Tag: lëndëve

  • Çfarë efekti ka në shëndet nëse i zhyt arrat në ujë para se t’i konsumosh

    Çfarë efekti ka në shëndet nëse i zhyt arrat në ujë para se t’i konsumosh

    A e dinit se një ritual i thjeshtë i zhytjes së arrave në ujë mund ta përmirësojë shumëfish shëndetin tuaj?
    Nutricionistët po rekomandojnë gjithnjë e më shumë arrat e zhytura në ujë sepse ato zbërthejnë frenuesit e enzimave dhe acidin fitik, i cili lehtëson tretjen dhe rrit shfrytëzimin e lëndëve ushqyese.
    Tretje më e lehtë dhe thithje më e mirë e lëndëve ushqyese

    Arrat e zhytura në ujë përmbajnë më pak acid fitik, kështu që trupi thith mineralet si magnezi, zinku dhe hekuri në mënyrë më efikase. Kjo do të thotë që do të merrni sasinë maksimale të lëndëve ushqyese nga çdo grusht arrash.
    Ndihmë me kontrollin e peshës
    Falë tretshmërisë më të lartë dhe çlirimit të ngadaltë të energjisë, arrat e zhytura në ujë ju mbajnë të ndiheni të ngopur për më gjatë. Më pak dëshirë për ushqime të lehta midis vakteve mund të kontribuojë në menaxhimin më të lehtë të peshës.
    Rregullimi i niveleve të sheqerit në gjak
    Yndyrnat e shëndetshme dhe fibrat tek arrat ngadalësojnë tretjen e karbohidrateve, duke parandaluar rritjen e shpejtë të sheqerit në gjak. Kjo i bën ato një zgjedhje të përshtatshme për njerëzit që monitorojnë indeksin glicemik të vakteve të tyre.
    Mbështetja e shëndetit të zemrës
    Acidet yndyrore Omega-3 në arra ndikojnë në uljen e kolesterolit të keq dhe në krijimin e një raporti optimal të fraksioneve LDL dhe HDL. Konsumi i rregullt i arrave të zhytura në ujë mund të kontribuojë në një sistem kardiovaskular më të shëndetshëm.
    Forcimi i funksioneve njohëse
    Arrat e zhytura në ujë janë të pasura me antioksidantë dhe vitamina B, të cilat mbrojnë qelizat nervore dhe përmirësojnë kujtesën dhe përqendrimin. Përfshijini ato në mëngjesin ose ushqimin tuaj të lehtë për një qartësi më të mirë mendore gjatë gjithë ditës.
    Mbrojtje antioksiduese
    Vitamina E dhe polifenolet nga arrat neutralizojnë radikalet e lira dhe zvogëlojnë stresin oksidativ në qeliza. Ngadalëson procesin e plakjes dhe ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kronike.
    Mbështetje e kockave dhe nyjeve
    Magnezi, fosfori dhe kalciumi që gjenden në arrat e zhytura në ujë kontribuojnë në ruajtjen e një strukture të fortë kockore, ndërsa efektet anti-inflamatore lehtësojnë artritin dhe dhimbjet e kyçeve.

  • “Isha nën efektin e lëndëve narkotike”, zbardhet dëshmia e autorit të përdhunimit në Durrës

    “Isha nën efektin e lëndëve narkotike”, zbardhet dëshmia e autorit të përdhunimit në Durrës

    Ditën e sotme është mbajtur seanca e parë gjyqësore e autorit të dyshuarit të përdhunimit në Durrës, Leonardo Preza.
    Përpara trupit gjykues ai ka deklaruar se nuk mban mend asgjë, pasi ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.
    Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë Arrest në burg për 26-vjeçarin Leonardo Preza që akuzohet se përdhunoi turisten 18-vjeçare italiane në plazhin e Durrësit pak ditë më parë.
    Arrestimi i tij pak ditë më parë u bë pasi, rreth orës 05:25 të mëngjesit të datës 05.09.2025, në shezlongët përballë një hoteli në lagjen 13, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 18-vjeçare shtetase italiane.

  • “Isha nën efektin e lëndëve narkotike”, zbardhet dëshmia e autorit të dyshuar të përdhunimit në Durrës

    “Isha nën efektin e lëndëve narkotike”, zbardhet dëshmia e autorit të dyshuar të përdhunimit në Durrës

    Ditën e sotme është mbajtur seanca e parë gjyqësore e autorit të dyshuarit të përdhunimit në Durrës, Leonardo Preza.

