Tag: lëkundjet

  • Dalin pamjet nga moment i lëkundjeve sizmike në Turqi! Tërmeti 5.8 Rihter la pas 1 viktimë dhe dhjetëra të plagosur

    Dalin pamjet nga moment i lëkundjeve sizmike në Turqi! Tërmeti 5.8 Rihter la pas 1 viktimë dhe dhjetëra të plagosur

    Mediat në Turqi kanë publikuar pamjet e tërmetit 5.8 Rihter që tronditi vendin në orët e para të së martës.

    Lëkundjet e tërmetit u ndjenë në Izmir , Aydın , Antalya, Mugla deri në ishullin grek Rodos.

    Guvernatori i Muglas, Idris Akbıyık, njoftoi se 69 qytetarë të qytetit u plagosën nga tërmeti, ndërsa një vajzë 14-vjeçare humbi jetën pasi pësoi atak paniku nga frika e tërmetit.

    Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave bëri të ditur se tërmeti ndodhi në orën 02:17 të mëngjesit dhe kishte epiqendrën në Detin Mesdhe, pranë qytetit turistik Marmaris.

    Lëkundjet u ndjenë edhe në rajone përreth, përfshirë ishullin grek Rodos, duke zgjuar banorët nga gjumi.

    Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, njoftoi se 14-vjeçja vdiq në spital, si pasojë e një krize ankthi. Nuk dihet nëse ajo vuante nga ndonjë sëmundje paraprake.

    Ai shtoi se afro 70 persona të tjerë janë lënduar duke u hedhur nga lartësitë për shkak të frikës. Nuk janë raportuar dëmtime në ndërtesa.

    Në ishullin Rodos, banorët dhe turistët kaluan disa orë jashtë banesave e hoteleve, por autoritetet greke thanë se dëmet ishin të vogla.

     

    AFAD, Marmaris Muğla merkezli 5.8 büyüklüğünde bir deprem meydana geldiğini duyurdu. #Deprem Muğla, İzmir, Aydın ve Antalya’dan da hissedildi.Muğla Valisi İdris Akbıyık, Akdeniz’de saat 02.17’de meydana gelen 5,8 büyüklüğündeki depremden kentte 69 vatandaşın etkilendiğini,… pic.twitter.com/0PgurOPwWS
    — Hürriyet.com.tr (@Hurriyet) June 3, 2025

     

    Sipas Efthymios Lekkas, drejtues i Organizatës Greke për Planifikim dhe Mbrojtje nga Tërmetet, epiqendra ishte në një thellësi prej 60 kilometrash, gjë që shpjegon pse nuk pati pasoja të mëdha në sipërfaqe.

    “Edhe pse u ndje në një zonë të gjerë, nuk pritet të ketë ndikim serioz në terren”, tha ai për televizionin shtetëror grek.

    Turqia ndodhet në një zonë me rrezik të lartë sizmik dhe lëkundjet janë të shpeshta.

    Në shkurt të vitit 2023, një tërmet katastrofik me magnitudë 7.8 shkaktoi mbi 53 mijë viktima në Turqi dhe shkatërroi ose dëmtoi rëndë mijëra ndërtesa në 11 provinca jugore.

    Në Siri, humbën jetën edhe rreth 6 mijë persona të tjerë.

  • Tjetër tërmet tund Turqinë! Vdes një e mitur, pësoi atak paniku! 69 të plagosur, u hodhën nga godinat

    Tjetër tërmet tund Turqinë! Vdes një e mitur, pësoi atak paniku! 69 të plagosur, u hodhën nga godinat

    Pamje nga lëkundjet

    TURQI- Një tërmet i fortë me magnitudë 6.2 ballë të shkallës Rihter u regjistrua herët këtë mëngjes pranë Marmaris në Turqi dhe pranë ishullit grek të Rodosit. Rreth orës 00:30, lëkundjet u ndjenë në pjesë të Turqisë, Egjiptit, Sirisë, Greqisë, por edhe në disa vendeve të tjera në rajon.
    PAMJET E LËKUNDJEVE:

    Nga lëkundjet, ndërroi jetë një vajzë 14-vjeçare, ndërsa u plagosën të paktën 69 persona. Sipas të dhënave të para që janë mësuar nga mediat vendase, e mitura pësoi një atak paniku nga lëkundjet. Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, Afranur Ginli humbi jetën; ndërsa të plagosurit u hodhën nga lartësia për të dalë nga godinat ku ndodheshin në momentin që ndjenë lëkundjet.
    Dr. Ceyhun Uzcelik, drejtor i Qendrës për Sistemet e Informacionit Gjeografik në Universitetin Mugla, tha: Për momentin, nuk presim një cunami në brigjet e Marmaris. Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm pas tërmeteve më të forta. Këshillat e autoriteteve duhet të merren seriozisht.

  • Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë ‘shkund’ Greqinë! Lëkundjet ndihen deri në Turqi, 14-vjeçarja ndërron jetë nga paniku

    Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë ‘shkund’ Greqinë! Lëkundjet ndihen deri në Turqi, 14-vjeçarja ndërron jetë nga paniku

    Greqi-Një tërmet i fortë me magnitudë 5.8 ballë të shkallës Rihter u regjistrua në orën 02:17 pas mesnatës me orën lokale, në zonën detare midis Rodosit dhe Turqisë.Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Sipas mediave fqinje lëkundjet ishin shumë të forta. Banorët dhe turistët e ishullit të tmerruar dolën me shpejtësi nga hotelet dhe banesat ku po qëndronin.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Ndërsa Greqia nuk raportoi lëndime në njerëz, në Turqi një  vajzë 14-vjeçare ndërroi jetë si pasojë e një sulmi paniku gjatë tërmetit, ndërsa 69 persona mbetën të plagosur, pasi u hodhën nga lartësia për shkak të frikës.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Lëkundjet janë ndjerë kryesisht në Mugla, Izmir, Antalia, Aydın, Denizli dhe Manisa. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    “Gjatë tërmetit në Fethiye, vajza jonë 14-vjeçare Afranur Günlü u dërgua në spital për shkak të një ataku paniku, por për fat të keq humbi jetën pavarësisht të gjitha ndërhyrjeve. Në Muğla dhe rrethet e saj, 14 nga 69 qytetarët tanë që u hodhën nga lartësitë për shkak të panikut u trajtuan në spital. U uroj shëndet qytetarëve tanë të prekur nga tërmeti. Zoti e ruajt vendin dhe kombin tonë nga fatkeqësitë”, ka deklaruar Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

  • Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Kretën, aktivizohet ALARM për cunami

    Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Kretën, aktivizohet ALARM për cunami

    Kretë

    KRETË- Banorët e Kretës po përgatiten dhe janë me frikën se nga momenti në moment mund të goditen nga një cunami. Kjo, sepse u zgjuan që në 6.19 nga lëkundjet e një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 6.1 ballë. Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC) lëshoi ​​një paralajmërim për cunami dhe këshilloi njerëzit në Greqi, Turqi, Itali dhe vende të largëta si Franca dhe Portugalia që t’u drejtohen autoriteteve të tyre lokale për përditësime.
    PAMJET NGA LËKUNDJET E TOKËS:

    Dridhja raportohet se është ndjerë në të gjithë Detin Egje, duke përfshirë pjesë të Turqisë dhe Izraelit. Tashmë zjarrfikësit në të gjithë Kretën janë në gatishmëri, edhe pse deri më tani nuk kanë marrë asnjë telefonatë për ndihmë. Edhe pse paslëkundjet vazhdojnë, nuk raportohet për persona të lënduar, megjithatë qytetarët e zonës ku ishte dhe epiqendra e lëkundjeve kanë dalë jashtë banesave dhe ende po qëndrojnë në rrugë.
    PASOJAT E LËKUNDJEVE:

    Kryetari i bashkisë së Heraklionit, Alexis Kalokerinos, i tha ERT se në qytet nuk kishte probleme, ndaj dhe mbyllja e shkollave nuk do të ishte e nevojshme.
    “Dridhja ndodhi në një thellësi të madhe dhe nuk ka ndonjë arsye të veçantë që banorët të shqetësohen,”-shtoi për ERT Athanassios Ganas, drejtor i përgjithshëm i Kërkimeve në Institutin e Gjeodinamikës të Observatorit Kombëtar të Athinës.
    Rajoni, i njohur për turistët, është goditur nga dridhje të shumta në muajt e fundit, duke bërë që shkollat ​​në Santorini dhe ishujt fqinjë të mbyllen përkohësisht. Mijëra tërmete, kryesisht me magnitudë të ulët, janë regjistruar që nga janari midis ishujve Santorini, Amorgos, Ios dhe Anafi në grupin e Cikladeve në juglindje të Greqisë kontinentale. Por nuk kanë shkaktuar viktima ose dëme të konsiderueshme.
    I vendosur aty ku bashkohen pllakat tektonike afrikane dhe anatoliane, Deti Egje goditet shpesh nga tërmetet. Por rajoni nuk kishte përjetuar një fenomen të një madhësie të tillë që kur filluan të mbaheshin të dhëna për lëkundjet e tokës, në vitin 1964./ZËRI

    gjkjpg

    ghhjpg

  • Foto/ Kreta tronditet nga tërmeti i fortë me magnitudë 6.1, lëkundjet ndjehen edhe në Atikë

