Tag: lejeve

  • Fshihet” përmasa e vërtetë e lejeve të ndërtimit; Bashkia e Tiranës jep 252 mijë m² në vetëm 3 muaj

    Fshihet” përmasa e vërtetë e lejeve të ndërtimit; Bashkia e Tiranës jep 252 mijë m² në vetëm 3 muaj

    Bashkia e Tiranës ka dhënë 250 mijë metra katror leje ndërtimi në tremujorin e tretë të këtij viti.
    Kjo sipërfaqe përbën 71% të totalit të lejeve të dhëna nga Bashkitë në vend për të njëjtën periudhë, sipas të dhënave të publikuara sot nga INSTAT.
    Megjithatë, INSTAT, që publikoi të dhënat njoftoi se botimi i statistikave mbi lejet e ndërtimit mbështetet aktualisht vetëm në të dhënat e siguruara nga bashkitë, të cilat janë autoritetet kryesore për dhënien dhe raportimin e këtyre lejeve.
    Megjithatë, VKM nr. 408, datë 13.5.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, i ndryshuar*, përcakton se në procesin e miratimit të lejeve të ndërtimit përfshihen edhe institucione të tjera përgjegjëse, përveç bashkive.
    Duke qenë se ende nuk ka një raportim të standardizuar dhe të plotë nga të gjitha këto ente pranë INSTAT, të dhënat e publikuara për tremujorin e tretë bazohen vetëm në burimet bashkiake.
    Të dhënat e publikuara në tremujorin e tretë 2025, nuk mund të krahasohen me të dhënat e tremujorit të tretë 2024.
    INSTAT po punon që të gjitha institucionet përgjegjëse të përfshihen në mënyrë të unifikuar në procesin e raportimit statistikor.
    Në tremujorin e tretë 2024, në Tiranë ishin dhënë gjithsej një rekord prej 685 mijë metra katorr për leje ndërtimi.
    Për gjithë vitin 2024, sipërfaqja e dhënë për leje në kryeqytet ishte rreth 1.9 milionë metra katror.
    Gjatë vitet të fundit Këshilli Kombëtar i Territorit që është institucioni kryesor që jep lejet për projektet e mëdha dhe ndërtesat shumëkatëshe ka dhënë leje të shumta, si për qiell gërvishtës në kryeqytet, ashtu dhe resortet turistike në bregdet.
    Këto të dhënat duket se mbahen “sekret” dhe do të duhet kohë që të kuptohet situata reale me ndërtimet në vend.
    Vetëm në mbledhjet e fundit të KKT-së përgjatë këtij viti janë dhënë të paktën 16 lejë ndërtimi për kulla në Tiranë, që janë më të larta sesa 20 kate, që nuk reflektohen në të dhënat e INSTAT./Monitor
     

  • ‘Fshihen’ përmasat e vërteta të lejeve të ndërtimit/ Bashkia e Tiranës jep 252 mijë m² në vetëm 3 muaj

    ‘Fshihen’ përmasat e vërteta të lejeve të ndërtimit/ Bashkia e Tiranës jep 252 mijë m² në vetëm 3 muaj

    Bashkia e Tiranës ka dhënë 250 mijë metra katror leje ndërtimi në tremujorin e tretë të këtij viti.

    Kjo sipërfaqe përbën 71% të totalit të lejeve të dhëna nga Bashkitë në vend për të njëjtën periudhë, sipas të dhënave të publikuara sot nga INSTAT.

    Megjithatë, INSTAT, që publikoi të dhënat njoftoi se botimi i statistikave mbi lejet e ndërtimit mbështetet aktualisht vetëm në të dhënat e siguruara nga bashkitë, të cilat janë autoritetet kryesore për dhënien dhe raportimin e këtyre lejeve.

    Megjithatë, VKM nr. 408, datë 13.5.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, i ndryshuar*, përcakton se në procesin e miratimit të lejeve të ndërtimit përfshihen edhe institucione të tjera përgjegjëse, përveç bashkive.

    Duke qenë se ende nuk ka një raportim të standardizuar dhe të plotë nga të gjitha këto ente pranë INSTAT, të dhënat e publikuara për tremujorin e tretë bazohen vetëm në burimet bashkiake.

    Të dhënat e publikuara në tremujorin e tretë 2025, nuk mund të krahasohen me të dhënat e tremujorit të tretë 2024.

    INSTAT po punon që të gjitha institucionet përgjegjëse të përfshihen në mënyrë të unifikuar në procesin e raportimit statistikor.

    Në tremujorin e tretë 2024, në Tiranë ishin dhënë gjithsej një rekord prej 685 mijë metra katorr për leje ndërtimi.

    Për gjithë vitin 2024, sipërfaqja e dhënë për leje në kryeqytet ishte rreth 1.9 milionë metra katror.

    Gjatë vitet të fundit Këshilli Kombëtar i Territorit që është institucioni kryesor që jep lejet për projektet e mëdha dhe ndërtesat shumëkatëshe ka dhënë leje të shumta, si për qiell gërvishtës në kryeqytet, ashtu dhe resortet turistike në bregdet.

    Këto të dhënat duket se mbahen “sekret” dhe do të duhet kohë që të kuptohet situata reale me ndërtimet në vend.

