Tag: lëkurës

  • Si të trajtoni plasaritjen e thembrave

    Si të trajtoni plasaritjen e thembrave

    Plasaritja e thembrave është një problem shumë i përhapur që prek mosha të ndryshme.
    Për shumë persona mbetet vetëm një shqetësim ekstetik, ndërsa për të tjerë kthehet në një problem të dhimbshëm.
    Përveç lëkurës së thatë dhe të trashur, plasaritja e thembrave shoqerohet dhe me skuqje, kruarje, inflamacion dhe shkëputje të lëkurës.

    Marrja e masave që në fillim, mund të parandalojë që këto plasaritje të bëhen akoma dhe më serioze, duke shkaktuar gjakosje dhe dhimbje sa herë që ecën.
    Disa nga shkaqet e këtij problem janë: ajri i thatë, mungesa e një kujdesi ndaj këmbëve, një dietë jo e shëndetshme, mosha, qëndrimi për afate të gjata në këmbë dhe ecja me këpucët e gabuara.
    Vaji i ullirit
    Vaji i ullirit është një nga hidratuesit më të mirë të lëkurës.
    Ai është përbërësi kryesor i shumë produkteve të kozmetikës.
    Prandaj dhe nuk është e çuditshme që të jetë në këtë listë.
    Për një rezultat sa më të mirë, AgroËeb.org ju sugjeron që ta përdorni këtë metodë para se të flini që t’i lejoni vejit kohë mjaftueshëm që të përthithet nga lëkura.
    Si fillim zhysni këmbët në ujë me pak sapun dhe lejoni që lëkura të zbutet.
    Më pas me ndihmën e një lime për thembrat, filloni dhe i fërkoni me kujdes.
    Shpëlajini këmbët me ujë të rrjedhshëm dhe thaijini mirë. Aplikoni me duar vajin e ullirit në të gjithë lëkurën e këmbës suaj.
    Mundohuni t’i masazhoni që të ndihmoni në qarkullimin e gjakut.
    Vishni një palë çorape të pastra dhe mbajini gjatë gjithë natës kur të flini.
    Në mëngjes do të shikoni që lëkura juaj do të jetë zbutur
    Limonat
    Përbërja acide e limonit mund të jetë shumë efektive në zbutjen e lëkurës së dëmtuar që çon në plasaritjen e thembrave.
    Mbani këmbët në një enë me ujë të vakët ku keni shtuar lëngun e 3 limonave rreth 10-15 minuta.
    Fërkoni lehtë thembrat tuaja me një limë për këmbët. Shpëlajini me ujë të bollshëm dhe më pas thajini ujin e tepërt.
    Parafina
    Nëse problem i thembrave tuaja është serioz, dhe ndjeni dhimbje kur ecni, parafina është zgjidhja e duhur.
    Trajtimi me parafinë lehtëson dhimbjen dhe gjithashtu e zbut lëkurën e këmbëve duke e rigjeneruar.
    Shkrini një pako me parafinë duke i shtuar dy lugë gjelle me vaj kokosi.
    Kur të jetë ftohur mjaftueshëm. Zhysni këmbët në këtë përbërje, dhe mbajini për 5-10 sekonda, dhe përsëriteni këtë proces derisa të jenë formuar disa shtresa me parafinë në këmbët tuaja.
    Mbuloini këmbët tuaja me plastikën e kuzhinës dhe mbajini ashtu për reth 30 minuta.
    Më pas hiqeni me kujdes parafinën nga lëkura juaj. AgroËeb.org ju sugjeron që ta përsërisni këtë trajtim 1-2 herë në javë.
    Këshillë: Nëse vuani nga diabeti apo keni vena varikoze, nuk duhet ta përdorni këtë trajtim.

  • Plasaritja e thembrave, si t’i trajtojmë me tre mënyra natyrale

    Plasaritja e thembrave, si t’i trajtojmë me tre mënyra natyrale

    Plasaritja e thembrave është një problem shumë i përhapur që prek mosha të ndryshme.Reklama në FieriWeb – “SONDAZH QARKU FIER”

    Për shumë persona mbetet vetëm një shqetësim ekstetik, ndërsa për të tjerë kthehet në një problem të dhimbshëm.

    Përveç lëkurës së thatë dhe të trashur, plasaritja e thembrave shoqerohet dhe me skuqje, kruarje, inflamacion dhe shkëputje të lëkurës.

