Tag: lelen

  • Leonardo Gashi ‘shkruan’ fundin e dashurisë me Lelen në këngën ‘Ex’!

    Leonardo Gashi ‘shkruan’ fundin e dashurisë me Lelen në këngën ‘Ex’!

    Leonardo Gashi ka rikthyer vëmendjen e publikut me projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “Ex”, i cili është publikuar mbrëmjen e sotme dhe po komentohet gjerësisht në rrjete sociale. Kënga vjen në një moment kur po përflitet për një krizë të mundshme në marrëdhënien e tij me partneren, Lelen, duke bërë që shumë ndjekës ta interpretojnë si një reflektim personal të këngëtarit.
    Teksti i “Ex” është i ngarkuar emocionalisht dhe mbart ndjenja të forta zhgënjimi e nostalgjie. Me vargje si “Sot pi kanë puthjet e mia, sa trona ato që i bane… s’du me dit pse, ma ktheve zi”, Leonardo duket se shpreh dhimbjen e një ndarjeje që ende nuk është shëruar plotësisht. Në refrenin e këngës ai shton: “Dashni un për ty qa kom ni, se di pse ti ma ktheve shumë zi”, duke theksuar tronditjen dhe zhgënjimin nga fundi i lidhjes.
    Fansat kanë reaguar menjëherë në komente, duke ndarë mendime të ndryshme. Disa mendojnë se kënga është thjesht një projekt artistik i frymëzuar nga tema universale e dashurisë, ndërsa të tjerë janë të bindur se bëhet fjalë për një rrëfim personal pas ndarjes me Lelen.
    “Ex” është publikuar në YouTube dhe platformat muzikore, duke u pritur me shumë kuriozitet. Me këtë këngë, Leonardo Gashi duket se ka zgjedhur të shprehë emocionet përmes muzikës, duke treguar një anë më të ndjeshme dhe më të sinqertë të vetes.

  • ‘I uroj suksese në jetë’/ Merr fund miqësia mes dy ish banoreve të ‘Big Brother’

    ‘I uroj suksese në jetë’/ Merr fund miqësia mes dy ish banoreve të ‘Big Brother’

    Pas shumë muajsh hamendësimesh dhe pyetjesh nga fansat, Anisa ka vendosur më në fund të flasë për marrëdhënien e saj me Lelen, me të cilën kishte krijuar një miqësi të fortë gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother”-it dhe edhe pas përfundimit të programit.
    Dy vajzat, shfaqeshin pothuajse gjithmonë bashkë në evente dhe postime në rrjete sociale, ndërsa Anisa kishte udhëtuar madje deri në Itali për ta takuar dhe kaluar kohë me Lelen.
    Megjithatë, me kalimin e muajve, ndjekësit vunë re se diçka kishte ndryshuar. Mungesa e postimeve të përbashkëta, mosndjekjet në rrjetet sociale dhe heshtja e të dyjave ngritën dyshime për një ftohje mes tyre.
    Tani, Anisa e ka konfirmuar publikisht se marrëdhënia nuk është më ajo që ishte dikur.
    “Me Lelen s’qe kom kontakt mo çdo ditë qysh e kemi pas përpara, ajo e ka jetën e vet, shoqnin e vet, e unë ja uroj krejt të mirat edhe shumë suksese në jetë,” – ka shkruar ajo në një përgjigje për ndjekësit në Instagram.

    Ky reagim i shkurtër duket se mbyll një kapitull të rëndësishëm për Anisën, ndërsa publiku që i ka ndjekur me afeksion në ekran, e ka pritur si një konfirmim për fundin e një miqësie të komentuar.