    Përpara trupit gjykues ai ka deklaruar se nuk mban mend asgjë, pasi ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.
    Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë Arrest në burg për 26-vjeçarin Leonardo Preza që akuzohet se përdhunoi turisten 18-vjeçare italiane në plazhin e Durrësit pak ditë më parë.
    Arrestimi i tij pak ditë më parë u bë pasi, rreth orës 05:25 të mëngjesit të datës 05.09.2025, në shezlongët përballë një hoteli në lagjen 13, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 18-vjeçare shtetase italiane.

    Top Channel

  • Takimi i Dumanit në DASH/ SPAK zbardh bisedën: Bashkëpunim në goditjen e organizatave kriminale e trafikun e lëndëve narkotike

    Takimi i Dumanit në DASH/ SPAK zbardh bisedën: Bashkëpunim në goditjen e organizatave kriminale e trafikun e lëndëve narkotike

    Bashkëpunimi në goditjen e organizatave kriminale, trafikun e lëndëve narkotike dhe pastrimin e parave ishte në fokus të vizitës së kryeprokurorit të posaçëm, Altin Dumani, në Departamentin Amerikan të Shtetit.

    Përmes një komunikimi për shtyp, SPAK njoftyon se Altin Dumani zhvilloi takime të nivelit të lartë gjatë vizitës zyrtare në Washington D.C, në Shtetet e Bashkuara, më 2 dhe 3 shtator.
    Gjatë takimeve me zyrtarë të Departamentit të Shtetit, Departamentit të Drejtësisë dhe Byrosë Federale të Hetimit (FBI) u diskutua mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes SPAK dhe agjencive ligjzbatuese amerikane për të goditur organizatat ndërkombëtare kriminale, për të ndaluar trafikun e paligjshëm të lëndëve narkotike dhe pastrimin e parave. Dumani shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara dhe theksoi rëndësinë e këtij partneriteti strategjik, sipas Prokurorisë së Posaçme.
    Drejtuesi i SPAK mori pjesë në Konferencën e DEA-s në SHBA, njofton SPAK më tej.
    “Me ftesë të Agjencisë Amerikane Kundër Narkotikëve (DEA), Drejtuesi i SPAK, zAltin Dumani mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Zbatimin e Ligjit për Narkotikët, e cila u zhvillua në Nashville të Tennessee më 26-28 Gusht. Konferenca e titulluar, “Uniteti global për një të ardhme më të sigurt: Forcimi i aleancave kundër krimit transnacional” , u përshëndet nga Prokurorja e Përgjithshme e Shteteve të Bashkuara, Pamela J. Bondi.
    Gjatë konferencës, Dumani zhvilloi një takim me administratorin e DEA-s, Terrance Cole, ku u vlerësua bashkëpunimi ekzistues në luftën kundër trafikut ndërkombëtar të narkotikëve dhe rëndësia e vazhdimit dhe zgjerimit të tij në të ardhmen“.
    Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme pati takime edhe me drejtues të agjencive të rëndësishme të zbatimit të ligjit të vendeve pjesëmarrëse në konference, me të cilët diskutoi mundësinë e krijimit të urave të komunikimit si edhe forcimin e marrëdhënieve ekzistuese, për të luftuar trafikun ndërkombëtar të narkotikëve.

    Top Channel

  • Operacioni anti-drogë/ Forcat Renea zbarkojnë në Elbasan, shkatërrohet grupi i narkotikëve

    Operacioni anti-drogë/ Forcat Renea zbarkojnë në Elbasan, shkatërrohet grupi i narkotikëve

    Një operacion policor i drejtuar nga Prokuroria e Elbasanit është kryer gjatë orëve të natës dhe mëngjesit të sotëm.
    Forcat RENEA dhe njësia operacionale kanë kryer arrestime dhe kontrolle të shumta në qytetin e Elbasanit ndaj personave që merreshin me tregtimin masiv të lëndëve narkotike, si hashash, kokainë dhe heroinë.
    Bëhet fjalë për dhjetëra të arrestuar, të cilëve u është dokumentuar aktiviteti kriminal në shpërndarjen e lëndëve narkotike.

