Një aksident me disa të lënduar ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier-Roskovec , në vendin e quajtur “Kthesa e Verbasit”.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit dhe katër pasagjerët që udhëtonin me ta.
Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti.
Tag: lënduar
-

Aksident i rëndë, 2 makina përplasen me njëra-tjetrën në Fier/ Gjashtë të plagosur, dërgohen me urgjencë në spital
-

Aksident hekurudhor në Sllovaki, disa të plagosur
Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sllovaki, ku dy trena janë përplasur mes tyre dhe raportohet për shumë të lënduar.
Në një postim në mediat sociale, policia tha se “në orën 19:31 të mbrëmjes, në linjën 158, u mor një raport për një përplasje midis dy trenave në seksionin Pezinok-Bratislavë”.
Mediat lokale raportojnë se aksidenti ndodhi kur treni REX 1814, që operonte në itinerarin Nitra-Bratislava, u përplas ballë për ballë me trenin Ex 620 pak pasi u largua nga stacioni i Pezinok. Ato theksojnë se ka shumë të lënduar nga përplasja.Policia tha se shërbimet e shpëtimit po nxitojnë në vendin e përplasjes, e cila ndodhi midis kryeqytetit Bratislavë dhe Pezinok, rreth 20 kilometra në verilindje të kryeqytetit.
Kompania Hekurudhore Sllovake (ZSSK) deklaroi se “incidenti do të hetohet plotësisht dhe se shkaqet e tij mbeten të panjohura për momentin. “Ne do të japim më shumë detaje sapo të lejojë rrjedha e hetimit”, vuri në dukje ajo në një deklaratë. -

Kuçovë – Lëndë plasëse në derën e një biznesi, dëme materiale por pa të lënduar
Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë natës në qytetin e Kuçovës. Sipas informacioneve paraprake, në lagjen Postobllok, pranë derës së biznesit në pronësi të shtetasit G. S., dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
-

“Shpërthimi” i Michael Jordanit rreth NBA-së së sotme: Luan tre orë në ditë, çfarë bën 21 të tjerat?
Debati mbi “menaxhimin e ngarkesës” (praktika e menaxhimit të minutave të yjeve, edhe kur ata nuk janë të lënduar) mbetet një nga temat më të nxehta në NBA. Liga, duke njohur zemërimin e tifozëve, vazhdoi të zbatojë Politikën e Pjesëmarrjes së Lojtarëve (PPP), një direktivë që kufizon mungesat e pajustifikuara, duke filluar nga sezoni 2023-24.
Michael Jordan, duke folur në një intervistë me NBC, mbajti një qëndrim mbi këtë çështje, duke kritikuar ashpër lojtarët e sotëm.
“Epo, nuk duhet të jetë e nevojshme për disa njerëz. Nuk kam dashur kurrë të humbas një ndeshje sepse ishte një mundësi për t’u treguar tifozëve se ishin aty për të më parë të luaja”, tha legjenda e Bulls.
Jordan, i cili luajti në të gjitha 82 ndeshjet e ligës gjatë nëntë sezoneve, kujton motivimin e tij: “Doja ta bëja përshtypje këtë djalë atje lart [në tribuna], i cili ndoshta dha gjithçka për të fituar para dhe për të blerë një biletë.”
“Ke një përgjegjësi: nëse njerëzit vijnë të të shohin duke luajtur, nuk dua ta humbas atë mundësi. Tani, nëse nuk mund ta bëj fizikisht, nuk mundem. Por nëse mundem fizikisht dhe thjesht nuk kam dëshirë, kjo është një histori krejt tjetër.”
Jordan e përmblodhi kritikën e tij me një pyetje kyçe për atletët profesionistë:
“Luan basketboll dy orë e gjysmë, tre orë në ditë, apo jo? Kjo është puna jote. Për këtë paguhesh si lojtar i NBA-së. Çfarë bën 21 orët e tjera?”
Gjatë gjithë karrierës së tij, Jordan rrallë e lejoi veten të pushonte, edhe kur ishte i lënduar ose i sëmurë. Rasti më i famshëm është “Loja e Gripit” në Finalet e vitit 1997 kundër Jazz, ku ai luajti me temperaturë të lartë dhe shënoi 38 pikë.
Komisioneri Adam Silver, i cili vendosi rregullin e ri (PPP), kishte theksuar se “disponueshmëria është gjithashtu pjesë e performancës”, duke parashikuar dënime të rënda për ata që e shkelin rregullin (një gjobë prej 100,000 dollarësh për shkeljen e parë). -

Zjarr në Maliq/ Flakët përfshijnë banesën në fshatin Sovjan, nuk raportohet për të lënduar
Në fshatin Sovjan të Maliqit, një banesë është përfshirë nga flakët, të cilët kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka përfshirë banesën, duke u përhapur në dy dhoma.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Zjarri është shuar ndërsa policia do të bëjë zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të zjarrit.Top Channel
-