    Marrja e masave që në fillim, mund të parandalojë që këto plasaritje të bëhen akoma dhe më serioze, duke shkaktuar gjakosje dhe dhimbje sa herë që ecën. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Disa nga shkaqet e këtij problem janë: ajri i thatë, mungesa e një kujdesi ndaj këmbëve, një dietë jo e shëndetshme, mosha, qëndrimi për afate të gjata në këmbë dhe ecja me këpucët e gabuara.

    AgroWeb.org ju liston më poshtë disa mënyra krejt të lehta për t’i bërë dhe në shtëpinë tuaj.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Vaji i ulliritVaji i ullirit është një nga hidratuesit më të mirë të lëkurës.

    Ai është përbërësi kryesor i shumë produkteve të kozmetikës.

    Prandaj dhe nuk është e çuditshme që të jetë në këtë listë.

    Për një rezultat sa më të mirë, AgroWeb.org ju sugjeron që ta përdorni këtë metodë para se të flini që t’i lejoni vejit kohë mjaftueshëm që të përthithet nga lëkura.

    Si fillim zhysni këmbët në ujë me pak sapun dhe lejoni që lëkura të zbutet.Më pas me ndihmën e një lime për thembrat, filloni dhe i fërkoni me kujdes.Shpëlajini këmbët me ujë të rrjedhshëm dhe thaijini mirë.Aplikoni me duar vajin e ullirit në të gjithë lëkurën e këmbës suaj. Mundohuni t’i masazhoni që të ndihmoni në qarkullimin e gjakut.Vishni një palë çorape të pastra dhe mbajini gjatë gjithë natës kur të flini.Në mëngjes do të shikoni që lëkura juaj do të jetë zbutur

    LimonatPërbërja acide e limonit mund të jetë shumë efektive në zbutjen e lëkurës së dëmtuar që çon në plasaritjen e thembrave.

    Mbani këmbët në një enë me ujë të vakët ku keni shtuar lëngun e 3 limonave rreth 10-15 minuta.

    Fërkoni lehtë thembrat tuaja me një limë për këmbët.

    Shpëlajini me ujë të bollshëm dhe më pas thajini ujin e tepërt.

    Parafina

    Nëse problem i thembrave tuaja është serioz, dhe ndjeni dhimbje kur ecni, parafina është zgjidhja e duhur.

    Trajtimi me parafinë lehtëson dhimbjen dhe gjithashtu e zbut lëkurën e këmbëve duke e rigjeneruar.

    Shkrini një pako me parafinë duke i shtuar dy lugë gjelle me vaj kokosi.Kur të jetë ftohur mjaftueshëm. Zhysni këmbët në këtë përbërje, dhe mbajini për 5-10 sekonda, dhe përsëriteni këtë proces derisa të jenë formuar disa shtresa me parafinë në këmbët tuaja.

    Mbuloini këmbët tuaja me plastikën e kuzhinës dhe mbajini ashtu për reth 30 minuta.

    Më pas hiqeni me kujdes parafinën nga lëkura juaj.AgroWeb.org ju sugjeron që ta përsërisni këtë trajtim 1-2 herë në javë.

    Këshillë: Nëse vuani nga diabeti apo keni vena varikoze, nuk duhet ta përdorni këtë trajtim.

  • Këto janë ushqimet që përmbajnë vitaminat kundër plakjes

    Këto janë ushqimet që përmbajnë vitaminat kundër plakjes

    Mirëmbajtja e shëndetit të lëkurës nuk kërkon vetëm aplikimin e kremërave dhe solucioneve të shtrenjta.
    Sekreti i vërtetë i shëndetit të lëkurës shkon përtej sipërfaqes së saj.
    Bëhet fjalë për vitaminat dhe mineralet të cilat mund të merren jo vetëm nëpërmjet ushqimeve por edhe suplementëve.

