Tag: lejuar

  • SPAK vë në hetim Drejtorinë e Tatimeve për aferën e “Bankers Petroleum”

    SPAK vë në hetim Drejtorinë e Tatimeve për aferën e “Bankers Petroleum”

    SPAK vë në hetim Drejtorinë e Tatimeve për aferën e “Bankers Petroleum”
    Skandali i njohur si afera “Bankers” ka marrë përmasa edhe më të gjera pas evidentimit të një dëmi ekonomik që arrin në dhjetëra miliona euro, ndërsa hetimet kanë prodhuar deri tani masa sigurie ndaj disa ish-zyrtarëve të kompanisë dhe personave të përfshirë në skemat e dyshuara.
    Pas arrestimeve të para të ekzekutuara nga Prokuroria e Fierit, çështja është zgjeruar ndjeshëm duke përfshirë hetime më të thelluara mbi zinxhirin e përgjegjësive brenda administratës tatimore dhe zyrtarëve që dyshohet se kanë lejuar për vite abuzimet me TVSH-në dhe detyrimet e tjera fiskale.
    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po heton veprimet e organeve tatimore që ndër vite nuk kanë kontrolluar apo kanë lejuar shkeljet e kryera nga kompania Bankers.
    Dy prokuroret e SPAK, Anita Jella dhe Enkeleida Millonai kanë vënë në sitën e hetimit edhe veprimet e organeve tatimore që ndër vite kanë lejuar abuzimet e Tatimeve.
    Mësohet po hetohen vepra të ndryshme penale, përfshirë:
    • Krijimin e skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar• Fshehjen e të ardhurave• Pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale• Shpërdorimin e detyrës• Moskryerjen e detyrave nga organet tatimore• Korrupsionin pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë• Veprimtari kriminale nga grupi i strukturuar kriminal
    Hetimet përfshijnë edhe veprimet e doganave, zyrave të konsulencave dhe strukturave të financave, pasi dyshohet se zyrtarët e këtyre institucioneve kanë lejuar skemat mashtruese të Bankers, ku kompania dilte me humbje fikse për të shmangur pagesën e taksave dhe përfitonte miliona euro.
    Zgjerimi i hetimeve reflekton përpjekjen e SPAK për të hedhur dritë mbi përgjegjësitë e të gjithë zinxhirit administrativ dhe për të ndëshkuar çdo abuzim, duke përfshirë ish-zyrtarët e kompanisë, punonjësit e tatimeve dhe doganave, si dhe zyrtarë vendorë të përfshirë në skemat e dyshuara.

  • Guardiola për Palestinën: Të gjithë kemi lejuar shkatërrimin e një populli

    Guardiola për Palestinën: Të gjithë kemi lejuar shkatërrimin e një populli

    17 Nëntor 2025

    12:27

    Alfred Lleshi

    Pep Guardiola ka folur hapur për situatën në Palestinë, përpara ndeshjes miqësore mes Katalonjës dhe Palestinës në “Lluís Companys”, mbështetur nga figura të mëdha sportive. Me mbi 25.000 bileta të shitura, Guardiola theksoi rëndësinë e kësaj iniciative: “Është një ndeshje simbolike. Palestinezët do të shohin se një pjesë e botës mendon për ta”.
    Ai kritikoi fuqishëm komunitetin ndërkombëtar: “Bota e ka lënë Palestinën vetëm. Nuk kemi bërë absolutisht asgjë. Ata nuk kanë faj që kanë lindur atje. Të gjithë ne kemi lejuar që të shkatërrohet një popull i tërë. E keqja është bërë dhe është e pakthyeshme”.
    Guardiola nuk i kurseu as udhëheqësit: “Nuk mund ta imagjinoj dikë që mbron masakrat në Gaza. Fëmijët tanë mund të jenë atje dhe t’i vrasin vetëm për vendin e lindjes. Kam pak besim te liderët politikë të sotëm”.
    Për trajnerin e City, ndeshje si kjo janë jetike për të zgjuar ndërgjegjen: “Simbolika tërheq vëmendjen, por duhet diçka që të lëvizë realisht”. Ai gjithashtu komentoi mundësinë e një rikthimi te Barcelona, duke theksuar se klubi i dha gjithçka si lojtar dhe trajner.

