Tag: lëkurën

  • Digjeni nga dielli? Ja çfarë duhet të bëni menjëherë!

    Digjeni nga dielli? Ja çfarë duhet të bëni menjëherë!

    Koha me diell nënkupton verë evente sportive, piknik, ditë plazhi dhe djegie nga dielli.

    Nëse lëkura juaj nuk është e mbrojtur mirë me krem mbrojtës ndaj diellit, mund të digjeni vetëm për disa minuta. Por mos u shqetësoni—nëse dini si të kujdeseni për djegiet nga dielli, ka shumë mënyra natyrale për të qetësuar djegien në shtëpi.

    Çfarë të bëni për lehtësim të menjëhershëm pas një djegie nga dielli

    Nëse qëndroni gjatë në diell ose harroni të lyheni me krem, veproni menjëherë sapo vini re që lëkura ju është djegur. Për të nisur procesin e shërimit dhe për të lehtësuar dhimbjen, është e rëndësishme të ulni temperaturën e lëkurës dhe të parandaloni dëme të mëtejshme.

    -Largohuni menjëherë nga dielli

    Gjeni hije, futuni brenda në ambient të mbyllur, ose mbuloni lëkurën e ekspozuar me rroba, çadër plazhi, ose çdo gjë tjetër që bllokon rrezet e diellit.

    -Qëndroni të hidratuar

    Djegia nga dielli tërheq lëngjet nga pjesët e tjera të trupit drejt lëkurës. Pini shumë ujë menjëherë dhe vazhdoni për disa ditë për të shmangur dehidratimin.

    -Bëni një dush ose banjë me ujë të ftohtë

    Edhe pse mund të djegë paksa në fillim, një dush i shkurtër me ujë të ftohtë do të ulë temperaturën e lëkurës dhe do të reduktojë inflamacionin.

    Mënyra natyrale për të trajtuar djegiet nga dielli

    Në shumicën e rasteve, simptomat e djegies nga dielli në fytyrë dhe trup mund të trajtohen natyralisht me sende që i keni në shtëpi. Më poshtë janë disa mënyra që ndihmojnë për të lehtësuar simptomat:

    Kompresa të ftohta

    Vendosni një peshqir të pastër dhe të ftohtë ose leckë të lagur disa herë në ditë për 10–15 minuta. Kompresat e ftohta ndihmojnë për të lehtësuar flluskat, për të ulur ndjesinë e djegies dhe për të ftohur lëkurën.

    Vajra esencialë

    Për të ftohur lëkurën dhe për të reduktuar inflamacionin, mund të përdorni vajra si: mente, livando, kamomil, apo vaj çaji (tea tree)—por mos i vendosni kurrë direkt mbi lëkurën e djegur! Gjithmonë duhet t’i holloni me një vaj bazë (si vaji i bajames, vaji i kokosit) ose t’i shtoni në një krem si aloe vera.

  • Keni gunga pas veshit dhe qafës? Këto janë trajtimet natyrale që duhet të përdorni

    Keni gunga pas veshit dhe qafës? Këto janë trajtimet natyrale që duhet të përdorni

    Është mëse e zakonshme që disa njerëzve t’ju shfaqen gunga të vogla në pjesë specifike të trupit, si pas qafës dhe veshit, të cilat në pamje të parë duken si formacione dhajmore ose akne. Në të vërtetë ato janë ciste epidermoide dhe nuk kanë aspak lidhje me cistet dhjamore.

    Sipas klinikës Mayo, cistet e vërteta dhjamore janë shumë të rralla dhe formohen nga gjendrat dhjamore që lubrifikojnë flokët dhe lëkurën.
    Edhe pse nuk paraqesin ndonjë rrezik serioz, këto ciste mund t’ju bezdisin sidomos gjatë verës pasi djersini dhe natyrshëm ju vjen t’i kruani, duke shkaktuar në këtë mënyrë lëkurë inflamuar. Ja disa prej trajtimeve natyrale dhe aspak të dhimbshme që duhet të përdorni në kësilloj situate:

    1.Xhel i Aloe veras: Xheli që gjendet në pjesën e brendshme të bimës së Aloe veras është një nga mjetet më të mira natyrore për të trajtuar cistet epidermoide. Ai përmban sasi të larta antioksidantësh dhe antiinflamatorës, si dhe vitaminë C që trajtojnë këto gunga dhe hidratojnë lëkurën. Ai mbron gjithashtu lëkurën nga veprimi i radikaleve të lira dhe stimulon prodhimin e kolagjenit.
    2.Uthull molle: Acidi cetik që gjendet tek uthulla e mollës ka veti antiinflamatore, mbron lëkurën nga baketeret dhe lufton infeksionet. Aplikoni direkt uthullën e mollës në zonat ku keni ciste dhe mbulojini me një fashë. Ky proces duhet të kryhet për 2-3 javë.
    3.Qumështi: Qumështi ka në përmbajtjen e tij shumë minerale dhe vitamina që hidratojnë lëkurën dhe eleminojnë cistet. Merrni disa pika qumësht dhe vaj kastori dhe aplikojini mbi lëkurë duke i masazhuar për 5-10 minuta çdo ditë. Rezultatet do të shafqen shumë shpejt dhe ju do të shpëtoni nga ky problem estetik dhe jo vetëm.

  • Si të mbroni lëkurën nga rrezet e diellit gjatë verës, 4 këshillat kryesore që duhet të ndiqni

    Si të mbroni lëkurën nga rrezet e diellit gjatë verës, 4 këshillat kryesore që duhet të ndiqni

    Temperaturat e larta dhe rrezet e diellit intensive mund të shkaktojnë probleme të shumta me lëkurën, prandaj është e rëndësishme të dini se si të kujdeseni dhe të mbroni atë. Ja disa këshilla kryesore për të mbrojtur lëkurën tuaj nga dielli gjatë verës:
    -Përdorni gjithmonë krem kundër diellit
    Zgjidhni një krem me SPF 30 ose më të lartë dhe që mbron si ndaj rrezeve UVA dhe UVB. Aplikojeni 30 minuta para ekspozimit në diell dhe riaplikojeni çdo 2 orë, ose pas larjes dhe djersitjes.
    -Qëndroni në hije gjatë orëve të pikut
    Rrezet e diellit janë më të forta midis orës 10:00 – 16:00. Kufizoni ekspozimin direkt në diell në këtë interval dhe zgjidhni ambiente të freskëta ose me hije.
    -Vishni rroba të lehta
    Zgjidhni rroba të lehta, me mëngë të gjata dhe nga materiale që frymojnë. Përdorni një kapelë me strehë të gjerë për të mbrojtur fytyrën, veshët dhe qafën. Mos harroni edhe syzet e diellit me filtra UV për të mbrojtur sytë.
    -Hidratohuni vazhdimisht
    Dielli dhe nxehtësia mund të shkaktojnë dehidrim, i cili ndikon edhe në lëkurë. Pini shumë ujë gjatë ditës, sidomos nëse jeni në plazh apo nën diell. Nëse ndjeni që po skuqeni, largohuni menjëherë nga dielli dhe freskohuni.

  • Ja disa këshilla kryesore që duhet të ndiqni, se si të mbroni lëkurën nga rrezet e diellit gjatë verës

    Ja disa këshilla kryesore që duhet të ndiqni, se si të mbroni lëkurën nga rrezet e diellit gjatë verës

