Tag: lëndëve

  • Përshtati lokalin për shitje dhe përdorimin e lëndëve narkotike, pranga 41-vjeçarit në Dimal. I gjenden armë dhe fishekë luftarakë

    Përshtati lokalin për shitje dhe përdorimin e lëndëve narkotike, pranga 41-vjeçarit në Dimal. I gjenden armë dhe fishekë luftarakë

    Është arrestuar një 41-vjeçar, i cili kishte përshtatur lokalin për shpërndarjen dhe përdorimin e lëndëve narkotike.

    Gjatë kontrollit fizik në ambient, policia gjeti dhe armë zjarri, automatik, si dhe fishekë luftarakë.
    Po ashtu në kuadër të operacionit ‘Kompleksi’ ra në pranga dhe një 27-vjeçar, pasi ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, si dhe mbante lëndë narkotike në banesë.
    Njoftimi:
    Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Kuçovë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Berat.
    Kishte përshtatur lokalin për shpërndarjen dhe përdorimin e lëndëve narkotike, si dhe mbante armë zjarri automatik; vihet në pranga 41-vjeçari.
    Ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, si dhe mbante lëndë narkotike në banesë; vihet në pranga 27-vjeçari.
    Në vijim të kontrolleve të ushtruara për identifikimin e autorit/ve të vendosjes së lëndës plasëse në një biznes ditën e djeshme, si dhe për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, pas informacioneve të marra në rrugë operative, në kuadër të operacionit “Kompleks”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
    K. K., 41 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Dimal;
    K. Z., 27 vjeç, banues në fshatin Tapi, Kuçovë.
    Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në ambientet e lokalit që 41-vjeçari kishte në posedim, ku gjetën dhe sekuestruan:
    1 armë zjarri automatik, një sasi lënde narkotike kanabis, 1 peshore elektronike, 30 fishekë luftarak.
    Në vijim, u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit K. Z., i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, ku u gjet dhe u sekuestrua një sasi tjetër lënde narkotike kanabis.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Shiste drogë në lokal dhe mbante armë pa leje, arrestohet 41-vjeçari në Kuçovë. Në pranga dhe një tjetër se theu masën e sigurisë

    Shiste drogë në lokal dhe mbante armë pa leje, arrestohet 41-vjeçari në Kuçovë. Në pranga dhe një tjetër se theu masën e sigurisë

    Dy persona janë arrestuar në Kuçovë pasi akuzohen për shitje dhe prodhim të lëndëve narkotike, mbajtje të municionit luftarak si dhe thyerje të masës së sigurisë “arrest shtëpie”.
    Gjatë operacionit të koduar “Kompleks” u arrestuan K. K., 41 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Dimal dhe K. Z., 27 vjeç, banues në fshatin Tapi, Kuçovë.
    Sipas Policisë, 41-vjeçari kishte përshtatur lokalin e tij për shpërndarjen dhe përdorimin e lëndëve narkotike, si dhe mbante në posedim një armë zjarri automatike. Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit, u sekuestruan: 1 armë zjarri automatike, një sasi lënde narkotike kanabis, 1 peshore elektronike, 30 fishekë luftarak.
    Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçarit K. Z., i cili ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, u gjet dhe u sekuestrua një sasi tjetër lënde narkotike kanabis.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprime të mëtejshme hetimore.

  • Pyetja për Olsi Ramën, kreu i SPAK: Nuk ka prova që e implikojnë në trafikimin e lëndëve narkotike

    Pyetja për Olsi Ramën, kreu i SPAK: Nuk ka prova që e implikojnë në trafikimin e lëndëve narkotike

    Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani i është përgjigjur pyetjes së deputetit Klevis Balliu, lidhur me hetimet për vëllain e kryeministrit Rama, Olsi Rama. Në përgjigjen e tij, Dumani tha se hetimet lidhur me atë çështje janë mbyllur pasi nuk janë gjetur provat që vërtetojnë përfshirjen e tij në trafikimin e lëndëve narkotike.
    Balliu: Në këtë sallë me 140 deuterëve është njëri që quhet Taulant Balla, dikur ministër i Brendshëm. Në atë foltore në seancën penale të 4 prillit 2024 ka thënën: Unë e di kush është Tani. Ju a kishit qëllim ta identifikonit personin që kishte 10 vite që ishte personi i moshës 45 vjeç i paidentifikuar. Nëse kishit për qëllim ta identifikonit pse nuk thirrët Ballën për ta pyetur që tha publikisht këtë? Nëse Balla e di pse ju nuk e dini? Keni nisur ju një hetim për këtë?
    Dumani: Kjo ka të bëjë me laboratorin e Xibrakës dhe Balliu i referohet një hetimit të SPAK për implikimin e mundshëm të Olsi Ramës në trafikim të narkotikëve. SPAK rifillo hetimet, dhe kreu veprimet e nevojshme ku përfundimi konkludoi me pezullim të hetimeve për shkak se nuk u zbuluan autorët e veprës penale dhe hetimet i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Policisë së Shtetit.

  • Siguronte dhe shiste drogë, arrestohet 31-vjeçari në Fier

    Siguronte dhe shiste drogë, arrestohet 31-vjeçari në Fier

    Policia e Fierit ka vënë në pranga një 31-vjeçar për shitjen e lëndëve narkotikëve. Bëhet fjalë për 31-vjeçarin Jashar Çepele, banues në Roskovec.
    Në operacionin e koduar “Casus” u sekuestruan 3.6 kg Cannabis, peshore që shërbente për ndarjen e saj, një shumë parash e përfituar nga shitja e lëndës dhe 2 celularë.
    “Si rezultat i menaxhimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë policore, për një shtetas të implikuar në shitjen e lëndëve narkotike, kryesisht në Roskovec, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me ata të Seksionit të Forcës Operacionale, finalizuan operacionin “Casus”. Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi J. Ç., 31 vjeç, banues në Roskovec. Gjatë kontrolleve fizike dhe në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi me cilësinë e provës materiale:
    -në total, 3.6 kg lëndë narkotike Cannabis (një pjesë, e ndarë në doza);
    -1 peshore elektronike;
    -një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndës narkotike;
    -2 celularë”, njofton Policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

  • Nga ‘cash’ në ‘crypto’, trafiku i lëndëve narkotike futet në epokën dixhitale për të fshehur gjurmët

    Nga ‘cash’ në ‘crypto’, trafiku i lëndëve narkotike futet në epokën dixhitale për të fshehur gjurmët

    Trafikantët e lëndëve narkotike po përdorin gjithmonë e më shumë pagesat me kriptomonedha ndërkohë që paralelisht po përdorin rrjetin Dark Web për aktivitetin e tyre në një tentativë për të humbur gjurmët.
    Në strategjinë Kombëtare për Krimin e Organizuar 2026-2030 nënvizohet se avancimi teknologjik së bashku me të mirat që sjell kur përdoret për aspektet pozitive ofron edhe mënyra më të sofistikuara për ata që e përdorin për aktivitete të jashtëligjshme.
    “Kohët e fundit është identifikuar një trend rritës në përdorimin e kriptomonedhave për pagesa në tregun e lëndëve narkotike duke mundësuar në këtë mënyrë fshehjen e gjurmëve financiare si dhe përdorimi i rrjetit DarkWeb për të shpërndarë lëndët narkotike duke ruajtur në këtë mënyrë anonimitetin e shpërndarësve të këtyre lëndëve” thuhet në strategji.
    Qeveria nënvizon gjithashtu se Shqipëria është një vend transit për lëndët e heroinës dhe kokainës dhe sasitë e destinuara për tregun e brendshëm janë të vogla. Qëllimi është dërgimi i saj drejt vendeve të BE-së.
    “Sa i përket trafikimit të lëndëve narkotike, me përjashtim të lëndës së cannabis-it, ku Shqipëria është vend origjine, në kategoritë e tjera të lëndëve narkotike duke përmendur këtu lëndët e heroinës dhe kokainës, Shqipëria rezulton si vend tranzit. Sasitë e lëndëve narkotike të destinuara për tregun e brendshëm janë të vogla dhe pjesa më e madhe kalon tranzit nëpër territorin e Shqipërisë, me destinacion vendet e BE-së.
    Në vitet e fundit, është zgjeruar aktiviteti i trafikimit të kokainës, e prodhuar në vendet e Amerikës së Jugut (Kolumbi, Ekuador dhe Brazil), e transportuar në rrugë detare drejt Portit Detar të Durrësit për të vijuar më pas drejt vendeve të Bashkimit Evropian” thuhet në strategji.
    Strategjia sjell në vëmendje edhe format me të cilat këto fenomene mund të luftohen duke vënë theksin tek trajnimi i oficerëve, bashkëpunimi me agjencitë ndërkombëtare për të shkëmbyer informacion duke rritur kapacitetet për të goditur rrjetet kriminale./Monitor