    Vetëm në mbledhjet e fundit të KKT-së përgjatë këtij viti janë dhënë të paktën 16 lejë ndërtimi për kulla në Tiranë, që janë më të larta sesa 20 kate, që nuk reflektohen në të dhënat e INSTAT./MONITOR

    Lejet

    Sipas INSTAT Në tremujorin e tretë të vitit 2025 janë miratuar 289 leje ndërtimi për ndërtesa të reja.

    Sipërfaqja totale e parashikuar për ndërtimet në këtë tremujor është 350.603 m².

    Vlera e përafërt e projekteve të miratuara (që përfshin si ndërtesat ashtu edhe punimet inxhinierike) arriti në 15,9 miliardë lekë.

    Ndërtimet për banim përbëjnë pjesën më të madhe të lejeve të reja, me 231 leje dhe sipërfaqe ndërtimi 273.190 m².
    Ndërtesat jo-rezidente (si hotele, ndërtesa tregtare dhe industriale) zënë pjesën tjetër me 58 leje ndërtimi dhe 77.413 m² sipërfaqe.
    Qarku i Tiranës mban peshën kryesore me 93 leje ndërtimi të reja dhe sipërfaqe ndërtimi 252.026 m².
    Rritje në vlerën e projekteve ndërtimore u regjistrua në qarqet Elbasan, Kukës dhe Dibër.

  • Shqiptarët të tretët në Europë për lejet e qëndrimit për të mitur në BE, lemë pas Ukrainën dhe Bjellorusinë

    Shqiptarët të tretët në Europë për lejet e qëndrimit për të mitur në BE, lemë pas Ukrainën dhe Bjellorusinë

    Shqipëria renditet ndër vendet kryesore të Europës (jo-BE) për numrin e të miturve që marrin leje të para qëndrimi në vendet e Bashkimit Europian.
    Sipas të dhënave të Eurostat, gjatë vitit 2024, 18,697 fëmijë shqiptarë nën moshën 18 vjeç morën leje të para qëndrimi në një nga vendet e BE-së, duke e pozicionuar Shqipërinë në vendin e tretë në Europë për këtë kategori pas Ukrainës dhe Bjellorusisë.
    Migracioni i të miturve shqiptarë drejt BE-së është i përqendruar pothuajse tërësisht në tre shtete:
    Itali – 8,254 leje (44.1%)Greqi – 4,877 leje (26.1%)Gjermani – 4,165 leje (22.3%)Vendet e tjera të BE-së – vetëm 1,401 leje (7.5%)Të dhënat e Eurostat tregojnë se arsyeja dominuese për lëshimin e lejeve të para qëndrimi për të mitur në BE mbetet bashkimi familjar, çka lidhet ngushtë me komunitetet e mëdha shqiptare në Itali dhe Greqi. Këto dy vende kanë qenë tradicionalisht destinacione kryesore të emigracionit shqiptar që prej viteve ’90, duke vijuar të tërheqin valë të reja të migrimit familjar.
    Ndërkohë, Gjermania është shndërruar në vitet e fundit në një destinacion të rëndësishëm si për punësimin e të rriturve, ashtu edhe për vendosjen e familjeve të reja.
    Në Europë
    Në vitin 2024, vendet e BE-së lëshuan 540,445 leje të para qëndrimi për qytetarë jo-BE nën moshën 18 vjeç.
    Prej tyre, 356,554 leje (66%) u dhanë për arsye të lidhura me bashkimin dhe formimin e familjes. 160,618 leje (30%) u lëshuan për arsye të tjera, përfshirë mbrojtjen ndërkombëtare, ndërsa 21,179 (4%) u dhanë për arsye të lidhura me arsimin.
    Shtetet që lëshuan numrin më të lartë të lejeve për të mitur ishin Gjermania me 138,692 leje (26% e totalit të BE-së), e ndjekur nga Spanja me 107,828 leje (20%) dhe Italia me 60,125 leje (11%).
    Në terma relativë, raporti i lejeve të para për çdo 100,000 banorë nën 18 vjeç ishte më i lartë në Maltë (3,379), Qipro (2,584) dhe Luksemburg (1,861). Në Letoni, Kroaci, Estoni, Bullgari dhe Rumani ky raport ishte nën 200 për 100,000 fëmijë.
    Duhet theksuar se Franca, e cila ka vlerën më të ulët prej vetëm 17 leje për 100,000 të mitur, zakonisht nuk lëshon leje qëndrimi për fëmijë.
    Duke parë shtetësinë e të miturve që morën leje të para qëndrimi në BE për të gjitha arsyet, 37% ishin shtetas të vendeve aziatike, 27% europianë jo-BE, 21% nga vendet afrikane, 11% nga Karaibet, Amerika Qendrore dhe Amerika e Jugut, ndërsa 2% ishin shtetas të Amerikës së Veriut.
    Siria përbënte 12% të totalit të lejeve të para të lëshuara për të mitur në BE, e ndjekur nga Maroku me 7% dhe Ukraina me 6%./ Monitor

  • Shqipërisë i ikin edhe fëmijët/ Rritet numri i të miturve që emigrojnë drejt Europës

    Shqipërisë i ikin edhe fëmijët/ Rritet numri i të miturve që emigrojnë drejt Europës

