Njoftimi i SPAK:
SPAK finalizon hetimet për grupin ndërkombëtar të trafikut të narkotikëve; arrestime, sekuestrime dhe masë sigurie për një oficer të policisë
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar fazën kryesore të hetimeve për procedimet penale nr. 49/3 (viti 2023, ish nr.49 viti 2019) dhe nr. 29 viti 2024, që lidhen me veprimtari të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve, pastrimit të parave, korrupsionit dhe veprave penale* të parashikuara nga disa nene të Kodit Penal.
Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi lejimin e kontrolleve dhe të vëndeve për 21 persona nën hetim, kontrolle të cilat janë kryer, sot më datë 27.11.2025 nga shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit.
Procedimet penale të mësipërme janë hetuar në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore me Prokurorinë Distrektuale Antimafia në Breshia, Itali, dhe Prokurorinë Publike të Konfederatës së Zvicrës. Hetimet e përbashkëta me autoritetet italiane zbuluan veprimtarinë e një grupi kriminal, të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, i cili ka pasur qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ky grup i strukturuar kriminal, i nisur nga territori shqiptar me degëzime organike në territorin italian, dyshohet se ka importuar lëndë narkotike nga Amerika e Jugut në Europë (pjesën veriore të saj), përmes rrugëve detare, duke e eksportuar, përmes rrugëve tokësore në automjete të tonazhit të rëndë, drejt Italisë.
Autoritetet italiane kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike, të llojit kokainë, në një vlerë mbi 1.300 kg. Kjo sasi pasi ka hyrë në territorin italian, dyshohet se është ruajtur dhe magazinuar, për t’u shpërndarë në 6 baza logjistike operative, të krijuara nga grupi kriminal, në të gjithë territorin italian.
Në brendësi të këtyre bazave që përdoreshin për për ruajtjen dhe magazinimin e lëndëve narkotike, personat përgjegjës, dyshohet se kanë vijuar me shpërndarjen e sasive të lëndëve narkotike dhe me mbledhjen e parave ‘cash’, të përfituar nga shitja. Shuma e konsiderueshme e parave të ardhura nga trafikimi i lëndëve narkotike dyshohet se është transferuar tek drejtuesit e grupit kriminal përmes të ashtuquajturve ‘money mules’ (korrierë /transportues financiarë), të cilët bëjnë pjesë në grupin kriminal, ku bënin pjesë edhe disa shoferëve të autobuzëve, që vepronin në linjën Itali- Shqipëri.
Përveç masave të sigurisë, të caktuara sot, më 27.11.2025, gjatë veprimtarisë hetimore të kryer nga autoritetet italiane janë arrestuar në flagrancë 10 subjekte, pjesë e grupit kriminal dhe janë sekuestruar mbi 550.000 euro ‘cash’, 10 autovetura, 1 pistoletë gjysmëautomatike dhe 130 kg lëndë narkotike (kokainë dhe heroinë) e cila, në rast se do të hidhej në treg mund të arrinte vlerën e rreth 12 milionë eurove.
Nga 24 persona, për të cilët është vendosur caktimi i masave të sigurimit, “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi” nga autoritetet italiane – është verifikuar se 6 (gjashtë) prej tyre ndodhen në Shqipëri, 3 prej të cilëve janë arrestuar.
Gjithashtu, gjatë hetimeve paraprake për këtë procedim penal janë mbledhur provat e nevojshme, të cilat provojnë se shtetasi I.H, në cilësinë e Oficerit të Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i ngarkuar për kryerjen e veprimeve hetimore dhe procedurale për procedimin penal në fjalë u ka zbuluar personave të dyshuar, të dhëna të akteve procedurale që përbënin “sekret hetimor”. Shtetasi I.H ka kërkuar përfitime të parregullta monetare në këmbim të zbulimit të të dhënave sekrete, si dhe ka kryer veprime dhe mosveprime të mëtejshme në kundërshtim me ligjin, që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës.
Shënim për gazetarët
Veprat penale:
“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafiku i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, të parashikuara nga nenet 28/4, 283/1, 283/a, 287, 333/a/2, 334/1, 248, 295/a, paragrafi (3) dhe 319/ç të Kodit Penal.
