Tag: lëkurës

  • Si të trajtoni të djegurën nga dielli

    Si të trajtoni të djegurën nga dielli

    Më në fund vera duket sikur ka nisur me të vërtetë. Njerëzit po i gëzohen më shumë plazhit dhe ditëve të nxehta, një gëzim që gjithësesi shoqërohet me rrezikun e djegies nga dielli.

    Të gjithë e kemi provuar atë ndjesinë e përcëllimit të lëkurës dhe dhimbjen e saj edhe qoftë nga një prekje e lehtë.
    Nevoja për një zgjidhje urgjente është e madhe, sidomos për faktin se në shumë raste djegia nga dielli mund të jetë aq e parehatshme sa të ndikojë në aktivitetin tuaj ditor ose në gjumin e natës.

    Në Shqipëri, këshilla e amvisave është gjithmonë kosi, ndjesinë e freskisë të të cilit e kemi provuar të gjithë mbi shpinë. Kosi ama nuk është i vetmi.
    Në këtë artikull do të mësoni se si të shëroni të djegurën nga dielli brenda natës në vetëm dy hapa.
    Si Të Shëroni Të Djegurën Nga Dielli Në Dy Hapa
    Si fillim duhet të lagni një napë me ujë të ftohtë dhe më pas ta spërkasni atë me uthull molle.
    Më pas napën e lagur vendoseni mbi lëkurë duke e fërkuar atë lehtë dhe butë.
    Falë uthullës së mollës do të përjetoni një lehtësim të menjëhershëm që në prekjen e parë.
    Më pas lëkura do të thahet.
    Pas tharjes së lëkurës, mund të përdorni vajin e arrës së kokosit duke e përzier me vaj esencial nenexhiku apo lavande.
    Këto tre përbërës janë thjesht fantastikë për lëkurën.
    Lavanda e ushqen lëkurën ndërsa nenexhiku e qetëson dhe freskon atë.
    Vaji i arrës së kokosit shkon thellë brenda lëkurës dhe jo vetëm e ushqen por e zbut dhe rimëkëmb atë.
    Të nesërmen lëkura juaj do të ndihet dhe do të duket më mirë.
    Vajin e arrës së kokosit mund ta përdorni edhe gjatë ditëve të tjera sepse do të përshpejtojë shërimin e lëkurës nga të djegurat.

  • Si të përdorim të bardhën e vezës për flokët

    Si të përdorim të bardhën e vezës për flokët

    Mirëmbajtja e lëkurës dhe flokut nuk ka përse të kushtojë një tufë me para. Produktet natyrale që njerëzit konsumojnë çdo ditë janë të mira për shëndetin e organizmit por edhe mirëmbajtjen e lëkurës dhe flokëve.

    I tillë është rasti i vezëve, të bardhat e të cilave janë fantastike për shumë trajtime të rëndësishme të bukurisë që mund të bëhen lehtë në shtëpi.
    Vezët janë të mbushura me proteina siç është albumina dhe kolagjeni.

    E bardha përmban dy të tretën e proteinës së vezës së plotë.
    Kjo proteinë është e plotë, që do të thotë se përmban të nëntë amino acidet thelbësore për trupin.
    Këto proteina janë të dobishme jo vetëm për lëkurën por edhe për skalpin e kokës dhe flokët, sidomos atë të yndyrshëm.
    Maskë Flokësh me Vezë dhe Vaj Ulliri
    Përziejini 2 vezë me një lugë gjelle me vaj ulliri dhe rrihini fort me një pirun.
    Aplikojeni masën në flokë dhe mbajeni për 30-45 minuta.
    Maskë për Flokë të Yndyrshëm
    Përzieni të bardhat e dy vezëve me një lugë gjelle me lëng limoni.
    Aplikojeni masën në flokë por jo në pjesën e rrënjëve.
    Mbajeni maskën për 10 minuta.
    Maskë për Mbylljen e Poreve
    Rrihini të bardhat e dy vezëve me një pirun deri sa të formohet shkuma në sipërfaqe.
    Hidhni pak lëng limoni dhe vendoseni maskën në lëkurën e sapolarë.
    Maska duhet aplikuar në zonën e hundës, ballit dhe mjekrës.
    Mbajeni për 10 minuta dhe më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët.
    Maskë Kundër Plakjes
    Përzieni të bardhën e një veze me gjysëm luge çaji me mjaltë.
    Maskën mbajeni në fytyrë për disa minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët.
    Të Bardha Vezësh Kundër Qelizave të Vdekura
    Përzieni të bardhën e një veze me gjysëm luge gjelle me mjaltë dhe pak lëng limoni ( lëngu i nxjerrë me një të shtrydhur të vetme me dorë).
    Shtoni një lugë çaji me sheqer ose kripë.
    Përziejini mirë së bashku dhe aplikojeni në lëkurë me lëvizje rrethore.
    Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët.
    Përveç proteinës, vezët janë shumë të pasura me hekur, vitaminat B dhe selenium që i japin lëkurës një paraqitje rinore por ndihmojnë në ruajtjen e peshës së shëndetshme të trupit.
     