    Temperaturat e larta dhe rrezet e diellit intensive mund të shkaktojnë probleme të shumta me lëkurën, prandaj është e rëndësishme të dini se si të kujdeseni dhe të mbroni atë. Ja disa këshilla kryesore për të mbrojtur lëkurën tuaj nga dielli gjatë verës:
    -Qëndroni në hije gjatë orëve të pikut
    Rrezet e diellit janë më të forta midis orës 10:00 – 16:00. Kufizoni ekspozimin direkt në diell në këtë interval dhe zgjidhni ambiente të freskëta ose me hije.
    -Përdorni gjithmonë krem kundër diellit
    Zgjidhni një krem me SPF 30 ose më të lartë dhe që mbron si ndaj rrezeve UVA dhe UVB. Aplikojeni 30 minuta para ekspozimit në diell dhe riaplikojeni çdo 2 orë, ose pas larjes dhe djersitjes.
    -Vishni rroba të lehta
    Zgjidhni rroba të lehta, me mëngë të gjata dhe nga materiale që frymojnë. Përdorni një kapelë me strehë të gjerë për të mbrojtur fytyrën, veshët dhe qafën. Mos harroni edhe syzet e diellit me filtra UV për të mbrojtur sytë.
    -Hidratohuni vazhdimisht
    Dielli dhe nxehtësia mund të shkaktojnë dehidrim, i cili ndikon edhe në lëkurë. Pini shumë ujë gjatë ditës, sidomos nëse jeni në plazh apo nën diell. Nëse ndjeni që po skuqeni, largohuni menjëherë nga dielli dhe freskohuni.

  • Tre trajtime me të bardhë vezësh për një lëkurë të shëndetshme

    Tre trajtime me të bardhë vezësh për një lëkurë të shëndetshme

    Një nga gjërat që shumica e njerëzve harrojnë të përfshijnë në rutinën e tyre është kujdesi për lëkurën.

    Nga dielli e vapa përvëluese kalojmë tek i ftohti, të gjitha këto ndryshime kanë ndikimin e tyre tek shëndeti i lëkurës.
    Si çdo organ në trupin tuaj, edhe lëkura kërkon ushqyesit e nevojshëm që të kryejë siç duhet funksionin e saj. Duke nisur nga aknet e deri tek problemet më serioze si ekzema apo psoriaza, e kanë fillimin tek kujdesi ndaj lëkurës.

    Një nga ushqyesit më të mirë natyral për lëkurën gjendet në frigoriferin tuaj. E bardha e vezës përmban rreth 4g proteina dhe plot vitamina dhe minerale si kalciumi, magnezi, dhe folate. Të gjithë këto ushqyes pasurojnë me vlera çdo tip lëkure.
    Nga trajtimi i rrudhave e deri tek poret e zmadhuara, e bardha e vezës është zgjidhja perfekte.
    Për lëkurë të yndyrshme1 e bardhë vezeGjysmë limoni i shtrydhur1 lugë çaji me mjaltëPërzjejini të gjithë përbërësit në një tas dhe lyeni fytyrën tuaj. Lëreni maskën të thahet në lëkurë për 15-20 minuta dhe më pas laheni me ujë të vakët.
    Lëngu i limonit do të balancojë prodhimin e yndyrës e ndërsa aftësitë antibakteriale të mjaltit qetësojnë aknet.
    Trajtimi Pastrues1 e bardhë veze1 lugë gjelle me sheqer2 lugë çaji me niseshteBashkojini përbërësit dhe lyeni fytyrën tuaj. Lëreni maskën për 15-20 minuta sa të thahet plotësisht.
    Më pas hiqeni ngadalë me duar. Shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët. E bardha e vezës do të tërheqë lëkurën duke i dhënë asaj një pamje më të re.
    Sheqeri, nga ana tjetër, do të pastrojë poret nga papastërtitë e mbledhura gjatë ditës. Pasi të hiqni maskën lyejeni fytyrën me aloe vera.
    Trajtimi qetësues1 e bardhë veze1 lugë çaji me xhel aloe vera1 lugë çaji me çaji kamomiliBashkojini që të gjithë përbërësit dhe lyeni fytyrën me masën e formuar.
    Lëreni të thahet plotësisht për 20 minuta e më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë.
    Xheli i aloe verës dhe çaji i kamomilit do të qetësojë inflamacionet dhe skuqjen e lëkurës.

  • Bëjeni dhe shihni ndryshimin! Çfarë është rregulli 60-sekondësh për lëkurën?

    Bëjeni dhe shihni ndryshimin! Çfarë është rregulli 60-sekondësh për lëkurën?

