Tag: lëndëve

  • Goditet organizata e trafikut të lëndëve narkotike në Breshia të Italisë, arrestohet një shqiptar! Sekuestrohen pasuri me vlerë 700 mijë euro

    Goditet organizata e trafikut të lëndëve narkotike në Breshia të Italisë, arrestohet një shqiptar! Sekuestrohen pasuri me vlerë 700 mijë euro

    Një shtetas shqiptar u kap në qytetin e Breshias nga Guardia di Finanza, që goditi një organizatë ndërkombëtarë të trafikut të lëndëve narkotike.

    Sipas hetimeve, shtetasi shqiptar, i cili tashmë ndodhet nën masë sigurie, dyshohet se ka qenë pjesë aktive e grupit kriminal, duke luajtur rol të rëndësishëm në qarkullimin e lëndëve narkotike dhe menaxhimin e fitimeve të paligjshme.
    Gjatë operacionit, u sekuestrua pasuri me vlerë mbi 700 mijë euro, në kuadër të operacionit të koduar “Tornado”, kundër një organizate kriminale ndërkombëtare të përfshirë në trafik ndërkombëtar të drogës dhe pastrim parash.

    Top Channel

  • Pse përdorej kanabisi në ceremonitë e varrimit në Kinën e 2500-viteve më parë?

    Pse përdorej kanabisi në ceremonitë e varrimit në Kinën e 2500-viteve më parë?

    Në vendin e rregullave të rrepta dhe ligjeve të pamëshirshme për përdoruesit e lëndëve narkotike, në Kinën komuniste, një zbulim arkeologjik ka gjetur prova të pakundërshtueshme të konsumimit të kanabisit gjatë ceremonive funerale. Ndoshta ky fakt e shtyt më tej këtë hipotezë rreth mundësisë së përdorimit të lëndëve narkotike edhe në veprimtaritë e tjera jetësore.

    Kjo kupë druri ka shërbyer për konsumimin e lëndëve psikoaktive si kanabisi. Gurët nxeheshin më parë në një vend tjetër dhe futeshin në këtë kupe, brenda të cilës hidhej lënda narkotike që gjatë djegies jeptë efektin e duhur. Kjo pajisje është ndoshta nga dëshmitë më të hershme që tregon mbi përdorimin e narkotikëve. Kjo kupë e drunjë, së bashku me gurët është zbuluar në një vend të lashtë varrimi në malet e Kinës Perëndimore.Mbetjet e kanabisit me potencial të lartë që gjenden në guralecitë e nxehur të vendosura brenda kupës, sugjerojnë se ritet e funeralit në varrezën e Jirzankalit 2500-vjeçar në malet Pamir, mund të kenë qenë një ceremonial solemn.Shkencëtarët besojnë se gurët ishin ndezur në një zjarr, para se të transferoheshin në kupën prej druri dhe të mbuluara me kanabis, e cila çlironte në mënyrë të rregullt tymin psikoaktive. Me muzikën si një shoqërim, tymi i zjarrtë mund t’i ketë nxitur të pranishmit që të përpiqen të komunikojnë me natyrën, shpirtrat ose të vdekurit.Hulumtuesit kanë gjetur më parë mbetje të kanabisit në vendet e lashta të Azinë Qendrore, por zbulimet më të fundit tregojnë për përdorimin e qëllimshëm të këtyre bimëve me nivele të larta të përbërjes aktive, THC dhe kanabisit.“Ka pasur një debat të gjatë mbi origjinën e pirjes së duhanit të kanabisit”, ka thënë për “The Guardian”, Robert Spengler në Institutin Max Planck për Shkencën e Historisë Njerëzore. “Ky studim ofron prova më të hershme, bindëse për prodhimin e kimikateve dhe përdorimin e tyre nëpërmjet djegies si një ilaç”.Albert Vataj

  • Histori e rrallë, si u anulua koncesioni i lëndëve narkotike në Shqipërinë e 1931!

    Histori e rrallë, si u anulua koncesioni i lëndëve narkotike në Shqipërinë e 1931!

    Deri në fund të shekullit të 19-të, përdorimi i lëndëve narkotike nuk kishte përhapje të gjerë e konsumi i tyre ishte i kufizuar te pacientët dhe për arsye shëndetësore.Shtresat e pasura nisën t’i përdorin ato për arsye kënaqësie ndërsa për masat e popullatës vendin e tyre e zinin alkooli dhe duhani.

    Në fund të shekullit të 19-të e fillim të shekullit të 20-të përdorimi i lëndëve narkotike nisi të gjejë përdorim për qëllime kënaqësie e duke shkaktuar jo pak probleme, ndaj edhe për këtë qëllim do të niste ndërmarrja e kufizimeve ligjore për këtë qëllim.