  • Dielli djeg lëkurën pa mëshirë, ja pse nuk duhet te dalësh kurrë pa krem mbrojtës!

    Dielli djeg lëkurën pa mëshirë, ja pse nuk duhet te dalësh kurrë pa krem mbrojtës!

    Me mbërritjen e verës dhe rritjen e temperaturave, kremi i diellit bëhet një aleat i domosdoshëm për shëndetin e lëkurës. Ekspozimi i zgjatur ndaj rrezeve ultraviolet (UV) është një nga shkaktarët kryesorë të plakjes së parakohshme, djegieve të lëkurës dhe rritjes së rrezikut për kancer të lëkurës. Dermatologët këshillojnë përdorimin e përditshëm të kremit mbrojtës me faktor të lartë mbrojtjeje (SPF 30 ose më shumë), veçanërisht gjatë orëve të pikut, nga ora 10:00 deri në 16:00.
    Kremi i diellit nuk është i rëndësishëm vetëm për ditët me diell të fortë në plazh, por edhe kur qielli është me re, pasi rrezet UV depërtojnë edhe përmes reve. Fëmijët, të moshuarit dhe personat me lëkurë të ndjeshme janë veçanërisht të rrezikuar dhe kanë nevojë për mbrojtje të shtuar. Përdorimi i duhur i kremit ndihmon në ruajtjen e elasticitetit dhe lagështisë natyrale të lëkurës, duke shmangur thatësinë dhe irritimet.

    Ekspertët rekomandojnë aplikimin e kremit 20-30 minuta para daljes në diell dhe ripërtritjen çdo 2 orë, sidomos pas notit ose djersitjes. Zgjedhja e një kremi me spektër të gjerë, që mbron nga rrezet UVA dhe UVB, është thelbësore për një mbrojtje të plotë.

    Në një kohë kur dëmtimet nga dielli po bëhen gjithnjë e më të zakonshme, kremi i diellit nuk është më një luks, por një nevojë ditore për këdo që dëshiron të kujdeset për shëndetin dhe pamjen e lëkurës së tij.

  • Ju përgjigjemi pyetjeve më të shpeshta lidhur me mbrojtjen nga dielli

    Ju përgjigjemi pyetjeve më të shpeshta lidhur me mbrojtjen nga dielli

    Le të fillojmë duke ju thënë ( përsëri) gjënë më të rëndësishme: mbrojtja nga dielli është thelbësore gjatë gjithë vitit, jo vetëm në verë. Qoftë me re dhe shi, jeni në plazh në 40 gradë, duhet të aplikoni krem ​​mbrojtës nga dielli. Në qytet, në ishull, për një shëtitje apo thjesht në ballkon, kudo që ju “kap” dielli, kremi mbrojtës është i domosdoshëm, veçanërisht në fytyrë, për ta mbrojtur atë nga rrezet e dëmshme.

    Tani që e sqaruam këtë, le të përqendrohemi te mënyra se si e zgjidhni kremin mbrojtës nga dielli. Mund t’i keni lexuar të gjitha këto etiketa dhe të mos e dini se çfarë nënkuptojnë në të vërtetë. Mos u shqetësoni, ne jemi këtu për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve tuaja.

    UVA kundrejt UVB

    Rrezatimi UVB është përgjegjës për djegiet e lëkurës, ndërsa UVA është përgjegjës për plakjen e lëkurës.

    Në mënyrë specifike, rrezet UVA stimulojnë prodhimin e melaninës në lëkurë, duke na bërë të nxihemi. Megjithatë, duhet të dini se nxirja ndodh për të mbrojtur lëkurën, pasi rrezet UVA janë përgjegjëse për plakjen e parakohshme të lëkurës. Nga ana tjetër, rrezatimi UVB shkakton djegie nga dielli në lëkurë dhe në të ardhmen mund të shkaktojë kancer të lëkurës.

    Indeksi i mbrojtjes SPF

    Faktori i mbrojtjes nga dielli SPF i referohet sasisë së kohës që mund të qëndroni në diell para se të filloni… të digjeni. Pra, SPF i referohet vetëm rrezatimit UVB, përveç nëse është SPF 50. Pra, kur përdorni SPF 30, mund të mos digjeni, por dielli prapë po dëmton lëkurën tuaj.

    Rëndësia e PA++++

    Kjo është një matje që e ka origjinën në Japoni dhe po përdoret gjithnjë e më shumë. Kjo matje ka një shkallë nga PA+ në PA++++ , me numrin e +-ve që tregon se sa e lartë është mbrojtja nga rrezet UVA.

    Çfarë është spektri i gjerë?

