrjen e ndihmës mjekësore. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se personi i lënduar ka marrë plagë në pjesën e trupit dhe ndodhet nën kujdesin e stafit mjekësor. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Policia e Fierit ndodhet në vendngjarje dhe po kryen të gjitha veprimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Autoritetet bëjnë apel për kujdes maksimal drejtuesve të mjeteve, veçanërisht në zonat me trafik të dendur dhe rrugë të ngushta si Unaza Lindore.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Ngjarja ka shkaktuar bllokim të përkohshëm të trafikut në zonë, ndërsa qytetarët janë paralajmëruar të shmangin rrugën deri në përfundimin e hetimeve dhe largimin e mjeteve nga vendngjarja.Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”
-

Shumica e të njohurve duan të na shohin tek dështojmë, duan të na shohin të lënduar…
ObserverKult ua sjellë disa nga thënie të Megan Fox:
“Unë besoj se çdo ndërveprim është fat në njëfarë mënyre. Ne duhet të ndërveprojmë me të tjerët, të marrim eksperienca maksimale dhe të mësojmë leksionet që duhet të mësojmë”.
“Duhet të mbash tre gjëra të fshehta: të ardhurat, jetën personale dhe lëvizjen e radhës”.
“Kur ndalon së ndjekuri gjërat e gabuara, ti u jep një shans gjërave të duhura të të arrijnë”.
“Përkufizimi im për bukurinë lidhet me thjeshtësinë, elegancën dhe sensualitetin. Kur një grua është në harmoni me veten dhe i njeh vlerat e saj, shndrin në mënyrë natyrale. Feminiteti nuk varet nga çfarë vesh apo nga mënyra se si dukesh. Është një qëndrim”.
“Gjëja më e vështirë që mund të kalosh, është të shohësh dikë që do, të dojë dikë tjetër”.
“Shumica e njerëzve duan të të shohin të dështosh, duan të shohin të lënduar. Asgjë nuk i kënaq më tepër se sa të shohin më të mjerë se vetja. Kjo është ëndrra e çdo personi që të urren”.
“Askush nuk lodhet duke dashur. Ama çdokush lodhet duke pritur, duke supozuar, duke dëgjuar gënjeshtra dhe duke u lënduar”.
“Sa më shumë t’i tregosh një personi se nuk jeton dot pa të, aq më shumë mundësi i jep që të të marrin si të mirëqenë se nuk do të largohesh kurrë prej tyre”.
ObserverKult
_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _
Lexo edhe:
THËNIE NGA BRAD PITT: MJAFT U MUNDOVE TË JESH PERFEKT…
ObserverKult ua sjell disa thënie nga Brad Pitt:
“Unë mendoj se ti je ai që e bën ditën tënde. Ti je ai që e bën jetën tënde. Shumica e gjërave varen nga mënyra se si i perceptojmë ato dhe ky është këndvështrimi se si unë e jetoj jetën time”.
“Personalisht e pëlqej plakjen. Me moshën vjen pjekuria dhe siç e kam thënë më parë, e them edhe tani, do e zgjidhja përherë pjekurinë përpara rinisë”.
“Duhet të humbasësh gjithçka në mënyrë që të fitosh diçka”.
“Ne jemi tepër kompleksë, jemi mistere për veten tonë, jemi të vështirë për njëri-tjetrin. Dhe në fund, rrëfimet na kujtojnë se jemi të gjithë njësoj”.
“Suksesi është një bishë dhe në fakt e vë theksin në gjënë e gabuar. Të bën të largohesh më shumë nga vetja, në vend që të shohësh më tepër përbrenda”.
“Të shohësh botën është edukimi më i mirë që mund të marrësh. Ti sheh pikëllimin, po ashtu sheh shpirtra të mëdhenj dhe vullnete të mëdha për të…
Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.
ObserverKult
-

