Tag: lëkurës

  • Sa herë në ditë duhet të bëjmë dush gjatë verës?

    Sa herë në ditë duhet të bëjmë dush gjatë verës?

    Temperaturat e larta të verës janë shpesh të lodhshme për trupin. Djersitja, lodhja dhe ndjesia e vapës bëjnë që dushi të duket si shpëtim i përkryer për të rifituar freskinë dhe rehatinë.

    Por kur vjen puna te higjiena personale, lind një pyetje e natyrshme: sa shpesh duhet të bëjmë dush në verë?

    Shumë njerëz lahen çdo ditë, madje disa edhe disa herë në ditë, por sipas ekspertëve dermatologë, dushi i përditshëm mund të jetë i tepruar dhe ndonjëherë edhe i dëmshëm.

    Pse dushi i shpeshtë nuk është gjithmonë i mirë?

    Lëkura ka një shtresë natyrale vajrash mbrojtës që ruajnë lagështinë dhe pengojnë acarimin. Dushët e shpeshtë, veçanërisht me ujë të nxehtë ose produkte agresive, mund ta përthajnë lëkurën dhe të prishin këtë baraspeshë delikate.

    Në muajt e nxehtë, frekuenca e dushit duhet të përshtatet me:

    Kushtet klimatike – nëse jeni në një zonë me lagështi të lartë, trupi thith më shumë papastërti dhe djersë.

    Aktivitetin fizik – pas ushtrimeve ose punës fizike intensive, dushi është i nevojshëm për të larguar toksinat.

    Llojin e lëkurës – lëkura e ndjeshme apo e thatë ka nevojë për kujdes të veçantë dhe më pak larje.

    Rekomandimi Ideal: dy dushë në ditë

    Ekspertët rekomandojnë që gjatë verës të bëhen dy dushë në ditë:

    Në mëngjes, për të nisur ditën i freskët dhe për të larguar djersën e natës.

    Në mbrëmje, për të hequr pluhurin, djersën dhe ndotjen e grumbulluar gjatë ditës – duke përmirësuar edhe cilësinë e gjumit.

    Por kujdes! Dushi nuk duhet të zgjasë më shumë se 10 minuta. Uji i vakët është më i këshillueshëm, sepse ndihmon në ruajtjen e lagështisë natyrale të lëkurës dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.

    Këshilla Shtesë Për Kujdesin e Lëkurës

    Mos e fërkoni lëkurën fort me peshqir, por thajeni me delikatesë për të shmangur irritimin.

    Shmangni përdorimin e leckave antibakteriale, të cilat mund të dëmtojnë mikrobiomën natyrale të lëkurës

  • Sa herë në ditë duhet të bëjmë dush gjatë verës

    Sa herë në ditë duhet të bëjmë dush gjatë verës

    Temperaturat e larta të verës janë shpesh të lodhshme për trupin. Djersitja, lodhja dhe ndjesia e vapës bëjnë që dushi të duket si shpëtim i përkryer për të rifituar freskinë dhe rehatinë.

    Por kur vjen puna te higjiena personale, lind një pyetje e natyrshme: sa shpesh duhet të bëjmë dush në verë?
    Shumë njerëz lahen çdo ditë, madje disa edhe disa herë në ditë, por sipas ekspertëve dermatologë, dushi i përditshëm mund të jetë i tepruar dhe ndonjëherë edhe i dëmshëm.