  • Dënohen me 20 vite burg 3 shqiptarët në Britani, kultivuan drogë me vlerë mbi 2 milionë euro

    Dënohen me 20 vite burg 3 shqiptarët në Britani, kultivuan drogë me vlerë mbi 2 milionë euro

    Tre shqiptarë janë dënuar në total me gati 20 vite burg në Skoci për kultivim të lëndëve narkotike, konkretisht të llojit kanabis sativa.
    Elton Skenderi, 30 vjeç, Gjovalin Toma, 31 vjeç, dhe Eduard Daja, 39 vjeç u njohën sot me vendimet të dhëna në Gjykatën e Lartë në Glasgow.
    Skenderi u dënua me 5 vite e 3 muaj burg, Toma me 6 vite burg dhe Daja me 6 vite e 9 muaj burg, të gjithë të akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, ndërsa për Eduard Dajën qëndron dhe akuza e shkeljes së urdhrit të dëbimit nga Britania e Madhe në vitin 2023.
    Autoritetet vendase zbuluan “shtëpinë e barit” të ngritur në ambientet e brendshme të ish-qendrës tregtare Forum, e cila tashmë ishte thjesht një ndërtesë e braktisur në Ivvine, Ayshire.
    Fabrika e drogës ishte e mirë siguruar dhe e ruajtur me kamera sigurie në pjesën e jashtme ndërsa dera ishte fortifikuar me qëllim ndalimin e hyrjes me forcë të autoriteteve apo ndonjë pale tjetër.
    Gjithashtu brenda kishte të krijuar dhe hapësira për qëndrim e fjetje, përfshirë këtu dhomë gjumi, kuzhinë, ngrohës elektrik, tualet, tavolina e karrige.
    Nga bastisja e ‘shtëpisë së barit’ u sekuestruan në total 3.058 bimë kannabisi të shtrira në dy kate, sasi që kapte vlerën midis 611,600 dhe 1,834,800 paundësh. Sipas gjykatësve, kjo ishte një ndër sasitë më të mëdha të sekuestruara në vend.
    Policia ra në gjurmët e grupit shqiptar pas ankesave të vazhdueshme nga Scottish Power lidhur me përdorimin e energjisë në ambientet e ish-qendrës tregtare.
    Gjatë seancës së zhvilluar sot për dhënien e dëmineve, gjykatësi Lord Mulholland u tha tre shqiptarëve:
    ‘Jeni të përfshirë në kriminalitet në shkallë industriale. Ky nuk ishte një operacion në shkallë të vogël. Ju po drejtonit një fabrikë kannabisi për të përmbytur Skocinë qëndrore me kannabis.
    Kam punuar në fushën e ligjit për më shumë se 40 vjet dhe nuk kam parë kurrë një fermë kanabisi kaq të gjerë sa ajo në këtë rast. Ju të gjithë keni ardhur këtu për të përfituar nga përfitimet që ofron jeta në Mbretërinë e Bashkuar dhe kjo është mënyra se si e trajtoni këtë vend.”
    Gjithashtu gjykatësi hodhi poshtë pistat se 3 shqiptarët të kenë qenë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore apo të skllavërisë.
    “Ju nuk jeni në asnjë mënyrë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore apo skllavërisë njerëzore. Ju të gjithë jeni kultivues kanabisi, thjesht e pastër.”
    Një prej të akuzuarve, Gjovalin Toma figuronte i dënuar dhe në vitin 2022 për kultivim të lëndëve narkotike, teksa vuajti dhe 14 muaj burg në Leeds.
    gijotina.com/

  • Kultivuan 2 mln euro kanabis në Skoci: Dënohen me rreth 20 vite burg 3 shqiptarët në Britani!

    Kultivuan 2 mln euro kanabis në Skoci: Dënohen me rreth 20 vite burg 3 shqiptarët në Britani!