    Shqipëria renditet ndër vendet kryesore të Europës (jo-BE) për numrin e të miturve që marrin leje të para qëndrimi në vendet e Bashkimit Europian.
    Sipas të dhënave të Eurostat, gjatë vitit 2024, 18,697 fëmijë shqiptarë nën moshën 18 vjeç morën leje të para qëndrimi në një nga vendet e BE-së, duke e pozicionuar Shqipërinë në vendin e tretë në Europë për këtë kategori pas Ukrainës dhe Bjellorusisë.
    Migracioni i të miturve shqiptarë drejt BE-së është i përqendruar pothuajse tërësisht në tre shtete:

    Itali – 8,254 leje (44.1%)
    Greqi – 4,877 leje (26.1%)
    Gjermani – 4,165 leje (22.3%)
    Vendet e tjera të BE-së – vetëm 1,401 leje (7.5%)

    Të dhënat e Eurostat tregojnë se arsyeja dominuese për lëshimin e lejeve të para qëndrimi për të mitur në BE mbetet bashkimi familjar, çka lidhet ngushtë me komunitetet e mëdha shqiptare në Itali dhe Greqi. Këto dy vende kanë qenë tradicionalisht destinacione kryesore të emigracionit shqiptar që prej viteve ’90, duke vijuar të tërheqin valë të reja të migrimit familjar.
    Ndërkohë, Gjermania është shndërruar në vitet e fundit në një destinacion të rëndësishëm si për punësimin e të rriturve, ashtu edhe për vendosjen e familjeve të reja.

    Në Europë
    Në vitin 2024, vendet e BE-së lëshuan 540,445 leje të para qëndrimi për qytetarë jo-BE nën moshën 18 vjeç.
    Prej tyre, 356,554 leje (66%) u dhanë për arsye të lidhura me bashkimin dhe formimin e familjes. 160,618 leje (30%) u lëshuan për arsye të tjera, përfshirë mbrojtjen ndërkombëtare, ndërsa 21,179 (4%) u dhanë për arsye të lidhura me arsimin.
    Shtetet që lëshuan numrin më të lartë të lejeve për të mitur ishin Gjermania me 138,692 leje (26% e totalit të BE-së), e ndjekur nga Spanja me 107,828 leje (20%) dhe Italia me 60,125 leje (11%).
    Në terma relativë, raporti i lejeve të para për çdo 100,000 banorë nën 18 vjeç ishte më i lartë në Maltë (3,379), Qipro (2,584) dhe Luksemburg (1,861). Në Letoni, Kroaci, Estoni, Bullgari dhe Rumani ky raport ishte nën 200 për 100,000 fëmijë.
    Duhet theksuar se Franca, e cila ka vlerën më të ulët prej vetëm 17 leje për 100,000 të mitur, zakonisht nuk lëshon leje qëndrimi për fëmijë.
    Duke parë shtetësinë e të miturve që morën leje të para qëndrimi në BE për të gjitha arsyet, 37% ishin shtetas të vendeve aziatike, 27% europianë jo-BE, 21% nga vendet afrikane, 11% nga Karaibet, Amerika Qendrore dhe Amerika e Jugut, ndërsa 2% ishin shtetas të Amerikës së Veriut.
    Siria përbënte 12% të totalit të lejeve të para të lëshuara për të mitur në BE, e ndjekur nga Maroku me 7% dhe Ukraina me 6%./Monitor

  • Lejet e qëndrimit për të mitur në BE/ Shqiptarët të tretët në Europë, gati gjysma e rasteve në Itali

    Lejet e qëndrimit për të mitur në BE/ Shqiptarët të tretët në Europë, gati gjysma e rasteve në Itali