    Pse Dushi i Shpeshtë Nuk Është Gjithmonë i Mirë?
    Lëkura ka një shtresë natyrale vajrash mbrojtës që ruajnë lagështinë dhe pengojnë acarimin. Dushët e shpeshtë, veçanërisht me ujë të nxehtë ose produkte agresive, mund ta përthajnë lëkurën dhe të prishin këtë baraspeshë delikate.
    Çfarë Thonë Dermatologët?
    Në muajt e nxehtë, frekuenca e dushit duhet të përshtatet me:
    Kushtet klimatike – nëse jeni në një zonë me lagështi të lartë, trupi thith më shumë papastërti dhe djersë.
    Aktivitetin fizik – pas ushtrimeve ose punës fizike intensive, dushi është i nevojshëm për të larguar toksinat.
    Llojin e lëkurës – lëkura e ndjeshme apo e thatë ka nevojë për kujdes të veçantë dhe më pak larje.
    Rekomandimi Ideal: Dy Dushë Në Ditë
    Ekspertët rekomandojnë që gjatë verës të bëhen dy dushë në ditë:
    Në mëngjes, për të nisur ditën i freskët dhe për të larguar djersën e natës.
    Në mbrëmje, për të hequr pluhurin, djersën dhe ndotjen e grumbulluar gjatë ditës – duke përmirësuar edhe cilësinë e gjumit.
    Por kujdes! Dushi nuk duhet të zgjasë më shumë se 10 minuta. Uji i vakët është më i këshillueshëm, sepse ndihmon në ruajtjen e lagështisë natyrale të lëkurës dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.
    Këshilla Shtesë Për Kujdesin e Lëkurës
    Mos e fërkoni lëkurën fort me peshqir, por thajeni me delikatesë për të shmangur irritimin.
    Shmangni përdorimin e leckave antibakteriale, të cilat mund të dëmtojnë mikrobiomën natyrale të lëkurës.

  • Djegia nga dielli, dermatologia tregon se çfarë duhet të bëni për kujdesin e lëkurës

    Djegia nga dielli, dermatologia tregon se çfarë duhet të bëni për kujdesin e lëkurës

    Djegia nga dielli është një problem i përhapur që mund të shkaktojë dëmtime serioze në lëkurë, ndaj kujdesi i duhur është thelbësor.
    Në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, dermatologia Dorina Harjo shpjegoi rëndësinë e parandalimit të djegies nga dielli.
    Ajo ndau gjithashtu me publikun disa këshilla praktike për trajtimin e lëkurës në rast se ajo digjet.
    Dermatologia theksoi përdorimin e kremit mbrojtës si masën më të mirë parandaluese dhe dha disa sqarime të rëndësishme mbi efektet afatshkurtra dhe afatgjata që djegia e përsëritur mund të shkaktojë, duke përfshirë rrezikun e plakjes së parakohshme dhe kancerit të lëkurës.
    Dorina Harjo: Idealja është që evitohet djegia nga dielli, prandaj edhe ne mjekët rekomandojmë që të aplikohet kremi dielli. Normalisht që diellin do e shikosh dhe vitaminën D do e sintetizosh, por kjo nuk do të thotë që duhet të digjesh. Idealja është që ta parandalosh prandaj dhe ne rekomandojmë aplikimin e kremit të diellit, sidomos në plazh dy orë rregullisht.
    Megjithatë nëse ndodh që të digjesh duhet që të ndjekësh disa këshilla, nëse djegia është e lehtë duhet me patjetër që trupi të mbahet i freskët të bëhen kompresa me ujë të ftohtë, jo akull, sepse akulli mund ta djegë lëkurën akoma më shumë. Në rastet se ndjejmë që kemi temperaturë duhet që me patjetër të pish një qetësues. Në rastet se ka shenja akoma më të shprehura, dehidrimi, marrje mendsh ose të vjella duhet me patjetër që të paraqiten tek mjeku.
    Aldo: Si kanë mundësi që nga të gjitha gjërat që ka trupi i njeriut, lëkura nuk ka memorie?
    Dorina Harjo: Memorien e ka lëkura, nëse ti digjesh ai dëmi bëhet, dëmtohet në një nivel qelizor dhe lëkura e memorizon shumë mirë atë, e akumulon dëmin dhe nëse ai bëhet në mënyrë të përsëritur, atëherë ke këto efektet anësore afatshkurtra si djegien, skuqen dhe rrjepjen e lëkurës. Ka pastaj dhe efekte anësore afatgjata, të cilat janë akoma edhe më të rrezikshme, qoftë për plakjen e lëkurës që mund të shfaqet me një lëkurë të rrudhur dhe më keq pastaj është edhe kanceri i lëkurës, që mund të çojë deri në kërcënimin e jetës./tvklan