Tag: lëndëve
-

Operacioni ndërkombëtar për trafik narkotikësh/ SPAK njoftim zyrtar: Efektivi i policisë ka…
-

Operacioni i përbashkët me Italinë, SPAK: U kapën 1.3 ton kokainë, 10 të arrestuar, mes tyre shoferë autobusësh. Zbardhet roli i oficerit
SPAK ka reaguar zyrtarisht lidhur me operacionin e përbashkët me autoritetet italiane për për grupin ndërkombëtar të trafikut të drogës.
Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi lejimin e kontrolleve dhe të vendeve për 21 persona nën hetim, kontrolle të cilat janë kryer, sot më datë mga shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit.
Procedimet penale të mësipërme janë hetuar në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore me Prokurorinë Distrektuale Antimafia në Breshia, Itali, dhe Prokurorinë Publike të Konfederatës së Zvicrës. Hetimet e përbashkëta me autoritetet italiane zbuluan veprimtarinë e një grupi kriminal, të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, i cili ka pasur qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike
Ky grup i strukturuar kriminal, i nisur nga territori shqiptar me degëzime organike në territorin italian, dyshohet se ka importuar lëndë narkotike nga Amerika e Jugut në Europë (pjesën veriore të saj), përmes rrugëve detare, duke e eksportuar, përmes rrugëve tokësore në automjete të tonazhit të rëndë, drejt Italisë.
Autoritetet italiane kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike, të llojit kokainë, në një vlerë mbi 1.300 kg. Kjo sasi pasi ka hyrë në territorin italian, dyshohet se është ruajtur dhe magazinuar, për t’u shpërndarë në 6 baza logjistike operative, të krijuara nga grupi kriminal, në të gjithë territorin italian.
Në brendësi të këtyre bazave që përdoreshin për për ruajtjen dhe magazinimin e lëndëve narkotike, personat përgjegjës, dyshohet se kanë vijuar me shpërndarjen e sasive të lëndëve narkotike dhe me mbledhjen e parave ‘cash’, të përfituar nga shitja. Shuma e konsiderueshme e parave të ardhura nga trafikimi i lëndëve narkotike dyshohet se është transferuar tek drejtuesit e grupit kriminal përmes të ashtuquajturve ‘money mules’ (korrierë /transportues financiarë), të cilët bëjnë pjesë në grupin kriminal, ku bënin pjesë edhe disa shoferëve të autobuzëve, që vepronin në linjën Itali- Shqipëri.
Përveç masave të sigurisë, të caktuara sot, gjatë veprimtarisë hetimore të kryer nga autoritetet italiane janë arrestuar në flagrancë 10 subjekte, pjesë e grupit kriminal dhe janë sekuestruar mbi 550.000 euro ‘cash’, 10 autovetura, 1 pistoletë gjysmëautomatike dhe 130 kg lëndë narkotike (kokainë dhe heroinë) e cila, në rast se do të hidhej në treg mund të arrinte vlerën e rreth 12 milionë eurove.
Nga 24 persona, për të cilët është vendosur caktimi i masave të sigurimit, “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi” nga autoritetet italiane, është verifikuar se 6 prej tyre ndodhen në Shqipëri, 3 prej të cilëve janë arrestuar.
Gjithashtu, gjatë hetimeve paraprake për këtë procedim penal janë mbledhur provat e nevojshme, të cilat provojnë se Igli Haxhiaj, në cilësinë e Oficerit të Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i ngarkuar për kryerjen e veprimeve hetimore dhe procedurale për procedimin penal në fjalë u ka zbuluar personave të dyshuar, të dhëna të akteve procedurale që përbënin “sekret hetimor”. Sipas SPAK, ai ka kërkuar përfitime të parregullta monetare në këmbim të zbulimit të të dhënave sekrete, si dhe ka kryer veprime dhe mosveprime të mëtejshme në kundërshtim me ligjin, që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës.Top Channel
-

Mbushën Europën me drogë nga Amerika Latine, paratë pastroheshin në Shqipëri! 3 u arrestuan në vendin tonë, 1 polic zbulonte sekretet hetimore!