    Roli i Vitaminave për Shëndetin e Lëkurës
    Vitaminat luajnë një rol thelbësor jo vetëm për shëndetin por edhe për paraqitjen e lëkurës.
    Vitaminat janë një grupim përbërësish organikë të nevojshëm për rritjen dhe zhvillimin e organizmit.
    Disa prej tyre janë të përfshira direkt në rigjenerimin qelizor, prodhimin e kolagjenit, mbrojtjen nga njollat e diellit e të tjerë.
    Suplementët më të Mirë për Lëkurën
    Kolagjeni
    Me kalimin e moshës, niveli i prodhimit të kolagjenit në organizëm nis të bjerë duke shkaktuar rrudha dhe varje të lëkurës.
    Kolagjeni është një nga suplementët më të mira kundër plakjes së lëkurës.
    Ai ndihmon elasticitetin e lëkurës dhe hidratimin e saj.
    Ushqimet e pasura me kolagjen janë frutat dhe perimet e kuqe, arrat, farat e linit, limonët dhe portokallet ashtu si edhe lakra e bardhë dhe avokado.
    Vitamina D
    Vitamina D është e nevojshme kundër psoriazës.
    Ajo i jep lëkurës shkëlqimin e munguar, forcon imunitetin, kockat e të tjerë.
    Ushqimet e pasura me vitaminë D janë qumështi, veza, gjiza pa kripë, salmoni, peshku ton, si dhe kërpudhat.
    Vaji i Peshkut
    Vaji i peshkut është një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega-3 të cilat janë të shëndetshme jo vetëm për zemrën por edhe kundër inflamacionit që shkakton dëme të forta në lëkurë.
    Ky vaj shërben më së miri për pastrimin e lëkurës nga aknet dhe puçrat.
    Lëngu i Kockave
    Ky lëng që përftohet nga zierja disa ditore e kockave dhe palcës së shtazëve është i pasur me minerale dhe kolagjen.
    Kjo proteinë përmirëson elasticitetin e lëkurës por edhe zbut rrudhat.
    Kolagjeni pakëson aknet dhe psoriazën.
    Biotina
    Biotina është pjesë e kompleksit të vitaminave B që treten në ujë.
    Ajo është një ndër vitaminat më të mira për flokët, lëkurën dhe thonjtë.
    Nëse nuk e merrni nga ushqimet, sigurohuni që ta merrni nëpërmjet multivitaminave apo suplementëve.
    Ushqimet e pasura me biotinë janë arrorët, mishi i kuq, peshku, farat e lulediellit, kafja, kastravecat, sallata e gjelbër, spinaqi etj.
    Vitamina A
    Kjo vitaminë është në linjën e parë të mbrojtjes kundër plakjes.
    Ekspertët rekomandojnë aplikimin e kremërave me vitaminë A në vend të konsumit të sasive të mëdha të kësaj vitamine.
    Një gjë e tillë mund të shkaktojë toksicitet dhe të rrisë rrezikun e defekteve në lindje dhe dobësimit të kockave.
    Ushqimet ku mund ta gjeni: Patatet e ëmbla, karrotat, spinaqi, drithërat e pasuruara.
    Multivitaminat
    Shumica e multivitaminave përmbajnë një përzierje të larmishme vitaminash dhe mineralesh.
    Multivitaminat merren në rastet kur ushqyerja është e pamjaftueshme për të përballuar nevojat për vitamina dhe minerale.
    Secili prej përbërësve të multivitaminave janë të nevojshme për lëkurën, elasticitetin e saj dhe hidratimit.
    Vitamina C
    Vitamina C luan rolin e antioksidantit që lufton radikalet e lira dhe zhbën dëmin e shkaktuar nga stresi oksidues.
    Ajo stimulon sintetizimin e kolagjenit kundër rrudhave dhe për një lëkurë të lëmuar.
    Ushqimet ku mund ta gjeni: Specat e kuq, specat jeshilë, kivit, portokallet dhe agrumet, luleshtrydhet, brokoli dhe domatet.
    Vitamina E
    Vitamina E lufton radikalet e lira dhe mbron shëndetin e lëkurës nga dëmet e shkaktuara prej diellit.
    Vitamina E në formë vajore është shumë e mirë edhe për shëndetin e flokëve dhe ndihmon në rritjen e tyre.
    Ushqimet ku mund ta gjeni: Drithërat, farat e lulediellit, bajamet, gjalpi i kikirikut, vajrat vegjetalë.

  • Vitaminat e Nevojshme për Verën

    Vitaminat e Nevojshme për Verën

    Përveç se një regjim ushqimor i shëndetshëm, disa vitamina specifike mund të jenë të dobishme gjatë muajve të nxehtë të verës për një shëndet optimal, thonë ekspertët botërorë të shëndetit. AgroWeb.org liston më poshtë ato më të rëndësishmet.

    Vitamina A

    Siç është vërejtur nga shumë studime, vitamina A ndihmon në formimin dhe mirëmbajtjen e lëkurës, dhëmbëve, indeve skeletore dhe membranave të mukozës të shëndetshme.

    Përfitimi që lëkura merr nga vitamina A është më i rëndësishmi gjatë verës. Kjo sepse ne priremi të kalojmë më shumë kohë jashtë jantë kësaj stine.

    Prandaj është thelbësore të përmirësoni dhe të kujdeseni për shëndetin e lëkurës.

    Edhe pse pjesa më e madhe e njerëzve marrin mjaftueshëm vitaminë A nga ushqimi, mungesa e saj është e rrallë.