    Foto/ Kreta tronditet nga tërmeti i fortë me magnitudë 6.1, lëkundjet ndjehen edhe në Atikë

    Një tërmet i fortë me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter goditi mëngjesin e së enjtes zonën pranë Neapolis, në prefekturën e Lasithit, duke shkaktuar shqetësim të madh në mesin e banorëve të Kretës dhe përtej saj.

    Lëkundjet u ndjenë qartë edhe në rajonin e Atikës, përfshirë Athinën.
    Sipas mediave lokale, shumë banorë janë zgjuar të alarmuar, duke dalë jashtë banesave të tyre për siguri. Dëshmitarët raportuan një gjëmim të fuqishëm pas lëkundjeve, ndërsa pamjet filmike tregojnë kabllot elektrike dhe makinat duke u dridhur gjatë tërmetit.
    Në disa supermarkete, produkte ranë nga raftet, duke shkaktuar dëme materiale të vogla.Pasgoditjet nuk kanë munguar – janë regjistruar nëntë lëkundje të tjera, me magnitudë që varion nga 2.5 deri në 3.5 ballë të shkallës Rihter.

    Zjarrfikësit në gatishmëri
    Shërbimet zjarrfikëse janë në patrullim aktiv për të kontrolluar gjendjen në terren, ndërsa rrëshqitje të vogla dheu janë vërejtur në rrugët provinciale. Në rrugën “25 Gushti” në Heraklion, një pjesë e një ndërtese u shemb pjesërisht, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.
    Bashkitë e Heraklionit dhe Lasithit kanë urdhëruar inspektime në institucionet arsimore, megjithatë nuk është raportuar ndonjë problem serioz. Në një deklaratë zyrtare, Bashkia e Heraklionit njoftoi se të gjitha strukturat e saj janë në gjendje gatishmërie.
    Kryetari i Bashkisë së Heraklionit, Alexis Kalokairinos, ka komunikuar me Presidentin e OASP, Prof. Efthymis Lekkas, dhe autoritetet përkatëse për të vlerësuar situatën.
    Autoritetet vazhdojnë monitorimin, ndërsa qytetarët këshillohen të ndjekin udhëzimet zyrtare dhe të shmangin zonat me rrezik potencial.

    Top Channel

  • Foto/ Kreta tronditet nga tërmeti i fortë  me magnitudë 6.1, lëkundjet ndjehet edhe në Atikë

    Foto/ Kreta tronditet nga tërmeti i fortë me magnitudë 6.1, lëkundjet ndjehet edhe në Atikë

    Një tërmet i fortë me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter goditi mëngjesin e së enjtes zonën pranë Neapolis, në prefekturën e Lasithit, duke shkaktuar shqetësim të madh në mesin e banorëve të Kretës dhe përtej saj. Lëkundjet u ndjenë qartë edhe në rajonin e Atikës, përfshirë Athinën.

    Sipas mediave lokale, shumë banorë janë zgjuar të alarmuar, duke dalë jashtë banesave të tyre për siguri. Dëshmitarët raportuan një gjëmim të fuqishëm pas lëkundjeve, ndërsa pamjet filmike tregojnë kabllot elektrike dhe makinat duke u dridhur gjatë tërmetit.
    Në disa supermarkete, produkte ranë nga raftet, duke shkaktuar dëme materiale të vogla.Pasgoditjet nuk kanë munguar – janë regjistruar nëntë lëkundje të tjera, me magnitudë që varion nga 2.5 deri në 3.5 ballë të shkallës Rihter.

    Zjarfikësit në gatishmëri
    Shërbimet zjarrfikëse janë në patrullim aktiv për të kontrolluar gjendjen në terren, ndërsa rrëshqitje të vogla dheu janë vërejtur në rrugët provinciale. Në rrugën “25 Gushti” në Heraklion, një pjesë e një ndërtese u shemb pjesërisht, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.
    Bashkitë e Heraklionit dhe Lasithit kanë urdhëruar inspektime në institucionet arsimore, megjithatë nuk është raportuar ndonjë problem serioz. Në një deklaratë zyrtare, Bashkia e Heraklionit njoftoi se të gjitha strukturat e saj janë në gjendje gatishmërie.
    Kryetari i Bashkisë së Heraklionit, Alexis Kalokairinos, ka komunikuar me Presidentin e OASP, Prof. Efthymis Lekkas, dhe autoritetet përkatëse për të vlerësuar situatën.
    Autoritetet vazhdojnë monitorimin, ndërsa qytetarët këshillohen të ndjekin udhëzimet zyrtare dhe të shmangin zonat me rrezik potencial.