    Mbrojtja nga rrezet UVA dhe UVB në të njëjtën kohë quhet spektër i gjerë.

    Jeni të qartë? Themi se po! Tani, jeni që jeni, riaplikoni kremin e diellit.

  • Kjo pije ju freskon trupin, mbron zemrën, lëkurën dhe shkrin kilogramët e tepërt

    Kjo pije ju freskon trupin, mbron zemrën, lëkurën dhe shkrin kilogramët e tepërt

    Ditët në vijim do të karakterizohen nga temperatura deri në 40 gradë Celsius, dhe përveç këshillave tashmë të njohura për të shmangur qëndrimin jashtë në pjesën më me diell të ditës, freskoni dhomat, dilni jashtë, në natyrë, ecni pranë ujërave dhe notoni në lumenj, liqene, dete dhe pishina.

    Fatkeqësisht, faktorët stresues mjedisorë, veçanërisht rrezet e dëmshme UV të diellit, shkaktojnë kancer të lëkurës.
    Disa pretendojnë se ky çaj zvogëlon dobësimin e qelizave në sipërfaqen e lëkurës. Pra, pirja e të paktën dy filxhanëve çaj jeshil në ditë mund t’ju kursejë shumë telashe!

    Rekomandimi i specialistëve të mjekësisë sociale theksohet se, përveç pirjes së ujit, pija më e shëndetshme për trupin është ajo që mund të na ndihmojë të kapërcejmë valën tropikale më lehtë.
    Çaji, përveç ujit, konsiderohej pija më e shëndetshme. Në mjekësinë popullore të pothuajse të gjitha kombeve të botës, ekziston një traditë e trajtimit me bimë dhe çajra.
    Çaji jeshil njihet më së miri për përfitimet e tij për lëkurën. Konkretisht, ai zvogëlon nivelin e sebumit, lufton aknet, shëron dëmtimet e lëkurës nga ekspozimi i tepërt në diell dhe është shumë i mirë për rrathët e errët dhe rrudhat. Në thelb, ai është përgjigjja e të gjitha lutjeve tona.
    Çaji jeshil është më i dobishëm në verë
    Çaji jeshil është pija perfekte hidratuese për verën, sepse përveçse është i shijshëm, përmban edhe shumë lëndë ushqyese.
    Ne kemi nxjerrë në pah 5 arsye pse duhet të pini më shumë çaj jeshil këtë verë.
    1.Kafeina
    Çaji jeshil, megjithëse nuk ka aq shumë kafeinë sa kafeja, do t’ju lejojë ta filloni ditën në mënyrën e duhur. Kafeina nga çaji jeshil vepron për një kohë më të gjatë dhe nuk ka efekt në rritjen e niveleve të stresit.
    Për shkak të veprimit të saj specifik, kafeina nga çaji quhet edhe teinë nga disa njerëz, megjithëse sipas përbërjes së tyre kimike, ato janë plotësisht të barabarta. Kafeina nga çaji është e lidhur me taninet, kështu që çlirohet më ngadalë dhe efekti i saj zgjat më shumë. Kafeina nga kafeja vepron dhe ndalon së vepruari po aq papritur.
    Një filxhan çaj jeshil përmban afërsisht 15-50 mg, varësisht nga lloji i çajit dhe sasia e gjetheve. Sasia e kafeinës në një filxhan kafe është afërsisht 70-135 mg. Realisht, nëse dëshironi më shumë energji dhe “vigjilencë”, çaji është një zgjedhje më e mirë.
    2.Metabolizmi
    Rezultatet e testeve të kryera në kërkime tregojnë se çaji jeshil përshpejton djegien e yndyrnave, domethënë ndikon në metabolizëm. Përbërësi aktiv që ndihmon në humbjen e peshës quhet ECGC.
    Prania e kafeinës gjithashtu ndihmon, duke bërë që pjesë të indit dhjamor të përdoren si energji.
    3.Antioksidantë
    Fatkeqësisht, pothuajse të gjithë njohin dikë ose kanë pasur një përvojë me dikë që ka pasur kancer. Niveli i lartë i antioksidantëve në çaj ndihmon në uljen e rrezikut të qelizave kancerogjene.
    Disa lloje të kancerit që janë studiuar në kërkime përfshijnë kancerin e gjirit, kancerin e prostatës dhe kancerin e zorrës së trashë. Çaji jeshil dihet se mbështet qelizat e shëndetshme në të gjitha moshat e rritjes.
    Përveç parandalimit të shfaqjes së sëmundjeve, antioksidantët nga çaji jeshil ndikojnë në pastrimin e trupit nga radikalet e lira të dëmshme, përmirësojnë pamjen e lëkurës dhe ruajnë vitalitetin.
    4.Relaksimi
    Edhe pse ky fakt bie ndesh me atë që thuhet në pikën 1, çaji jeshil përmban një substancë natyrale të njohur si teaninë, e cila arrin një efekt qetësues.
    Nëse doni të “nxirrni” efektin relaksues nga filxhani juaj i çajit, mos e përgatitni çajin me ujë të valuar, dhe shtoni disa pika limoni të cilat do të ndihmojnë në përthithjen e atyre përbërësve të shëndetshëm nga çaji.
    5.Përfitime të tjera shëndetësore
    Nëse pini çaj jeshil, kjo nuk do të thotë që automatikisht do të bëheni të shëndetshëm dhe imunë ndaj të gjitha sëmundjeve, megjithatë, shkencëtarët kanë zbuluar shumë përfitime shëndetësore duke studiuar përbërjen e tij.