    Sidoqoftë, nëse nuk merrni mjaftueshëm, mund të konsideroni marrjen e suplementeve të vitaminës A.

    Vitamina C

    Kjo vitaminë, është një antioksidant që ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi i radikaleve të lira.

    Ndër të tjera, vitamina C gjithashtu forcon sistemin imunitar, i cili mund të dobësohet si rezultat i udhëtimeve të shumta gjatë verës.

    Temperaturat jashtëzakonisht të ngrohta mund të shkaktojnë simptoma të ftohjes dhe gripit, të cilat më së miri shmangen me vitaminën C.

    Vitamina D

    Duket e çuditshme që mund t’ju duhet të rrisni marrjen e vitaminës D gjatë verës, pasi trupi ynë prodhon vetë “vitaminën e diellit” kur lëkura e zhveshur ekspozohet ndaj diellit.

    Por sipas ekspertëve, vitamina D e gjeneruar nga dielli nuk shpërndahet në mënyrë të barabartë.

    Faktorë të tillë si koha e ditës, vendndodhja gjeografike, ndotja e ajrit, mosha, ngjyra e lëkurës dhe përdorimi i kremit të diellit, mund të kufizojnë efektivitetin e saj.

    Nëse nuk po merrni mjaftueshëm vitaminë D nga rrezet e diellit, ngrënia e ushqimeve të fortifikuara me këtë vitaminë dhe marrja e suplementeve të saj, mund të ndihmojë në ngushtimin e hendekut.

    Vitamina E

    Vitamina E i siguron lëkurës tuaj antioksidantë për të eliminuar radikalet e lira të dëmshme dhe për të mbrojtur lëkurën tuaj nga dëmtimet e mëtejshme.

    Kjo vitaminë është gjithashtu e njohur për aftësinë e saj për të nxitur prodhimin e kolagjenit, i cili është thelbësor për ruajtjen e elasticitetit të lëkurës.

    Kjo është pikërisht ajo që lëkura juaj ka nevojë gjatë muajve të nxehtë dhe të thatë të verës.

    Përveç kësaj, vitamina E luan një rol në luftimin e mikrobeve./AgroWeb.org

  • Vitaminat më të Mira Kundër Plakjes së Lëkurës – Ushqimet ku Gjenden

    Vitaminat më të Mira Kundër Plakjes së Lëkurës – Ushqimet ku Gjenden

    Mirëmbajtja e shëndetit të lëkurës nuk kërkon vetëm aplikimin e kremërave dhe solucioneve të shtrenjta.

