Tag: lëndëve

  • Megaoperacioni i SPAK, arrestohet në Belgjikë 44-vjeçari

    Megaoperacioni i SPAK, arrestohet në Belgjikë 44-vjeçari

    Në kuadër të megaoperacionit “Ura”, të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, është arrestuar në Belgjikë një shtetas shqiptar.
    Mësohet se ka rënë në pranga shtetasi G.A., 44 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
    Prokuroria e Barit ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
    “Policia e Shtetit/Vijojnë bashkëpunimi i ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, në kuadër të operacionit të koduar “Ura”.
    Kjo fazë e operacionit, rezultat i punës së përbashkët të FAST Albanias, FAST Italisë dhe FAST Belgjikës, me koordinimin e rrjetit ENFAST.
    Lokalizohet dhe kapet në Belgjikë, një shtetas i akuzuar nga Prokuroria e Barit, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.
    Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit policor ndërmjet homologëve të njësive të specializuara FAST, në vijim të operacionit “Ura”, Policia belge arrestoi në Belgjikë, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, G. A., 44 vjeç.
    Prokuroria e Barit, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale”, njofton policia.

  • Policia aksion në Fushë Krujë, kontrolle kundër trafikut të lëndëve narkotike

    Policia aksion në Fushë Krujë, kontrolle kundër trafikut të lëndëve narkotike

    Forca të shumta policore janë angazhuar në një aksion në Fushë Krujë, ku po kryhen kontrolle të imtësishme në zonat e malësisë me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të lëndëve narkotike.
    Operacioni synon të godasë grupet kriminale që mund të jenë përfshirë në kultivim të kanabisit apo drogërave të tjera në terrenet e vështira malore. Një numër i madh efektivësh janë përfshirë në aksion, duke kontrolluar zona të thella dhe të pyllëzuara.
    Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje për ndonjë të arrestuar apo sasi të sekuestruar.

  • Prostitucion dhe drogë! Goditet grupi në Vlorë, arrestohen katër persona

    Prostitucion dhe drogë! Goditet grupi në Vlorë, arrestohen katër persona

    Katër persona janë arrestuar në Vlorë, si pasoj e ushtrimit të prostitucionit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

    Sipas asaj që raporton policia, ekzekutuar 4 masa sigurie: masa “Arrest në burg” për autorin e shitjes së lëndëve narkotike dhe masa “Arrest në shtëpi”, për 3 shtetaset e përfshira në veprimtarinë e paligjshme të prostitucionit.
    Masa e sigurisë “Arrest në burg”, është caktuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për shtetasin A. T., 39 vjeç, i arrestuar më herët në kuadër të operacionit “Tabacchino”, pasi dyshohej si bashkëpunëtor në shitjen e lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, në dy subjekte tregtare në Vlorë;
    Ndërkohë J. B., 40 vjeçe, O. A., 27 vjeçe dhe E. H., 28 vjeçe, të treja banuese në Vlorë, i është caktuar masa e arrestit të shtëpisë.
    Nga hetimet e kryera dhe bazuar në provat e siguruara (përfshirë pamje filmike), dyshohet se shtetasi A. T. u siguronte këtyre 3 shtetaseve dhe klientëve të tyre, lëndë narkotike, kryesisht kokainë. Ndërkohë, shtetaset J. B. dhe O. A., përveçse ushtronin prostitucion, shfrytëzonin edhe shtetasen E. H., për këtë veprimtari të paligjshme.
    Strukturat hetimore vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë shfrytëzuar për prostitucion, si dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Zbulohet fotoja e Bujar Shegës/ Truri financiar i grupit të Suel Çelës

    Zbulohet fotoja e Bujar Shegës/ Truri financiar i grupit të Suel Çelës

    Bujar Shega, allias Marsel Shega pritet të ekstradohet nga Italia ku u arrestua nëntorin e 2024, ndërsa policia njofton se kanë përfunduar procedurat për sjelljen e tij drejt Shqipërisë.
    Njoftimi i policisë:
    Ekstradohet nga Milano, një 52-vjeçar i akuzuar nga GjKKO, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim të parave, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u finalizua procedura e ekstradimit në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të arrestuar në Itali, M. Sh. alias B. Sh., 52 vjeç, i lindur në Elbasan.
    Në vitin 2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
     

  • Pastrim parash dhe trafik droge! Ekstradohet nga Italia Bujar Shega, i njohur dhe me emrin Marsel

    Pastrim parash dhe trafik droge! Ekstradohet nga Italia Bujar Shega, i njohur dhe me emrin Marsel

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Bujar Shega, i njohur dhe me emrin Marsel është ekstraduar ditën e sotme nga Italia. Shega u arrestuar në Itali në muajin nëntor të vitit të kaluar me urdhër të GJKKO, pasi SPAK e shpalli në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim të parave, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
    NJOFTIMI:
    Ekstradohet nga Milano, një 52-vjeçar i akuzuar nga GjKKO, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim të parave, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
    Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u finalizua procedura e ekstradimit në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të arrestuar në Itali, M. Sh. alias B. Sh., 52 vjeç, i lindur në Elbasan.
    Në vitin 2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