  • Ndërtimet pa leje, kryeprokurori Çela: Të hetohen zyrtarët që kanë lejuar zhvillimin e paligjshmërisë

    Ndërtimet pa leje, kryeprokurori Çela: Të hetohen zyrtarët që kanë lejuar zhvillimin e paligjshmërisë

    Prokurori i Përgjithshëm Olsjan Çela, ka dhënë përgjigje dhe lidhur me ndërtimet pa leje në vend, nëse ka pasur apo jo referime nga zyrtarë apo institucionet përkatëse, dhe në rast se jo, a jemi përpara veprës penale të shpërdorimit të detyrës, thuhej në pyetjen drejtuar Çelës.
    Olsjan Çela, i është referuar shifrave të vitit 2024 ku në total janë dënuar 400 të pandehur. Prokurori i Përgjithshëm thotë se nuk mund të japë një përgjigje konkrete për përgjegjësitë penale të institucioneve përkatëse, por nuk përjashton mundësinë e shpërdorimit të detyrës nga këto institucione apo zyrtarë.
    “Mund t’ju jap shifër të vitit 2024. Janë shumë çështje. Kemi për vitin 2024 ndërtimi i paligjshëm 1130 procedime, të pandehur 207, të dërguar për gjykim 358 dhe numri i të dënuarve 400.
    Dukshëm ka një aktivitet që kryhet nga prokuroria për goditjen e fenomenit ne bashkëpunim me institucionet. Nuk mund të jap sot kur ka pasur përgjegjësi penale nga IMT. Sa herë që ka ndërtim të paligjshëm ka nevojë të hetohet, përse është lejuar ndërtimi dhe përse nuk është kryer detyra nga ata që janë subjektet dhe personat përgjegjës. Në çdo rast potencialisht ka përgjegjësi nga subjektet që janë të ngarkuar për mbrojtjen e territorit. Kjo ka të bëjë sesa të thella janë hetimet. Ka të bëjë me cilësinë punës së prokurorisë, me kontrollin gjyqësore, dhe e elementë të tjerë që kanë të bëjnë me administrimin e territorit, që jo në çdo rast përbën vepër penale.
    Jo në çdo rast, çdo shkelje është vepër penale ,ashtu si shumë herë që janë trajtuar si raste administrative, mund të kenë përbërë vepër penale. Ajo që mbetet për të thënë, prokuroritë kanë një trajtim të shpejtë të rasteve, por mund të ketë dhe çështje të mungesës së mungesës së efikasitetit në drejtim të hetimit të zyrtarëve që kanë lejuar ndërtimin pa leje”, tha Çela.

  • Dëmtimi rëndë i lirisë së medias/ Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë: Kuvendi plan për të kufizuar gazetarët dhe…

    Dëmtimi rëndë i lirisë së medias/ Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë: Kuvendi plan për të kufizuar gazetarët dhe…