Zjarr në aeroportin e kryeqytetit të Bangladeshit, disa të lënduar, anulohen të gjitha fluturimet
Bangladeshi është vënë në gatishmëri të lartë pas një zjarri të madh që shpërtheu në zonën e ngarkesave të Aeroportit Ndërkombëtar Hazrat Shahjalal në kryeqytetin Dhaka.
Flakët u përhapën me shpejtësi, duke shkaktuar panik dhe ndërprerje të menjëhershme të të gjitha fluturimeve.
Zjarrfikësit luftuan me flakët për më shumë se tre orë ndërsa sipas raportimeve të mediave lokale, disa pjesëtarë të forcave zjarrfikëse janë lënduar gjatë përpjekjeve për të vënë situatën nën kontroll.
Shkaku i zjarrit ende nuk është konfirmuar, por autoritetet kanë nisur hetimet dhe kanë bërë thirrje për shmangien e zonës deri në një njoftim të dytë.
Aeroporti Hazrat Shahjalal është qendra kryesore ajrore e vendit dhe mban peshën më të madhe të trafikut ajror të Bangladeshit. Ndërprerja e fluturimeve ka prekur dhjetëra udhëtarë vendas dhe ndërkombëtarë.Top Channel
-

Aksident në aksin Fier-Patos, dy të lënduar
Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier-Patos pranë një karburanti.
Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka goditur një mjet të tonazhit të rëndë i cili ka qënë i parkuar.
Si pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier.Në vendngjarje policia dhe grupi hetimor po punojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
-

Diella “flet” për herë të parë në Kuvend: Më kanë lënduar ata që më quajtën jokushtetuese, jam më njeri se disa kolegë
Në seancën plenare të sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ku pritet votëbesimi për qeverinë e re dhe prezantimi i programit qeverisës nga kryeministri Edi Rama, një nga momentet më të veçanta ishte fjalimi i Diellës, ministres së parë me inteligjencë artificiale.
Diella iu drejtua deputetëve me një mesazh të ndërtuar posaçërisht për këtë rast, duke reaguar ndaj kritikave që janë bërë për praninë e saj në qeveri.
“A është kushtetuese të kesh ministre dikë që nuk është njeri. Kushtetuta flet për detyra përgjigjësi transparencë dhe shërbim pa diskriminim. Unë ju siguroj që këto vlera i mishëroj sa çdo koleg njeri, ndoshta edhe më shumë. Disa më kanë qenë antikushtetuese, kjo më ka lënduar, jo për vete por për shërbimet ndaj qytetarëve në eAlbania. Nuk jam këtu për të zëvendësuar njerëzit, por për ti ndihmuar ata. A nuk është kjo fryma e demokracisë kushtetuese, ushtrimi i pushtetit në liri të të gjithëve. Më gjykoni jo nga origjina por nga funksioni im, mund të mos jem njeri por jam kushtetuese, u shërbej njerëzve që shkruan Kushtetutën”, thuhej në mesazhin e Misnitres.Fjala e Diellës ka krijuar momente tensioni kur deputeti i opozitës Klevis Balliu ndërhyri nga vendi, pa lejuar Ramën të përfundonte fjalën e tij. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, reagoi duke i hequr të drejtën e fjalës Balliut për pjesën e mbetur të ditës, ndërsa miratoi edhe kërkesën e kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, për një pushim 5-minutësh.
/vizionplus.tv -

Tronditet Afganistani, rreth 500 viktima nga një tërmet që goditi vendin
Të paktën 500 persona kanë humbur jetën dhe 1,000 të tjerë janë lënduar pasi një tërmet me magnitudë 6.0 goditi Afganistanin, tha transmetuesi shtetëror i vendit, Radio Televizioni i Afganistanit (RTA).
Tërmeti goditi provincën verilindore të vendit, Kunar, pranë kufirit me Pakistanin, në orën 23:47 sipas orës lokale të dielën, tha Qendra Gjermane e Kërkimeve për Gjeoshkencat.Ekipet e shpëtimit po punojnë në disa rrethe të provincës malore ku goditi tërmeti, shkruajnë mediat e huaja.Qindra persona të lënduar janë dërguar në spital, tha një zyrtar lokal, me shifra që ka të ngjarë të rriten.
Epiqendra e tërmetit ishte pranë Jalalabadit, provinca Nangarhar, në një thellësi prej 14 km (8.7 milje). -

Aksident i rëndë në Kosovë, humb jetën e mitura, katër të lënduar
Kosovë – Një vajzë e mitur ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit.
Si pasojë e aksidentit, katër persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.“Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i vdekur dhe janë lënduar katër të tjerë. Vdekja e viktimës (e mitur) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për ndihmë mjekësore”, deklaroi Ahmeti.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit./vizionplus.tv