Tag: lëkundjet

  • Tërmet 4.7 Rihter në Greqi, lëkundjet ndihen edhe në zonat përreth

    Tërmet 4.7 Rihter në Greqi, lëkundjet ndihen edhe në zonat përreth

    Mbrëmjen e së shtunes, më 6 dhjetor 2025, në orën 21:48, një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter është regjistruar në Greqinë qendrore, rreth 371 kilometra larg territorit shqiptar.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas të dhënave paraprake, epiqendra është lokalizuar në koordinatat 38.001°N, 22.046°E, me një thellësi prej vetëm 5 kilometrash, çka ka bërë që lëkundjet të jenë të ndjeshme në zonat përreth epiqendrës. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Tërmete me një thellësi kaq të cekët zakonisht shkaktojnë lëkundje të dukshme të objekteve në ambiente të brendshme, por deri tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Autoritetet sizmologjike greke po monitorojnë situatën, ndërsa lëkundja është ndjerë në disa qytete greke të rajonit të Peloponezit dhe Greqisë qendrore.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Shqipëria zgjohet nga lëkundjet/ Tërmete në Durrës, Korçë dhe Konispol

    Shqipëria zgjohet nga lëkundjet/ Tërmete në Durrës, Korçë dhe Konispol

    Mëngjesin e sotëm janë regjistruar disa lëkundje tërmeti në vendin tonë.
    Sipas të dhënave të IGJEUM, një tërmet 3.9 ballë, i shkallës Rihter është regjistruar në Durrës.
    Të tjera lëkundje janë ndjerë në qytetin e Konispolit, ku është regjistruar një tërmet 2.7 ballë.
    Lëkundjet e tjera janë ndjerë në Miras të Korçës, rreth orës 06:15, ku magnituda ishte 3.1 ballë.

  • Dy tërmete brenda pak minutash në Shqipëri, ja ku ishin epiqendrat

    Dy tërmete brenda pak minutash në Shqipëri, ja ku ishin epiqendrat

    Dyëkundje tërmeti me magnitudë 3,9 dhe 4 të shkallës Rihter janë regjistruar pak pas mesnatës në jug të Shqipërisë, sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC). Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të vendit, përfshirë Elbasanin, Beratin dhe zonat përreth Skraparit.
    Sipas EMSC-së, tërmetet kanë ndodhur në orën 00:58 dhe 00:59, me epiqendër rreth 16 kilometra në jugperëndim të Çorovodës dhe 77 kilometra në jug të Elbasanit.
    Thellësia e lëkundjeve ka qenë vetëm 2.5 kilometra, çka e bën tërmetin të klasifikohet si i cekët dhe për rrjedhojë më i ndjeshëm në sipërfaqe.
    Tërmeti është regjistruar rreth 104 kilometra larg Tiranës, dhe sipas raportimeve fillestare nga qytetarët në rrjetet sociale, lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda, duke shkaktuar shqetësim, por pa dëme materiale apo viktima të raportuara deri më tani.

  • Tërmet me magnitudë 3.5 në Krujë, lëkundjet ndihen edhe në Tiranë

    Tërmet me magnitudë 3.5 në Krujë, lëkundjet ndihen edhe në Tiranë

    Një tërmet me epiqendër në Krujë u shënua këtë mbrëmje në vendin tonë.

    Sipas të dhënave paraprake nga Instituti i Gjeoshkencave, lëkundjet ishin të magnitudës 3.5 të shkallës Rihter.
    Tërmeti u regjistrua në orën 18:24, tetë kilometër në jug-jugperëndim të Krujës dhe 18 kilometër në veriperëndim të Tiranës.

    Top Channel

  • Tërmet në vend, lëkundjet ndihen të forta

    Tërmet në vend, lëkundjet ndihen të forta

    Lëkundje tërmeti janë regjistruar në vendin tonë. Lëkundjet u ndjenë të forta në Tiranë, Durrës e Krujë, rreth orës 18:20. Forca e tërmetit është 3.6 ballë dhe deri më tani nuk raportohet për dëme. Tërmeti me thellësi fokale 5 km, e kishte epiqendrën rreth 7 km në jugperëndim të Krujës.

  • Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

    Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

    Lëkundje tërmeti janë regjistruar pasditen e sotme në vendin tonë. Lëkundjet u ndjenë të forta në Tiranë, Durrës e Krujë, rreth orës 18:20.
    Forca e tërmetit është 3.6 ballë dhe deri më tani nuk raportohet për dëme.
    Tërmeti me thellësi fokale 15 km, e kishte epiqendrën rreth 8 km në jugperëndim të Krujës dhe 18 km në veriperëndim të Tiranës.

  • Tërmet 4.6 ballë shkund Shqipërinë mbrëmjen e sotme

    Tërmet 4.6 ballë shkund Shqipërinë mbrëmjen e sotme

    Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme, më 10 gusht 2025, në orën 18:54, në zonën e Arrasit, Komuna e Lurës, Bashkia Dibër. Sipas të dhënave paraprake, lëkundjet u regjistruan në një thellësi prej 15 kilometrash.

    Raporti është ende paraprak dhe i pakonfirmuar, ndaj parametrat mund të ndryshojnë pas verifikimit nga institucionet përkatëse. Lëkundjet janë ndjerë edhe në zona të tjera të vendit, përfshirë pjesë të qarkut Dibër, Burrelin dhe disa qytete të veriut. Deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo të lënduar.

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

  • Greqia ‘shkundet’ nga tërmetet, ja sa ballë ishte i fundit

    Greqia ‘shkundet’ nga tërmetet, ja sa ballë ishte i fundit

    Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter goditi sot në mesditë Greqinë jugore. Sipas të dhënave zyrtare, lëkundjet u regjistruan në orën 12:49 me orën lokale, me epiqendër 11 kilometra në veriperëndim të qytetit Messíni dhe rreth 126 kilometra në jug-juglindje të Patrës.

    Tërmeti ndodhi në një thellësi të vogël prej vetëm 5 kilometrash, çka e bën më të ndjeshëm në sipërfaqe. Për momentin nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, por autoritetet greke janë në gatishmëri në rast të pasgoditjeve.

    Lëkundjet u ndjenë edhe në qytete të tjera përreth rajonit të Peloponezit. 

  • Tërmet i fuqishëm në Greqi, lëkundjet e forta ndihen edhe në Sarandë dhe Delvinë, ja epiqendra

    Tërmet i fuqishëm në Greqi, lëkundjet e forta ndihen edhe në Sarandë dhe Delvinë, ja epiqendra

    Greqia është tronditur mëngjesin e kësaj të marte nga lëkundje tërmeti.
    Mësohet se tërmeti ishte me magnitutë 4.7 të shkallës Rihter dhe epiqendra në Paramithi të Pargës.
    Nga tërmeti në Paramithi, lëkundjet janë ndjerë edhe në Sarandë, Delvinë e Konispol.

  • Tërmet në Greqi, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri

    Tërmet në Greqi, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri

    Një tërmet me magnitudë 4.6 i shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Greqi, në orën 09:43 me orën lokale.
    Epiqendra e tërmetit ndodhej 5 kilometra në lindje të Paramithisë, një zonë pranë kufirit greko-shqiptar, me një thellësi prej vetëm 5 kilometrash, çka e bën lëkundjen të ndjeshme në sipërfaqe.
    Nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar deri në këto momente. Megjithatë, tërmeti është ndjerë në disa zona të veriut të Greqisë dhe në Shqipëri.