    Sekreti i vërtetë i shëndetit të lëkurës shkon përtej sipërfaqes së saj.
    Bëhet fjalë për vitaminat dhe mineralet të cilat mund të merren jo vetëm nëpërmjet ushqimeve por edhe suplementëve.
    Roli i Vitaminave për Shëndetin e Lëkurës
    Vitaminat luajnë një rol thelbësor jo vetëm për shëndetin por edhe për paraqitjen e lëkurës.
    Vitaminat janë një grupim përbërësish organikë të nevojshëm për rritjen dhe zhvillimin e organizmit.
    Disa prej tyre janë të përfshira direkt në rigjenerimin qelizor, prodhimin e kolagjenit, mbrojtjen nga njollat e diellit e të tjerë.
    Suplementët më të Mirë për Lëkurën
    Kolagjeni
    Me kalimin e moshës, niveli i prodhimit të kolagjenit në organizëm nis të bjerë duke shkaktuar rrudha dhe varje të lëkurës.
    Kolagjeni është një nga suplementët më të mira kundër plakjes së lëkurës.
    Ai ndihmon elasticitetin e lëkurës dhe hidratimin e saj.
    Ushqimet e pasura me kolagjen janë frutat dhe perimet e kuqe, arrat, farat e linit, limonët dhe portokallet ashtu si edhe lakra e bardhë dhe avokado.
    Vitamina D
    Vitamina D është e nevojshme kundër psoriazës.
    Ajo i jep lëkurës shkëlqimin e munguar, forcon imunitetin, kockat e të tjerë.
    Ushqimet e pasura me vitaminë D janë qumështi, veza, gjiza pa kripë, salmoni, peshku ton, si dhe kërpudhat.
    Vaji i Peshkut
    Vaji i peshkut është një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega-3 të cilat janë të shëndetshme jo vetëm për zemrën por edhe kundër inflamacionit që shkakton dëme të forta në lëkurë.
    Ky vaj shërben më së miri për pastrimin e lëkurës nga aknet dhe puçrat.
    Lëngu i Kockave
    Ky lëng që përftohet nga zierja disa ditore e kockave dhe palcës së shtazëve është i pasur me minerale dhe kolagjen.
    Kjo proteinë përmirëson elasticitetin e lëkurës por edhe zbut rrudhat.
    Kolagjeni pakëson aknet dhe psoriazën.
    Biotina
    Biotina është pjesë e kompleksit të vitaminave B që treten në ujë.
    Ajo është një ndër vitaminat më të mira për flokët, lëkurën dhe thonjtë.
    Nëse nuk e merrni nga ushqimet, sigurohuni që ta merrni nëpërmjet multivitaminave apo suplementëve.
    Ushqimet e pasura me biotinë janë arrorët, mishi i kuq, peshku, farat e lulediellit, kafja, kastravecat, sallata e gjelbër, spinaqi etj.
    Vitamina A
    Kjo vitaminë është në linjën e parë të mbrojtjes kundër plakjes.
    Ekspertët rekomandojnë aplikimin e kremërave me vitaminë A në vend të konsumit të sasive të mëdha të kësaj vitamine.
    Një gjë e tillë mund të shkaktojë toksicitet dhe të rrisë rrezikun e defekteve në lindje dhe dobësimit të kockave.
    Ushqimet ku mund ta gjeni: Patatet e ëmbla, karrotat, spinaqi, drithërat e pasuruara.
    Multivitaminat
    Shumica e multivitaminave përmbajnë një përzierje të larmishme vitaminash dhe mineralesh.
    Multivitaminat merren në rastet kur ushqyerja është e pamjaftueshme për të përballuar nevojat për vitamina dhe minerale.
    Secili prej përbërësve të multivitaminave janë të nevojshme për lëkurën, elasticitetin e saj dhe hidratimit.
    Vitamina C
    Vitamina C luan rolin e antioksidantit që lufton radikalet e lira dhe zhbën dëmin e shkaktuar nga stresi oksidues.
    Ajo stimulon sintetizimin e kolagjenit kundër rrudhave dhe për një lëkurë të lëmuar.
    Ushqimet ku mund ta gjeni: Specat e kuq, specat jeshilë, kivit, portokallet dhe agrumet, luleshtrydhet, brokoli dhe domatet.
    Vitamina E
    Vitamina E lufton radikalet e lira dhe mbron shëndetin e lëkurës nga dëmet e shkaktuara prej diellit.
    Vitamina E në formë vajore është shumë e mirë edhe për shëndetin e flokëve dhe ndihmon në rritjen e tyre.
    Ushqimet ku mund ta gjeni: Drithërat, farat e lulediellit, bajamet, gjalpi i kikirikut, vajrat vegjetalë./AgroWeb.org

  • Për Çfarë Përdoret Vitamina B10 Dhe Dozat e Duhura

    Për Çfarë Përdoret Vitamina B10 Dhe Dozat e Duhura

    Vitamina B10 (PABA) është një përbërës organik që gjendet tek disa ushqime industriale.

    Një herë e një kohë, ky përbërës përfshihej në formulën e kremit mbrojtës kundër djellit, madje shpesh është përdorur edhe për të ngjyrosur flokun e thinjur.
    Ajo konsiderohet pjesë e kompleksit të vitaminave B, ndonëse praktikisht nuk është një vitaminë.
    Trupi e sintetizon këtë përbërës falë baktereve të stomakut dhe më pas e vë në përdorim për prodhimin e folatit ose siç njihet ndryshe vitamina B9.
    Kjo sasi është gjithësesi e pamjaftueshme dhe kjo është arsyeja përse folati rekomandohet edhe si suplement.
    B10-a besohet t’i bëjë mirë lëkurës dhe flokëve kur merret në formën e një suplementi.
    Ajo është një prodhim industrial që shitet në formën e pilulave, pluhurit, ekstraktit dhe pomadave.
    Për Çfarë Përdoret Vitamina B10 Dhe Rreziqet Potenciale
    Përveç mbrojtjes kundër dielli, ky përbërës organik ndihmon për problemet me lëkurën, elasticitetin e saj dhe pigmentimin e lëkurës.
    Sa i përket flokëve, ky përbërës në formën e suplementit , besohet të ndihmojë në eliminimin e problemit të thinjave.
    Ky besim bazohet në studime shumë të hershme ku tregohej se si B10 ndihmonte flokun të kthehej në ngjyrën fillestare.
    Në ditët e sotme, ky përbërës nuk shtohet më në kremërat e djellit dhe rrallë herë mund të gjendet në dyqane kozmetike.
    Ky vendim ka ardhur pas disa pretendimeve  që ky përbërës shkakton reagime alergjike siç janë skuqja dhe kruarja e lëkurës.
    Nga ana tjetër, ekspertët besojnë se ky suplement mund të ndërveprojë negativisht me disa antibiotikë dhe të shkatërrojë efikasitetin e tyre.
    Sipas tyre, gjurmët e këtij përbërësi akumulohen në veshka, që do të thotë se njerëzit me probleme me mëlçinë apo veshkat nuk duhet të marrin kësi suplementësh pa mbikqyrjen e mjekut.
    Sipas ekspertëve, aplikimi në lëkurë i këtij suplementi besohet të jetë i sigurtë por nëse përdorni një produkt kozmetik me përmbajtje B10 dhe keni reagim alergjik, ndërpriteni përdorimin menjëherë./AgroWeb.org