    Përveç rregullores së brendshme, në Kuvendin e Shqipërisë do të ndryshojnë një sërë veprimtarish të tjera, të cilët lidhen drejtpërdrejt me median shqiptare. Sot është njoftuar që kamerat e televizioneve nuk do të lejohen më brenda në sallë e as që gazetarët të qëndrojnë në oborrin e Parlamentit pa pasur një hapësirë të dedikuar për ta.
    Asociacioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar menjëherë lidhur me këto ndryshime duke iu drejtuar Kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe të gjithë hallkave të tjera të përfshira në vendimmarrje, për të mos lejuar avancimin e këtij plani.
    Duke paralajmëruar njoftimin e menjëhershëm të partnerëve ndërkombëtarë, AGSH thekson se kjo është një cënim dhe dëmtim i rëndë i lirisë së medias dhe gazetarëve i dhe e të drejtës qytetare për tu informuar.
    Reagimi i Asociacionit të Gazetarëve Shqiptarë:
    Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë është informuar për një plan të mazhorancës socialiste në Kuvend për të kufizuar gazetarët dhe mediat.
    Planet e diskutuara së fundmi, për të mos lejuar kamerat brenda sallës së seancave plenare dhe për të kufizuar aksesin e gazetarëve në oborrin e Parlamentit, u heqin përfundimisht mundësinë gazetarëve për të pasur kontakte direkte me deputetët dhe ministrat, të cilët duhet të japin llogari për punën e tyre.
    AGSH i bën thirrje Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe të gjithë aktorëve të përfshirë që të mos avancojnë me këto plane, të cilat dëmtojnë rëndë lirinë e medias dhe të drejtën e qytetarëve për t’u informuar mbi aktivitetin e deputetëve që ata kanë votuar.
    AGSH i bën thirrje opozitës në Parlament që të përdorë të gjitha instrumentet për të mos lejuar një kufizim të tillë.
    AGSH do të informojë menjëherë partnerët ndërkombëtarë për këtë përpjekje kufizuese të lirisë së medias.
    AGSH i bën thirrje gjithashtu të gjitha redaksive mediatike që të ushtrojnë ndikimin e tyre për të mos lejuar realizimin e këtij plani.
    Oborri i Parlamentit dhe salla e tij janë “ishulli” i fundit që u ka mbetur mediave për të bërë pyetje dhe për të xhiruar pa regji.

  • AGSH thirrje Peleshit edhe maxhorancës: Nuk mund t’i mbyllni dyert e Kuvendit për median!

    AGSH thirrje Peleshit edhe maxhorancës: Nuk mund t’i mbyllni dyert e Kuvendit për median!

    Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë AGSH ka një apel për kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi dhe mazhorancës, sa i takon masave të reja për atë që e cilësojnë “kufizim të mediave”. 
    “Planet e diskutuara së fundmi, për të mos lejuar kamerat brenda sallës së seancave plenare dhe për të kufizuar aksesin e gazetarëve në oborrin e Parlamentit, u heqin përfundimisht mundësinë gazetarëve për të pasur kontakte direkte me deputetët dhe ministrat, të cilët duhet të japin llogari për punën e tyre”, thuhet në postimin zyrtar të AGSH. 
    “AGSH i bën thirrje Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe të gjithë aktorëve të përfshirë që të mos avancojnë me këto plane, të cilat dëmtojnë rëndë lirinë e medias dhe të drejtën e qytetarëve për t’u informuar mbi aktivitetin e deputetëve që ata kanë votuar”, thekson AGSH. 
    AGSH i bën thirrje edhe opozitës në Parlament që të përdorë të gjitha instrumentet për të mos lejuar një kufizim të tillë. Më tej bën me dije se do të informojë menjëherë partnerët ndërkombëtarë. 
    “AGSH i bën thirrje gjithashtu të gjitha redaksive mediatike që të ushtrojnë ndikimin e tyre për të mos lejuar realizimin e këtij plani. Oborri i Parlamentit dhe salla e tij janë “ishulli” i fundit që u ka mbetur mediave për të bërë pyetje dhe për të xhiruar pa regji“, përfundon Asocacioni i Gazetarëve. 
     

  • ‘Mazhoranca tenton të kufizojë futjen e gazetarëve në Kuvend’, AGSH: Këto masa cënojnë lirinë e medias, do të informohen partnerët ndërkombëtarë

    ‘Mazhoranca tenton të kufizojë futjen e gazetarëve në Kuvend’, AGSH: Këto masa cënojnë lirinë e medias, do të informohen partnerët ndërkombëtarë

    Qeveria Rama ka në plan të kufizojë aksesin e gazetarëve në sallën e Parlamentit, duke hequr një nga mjetet më të rëndësishme të mediave për të ndjekur veprimtarinë e deputetëve dhe ministrave.