  • Shpëtimi gjatë ditëve të nxehta! Kjo pije ju freskon trupin, mbron zemrën, lëkurën dhe shkrin kilogramët e tepërt

    Shpëtimi gjatë ditëve të nxehta! Kjo pije ju freskon trupin, mbron zemrën, lëkurën dhe shkrin kilogramët e tepërt

    Ditët në vijim do të karakterizohen nga temperatura deri në 40 gradë Celsius, dhe përveç këshillave tashmë të njohura për të shmangur qëndrimin jashtë në pjesën më me diell të ditës, freskoni dhomat, dilni jashtë, në natyrë, ecni pranë ujërave dhe notoni në lumenj, liqene, dete dhe pishina.

    Fatkeqësisht, faktorët stresues mjedisorë, veçanërisht rrezet e dëmshme UV të diellit, shkaktojnë kancer të lëkurës.
    Disa pretendojnë se ky çaj zvogëlon dobësimin e qelizave në sipërfaqen e lëkurës. Pra, pirja e të paktën dy filxhanëve çaj jeshil në ditë mund t’ju kursejë shumë telashe!

    Rekomandimi i specialistëve të mjekësisë sociale theksohet se, përveç pirjes së ujit, pija më e shëndetshme për trupin është ajo që mund të na ndihmojë të kapërcejmë valën tropikale më lehtë.
    Çaji, përveç ujit, konsiderohej pija më e shëndetshme. Në mjekësinë popullore të pothuajse të gjitha kombeve të botës, ekziston një traditë e trajtimit me bimë dhe çajra.
    Çaji jeshil njihet më së miri për përfitimet e tij për lëkurën. Konkretisht, ai zvogëlon nivelin e sebumit, lufton aknet, shëron dëmtimet e lëkurës nga ekspozimi i tepërt në diell dhe është shumë i mirë për rrathët e errët dhe rrudhat. Në thelb, ai është përgjigjja e të gjitha lutjeve tona.
    Çaji jeshil është më i dobishëm në verë
    Çaji jeshil është pija perfekte hidratuese për verën, sepse përveçse është i shijshëm, përmban edhe shumë lëndë ushqyese. Ne kemi nxjerrë në pah 5 arsye pse duhet të pini më shumë çaj jeshil këtë verë.
    Kafeina
    Çaji jeshil, megjithëse nuk ka aq shumë kafeinë sa kafeja, do t’ju lejojë ta filloni ditën në mënyrën e duhur. Kafeina nga çaji jeshil vepron për një kohë më të gjatë dhe nuk ka efekt në rritjen e niveleve të stresit.
    Për shkak të veprimit të saj specifik, kafeina nga çaji quhet edhe teinë nga disa njerëz, megjithëse sipas përbërjes së tyre kimike, ato janë plotësisht të barabarta. Kafeina nga çaji është e lidhur me taninet, kështu që çlirohet më ngadalë dhe efekti i saj zgjat më shumë. Kafeina nga kafeja vepron dhe ndalon së vepruari po aq papritur.
    Një filxhan çaj jeshil përmban afërsisht 15-50 mg, varësisht nga lloji i çajit dhe sasia e gjetheve. Sasia e kafeinës në një filxhan kafe është afërsisht 70-135 mg. Realisht, nëse dëshironi më shumë energji dhe “vigjilencë”, çaji është një zgjedhje më e mirë.
    Metabolizmi
    Rezultatet e testeve të kryera në kërkime tregojnë se çaji jeshil përshpejton djegien e yndyrnave, domethënë ndikon në metabolizëm. Përbërësi aktiv që ndihmon në humbjen e peshës quhet ECGC. Prania e kafeinës gjithashtu ndihmon, duke bërë që pjesë të indit dhjamor të përdoren si energji.
    Antioksidantë
    Fatkeqësisht, pothuajse të gjithë njohin dikë ose kanë pasur një përvojë me dikë që ka pasur kancer. Niveli i lartë i antioksidantëve në çaj ndihmon në uljen e rrezikut të qelizave kancerogjene.
    Disa lloje të kancerit që janë studiuar në kërkime përfshijnë kancerin e gjirit, kancerin e prostatës dhe kancerin e zorrës së trashë. Çaji jeshil dihet se mbështet qelizat e shëndetshme në të gjitha moshat e rritjes. Përveç parandalimit të shfaqjes së sëmundjeve, antioksidantët nga çaji jeshil ndikojnë në pastrimin e trupit nga radikalet e lira të dëmshme, përmirësojnë pamjen e lëkurës dhe ruajnë vitalitetin.
    Relaksimi
    Edhe pse ky fakt bie ndesh me atë që thuhet në pikën 1, çaji jeshil përmban një substancë natyrale të njohur si teaninë, e cila arrin një efekt qetësues. Nëse doni të “nxirrni” efektin relaksues nga filxhani juaj i çajit, mos e përgatitni çajin me ujë të valuar, dhe shtoni disa pika limoni të cilat do të ndihmojnë në përthithjen e atyre përbërësve të shëndetshëm nga çaji.
    Përfitime të tjera shëndetësore
    Nëse pini çaj jeshil, kjo nuk do të thotë që automatikisht do të bëheni të shëndetshëm dhe imunë ndaj të gjitha sëmundjeve, megjithatë, shkencëtarët kanë zbuluar shumë përfitime shëndetësore duke studiuar përbërjen e tij.

