Tag: leipzig

  • Inter “lodhet” duke pritur Lookman, hedh sytë nga dy yje të tjerë

    Inter “lodhet” duke pritur Lookman, hedh sytë nga dy yje të tjerë

    5 Gusht 2025

    19:29

    Telesport

    Duke parë rezistencën e Atalantës që nuk lejon largimin e Ademola Lookman tek Inter, drejtuesit e klubit zikaltër nuk po rrijnë më duarkryq dhe janë hedhur në sulm për dy yje të tjerë.
    “Corriere dello Sport” raporton se Inter po ndjek dy lojtarë të tjerë, i pari është belgu i Leipzig, Lois Openda, të cilin klubi zikaltër e kërkoi edhe vjet, por u refuzua nga gjermanët. Vetë lojtari është i hapur për transferimin tek zikaltrit, duke ditur që Leipzig nuk do marrë pjesë në Kupat e Europës këtë sezon. Vlera e tij në Transfermarkt është 50 milionë euro.
    Një emër tjetër që po ndjek klubi zikaltër është edhe Mason Greenwood. Vetëm se transferimi i anglezit duket më i komplikuar, duke ditur që Olimpique Marseille e vlerëson 80 milionë euro. Për momentin, belgu i Leipzig, Lois Openda, i cili shënoi 13 gola dhe dha 11 asiste sezonin e kaluar, është më i arritshëm për klubin zikaltër.

  • Man. United kërkon Sesko-n, Leipzig shokon anglezët me kërkesën e tyre

    Man. United kërkon Sesko-n, Leipzig shokon anglezët me kërkesën e tyre

    2 Gusht 2025

    21:06

    Telesport

    Sulmuesi i Leipzig, Benjamin Sesko, sipas të gjitha gjasave sezonin e ri do të luajë në Premier League. Janë dy ekipet e mëdha angleze, Manchester United dhe Newcastle, të cilat interesohen për sulmuesin slloven.
    Leipzig e vlerëson sulmuesin slloven rreth 80-90 milionë euro. 22-vjeçari shënoi 21 gola dhe dha 6 asiste në sezonin e kaluar, duke tërhequr interesin e shumë klubeve të mëdha në drejtim të tij.
    Fabrizio Romano raporton se në garën dyshe mes Newcastle dhe United, “Djajtë” janë më afër sulmuesit slloven. Në anën tjetër, Lepzig ka kërkuar që në marrëveshje të përfshihet edhe sulmuesi Rasmus Hojlund.
    Danezi nuk ka arritur dot të përshtatet në Premier League dhe nuk bën pjesë në planet e Ruben Amorim. Gjithsesi, kushti i Leipzig iu është dukur anglezëve shumë i pavend. Ideja e Leipzig është të sigurojë 50-60 milionë euro dhe Rasmus Hojlund.
    Javën e ardhshme pritet të intesifikohen negociatat mes palëve dhe të vendoset përfundimisht e ardhmja e Benjamin Sesko. Neëcastle, po ashtu vazhdon të jetë e interesuar për sulmuesin dhe e sheh atë si zëvendësuesin ideal të Alexander Isak.

  • Chelsea dhe Leipzig punojnë për një shkëmbim të bujshëm lojtarësh, marrëveshja që në korrik

    Chelsea dhe Leipzig punojnë për një shkëmbim të bujshëm lojtarësh, marrëveshja që në korrik