    Foto ilustruese

    TIRANË- Shqipëria renditet ndër vendet kryesore të Europës (jo-BE) për numrin e të miturve që marrin leje të para qëndrimi në vendet e Bashkimit Europian.
    Sipas të dhënave të Eurostat, gjatë vitit 2024, 18,697 fëmijë shqiptarë nën moshën 18 vjeç morën leje të para qëndrimi në një nga vendet e BE-së, duke e pozicionuar Shqipërinë në vendin e tretë në Europë për këtë kategori pas Ukrainës dhe Bjellorusisë.
    Migracioni i të miturve shqiptarë drejt BE-së është i përqendruar pothuajse tërësisht në tre shtete:
    Itali – 8,254 leje (44.1%)
    Greqi – 4,877 leje (26.1%)
    Gjermani – 4,165 leje (22.3%)
    Vendet e tjera të BE-së – vetëm 1,401 leje (7.5%)
    Të dhënat e Eurostat tregojnë se arsyeja dominuese për lëshimin e lejeve të para qëndrimi për të mitur në BE mbetet bashkimi familjar, çka lidhet ngushtë me komunitetet e mëdha shqiptare në Itali dhe Greqi. Këto dy vende kanë qenë tradicionalisht destinacione kryesore të emigracionit shqiptar që prej viteve ’90, duke vijuar të tërheqin valë të reja të migrimit familjar.
    Ndërkohë, Gjermania është shndërruar në vitet e fundit në një destinacion të rëndësishëm si për punësimin e të rriturve, ashtu edhe për vendosjen e familjeve të reja.
    Në Europë
    Në vitin 2024, vendet e BE-së lëshuan 540,445 leje të para qëndrimi për qytetarë jo-BE nën moshën 18 vjeç.
    Prej tyre, 356,554 leje (66%) u dhanë për arsye të lidhura me bashkimin dhe formimin e familjes. 160,618 leje (30%) u lëshuan për arsye të tjera, përfshirë mbrojtjen ndërkombëtare, ndërsa 21,179 (4%) u dhanë për arsye të lidhura me arsimin.
    Shtetet që lëshuan numrin më të lartë të lejeve për të mitur ishin Gjermania me 138,692 leje (26% e totalit të BE-së), e ndjekur nga Spanja me 107,828 leje (20%) dhe Italia me 60,125 leje (11%).
    Në terma relativë, raporti i lejeve të para për çdo 100,000 banorë nën 18 vjeç ishte më i lartë në Maltë (3,379), Qipro (2,584) dhe Luksemburg (1,861). Në Letoni, Kroaci, Estoni, Bullgari dhe Rumani ky raport ishte nën 200 për 100,000 fëmijë.
    Duhet theksuar se Franca, e cila ka vlerën më të ulët prej vetëm 17 leje për 100,000 të mitur, zakonisht nuk lëshon leje qëndrimi për fëmijë.
    Duke parë shtetësinë e të miturve që morën leje të para qëndrimi në BE për të gjitha arsyet, 37% ishin shtetas të vendeve aziatike, 27% europianë jo-BE, 21% nga vendet afrikane, 11% nga Karaibet, Amerika Qendrore dhe Amerika e Jugut, ndërsa 2% ishin shtetas të Amerikës së Veriut.
    Siria përbënte 12% të totalit të lejeve të para të lëshuara për të mitur në BE, e ndjekur nga Maroku me 7% dhe Ukraina me 6%./Monitor 

  • Sektori minerar në Shqipëri, nga fragmentimi drejt konsolidimit

    Sektori minerar në Shqipëri, nga fragmentimi drejt konsolidimit

    Në dekadën e fundit, sektori minerar shqiptar ka kaluar një proces të thellë transformimi, i cili synon përmirësimin e administrimit të burimeve natyrore, rritjen e transparencës dhe forcimin e kontrollit shtetëror mbi mënyrën e shfrytëzimit të tyre. Këto zhvillime janë produkt i politikave të reja shtetërore dhe i ndërhyrjeve ligjore, që kanë pasur në qendër modernizimin dhe konsolidimin e industrisë minerare.
    Nga periudha e pas viteve 90-të, me ndërhyrjet e para reformuese, pas rënies së regjimit komunist, sektori minerar në Shqipëri u përball me një periudhë kaotike, të dominuar nga informaliteti, mungesa e kontrollit shtetëror dhe shfrytëzimi i pakriter i burimeve minerare. Mungesa e rregullimit solli pasoja të rënda: dëmtime në jetën e punëtorëve, degradim të infrastrukturës inxhinierike dhe shkatërrim të vetë burimeve minerare.
    Megjithëse specialistë dhe inxhinierë të kohës kërkuan rindërtimin e sektorit mbi baza profesionale, informaliteti vijoi për shumë vite, madje u institucionalizua përmes dokumentacioneve të parregullta dhe mbivendosjeve të shumta në lejet e shfrytëzimit.
    Shqipëria ka një pasuri të konsiderueshme minerare, e cila përfshin:
    · Kromin, ku vendi mbetet një ndër prodhuesit më të njohur në rajon,
    · Bakrin dhe hekur-nikelin, që përbëjnë burime të rëndësishme për industrinë e metaleve,
    ·Qymyrin, bitumin, mineralet ndërtimore dhe gurët dekorativë, që kanë gjetur përdorim të gjerë në tregjet vendase dhe të huaja.
    Këto burime janë shpërndarë në disa zona kryesore, si Bulqiza, Pogradeci, Librazhdi, Kukësi, Rubiku, Puka dhe Mirdita, të cilat prej dekadash kanë qenë shtylla të ekonomisë lokale.