    Tre shqiptarë janë dënuar në total me gati 20 vite burg në Skoci për kultivim të lëndëve narkotike, konkretisht të llojit kanabis sativa.
    Elton Skenderi, 30 vjeç, Gjovalin Toma, 31 vjeç, dhe Eduard Daja, 39 vjeç u njohën sot me vendimet të dhëna në Gjykatën e Lartë në Glasgow.
    Skenderi u dënua me 5 vite e 3 muaj burg, Toma me 6 vite burg dhe Daja me 6 vite e 9 muaj burg, të gjithë të akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, ndërsa për Eduard Dajën qëndron dhe akuza e shkeljes së urdhrit të dëbimit nga Britania e Madhe në vitin 2023.
    Autoritetet vendase zbuluan “shtëpinë e barit” të ngritur në ambientet e brendshme të ish-qendrës tregtare Forum, e cila tashmë ishte thjesht një ndërtesë e braktisur në Ivvine, Ayshire.
    Fabrika e drogës ishte e mirë siguruar dhe e ruajtur me kamera sigurie në pjesën e jashtme ndërsa dera ishte fortifikuar me qëllim ndalimin e hyrjes me forcë të autoriteteve apo ndonjë pale tjetër.
    Gjithashtu brenda kishte të krijuar dhe hapësira për qëndrim e fjetje, përfshirë këtu dhomë gjumi, kuzhinë, ngrohës elektrik, tualet, tavolina e karrige.
    Nga bastisja e ‘shtëpisë së barit’ u sekuestruan në total 3.058 bimë kannabisi të shtrira në dy kate, sasi që kapte vlerën midis 611,600 dhe 1,834,800 paundësh. Sipas gjykatësve, kjo ishte një ndër sasitë më të mëdha të sekuestruara në vend.
    Grupi shqiptar ra në gjurmët e policisë pas ankesave të vazhdueshme nga Scottish Power lidhur me përdorimin e energjisë në ambientet e ish-qendrës tregtare.
    Gjatë seancës së zhvilluar sot për dhënien e dëmineve, gjykatësi Lord Mulholland u tha tre shqiptarëve:’Jeni të përfshirë në kriminalitet në shkallë industriale. Ky nuk ishte një operacion në shkallë të vogël. Ju po drejtonit një fabrikë kannabisi për të përmbytur Skocinë qëndrore me kannabis.
    Kam punuar në fushën e ligjit për më shumë se 40 vjet dhe nuk kam parë kurrë një fermë kanabisi kaq të gjerë sa ajo në këtë rast. Ju të gjithë keni ardhur këtu për të përfituar nga përfitimet që ofron jeta në Mbretërinë e Bashkuar dhe kjo është mënyra se si e trajtoni këtë vend.”
    Gjithashtu gjykatësi hodhi poshtë pistat se 3 shqiptarët të kenë qenë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore apo të skllavërisë.
    “Ju nuk jeni në asnjë mënyrë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore apo skllavërisë njerëzore. Ju të gjithë jeni kultivues kanabisi, thjesht e pastër.”
    Një prej të akuzuarve, Gjovalin Toma figuronte i dënuar dhe në vitin 2022 për kultivim të lëndëve narkotike, teksa vuajti dhe 14 muaj burg në Leeds.
     
     
     

  • Kultivim droge/ “Përmbytën” Skocinë me kanabis, dënohen me rreth 20 vite burg 3 shqiptarët në Britani (EMRAT)

    Kultivim droge/ “Përmbytën” Skocinë me kanabis, dënohen me rreth 20 vite burg 3 shqiptarët në Britani (EMRAT)