    23 Korrik 2025

    11:04

    Telesport

    Chelsea dhe Leipzig janë në bisedime për të finalizuar një shkëmbim të bujshëm lojtarësh. Bëhet fjalë për Xavi Simons (luan me Leipzig) dhe Carney Chukwuemeka (luan me Chelsea).
    Klubi anglez është në bisedime për të sjellë Simons në Londër, ndërsa klubi gjerman ka syrin te mesfushori i “blues”. Talenti holandez i Leipzig e mirëpret një transferim te kampionët e saposhpallur të botës.
    Është e qartë se Chelsea duhet të zëvendësojnë disa sulmues të tepërt si Joao Felix, Nkunku dhe Sterling, që do të largohen. Ndaj  Xavi Simons konsiderohet si zgjedhja e duhur për sulmin, lojtar që mund të luajë edhe në krahë.
    Në kahun tjetër, 21-vjeçari Carney Chukwuemeka, luajti gjysmën e dytë të sezonit të kaluar i huazuar te Borussia Dortmund, duke realizuar edhe një gol në Bundesliga. Ndaj, një lojtar që e njeh mirë kampionatin gjerman.
    Natyrisht që Chelsea do të paguajë edhe një shumë parash për të barazuar vlerën e dy futbollistëve, çka nuk do të ishte një problem për londinezët. Palët synojnë ta mbyllin marrëveshjen Brenda korrikut.

  • Xavi Simons i “jep duart” Leipzig-ut, holandezi drejt transferimit te londinezët. Ja detajet

    Xavi Simons i “jep duart” Leipzig-ut, holandezi drejt transferimit te londinezët. Ja detajet

    20 Korrik 2025

    13:26

    Telesport

    Edhe pse Leipzig bleu përfundimisht kartonin e Xavi Simons për 50 milionë euro në merkaton e janarit të këtij viti, holandezi ka vendosur të largohet përfundimisht nga klubi i Bundesligës. Arseyja kryesore e këtij vendimi është fakti që Leizig mbeti jashtë Kupave të Europës për sezonin e ri, ndaj Xavi Simons ka vendosur të largohet.
    Për 22-vjeçarin holandez ka pasur interes nga disa ekipe të mëdha si Bayern e Barcelona, por sipas BILD, lojtari ka kërkuar nga agjenti i tij Ali Barat, të nisë negociatat me Chelsea-n. Edhe pse deri më sot, të paktën publikisht nuk ka pasur interes konkret nga “Blutë” për yllin holandez, ai është i bindur që do jetë pjesë e rëndsishme për londinezët, ndaj ka kërkuar transferimin te ky klub.
    Sipas raportimit në fjalë, Leipzig është i vendosur për të lejuar largimin e yllit holandez, vetëm për shifrën 80 milionë euro. Pikërisht kjo shifër e kërkuar nga klubi i Bundesligës largoi Bayern dhe Barcelonën nga interesi për anësorin 22-vjeçar, i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues.

  • Xavi Simons nuk do vijë te Barcelona, ylli holandez ndryshon mendje dhe merr vendimin surprizë

    Xavi Simons nuk do vijë te Barcelona, ylli holandez ndryshon mendje dhe merr vendimin surprizë

    19 Korrik 2025

    9:06

    Telesport

    Ditët e fundit është përfolur shumë për një rikthim të Xavi Simons te Barcelona. Madje, ka pasur një takim mes Deco-s dhe përfaqësuesve të lojtarit. Por, rikthimi i mundshëm i Xavi Simons te Barcelona nuk do të ndodhë, të paktën këtë verë.
    Fabrizio Romano raporton se 22-vjeçari ka vendosur përfundimisht të largohet nga Leipzig këtë verë, por dëshiron të transferohet në Premier League. Edhe pse ende nuk ka asnjë ofertë konkrete nga klubet e mëdha angleze, Xavi Simons mendon se Chelsea ose Arsenal do ishite destinacioni i duhur për të. Për lojtarin ka pasur interes edhe nga Bayern, por ai ka vendosur të vazhdojë karrierën vetëm në Angli.
    Duke qenë se Leipzig nuk do luajë në kompeticionet europiane në sezonin e ri, kjo është arsyeja kryesore pse Xavi Simons të largohet nga klubi i Bundesligës. Në 76 ndeshje me Leipzig, holandezi shënoi 22 gola.
    Kontrata aktuale me Leipzig skadon në qershorin e vitit 2027 dhe klubi gjerman ka vendosur një shifër 70-75 milionë euro për të lënë të lirë yllin holandez. Kujtojmë se Leipzig bleu përfundimisht kartonin e lojtarit nga PSG gjatë merkatos së janarit për 50 milionë euro.