  • ALARMI/ Mjeku: Mbi 50 vizita në ditë,  një në 5 pacientë dyshohen me sëmundje tumoriale të lëkurës

    ALARMI/ Mjeku: Mbi 50 vizita në ditë, një në 5 pacientë dyshohen me sëmundje tumoriale të lëkurës

    Numri në rritje i pacientëve të diagnostifikuar me sëmundje të rënda të lëkurës, përfshirë forma tumorale, është kthyer në një shqetësim madhor në Poliklinikën e Fierit. 

    Mjeku dermatolog Ermal Sina ka bërë me dije se mbi 50 persona paraqiten çdo ditë me probleme të lëkurës, kryesisht si pasojë e temperaturave të larta dhe ekspozimit të pambrojtur në diell.

    “Shumica e rasteve janë alergji, infeksione dhe sëmundje tumorale të lëkurës. Shkaktarët kryesorë janë dielli, pishinat dhe ndotja e mjedisit,” – u shpreh Sina.

    Dermatologu thekson se qytetarët, sidomos gjatë sezonit të verës, nuk duhet të mjekohen në mënyrë të gabuar në farmaci, por të drejtohen te specialistët, pasi çdo problem i lëkurës ka nevojë për diagnozë të saktë dhe trajtim të specializuar.

    Një tjetër shqetësim janë edhe zonat naftëmbajtëse të Fierit, ku ndotja ka rritur ndjeshëm rastet me sëmundje të rënda dermatologjike.

    “Nëse një nishan ndryshon ngjyrë apo formë, është një sinjal i qartë për t’u paraqitur menjëherë te mjeku,” – apelon Sina.

    Në fund, mjeku këshillon të shmanget ekspozimi në orët e pikut dhe të përdoren produkte mbrojtëse për lëkurën, për të parandaluar dëmtimet serioze.

  • Tre trajtime me të bardhë vezësh për një lëkurë të shëndetshme

    Tre trajtime me të bardhë vezësh për një lëkurë të shëndetshme

    Një nga gjërat që shumica e njerëzve harrojnë të përfshijnë në rutinën e tyre është kujdesi për lëkurën.

    Nga dielli e vapa përvëluese kalojmë tek i ftohti, të gjitha këto ndryshime kanë ndikimin e tyre tek shëndeti i lëkurës.
    Si çdo organ në trupin tuaj, edhe lëkura kërkon ushqyesit e nevojshëm që të kryejë siç duhet funksionin e saj. Duke nisur nga aknet e deri tek problemet më serioze si ekzema apo psoriaza, e kanë fillimin tek kujdesi ndaj lëkurës.

    Një nga ushqyesit më të mirë natyral për lëkurën gjendet në frigoriferin tuaj. E bardha e vezës përmban rreth 4g proteina dhe plot vitamina dhe minerale si kalciumi, magnezi, dhe folate. Të gjithë këto ushqyes pasurojnë me vlera çdo tip lëkure.
    Nga trajtimi i rrudhave e deri tek poret e zmadhuara, e bardha e vezës është zgjidhja perfekte.
    Për lëkurë të yndyrshme1 e bardhë vezeGjysmë limoni i shtrydhur1 lugë çaji me mjaltëPërzjejini të gjithë përbërësit në një tas dhe lyeni fytyrën tuaj. Lëreni maskën të thahet në lëkurë për 15-20 minuta dhe më pas laheni me ujë të vakët.
    Lëngu i limonit do të balancojë prodhimin e yndyrës e ndërsa aftësitë antibakteriale të mjaltit qetësojnë aknet.
    Trajtimi Pastrues1 e bardhë veze1 lugë gjelle me sheqer2 lugë çaji me niseshteBashkojini përbërësit dhe lyeni fytyrën tuaj. Lëreni maskën për 15-20 minuta sa të thahet plotësisht.
    Më pas hiqeni ngadalë me duar. Shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët. E bardha e vezës do të tërheqë lëkurën duke i dhënë asaj një pamje më të re.
    Sheqeri, nga ana tjetër, do të pastrojë poret nga papastërtitë e mbledhura gjatë ditës. Pasi të hiqni maskën lyejeni fytyrën me aloe vera.
    Trajtimi qetësues1 e bardhë veze1 lugë çaji me xhel aloe vera1 lugë çaji me çaji kamomiliBashkojini që të gjithë përbërësit dhe lyeni fytyrën me masën e formuar.
    Lëreni të thahet plotësisht për 20 minuta e më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë.
    Xheli i aloe verës dhe çaji i kamomilit do të qetësojë inflamacionet dhe skuqjen e lëkurës.