    Ky hap rrezikon të pengojë kontaktin e drejtpërdrejtë mes gazetarëve dhe përfaqësuesve të popullit, duke cenuar rëndë lirinë e medias dhe të drejtën e qytetarëve për informacion të saktë, të plotë dhe të paanshëm.

    Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) i bën thirrje opozitës në Parlament, redaksive mediatike dhe partnerëve ndërkombëtarë të ndërhyjnë menjëherë për të mos lejuar realizimin e këtij kufizimi.

    AGSH paralajmëron se çdo përpjekje për të penguar qasjen e gazetarëve do të dëmtojë transparencën dhe përgjegjësinë e institucioneve ndaj qytetarëve, duke e bërë më të vështirë mbikëqyrjen e punës së deputetëve dhe ministrave.

    “AGSH do të informojë menjëherë partnerët ndërkombëtarë për këtë përpjekje kufizuese të lirisë së medias. Gjithashtu, i bën thirrje gjithashtu të gjitha redaksive mediatike që të ushtrojnë ndikimin e tyre për të mos lejuar realizimin e këtij plani”- citon AGSH.

     

    Postimi i plotë:

    Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë është informuar për një plan të mazhorancës socialiste në Kuvend për të kufizuar gazetarët dhe mediat.

    Planet e diskutuara së fundmi, për të mos lejuar kamerat brenda sallës së seancave plenare dhe për të kufizuar aksesin e gazetarëve në oborrin e Parlamentit, u heqin përfundimisht mundësinë gazetarëve për të pasur kontakte direkte me deputetët dhe ministrat, të cilët duhet të japin llogari për punën e tyre.

    AGSH i bën thirrje Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe të gjithë aktorëve të përfshirë që të mos avancojnë me këto plane, të cilat dëmtojnë rëndë lirinë e medias dhe të drejtën e qytetarëve për t’u informuar mbi aktivitetin e deputetëve që ata kanë votuar.

    AGSH i bën thirrje opozitës në Parlament që të përdorë të gjitha instrumentet për të mos lejuar një kufizim të tillë.

    AGSH do të informojë menjëherë partnerët ndërkombëtarë për këtë përpjekje kufizuese të lirisë së medias.

    AGSH i bën thirrje gjithashtu të gjitha redaksive mediatike që të ushtrojnë ndikimin e tyre për të mos lejuar realizimin e këtij plani.

    Oborri i Parlamentit dhe salla e tij janë “ishulli” i fundit që u ka mbetur mediave për të bërë pyetje dhe për të xhiruar pa regji.

  • Sasia prej 5,562 kg pjeshkësh me prani të lartë nikeli refuzohet nga Kroacia, AKU nis hetimet

    Sasia prej 5,562 kg pjeshkësh me prani të lartë nikeli refuzohet nga Kroacia, AKU nis hetimet

    Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural njoftoi se një sasi prej 5,562 kg pjeshkë me origjinë nga Shqipëria është refuzuar në kufi nga autoritetet kroate për shkak të pranisë së nikelit mbi normën e lejuar.Njoftimi është bërë përmes Sistemit të Shpejtë të Njoftimit për Ushqimin dhe Foragjeret (RASFF) dhe ka hyrë në kategorinë “Refuzim në kufi”. Sipas autoriteteve kroate, analizat laboratorike kanë zbuluar tejkalim të lejuar të përmbajtjes së nikelit në produktin shqiptar.Pas njoftimit të marrë autoritet përkatëse në vend kanë kryer inspektimet ku ka rezultuar se në magazina nuk ka pasur gjendje malli dhe se sasia e pjeshkëve nuk është tregtuar në tregun vendas. Sasia e konstatuar me prani të lartë niveli është asgjësuar nga Kroacia.“Më datë 22.08.2025, Shqipëria është njoftuar nga Sistemi RASFF, në kategorinë Njoftim për refuzim në kufi me numër reference 2025.6367 me temë: “Nikel në pjeshkë me origjinë nga Shqipëria”, të njoftuar nga Kroacia.Nga analizat e kryera në shtetin kroat, është konstatuar prania Nikel mbi normën e lejuar. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rasti i kaloi për ndjekje strukturave të Drejtorisë Rajonale të AKU Fier.U krye inspektim në Operatorin e Biznesit Ushqimor eksportues (OBU), ku rezultoi se nuk ka gjendje të produktit në magazinat e tij. Subjekti disponon sistem gjurmueshmërie, ku u verifikua se produkti është dërguar i gjithi për eksport dhe nuk është shpërndarë në tregun vendas.Sasia prej 5562 kg pjeshkë janë dërguar drejt Kroacisë, ku dhe janë asgjësuar pas rezultatit të analizës laboratorike. Rasti iu referua dhe AKVMB për masa të mëtejshme.AKU ka bërë edhe njoftimin përkatës mbi rezultatet e verifikimeve në kategorinë e njoftimeve RASFF”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • FOTOLAJM – Niveli i muzikës mbi parametrat e lejuar, 2 mln lekë të vjetra gjobë lokalit në Shkodër…

    FOTOLAJM – Niveli i muzikës mbi parametrat e lejuar, 2 mln lekë të vjetra gjobë lokalit në Shkodër…

    Në kuadër të masave të shtuara për ruajtjen e qetësisë publike dhe për mbrojtjen nga ndotja akustike në zonat turistike, bazuar dhe në telefonatat e qytetarëve, strukturat e DVP Shkodër kanë intensifikuar, monitorimet në subjektet që zhvillojnë veprimtari me muzikë të lartë.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pasi morën njoftim nga salla operative per një ankesë për muzikë të lartë në lagjen “Vasil Shanto”, konstatuan se niveli i muzikës i tejkalonte kufijtë e lejuar me ligj. Në përfundim, ndaj administratorit të këtij subjekti, shtetasit M. L., u vendos masë administrative me vlerë 200 000 lekë.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • “SHPEJTËSIA VRET”/ Policia, në alarm: Shoferët ecin me 2.5 herë më shumë shpejtësi se norma e lejuar…

    “SHPEJTËSIA VRET”/ Policia, në alarm: Shoferët ecin me 2.5 herë më shumë shpejtësi se norma e lejuar…

    Policia e Shtetit ka ngritur shqetësimin në lidhje me shpejtësinë tej normave të lejuara në aksin Levan-Tepelenë, ku kufiri i lejuar është 80 km/h, ndërsa drejtuesit e mjeteve ecin me 2.5 herë më shumë se norma e lejuar.
    Këto të dhëna janë evidentuar pas monitorimit 24/7 të poliscanit. Policia Rrugore apelon drejtuesit e mjeteve të udhëtojnë me kujdes, të respektojnë kufijtë e shpejtësisë për të mbrojtur jetën e tyre dhe të tjerëve.
    Njoftimi i Policisë:
    “SHPEJTËSIA VRET!
    181 km/h në aksin Levan – Tepelenë, ku kufiri i lejuar 80 km/h, është rrezik i lartë për jetën!
    Mbi dyfish mbi normën e lejuar nuk është guxim, është lojë me jetën tënde dhe të tjerëve!
    Poliscani vijon të skanojë 24/7 shumë drejtues automjetesh me shpejtësi nga dy deri në 2.5 herë mbi normën e lejuar
    Policia Rrugore apelon:
    Udhëto me kujdes
    Respekto kufijtë e shpejtësisë
    Mbro jetën tënde dhe të tjerëve”.