  • Broja drejt Gjermanisë, Çelsi shumë pranë marrëveshjes me njërin klub mes Leipzigut e Shtutgartit

    Broja drejt Gjermanisë, Çelsi shumë pranë marrëveshjes me njërin klub mes Leipzigut e Shtutgartit

    Adriatik BALLA
    Sulmuesi i përfaqësueses kuqezi, Armando Broja, aq i lakuar në merkaton e kësaj vere, pritet të largohet nga Çelsi gjatë kësaj vere, teksa interesimi për të nga Bundesliga është shtuar ndjeshëm. Sipas “The Athletic”, Red Bull Leipzig dhe Shtutgart janë dy klubet që kanë shfaqur interes konkret për sulmuesin shqiptar. Broja, i cili sezonin e kaluar u huazua te Everton, është rikthyer në “Stamford Bridge”, por e ardhmja e tij duket larg klubit londinez. Leipzig e shikon 22-vjeçarin si zëvendësues të Ksavi Simons dhe Benjamin Sesko, të cilët pritet të largohen gjatë kësaj merkatoje. Ndërkohë, Shtutgart kërkon të zëvendësojë Nik Voltemade, që është në radarin e Bajernit të Munihut. Vlera aktuale e Brojës sipas “Transfermarkt” është rreth 12 milionë euro (10.4 milionë £), ndërkohë që Çelsi mund të shfrytëzojë interesin e Leipzig për të ndikuar në negociatat për një nga yjet e tyre, sipas asaj që raportojnë mediat pranë klubit anglez. Simons dhe Sesko janë dy nga emrat më të kërkuar të merkatos, me Leipzig që kërkon midis 80 dhe 100 milionë euro për shërbimet e tyre. Çelsi tashmë ka përforcuar repartin ofensiv me afrimet e Liam Delap, Joao Pedro dhe Xhimi e Gitens, por e ardhmja e Nikolas Xhekson është ende e paqartë, ndërsa Noni Madueke është pranë kalimit te Arsenal. Nëse Xhekson largohet, Blutë mund të kërkojnë një tjetër sulmues — dhe këtu ndoshta mund të vijë edhe një marrëveshje me Leipzig që përfshin Brojën si pjesë shkëmbimi. Në pritje të një vendimi zyrtar, e ardhmja e Armando Brojës mbetet një nga pikat e nxehta të merkatos së Çelsi këtë verë.
    Broja në listën e 7 largimeve të Çelsit
    Çelsi planifikon shitjen e shtatë lojtarëve gjatë verës së këtij viti. Dhe, njëri prej tyre që është në listën e lojtarëve që do të shiten, është edhe sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja. Kështu ka raportuar të enjten “The Athletic”. Broja 23-vjeçar nuk ishte pjesë e Çelsit në Kupën e Botës për Klube që u mbajt në SHBA. Çelsi e fitoi Botërorin e Klubeve duke e mposhtur në finale PSG-në me rezultatin e thellë, 3:0. Sulmuesi i Shqipërisë së fundi ishte huazuar tek Evertoni.
    Julian Shehu firmos me
    Ndërkohë, mesfushori i Kombëtares kuqezi, Julian Shehu, është lojtari më i mirë i Uidzeu Lodzh për kampionatin e kaluar. Duke luajtur në Poloni, ai fitoi thirrjen e tij të parë në ekipin kombëtar të Shqipërisë, gjatë stërvitjeve i ra në sy trajnerit Silvinjo, ka qenë titullar dhe grumbullohet vazhdimisht në përfaqësuese. Gjatë një periudhe të vështirë në Uidzeu, ai u bë lider në fushë, duke shënuar gola, duke vrapuar shumë dhe duke qenë lojtari më efektiv për ekipin e tij. Shqiptari ka marrë shpeshherë çmimin “lojtari i ndeshjes”. Nuk ka dyshime se i rrethuar nga lojtarë më të mirë, ai do të jetë në gjendje të arrijë një nivel edhe më të lartë. Situata e kontratës së tij mund të jetë shqetësuese. 26-vjeçari ka plotësuar minutat e kërkuara, gjë që i lejon klubit të zgjasë kontratën e tij për një vit tjetër. Megjithatë, një njoftim i tillë nuk është bërë, pasi Uidzeu aktualisht po negocion me Shehun për një kontratë më të gjatë, të cilën shqiptari e meriton pas sezonit të kaluar.