  • Ndërsa ti fle, këto insekte bëjnë festë në fytyrën tënde

    Ndërsa ti fle, këto insekte bëjnë festë në fytyrën tënde

    Në fund të çdo dite, ndërsa bie në gjumë dhe mendon se më në fund je vetëm me mendimet e tua, realiteti biologjik është pak më ndryshe, në të vërtetë, nuk je kurrë plotësisht vetëm. Në sipërfaqen e lëkurës tënde, duke zvarritur të padukshme e të heshtura, jetojnë dhjetëra krijesa mikroskopike me tetë këmbë, të quajtura marimangat Demodex.

    Këta jovertebrorë të vegjël janë banorë të përhershëm të lëkurës njerëzore, sidomos në fytyrë, dhe përkundër faktit që nuk mund t’i shohësh apo ndjesh, ato janë aty, duke jetuar në thellësi të poreve dhe folikulave të qimeve. Me një gjatësi nga 0.15 deri në 0.4 milimetra, këto krijesa të padukshme ushqehen me yndyrën natyrale të lëkurës, e njohur si sebum.

    “Ndërsa ne flemë, ato dalin jashtë poreve dhe janë shumë të lumtura, çiftëzohen, vizitojnë njëra-tjetrën, dhe ecin lart e poshtë nëpër fytyrat tona,” thotë Alejandra Perotti, profesoreshë e biologjisë së jovertebrorëve në Universitetin e Reading në Angli. “Në momentin që zgjohemi, ato kthehen menjëherë brenda.”

    Në vend që të na trembin, Perotti thekson se këto krijesa nuk janë armiqtë tanë. Përkundrazi, shumica e njerëzve nuk janë as të vetëdijshëm për praninë e tyre, dhe kjo është në rregull. Në fakt, Demodex ndihmojnë në pastrimin e papastërtive dhe tepricës së yndyrës nga poret tona. Ne, në këmbim, u ofrojmë një shtëpi të rehatshme dhe, për ironi, edhe hormonin tonë të gjumit, melatoninën, që për marimangat shërben si energji jetike.

    Dita është armiku i tyre. Ashtu si vampirët, Demodex janë të ndjeshme ndaj rrezeve ultraviolet, të cilat mund të dëmtojnë ADN-në e tyre. Prandaj, qëndrojnë të fshehura gjatë ditës dhe dalin vetëm natën, kur lëkura është më e qetë, e lëshuar, dhe gati për vizitat e tyre mikroskopike.

    Një centimetër katror i lëkurës së fytyrës mund të strehojë deri në pesë marimanga, dhe kjo është vetëm në pamje të jashtme. Brenda poreve, numri mund të jetë edhe më i lartë.

    Për shumicën e njerëzve, marimangat janë të padëmshme. Por në raste të caktuara, sidomos kur sistemi imunitar dobësohet, ato mund të shumëzohen në mënyrë të pakontrolluar, duke shkaktuar një gjendje të njohur si demodikozë.

    Kjo mund të manifestohet përmes problemeve të lëkurës si rosacea, akne, skuqje, thatësi dhe acarim në zonat me prodhim të lartë të yndyrës, fytyra, balli, qepallat dhe rreth hundës.

    Sipas Dr. Richard Locksley nga Universiteti i Kalifornisë, individët më të rrezikuar janë të moshuarit dhe ata që i nënshtrohen kimioterapisë, pasi mbrojtja imunitare e tyre është më e ulët. Ai thotë se ende nuk është e qartë pse disa njerëz reagojnë me inflamacion ndaj Demodex-it, ndërsa të tjerët bashkëjetojnë pa probleme. Por ekziston një teori që sugjeron se zhvendosja e njerëzimit në ambiente më sterile dhe ndryshimet në sistemin imunitar mund të kenë ndikuar.

    Diagnoza nuk është gjithmonë e lehtë. Dermatologët zakonisht përdorin shirita ngjitës për të marrë mostra nga lëkura ose e kruajnë lehtësisht atë, për ta analizuar nën mikroskop. Nëse keni infeksione të përsëritura në qepalla ose ndjesi kruarje e thatësie në sy, një optometrist mund të vërejë mbetje të vezëve të Demodex-it rreth qerpikëve, një shenjë e qartë e pranisë së tyre.