  • Konsumoni ujë me limon? Ja si ndikon në lëkurën tuaj

    Konsumoni ujë me limon? Ja si ndikon në lëkurën tuaj

    Një nga organet e trupit që përfiton veçanërisht nga pirja e ujit me limon është lëkura. Përmbajtja e lartë e limonit me vitaminë C antioksiduese ndihmon në shumë nivele, nga ngadalësimi i plakjes deri te parandalimi i akneve.

    Shikoni në detaje se si uji me limon ndihmon lëkurën tuaj:

    Rrit prodhimin e kolagjenit: Kolagjeni është një proteinë që gjendet në muskuj, kocka dhe lëkurë dhe është përgjegjëse për forcën, elasticitetin dhe rigjenerimin e qelizave të lëkurës. Lëkura e pasur me kolagjen është më e shëndetshme dhe më e fortë. Uji me limon detoksifikon lëkurën, ndërsa vitamina C në limon ndihmon në prodhimin e kolagjenit, i cili është thelbësor për lëkurën.

    Lufton aknet dhe jep shkëlqim: Vitamina C ndihmon në luftimin e akneve dhe problemeve të tjera të lëkurës. Konkretisht, eliminon bakteret përgjegjëse për zhvillimin e akneve tek ata me lëkurë të ndjeshme ose problematike. Limoni gjithashtu ndihmon në detoksifikimin e organeve, duke ju dhënë lëkurë të shëndetshme dhe me shkëlqim.

    Ndihmon funksionin e veshkave: Gjëndrat mbiveshkore janë gjëndrat e vogla që prodhojnë hormone thelbësore si kortizoli, të cilat ndihmojnë në rregullimin e funksioneve si metabolizmi, rregullimi i presionit të gjakut dhe reagimi i trupit ndaj stresit. Lodhja e veshkave mund të shkaktojë lodhje, njollë të lëkurës, sistem të dobët imunitar dhe dhimbje trupi. Mund të ndikojë gjithashtu në rregullimin e sebumit, duke shkaktuar akne. Për të mbajtur gjëndrat mbiveshkore të shëndetshme, konsumoni rregullisht ujë me limon. Hulumtimet kanë treguar se vitamina C forcon sistemin imunitar.

    Mbrojtja nga radikalet e lira: Studimet kanë treguar se një nga vetitë më të rëndësishme të vitaminës C është aktiviteti i saj antioksidant, pra mbrojtja e qelizave nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira. Dëmet nga radikalet e lira mund të shkaktohen nga ushqimet e skuqura, ndotja e ajrit, alkooli, duhani etj. Radikalet e lira përshpejtojnë plakjen e lëkurës, ndërkohë që lidhen me një sërë sëmundjesh, si kanceri, sëmundja e Parkinsonit e shumë të tjera. Fatkeqësisht, radikalet e lira gjenden kudo, nga ushqimi në atmosferë, ndaj është e rëndësishme të merren masa paraprake, si p.sh. pirja e ujit me limon.

  • Shkencëtarët po i kthejnë qelizat e lëkurës në vezë dhe spermatozoide, gjë që mund t’i japë fund infertilitetit

    Shkencëtarët po i kthejnë qelizat e lëkurës në vezë dhe spermatozoide, gjë që mund t’i japë fund infertilitetit

    Shkencëtarët po zhvillojnë metoda të reja për prodhimin masiv të spermës dhe vezëve në laborator, të cilat mund të zgjidhin problemet e infertilitetit për shumë njerëz, por gjithashtu sjellin shqetësime etike dhe kërkojnë një rishikim të ligjeve mbi fertilitetin. Vezët dhe spermatozoidet e krijuara në laborator, të njohura si gamete in-vitro (IVG), mund të bëhen realitet brenda një dekade.