  • Nga ‘cash’ në ‘crypto’, trafiku i lëndëve narkotike futet në epokën dixhitale për të fshehur gjurmët

    Nga ‘cash’ në ‘crypto’, trafiku i lëndëve narkotike futet në epokën dixhitale për të fshehur gjurmët

    Trafikantët e lëndëve narkotike po përdorin gjithmonë e më shumë pagesat me kriptomonedha ndërkohë që paralelisht po përdorin rrjetin Dark Web për aktivitetin e tyre në një tentativë për të humbur gjurmët.

    Në strategjinë Kombëtare për Krimin e Organizuar 2026-2030 nënvizohet se avancimi teknologjik sëbashku me të mirat që sjell kur përdoret për aspektet pozitive ofron edhe mënyra më të sofistikuara për ata që e përdorin për aktivitete të jashtëligjshme.

    “Kohët e fundit është identifikuar një trend rritës në përdorimin e kriptomonedhave për pagesa në tregun e lëndëve narkotike duke mundësuar në këtë mënyrë fshehjen e gjurmëve financiare si dhe përdorimi i rrjetit DarkWeb për të shpërndarë lëndët narkotike duke ruajtur në këtë mënyrë anonimitetin e shpërndarësve të këtyre lëndëve” thuhet në strategji.

    Qeveria nënvizon gjithashtu se Shqipëria është një vend transit për lëndët e heroinës dhe kokainës dhe sasitë e destinuara për tregun e brendshëm janë të vogla. Qëllimi është dërgimi i saj drejt vendeve të BE-së.

    “Sa i përket trafikimit të lëndëve narkotike, me përjashtim të lëndës së cannabis-it, ku Shqipëria është vend origjine, në kategoritë e tjera të lëndëve narkotike duke përmendur këtu lëndët e heroinës dhe kokainës, Shqipëria rezulton si vend tranzit. Sasitë e lëndëve narkotike të destinuara për tregun e brendshëm janë të vogla dhe pjesa më e madhe kalon tranzit nëpër territorin e Shqipërisë, me destinacion vendet e BE-së.

    Në vitet e fundit, është zgjeruar aktiviteti i trafikimit të kokainës, e prodhuar në vendet e Amerikës së Jugut (Kolumbi, Ekuador dhe Brazil), e transportuar në rrugë detare drejt Portit Detar të Durrësit për të vijuar më pas drejt vendeve të Bashkimit Evropian” thuhet në strategji.