    Në raste të tilla, trajtimi përfshin përdorimin e ivermektinës në formë topike ose orale, ndërsa për inflamacionin në sy, janë zhvilluar edhe pika speciale që janë miratuar së fundmi nga FDA në SHBA.

    Sipas ekspertëve, për shumicën e njerëzve të shëndetshëm, nuk ka arsye për panik. Gjëja më e rëndësishme është të mbani një rutinë të mirë higjiene, sidomos para gjumit. Pastroni fytyrën me një larës të butë, shmangni mbajtjen e grimit gjatë natës dhe kujdesuni për pastërtinë e qerpikëve. Nëse keni lëkurë të prirur ndaj akneve, përdorimi i një retinoidi një ose dy herë në javë mund të ndihmojë në ruajtjen e balancës së yndyrës.

    Gjumi i mirë luan gjithashtu rol të rëndësishëm. Mungesa e tij mund të rrisë prodhimin e sebumit, duke krijuar kushte ideale për mbipopullim të Demodex-it.

    Studimet e fundit sugjerojnë se marimangat Demodex mund të jenë në rrugën e zhdukjes. Sipas Alejandra Perotti, këto krijesa po përjetojnë një ‘vdekje evolucionare afatgjatë’. Meqë jetojnë në një habitat të mbrojtur, pa grabitqarë apo kërcënime të jashtme, ato nuk përballen me presione selektive që t’i detyrojnë të evoluojnë. Kjo çon në humbje të gjeneve me kalimin e kohës, një fenomen i njohur si erozion i gjenomit.

    Këto marimanga, që kalohen nga nëna tek foshnja menjëherë pas lindjes, kanë shumë pak diversitet gjenetik. Meqë shumica e popullatave janë të ngushta brenda familjeve njerëzore, zhdukja e tyre mund të jetë vetëm çështje kohe. Por, sipas Perotti-t, nuk duhet të nxitojmë ta konsiderojmë këtë një fitore.

    “Ka pasur shumë paragjykime ndaj marimangave ndër vite,” thotë ajo. “Por në shumë raste, nuk janë ato problemi, është sistemi ynë imunitar që dështon. Në vend që t’i shohim si kërcënim, ndoshta është koha t’i pranojmë si shoqërues të heshtur, por të dobishëm.”

    Në një botë gjithnjë e më sterile dhe të kontrolluar, këto krijesa të padukshme mbeten një kujtesë e gjallë se natyra jeton mbi ne, brenda nesh,  dhe në shumë mënyra, falë tyre, lëkura jonë merr frymë më mirë, edhe kur ne jemi në gjumë. Syri.net-CNN

  • Kanceri i lëkurës shfaqet ndryshe te burrat dhe gratë – ja pse duhet ta dini këtë

    Kanceri i lëkurës shfaqet ndryshe te burrat dhe gratë – ja pse duhet ta dini këtë

    Zonat e trupit ku ka më shumë gjasa të zhvillohet kanceri i lëkurës ndryshojnë mes burrave dhe grave, sipas një studimi të ri, të kryer nga “Qendra e Studimit të Kancerit” në Mbretërinë e Bashkuar

    Katër nga dhjetë raste të melanomës (një ndër rastet më të zakonshme të kancerit të lëkurës) te burrat u gjendën në pjesën e gjoksit, shpinë, kraharor dhe bark. Ndërkohë, 35% e rasteve të melanomës te gratë ndodhnin në gjymtyrët e poshtme, nga ijët deri te këmbët.

    Mjekët supozojnë se këto ndryshime lidhen me kujdesin ndaj rrezeve ultravjollcë. Burrat janë më të prirur të zbulojnë pjesën e sipërme të trupit, ndërsa gratë ekspozojnë këmbët gjatë ditëve me shumë diell. Studimi zbuloi se 87% e rasteve të prekjes nga kanceri i lëkurës vijnë nga ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve ultravjollcë.
     

    Gjatë vitit të kaluar, në Mbretërinë e Bashkuar, rastet me kancer në lëkurë arritën në një rekord historik, me një rritje prej 25% të diagnozave të reja.

    Ndërkohë, Michelle Mitchell, drejtoresha ekzekutive e Qendrës të Studimeve për Kancerin, rikujton se nëse vini re një nishan që ka ndryshuar pamje, formë, ngjyrë apo përmasa, të kontaktoni me mjekun.

    “Nëse vini re ndonjë ndryshim në lëkurën tuaj – si një nishan i ri, që ka ndryshuar në madhësi, formë ose ngjyrë, apo ndonjë pjesë e lëkurës që duket ndryshe – mos e injoroni, flisni me mjekun tuaj të familjes. Diagnoza e hershme është çelësi dhe mund të bëjë gjithë ndryshimin.”

