FOTO ILUSTRUESE
TIRANË- Grupi i strukturuar kriminal që kryente trafikun e drogës nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të BE funksiononte në mënyrë të organizuar nga ‘kokat’ shqiptare, ku sërish del në krye Elvis Doçi (Visi i Pojës), Denis Myftiu dhe Erion Kapidani. Përmes një skeme, jo të panjohur, me autobusa dhe të fshehura në pako, grupi trafikonte lëndën narkotike.
Secili prej anëtarëve kishte një rol të caktuar, organizues, informues dhe transportues, deri sa droga të dërgohej në destinacion. Por, si komunikonin? Ata krijonin një chat grup ku mes bashkëpunëtorëve, ndaheshin detajet. Si fshihej lënda narkotike? E ndarë na disa pako, në formë tulle, disa të emëruara si “Rolex”, “Kristal” apo të tjera si “Di Carta”.
Pjesë nga dosja:
Nga chat-et e regjistruara më 23.12.2022, del qartë sasia e saktë e narkotikëve të transportuar, pra 23 kilogramë heroinë, nga të cilat 21 kg për t’u dorëzuar në provincën e Brescia-s dhe 2 kg në Torino. Atë ditë, VATA Klodian dërgonte një nga shoferët e tij në një parking pranë Durrësit për të takuar një njeri të besuar të TAFILI Denis, i cili do t’i dorëzonte drogën (“i ka 23 (kile, ndr.)… shpresoj që janë të gjitha” – në dysheme të dyfishtë, ndr.); të dhënat përputhen me ato që ka deklaruar më parë VATA, i cili i kishte komunikuar bashkëpunëtorit se kapaciteti maksimal i autobusit ishte 23 ose 25 kilogramë.
Ditën pasuese, TAFILI Indrit informonte vëllain e tij Denis se droga në Itali do të merrej nga LEBA Eduart, i cili do ta shkarkonte në dy vende: një pjesë në Torino dhe një pjesë në Rovato – Palazzolo sull’Oglio (shih chat, faqe 259–260).
TAFILI Denis krijonte më pas një chat grupi për të komunikuar me bashkëpunëtorët detajet, duke përfshirë LEBA Eduart, të cilit i dërgonte një fotografi me adresën ku shoferi i autobusit duhej të dorëzonte lëndën narkotike (“viale Lombardia Carpiolo (BS)”). Dorëzimi do të realizohej më 26.12.2022, rreth orës 13:00. VATA Klodian paraqitej në vendin e takimit duke zbritur nga një autobus me targë shqiptare, me ngjyrë të bardhë. Në chat-in e grupit, TAFILI Denis i shkruante se, sipas udhëzimit të VATA, LEBA para se të mbërrinte në vendin e takimit duhej ta njoftonte që vetë VATA të nxirrte nga fundi i dyfishtë lëndën narkotike (shih chat, faqe 260–270).
Sipas praktikës së zakonshme, pasi misioni u krye, LEBA Eduart dërgonte në SHQEVl Ogert fotot që tregonin lëndën narkotike të marrë, duke konfirmuar se kishte tërhequr 21 kg lëndë narkotike, përkatësisht 10 kg kokainë dhe 11 kg heroinë (“vëlla, i mora, kanë ardhur… janë 21 pako… i kam vendosur në magazinë…”).
Bisedat:
SHQEVl: “Ato me shkrimin ROLEX, janë të bardha!… sa copë janë ROLEX?”LEBA: “10; 6 nga ato janë të tipit të papresuar, 3 si ato të kartonit.”SHQEVl: “Ato që janë të papresuar, shënoji si KRISTAL, janë pako nga 1 kg. Ndërsa ato që janë me tulla janë 6 pako prej rreth 3 kg, të shënuara DI CARTA.”LEBA: “Jo, ato 2 janë Kristal, por pak më të mëdha…”SHQEVl: “Vëlla, sa kg ke marrë gjithsej, vëlla? Janë 21 kg?”LEBA: “21 pako, por me siguri edhe ato në formë tulle janë nga 1 kg.”