SPAK jep informacion zyrtar lidhur me operacionin e përbashkët hetimor me Prokurorinë Distrektuale Antimafia në Breshia, Itali, dhe Prokurorinë Publike të Konfederatës së Zvicrës për goditjen e grupit të strukturuar kriminal i përbërë kryesisht nga shqiptarë. Grupi shqiptar importonte kokainë nga Amerika e Jugut në Europën veriore përmes rrugëve detare dhe përmes rrugëve tokësore në automjete të tonazhit të rëndë, drejt Italisë.
Paratë e drogës më pas vinin në Shqipëri përmes autobuzëve, të linjës Itali- Shqipëri.
“Ky grup i strukturuar kriminal, i nisur nga territori shqiptar me degëzime organike në territorin italian, dyshohet se ka importuar lëndë narkotike nga Amerika e Jugut në Europë (pjesën veriore të saj), përmes rrugëve detare, duke e eksportuar, përmes rrugëve tokësore në automjete të tonazhit të rëndë, drejt Italisë’ informon SPAK.
Sekuestrohen 1300 kg kokainë
Autoritetet italiane kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike, të llojit kokainë, në një vlerë mbi 1.300 kg.
Kjo sasi pasi ka hyrë në territorin italian, dyshohet se është ruajtur dhe magazinuar, për t’u shpërndarë në 6 baza logjistike operative, të krijuara nga grupi kriminal, në të gjithë territorin italian.
Në brendësi të këtyre bazave që përdoreshin për ruajtjen dhe magazinimin e lëndëve narkotike, personat përgjegjës, dyshohet se kanë vijuar me shpërndarjen e sasive të lëndëve narkotike dhe me mbledhjen e parave ‘cash’, të përfituar nga shitja.
Paratë e drogës në Shqipëri
Shuma e konsiderueshme e parave të ardhura nga trafikimi i lëndëve narkotike dyshohet se është transferuar tek drejtuesit e grupit kriminal përmes të ashtuquajturve ‘money mules’ (korrierë /transportues financiarë), të cilët bëjnë pjesë në grupin kriminal, ku bënin pjesë edhe disa shoferëve të autobuzëve, që vepronin në linjën Itali- Shqipëri.
Sekuestrohen dhe 550mijë euro cash
Përveç masave të sigurisë, të caktuara sot, më 27.11.2025, gjatë veprimtarisë hetimore të kryer nga autoritetet italiane janë arrestuar në flagrancë 10 subjekte, pjesë e grupit kriminal dhe janë sekuestruar mbi 550.000 euro ‘cash’, 10 autovetura, 1 pistoletë gjysmëautomatike dhe 130 kg lëndë narkotike (kokainë dhe heroinë) e cila, në rast se do të hidhej në treg mund të arrinte vlerën e rreth 12 milionë eurove.
6 prej anëtarëve të grupit në Shqipëri
Nga 24 persona, për të cilët është vendosur caktimi i masave të sigurimit, “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi” nga autoritetet italiane – është verifikuar se 6 (gjashtë) prej tyre ndodhen në Shqipëri, 3 prej të cilëve janë arrestuar.
Polici spiun tek krimi
Mes personave të arrestuar është dhe një oficer policie.
Gjithashtu, gjatë hetimeve paraprake për këtë procedim penal janë mbledhur provat e nevojshme, të cilat provojnë se shtetasi I.H, në cilësinë e Oficerit të Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i ngarkuar për kryerjen e veprimeve hetimore dhe procedurale për procedimin penal në fjalë u ka zbuluar personave të dyshuar, të dhëna të akteve procedurale që përbënin “sekret hetimor”.Shtetasi I.H ka kërkuar përfitime të parregullta monetare në këmbim të zbulimit të të dhënave sekrete, si dhe ka kryer veprime dhe mosveprime të mëtejshme në kundërshtim me ligjin, që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës.
Kontrolle
Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi lejimin e kontrolleve dhe të vëndeve për 21 persona nën hetim, kontrolle të cilat janë kryer, sot më datë 27.11.2025 nga shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit.
