Tag: lejuar

  • Kundërvajtjet në trafik: Shpesh të pandëshkuara dhe me zbutje të gjobave

    Kundërvajtjet në trafik: Shpesh të pandëshkuara dhe me zbutje të gjobave

    Foto ilustruese

    Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka identifikuar disa të meta në mënyrën se si zyrtarët policorë i shqiptojnë gjobat për kundërvajtjet në trafik, duke shtuar se këto shkelje “sjellin dyshime se mund të abuzohet gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”. IPK-ja tha se e kishte nisur këtë inspektim pasi kishte marrë informacion se zyrtarët policorë nuk i gjobisin kundërvajtësit për shkeljet që i kanë kryer.
    Dhe rezultati i inspektimit? Nga 590 raste të analizuara, në të cilët ka pasur shkelje të shpejtësisë së lejuar për të paktën 20 kilometra në orë, vetëm 35 për qind e ngasësve janë gjobitur. Për më tepër, në 40 për qind prej gjobave të shqiptuara janë vërejtur mospërputhje.
    Herë, shpejtësia e lëvizjës është shkruar në gjobë të jetë më e ulët sesa e regjistruar në radar; herë të tjera, shpejtësia e kufizuar në gjobë është shkruar të jetë ndryshe nga ajo e regjistruar në radar.

    Sipas raportit të IPK-së, kjo gjë dyshohet se është bërë me synim për të zbutur dënimin dhe për t’iu shmangur gjobave më të rënda.
    Ligji për rregullat e trafikut rrugor parasheh gjobë deri në 500 euro për ata që vozisin mbi 100 kilometra në orë mbi shpejtësinë e lejuar, deri në 300 euro për ata që vozisin nga 50 në 100 kilometra në orë mbi shpejtësinë e lejuar.

    Gjobat shkojnë duke u ulur varësisht nga tejkalimi i shpejtësisë, deri në 20 euro për tejkalimin nga 10 deri në 20 kilometra në orë. Përveç gjobave financiare, shoferët ndëshkohen edhe me pikë negative – me nëntë pikë negative, një shoferit i pezullohet patent shoferi – dhe marrje të përkohshme të lejes për vozitje.
    Që të përmirësohet mënyra e përdorimit të radarëve për matjen e shpejtësisë së lëvizjës, IPK-ja ka rekomanduar trajnime shtesë për personelin dhe kryerjen më të rregullt të kontrolleve dhe monitorimit./REL

    2jpg

    1jpg

  • Kreshnik Spahiu: Duhet të procedohen penalisht inspektorët e territorit që lejuan ndërtimet pa leje

    Kreshnik Spahiu: Duhet të procedohen penalisht inspektorët e territorit që lejuan ndërtimet pa leje

    ‘Ata që janë kundër thonë ku ishte shteti. Tani unë po them se çfarë thotë ligji, për një ndërtim pa leje si vepër penale ajo mund të parashkruhet pas 5 vitesh, por s’ka parashkrim administrativ. Nëse e ke shtëpinë pa leje shteti mund ta prish atë. Do të ishte mirë që të mos lejonte padyshim. Inspektorët që i kanë lejuar dhe kanë qenë përgjegjës për të bërë mbikqyrje, ata që janë paguar duhet që të dënohen për shpërdorim detyre. Sepse shpërdorimi nuk është vetëm kur vepron, por edhe kur nuk vepron. Për ata që i kanë lejuar duhet që të mbajnë përgjegjësi penale. Opozita thotë ja ka premtuar Rama, po opozita duhet që të vinte dhe që të bënte premtimin se ata që kanë bërë ndërtime me idenë se do ja legalizojë Rama do ti rrafshohet ndërtesa’, tha ai.

  • “Në Shqipëri nuk zbatohen ligjet”,Teliti shpërthen: Për oligarkët s’pati fadroma, për të varfrit vjen policia bashkiake

    “Në Shqipëri nuk zbatohen ligjet”,Teliti shpërthen: Për oligarkët s’pati fadroma, për të varfrit vjen policia bashkiake

    Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të PD-së në Tiranë, Dorjan Teliti komentoi sot lidhur me shembjen e ndërtimeve pa leje që ka nisur në vend.
    Në një intervistë për një emision televiziv, Teliti u shpreh se në ndërtimet pa leje në Shqipëri po trajtohen me dy standarde.
    Teliti akuzoi qeverinë se ka lejuar që ky fenomen të ndodhë.
    “Dy-tre vitet më parë, kur u konstatuan pallate mbi pallate pa leje, ku u konstatuan pallate të tëra pa leje. Ata nuk morën fadromat, nuk i hodhën naftë fadromave, nuk vunë Fatmir Metën me shokë që të shkonin të shanin njerëzit nga ropt e shtëpisë. Ata i thanë: vishni kollaren, xhaketën, parfumosuni dhe hajde ulemi në krah të atij dhe negociomë të gjejmë një rrugë të mesme.
    U ulën, bënë trativën, dolën dhe aktet nënligjore, u bënë edhe VKM-të përkatëse dhe u gjet gjuha. Edhe ata që kishin shkelur ligjin paguan, dikush më shumë, dikush një çmim më të lartë. Nuk i pamë as fadromat, as të fortët, as ofendimet, u trajtuan si zotni këta shkelësit e ligjit të fortit. Madje të pasnesërmen përfituan edhe tendera të tjerë publikë.
    Sot te njerëzit e thjeshtë shkon policia bashkiake. Kjo gjë është lejuar dhe është futur në normalitet, ndonëse s’ka pasur atë letrën për lejen e ndërtimit. Shteti ka lejuar këtë lloj fenomeni, nuk mund të kalosh një ditë të bukur se të vjen dëshira ty për të bërë masa të tilla, siç po ndodh në Tiranë dhe në Theth”,-u shpreh Teliti.
     
     

  • Hedhja e mbeturinave në Drin i kushton shtrenjtë lokalit/ Gjobë 13 milionë lekë për pronarin

    Hedhja e mbeturinave në Drin i kushton shtrenjtë lokalit/ Gjobë 13 milionë lekë për pronarin

    Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku një i mitur shihet duke hedhur mbeturina në ujërat e lumit, Policia e Dibrës kreu verifikimet dhe nisi procedim penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit M. M., banues në fshatin Muhurr. Ky shtetas, gjatë punës në lokalin e tij, kishte lejuar të miturin të kryente ndotjen.
    Një gjobë prej 13 milionë lekësh është vendosur nga Drejtoria e Mbrojtjes së Mjedisit ndaj një 64-vjeçari në Dibër, pasi ka lejuar ndotjen e lumit Drini i Zi.
    Ai po procedohet për veprën penale “Ndotja e ujërave”, ndërsa autoritetet deklarojnë se ndëshkimi vjen në zbatim të ligjit për mbrojtjen e mjedisit.
     

  • SKANDALI – WizzAir mban peng shqiptarët, prej 2 orësh të bllokuar në avion (VIDEO)

    SKANDALI – WizzAir mban peng shqiptarët, prej 2 orësh të bllokuar në avion (VIDEO)

    Dhjetëra pasagjerë shqiptarë që udhëtonin sot nga Genova drejt Tiranës me linjën ajrore Wizz Air janë bllokuar në avion të mërkurën për orë të tëra, pasi mjeti fluturues ka shfaqur probleme teknike.
    Sipas dëshmive nga pasagjerët, fluturimi ishte planifikuar të nisej në orën 13:00, por pas dy tentativave për ngritje, avioni është rikthyer në pistë, ndërsa udhëtarët nuk janë lejuar të zbresin. Ata shprehen se stafi nuk ka dhënë asnjë shpjegim mbi situatën apo kohën e nisjes së mundshme.
    “Jemi këtu me fëmijë të vegjël, me persona me aftësi ndryshe. Askush nuk na jep informacion. Vetëm na mbajnë brenda avionit dhe nuk na lejojnë të zbresim. Jemi në panik”, është shprehur një pasagjere.
    Situata është përshkallëzuar ndërsa koha kalon, me disa udhëtarë që kanë ndjerë keq dhe kanë humbur ndjenjat për shkak të stresit dhe mungesës së informacionit. Pavarësisht kësaj, Wizz Air nuk ka lejuar daljen nga avioni dhe nuk ka ofruar ndihmë mjekësore apo logjistike.

  • Termocentralet me qymyr, ndotësit më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor

    Termocentralet me qymyr, ndotësit më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor

    Termocentralet me qymyr në Bosnjë dhe Hercegovinë rezultuan të ishin emetuesit më të mëdhenj të dioksidit të squfurit (SO₂) në Ballkanin Perëndimor gjatë vitit 2024, sipas një raporti të publikuar nga organizata mjedisore CEE Bankwatch.Vitin e kaluar, termocentralet boshnjake emetuan 212,840 tonë SO₂ — 11.3 herë më shumë se kufiri i lejuar me ligj. Pas Bosnjës renditet Serbia, me 205,925 tonë, sasi 4.6 herë mbi kufirin e lejuar.“Sipas të dhënave rajonale, emetimet e SO₂ kanë rënë shumë pak që nga viti 2018. Por me faktin që kufijtë ligjorë për ndotjen u bënë më të rreptë në vitin 2024 krahasuar me vitet e mëparshme, hendeku midis ndotjes reale dhe normave të lejuara u thellua edhe më shumë,” deklaroi CEE Bankwatch.Për të pestën herë që nga viti 2018, ndotësi kryesor më i madh për sa u përket emetimeve të SO₂ gjatë vitit 2024 ishte termocentrali me qymyr Ugljevik në Bosnjë, me 112,943 tonë të emetuara, pavarësisht investimit 85 milionë euro nga pronari i tij për ndërtimin e një njësie për desulfurizim (heqje të squfurit).Në të gjithë rajonin, gjashtë njësi energjetike tejkaluan kufijtë individualë të tyre për emetimin e dioksidit të squfurit me më shumë se dhjetëfish vitin e kaluar — Ugljevik, Gacko, Tuzla 6 dhe Kakanj 7 në Bosnje; Kostolac A2 në Serbi; dhe Bitola B1 & B2 në Maqedoninë e Veriut.Ndotja nga pluhurat në rajon ishte 1.9 herë më e lartë se kufiri i lejuar për vitin 2024. Ndotësi më i madh për sa u përket grimcave të pluhurit ishte termocentrali Gacko në Bosnjë, me 3,339 tonë të emetuar, 13.7 herë më shumë sesa sasia e lejuar me ligj.Ndotja nga oksidet e azotit (NOx) gjithashtu kaloi kufijtë ligjorë, duke qenë 1.4 herë më e lartë se norma e lejuar për vitin e kaluar. “Bosnjë dhe Hercegovina, Kosova dhe Serbia vazhduan të shkelin kufijtë për NOx, me termocentralin Nikola Tesla B në Serbi që rezultoi ndotësi më i madh, duke emetuar 12,418 tonë,” thuhet në raportin e CEE Bankwatch.Ndërkohë, tre shtete të Ballkanit Perëndimor — Bosnja, Mali i Zi dhe Serbia — kanë dështuar të respektojnë afatet për mbylljen e termocentraleve me qymyr, të cilave u ka përfunduar afati i operimit sipas përjashtimeve afatshkurtra të dhëna me ligj. Termocentrali i Pljevljës në Mal të Zi po funksionon ilegalisht që nga fundi i vitit 2020, ndërsa në vitin 2022 iu bashkuan edhe Tuzla 4 dhe Kakanj 5 në Bosnjë dhe Hercegovinë, si dhe Morava në Serbi. Po ashtu, termocentrali Kolubara A në Serbi nuk e ndaloi aktivitetin në fund të vitit 2023, pavarësisht se i përfundonte afati ligjor.“Për vetëm gjashtë muaj, mekanizmi i ri i Bashkimit Europian për rregullimin e kufirit të karbonit (CBAM) do të fillojë të kufizojë eksportet e energjisë elektrike me intensitet të lartë karboni nga vendet e Ballkanit Perëndimor, nëpërmjet vendosjes së tarifave mbi eksportet drejt BE-së. Kjo do t’i bëjë termocentralet e tyre të vjetruara dhe joefikase ekonomikisht, si dhe më pak konkurruese. Por qeveritë dhe kompanitë publike në rajon sillen sikur kanë në dispozicion gjithë kohën e botës. Janë të domosdoshme plane të qarta dhe të zbatueshme — dhe menjëherë”, – deklaroi Davor Pehchevski, koordinator për energjinë në Ballkan pranë CEE Bankwatch.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Me aparat në duar për zhurmat, policia “mësyn” në lokalet e Pazarit të Gjirokastrës (VIDEO)

    Me aparat në duar për zhurmat, policia “mësyn” në lokalet e Pazarit të Gjirokastrës (VIDEO)

    POLICIA E SHTETIT
    Strukturat e sigurisë publike të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, gjatë ditëve të fundit, sipas hartëzimit të zonave me ndotje akustike, kanë organizuar grupe kontrolli në terren.
    Në kuadër të këtyre kontrolleve, janë testuar me matës të zhurmës, disa ambiente dhe subjekte, të hapura dhe të mbyllura, në zona turistike, për verifikimin e respektimit të nivelit kufi të lejuar të zhurmës, të përcaktuar në ligjin nr. 9774, datë 12.07.2007 “Për administrimin e zhurmës në mjedis”, i ndryshuar.
    Matjet e realizuara, sipas kushteve të përcaktuara në procedurën standarde për këtë qëllim, kanë rezultuar brenda kufijve të lejuar.
    Krahas matjes së nivelit të zhurmës, strukturat përgjegjëse kanë ushtruar kontrolle edhe për respektimin e orarit të lejuar për muzikën në ambiente të hapura, në zona apo qendra të banuara, i cili është nga ora 11:00 deri në orën 24:00.
    Policia e Gjirokastrës mbetet e angazhuar dhe e vendosur për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurtë për banorët dhe vizitorët.