    Strategjia sjell në vëmendje edhe format me të cilat këto fenomene mund të luftohen duke vënë theksin tek trajnimi i oficerëve, bashkëpunimi me agjencitë ndërkombëtare për të shkëmbyer informacion duke rritur kapacitetet për të goditur rrjetet kriminale./ Monitor

     

  • Nga “cash” në “crypto”, trafiku i lëndëve narkotike futet në epokën dixhitale për të fshehur gjurmët

    Nga “cash” në “crypto”, trafiku i lëndëve narkotike futet në epokën dixhitale për të fshehur gjurmët

    Trafikantët e lëndëve narkotike po përdorin gjithmonë e më shumë pagesat me kriptomonedha ndërkohë që paralelisht po përdorin rrjetin Dark Web për aktivitetin e tyre në një tentativë për të humbur gjurmët.Në strategjinë Kombëtare për Krimin e Organizuar 2026-2030 nënvizohet se avancimi teknologjik sëbashku me të mirat që sjell kur përdoret për aspektet pozitive ofron edhe mënyra më të sofistikuara për ata që e përdorin për aktivitete të jashtëligjshme.“Kohët e fundit është identifikuar një trend rritës në përdorimin e kriptomonedhave për pagesa në tregun e lëndëve narkotike duke mundësuar në këtë mënyrë fshehjen e gjurmëve financiare si dhe përdorimi i rrjetit DarkWeb për të shpërndarë lëndët narkotike duke ruajtur në këtë mënyrë anonimitetin e shpërndarësve të këtyre lëndëve” thuhet në strategji.Qeveria nënvizon gjithashtu se Shqipëria është një vend transit për lëndët e heroinës dhe kokainës dhe sasitë e destinuara për tregun e brendshëm janë të vogla. Qëllimi është dërgimi i saj drejt vendeve të BE-së.“Sa i përket trafikimit të lëndëve narkotike, me përjashtim të lëndës së cannabis-it, ku Shqipëria është vend origjine, në kategoritë e tjera të lëndëve narkotike duke përmendur këtu lëndët e heroinës dhe kokainës, Shqipëria rezulton si vend tranzit. Sasitë e lëndëve narkotike të destinuara për tregun e brendshëm janë të vogla dhe pjesa më e madhe kalon tranzit nëpër territorin e Shqipërisë, me destinacion vendet e BE-së.Në vitet e fundit, është zgjeruar aktiviteti i trafikimit të kokainës, e prodhuar në vendet e Amerikës së Jugut (Kolumbi, Ekuador dhe Brazil), e transportuar në rrugë detare drejt Portit Detar të Durrësit për të vijuar më pas drejt vendeve të Bashkimit Evropian” thuhet në strategji.Strategjia sjell në vëmendje edhe format me të cilat këto fenomene mund të luftohen duke vënë theksin tek trajnimi i oficerëve, bashkëpunimi me agjencitë ndërkombëtare për të shkëmbyer informacion duke rritur kapacitetet për të goditur rrjetet kriminale./ N.Maho Qeveria pranon pastrimin e parave, Strategjia: Format që përdoren dhe nga vijnë fondet Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Pse arrat duhen futur në ujë para se të konsumohen

    Pse arrat duhen futur në ujë para se të konsumohen

    A e dinit se një ritual i thjeshtë i zhytjes së arrave në ujë mund ta përmirësojë shumëfish shëndetin tuaj?
    Nutricionistët po rekomandojnë gjithnjë e më shumë arrat e zhytura në ujë sepse ato zbërthejnë frenuesit e enzimave dhe acidin fitik, i cili lehtëson tretjen dhe rrit shfrytëzimin e lëndëve ushqyese.
    Tretje më e lehtë dhe thithje më e mirë e lëndëve ushqyese