Njoftimi i SPAK
SPAK finalizon hetimet për grupin ndërkombëtar të trafikut të narkotikëve; arrestime, sekuestrime dhe masë sigurie për një oficer të policisë
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar fazën kryesore të hetimeve për procedimet penale nr. 49/3 (viti 2023, ish nr.49 viti 2019) dhe nr. 29 viti 2024, që lidhen me veprimtari të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve, pastrimit të parave, korrupsionit dhe veprave penale* të parashikuara nga disa nene të Kodit Penal.
Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi lejimin e kontrolleve dhe të vëndeve për 21 persona nën hetim, kontrolle të cilat janë kryer, sot më datë 27.11.2025 nga shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit.
Procedimet penale të mësipërme janë hetuar në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore me Prokurorinë Distrektuale Antimafia në Breshia, Itali, dhe Prokurorinë Publike të Konfederatës së Zvicrës.
Hetimet e përbashkëta me autoritetet italiane zbuluan veprimtarinë e një grupi kriminal, të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, i cili ka pasur qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ky grup i strukturuar kriminal, i nisur nga territori shqiptar me degëzime organike në territorin italian, dyshohet se kfda importuar lëndë narkotike nga Amerika e Jugut në Europë (pjesën veriore të saj), përmes rrugëve detare, duke e eksportuar, përmes rrugëve tokësore në automjete të tonazhit të rëndë, drejt Italisë.
Autoritetet italiane kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike, të llojit kokainë, në një vlerë mbi 1.300 kg. Kjo sasi pasi ka hyrë në territorin italian, dyshohet se është ruajtur dhe magazinuar, për t’u shpërndarë në 6 baza logjistike operative, të krijuara nga grupi kriminal, në të gjithë territorin italian.
Në brendësi të këtyre bazave që përdoreshin për për ruajtjen dhe magazinimin e lëndëve narkotike, personat përgjegjës, dyshohet se kanë vijuar me shpërndarjen e sasive të lëndëve narkotike dhe me mbledhjen e parave ‘cash’, të përfituar nga shitja. Shuma e konsiderueshme e parave të ardhura nga trafikimi i lëndëve narkotike dyshohet se është transferuar tek drejtuesit e grupit kriminal përmes të ashtuquajturve ‘money mules’ (korrierë /transportues financiarë), të cilët bëjnë pjesë në grupin kriminal, ku bënin pjesë edhe disa shoferëve të autobuzëve, që vepronin në linjën Itali- Shqipëri.
Përveç masave të sigurisë, të caktuara sot, më 27.11.2025, gjatë veprimtarisë hetimore të kryer nga autoritetet italiane janë arrestuar në flagrancë 10 subjekte, pjesë e grupit kriminal dhe janë sekuestruar mbi 550.000 euro ‘cash’, 10 autovetura, 1 pistoletë gjysmëautomatike dhe 130 kg lëndë narkotike (kokainë dhe heroinë) e cila, në rast se do të hidhej në treg mund të arrinte vlerën e rreth 12 milionë eurove.
Nga 24 persona, për të cilët është vendosur caktimi i masave të sigurimit, “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi” nga autoritetet italiane – është verifikuar se 6 (gjashtë) prej tyre ndodhen në Shqipëri, 3 prej të cilëve janë arrestuar.
Gjithashtu, gjatë hetimeve paraprake për këtë procedim penal janë mbledhur provat e nevojshme, të cilat provojnë se shtetasi I.H, në cilësinë e Oficerit të Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i ngarkuar për kryerjen e veprimeve hetimore dhe procedurale për procedimin penal në fjalë u ka zbuluar personave të dyshuar, të dhëna të akteve procedurale që përbënin “sekret hetimor”.Shtetasi I.H ka kërkuar përfitime të parregullta monetare në këmbim të zbulimit të të dhënave sekrete, si dhe ka kryer veprime dhe mosveprime të mëtejshme në kundërshtim me ligjin, që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës.
-

Operacioni gjigant antidrogë/ SPAK zbardh detajet: Oficer i Antiterrorit në shërbim të kartelit shqiptar të kokainës(VIDEO)
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zbardhur detajet në lidhje me operacionin e përbashkët antidrogë me Prokurorinë e Brescias, në kuadër të së cilit u godit një grup i strukturuar kriminal , i dyshuar për trafik droge e pastrim parash.