    Tre shqiptarë janë dënuar në total me gati 20 vite burg në Skoci për kultivim të lëndëve narkotike, konkretisht të llojit kanabis sativa. Elton Skenderi, 30 vjeç, Gjovalin Toma, 31 vjeç, dhe Eduard Daja, 39 vjeç u njohën sot me vendimet të dhëna në Gjykatën e Lartë në Glasgow.
    Skenderi u dënua me 5 vite e 3 muaj burg, Toma me 6 vite burg dhe Daja me 6 vite e 9 muaj burg, të gjithë të akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, ndërsa për Eduard Dajën qëndron dhe akuza e shkeljes së urdhrit të dëbimit nga Britania e Madhe në vitin 2023.
    Autoritetet vendase zbuluan “shtëpinë e barit” të ngritur në ambientet e brendshme të ish-qendrës tregtare Forum, e cila tashmë ishte thjesht një ndërtesë e braktisur në Ivvine, Ayshire.
    Fabrika e drogës ishte e mirë siguruar dhe e ruajtur me kamera sigurie në pjesën e jashtme ndërsa dera ishte fortifikuar me qëllim ndalimin e hyrjes me forcë të autoriteteve apo ndonjë pale tjetër.
    Gjithashtu brenda kishte të krijuar dhe hapësira për qëndrim e fjetje, përfshirë këtu dhomë gjumi, kuzhinë, ngrohës elektrik, tualet, tavolina e karrige. Nga bastisja e ‘shtëpisë së barit’ u sekuestruan në total 3.058 bimë kannabisi të shtrira në dy kate, sasi që kapte vlerën midis 611,600 dhe 1,834,800 paundësh. Sipas gjykatësve, kjo ishte një ndër sasitë më të mëdha të sekuestruara në vend.
    Grupi shqiptar ra në gjurmët e policisë pas ankesave të vazhdueshme nga Scottish Power lidhur me përdorimin e energjisë në ambientet e ish-qendrës tregtare. Gjatë seancës së zhvilluar sot për dhënien e dëmineve, gjykatësi Lord Mulholland u tha tre shqiptarëve:
    ‘Jeni të përfshirë në kriminalitet në shkallë industriale. Ky nuk ishte një operacion në shkallë të vogël. Ju po drejtonit një fabrikë kannabisi për të përmbytur Skocinë qëndrore me kannabis.
    Kam punuar në fushën e ligjit për më shumë se 40 vjet dhe nuk kam parë kurrë një fermë kanabisi kaq të gjerë sa ajo në këtë rast. Ju të gjithë keni ardhur këtu për të përfituar nga përfitimet që ofron jeta në Mbretërinë e Bashkuar dhe kjo është mënyra se si e trajtoni këtë vend.”
    Gjithashtu gjykatësi hodhi poshtë pistat se 3 shqiptarët të kenë qenë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore apo të skllavërisë.
    “Ju nuk jeni në asnjë mënyrë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore apo skllavërisë njerëzore. Ju të gjithë jeni kultivues kanabisi, thjesht e pastër.”
    Një prej të akuzuarve, Gjovalin Toma figuronte i dënuar dhe në vitin 2022 për kultivim të lëndëve narkotike, teksa vuajti dhe 14 muaj burg në Leeds.

  • Arrestohet 36-vjeçari që ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, në banesë iu gjet kokainë dhe armë

    Arrestohet 36-vjeçari që ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, në banesë iu gjet kokainë dhe armë

    Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Reaction”, duke arrestuar në flagrancë një 36-vjeçar, i cili akuzohet për ushtrim dhune ndaj bashkëshortes dhe për posedim të lëndëve narkotike dhe armëve të ftohta.
    Shtetasi M. E., 36 vjeç, banues në Elbasan, u vu në pranga menjëherë pas njoftimit dhe hetimeve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, të cilët vepruan në bazë të informacioneve operative.

    Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, forcat e policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar kokaine, dy thika, përforcues grushti dhe një armë sportive. Të gjitha këto u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
    Ndaj 36-vjeçarit rëndojnë akuzat për dhunë në familje dhe posedim të paligjshëm të lëndëve narkotike dhe armëve të ftohta. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për vijimin e hetimeve.
     

     
     

  • Pjesë e organizatave kriminale në trafikimin e lëndëve narkotike, arrestohen dy vëllezërit shqiptarë të dënuar me burg nga gjykata italiane

    Pjesë e organizatave kriminale në trafikimin e lëndëve narkotike, arrestohen dy vëllezërit shqiptarë të dënuar me burg nga gjykata italiane

    Forcat e Posaçme të Policisë së Shtetit kanë finalizuar me sukses një tjetër operacion për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

    Operacioni policor, i koduar “Operacionalja 64”, çoi në arrestimin e dy vëllezërve nga Divjaka, të dënuar në Itali për përfshirje në një organizatë kriminale dhe trafik droge.
    Në pranga kanë rënë: Roland Metushi, 47 vjeç dhe Saimir Metushi, 45 vjeç
    Të dy shtetasit, të cilët jetonin në Divjakë, ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.
    Gjykata e Novarës në Itali i ka dënuar në tetor 2024 për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”. Saimir Metushi është dënuar me 7 vite burg, ndërsa Roland Metushi me 5 vite.
    Operacioni u organizua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, bazuar në informacionet e siguruara mbi vendndodhjen e tyre.
    Materialet procedurale për arrestimin provizor të dy shtetasve i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me qëllim ekstradimin e tyre drejt Italisë.
    Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin.

    Top Channel