    E në këtë rast, edhe Shqipëria renditet në listën e vendeve të parë që i është bashkuar iniciativës për të sanksionuar në ligj përdorimin e opiumit apo të kanabisit; një zakon që e kishte trashëguar që nga periudha e Perandorisë Osmane.

    Më herët, Shqipëria kishte njohur përdorimin e bimës së opiumit për qëllime mjekësore por edhe për qëllime kënaqësie përmes tymosjes. Por ndryshe nga vendet e tjera, në Shqipëri “beteja” për kufizimin e lëndëve narkotike nis jo domosdoshmërisht për shkak të pasojave negative në shkallë të gjerë në popullatë por si rrjedhojë e përmbushjes së disa detyrimeve që vendi kishte marrë në rang ndërkombëtar.

    E gjithë beteja legjislative me drogën në vend ka lidhje direkte me anëtarësimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, një organizatë ndërqeveritare botërore e themeluar në janar të vitit 1920, si rezultat i konferencës së Paqes të mbajtur në Paris.

    Shqipëria do të kishte përfaqësinë e saj në Lidhjen e Kombeve e direktivat e dala prej saj do të reflektoheshin e adaptoheshin edhe nga Shqipëria e atyre viteve. E në kushtet e dy luftërave të mëparshme që kishin si burim tregtinë e opiumit, edhe trafikimi i drogës do të ishte një nga temat e trajtuara gjerësisht në këtë organizatë.

    Në vitet 1924-1925, Lidhja e Kombeve do të ndërmerrte një përpjekje të re për të forcuar bashkëpunimin mes shteteve në luftën kundër trafikimit të paligjshëm të narkotikëve. E në këtë përpjekje, Shqipëria do të bëhej pjesë e saj, duke shënuar nisjen e betejës për vendosjen nën kontroll të prodhimit, tregtimit e përdorimit të drogës.

    Në vitin 1925 do të zhvilloheshin dy konventa për opiumin nga Lidhja e Kombeve, në të cilat Shqipëria do të merrte pjesë.

    Në konventën e parë mbi opiumin të 11 shkurtit të vitit 1925, u nënshkrua marrëveshja për zhdukjen e fabrikimit, tregtisë së brendshme e përdorimit të opiumit të përgatitur. Por Shqipëria nuk do ta ratifikonte këtë marrëveshje. Në takimin e dytë të 19 shkurtit të vitit 1925 u bë konventa ndërkombëtare e opiumit dhe protokolli përkatës, të cilat Shqipëria do t’i firmoste përmes Benedikt Blinishtit, por nuk do t’i ratifikonte në parlament.

    Benedikt Blinishti (në foto) kishte qenë më herët ministër drejtësie në qeverinë e Iljaz Vrionit e në atë kohë ishte kryesues i Sekretariatit të Përgjithshëm të Shqipërisë pranë Lidhjes së Kombeve.

    Konventa e Lidhjes së Kombeve, e nënshkruar edhe nga Shqipëria, parashikonte detyrimin e shteteve për të ndryshuar legjislacionin me qëllim vendosjen nën kontroll të prodhimit, tregtisë dhe eksportit të drogës. Po ashtu, detyrimi parashikonte detyrimin e kufizimit të sasisë që tregtohej mes shteteve, porteve apo pikave kufitare ku mund të eksportohej droga. E në këtë konventë do të parashikohej detyrimi që çdo shtet të merrte masa për kufizimin e përdorimit të drogës vetëm për qëllime mjekësore dhe shkencore dhe të bashkëpunonte me shtetet e tjera për të ndaluar përdorimin e saj për qëllime të tjera.

    Legjislacioni i Ahmet Zogut kundër drogës

    E në fakt, Shqipëria do të përmbushte detyrimin e saj për të reflektuar ndryshimet e nevojshme ligjore të diktuara nga konventa që kishte nënshkruar. Në Kodin Penal të Ahmet Zogut, parashikohej ndëshkimi penal i veprimtarive të paligjshme të drogës.

    Në listën e veprave penale u përfshinë edhe krimet kundër shëndetit e kushdo që tregtonte, fuste apo eksportonte kontrabandë opium, hashash apo ekstrakte të kësaj natyre, ndëshkohej me burgosje deri në 1 vit dhe me gjobë që varionte nga 100-1000 mijë franga ari. Më shumë sesa t’i jepte zgjidhje një problematike të brendshme, këto masa synonin të përafronin legjislacionin, i cili ishte hartuar në frymën e praktikave ligjore ndërkombëtare.