    Arrat e zhytura në ujë përmbajnë më pak acid fitik, kështu që trupi thith mineralet si magnezi, zinku dhe hekuri në mënyrë më efikase. Kjo do të thotë që do të merrni sasinë maksimale të lëndëve ushqyese nga çdo grusht arrash.
    Ndihmë me kontrollin e peshës
    Falë tretshmërisë më të lartë dhe çlirimit të ngadaltë të energjisë, arrat e zhytura në ujë ju mbajnë të ndiheni të ngopur për më gjatë. Më pak dëshirë për ushqime të lehta midis vakteve mund të kontribuojë në menaxhimin më të lehtë të peshës.
    Rregullimi i niveleve të sheqerit në gjak
    Yndyrnat e shëndetshme dhe fibrat tek arrat ngadalësojnë tretjen e karbohidrateve, duke parandaluar rritjen e shpejtë të sheqerit në gjak. Kjo i bën ato një zgjedhje të përshtatshme për njerëzit që monitorojnë indeksin glicemik të vakteve të tyre.
    Mbështetja e shëndetit të zemrës
    Acidet yndyrore Omega-3 në arra ndikojnë në uljen e kolesterolit të keq dhe në krijimin e një raporti optimal të fraksioneve LDL dhe HDL. Konsumi i rregullt i arrave të zhytura në ujë mund të kontribuojë në një sistem kardiovaskular më të shëndetshëm.
    Forcimi i funksioneve njohëse
    Arrat e zhytura në ujë janë të pasura me antioksidantë dhe vitamina B, të cilat mbrojnë qelizat nervore dhe përmirësojnë kujtesën dhe përqendrimin. Përfshijini ato në mëngjesin ose ushqimin tuaj të lehtë për një qartësi më të mirë mendore gjatë gjithë ditës.
    Mbrojtje antioksiduese
    Vitamina E dhe polifenolet nga arrat neutralizojnë radikalet e lira dhe zvogëlojnë stresin oksidativ në qeliza. Ngadalëson procesin e plakjes dhe ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kronike.
    Mbështetje e kockave dhe nyjeve
    Magnezi, fosfori dhe kalciumi që gjenden në arrat e zhytura në ujë kontribuojnë në ruajtjen e një strukture të fortë kockore, ndërsa efektet anti-inflamatore lehtësojnë artritin dhe dhimbjet e kyçeve.

  • Policia e Korçës aksion për prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, shoqërohen në komisariat tetë persona

    Policia e Korçës aksion për prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, shoqërohen në komisariat tetë persona

    Vijojnë kontrollet intensive të drejtorisë vendore të policisë Korçë për goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

    Sipas informacioneve të inteligjencës policore në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e rrethit gjyqësor Korçë, vazhdojnë kontrollet intensive për evidentimin dhe parandalimin këtij aktiviteti kriminal.
    Nga informacionet e marra bëhet me dije se gjatë kontrolleve intensive ditore, mbrëmjen e djeshme janë shoqëruar një grup personash prej rreth 8 vetash, ku në përfundim të veprimeve hetimore është bërë e mundur arrestimi i dy persona, ku është kapur një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike cannabis sativa.
    Gjatë mbrëmjes së djeshme janë kryer kontrolle në mjete dhe banesa, është sekuestruar lënda narkotike e dyshuar cannabis, vlera monetare të konsiderueshme dhe automjete në përdorim të personave të arrestuar.
    Nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë vijon puna për kapjen e personave që kryejnë veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

    Top Channel

  • Eksportet e mineraleve dhe lëndëve djegëse, rritje me 37,3%

    Eksportet e mineraleve dhe lëndëve djegëse, rritje me 37,3%

    Eksportet e grupit të mineraleve dhe lëndëve djegëse shënuan një rritje të ndjeshme prej 37,3% gjatë 8-mujorit të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
    Në vlerë, ato arritën 75,7 miliardë lekë, kundrejt 55,2 miliardë lekëve të regjistruara në periudhën janar-shtator 2024.
    Sipas të dhënave të fundit nga Instituti i Statistikave, sasia më e madhe e eksporteve të këtij grupi ka pasur si destinacion Kosovën. Eksportet e mineraleve dhe lëndëve djegëse drejt Kosovës gjatë periudhës janar-gusht arritën në 34,7 miliardë lekë.
    Megjithatë, edhe pse Shqipëria është një vend i pasur me minerale, vlera e shtuar që krijohet nga këto eksportet mbetet e ulët. Kjo ndodh për shkak se nuk kemi ende një ekonomi në cikël të mbyllur, ku mineralet nxirren, përpunohen dhe pastaj eksportohen.