  • RB Leipzig, shpenzime të mëdha dhe vijë e gjelbër: pas 52 milionë eurove të djeshme, gjermanët po synojnë yllin e Shakhtar!

    RB Leipzig, shpenzime të mëdha dhe vijë e gjelbër: pas 52 milionë eurove të djeshme, gjermanët po synojnë yllin e Shakhtar!

    RB Leipzig po punon ne merkato dhe pas goditjes Maksimovic nga Crvena Zvezda, sot bëri një ofertë të fortë për Marlon Gomes nga klubi ukrainas Shakhtar Donetsk. Siç raporton Fabrizio Romano, Shakhtar hodhi poshtë ofertën fillestare të klubit të Bundesligës për 21-vjeçarin, por gjermanët janë gati të kthehen te braziliani.
    Mesfushori qendror u transferua në Donetsk në janar 2024 për një tarifë afër 12 milionë eurosh dhe që atëherë ka bërë 48 paraqitje. Gjatë kësaj kohe, ai gjithashtu ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë pesë asiste.
    Braziliani, raportohet, do të përshtatej në mënyrë të përkryer në strategjinë e Leipzig për të nënshkruar lojtarë të rinj dhe premtues. Vetëm dje, gjermanët bënë tre nënshkrime të reja, duke forcuar “vijën e tyre të gjelbër”: dy anësorët Yan Diomande (18, nga CD Leganés) dhe Johan Bakayoko (22, nga PSV Eindhoven), si dhe mesfushorin sulmues Andrija Maksimovic (18, nga Crvena Zvezda).
    Leipzig pagoi 52 milionë euro për këtë treshe lojtarësh vetëm në pak orë. Më parë, ata kishin investuar tashmë 36 milionë euro për të forcuar mesfushën e tyre: 16 milionë euro për Ezechiel Banzuzi (20 vjeç, nga OH Leuven) dhe 20 milionë euro për blerjen e përhershme të Arthur Vermeeren (20 vjeç, nga Atlético Madrid). Transferimi prej 4 milionë eurosh i mbrojtësit të majtë Max Finkgräfe (21 vjeç, nga 1.FC Köln) duket pothuajse si një marrëveshje e vogël në këtë kontekst shpenzimesh të larta.

  • Chelsea gjen zgjidhje për Armando Brojën, e dërgon në Gjermani

    Chelsea gjen zgjidhje për Armando Brojën, e dërgon në Gjermani

    17 Korrik 2025

    12:09

    Telesport

    Armando Broja është një nga disa nga emrat që do të largohen këtë verë nga Chelsea. Sulmuesi kuqezi i rikthyer pas huazimit tek Everton sezonin e kaluar, nuk bën pjesë në planet e Enzo Maresca, ndaj do largohet.
    “The Athletic” raporton se e ardhmja e Armando Brojës do jetë në Bundesligë, te Stuttgart ose Leipzig. Stuttgart e shikon shqiptarin si zëvendësuesin ideal të Nico Woltmade, i cili sipas të gjitha gjasave do të largohet te Bayern Munich këtë verë.
    Në anën tjetër, Leipzig e shikon Brojën si profilin e duhur për të mbuluar boshllëkun e lënë bosh nga largimi i mundshëm i Xavi Simons ose Benjamin Sesko. Njëri prej holandezit ose sllovenit, është i sigurt që do largohet nga Leipzig, por nuk përjashtohet mundësia që të largohen të dy, nëse vijnë ofertat e duhura.
    Ajo që nuk dihet ende deri tani është nëse Broja do të largohet në mënyrë përfundimtare drejt Bundesligës, apo do jetë huazim me të drejtë blerjeje ose detyrim, apo huazim i thjesht.