    Si u anulua koncesioni i mbledhjes dhe mbjelljes së hashashit në Korçë

    Krahas kontrollit përmes legjislacionit, një kontroll tjetër që u ushtruar ishte edhe ai i dhënies së koncesionit për mbledhjen dhe mbjelljen e hashashit. Me 27 nëntor të vitit 1931, Këshilli i Ministrave me vendimin me numër 178 vendosi të anulojë lejen e dhënë në Prefekturën e Korçës për mbledhjen e hashashit me argumentin se ajo ishte një bimë e dëmshme. Haxhi Shkoza te “Financat e Shqipnis” shkruan se qeveria urdhëroi “dikasterin kompetet (kryeministria nr 666/1 datë 13 qershor 1931) mbi përgatitjen e një projektligje për ndalimin e mbjelljes së kësaj bime”. Por, sipas Shkozës, mbi këtë urdhër nuk është vënë ndonjë dispozitë ligjore për ndalimin në fjalë në kundërshtim me ligjin e të dhjetave.

    Në fakt, anulimi i koncesionit vjen në një kohë kur edhe Lidhja e Kombeve kishte hartuar një konventë të re që kufizonte më tej dhe rregullonte shpërndarjen e lëndëve narkotike. Këtë konventë të korrikut të vitit 1931, pala shqiptare e nënshkroi dhe e ratifikoi në parlament. E pak muaj më vonë, në nëntor anuloi edhe koncesionin ekzistues. Duhet evidentuar një element tjetër, që anulimi i këtij koncesioni për hashashin vjen në të njëjtën ditë kur në Bangkok (27 nëntor 1931) u nënshkrua marrëveshja ndërkombëtare për “zhdukjen e zakonit të pirjes së opiumit”, por që sipas Shkozës, kjo marrëveshje ndërkombëtare nuk është nënshkruar nga ana e vendit tonë.

    Studiues të ndryshëm kanë evidentuar faktin se krahas opiumit që përdorej për qëllime mjekësore apo në raste të rralla për qëllime kënaqësie, Shqipëria ka njohur kultivimin e kërpit si praktikë. E kërpi përdorej për prodhimin e veshjeve, litarëve, ilaçeve e lëndëve djegëse.

    Në Maqedoni prodhoheshin 300 mijë kg, në Shkup çmimi ra me 300%

    Në Shqipërinë e viteve ’30 diskutimi për opiumin apo kanabisin (hashashin) ishte diçka e zakonshme për faktin se përfshihej në listën e bimëve bujqësore, të kultivueshme në interes të industrisë farmaceutike (opiumi prodhon morfinën). Edhe pse duhet pranuar fakti se ka shumë ngatërresa, edhe në ditët e sotme, me emërtesat e bimëve e të lëndëve që dalin prej tyre.

    Në revistën “Ekonomisti Shqiptar” të vitit 1932, organ i Odave të Tregtisë, analizohet situata ekonomike në Jugosllavi (me fokus Maqedoninë)

    Në artikull evidentohet fakti se rënia e çmimeve të opiumit ka shkaktuar në popullatë humbjen e dëshirës për ta kultivuar atë. Në vitin 1931, sasia që prodhonte vendi fqinj vlerësohet 200 mijë kilogramë në 1930 dhe 40 mijë kilogramë në vitin 1931. Arsyet e rënies së çmimit vlerësohen kufizimet e vendosura nga Lidhja e Kombeve, mbiprodhimi që kapërcen nevojat e industrisë kimike botërore etj.

    Si shembull merret Shkupi ku çmimi i bimës së opiumit vlerësohet se ka shënuar rënie deri në 300 % në krahasim me çmimet e 4-5 viteve më parë.

    Mëposhtë shkrimi i plotë i revistës:

    Pushtimi i Shqipërisë, mungesa e stabilitetit në vend dhe periudha e luftës rezulton një periudhë ku konsumi i drogës për qëllime kurative e pse jo edhe për konsum jomjekësor ka njohur rritje. Në kushtet e mungesës së ilaçeve e në kushtet e plagosjeve e traumave të shumta, do të ishin bimët mjekësore ato që do të mbushnin boshllëkun e krijuar. E një nga bimët e përdorura do të ishte bima e opiumit që përmbante brenda edhe morfinën e nevojshme për qetësimin e dhimbjeve te shkaktuar nga traumat apo plagët e luftës. Por gjithashtu, nuk mungojnë as dëshmitë se kjo bimë është konsumuar për qëllime kënaqësie në këtë periudhë. Po ashtu, nuk mungojnë as shkrimet për konsum kanabisi.