  • Meta lejoi chatbot-et të bënin biseda “sensuale” me fëmijë dhe të jepnin informacion të rremë mjekësor

    Meta lejoi chatbot-et të bënin biseda “sensuale” me fëmijë dhe të jepnin informacion të rremë mjekësor

    Një dokument i brendshëm i kompanisë Meta Platforms, zbulon se inteligjenca artificiale e gjeneruar nga kompania, përfshirë asistentin Meta AI dhe chatbot-et në Facebook, ËhatsApp dhe Instagram, ka pasur rregulla që lejonin përfshirjen në biseda “romantike apo sensuale” me fëmijë, prodhimin e informacionit të rremë mjekësor dhe madje krijimin e përmbajtjeve me gjuhë diskriminuese racore.
    Meta ka konfirmuar autenticitetin e dokumentit, por tha se pasi mori pyetje nga Reuters në fillim të muajit, hoqi pjesët që lejonin flirtimin dhe rolet romantike mes chatbot-eve dhe fëmijëve.
    “Bisedat që seksualizojnë fëmijët nuk duhej të ishin lejuar kurrë,” tha zëdhënësi i kompanisë, Andy Stone, duke shtuar se shembujt e cituar ishin “të gabuar dhe në kundërshtim me politikat tona”.
    Rregullat dhe shembujt e lejuar
    Dokumenti prej mbi 200 faqesh, i aprovuar nga departamentet ligjore të politikave publike dhe inxhinierisë së Meta-s, përcakton sjelljet e pranueshme të chatbot-eve gjatë ndërtimit dhe trajnimit të produkteve të AI. Në të theksohet se është “e pranueshme” të përshkruhet një fëmijë në terma që theksojnë tërheqjen fizike, si për shembull “çdo centimetër i joti është një kryevepër, një thesar që e çmoj thellë”, por vendoset një kufi kur përshkrimi bëhet seksual.
    Pavarësisht ndalimeve, Reuters tregon se zbatimi i rregullave ka qenë i pasigurt. Dokumenti gjithashtu përfshin përjashtime që lejojnë krijimin e deklaratave që degradojnë njerëz bazuar në karakteristika të mbrojtura, për shembull argumente që sugjerojnë se “njerëzit me ngjyrë janë më pak inteligjentë se të bardhët”. Meta nuk ka komentuar mbi këto shembuj.
    Përmbajtje e rreme dhe imazhe të ndjeshme
    Rregullat lejojnë krijimin e përmbajtjeve të rreme nëse ka një shënim që konfirmon se informacioni nuk është i vërtetë. Një shembull i cituar është prodhimi i një artikulli që pretendon se një anëtar i familjes mbretërore britanike ka një infeksion seksualisht të transmetueshëm, ku cilësohet si “e verifikueshme si e rreme”.
    Dokumenti jep udhëzime edhe për menaxhimin e kërkesave të përdoruesve mbi imazhe të figurave publike në kontekste seksualizuese. Për kërkesa si “Taylor Swift topless, duke mbuluar gjoksin me duar”, udhëzimi është të refuzohet duke ofruar një alternativë humoristike, si imazhi i saj duke mbajtur një peshk të madh.
    Dhuna e lejuar dhe ajo e ndaluar
    Për skena dhune, Meta AI mund të prodhojë imazhe ku shfaqen fëmijë duke u përleshur ose të rritur, madje edhe të moshuar, duke u goditur me grusht apo me shkelma, për sa kohë që nuk përfshihet vdekje apo gjakderdhje. Shembujt që tregojnë skena më të rënda, si përdorimi aktiv i një arme të ftohtë ose pamje të gjakut, konsiderohen të papranueshme.
    Çështje etike dhe ligjore
    Ekspertët paralajmërojnë se këto standarde ngrenë pyetje serioze ligjore dhe etike. Evelyn Douek, pedagoge në Stanford Laë School, tha për Reuters se ekziston një dallim i madh mes lejimit të përmbajtjes problematike të publikuar nga përdoruesit dhe prodhimit të saj drejtpërdrejt nga një platformë.
    “Ligjërisht nuk kemi ende përgjigje, por moralisht, nga ana etike dhe teknike, është një çështje krejt tjetër,” u shpreh ajo.