  • Cili është ndryshimi midis SPF 30 dhe SPF 50? Ekspertët tregojnë “sekretet” rreth kremit të ​​diellit

    Cili është ndryshimi midis SPF 30 dhe SPF 50? Ekspertët tregojnë “sekretet” rreth kremit të ​​diellit

    Dielli na ofron dritë, ngrohtësi dhe jetë, por rrezet e tij ultravjollcë mund të shkaktojnë dëme serioze në lëkurë. Ndaj, mbrojtja nga dielli është thelbësore – dhe një nga mënyrat më efektive për ta bërë këtë është përdorimi i produkteve me SPF (Sun Protection Factor).

    Çfarë është SPF dhe pse ka rëndësi?SPF është një tregues se sa mirë një krem dielli mbron lëkurën nga rrezet UVB – ato që shkaktojnë djegie dhe rrisin rrezikun për kancer të lëkurës. Sipas dermatologes Dr. Heather Rogers, përdorimi i kremit me SPF ndihmon gjithashtu në parandalimin e plakjes së parakohshme të lëkurës.
    Por, siç theksojnë ekspertët, shumë njerëz nuk e aplikojnë siç duhet. “Vetëm pesë djegie nga dielli mund të dyfishojnë rrezikun për melanomë,” thonë Dr. Matthew Block dhe Dr. Tina Hieken, onkologë të specializuar në kancerin e lëkurës.

    Cili është ndryshimi midis SPF 30 dhe SPF 50?SPF 30 është niveli minimal i rekomanduar nga Akademia Amerikane e Dermatologjisë dhe NHS në Britani. Ai bllokon rreth 97% të rrezeve UVB, ndërsa SPF 50 bllokon rreth 98%. Edhe pse diferenca mund të duket e vogël, nivelet më të larta SPF ndihmojnë në kompensimin e aplikimeve jo të plota, pasi shumica e njerëzve vendosin më pak krem se ç’duhet.
    SPF nuk lidhet vetëm me kohën, por me ekspoziminSipas FDA-së amerikane, SPF nuk mat kohën që mund të qëndroni në diell, por sasinë e ekspozimit ndaj rrezeve. Kjo varet nga faktorë si ora e ditës (ekspozimi është më i lartë në mesditë), vendndodhja gjeografike dhe lloji i lëkurës.
    Rrezet UVA vs. UVB: Të dyja janë të dëmshmeUVB janë rrezet që djegin dhe lidhen drejtpërdrejt me kancerin e lëkurës.
    UVA përbëjnë rreth 95% të rrezeve UV që arrijnë në Tokë, depërtojnë thellë në lëkurë dhe shkaktojnë rrudha dhe plakje të hershme.
    Për mbrojtje të plotë, zgjidhni një krem dielli me spektër të gjerë, që mbron nga të dy llojet e rrezeve.
    Kimik apo mineral: Cilin duhet të zgjidhni?Kremrat kimikë përmbajnë përbërës që përthithen në lëkurë dhe neutralizojnë rrezet UV përmes një reaksioni kimik.
    Kremrat mineralë (ose fizikë) qëndrojnë në sipërfaqen e lëkurës dhe reflektojnë rrezet. Zakonisht përmbajnë oksid zinku ose dioksid titani, dhe janë më të përshtatshëm për lëkurë të ndjeshme.
    A duhet të përdor SPF të ndryshëm për fytyrën dhe trupin?Jo. E njëjta nivel SPF, të paktën 30, është i rekomanduar për të dyja.
    Sa dhe si shpesh duhet ta përdorni?Përdorni rreth një lugë çaji për fytyrën dhe qafën.
    Ripërdoreni çdo dy orë dhe menjëherë pas larjes, notit ose djersitjes.
    Në përfundim: Mbrojtja nga dielli nuk është luks, por domosdoshmëri. Zgjidhni një produkt të besueshëm me spektër të gjerë dhe SPF të paktën 30, dhe përdoreni me kujdes. Dielli është jetë, por vetëm kur dimë si të mbrohemi nga ai.
    /vizionplus.tv