SPAK bën me dije se në kuadër të këtij operacioni janë lëshuar 24 urdhër arreste prej të cilave janë ekzekutuar 10 prej tyre, mes të arrestuarve edhe Oficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj.
Si funksiononte grupi kriminal
Sipas organit të akuzës, ky grup i strukturuar kriminal, i nisur nga territori shqiptar me degëzime organike në territorin italian, dyshohet se ka importuar lëndë narkotike nga Amerika e Jugut në Europë (pjesën veriore të saj), përmes rrugëve detare, duke e eksportuar, përmes rrugëve tokësore në automjete të tonazhit të rëndë, drejt Italisë.
Autoritetet italiane kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike, të llojit kokainë, në një vlerë mbi 1.300 kg. Kjo sasi pasi ka hyrë në territorin italian, dyshohet se është ruajtur dhe magazinuar, për t’u shpërndarë në 6 baza logjistike operative, të krijuara nga grupi kriminal, në të gjithë territorin italian.
Në brendësi të këtyre bazave që përdoreshin për për ruajtjen dhe magazinimin e lëndëve narkotike, personat përgjegjës, dyshohet se kanë vijuar me shpërndarjen e sasive të lëndëve narkotike dhe me mbledhjen e parave ‘cash’, të përfituar nga shitja.
Shuma e konsiderueshme e parave të ardhura nga trafikimi i lëndëve narkotike dyshohet se është transferuar tek drejtuesit e grupit kriminal përmes të ashtuquajturve ‘money mules’ (korrierë /transportues financiarë), të cilët bëjnë pjesë në grupin kriminal, ku bënin pjesë edhe disa shoferëve të autobuzëve, që vepronin në linjën Itali- Shqipëri.Masat e sigurisë
Sipas SPAK, për 24 personat është vendosur caktimi i masave të sigurimit, “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi” nga autoritetet italiane teksa është verifikuar se 6 (gjashtë) prej tyre ndodhen në Shqipëri, 3 prej të cilëve janë arrestuar.
Ndërkohë, përveç masave të sigurisë, të caktuara sot, gjatë veprimtarisë hetimore të kryer nga autoritetet italiane janë arrestuar në flagrancë 10 subjekte, pjesë e grupit kriminal.
Sekuestrimet
Nga ky operacion janë sekuestruar:Mbi550.000 euro ‘cash’
10 autovetura
1 pistoletë gjysmëautomatike
130 kg lëndë narkotike (kokainë dhe heroinë) e cila në rast se do të hidhej në treg mund të arrinte vlerën e rreth 12 milionë eurove.Roli i oficerit Igli Haxhiaj
Sipas SPAK, gjatë hetimeve paraprake për këtë procedim penal janë mbledhur provat e nevojshme, të cilat provojnë se shtetasi Igli Haxhiaj, në cilësinë e Oficerit të Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i ngarkuar për kryerjen e veprimeve hetimore dhe procedurale për procedimin penal në fjalë u ka zbuluar personave të dyshuar, të dhëna të akteve procedurale që përbënin “sekret hetimor”.
Shtetasi Igli Haxhiaj, ka kërkuar përfitime të parregullta monetare në këmbim të zbulimit të të dhënave sekrete, si dhe ka kryer veprime dhe mosveprime të mëtejshme në kundërshtim me ligjin, që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës.
-

Goditet tjetër ‘fole’ prostitucioni në Durrës, arrestohen dy braziliane, sekuestrohen para dhe drogë
PAMJE NGA ARRESTIMI
DURRËS-Dy shtetase braziliane të moshës 24 dhe 21 vjeç kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi kishin marrë një apartament me qira në lagjen nr. 2 të këtij qytetit dhe e shfrytëzonin për prostitucion dhe për përdorim të lëndëve narkotike. Fillimisht gjatë ndërhyrjes së forcave policore, brazilianet kanë refuzuar të hapin derën e apartamentit, e cila më pas u hap me ndihmën e punonjësve të Zjarrfikëses.
Njoftimi i policisë:
Pas disa javësh ndjekjeje me metoda proaktive, finalizohet faza e 10-të e operacionit “STORM”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit.