    IVG-të krijohen nga qelizat e lëkurës ose qelizat staminale të ribërë gjenetikisht, duke ofruar mundësi për zgjidhjen e infertilitetit, duke mundësuar që çdo individ të ketë fëmijë biologjikë dhe madje duke hequr kufizimet e moshës për konceptimin. Kjo teknologji hap mundësi për “prindërimin solo,” ku si vezët ashtu edhe spermatozoidet mund të nxirren nga i njëjti individ, duke ngritur shqetësime për sëmundjet gjenetike recesive për shkak të mungesës së diversitetit gjenetik.

    Ndërkohë që prindërimi solo ka të ngjarë të ndalohet, “prindërimi i shumëfishtë,” ku dy çifte kontribuojnë material gjenetik për të krijuar një embrion, mund të merret në konsideratë, pasi ka më pak rreziqe biologjike dhe ka disa precedentë socialë. Disa shqetësime etike përfshijnë mundësinë e një skanimi të gjerë të embrioneve, duke çuar në një formë të eugenikës, dhe mundësinë e shtatzënive me rrezik më të lartë tek nënat më të moshuara.

    Kërkuesit tashmë kanë prodhuar me sukses majmunë të shëndetshëm duke përdorur vezë të krijuara në laborator. Në një studim revolucional të publikuar në revistën Nature në vitin 2023, shkencëtarët në Japoni krijuan vezë funksionale krejtësisht nga qelizat staminale. Këto vezë u fekonduan dhe u implantuan në majmunë femra, duke çuar në lindjen e pasardhësve të shëndetshëm dhe fertilë.

    Po ashtu, ata prodhuan majmunë të shëndetshëm me dy baballarë biologjikë. Ata krijuan vezë nga qelizat e lëkurës së majmunëve mashkullë dhe përdorën këto vezë për të prodhuar pasardhës, duke treguar mundësitë e teknologjisë IVG për të revolucionarizuar mundësitë riprodhuese.

    Ndërsa aplikimi i kësaj teknologjie tek njerëzit ende është në fazën e hetimit, suksesi me majmunët ofron një bazë premtuese për përparime të ardhshme në mjekësinë riprodhuese.

  • Rrudhat nuk Shkaktohen Vetëm Prej Moshës – Cilët Janë Faktorët e Tjerë

    Rrudhat nuk Shkaktohen Vetëm Prej Moshës – Cilët Janë Faktorët e Tjerë

    Qeskat e syve dhe rrudhat perceptohen gjithmonë si probleme që kanë të bëjnë me moshën.

    Në fund të fundit, me kalimin e moshës, lëkura humbet elasticitetin dhe më pas shfaqen rrudhat e mimikës dhe më pas ato të thella.
    Megjithatë, ka raste kur shenjat e lartpërmendura nuk kanë të bëjnë aspak me moshën.
    Ato ndikohen nga faktorë të tjerë mjedisorë dhe të stilit të jetesës.
    Këtu përfshihen: ushqyerja e keqe, mungesa e gjumit dhe stresi kronik.
    Shkaktarë Të Tjerë Rrethanorë Të Rrudhave
    Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org thonë se ndër shkaktarët më të mëdhenj të rrudhave janë: stresi, ndotja mjedisore, dielli dhe mungesa e gjumit.
    Dielli
    Ekspozimi ndaj rrezeve UVA dhe UVB mund të shkaktojë plakje të parakohshme të lëkurës dhe rrudha.
    Mbrojtja e lëkurës ndaj diellit është një hap shumë i rëndësishëm jo vetëm për parandalimin e kancerit të lëkurës por edhe për një paraqitje më rinore.
    AgroWeb.org ju këshillon se kremi kundër diellit duhet të ketë një faktor mbrojtës më të lartë se 30.
    Ndotja Mjedisore
    Ndotja mjedisore mund të ketë një ndikim madhor në rrudhat e fytyrës.
    Kjo ndodh për shkak të radikaleve të lira të cilat pushtojnë lëkurën dhe shkaktojnë dëme të rënda.
    Studimet thonë se gratë që jetojnë në zonat urbane kanë më shumë rrudha dhe njolla në fytyrë se ato që jetojnë në zonat rurale.
    Mungesa e Gjumit
    Gjumi është i rëndësishëm për një lëkurë të lëmuar dhe për bukurinë e jashtme.
    Mungesa e tij prish ekuilibrat e pehashit në lëkurë dhe ndikon në aftësinë hidratuese të qelizave.
    Ekspertët rekomandojnë 6-8 orë gjumë në ditë.
    Stresi
    Ekspertët e AgroWeb.org thonë se stresi rrit nivelet e kortizolit, një hormone i cili pakëson aftësinë e lëkurës për të ruajtur lagështinë.
    Për më tepër, nivelet e larta të sheqerit në gjak dëmtojnë kolagjenin dhe elasticitetin e lëkurës duke nxitur shfaqjen e rrudhave.
    Sheqeri
    Sheqeri i tepërt shkakton plakje të parakohshme të lëkurës.
    Prania e tij ndikon tek ulja e nivelit të kolagjenit dhe elasticitetit të lëkurës.
    Rënia e nivelit të tyre nxit shfaqjen e rrudhave.
    Mimika
    Rrudhja e syve gjatë leximit në kompjuter dhe shprehitë e tjera të fytyrës kontraktojnë muskujt, të cilat nxisin formimin e rrudhave, sidomos në zonën e syve.
    Përdorimi i pipëzës për konsumin e lëngjëve gjithashtu nxit formimin e rrudhave përreth gojës.
    Duhani
    Duhani është një nga shkaqet më të fortë të rrudhave.
    Nikotina ngushton enët e gjakut në lëkurë dhe e bën atë më të brishtë ndaj rrudhave sepse pengon furnizimin e saj me ushqyes të rëndësishëm./AgroWeb.org