    Larësi, hidratuesi, kremi i diellit dhe produktet shtesë, si vitamina C, retinoli, niacinamidet etj., ndikojnë te shëndeti i lëkurës. Megjithatë ndodh që pavarësisht se keni një gamë të gjerë produktesh, nga linja të besuara dhe të përshtatura për lëkurën tuaj, sërish të mos jeni të kënaqur me gjendjen e saj. Ndoshta diçka po e bëni gabim. Çfarë?

    Koha e larjes! Po, sado e çuditshme të tingëllojë, koha e larjes së fytyrës ka rëndësi të madhe. Shumica e njerëzve shpenzojnë fare pak sekonda, gjë që është e gabuar sepse koha është e pamjaftueshme që përbërësit të veprojnë.

    Nayamka Roberts-Smith nga LaBeautyologist, e cila ka bashkëpunuar me Allure, Pop Sugar, Cosmopolitan, Glamour, Self Magazine etj., sugjeron rregullin #60sekonda.

    “Pastrimi i fytyrës (me duar) për 60 sekonda lejon përbërësit pastrues që të funksionojnë me të vërtetë. Shumica e njerëzve e pastrojnë fytyrën për maksimumi 15 sekonda. Metoja #60sekonda zbut lëkurën, pastron poret. Tekstura dhe çdo gjë tjetër në përgjithësi përmirësohet.” – ka shpjeguar ajo në një postim në Twitter.

    Kështu pra, që sot e tutje: Larja e fytyrës zgjat 1 minutë.

  • Vlerat Unike të Petaleve të Trëndafilit

    Vlerat Unike të Petaleve të Trëndafilit

    Trëndafilat janë sinonim i bukurisë dhe dashurisë e si të tilla është logjike që ato ofrojnë vlera dhe përfitime fantastike për njeriun. Në fakt, është e vërtetë se kjo lule ikonë bën mrekulli për lëkurën.

    Një nga përdorimet më të hershme të trëndafilit është regjistruar në qytetërimet e Romës së lashtë, ku njerëzit asokohe bënin banjë me petale trëndafili. Ata e vlerësonin shumë këtë lule të bukur, madje me të dekoronin sallat e banketeve.
    Uji i trëndafilit është përdorur në kozmetikë, mjekësi dhe në trajtimet terapeutike për shekuj me rradhë. Vaji esencial i trëndafilit ka vlera të forta kundër baktereve, mykut dhe virozave, gjë që e bën atë ideal për trajtimin e një sërë problemesh në lëkurë si nxirjet, të djegurat e të tjerë.
    Për më tepër, ky vaj është përdorur për të shëruar fytin, kollën dhe ulur temperaturën. Uji i trëndafilit është shumë popullor në aspektin shëndetësor dhe kozmetik.
    Industria e kozmetikës në ditët e sotme e përdor gjërësisht ujin e trëndafilit dhe vajin esencial dhe jo thjesht për t’i dhënë aromë të mirë produkteve. Kjo lule aromatike është bujare sepse rinon dhe ushqen lëkurën duke e bërë atë të butë si mëndafsh.
    AgroWeb ju sjell vlerat fantastike të trëndafilit
    1. Kundër baktereve: Vaji esencial i trëndafilit lufton bakteret në mënyrë natyrale. Ai ndihmon për të trajtuar aknet dhe lëkurën që ka tendencën për të patur akne. Për më tepër, ky vaj është një përbërës ideal për larësit dhe pastruesit e fytyrës.
    2. Kundër inflamacionit: Mos e përçmoni ngjyrën e kuqe të thellë të trëndafilit. Vaji i kësaj luleje me ngjyrë të bukur ndihmon për të trajtuar shenjat dhe ngjyrimet e pakëndshme të lëkurës. Vaji ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër acarimeve apo problemeve si ato të ekzemës.
    Ju mund të përgatisni një maskë fytyre me efekt qetësues duke përdorur petalet e trëndafilit. Merrni tetë petale dhe zhytini në 3 ose 4 lugë gjelle me ujë. Pas 2 ose 3 orësh, shtypini petalet në ujë, shtoni 3 lugë gjelle me mjaltë. Përzijeni mirë dhe lyeni fytyrën me këtë masë fantastike. Mbajeni maskën për 15-30 minuta dhe më pas shpërlajeni me ujë të ftohtë.
    3. E pasur me antioksidantë: Trëndafili përmban sasi të mëdha të vitaminës C që në vetvete është një antioksidant i fuqishëm. Kjo vitaminë e rëndësishme ju ndihmon të kuroni dëmet e shkaktuara tek qelizat e lëkurës, si për shembull nga ekspozimi për një kohë të gjatë në diell.
    Merrni dy grushta me petale petale dhe zhytini në 100 ml me ujë. Pas 2 ose 3 orësh, shtypini petalet në ujë, filtrojeni dhe e keni gati për përdorim. Disa studime kanë treguar që uji i trëndafilit ndihmon në parandalimin e djegies nga dielli.
    4. Zbut dhe ushqen lëkurën: Vajrat natyrale që gjenden tek trëndafili ndihmojnë lëkurën që të jetë e ushqyer dhe e zbutur, rrjedhimisht e butë. Trëndafili është plot vlera për ata që kanë një lëkurë të ndjeshme, sepse sheqernat tek petalet krijojnë një ndjesi të këndshme qetësimi tek lëkura.
    5. Aromë natyrale: Shumë produkte organike bukurie e përdorin trëndafilin për aromën e tij delikate në vend të fragrancave të tjera artificiale që mund të gjenden në treg.
    6. Efekt qetësues: Nëse e përdorni trëndafilin për aromën e tij, duhet të dini që kjo lule ka efekt qetësues dhe zbutës për trurin. Petalet e trëndafilit janë përdorur kryesisht në mjekësinë popullore për të detoksifikuar dhe qetësuar gjithë organizmin.
    Kjo karakteristikë e trëndafilit i bashkangjitet vlerave të shtuara në favor të bukurisë, ndaj mos hezitoni të përdorni kremëra me aromë trëndafili për një eksperiencë të kënaqshme.
    7. Tonifikues: Trëndafili ka aftësi natyrale për të ngushtuar poret dhe rikthyer shkëlqimin natyral të lëkurës. Qëndroni larg tonikëve me bazë alkoli për lëkurën tuaj. Trëndafili nuk e përthan atë, përkundrazi e trajton me shumë delikatesë./AgroWeb.org