  • Nën hetim në Gjermani për drogë dhe armë pa leje, sekuestrohen pasuritë e Ilber Domit

    Nën hetim në Gjermani për drogë dhe armë pa leje, sekuestrohen pasuritë e Ilber Domit

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar tre pasuri të Ilber Domit, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden në Gjermani. Bëhet fjalë për një arë në Tiranë, një apartament, një dyqan dhe 2 garazhe në pronësi të tij. Ilber Domi akuzohet për veprat penale ‘Trafik i lëndëve narkotike’ dhe ‘Mbajtje dhe shitje e armëve luftarake dhe municioneve’.
    NJOFTIMI:
    Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u sekuestruan pasuritë e shtetasit I.D., i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, për veprat penale ‘Trafik i lëndëve narkotike’ dhe ‘Mbajtje dhe shitje e armëve luftarake dhe municioneve’ parashikuar nga Kodi Penal Gjerman.
    Në kuadër të hetimit pasuror nr.01, të datës 17.01.2024, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë ka vërtetuar se shtetasi i mësipërm është nën hetim nga autoritetet gjermane për veprën penale “Trafik i lëndëve narkotike”, vepër penale e cila është objekt i ligjit nr.10192. Nga hetimi pasuror për shtetasin I.D. dhe familjarët e tij për periudhën 2011-2024, rezultoi se vlera e të ardhurave të këtij shtetasi, është më e vogël se vlera totale e investimeve dhe shpenzimeve vetjake të kryera prej tij.
    Duke marrë në konsideratë rezultatet e hetimeve pasurore të kryera në lidhje me shtetasin I.D. dhe të afërmve të tij, provohet se ai ka qenë i përfshirë në veprimtarinë kriminale ‘Trafik i lëndëve narkotike’ dhe nga kjo veprimtari ka krijuar pasuri të cilat nuk justifikohen me nivelin e të ardhurave dhe veprimtaria e ligjshme e këtij shtetasi. 
    Për këto arsye, në bazë ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi sekuestrimin e pasurive dhe gjykata pranoi sekuestrimin e pasurive të mëposhtme:
    – Pasuria e paluajtshme nr.116/27, lloji arë me sip 850 m2 ndodhur në Zall Herr Tiranë;
    – Pasuria apartament, me sip.113.8m2, e ndarë në sip.77.7m2 neto, 11.3m2 sipërfaqe e përbashkët dhe  24.8m2 verandë; dhe
    – Pasuria njësi, me sipërfaqe bruto 98.8m2, si dhe 2 postet e parkimit me numra P53 dhe P54, të porositura sipas kontratës.

  • Në hetim në Gjermani për trafik droge, i sekuestrohen pasuritë në Tiranë (Emri)

    Në hetim në Gjermani për trafik droge, i sekuestrohen pasuritë në Tiranë (Emri)

    Prokuroria Tiranë sekuestroi pasuritë e shtetasit Ilber Domi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, për veprat penale ‘Trafik i lëndëve narkotike’ dhe ‘Mbajtje dhe shitje e armëve luftarake dhe municioneve’ dhe nën hetim nga autoritetet gjermane për veprën penale “Trafik i lëndëve narkotike”.
    “Nga hetimi pasuror për shtetasin Ilber Domi dhe familjarët e tij për periudhën 2011-2024, rezultoi se vlera e të ardhurave të këtij shtetasi, është më e vogël se vlera totale e investimeve dhe shpenzimeve vetjake të kryera prej tij. Duke marrë në konsideratë rezultatet e hetimeve pasurore të kryera në lidhje me shtetasin Ilber Domi dhe të afërmve të tij, provohet se ai ka qenë i përfshirë në veprimtarinë kriminale ‘Trafik i lëndëve narkotike’ dhe nga kjo veprimtari ka krijuar pasuri të cilat nuk justifikohen me nivelin e të ardhurave dhe veprimtaria e ligjshme e këtij shtetasi”, bën me dije Prokuroria.
    Për këto arsye, në bazë ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi sekuestrimin e pasurive dhe gjykata pranoi sekuestrimin e pasurive të mëposhtme:
    – Pasuria e paluajtshme nr.116/27, lloji arë me sip 850 m2 ndodhur në Zall Herr Tiranë;
    – Pasuria apartament, me sip.113.8m2, e ndarë në sip.77.7m2 neto, 11.3m2 sipërfaqe e përbashkët dhe  24.8m2 verandë; dhe
    – Pasuria njësi, me sipërfaqe bruto 98.8m2, si dhe 2 postet e parkimit me numra P53 dhe P54, të porositura sipas kontratës.