    Viti 2013: Nisma e parë serioze drejt riorganizimit
    Një kthesë e rëndësishme ndodhi në vitin 2013, kur nisën përpjekjet e para serioze për sistemimin e situatës në sektorin minerar. Në atë kohë, industria po përballej jo vetëm me kolaps teknik dhe financiar, por edhe me pasoja sociale dhe kriminale në zonat minerare.
    U ndërmor një proces i gjerë riorganizimi, që për herë të parë synonte sistemimin e zonave të lejeve të shfrytëzimit. Sipas këtij procesi, lejet më të vjetra ruanin të drejtën e ushtrimit të veprimtarisë në rastet e mbivendosjes, ndërsa lejet e mbivendosura shfuqizoheshin pjesërisht. Ky sistem solli rritje të qartësisë ligjore dhe administrative, por njëkohësisht krijoi efekte anësore, si shfaqja e mikrolejeve, që ishin fragmente të vogla territoriale pa lidhje gjeologjike apo ekonomike me njëra-tjetrën.
    Reformat ligjore të vitit 2017: fleksibilitet dhe konsolidim
    Në vitin 2017, ndryshimet në ligjin minerar mundësuan për herë të parë transferimin e lejeve minerare të dhëna me procedurë konkurruese. Kjo reformë i dha tregut më shumë fleksibilitet dhe hapi rrugën për konsolidimin e lejeve tek operatorë me kapacitete të qëndrueshme financiare dhe teknike.
    Si rezultat, u ul ndjeshëm numri i lejeve të vogla apo joaktive, të cilat historikisht kishin hasur vështirësi në përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe kontraktuale. Megjithatë, kjo risi solli edhe sfida të reja për strukturimin e tregut dhe ndarjen e përgjegjësive në terren.
    Konsolidimi 2017-2025
    a. Reformimi i kuadrit ligjor dhe institucional
    b. Rritja e investimeve private
    c. Përmirësimi i teknologjisë dhe dixhitalizimi
    Sfidat aktuale: tregu ndërkombëtar, mungesa e fuqisë punëtore dhe kostot në rritje
    Gjatë viteve 2024–2025, sektori është përballur me luhatje të forta të çmimeve në tregjet ndërkombëtare të mineraleve, që kanë ndikuar në rentabilitetin e disa shoqërive. Veçanërisht, operatorët që veprojnë në zona me rezerva të kufizuara kanë hasur vështirësi financiare për të përmbushur detyrimin ligjor të vendosjes së garancisë për rehabilitimin mjedisor.
    Një tjetër sfidë serioze është mungesa e punonjësve të kualifikuar, të cilët tashmë orientohen drejt tregjeve me paga më të larta. Kjo ka ndikuar në uljen e efikasitetit të operacioneve dhe në zvarritjen e planeve të investimeve.
    Kombinimi i këtyre faktorëve me fragmentimin historik të lejeve ka bërë që një pjesë e subjekteve të vogla të mos jenë më ekonomikisht të qëndrueshme. Si pasojë, në dy vitet e fundit është vërejtur një proces i natyrshëm konsolidimi të tregut, ku kompanitë me kapacitete më të mëdha po marrin në administrim lejet e subjekteve të vogla ose joaktive.
    Drejt një epoke të re për industrinë minerare
    Revokimi i disa lejeve minerare të shpallur ditët e fundit nuk duhet parë thjesht si tregues i vështirësive në sektor apo si masë ndëshkuese, por si pjesë e procesit të pastrimit dhe riorganizimit të tregut.
    Në fakt, sektori duket se po hyn në një fazë të re, më të shëndoshë, më të konsoliduar dhe me perspektivë zhvillimi të qëndrueshëm.
    Në këtë kontekst, takimet e fundit të organizuara nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me aktorët kryesorë të industrisë janë një hap pozitiv drejt një dialogu të qëndrueshëm publik–privat. Aty janë evidentuar problematikat ekzistuese dhe janë artikuluar angazhime konkrete për përmirësimin e kuadrit rregullator dhe përafrimin e tij me praktikat më të mira ndërkombëtare.
    Rruga përpara: politika të reja zhvillimore dhe vizion strategjik
    Nëse ky moment do të shfrytëzohet siç duhet, Shqipëria mund të hyjë në një kapitull të ri të zhvillimit minerar. Kjo kërkon politika të reja.
    Politikat e reja në sektorin minerar
    – Parandalimi i fragmentimit të mëtejshëm të lejeve minerare
    – Nxitja e bashkimit të zonave me potencial të përbashkët gjeologjik dhe ekonomik
    – Orientimi drejt lëndëve të reja kritike dhe strategjike me interes global
    – Zhvillimi i industrisë përpunuese, për të rritur vlerën e shtuar të prodhimit kombëtar.
    Sfida kryesore mbetet balancimi mes shfrytëzimit ekonomik dhe mbrojtjes së mjedisit, si dhe garantimi që përfitimet e pasurive minerare të reflektohen në mirëqenien e komuniteteve lokale.
    Vetëm përmes një qasjeje të tillë, sektori minerar shqiptar mund të arrijë një ekuilibër të qëndrueshëm midis zhvillimit ekonomik, mbrojtjes së mjedisit dhe shfrytëzimit të përgjegjshëm të burimeve natyrore. Reformat ligjore, rritja e investimeve dhe përmirësimet teknologjike kanë krijuar bazën për një industri më të sigurt, më transparente dhe më konkurruese.
    Nga Fatos Çoçoli 

  • Braktisen edhe minierat, MIE revokon 11 leje vetëm në fund të shtatorit

    Braktisen edhe minierat, MIE revokon 11 leje vetëm në fund të shtatorit

    Sektori minerar në tërësi duket se nuk po përjeton ditët e tij më të mira. Të paktën nëse flasim për shfrytëzimin e lejeve të dhëna subjekteve vit pas viti.

    Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë vetëm në datë 29 shtator të këtij viti ka lëshuar të paktën 11 njoftime për nisjen e proceduarve të revokimit për një seri minierash në vend ndërsa në total lejet e revokuara nga fillimi i vitit kanë arritur 26.

    Shkak për revokimin në grup të 11 lejeve të fundit duket se ka të bëjë mungesa e aktivitetit minerar për një kohë të konsiderueshme. Pra subjektet që janë mbajtës të këtyre lejeve minerare kanë pushuar aktivitetin në minierë për më shumë se një vit. Kjo në fakt është arsyeja dominuese në rastet e fundit.