  • Zakonet që ndjekin njerëzit që plaken më vonë

    Zakonet që ndjekin njerëzit që plaken më vonë

    Plakja është një proces i natyrshëm dhe i pashmangshëm. Megjithatë, mënyra si plaket dikush shpesh nuk është çështje vetëm gjenetikë apo kohe. Ajo është gjithashtu pasojë e mënyrës si kujdesemi për veten, si mendojmë dhe si jetojmë përditshmërinë tonë. Disa njerëz, edhe pse në moshë të shtyrë, duken dhe ndihen të rinj – jo vetëm fizikisht, por edhe shpirtërisht. Cili është sekreti i tyre?

    1. Kujdesen për lëkurën e tyre

    Lëkura është pasqyra e parë e moshës. Ata që nuk plaken zakonisht fillojnë kujdesin për lëkurën që herët, duke përdorur produkte të përshtatshme, duke shmangur ekspozimin e tepërt ndaj diellit dhe duke pasur një rutinë të qëndrueshme. Kujdesi i vazhdueshëm është çelësi – nuk ka mrekulli që ndodhin brenda natës, por përkushtimi i përditshëm jep rezultate.

    2. Janë fizikisht aktivë

    Aktiviteti fizik nuk është vetëm për trupin – është edhe për mendjen dhe shpirtin. Ushtrimet i japin trupit energji, e mbajnë muskulaturën të fortë dhe ndihmojnë në ruajtjen e një pamjeje rinore. Ecja, noti, joga, vrapi apo edhe një shëtitje e përditshme mund të bëjnë diferencën.

    3. Bëjnë gjumë të mirë

    Gjumi i mirë është si një rigjenerim natyror. Ai ndihmon trupin të rikuperohet, lëkurën të rigjallërohet dhe trurin të pastrohet nga stresi. Personat që nuk plaken zakonisht kanë një orar të qëndrueshëm gjumi dhe i japin përparësi pushimit të mirë.