Kishin marrë një apartament me qira në lagjen nr. 2 në Durrës dhe e shfrytëzonin për prostitucion dhe për përdorim të lëndëve narkotike, vihen në pranga dy shtetase braziliane.
Procedohet penalisht edhe një shtetas për prostitucion.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, pas një hetimi disajavor të ndjekur me metoda proaktive për veprat penale “Prostitucioni”, “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Përshtatja e ambienteve për përdorim droge”, në bashkëpunim me Prokurorinë, u finalizua faza e 10-të e operacionit policor të koduar “STORM”.
Në kuadër të operacionit u bë arrestimi i shtetaseve B. B., 24 vjeçe dhe H. D., 21 vjeçe, të dyja lindur dhe banuese në Brazil. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. M., 22 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prostitucioni”.
Gjatë ndërhyrjes së forcave policore, këto shtetase kanë refuzuar të hapin derën e apartamentit, e cila më pas u hap me ndihmën e punonjësve të Zjarrfikëses.
Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se këto shtetase kishin marrë me qira, në lagjen nr. 2 në Durrës, një apartament dhe e shfrytëzonin për ushtrimin të prostitucionit dhe konsumimit të lëndëve narkotike.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy pasaporta të shtetaseve të huaja, një shumë parash në euro dhe lekë, tre aparate celularë, një bllok shënimesh, disa karta SIM, si dhe dy sasi të vogla lënde narkotike të dyshuara kanabis dhe çokollatë me përmbajtje kanabisi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore. -

EMRAT/ GJKKO jep dënimet për grupin kriminal të Gëzim Çelës! Sa vite burg do vuajë secili
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dhënë sot dënimin për anëtarët e grupit kriminal të të ashtuquajturit “Baroni i drogës”, Gëzim Çela.
Dënimet janë dhënë për 14 persona të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike dhe grup të strukturuar kriminal, ndërsa mes tyre janë edhe dy shtetas ukrainas që do bënin shkëmbimin e drogës në ujërat e Adriatikut.
Dënimimet për 14 anëtarët e grupit:
Arlind Ismajlukaj dënohet me 14 vjet burgim. Me gjykim te Shkurtuar i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 9 vite e 4 muaj burgim.
Arlind Ismajlukaj – 9 vite e 4 muaj burg (pas zbritjes së 1/3 së dënimit)
Gezim Çelaj – 10 vite burg
Nerim Çela – 8 vite e 4 muaj burg
Armando Mema – 8 vite burg
Dritan Metaj – 8 vite burg
Ben Dalipaj – 8 vite burg
Besnik Brokeri – 8 vite burg
Alket Deda (alias Dritan Deda) – 8 vite burg
Selami Lushkaj – 8 vite burg
Ksenofon Bodo – 8 vite burg
Kyrylo Ponomarenko – 8 vite burg
Kostiantyn Biellon – 8 vite burg
Armando Papa – 8 vite burg
Sipas hetimeve të SPAK, grupi i strukturuar kriminal drejtohej nga Gëzim Çelaj dhe Arlind Ismajlukaj, ndërsa 12 pjesëtarët e bandës kanë marrë përsipër organizimin dhe trafikimin në sasi të mëdha të lëndëve narkotike, të paktën në dy raste, në ngjarjen e datës 31 Mars 2023, ku në rrugën nacionale Tiranë-Fushë Krujë është sekuestruar një sasi prej 41 kg lëndë narkotike e llojit heroinë, si dhe në ngjarjen e datës 14 Gusht 2023, ku është tentuar që nëpërmjet detit duke përdorur mjete lundruese të trafikohen sasi të mëdha të lëndëve narkotike, i njohur si operacioni policor “Flakë në det”. -

Operacion në Durrës/ Shisnin drogë pranë gjimnazeve, 12 të arrestuar, mes tyre “koka” e grupit
droga e sekuestruar-arrestimet
DURRËS- Një operacion antidrogë është zhvilluar në qytetin e Durrës, ku 12 persona kanë rënë në pranga, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Në pranga kanë rënë: Fabrizzio Asllanaj (organizatori i grupit), Blerim Oshafi, Aurel Prendi, Elkid Shehu, Taulant Dervishi, Fatmir Canollari, Greg Kamberi, Indrit Hadja, Sulejman Shahaj, Indrit Dakavelli, Mariglen Keçi dhe Vladimir Shehu. Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi B. M., me masë sigurie “Arrest në burg”, dhe vijon puna për kapjen e tij. Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 180 doza kokainë me peshë totale 100 gramë; 620 doza lëndë narkotike marijuanë me peshë totale 1.25 kilogramë; 2 peshore elektronike; 16 telefona celularë; 3 armë të ftohta (thika); 1 përforcues grushti dhe fishekë luftarakë. Nga hetimet ka rezultuar se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes dhe shitjes së lëndëve narkotike në afërsi apo pranë shkollave (gjimnazeve) të qytetit të Durrësit.