    Top Channel

  • Tërmet 3 ballë në Fier, epiqendra në Kremenar

    Tërmet 3 ballë në Fier, epiqendra në Kremenar

    Një tërmet me magnitudë 3.0 të shkallës Rihter është regjistruar këtë të mërkurë, më 7 maj 2025, në orën 13:19:56, me epiqendër në zonën e Kremenarit, në qarkun e Fierit. Tërmeti është ndjerë lehtë nga disa banorë, ndërsa nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.

    Sipas të dhënave nga aplikacioni “My Earthquake Alerts Pro”, lëkundjet u regjistruan në një thellësi prej 5 kilometrash dhe rreth 29 kilometra larg vendndodhjes së përdoruesit që raportoi ngjarjen.

    Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetet përreth si Fier, Vlorë dhe Berat, por me intensitet të ulët. Autoritetet lokale nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar, ndërsa situata është e qetë dhe nuk paraqet shqetësim për komunitetin.

    Screenshot

    Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Tërmet në Greqi, dridhet toka

    Tërmet në Greqi, dridhet toka

    Një tërmet me magnitudë 3.5 goditi sot, më 4 maj 2025, zonën lindore të ishullit të Kretës në Greqi. Sipas të dhënave zyrtare, lëkundjet u regjistruan në orën 13:25 UTC (16:25 me orën lokale), me një thellësi prej 8 kilometrash dhe koordinata 34.870; 26.002.
    Tërmeti ndodhi rreth 93 kilometra në lindje-juglindje të qytetit të Heraklionit (Irákleion), me një popullsi prej 137 mijë banorësh, dhe vetëm 28 kilometra nga Ierápetra, një qytet bregdetar me mbi 12 mijë banorë.
    Megjithëse lëkundjet ishin të lehta, ato janë ndjerë në disa zona të Kretës, por nuk raportohet për dëme apo pasoja serioze.

  • Tërmet në Itali, lëkundjet ndihen në disa zona

    Tërmet në Itali, lëkundjet ndihen në disa zona

    Një tërmet me magnitudë 3.4 është regjistruar në orën 03:55, në provincën e Potencës, në jug të Italisë. Epiqendra e tij është lokalizuar në zonën e Picerno, rreth 12 kilometra në juglindje të qytetit të Potencës, në një thellësi prej 26 kilometrash, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë.​

    Lëkundjet janë ndjerë nga shumë banorë të zonës, të cilët kanë raportuar përmes rrjeteve sociale, por deri tani nuk janë regjistruar dëme materiale apo viktima. Autoritetet lokale janë në gatishmëri për të monitoruar situatën dhe për të ofruar ndihmë në rast nevoje.​

    Ky është një aktivitet sizmik i zakonshëm për zonën, e cila ndodhet në një rajon me aktivitet të moderuar sizmik.

  • Frikë në Greqi/ Lëkundjet e tërmetit pas mesnate tronditin Atikën, ja çfarë thonë sizmologët

    Frikë në Greqi/ Lëkundjet e tërmetit pas mesnate tronditin Atikën, ja çfarë thonë sizmologët

    Shqetësim ka shkaktuar aktiviteti sizmik i regjistruar pak pas mesnatës të së martës së Madhe në Atikë . Pikërisht në orën 00:17, ndodhi tërmeti i parë 2.6R me epiqendër 9 km në veri të Elefsinës dhe thellësi fokale 13.1 km, në orën 00:21 pasoi një tjetër lëkundje  2.7R me të njëjtën epiqendër dhe në orën 00:27 intensiteti më i madh i Geviso, i llogaritur në intensitetin 3 të Institutit. Shkalla e Rihterit.

    Kjo u pasua nga 7 lëkundje të tjera me intensitet më të vogël (shumica nën 2R).

    Lëkundjet janë ndjerë në shumë zona të Atikës perëndimore.

    Sizmiologu Akis Tselentis tha se po monitorojnë situatën, duke shtuar se i njëjti fenomen është përsëritur disa herë pa u pasuar nga ndonjë tërmet i fuqishëm.