  • Pse fillerat nuk duhet të bëhen në një moshë të re

    Pse fillerat nuk duhet të bëhen në një moshë të re

    Fillerat, ose mbushësit, janë një nga procedurat më të njohura estetike për të adresuar shenjat e plakjes dhe për të përmirësuar pamjen e fytyrës. Megjithatë, përdorimi i tyre në moshë të re ka shkaktuar debate. Ja disa arsye pse është e rëndësishme të jeni të kujdesshëm përpara se të vendosni për fillerat në një moshë të re.
    1. Plakja NatyroreNë moshë të re, lëkura është natyralisht më elastike dhe më e mbushur me kolagjen. Përdorimi i fillerave në këtë fazë mund të pengojë procesin natyror të plakjes dhe zhvillimit të lëkurës, duke e bërë atë më të varur nga procedurat estetike në të ardhmen.
    2. Rreziku i Efekteve AnësoreFillerat mund të shkaktojnë efekte anësore si inflamacioni, alergjitë dhe ndjeshmëria e lëkurës. Nëse një person i ri përjeton këto efekte, pasojat mund të jenë më të rënda, duke ndikuar në vetëbesimin dhe shëndetin mendor.
    3. Përputhshmëria me Pamjen NatyroreTë rinjtë shpesh përpiqen të ruajnë një pamje natyrale. Fillerat mund të krijojnë një pamje të tepruar ose të deformuar, duke i bërë individët të duken më të rritur se sa janë. Kjo mund të ndikojë negativisht në vetëbesimin dhe perceptimin e tyre nga të tjerët.

    4. Zhvillimi i LëkurësLëkura e rinjve është akoma në proces zhvillimi. Përdorimi i fillerave mund të ndërhyjë në mënyrën se si lëkura reagon ndaj moshës dhe faktorëve të jashtëm. Ndryshimet natyrore që ndodhin me kalimin e viteve mund të bëhen më të komplikuara për t’u menaxhuar.
    5. Alternativa më Të ShëndetshmeNë vend të fillerave, të rinjtë mund të përqendrohen në kujdesin e lëkurës dhe stilin e jetesës. Ushqimi i shëndetshëm, hidratimi, dhe mbrojtja nga dielli janë faktorë të rëndësishëm që ndihmojnë në ruajtjen e lëkurës së shëndetshme dhe të rinj.
    6. Presioni SocialShumë të rinj ndihen të detyruar të adoptojnë standardet e bukurisë që diktohen nga media sociale. Ky presion mund t’i çojë ata në vendime që nuk janë në interesin e tyre të mirë. Është e rëndësishme të reflektojnë mbi arsyet e vërteta për të kërkuar procedura estetike.
    PërfundimEdhe pse fillerat ofrojnë përfitime të shumta për ata që janë më të rritur, përdorimi i tyre në një moshë të re mund të ketë pasoja të padëshiruara. Është e rëndësishme që të rinjtë të konsultohen me profesionistë dhe të mendojnë mirë për arsyet e tyre para se të bëjnë një vendim të tillë. Kujdesi i lëkurës dhe përqendrimi në shëndetin e përgjithshëm janë alternativa më të mira për t’u ndjerë mirë në lëkurën e tyre.