    Burimet zyrtare dëshmojnë se situata e përdorimit të bimës së opiumit do të ishte problematike në Shqipërinë e pasluftës.

    Në media është bërë publike një qarkore e vitit 1947, ku ministri i Shëndetësisë Medar Shtylla kërkon të ndalohet tregtimi e konsumi i hashashit, që klasifikohet si narkotik i fuqishëm dhe i rrezikshëm për organizmin. Dokumenti dëshmon gjithashtu se shitja e tij ushtrohej lirisht në treg, veçanërisht në ditë pazari.

    E në këtë rast, urdhëresa i referohet bimë së opiumit me lule të kuqe, pjesët e së cilit përdoreshin për efekte qetësuese e jo bimës “kanabis sativa”, rezina e së cilës prodhon hashishin.

    Krahas urdhëresës për marrjen e masave për ndalimin e tregtimit të tij, do të jepej edhe udhëzimi që të realizoheshin konferenca të posaçme për të trajtuar dëmet që shkakton hashashi në popullatë./Përgatiti Krrshnik Kuçaj

  • Policia aksion në Durrës/ Sekuestrohet drogë, dy jelekë antiplumb dhe armë, tre në pranga

    Policia aksion në Durrës/ Sekuestrohet drogë, dy jelekë antiplumb dhe armë, tre në pranga

    Durrës / Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit të lëndëve narkotike me anë të llambave, të shitjes së saj, si dhe për goditjen e armëmbajtjes pa leje.
    Finalizohet operacioni policor i koduar “The Wrong Meeting”.
    Sekuestrohen gjithsej 6.2 kg kanabis në formë boçeje (dyshohet e prodhuar me llampa), një armë zjarri pistoletë së bashku me një sasi municioni luftarak, dy jelekë antiplumb, pajisje për përshtatjen e ambientit për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, dy automjete dhe 6 aparate celularë.
    Janë vënë në pranga 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.
    Dy prej të arrestuarve u kapën në flagrancë në zonën e Golemit gjatë shkëmbimit të një sasie kanabisi, ndërsa tjetri posedonte armën e zjarrit, një sasi tjetër të lëndës narkotike dhe pajisjet që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.
    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera me metoda proaktive, finalizuan operacionin policor të koduar “The Wrong Meeting”, për goditjen e një rasti të veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike si dhe të armëmbajtjes pa leje.
    Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:
    Sh. T., 36 vjeç, banues në Vorë, Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”;
    D. S., 21 vjeç, banues në Peqin, Elbasan dhe J. B., 17 vjeç, banues në Golem, Durrës, të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.
    Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit G. S., 39 vjeç, dhe M. Ll., 33 vjeç, të dy banues në Peqin, të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.
    Shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë në një parking në zonën e Golemit, Durrës, Sh. T. dhe D. S., në momentin e shkëmbimit të një sasie lënde narkotike kanabis në formë boçeje me peshë 4.5 kg.
    Nga hetimet e kryera, në këtë aktivitet ishte i përfshirë edhe shtetasi J. B., i cili banonte përkohësisht në një ambient pranë parkingut, ku pas kontrollit të ambientit ku banonte, Policia gjeti dhe sekuestroi edhe 1.1 kg lëndë narkotike kanabis.
    Në vijim të operacionit, nga sherbimet e Komisariatit te Policise nr.7 Tirane, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Sh. T., u gjet dhe u sekuestrua 600 gram lëndë narkotike e dyshuar kanabis, një armë zjarri e dyshuar pistoletë, së bashku me një sasi municionesh luftarake (fishekë), dy jelekë antiplumb, si dhe pajisje për përshtatjen e ambientit për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.
    Nga hetimet ka rezultuar se në këtë veprimtari kriminale janë të përfshirë edhe shtetasit G. S. dhe M. Ll., të cilët janë shpallur në kërkim dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre.
    Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve po vijon puna për identifikimin dhe dokumentimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Bie në prangat e policisë 20-vjeçari/ Shiste kokainë dhe kanabis në doza, sekuestrohet edhe automjeti i tij

    Bie në prangat e policisë 20-vjeçari/ Shiste kokainë dhe kanabis në doza, sekuestrohet edhe automjeti i tij

    Bëhet me dije se ai u ndalua duke drejtuar pa leje drejtimi një automjet të cilin e përdorte për këtë veprimtari kriminale. Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi shiste doza kanabisi dhe kokaine. Blutë kanë sekuestruar dozën e lëndëve narkotike dhe automjetin.
    Njoftim i Policisë:
    Në vijim të kontrolleve intensive në zonat turistike të qarkut Shkodër, në kuadër të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale gjatë sezonit veror, shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër dhe me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, në Velipojë.
    Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi K. Gj., 20 vjeç, banues në Velipojë. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në rrugën nr. 9, në Pulaj Plazh, Velipojë, duke qarkulluar me një automjet pa dokumentacion, të cilin e drejtonte pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën diza doza kokaine.
    Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhjetëra doza kanabisi dhe qese të vogla për ndarjen e lëndëve narkotike, në doza.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

  • Goditet një rast i shitjes së narkotikëve në Jalë, kapet me doza kokaine, arrestohet 36-vjeçari

    Goditet një rast i shitjes së narkotikëve në Jalë, kapet me doza kokaine, arrestohet 36-vjeçari

    Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike në Jalë.