    4. Ushqehen me kujdes

    Ushqimi është karburanti i trupit. Një dietë e pasur me fruta, perime, arra, drithëra të plota dhe antioksidantë ndihmon në mbajtjen e trupit të shëndetshëm dhe në ngadalësimin e plakjes. Ndërsa shmangia e ushqimeve të përpunuara, sheqernave të tepërta dhe yndyrnave të dëmshme është po aq e rëndësishme.

    5. Investojnë në marrëdhënie të shëndetshme

    Lidhjet sociale janë thelbësore për një jetë të gjatë dhe të lumtur. Njerëzit që nuk plaken shpesh janë të rrethuar nga familjarë, miq dhe të afërm me të cilët ndajnë përkrahje, dashuri, sfida dhe gëzime. Marrëdhëniet e sinqerta na mbajnë emocionalisht të shëndetshëm dhe të gjallë.

    6. Praktikojnë vetëdijen dhe qetësinë

    Yoga, meditimi dhe praktikat e ngjashme janë pjesë e përditshmërisë së shumë njerëzve që duken të rinj. Ato ndihmojnë në reduktimin e stresit – një nga faktorët kryesorë të plakjes së parakohshme – dhe në ruajtjen e balancës mendore.

    7. Qëndrojnë mendërisht aktivë

    Leximi, zgjidhja e enigmave, mësimi i një gjuhe të re apo i një aftësie të re ndihmojnë në ruajtjen e elasticitetit mendor. Këta njerëz sfidojnë trurin e tyre dhe e mbajnë të “gjallë”, duke parandaluar shenja të plakjes si harresa apo konfuzioni.

    8. Kanë një qëndrim pozitiv ndaj jetës

    Pozitiviteti nuk do të thotë të mohosh realitetin, por të zgjedhësh ta përballosh me besim dhe mirënjohje. Pranimi i moshës dhe përqafimi i çdo faze të jetës me dashuri për veten bën që njeriu të ndihet mirë me veten, dhe kjo reflektohet në pamjen e jashtme. Syri.net-iefimerida

     

  • Konsumoni ujë me limon? Ja si ndikon në lëkurën tuaj

    Konsumoni ujë me limon? Ja si ndikon në lëkurën tuaj

    Një nga organet e trupit që përfiton veçanërisht nga pirja e ujit me limon është lëkura. Përmbajtja e lartë e limonit me vitaminë C antioksiduese ndihmon në shumë nivele, nga ngadalësimi i plakjes deri te parandalimi i akneve.

    Shikoni në detaje se si uji me limon ndihmon lëkurën tuaj:

    Rrit prodhimin e kolagjenit: Kolagjeni është një proteinë që gjendet në muskuj, kocka dhe lëkurë dhe është përgjegjëse për forcën, elasticitetin dhe rigjenerimin e qelizave të lëkurës. Lëkura e pasur me kolagjen është më e shëndetshme dhe më e fortë. Uji me limon detoksifikon lëkurën, ndërsa vitamina C në limon ndihmon në prodhimin e kolagjenit, i cili është thelbësor për lëkurën.

    Lufton aknet dhe jep shkëlqim: Vitamina C ndihmon në luftimin e akneve dhe problemeve të tjera të lëkurës. Konkretisht, eliminon bakteret përgjegjëse për zhvillimin e akneve tek ata me lëkurë të ndjeshme ose problematike. Limoni gjithashtu ndihmon në detoksifikimin e organeve, duke ju dhënë lëkurë të shëndetshme dhe me shkëlqim.

    Ndihmon funksionin e veshkave: Gjëndrat mbiveshkore janë gjëndrat e vogla që prodhojnë hormone thelbësore si kortizoli, të cilat ndihmojnë në rregullimin e funksioneve si metabolizmi, rregullimi i presionit të gjakut dhe reagimi i trupit ndaj stresit. Lodhja e veshkave mund të shkaktojë lodhje, njollë të lëkurës, sistem të dobët imunitar dhe dhimbje trupi. Mund të ndikojë gjithashtu në rregullimin e sebumit, duke shkaktuar akne. Për të mbajtur gjëndrat mbiveshkore të shëndetshme, konsumoni rregullisht ujë me limon. Hulumtimet kanë treguar se vitamina C forcon sistemin imunitar.