Njoftimi:
Durrës / Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Finalizohet operacioni policor i koduar “CLEANING 3”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit.
Vihen në pranga 12 shtetas, ndërmjet tyre edhe organizatori i grupit, dhe vijon puna për kapjen edhe të një shtetasi tjetër, pjesëtar i këtij grupi.
Sekuestrohet kokainë, kanabis, peshore elektronike, municion luftarak, armë të ftohta dhe 16 aparate celular.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, si dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Forcës së Posaçme Operacionale të kësaj Drejtorie, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “CLEANING 3”.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, mbi bazën e informacioneve policore, ka ndjekur me metoda speciale të hetimit procedimin penal nr. 880, i vitit 2025, ku si rezultat i hetimeve në kuadër të operacioneve policore të koduara “CLEANING 1” dhe “CLEANING 2” janë arrestuar disa shtetas për veprën penale “Shpërndarja e lëndëve narkotike”, në afërsi apo pranë shkollave në qytetin e Durrësit.
Në kuadër të këtij procedimi penal, në vijim të hetimeve dhe provave të siguruara, është bërë i mundur zbulimi, identifikimi dhe dokumentimi ligjor i veprimtarisë kriminale të personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Gjatë operacionit, shërbimet policore të DVP Durrës kanë ekzekutuar urdhër-arrestet e lëshuara nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me masë sigurie ”Arrest në burg”, për 12 shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, konkretisht:
F. A., 30 vjeç (i dyshuar si organizator). Në ngarkim të tij janë vendosur gjithashtu veprat penale: “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Kontrabanda me mallra me regjim të ndërmjetëm”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Moslëshimi i kuponit tatimor”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Punësimi i paligjshëm”.
B. O., 32 vjeç; A. P., 24 vjeç; E. Sh., 19 vjeç; T. D., 36 vjeç; F. C., 31 vjeç; G. K., 27 vjeç; I. H., 35 vjeç; S. Sh., 58 vjeç; I. D., 38 vjeç; dhe shtetasit M. K., 29 vjeç, dhe V. Sh., 20 vjeç, në ngarkim të të dyve është vendosur edhe vepra penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi B. M., me masë sigurie “Arrest në burg”, dhe vijon puna për kapjen e tij.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 180 doza kokainë me peshë totale 100 gramë; 620 doza lëndë narkotike marijuanë me peshë totale 1.25 kilogramë; 2 peshore elektronike; 16 telefona celularë; 3 armë të ftohta (thika); 1 përforcues grushti dhe fishekë luftarakë.
Nga hetimet dhe provat e siguruara rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes dhe shitjes së lëndëve narkotike në afërsi apo pranë shkollave (gjimnazeve) të qytetit të Durrësit.
Materialet procedurale, në ngarkim të personave të mësipërm, do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore dhe procedurale. -

Shkatërrohet rrjeti i shpërndarjes së drogës pranë shkollave, 12 të arrestuar në Durrës
Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e tretë të njëpasnjëshëm kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike, goditje që çoi në prangosjen e 12 personave dhe shpalljen në kërkim të një tjetri.
Njoftimi i policisë:Durrës / Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Finalizohet operacioni policor i koduar “CLEANING 3”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit.
Vihen në pranga 12 shtetas, ndërmjet tyre edhe organizatori i grupit, dhe vijon puna për kapjen edhe të një shtetasi tjetër, pjesëtar i këtij grupi.