  • Problemet e lëkurës gjatë verës, mjekja këshillon kujdes të lartë për ata që vuajnë nga sëmundje e…

    Problemet e lëkurës gjatë verës, mjekja këshillon kujdes të lartë për ata që vuajnë nga sëmundje e…

    Temperaturat e larta gjatë verës sjellin probleme të shumta të lëkurës, kjo jo vetëm tek të rriturit, por edhe tek fëmijët. Mjekët dermatologë rekomandojnë një kujdes të shtuar gjatë ekspozimit në diell, sidomos tek të sëmurët kronikë që kanë problem të theksuara me lëkurën. Sipas mjekes dermatologe Laura Hyska,  sëmundjet e lëkurës janë të shumta, por rreziku më i madh është tek infeksionet e stinës në lëkurë.
    “Karakteristike për zonën e Korçës janë kryesisht sëmundjet kronike të lëkurës si psoriaza, ekzemat mykotike, por më pak karakteristike janë infeksionet e periudhës së verës të cilat vijnë si pasojë e shtimit të ekspozimit të lëkurës me ambiente të kontaminuara”, tha Hyska.
    Përsa i përket fëmijëve, prindërit duhet të eliminojnë ekspozimin në diell.
    “Fëmijët dhe të rriturit duhet të ruhen nga ekspozimi i tepruar në diell”, shton mjekja.
    Pacientë nga ana tjetër shprehen se mjekohen rregullisht, por gjatë verës është e pamundur të mbrohen nga dielli.
    “Në kohën e vapës, acarohen. Vazhdojmë me mjekimin”, tha një pacient.
    “Ruhem nga dielli, marr mjekimet, por më acarohen sërish”, u shpreh një tjetër.
    Përdorimi i kremrave të diellit, mosdalja në orarin e drekës si dhe hidratimi i trupit, janë disa nga metodat më efikase për të mbrojtur lëkurën në këto ditë të nxehta vere.

  • Do të habiteni kur të zbuloni se çfarë i shkakton kondicioneri lëkurës suaj!

    Do të habiteni kur të zbuloni se çfarë i shkakton kondicioneri lëkurës suaj!

    Qëndrimi i gjatë në një dhomë të kondicionuar mund t’i shkaktojë dëme lëkurës suaj. Kondicionerët punojnë duke larguar lagështinë nga ajri për të ftohur ambientin, por në këtë proces, ata largojnë edhe hidratimin e nevojshëm nga lëkura, duke e lënë atë të thatë, të dehidratuar dhe të prirur ndaj plakjes së parakohshme. Klima mund të thajë lëkurën dhe t’u shkaktojë kruajtje.
    Kondicionerët nuk largojnë vetëm nxehtësinë nga ajri, por edhe lagështinë. Mungesa e lagështisë ndikon drejtpërdrejt në lëkurë, duke shkaktuar tharje të tepruar. Shtresa më e jashtme e lëkurës, epidermisi, është e para që dëmtohet dhe kur nuk është mjaftueshëm e hidratuar, ndikon edhe në shtresat më të thella. Me kalimin e kohës, kjo shkakton kruarje, skuqje dhe irritim.

    Efekti i kondicionerit në lëkurë mund të bëjë që këto simptoma të jenë edhe më të dukshme, ndaj është e rëndësishme të mbani hidratimin dhe të përdorni produkte që riparojnë lagështinë dhe mbrojnë lëkurën.
    Përdorni një hidratues që mban lagështinë, pini shumë ujë për të hidratuar lëkurën nga brenda. mendoni të përdorni një lagështues ajri për të rikthyer lagështinë në ambient, veçanërisht në dhomat e kondicionuara. Kondicioneri ul temperaturën e ambientit në rreth 18-26°C dhe trupi juaj redukton djersitjen përveç në zona si sqetullat, pëllëmbët dhe shputat.

  • Disa këshilla se si ta përballosh vapën e tmerrshme kur ke ekzemë

    Disa këshilla se si ta përballosh vapën e tmerrshme kur ke ekzemë

    Ekzema është një inflamacion kronik i lëkurës që shkakton skuqje, kruarje, tharje dhe shpesh, edhe çarje të lëkurës. Ajo shfaqet zakonisht në pjesën e gishtave dhe gjatë verës, mund të jetë agresive.