    Për disa raste të tjera duket se shkak është bërë mospërmbushja e planeve të investimit që kompanitë që kanë përfituar lejet kanë premtuar se do të bënin në këto miniera. Lejet minerare të revokuara së fundmi janë për miniera në Bulqizë, Kukës, Librazhd, Lezhë, Përrenjas.

    Më herët gjatë këtij viti Ministria revokoi disa lejë për shkak se kompanitë nuk kishin bërë bërë pagesat e garancisë financiare për rehabilitimin për vitin 2024.

    Kjo pagesë sanksionohet me ligj dhe duhet të paguhet çdo vit nga ana e kompanive që zotërojnë një leje minerare mbi një zonë të caktuar. Kjo shumë parash që duhet të sigurohet nga kompania në mënyrë që të përdoret për të kthyer në gjendjen e mëparshme terrenin.

    Gjatë 2024-ës MIE revokoi 19 leje minerare ku përveç arsyeve të lidhura me mos ushtrimin e aktivitetit dhe pagesës së garancisë kishte edhe raste të mospërmbushjes së detyrimit që lidhet me planin e punës apo kur subjektet kanë bërë deklarime të pasakta pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve të Natyrës. Pra deklarimet nuk përputheshin me situatën faktike në terren ku subjekti ushtronte aktivitetin./MONITOR

  • Braktisen minierat, MIE revokon 11 leje vetëm në fund të shtatorit

    Braktisen minierat, MIE revokon 11 leje vetëm në fund të shtatorit

    Sektori minerar në tërësi duket se nuk po përjeton ditët e tij më të mira. Të paktën nëse flasim për shfrytëzimin e lejeve të dhëna subjekteve vit pas viti.Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë vetëm në datë 29 shtator të këtij viti ka lëshuar të paktën 11 njoftime për nisjen e proceduarve të revokimit për një seri minierash në vend ndërsa në total lejet e revokuara nga fillimi i vitit kanë arritur 26.Shkak për revokimin në grup të 11 lejeve të fundit duket se ka të bëjë mungesa e aktivitetit minerar për një kohë të konsiderueshme. Pra subjektet që janë mbajtës të këtyre lejeve minerare kanë pushuar aktivitetin në minierë për më shumë se një vit. Kjo në fakt është arsyeja dominuese në rastet e fundit.Për disa raste të tjera duket se shkak është bërë mospërmbushja e planeve të investimit që kompanitë që kanë përfituar lejet kanë premtuar se do të bënin në këto miniera. Lejet minerare të revokuara së fundmi janë për miniera në Bulqizë, Kukës, Librazhd, Lezhë, Përrenjas.Më herët gjatë këtij viti Ministria revokoi disa lejë për shkak se kompanitë nuk kishin bërë bërë pagesat e garancisë financiare për rehabilitimin për vitin 2024.Kjo pagesë sanksionohet me ligj dhe duhet të paguhet çdo vit nga ana e kompanive që zotërojnë një leje minerare mbi një zonë të caktuar. Kjo shumë parash që duhet të sigurohet nga kompania në mënyrë që të përdoret për të kthyer në gjendjen e mëparshme terrenin.Gjatë 2024-ës MIE revokoi 19 leje minerare ku përveç arsyeve të lidhura me mos ushtrimin e aktivitetit dhe pagesës së garancisë kishte edhe raste të mospërmbushjes së detyrimit që lidhet me planin e punës apo kur subjektet kanë bërë deklarime të pasakta pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve të Natyrës. Pra deklarimet nuk përputheshin me situatën faktike në terren ku subjekti ushtronte aktivitetin./ N.Maho Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Kryeministri prezanton masat, nga forcimi i territorit te mbrojtja e hapësirave publike

    Kryeministri prezanton masat, nga forcimi i territorit te mbrojtja e hapësirave publike

    Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, dhe ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, po mbajnë një konferencë për mediat, ku po prezantohen masat e marra nga qeveria për forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike nga zaputesit, zbatimin cilësor të lejeve të ndërtimit, si edhe ndëshkimin me forcë të ndërtimtarisë së paligjshme.Kryeministri Edi Rama deklaroi se, me ndryshimet ligjore, do të rritet garancia për zbatimin e projekteve arkitekturore përmes detyrimit që një arkitekt të jetë i përfshirë në procesin e realizimit të punimeve.“Duke filluar nga rritja e garancisë së zbatimit të projekteve arkitekturore, përmes përfshirjes detyruese me ligj të arkitektit përgjegjës në procesin e zbatimit të punimeve. Për shkak se arkitektët janë në trysni nga ndërtuesit për të bërë devijime nga projekti dhe ndërkohë nuk janë subjekt i ligjit, kemi parë deformime të vazhdueshme në procesin e ndërtimit duke e kthyer arkitektin në subjekt të ligjit dhe duke e ngarkuar me përgjegjësinë e ndjekjes së projektit, bëhet e pamundur që çfarëdo presioni nga ndërtuesi të funksionojë mbi arkitektin pasi në rast se arkitekti i ikën përgjegjësisë është ai që paguan pasojat. Po ashtu, një tjetër risi është formalizimi i mënyrës së njoftimit, duke vendosur rregulla të detajuara për institucionet përgjegjëse dhe mbikëqyrëse para fillimit të çdo punimi, që procesi të jetë i gjurmueshëm dhe i dokumentuar. “, tha Rama. RISITË MBI NDRYSHIMET NË LIGJIN NR. 8402 DATË 10.09.1998 “PËR KONTROLLIN DHE DISIPLINIMIN E PUNIMEVE TË NDËRTIMIT”, I NDRYSHUARRritja e garancisë së zbatimit të projekteve arkitekturore përmes përfshirjes detyruese të një arkitekti përgjegjës gjatë procesit të zbatimit të punimeveFormalizmin e mënyrës së njoftimit duke vendosur rregulla të detajuara për institucionet përgjegjëse dhe autoritetet mbikëqyrëse përpara fillimit të çdo lloj punimi në mënyrë që procesi të jetë i gjurmueshëm dhe i dokumentuarPërcaktime të qarta mbi fazat e kontrollit, duke i ndarë qartë fazat e kontrollit gjatë gjithë periudhës së zbatimit të punimeve, me kontrollin në kohë të projekteve të miratuaraForcimi i mekanizmave të kontrollit duke përcaktuar 6 faza të detyrueshme kontrolli nga ana e njësive të vetëqeverisjes vendoreDetyrimi i dhënies së Certifikatës së përdorimit nga autoriteti përgjegjës i zhvillimit të territorit, vetëm pas konfirmimit të akt kontrollit nga njësia e vetëqeverisjes vendore për fazën e përfundimit të fasadave, rifiniturave dhe sistemit të jashtëm në përputhje me projektin arkitektonik të miratuarDetyrimi i lidhjes së njësive me rrjetet e infrastrukturës së ujit dhe energjisë elektrike në objekt vetëm pas pajisjes së tij me certifikatë përdorimi.“Më tutje është përcaktimi i fazave të kontrollit, duke ndarë qartë çdo fazë në periudhën e zbatimit të punimeve me kontroll në kohë të projekteve të miratuara. Edhe ky është një aspekt që ka çaluar shumë deri sot, më tutje është forcimi i mekanizmit të kontrollit duke përcaktuar 4 faza të detyrueshme kontrolli nga ana e njësive të vetëqeverisjes vendore, pastaj vjen detyrimi për dhënien e certifikatës së detyrimit, i zhvillimit të territorit, vetëm pas konfirmimit të aktit kontrollit nga qeveria e vetëqeverisje vendore, dhe përfundimin sipas lejes së ndërtimit, në përputhje me projektin arkitektonik të miratuar. Uji dhe dritat lidhen vetëm pas marrjes së certifikatës së përdorimit. E keni parasysh që arsyeja pse njerëzit mbetem pa hipotekë është se ndërtuesit nuk respektojnë të gjithë parametrat e lejeve të ndërtimit dhe mbikëqyrja nga Bashkitë është kontestuar të jetë e dobët, gjë që kthen drejtpërdrejtë në viktimë atë që është në fakt jo vetëm i pafajshëm, por që është i zoti i investimit, qytetari që ka paguar për të pasur një shtëpi”, tha Rama. MBI NDRYSHIMET NË LIGJIN NR. 107/2014 “PËR PLANIFIKIMIN DHE ZHVILLIMIN E TERRITORIT” I NDRYSHUARRregullimi, inventarizimi dhe regjistrimi i hapësirave publikeKrijimi i Regjistrit Kombëtar Elektronik të Lejeve të Zhvillimit/NdërtimitKrijimi i Listës së zezë dhe ndalimi për të aplikuar për leje ndërtimi i shkelësve të lejeve“Deri më sot nuk ka ekzistuar regjistrimi i hapësirave publike, ndërsa me këtë masë të re hyn në fuqi detyrimi për regjistrimin e tyre. Kur kemi një zhvillim ndërtimor mbi një pronë private, për një godinë që iu shitet familjeve apo bizneseve, çdo metër katror rreth godinës konsiderohet hapësirë publike. Në këtë sipërfaqe nuk mund të ketë zhvillime të tjera apo leje shtesë për privatët.Ky rregullim e bën shumë të qartë situatën si për ata që kanë zaptuar hapësira publike, ashtu edhe për gjykatësit që u japin të drejtë zaptuesve. Në këto hapësira mund të mbillen pemë ose të krijohen lulishte, por pa sjellë asnjë përfitim privat, pasi ato janë hapësira komunitare”, deklaroi Rama.Gjithashtu, do të krijohet Regjistri Kombëtar Elektronik i Lejeve të Zhvillimit dhe Ndërtimit, i cili do të shërbejë si pikë referimi e unifikuar për të gjitha lejet.“Lista e zezë do të përfshijë zhvilluesit, shoqëritë dhe individët që kanë shkelur ligjin, duke përfshirë administratorët, ortakët dhe pronarët. Të gjithë këta, në rast shkeljeje, do të përjashtohen nga e drejta për të marrë leje ndërtimi për një periudhë 5-vjeçare”.MBI NDRYSHIMET NË LIGJIN NR. 107/2014 “PËR PLANIFIKIMIN DHE ZHVILLIMIN E TERRITORIT” I NDRYSHUARRregullimi, inventarizimi dhe regjistrimi i hapësirave publikeKrijimi i Regjistrit Kombëtar Elektronik të Lejeve të Zhvillimit/NdërtimitKrijimi i Listës së zezë dhe ndalimi për të aplikuar për leje ndërtimi i shkelësve të lejeveMonitorimi i territorit nëpërmjet teknologjisë, përdorimi i kamerave, dronëve dhe sistemeve GPS për monitorimin e ndërtimit dhe kontrollin në kohë reale të zbatimit të lejeve të ndërtimitKrijimi i Fondit të Gjelbër, duke përcaktuar detyrimin që subjektet zhvilluese duhet të mbjellin pemë në raport me sipërfaqen e ndërtimitËshtë sanksionuar ndalimi i ndryshimit të aktivitetit/funksionit/destinacionit të një objekti apo njësie pa marrë lejen përkatëse nga autoriteti përgjegjësRegjistrimi i lejeve të ndërtimit pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe njoftimit të Dhomës Kombëtare të NoterisëËshtë parashikuar detyrimi që lejet e ndërtimit për objektet rezidenciale duhet të përfshijnë edhe përdorimin e hapësirës për fëmijëtParashikohen rregulla të qarta për konfiskimin për interes publik apo strehim socialPunimet e filluara dhe të papërfunduara, për të cilat ka përfunduar afati i lejes së ndërtimit prej më shumë se 5 vjetësh, mund të prishen, konfiskohen apo të vendoset procedura për përfundimin e punimeveMuret rrethuese të shtëpiveAnkimimi administrativ dhe gjyqësor nuk pezullon ekzekutimin e vendimit përfundimtar të autoritetit përgjegjës të zhvillimit të territoritBashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve të kontrollit të territorit, duke rritur rolin e Policisë së Shtetit në kontrollin dhe monitorimin e territoritParashikime të reja për rastet e moszbatimit të fasadave sipas projekteve të miratuaraMasa ndëshkuese për punonjësit e administratës shtetërore në rast se kryejnë punime pa leje.Parashikime të reja mbi miratimin në heshtje, në rast mosveprimi të autoriteteve të zhvillimit të territoritPërforcimi i detyrimit që subjektet zhvilluese të mbulojnë shpenzimet për prishje dhe pastrimin e inerteveAshpërsimi i sanksioneve dhe masave administrative.MBI NDRYSHIMET NË LIGJIN NR. 9780, DATË 16.07.2007 “PËR INSPEKTIMIN DHE MBROJTJEN E TERRITORIT NGA NDËRTIMET E KUNDËRLIGJSHME” I NDRYSHUARMonitorimi i lejeve në kompetencë të KKTU nga Agjencia e Zhvillimit të TerritoritPropozimi i gjobave nga Sekretariati Teknik i KKTU-së pranë autoriteteve të inspektimit në rast të konstatimit të shkeljeve të lejeve të ndërtimit në kompetencë të KKTU-sëPërcaktimi i të paktën një inspektori si person përgjegjës që ka për detyrë të monitorojë dhe kontrollojë zbatimin e projektit gjatë gjithë procesit të zbatimit të punimeve deri në kolaudimin përfundimtar të ndërtimitAnkimimi administrativ ndaj vendimit të trupës nuk pezullon ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të trupave inspektuese.Nw pwrditesimKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “1 milion shqiptarë janë larguar brenda 16 viteve”- Eurostat: Pas pandemisë, numri i lejeve të qëndrimit në BE u rrit me 230 mijë