Patina përplaset me makinë në Pogradec, një i lënduar
Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Pogradecit, në kryqëzimin e rrugës së Drilonit. Një i ri, i cili drejtonte një mini-patinë, ka përplasur një automjet tip BMW, që po futej në kryqëzim nga rruga kryesore.
Si pasojë e përplasjes është lënduar drejtuesi i patinës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të sqaruar rrethanat, ndërsa drejtuesi i automjetit ka deklaruar se ishte patina që e goditi atë.Kohët e fundit, fëmijët dhe të rinjtë që lëvizin me patina në rrugë publike, shpesh pa njohuri mbi rregullat e qarkullimit, janë kthyer në një shqetësim të shtuar, duke shkaktuar raste të përsëritura aksidentesh.
-

U lënduan nga një mjet i mprehtë, përfundojnë në spital dy persona në Prishtinë
Dy persona janë lënduar në Prishtinë nga një mjet i mprehtë dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Lajmin u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Rreth orës 03:30, kemi pranuar informatën për dy persona të lënduar, në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë. Viktimat dyshohet që janë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha ai.
Pllana tutje njoftoi se aktualisht po vijon puna hetimore, për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. -

Aksident në Kosovë, një i vdekur dhe pesë të lënduar
Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar në një aksident rrugor në Klinë të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur Spitali i Pejës, i cili konfirmon se të lënduarit po marrin trajtimin e duhur mjekësor
“Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton opinionin publik se, si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në fshatin Dollc të Klinës, në Emergjencën e Spitalit është sjellë një person pa shenja jete. Gjithashtu, deri më tani kemi pranuar 5 persona të lënduar nga ky aksident, të cilët po trajtohen dhe po marrin kujdesin e nevojshëm nga ekipet tona shëndetësore”, thuhet në njoftim.
Ngjarja e rëndë po ashtu u konfirmua dhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai shtoi se janë përplasur një autoveturë dhe një autobus, mëngjesin e kësaj të enjteje.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në terren dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. -

AKSIDENT I RËNDË NË FIER / Mjeti përfundon në kanal, i përmbysur – tre të lënduar në aksin e vjetër Levan–Mifol
Një aksident rrugor ka ndodhur disa minuta më parë në aksin e vjetër Levan–Mifol, në vendin e quajtur Ferras.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Një automjet, për shkaqe ende të paqarta, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar i përmbysur në kanalin anësor. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”
Si pasojë e ngjarjes, tre persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”
-

Aksident masiv në autostradën Fier-Lushnjë, mjete të rrokullisura jashtë rrugës, autoboti i kthyer përmbys! Raportohet për të lënduar
Një aksident i shumëfishtë është regjistruar këtë të martë (5 gusht) në afërsi të ‘Pushimit të Shoferit’ në autostradën Fier-Lushnje.
Në aksident janë përfshirë disa automjete dhe një autobot që transporton çimento, drejtuesi i të cilit është munduar të shmangë mjetet e tjera dhe ka dalë jashtë rruge.
Burime bëjnë me dije se dy të lënduar janë dërguar në spitalin e Lushnjës.
Ndërkohë që policia e qarkullimit ka devijuar trafikun në një kalim rruge dytësore.
Sipas uniformave të qarkullimit rrugor, shkak i aksidentit të shumëfishtë ka qenë shpejtësia e lartë dhe prezenca e lagështirës në rrugë për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
Pjesa ku mjetet i afrohen kryqëzimit të Pushimit të Shoferit është tepër e vështirë pasi ka nga ata drejtues mjetesh që nuk e respektojnë ishullin e trafikut dhe e përdorin për t’u afruar sa më shumë pranë kryqëzimit dhe më pas kryejnë manovra të gabuara.
Gjithsesi mbetet për t’u parë nga policia shkencore se çfarë në të vërtetë e shkaktoi aksidentin në këtë nyje të zezë të qarkullimit rrugor, ku në të shkuarën ka pasur edhe aksidente me humbje jetE. -

Dy të lënduar në aksidentin e 5-fishtë në autostradën Fier–Lushnje, përmbyset edhe autoboti
Një aksident i pesëfishtë ka ndodhur sot ne autostradën Fier–Lushnje, pranë pushimit të shoferit.
Mësohet se si pasoje e përplasjes kanë mbetur dy persona të plagosur, teksa trafiku është devijuar në rrugë dytësore.
Shkak dyshohet mosrespektimi i shpejtësisë së lejuar dhe rrëshqitje nga shiu që ra këtë moment dhe mbushi rrugën nacionale me ujë.