    Mbrojtja nga radikalet e lira: Studimet kanë treguar se një nga vetitë më të rëndësishme të vitaminës C është aktiviteti i saj antioksidant, pra mbrojtja e qelizave nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira. Dëmet nga radikalet e lira mund të shkaktohen nga ushqimet e skuqura, ndotja e ajrit, alkooli, duhani etj. Radikalet e lira përshpejtojnë plakjen e lëkurës, ndërkohë që lidhen me një sërë sëmundjesh, si kanceri, sëmundja e Parkinsonit e shumë të tjera. Fatkeqësisht, radikalet e lira gjenden kudo, nga ushqimi në atmosferë, ndaj është e rëndësishme të merren masa paraprake, si p.sh. pirja e ujit me limon.

  • Mënyra të thjeshta për përgatitjen në shtëpi të ujit hidratues natyral për fytyrën

    Mënyra të thjeshta për përgatitjen në shtëpi të ujit hidratues natyral për fytyrën

    Tonikët dhe freskuesit e lëngshëm aromatikë janë një pjesë e rëndësishme e arsenalit të bukurisë për çdo grua, duke i dhënë fytyrës gjallëri, freski dhe ndihmuar në zbutjen e inflamacionit.

    Këto solucione të thjeshta, që përbëhen kryesisht nga uji dhe bimë të freskëta ose vajra esencialë, janë të lehta për t’u përgatitur dhe ofrojnë shumë përfitime për lëkurën. Ja tre receta natyrale që mund të përdorni për të hidratoni dhe ushqyer lëkurën tuaj:

    Uji me mente për spërkatjen e fytyrës

    Mentja është një bimë që ofron freski dhe gjallëri për trupin dhe shpirtin. Për këtë tonik, ju nevojiten:

    • Një gotë ujë të pijshëm

    • 1 filxhan çaji me gjethe të shtypura mente
    Hidheni ujin dhe gjethet e mentes në një shishe spërkatëse, dhe nëse dëshironi, shtoni disa pika vaj esencial menteje. Tundeni mirë dhe spërkateni fytyrën çdo herë që dëshironi freski dhe hidratim.

    Ujë hidratues me lule kamomili
    Kamomili është i njohur për aftësinë e tij për të qetësuar lëkurën dhe larguar inflamacionin, duke përfshirë fryrjen e syve. Për këtë tonik, ju nevojiten:

    • Një gotë ujë të pijshëm

    • Lule të freskëta kamomili

    Përzieni ujin dhe lulet në një shishe spërkatëse, shtoni disa pika vaj esencial kamomili nëse dëshironi dhe tundeni shishen. Spërkateni fytyrën sa herë që ndiheni të lodhur ose keni nevojë për qetësim.

    Ujë hidratues me lavandë

    Lavanda është një bimë terapeutike që ndihmon në reduktimin e ankthit dhe është shumë e dobishme për lëkurën dhe ndihmën kundër pagjumësisë. Për këtë tonik, ju nevojiten:

    • Një gotë ujë të pijshëm

    • Disa degë lavande të freskëta
    Përzieni ujin dhe lavandën në një shishe spërkatëse, shtoni dy pika vaj esencial lavande dhe tundeni. Spërkateni fytyrën për një ndjesi relaksimi dhe freskie.
    Këto freskues natyralë mund të përdoren edhe për freskimin e perdes, çarçafëve, jastëkëve dhe në sirtarët e rrobave. Solucionet natyrale mund të ruajnë deri në tre ditë në frigorifer, ndërsa nëse përdorni vetëm vajra esencialë, ato mund të qëndrojnë deri në gjashtë muaj. Përveç këtyre përbërësve, mund të përdorni edhe xhel aloe vera, çaj jeshil, kastravec, vitaminë E, bajame dhe vajin e trëndafilit të egër për më shumë mundësi hidratimi dhe freskimi.