  • Alihmehmeti me gjuhën e Berishës: KAS vijoi farsën duke mos lejuar administrimin e videove

    Alihmehmeti me gjuhën e Berishës: KAS vijoi farsën duke mos lejuar administrimin e videove

    Procesi i rinumërimit të fletëve të votimit të qarkut të Tiranës konsiderohet për Ilir Alimehmetin si vjedhje e dytë e votave.
    Në një intervistë për RTSH-në, kandidati demokrat për deputet në zgjedhjet e 11 majit shprehu kritika të forta për vendimmarrjen e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), i cili duke mos lejuar hapjen e videove për numërimin e parë, lejoi të ndodhë, sipas tij, vijimin e “farsës së 11 majit”.
    “Videot nuk u administruan. E vërteta është në video. Prova është në video. Pra, në metodologji ato rihapin këto prova që tashmë i kishim parë qartë se janë ndryshe nga videot. Duke hapur të njëjtën gjë, do të gjesh po këtë që ke bërë herën e parë dhe herën e dytë. Duke qenë se KAS-i nuk heq dorë nga vjedhjet, mbas farsës që bëri me rinumërimin e 11 Majit shkon dhe e thellon vjedhjen,” u shpreh z. Alimehmeti.
    Ai preferon të mos komentojë nëse votat e tij preferenciale janë kalkuluar për ndonjë kandidat tjetër të listës së hapur, qoftë edhe të të njëjtit formacion politik. Megjithatë ai pranon se në procesin e numërimit ka pasur shtim votash.
    “Metoda më e përdorur ka qenë metoda kur votuesi nuk ka votuar asnjë kandidat, por ka votuar vetëm subjektin zgjedhor. Pra, ne e quajmë këtë skedë të bardhë për sa i përket kandidatëve. Këtu janë shtuar vota pastaj,” thotë z. Alimehmeti.
    Në këto kushte, rinumërimi i qarkut të Tiranës duket se nuk do të sjellë surprizë për Ilir Alimehmetin, i cili do të duhet të mbetet jashtë parlamentit. Por votat preferenciale të marra konsiderohen inkurajuese nga ai për të vijuar angazhimin politik në Partinë Demokratike.

  • Muzikë pas orarit të lejuar, policia gjobë 400 mijë lekë për pronarin e lokalit në Radhimë

    Muzikë pas orarit të lejuar, policia gjobë 400 mijë lekë për pronarin e lokalit në Radhimë

    Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe komisariatet në varësi po vijojnë kontrollet intensive në kuadër të planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për monitorimin e subjekteve që organizojnë aktivitete me muzikë, në shkelje të kufijve të lejuar të zhurmës ose në kundërshtim me orarin e përcaktuar për muzikë.

    U konstatua duke gjeneruar muzikë pas orarit të lejuar, gjobitet me 400 000 lekë dhe procedohet penalisht pronari i lokalit në Radhimë.
    Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe komisariatet në varësi vijojnë kontrollet intensive në kuadër të planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për monitorimin e subjekteve që organizojnë aktivitete me muzikë, në shkelje të kufijve të lejuar të zhurmës ose në kundërshtim me orarin e përcaktuar për muzikë.
    Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, në Radhimë, u konstatua një lokal që gjeneronte muzikë pas orës 24:00. Për këtë shkelje, u vendos menjëherë masa administrative me vlerën prej 400 000 lekësh.
    Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, ndaj shtetasit B. B., 57 vjeç, banues në Radhimë, pronar i lokalit.
    Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon ndaj të gjithë administratorëve të subjekteve që të respektojnë kufijtë e lejuar të zhurmës dhe orarin e përcaktuar për muzikë, për të ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt për pushuesit dhe banorët.

  • Muzikë pas mesnate në Radhimë, pronari i lokalit gjobitet me 4 mln lekë

    Muzikë pas mesnate në Radhimë, pronari i lokalit gjobitet me 4 mln lekë

    Pronari i një lokali në Radhimë është gjobitur me 4 milionë lekë pasi vendosi muzikë pas orarit të lejuar.
    Bojo Begotaraj gjithashtu do te hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

    Njoftimi i policisë:
    Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe komisariatet në varësi vijojnë kontrollet intensive në kuadër të planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për monitorimin e subjekteve që organizojnë aktivitete me muzikë, në shkelje të kufijve të lejuar të zhurmës ose në kundërshtim me orarin e përcaktuar për muzikë.
    Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, në Radhimë, u konstatua një lokal që gjeneronte muzikë pas orës 24:00. Për këtë shkelje, u vendos menjëherë masa administrative me vlerën prej 400 000 lekësh.
    Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, ndaj shtetasit B. B., 57 vjeç, banues në Radhimë, pronar i lokalit.
    Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon ndaj të gjithë administratorëve të subjekteve që të respektojnë kufijtë e lejuar të zhurmës dhe orarin e përcaktuar për muzikë, për të ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt për pushuesit dhe banorët.