    Shkaqet e ekzemës janë të ndryshme dhe përfshijnë:

    Faktorë gjenetikë
    Reagime alergjike ndaj substancave të ndryshme, si sapunë, detergjentë etj
    Faktoret mjedisorë
    Stresi emocional
    Irritues të tjerë – rrezet UV, djersa etj

    Simptomat kryesore janë:

    Lëkurë e thatë që skuqet
    Kruarje
    Çarje e lëkurës ose puçrra
    Në raste të rënda mund të shkaktojë edhe infeksione
     
    Disa këshilla se si mund të kujdesesh për ekzemën në verë
     
    Hidrato lëkurën
     
    Përdor kremra hidratues të lehtë, pa aromë, sidomos pas dushit për të ruajtur lagështinë në lëkurë.
     
    Shmang ekspozimin e gjatë në diell

    Rrezet UV mund të irritojnë ekzemën. Nëse del nga shtëpia, përdor krem dielli të përshtatshëm për lëkurë me ekzemë (hipoalergjenik dhe pa kimikate të forta).
     
    Vish rroba të lehta që lejojnë lëkurën të marrë frymë

    Përdor materiale pambuku dhe lino, të cilat nuk e irritojnë lëkurën.
     
    Shmang djersitjen e tepërt

    Djersa irriton lëkurën me ekzemë, ndaj një dush i mirë dhe hidratimi do të të ndihmojnë.
     
    Përkujdesje ndaj alergjenëve

    Gjatë verës, alergjenët (si poleni) mund të shkaktojnë acarim. Laj duart dhe fytyrën shpesh dhe shmang kontaktin me objekte të dyshimta.
     
    Përdor produkte miqësore për lëkurën

    Shmang sapunët me përbërës të fortë që shkaktojnë irritim dhe përdor detergjentë dhe shampo specifike.
     
    Konsultohu me mjekun nëse simptomet përkeqësohen

    Jo gjithnjë ChatGPT dhe mendja jote janë mjeku, ndaj konsultohu me ekspertët.

  • Nëse keni një nga këto 6 probleme shëndetësore, konsumoni limon!

    Nëse keni një nga këto 6 probleme shëndetësore, konsumoni limon!

    Flavonoidet e ndodhura në lëngun e limonit mund t’ju sigurojnë një antioksidant të mahnitshëm i cili mund të kurojë një mori sëmundjesh. Lëngu i limonit, mund të parandalojë hipertensionin, diabetin, dispepsi, ethe, kapsllëk, forcon strukturën e flokëve, çehren e lëkurës, dhe dhëmbët.

    Studimet e Shoqatës Amerikane “Urological” kanë treguar se lëngu i limonit krijon sildenafil urinar, i cili ka aftësinë për të parandaluar formimin dhe eliminimin e gurëve në veshka.
    Ja 6 problemet shëndetësore që kuron lëngu i limonit:

    Humbje peshe: pektin, një fibër që ndodhet në limon, stimulon një proces të shëndetshëm të humbjes së peshës.
    Probleme të lëkurës: antioksidantët në lëngun e limonit reduktojne rrudhat, heqin njollat e moshës dhe shërojnë plagët. Ato gjithashtu pastrojnë gjakun dhe sigurojnë një çehre të shëndetshme dhe rrezatuese të lëkurës.
    Detoksifikim: kombinimi i lëngut të limonit dhe ujit vepron si një detoksifikues i fuqishëm.
    Stimulon lëvizjen e rregullt të zorrëve: Pektini i ndodhur në limon, gjithashtu rrit lëvizjen e zorrëve dhe pastron zorrën e trashë.
    Përdoreni atë si një mjet të fuqishëm anti­bakterial. Pini një gotë me ujë të ngrohtë e limon në mëngjes. Limonat mund të jenë përmendur si acid, por krijojnë gjithashtu ambient alkalin në trup.
    Pengon rritjen e baktereve: për shkak të vetive antibakteriale, lëngu i limonit pengon rritjen dhe zhvillimin e baktereve.
    Ndalon inflamacionin dhe dhimbjen: lëngu i limonit largon dhimbjen dhe konsiderohet të jetë ndihmë e madhe për të moshuarit.

  • Kosova ndalon importin e gjedheve nga Franca e Italia për shkak të sëmundjes së lëkurës

    Kosova ndalon importin e gjedheve nga Franca e Italia për shkak të sëmundjes së lëkurës

    Kosova gjatë ditë se sotme ka ndaluar importin e gjedheve nga një zonë në Francë, shkak përhapja e sëmundjes së lëkurës. Një ditë më parë, Kosova kishte ndaluar gjithashtu importin e gjedheve nga zona e Lombardisë në Italinë verioreAgjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se është ndaluar importi i gjedheve dhe i lëkurës së tyre nga zona Auvergne-Rhone Alpes në Francë”, pasi është konfirmuar prezenca e sëmundjes LSD.Sipas AUV-it, ky vendim vjen pas shpërthimit të sëmundjes gungore të lëkurës, derisa obligohen që të gjitha autoritetet për kontroll kufitar të ndërmarrin veprime për zbatim të ndalesës, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të kafshëve në Kosovë.“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është ne monitorim të vazhdueshëm të situatës mbi lajmërimet e sëmundjeve të kafshëve. Ne kohë realë është duke ndërmarrë masa me qellim parandalimi të përhapjes ne vendin tonë”.Agjencia ka shkruar se Kosova po vepron në linjë me shtetet e tjera, me qëllim të parandalimit të sëmundjes të lëkurës.“Vendimet dhe masat e vendosura janë ne përputhje me obligimet qe dalin nga aktet ligjore ne fuqi dhe praktikat ndërkombëtare të kufizimeve tregtare. Mbi çdo ndryshim të rrjedhës se përhapjes se sëmundjes, veprimet do të jenë në përputhje me protokollet e masave veterinare për parandalim të përhapjes se sëmundjes”, thuhet në njoftim.Gjatë ditës së djeshme Kosova ka ndaluar edhe importin e  gjedheve nga zona e Lombardisë pas shpërthimit të sëmundjes LSDAgjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës ka njoftuar se ka vendosur ndalimin e importit të gjedheve dhe nënprodukteve të tyre nga zona e Lombardisë, Itali, pas shpërthimit të sëmundjes LSD në atë zonë.Masa e ndalesës është e përkohshme dhe ka synim ndalimin e përhapjes së sëmundjes.“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nga sot, vendos masën e ndalës se përkohshme të importit të kafshëve të llojit të gjedhit dhe nënprodukteve (lëkurave) nga zona e Lombardisë në pjesën veriore të Italisë, pas konfirmimit të  shpërthimit të sëmundjes gungore të lëkurës. Në bazë të ligjit të Veterinarisë, duke ju referuar raportit të ADIS dhe WOAH, AUV nxjerr masën e ndalesës së përkohshme për ta penguar përhapjen e sëmundjes në vendin tonë. Obligohen autoritetet për kontroll kufitar qe të ndërmarrin të gjitha masat për zbatim të urdhrit të ndalesës me qellim të ruajtjes se  shëndetit ë kafshëve në Kosovë”, thuhet në njoftimin e AUV.Sëmundja LSD apo gungore e lëkurës, është sëmundje virale e gjedhit, ku karakteristika tipike jaë gungat në lëkurë. Transmetues i kësaj sëmundje janë insektet pickuese që janë aktive më tepër në periudhën e pranverës së vonshme, verës dhe vjeshtës së hershme.  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Si ta kuptoni që faktori mbrojtës ka skaduar dhe cilat janë rreziqet e përdorimit?

    Si ta kuptoni që faktori mbrojtës ka skaduar dhe cilat janë rreziqet e përdorimit?

    E përdor kremin e vjetshëm kundër diellit? Ky është momenti kur produkti nuk të mbron më, përkundrazi, të dëmton!

    Në ditët me vapë, kremrat me faktor mbrojtës ndaj rrezeve ultraviolet (SPF) bëhen pjesë e përditshmërisë, sidomos për ata që kalojnë kohë të gjatë në natyrë. Por një pyetje e zakonshme që lind është: A është e sigurt të përdoret një krem kundër diellit i skaduar?

    Po, kremi kundër diellit skadon dhe pasojat mund të jenë serioze.

    Sipas rregulloreve të Agjencive për Kontrollin e Ushqimit dhe Barnave (FDA, EMA), çdo produkt që përmban SPF duhet të ketë një afat të qartë përdorimi. Zakonisht, kremrat për diell kanë jetëgjatësi deri në 3 vjet, por vetëm nëse ruhen siç duhet: në vend të freskët, larg dritës dhe nxehtësisë direkte.

    Nëse data e skadencës është fshirë ose produkti është përdorur shumë kohë pas hapjes, është e domosdoshme të vlerësohet pamja, aroma dhe struktura e tij për të kuptuar nëse është ende i përdorshëm.

    Cilat janë rreziqet e përdorimit të SPF-së së skaduar?

    1. Humbja e mbrojtjes ndaj rrezeve UV

    Përbërësit aktivë si oksibenzoni, avobenzoni dhe oktisalati janë kimikate të ndjeshme që degradohen me kalimin e kohës dhe ekspozimin ndaj dritës ose oksigjenit. Si pasojë, produkti humb efektin mbrojtës ndaj djegieve dhe dëmtimeve të ADN-së në qelizat e lëkurës.

    2. Rreziku i reaksioneve alergjike dhe kontaminimit

    Sipas American Academy of Dermatology, produktet e skaduara shpesh ndryshojnë në aromë, strukturë dhe ngjyrë, tregues të degradimit ose kontaminimit bakterial. Përdorimi i tyre mund të shkaktojë:

    ▪ Skuqje
    ▪ Acarim të lëkurës
    ▪ Reaksione alergjike
    ▪ Bllokim të poreve dhe shfaqje aknesh

    3. Ndjenjë e rreme sigurie

    Duke menduar se jeni të mbrojtur, mund të qëndroni më gjatë në diell dhe të ekspozoheni ndaj hiperpigmentimit, plakjes së parakohshme dhe rreziqeve afatgjata.

    Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO), SPF-ja e skaduar nuk është vetë kancerogjene, por duke eliminuar mbrojtjen ndaj rrezatimit ultravjollcë, faktor kyç i melanomës – rritet ndjeshëm rreziku për kancer të lëkurës, transmeton Telegrafi.

    Si ta kuptoni që SPF-ja është skaduar?

    ▪ Aroma e rëndë ose e ndryshuar
    ▪ Konsistencë ujore, me grimca ose shtresa të ndara
    ▪ Ngjyrë e verdhë apo kafe (shenja e oksidimit)
    ▪ Formim shtrese të bardhë në fund të shishes

    Po kremrat mineralë, a skadojnë?

    Edhe pse përbërësit si zinku dhe dioksidi i titaniumit janë më të qëndrueshëm ndaj dritës, këto produkte përmbajnë gjithashtu emulgatorë dhe konservues që degradohen me kohën. Pra, edhe kremrat mineralë duhet të përdoren brenda afatit të treguar.

    Çka duhet të keni parasysh

    ▪ Kontrolloni gjithmonë datën e skadencës në paketim
    ▪ Shënoni datën e hapjes dhe mos e përdorni më shumë se 12 muaj pas saj
    ▪ Ruajeni produktin në vend të freskët dhe të thatë, larg rrezeve të diellit
    ▪ Aplikoni sasinë e duhur
    ▪ Riaplikoni çdo 2 orë, ose më shpesh nëse notoni apo djersini

    Mbani mend!

    Përdorimi i një kremi me SPF të skaduar është praktikisht i njëjtë me mosaplikimin fare të mbrojtjes. Për të mbrojtur lëkurën nga djegiet, dëmtimet dhe kanceri i mundshëm i lëkurës, zgjidhni gjithmonë produkte të freskëta, të vlefshme dhe të ruajtura siç duhet.

    Kujdesi fillon nga etiketa!