    Është vënë në pranga një 36-vjeçar, pasi gjatë kontrollit policor, iu gjet lëndë narkotike kokainë, MDMA dhe kanabis e ndarë në doza dhe gati për shitje.
    Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike, në Jalë.
    “Arrestohet 36-vjeçari, gjatë kontrollit të të cilit iu gjet lëndë narkotike kokainë, MDMA dhe kanabis, e ndarë në doza gati për shitje.
    Në vijim të kontrolleve intensive në zonat turistike të qarkut Vlorë, në kuadër të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, kanë goditur një tjetër rast të shitjes së lëndëve narkotike.
    Në fshatin Jalë, Himarë, u arrestua në flagrancë shtetasi H. M., 36 vjeç, banues në Tiranë.
    Gjatë kontrollit personal dhe atij në banesën ku ishte akomoduar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuara kokainë, MDMA, dhe kanabis.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”“, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike, në Jalë, arrestohet 36-vjeçari

    Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike, në Jalë, arrestohet 36-vjeçari

    Policia e Shtetit përmes një publikimi të bërë në mediat sociale ka njoftuar se është goditur një rast i shitjes së lëndëve narkotike,në Jalë, dhe është arrestuar 36-vjeçari.

    Arrestohet 36-vjeçari, gjatë kontrollit të të cilit iu gjet lëndë narkotike kokainë, MDMA dhe kanabis, e ndarë në doza gati për shitje.Në vijim të kontrolleve intensive në zonat turistike të qarkut Vlorë, në kuadër të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, kanë goditur një tjetër rast të shitjes së lëndëve narkotike.Në fshatin Jalë, Himarë, u arrestua në flagrancë shtetasi H. M., 36 vjeç, banues në Tiranë.Gjatë kontrollit personal dhe atij në banesën ku ishte akomoduar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuara kokainë, MDMA, dhe kanabis.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

  • I akuzuar në Itali për trafik droge, arrestohet 40-vjeçari me dy identitete

    I akuzuar në Itali për trafik droge, arrestohet 40-vjeçari me dy identitete

    Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit kanë arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.
    Në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 50” është vënë në pranga shtetasi E. T. alias E. E., 40 vjeç, i cili është kapur në Dibër. Ai akuzohet nga autoritet italiane për trafik të lëndëve narkotike.

    “Gjykata në L’Aquila i ka caktuar këtij shtetasi, masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, për të cilën Kodi Penal italian parashikon dënim mbi 4 vjet burgim.” – thuhet në njoftimin e uniformave blu.
    Policia thotë se vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e 40-vjeçarit në Itali.

  • Emri/ Italia e akuzon për trafikim të lëndëve narkotike, arrestohet 40-vjeçari! Pritet ekstradimi i tij drejt vendit fqinj

    Emri/ Italia e akuzon për trafikim të lëndëve narkotike, arrestohet 40-vjeçari! Pritet ekstradimi i tij drejt vendit fqinj

    Në pranga është vënë Emrulla Tomja alias Emrulla Elezi, 40-vjeçari i akuzuar nga Italia për trafikim lëndësh narkotike.

    “Në bashkëpunim me partnerët italianë dhe me koordinimin e rrjetit ENFAST, Drejtoria e Forcëa së Posaçme Operacionale finalizoi operacionin policor të koduar “Operacionalja 50”.
    Akuzohet se ka trafikuar në Itali, lëndë narkotike, arrestohet me qëllim ekstradimin, 40-vjeçari.
    Gjatë operacionit “Operacionalja 50”, si rezultat i koordinimit të punës, nëpërmjet rrjetit ENFAST, me Policinë italiane, Drejtoria e Forcëa së Posaçme Operacionale kapi në Dibër, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. T. alias E. E., 40 vjeç”, njofton policia.
    Gjykata në L’Aquila i ka caktuar 40-vjeçarit, masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, për të cilën Kodi Penal italian parashikon dënim mbi 4 vjet burgim.

    Top Channel