    “1 milion shqiptarë janë larguar brenda 16 viteve”- Eurostat: Pas pandemisë, numri i lejeve të qëndrimit në BE u rrit me 230 mijë

    Për më shumë se një dekadë e gjysmë nga Shqipëria janë larguar rreth 1 milionë banorë. Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2008 ishin regjistruar mbi 97 mijë leje qëndrimi për herë të parë, ndërsa deri në vitin 2014 numri i lejeve arriti rreth 390 mijë.

    Ritmi i rritjes u përshpejtua përgjatë vitit 2018 duke kaluar 600 mijë leje qëndrimi, ndërsa në vitin 2021 kishte shkuar në mbi 765 mijë.

    Ky trend mori një hov të fuqishëm pas pandemisë, ku numri i lejeve të qëndrimit të dhëna për shqiptarët në BE u shtua me mbi 230 mijë, duke e çuar totalin kumulativ në rreth 1 milion në fund të vitit 2024.

    Përveç punësimit dhe përmirësimit të gjendjes ekonomike, një numër i madh të rinjsh kanë zgjedhur të studiojnë në vendet e BE-së, duke përfituar nga bursat dhe programet europiane ku më pas janë pajisur me leje qëndrimi.

    Një pjesë e madhe e tyre kanë ardhur edhe si rezultat i bashkimit familjar. Shqiptarët që u vendosën më herët në vendet e BE-së kanë aplikuar për të tërhequr familjarët e tyre, duke rritur numrin e lejeve të reja në vitet e fundit.

    Në raport me popullsinë, numri i lejeve të qëndrimit në BE e rendit Shqipërinë në krye të vendeve me nivelin më të lartë përsa i përket emigracionit.