    Gjithashtu, Fiona Osgun, drejtoreshë e informacionit në të njëjtën qendër, u shpreh:

    “Me afrimin e motit të ngrohtë, është shumë e rëndësishme të kujdesemi për veten në diell. Djegia nga dielli edhe vetëm një herë çdo disa vite mund të trefishojë rrezikun për t’u prekur nga melanoma, krahasuar me ata që nuk janë djegur kurrë. Dhe nuk janë vetëm ditët me diell që paraqesin rrezik – rrezet UV mund të jenë të forta mjaftueshëm për të dëmtuar lëkurën”.

    Kanceri i lëkurës është një lloj i zakonshëm i kancerit, por në shumicën e rasteve është i parandalueshëm. Të kuptosh se çfarë e shkakton, mund të ndihmojë si një masë e rëndësishme parandaluese.

    Çfarë është kanceri i lëkurës?

    Kur ADN-ja dëmtohet, mund të shkaktojë anomali në qeliza. Si rezultat, këto qeliza nuk vdesin siç duhet. Në vend të kësaj, ato vazhdojnë të rriten dhe të ndahen, duke krijuar gjithnjë e më shumë qeliza anormale.

    Këto qeliza me mutacion janë në gjendje të shmangin sistemin imunitar dhe përfundimisht të përhapen në të gjithë trupin. Kur ky dëmtim i ADN-së fillon te qelizat e lëkurës, shfaqet kanceri i lëkurës.

    Llojet e kancerit të lëkurës përfshijnë:

    ▪ karcinoma e qelizave bazale
    ▪ karcinoma e qelizave skuamoze
    ▪ melanoma

    Shumica e kancerit të lëkurës ndodh te qelizat bazale dhe skuamoze dhe janë lloje të shërueshme dhe të trajtueshme nëse diagnostikohen herët. melanoma është më serioze.

    Çfarë e shkakton kancerin e lëkurës?

    1. Ekspozimi në diell: Shkaku numër 1 i kancerit të lëkurës është rrezatimi ultraviolet (UV) që vjen nga dielli. Duhet të mbani mend që:

    ▪ 80% e ekspozimit në diell ndodh para se të mbushni 18 vjeç.
    ▪ Ekspozimi në dimër është po aq i rrezikshëm sa ekspozimi në verë.
    ▪ Djegiet e mëdha nga dielli para moshës 18-vjeçare mund të shkaktojnë melanoma më vonë.

    Ju mund të ulni ekspozimin në diell duke:

    ▪ Përdorur krem dielli ose krem mbrojtës me SPF 30, minimumi.
    ▪ Veshur rroba mbuluese kur jeni në diell.
    ▪ Qëndruar në hije, veçanërisht midis orës 10 të mëngjesit deri në 15:00.
    ▪ Mbajtur kapele kur jeni jashtë.

    2. Pajisjet nxirëse: Rrezet UV mund të dëmtojnë lëkurën, pa marrë parasysh se nga vijnë. Pajisjet nxirëse nuk janë më të sigurta se qëndrimi në diell dhe nuk e përgatisin lëkurën për rreziqet.

    3. Ndryshimet gjenetike: Mutacionet gjenetike mund të trashëgohen ose të fitohen gjatë jetës.

    4. Shkaqe më pak të zakonshme:

    ▪ Ekspozimi i përsëritur ndaj rrezeve X ose skanimeve CT
    ▪ Shenja për shkak të djegies ose sëmundjes
    ▪ Ekspozimi ndaj kimikateve të caktuara, të tilla si arseniku

    Çfarë nuk shkakton kancer në lëkurë?

    1. Tatuazhet: Nuk ka asnjë provë që tatuazhet shkaktojnë kancer të lëkurës. Sidoqoftë, është e vërtetë që tatuazhet mund ta bëjnë më të vështirë dallimin e hershëm të kancerit të lëkurës. Është më mirë të shmangni tatuazhin mbi një nishan ose një vend tjetër që mund të jetë shqetësues.

    2. Kremi kundër diellit

    3. Produkte kozmetike dhe ato të kujdesit të lëkurës: Nëse keni shqetësime në lidhje me një produkt që po përdorni, kontrolloni përbërësit dhe këshillohuni me një dermatolog, citon Anabel.

    Kush rrezikohet më shumë nga kanceri i lëkurës?

    ▪ Ata kanë lëkurë çelët ose me quka
    ▪ Ata që kanë patur djegie të rëndë
    ▪ Ata që janë ekspozuar shumë gjatë në diell
    ▪ Njerëzit me nishane, sidomos ato anormale
    ▪ Ata që kanë histori familjare me kancerin e lëkurës
    ▪ Njerëzit me sistem imunitar të dobët
    ▪ Ata që janë ekspozuar ndaj arsenikut dhe kimikateve të tjera