Sekuestrohet kokainë, kanabis, peshore elektronike, municion luftarak, armë të ftohta dhe 16 aparate celular.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, si dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Forcës së Posaçme Operacionale të kësaj Drejtorie, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “CLEANING 3”.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, mbi bazën e informacioneve policore, ka ndjekur me metoda speciale të hetimit procedimin penal nr. 880, i vitit 2025, ku si rezultat i hetimeve në kuadër të operacioneve policore të koduara “CLEANING 1” dhe “CLEANING 2” janë arrestuar disa shtetas për veprën penale “Shpërndarja e lëndëve narkotike”, në afërsi apo pranë shkollave në qytetin e Durrësit.
Në kuadër të këtij procedimi penal, në vijim të hetimeve dhe provave të siguruara, është bërë i mundur zbulimi, identifikimi dhe dokumentimi ligjor i veprimtarisë kriminale të personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Gjatë operacionit, shërbimet policore të DVP Durrës kanë ekzekutuar urdhër-arrestet e lëshuara nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me masë sigurie ”Arrest në burg”, për 12 shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, konkretisht:
F. A., 30 vjeç (i dyshuar si organizator). Në ngarkim të tij janë vendosur gjithashtu veprat penale: “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Kontrabanda me mallra me regjim të ndërmjetëm”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Moslëshimi i kuponit tatimor”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Punësimi i paligjshëm”.
B. O., 32 vjeç; A. P., 24 vjeç; E. Sh., 19 vjeç; T. D., 36 vjeç; F. C., 31 vjeç; G. K., 27 vjeç; I. H., 35 vjeç; S. Sh., 58 vjeç; I. D., 38 vjeç; dhe shtetasit M. K., 29 vjeç, dhe V. Sh., 20 vjeç, në ngarkim të të dyve është vendosur edhe vepra penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi B. M., me masë sigurie “Arrest në burg”, dhe vijon puna për kapjen e tij.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 180 doza kokainë me peshë totale 100 gramë; 620 doza lëndë narkotike marijuanë me peshë totale 1.25 kilogramë; 2 peshore elektronike; 16 telefona celularë; 3 armë të ftohta (thika); 1 përforcues grushti dhe fishekë luftarakë.
Nga hetimet dhe provat e siguruara rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes dhe shitjes së lëndëve narkotike në afërsi apo pranë shkollave (gjimnazeve) të qytetit të Durrësit.
Materialet procedurale, në ngarkim të personave të mësipërm, do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore dhe procedurale. -

Ishte pjesëtar i grupeve kriminale që trafikonin drogë nga Shqipëria në Europë, ekstradohet nga Italia 39-vjeçari shqiptar
Një 39-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Italia pasi ishte arrestuar si pjesëtar i grupeve kriminale të implikuara në trafikimin e lëndëve narkotike, nga Shqipëria në Europë.
Interpol Tirana bën me dije se shtetasi Emri Hysenaj, 39-vjeç akuzohet se gjatë vitit 2021 ka trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria, në shtete të Europës, për llogari të grupit kriminal në të cilin bënte pjesë.
Në muajin prill të këtij viti për 39-vjeçarin, GjKKO-ja kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Njoftimi i Interpol Tirana:
Ekstradohet nga Italia, një tjetër pjesëtar i grupeve kriminale të implikuara në trafikimin e lëndëve narkotike, nga Shqipëria në Europë.
Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit, me homologët e Interpol Romës, u finalizua procedura për ekstradimin nga Italia, në Shqipëri, të shtetasit shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. H., 39 vjeç.
Në muajin prill, 2025, GjKKO-ja i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
39-vjeçari akuzohet se gjatë vitit 2021, ka trafikuar lëndë narkotike, nga Shqipëria, në shtete të Europës, për llogari të grupit kriminal në të cilin bënte pjesë.Top Channel
-

Interpol Tirana: Ekstradohet nga Italia një shqiptar i kërkuar për trafik droge
Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë.
Sipas policisë, personit me iniciale E.H GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
39-vjeçari akuzohet se gjatë vitit 2021, ka trafikuar lëndë narkotike, nga Shqipëria, në shtete të Europës, për llogari të grupit kriminal në të cilin bënte pjesë.
Njoftimi i plotë: