Tag: lëkurës

  • Skandali i kremit mbrojtës nga dielli që tronditi Australinë

    Skandali i kremit mbrojtës nga dielli që tronditi Australinë

    Si shumë australianë, Rach u rrit duke qenë “e frikësuar nga dielli”, në një vend ku kanceri i lëkurës është një rrezik real për shumë njerëz. Fëmijëria e saj u karakterizua nga rregulla e famshme “pa kapelë, nuk luan” në shkolla, reklamat e viteve ’90 që paralajmëronin se dielli mund të shkaktojë kancer, dhe tubat e kremrave kundër diellit që qëndronin pranë çdo dere në shtëpinë e saj.

    Kjo e bëri 34-vjeçaren të aplikonte krem dielli me devotshmëri disa herë në ditë dhe rrallë të dilte nga shtëpia pa kapelë. Megjithatë, ajo u trondit kur gjatë një kontrolli në nëntor, mjekët gjetën një kancer të lëkurës në hundën e saj – diçka e pazakontë duke pasur parasysh moshën dhe rutinën e saj të mbrojtjes nga dielli. Kanceri ishte i klasifikuar si “në stad të ulët” (karcinomë bazale), por duhej të hiqej kirurgjikalisht, duke lënë një shenjë poshtë syrit.

    “Isha e hutuar dhe pak e zemëruar, sepse mendoja, ‘Po më bëjnë shaka?’” – tregoi Rach për BBC. Ajo kishte përdorur ekskluzivisht kremin Ultra Violette Lean Screen SPF 50+, por më vonë zbuloi se produkti që i ishte besuar për vite të tëra ishte joefektiv dhe ofronte pothuajse asnjë mbrojtje nga dielli.

    Analiza e pavarur e grupit australian të konsumatorëve Choice zbuloi se shumë nga kremrat më të njohur dhe të shtrenjtë të Australisë nuk ofronin mbrojtjen që reklamoheshin, duke shkaktuar një skandal kombëtar. Shumë produkte u tërhoqën nga tregu, filloi një hetim nga autoritetet mjekësore dhe u ngritën pyetje mbi rregullimin global të kremrave kundër diellit.

    Produkti i Ultra Violette rezultoi më problematik, me një SPF të matur vetëm 4, shumë larg SPF 50+ të deklaruar. Pas protestave të shumta, kompania njoftoi tërheqjen e kremit nga tregu dhe ofroi rimbursime për klientët. Megjithatë, Rach dhe shumë konsumatorë të tjerë ndihen të zhgënjyer dhe të pasigurt për besueshmërinë e industrisë.

    Ekspertët paralajmërojnë se kremrat efektivë janë teknikisht të vështirë për t’u prodhuar dhe rezultatet mund të ndryshojnë nga lloji i lëkurës apo mënyra e aplikimit. Megjithatë, ata nënvizojnë se përdorimi i rregullt dhe i mjaftueshëm i kremit, bashkë me masa të tjera si veshja mbrojtëse dhe kërkimi i hijeve, mbetet metoda më e mirë për parandalimin e kancerit të lëkurës.

    Skandali i fundit ka ngritur shqetësime mbi kontrollin dhe besueshmërinë e kremrave kundër diellit, jo vetëm në Australi, por edhe globalisht, duke theksuar nevojën për rregulla më të forta dhe për zbatimin e tyre.

  • Me shenjë në kokë, Biden i nënshtrohet operacionit për kancerin e lëkurës

    Me shenjë në kokë, Biden i nënshtrohet operacionit për kancerin e lëkurës

    Bota E Premte, 5 Shtator 2025 19:54
    Ish-presidenti amerikan, Joe Biden i është nënshtruar një operacioni. Mjekët i hoqën kancerin e lëkurës. Biden po e merr vetën nga operacioni. Mbetet e paqartë se kur saktësisht iu nënshtrua operacionit.
    Në fund të gushtit, ish-presidenti u fotografua duke dalë nga një kishë në shtetin e tij të lindjes, Delaware, me një fashë të dukshme në ballë. Një teknikë kirurgjikale e quajtur Mohs u përdor për të hequr kancerin e lëkurës, në të cilën shtresa të holla të lëkurës hiqen dhe ekzaminohen nën mikroskop derisa të mos dallohen shenja të kancerit, deklaroi më tej zyra e Biden, sipas mediave amerikane.

    Ky lloj trajtimi përdoret për format më të zakonshme të kancerit të lëkurës. Mjekët ia kishin hequr më parë kancerin e lëkurës Bidenit në vitin 2023, ndërsa ai ishte ende në detyrë. Sipas informacionit në atë kohë, ishte karcinoma e qelizave bazale, e njohur edhe si kanceri i lëkurës jo-melanoma. Biden sapo kishte zbuluar në maj se vuante nga një formë më agresive dhe e avancuar, por e shërueshme, e kancerit të prostatës. Në atë kohë, ai tha se kanceri i ishte përhapur në koçka.

  • Këmbët tuaja mund të jenë vatër infeksionesh, çorapet janë fajtorët e fshehtë

    Këmbët tuaja mund të jenë vatër infeksionesh, çorapet janë fajtorët e fshehtë

    Këmbët tona janë një vatër bakteresh dhe kërpudhash, veçanërisht hapësirat me lagështirë midis gishtërinjve, ku folezojnë deri në 1,000 lloje të ndryshme mikroorganizmash. Një centimetër katror i lëkurës së këmbës së njeriut strehon midis 100 dhe 10 milionë qeliza mikrobike. Këta banorë të heshtur nuk qëndrojnë vetëm në lëkurën tonë, por edhe në atë që veshim. Kjo është arsyeja pse, siç thekson Primrose Freestone, profesoreshë e mikrobiologjisë klinike në Universitetin e Leicester, në një artikull në “The Conversation”, është thelbësore të lani mirë çorapet dhe t’i ndërroni ato çdo ditë për të parandaluar infeksionet e lëkurës.

    Biodiversiteti i jashtëzakonshëm i çorapeve ndikohet jo vetëm nga trupat tanë, por edhe nga mjedisi në të cilin ndodhen. Pëlhura mbledh mikrobe nga çdo sipërfaqe, nga dyshemetë e shtëpisë te dyshekët e palestrës dhe dhomat e zhveshjes. Një nga infeksionet më të zakonshme të kësaj zone të trupit, e shkaktuar nga një kërpudhë që lulëzon në mjediset me lagështi dhe të ngrohta, tipike të çorapeve dhe atleteve të djersitura, është tinea pedis (e njohur zakonisht si këmba e atletit ), një infeksion kërpudhor që gjendet shpesh midis gishtërinjve të këmbëve, simptomat e të cilit përfshijnë kruajtje, lëkurë të thatë, skuqje dhe, në disa raste, flluska dhe dhimbje.

    Për të shmangur infeksionin ekspertët këshillojnë që të mos ecni zbathur në hapësira publike dhe të përbashkëta si palestra dhe pishina, mos ndani çorape, peshqirë ose këpucë dhe lani këmbët dhe çorapet mirë. Megjithatë, kjo këshillë e fundit meriton shqyrtim të mëtejshëm, pasi shumë prej nesh ndoshta nuk i lajnë çorapet siç duhet.

    Një udhëzues për larjen e çorapeve

    Shkenca na tregon se një larje tradicionale në 30-40°C nuk është e mjaftueshme për të vrarë kërpudhat dhe bakteret. Është më mirë të ngrini temperaturën në 60°C, t’i ktheni çorapet në mënyrë që pjesa më e pasur me mikrobe (pjesa e brendshme) të jetë e ekspozuar dhe të përdorni një detergjent enzimatik, i cili ndihmon në eliminimin e mbetjeve të lëkurës dhe djersës. Së fundmi, thajini plotësisht dhe mundësisht në diell.

  • Ish-presidenti Biden operohet për heqjen e kancerit të lëkurës

    Ish-presidenti Biden operohet për heqjen e kancerit të lëkurës

    Ish-presidenti amerikan, Joe Bide, iu nënshtrua një operacioni për kancerit të lëkurës të enjten.
    Zëdhënësja e tij, Kelly Scully, konfirmoi operacionin pasi “Inside Edition” publikoi një video të Bidenit duke u larguar nga kisha në Delaware me një shenjë në ballë.
    Ajo tha se Biden iu nënshtrua operacionit Mohs, një procedurë që bëhet me qëllim që të mos mbeten më shenja të kancerit.
    Dy vjet më parë, ndërsa Biden ishte në detyrë, atij iu hoq një lezion nga gjoksi. Në maj, zyra e Bidenit njoftoi se ai ishte diagnostikuar me një formë agresive të kancerit të prostatës.
    “Kanceri na prek të gjithëve”, shkroi Biden në rrjetet sociale në atë kohë. “Ashtu si shumë prej jush, unë dhe Jill kemi mësuar se jemi më të fortë në vendet e thyera”.
    Familja Biden është përballur vazhdimisht me kancerin gjatë viteve. Djali i Bidenit, Beau, vdiq nga një tumor në tru dhe gruas së tij, Jill, iu hoqën dy lezione kancerogjene.

  • Ish-presidenti Biden i nënshtrohet operacionit për kancerin e lëkurës

    Ish-presidenti Biden i nënshtrohet operacionit për kancerin e lëkurës

    Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, është operuar së fundmi për të hequr qeliza kancerogjene nga lëkura dhe po shërohet mirë.
    Procedura e kryer ishte Mohs, një ndërhyrje e zakonshme për trajtimin e formave më të zakonshme të kancerit të lëkurës. Kjo ndërhyrje vjen vetëm disa muaj pasi Biden, 82 vjeç, bëri të ditur në maj se ishte diagnostikuar me kancer të prostatës në fazë metastatike. Sipas ekipit të tij mjekësor, sëmundja është agresive, por reaguese ndaj trajtimit me hormone.
    Zëdhënësi i Biden nuk dha një koment të menjëhershëm për operacionin kur u pyet të enjten.

    Biden kishte hequr një tjetër lezion të lëkurës gjatë një kontrolli rutinë në vitin 2023, kur ishte ende në detyrë si president. Ajo masë ishte identifikuar si kancer bazal i qelizave (basal cell carcinoma).
    Gjatë presidencës së tij, gjendja fizike dhe mendore e Biden ishte shpesh në fokus të mediave dhe publikut. Ai e hoqi dorë papritur nga kandidatura për rizgjedhje në korrik 2024, pak javë pas një performance të dobët në debatin kundër Donald Trump, që shkaktoi shqetësim të gjerë në radhët e Partisë Demokratike.
    Biden ishte personi më i moshuar që ishte zgjedhur ndonjëherë president në SHBA, pas fitores në vitin 2020. Ky rekord u tejkalua vitin e kaluar, kur Donald Trump, tani 79 vjeç, u rizgjodh president.
    Që prej largimit nga detyra, Biden ka mbajtur një profil të ulët publik, duke u shfaqur rrallë. Në prill, ai mbajti një fjalim në mbrojtje të Administratës së Sigurimeve Shoqërore, përballë propozimeve për shkurtime nga administrata e Trump.
    /vizionplus.tv

  • Beteja me kancerin e lëkurës, Joe Biden i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

    Beteja me kancerin e lëkurës, Joe Biden i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

    Ish-presidenti amerikan, Joe Bide, iu nënshtrua një operacioni për kancerit të lëkurës të enjten.

    Zëdhënësja e tij, Kelly Scully, konfirmoi operacionin pasi “Inside Edition” publikoi një video të Bidenit duke u larguar nga kisha në Delaware me një shenjë në ballë.
    Ajo tha se Biden iu nënshtrua operacionit Mohs, një procedurë që bëhet me qëllim që të mos mbeten më shenja të kancerit.
    Dy vjet më parë, ndërsa Biden ishte në detyrë, atij iu hoq një lezion nga gjoksi. Në maj, zyra e Bidenit njoftoi se ai ishte diagnostikuar me një formë agresive të kancerit të prostatës.
    “Kanceri na prek të gjithëve”, shkroi Biden në rrjetet sociale në atë kohë. “Ashtu si shumë prej jush, unë dhe Jill kemi mësuar se jemi më të fortë në vendet e thyera”.
    Familja Biden është përballur vazhdimisht me kancerin gjatë viteve. Djali i Bidenit, Beau, vdiq nga një tumor në tru dhe gruas së tij, Jill, iu hoqën dy lezione kancerogjene.

    Top Channel

  • Gordon Ramsay kalon nëpër një operacion për kancerin e lëkurës: Mesazhi i tij për fansat

    Gordon Ramsay kalon nëpër një operacion për kancerin e lëkurës: Mesazhi i tij për fansat

    Kuzhinieri i njohur botëror, Gordon Ramsay (58), ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një moment shumë personal: ai iu nënshtrua një operacioni për heqjen e karcinomës bazocelulare, një formë e zakonshme e kancerit të lëkurës.
    Ramsay publikoi dy fotografi pas ndërhyrjes, një me fashë dhe një tjetër ku dukeshin qepjet, duke treguar hapur përvojën e tij. Me humor, ai shkroi:
    “Jam mirënjohës për ekipin fantastik tek The Skin Associates dhe për reagimin e tyre të shpejtë në heqjen e këtij karcinomi. Ju lutem, mos harroni kremin kundër diellit këtë fundjavë. Premtoj që nuk është ‘face-lift’, ndoshta duhet të kërkoj kthim parash…”
    Postimi mori menjëherë reagime mbështetëse nga ndjekësit dhe miqtë e tij.
    Një fans shkroi: “Shumë e rëndësishme që ti flitet hapur për gjëra të tilla. Shërim të shpejtë!” Ndërsa një tjetër shtoi: “Bravo që bëre kontrollin e lëkurës! Kjo është diçka që të gjithë duhet ta bëjmë rregullisht.”
    Edhe organizata Cancer Research UK reagoi: “Jemi të lumtur që je mirë, Gordon, dhe faleminderit që po rrit ndërgjegjësimin për rëndësinë e mbrojtjes nga dielli. Kërkoni hije, mbulohuni dhe përdorni shpesh krem kundër diellit.”
    Karcinoma bazocelulare, e njohur edhe si bazaliom, zakonisht shfaqet në zonat e ekspozuara ndaj diellit dhe rritet ngadalë. Edhe pse rrallë përhapet, trajtimi i hershëm është thelbësor për të shmangur dëmtime të indeve dhe shenja të dukshme.
    Screenshot

  • Nga mbrojtje ndaj rrezeve te ‘kërcënim i fshehur’, si përfundoi kremi i diellit në qendër të teorive konspirative

    Nga mbrojtje ndaj rrezeve te ‘kërcënim i fshehur’, si përfundoi kremi i diellit në qendër të teorive konspirative

    Në rrjetet sociale po qarkullojnë gjithnjë e më shumë video ku njerëz të ndryshëm i shmangen përdorimit të kremit kundër diellit, duke e cilësuar si “plot kimikate të dëmshme” dhe duke pretenduar se mund të shkaktojë më shumë dëm sesa mbrojtje. Shpesh, këto mesazhe përfundojnë duke rekomanduar alternativa “natyrale” ose edhe receta shtëpiake, të cilat jo vetëm që nuk ofrojnë mbrojtjen e nevojshme, por rrisin rrezikun e dëmtimit nga dielli.

    Ky trend, i njohur si “lëvizja anti-sunscreen”, ka kaluar nga një fenomen periferik konspirativ në një dukuri më të përhapur, sidomos gjatë verës së vitit 2025. Edhe personazhe publike e influencerë kanë ndarë hapur bindjen se nuk përdorin krem kundër diellit për vete dhe fëmijët e tyre, duke ushqyer kështu mitin e rrezikshëm të “tolerancës natyrale” ndaj diellit. Sipas studimeve të fundit, të rinjtë e Gen Z tregohen veçanërisht të ndjeshëm ndaj këtyre miteve. Një sondazh i Akademisë Amerikane të Dermatologjisë tregoi se një pjesë e konsiderueshme e tyre e shohin nxirjen më të rëndësishme sesa rrezikun nga kanceri i lëkurës, ndërsa të tjerë pranojnë se përdorin krem vetëm kur ua kujton dikush tjetër.

    Dermatologët shpjegojnë se rrezatimi ultravjollcë (UVA dhe UVB) dëmton lëkurën në nivele të ndryshme, UVA duke shkaktuar plakje të parakohshme dhe UVB duke djegur lëkurën dhe dëmtuar ADN-në, gjë që rrit rrezikun për melanoma. Statistikat tregojnë se shumica e rasteve me kancer të lëkurës lidhen drejtpërdrejt me ekspozimin e tepruar në diell.

    Kremrat kundër diellit ndahen në dy kategori:

    Shumica e teorive konspirative fokusohen tek kremrat me filtra kimikë, duke u bazuar në studime që tregojnë gjurmë të disa përbërësve (si oxybenzone) në gjak pas përdorimit. Megjithatë, ekspertët theksojnë se këto janë doza shumë të vogla, të sigurta dhe të testuara nga autoritetet shëndetësore ndërkombëtare. Për më tepër, të njëjtat substanca gjenden edhe në produkte të tjera kozmetike të përdorura gjerësisht.

    Mjekët dermatologë janë të qartë: rreziqet nga ekspozimi i pambrojtur në diell janë shumë më të mëdha se çdo dyshim i ngritur mbi kremrat. Për ata që shqetësohen për kimikatet, një alternativë e sigurt mbetet përdorimi i kremrave mineralë. Mesazhi i tyre kryesor është i thjeshtë: mos përdorimi i kremit kundër diellit rrit ndjeshëm rrezikun e kancerit të lëkurës.

  • Ushqimet ku gjendet vitamina më e mirë kundër plakjes

    Ushqimet ku gjendet vitamina më e mirë kundër plakjes

    Mirëmbajtja e shëndetit të lëkurës nuk kërkon vetëm aplikimin e kremërave dhe solucioneve të shtrenjta.

    Sekreti i vërtetë i shëndetit të lëkurës shkon përtej sipërfaqes së saj.
    Bëhet fjalë për vitaminat dhe mineralet të cilat mund të merren jo vetëm nëpërmjet ushqimeve por edhe suplementëve.

    Roli i Vitaminave për Shëndetin e Lëkurës
    Vitaminat luajnë një rol thelbësor jo vetëm për shëndetin por edhe për paraqitjen e lëkurës.
    Vitaminat janë një grupim përbërësish organikë të nevojshëm për rritjen dhe zhvillimin e organizmit.
    Disa prej tyre janë të përfshira direkt në rigjenerimin qelizor, prodhimin e kolagjenit, mbrojtjen nga njollat e diellit e të tjerë.
    Suplementët më të Mirë për Lëkurën
    Kolagjeni
    Me kalimin e moshës, niveli i prodhimit të kolagjenit në organizëm nis të bjerë duke shkaktuar rrudha dhe varje të lëkurës.
    Kolagjeni është një nga suplementët më të mira kundër plakjes së lëkurës.
    Ai ndihmon elasticitetin e lëkurës dhe hidratimin e saj.
    Ushqimet e pasura me kolagjen janë frutat dhe perimet e kuqe, arrat, farat e linit, limonët dhe portokallet ashtu si edhe lakra e bardhë dhe avokado.
    Vitamina D
    Vitamina D është e nevojshme kundër psoriazës.
    Ajo i jep lëkurës shkëlqimin e munguar, forcon imunitetin, kockat e të tjerë.
    Ushqimet e pasura me vitaminë D janë qumështi, veza, gjiza pa kripë, salmoni, peshku ton, si dhe kërpudhat.
    Vaji i Peshkut
    Vaji i peshkut është një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega-3 të cilat janë të shëndetshme jo vetëm për zemrën por edhe kundër inflamacionit që shkakton dëme të forta në lëkurë.
    Ky vaj shërben më së miri për pastrimin e lëkurës nga aknet dhe puçrat.
    Lëngu i Kockave
    Ky lëng që përftohet nga zierja disa ditore e kockave dhe palcës së shtazëve është i pasur me minerale dhe kolagjen.
    Kjo proteinë përmirëson elasticitetin e lëkurës por edhe zbut rrudhat.
    Kolagjeni pakëson aknet dhe psoriazën.
    Biotina
    Biotina është pjesë e kompleksit të vitaminave B që treten në ujë.
    Ajo është një ndër vitaminat më të mira për flokët, lëkurën dhe thonjtë.
    Nëse nuk e merrni nga ushqimet, sigurohuni që ta merrni nëpërmjet multivitaminave apo suplementëve.
    Ushqimet e pasura me biotinë janë arrorët, mishi i kuq, peshku, farat e lulediellit, kafja, kastravecat, sallata e gjelbër, spinaqi etj.
    Vitamina A
    Kjo vitaminë është në linjën e parë të mbrojtjes kundër plakjes.
    Ekspertët rekomandojnë aplikimin e kremërave me vitaminë A në vend të konsumit të sasive të mëdha të kësaj vitamine.
    Një gjë e tillë mund të shkaktojë toksicitet dhe të rrisë rrezikun e defekteve në lindje dhe dobësimit të kockave.
    Ushqimet ku mund ta gjeni: Patatet e ëmbla, karrotat, spinaqi, drithërat e pasuruara.
    Multivitaminat
    Shumica e multivitaminave përmbajnë një përzierje të larmishme vitaminash dhe mineralesh.
    Multivitaminat merren në rastet kur ushqyerja është e pamjaftueshme për të përballuar nevojat për vitamina dhe minerale.
    Secili prej përbërësve të multivitaminave janë të nevojshme për lëkurën, elasticitetin e saj dhe hidratimit.
    Vitamina C
    Vitamina C luan rolin e antioksidantit që lufton radikalet e lira dhe zhbën dëmin e shkaktuar nga stresi oksidues.
    Ajo stimulon sintetizimin e kolagjenit kundër rrudhave dhe për një lëkurë të lëmuar.
    Ushqimet ku mund ta gjeni: Specat e kuq, specat jeshilë, kivit, portokallet dhe agrumet, luleshtrydhet, brokoli dhe domatet.
    Vitamina E
    Vitamina E lufton radikalet e lira dhe mbron shëndetin e lëkurës nga dëmet e shkaktuara prej diellit.
    Vitamina E në formë vajore është shumë e mirë edhe për shëndetin e flokëve dhe ndihmon në rritjen e tyre.
    Ushqimet ku mund ta gjeni: Drithërat, farat e lulediellit, bajamet, gjalpi i kikirikut, vajrat vegjetalë.

  • Ushqimet për një lëkurë perfekte

    Ushqimet për një lëkurë perfekte

    Të paturit e një lëkurë rrezatuese pa shpenzuar shumë para padyshim që është ëndrra e çdo femre. Miliona shpenzohen në të gjithë botën për kremra, serume dhe produkte të tjera që ju ‘premtojnë’ si rezultat një lëkurë të përsosur.

    Por, në vend t’i derdhni paratë pa kursim në produkte kozmetike, një ekip i ekspertëve amerikanë po i kërkon si femrave dhe meshkujve të përqëndrohen tek mënyra e të ushqyerit. Sipas tyre duhet përqafuar ideja se patja e një lëkure të bukur fillon në pjatën tuaj.
    Shona Wilkinson, dietologe apelon: “Shumë njerëz nuk bëjnë lidhjen në mes të asaj që hanë dhe lëkurës së tyre. Por, si çdo pjesë tjetër e trupit, lëkura jonë mbahet e shëndetshme nga ushqimi që konsumojnë”.

    Sipas dietologes një dietë e varfër shpejt mund të çojë në lëkurë të zbehtë apo të thatë, të skuqur ose me puçrra. Nga ana tjetër një dietë e shëndetshme e bazuar në ushqime që përfshijnë një shumëllojshmëri të perimeve dhe frutave, arrave, farave, fasules, peshkut dhe drithërave është një bazë e shkëlqyer për ngjyra të ndezura , lëkurë rinore.
    Ushqimet e mëposhtme janë burime veçanërisht të mira ushqyesve për një lëkurës të shëndetshme:
    Ngjyrat afër portokallit
    Perime të tilla si karrota, kungulli dhe patatja e ëmbël përmbajnë nivele veçanërisht të larta të beta-karotene dhe karotenoideve të tjera, të cilat i japin atyre ngjyrën portokalli.
    Beta-karotene konvertohet në vitaminë A në trupin tonë, e cila është një nga përbërësit më të rëndësishme për integritetin e lëkurës, çka do të thotë lëkurë që është e forte dhe që i reziston dëmtimeve dhe mund të shërohet shpejt. Madje ajo funksionon edhe si një antioksidant.
    Luleshtrydhet, manaferrat, manat dhe familjet e tyre
    Këto lloje frutash janë burime të shkëlqyera të vitaminës C. Kjo vitaminë është e rëndësishme për formimin e kolagjenit, i cili i jep elasticitet lëkurës sonë. Këto fruta gjithashtu përmbajnë shumë lëndë ushqyese të tjera bimore që mund të funksiojnë si antioksidantë në trup, të tilla si ‘quercetin’, ‘catechins’ dhe ‘resveratrol’. Një tjetër avantazh i manave mbi shumicën e frutave të tjera është se ata kanë më pak sheqer. Ky i fundit mund të përshpejtojë plakjen e lëkurës.
    Vaji i peshkut si hidratues
    Vaji i peshkut, përfshirë edhe sardelet, salmonin dhe troftën është i mbushur me nivele të larta të acideve yndyrore Omega-3. Acidet yndyrore Omega-3 dhe Omega-6 luajnë një rol thelbësor në strukturën e lëkurës dhe pamjen e saj. Ato parandalojnë humbjen e lagështisë së lëkurës. Këto acide yndyrore ndihmojnë duke kontrolluar inflamacionin dhe minimizuar dëmtimin e kolagjenit nga rrezet UV.
    Avokado
    Avokado është një burim i mirë i vitaminës E, e cila mendohet të ketë disa role në shëndetin e lëkurës. Si vitamina C, ajo punon si një antioksidant, kështu që mund të mbrojë qelizat e lëkurës prej dëmtimit nga radikalet e lira. Mendohet se vitamina E ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet UV dhe ka aktivitet antiinflamator në lëkur. Edhe pse avokado ka relativisht yndyrë të lartë, shumica e kësaj yndyre është e shëndetshme.
    Fara kungulli për problemet e lëkurës
    Këto fara ushqyese janë burime të shkëlqyeshme të zinkut, një nga mineralet më të rëndësishme për ruajtjen e një lëkurë të shëndetshme. Më shumë se 20 për qind e zinkut të trupit është i ruajtur në lëkurë dhe ka një rol të madh në rritje dhe shërim. Mangësia e këtij minerali është e lidhur me puçrra fytyre, lëkurë të thatë, pezmatim i lëkurës dhe shërimin të dobët të plagëve. Farat e kungullit, avokadot, arrat dhe farat e tjera, gjithashtu përmbajnë Omega-6 dhe acid linoleik.
    Lëngjet jeshile
    Lëngje të bëra me shumë perime të freskëta të gjelbra janë burime të përqendruara ushqyesve, duke përfshirë shumë që mund të jenë të dobishme për lëkurën tonë. Ato përmbajnë minerale si kalcium, magnez dhe alkaloide, të cilat ndihmojnë duke parandaluar që lëkura të bëhet shumë acide. Lëngjet jeshile janë gjithashtu të pasura me vitaminë C, beta-karotene dhe antioksidantë të tjera, duke përfshirë klorofil, substancë që prodhon pigmentin e gjelbër në bimë. Lëngjet e gjelbra pastrojnë lëkurën.
    Tërshëra
    Tërshëra është një burim veçanërisht i pasur i biotinës, një vitaminë që është e njohur për rolin e saj në shëndetin e lëkurës sonë dhe të flokëve. Tërshëra dhe të ngjashmet me të janë gjithashtu të pasura me fibra të buta, të cilat ndihmojnë që zorrët të ruajnë funksionin tretës. Një tretje e shëndetshme është jetike për lëkurën tone. E kundërta sjell skuqje të lëkurës dhe probleme të tjera.
    Perimet kryesisht me ngjyrë të gjelbër
    Perimet e familjes me ngjyrë kryesisht të gjelbër, duke përfshirë brokolin, lulelakren, lakrën jeshile, lakren e kuqe, etj, përmbajnë shumë komponime të squfurit, që ndihmon në një lëkurë të shëndetshme. Ata mund të jenë mbështetës për balancimin e hormoneve, sidomos tek femrat, sepse ato përmbajnë një substancë të quajtur indole-3-carbinol që balancon nivelet e estrogjenit.