  • Chelsea gjen zgjidhje për Armando Brojën, sulmuesi shqiptar mund të shkëmbehet me një nga dy yjet që po shkëlqejnë në Bundesligë

    Chelsea gjen zgjidhje për Armando Brojën, sulmuesi shqiptar mund të shkëmbehet me një nga dy yjet që po shkëlqejnë në Bundesligë

    Armando Broja pritet të largohet nga Chelsea gjatë kësaj vere, teksa interesimi për të nga Bundesliga është shtuar ndjeshëm.

    Sipas “The Athletic”, Red Bull Leipzig dhe Stuttgart janë dy klubet që kanë shfaqur interes konkret për sulmuesin shqiptar.
    Broja, i cili sezonin e kaluar u huazua te Everton, është rikthyer në Stamford Bridge, por e ardhmja e tij duket larg klubit londinez. Leipzig e shikon 22-vjeçarin si zëvendësues të Xavi Simons dhe Benjamin Sesko, të cilët pritet të largohen gjatë kësaj merkatoje. Ndërkohë, Stuttgart kërkon të zëvendësojë Nick Woltemade, që është në radarin e Bayern Munich.
    Vlera aktuale e Brojës sipas Transfermarkt është rreth 12 milionë euro (10.4 milionë £), ndërkohë që Chelsea mund të shfrytëzojë interesin e Leipzig për të ndikuar në negociatat për një nga yjet e tyre, sipas asaj që raportojnë mediat pranë klubit anglez. Simons dhe Sesko janë dy nga emrat më të kërkuar të merkatos, me Leipzig që kërkon midis 80 dhe 100 milionë euro për shërbimet e tyre.
    Chelsea tashmë ka përforcuar repartin ofensiv me afrimet e Liam Delap, Joao Pedro dhe Jamie Gittens, por e ardhmja e Nicolas Jackson është ende e paqartë, ndërsa Noni Madueke është pranë kalimit te Arsenal. Nëse Jackson largohet, Blutë mund të kërkojnë një tjetër sulmues — dhe këtu ndoshta mund të vijë edhe një marrëveshje me Leipzig që përfshin Brojën si pjesë shkëmbimi.
    Në pritje të një vendimi zyrtar, e ardhmja e Armando Brojës mbetet një nga pikat e nxehta të merkatos së Chelsea këtë verë.

    Top Channel

  • Asnjë nga emrat e përfolur, Barcelona gjen anësorin e majtë në Bundesligë

    Asnjë nga emrat e përfolur, Barcelona gjen anësorin e majtë në Bundesligë

    Pas dështimit të transferimit të Nico ëilliams dhe vështirësive për të siguruar një nga emrat e përfolur si Luis Diaz, Marcus Rashford apo Rafael Leao, Barcelona duket se ka gjetur profilin ideal për krahun e mjatë në Bundesligë.
    Drejtuesit e klubit katalanas po ndjekin norvegjezin që luan për Leipzig, Antonio Nusa, i cili u transferua verën e kaluar nga Club Brugge për 21 milionë euro dhe vetëm pas një viti, vlera e tij është dyfishuar, sot kushton 40 milionë euro, të paktën sipas çmimit që i ka vendosur klubi i Bundesligës.
    Sipas asaj që raporton “Sempre Barca”, klubi katalanas synon të përshpejtojë negociatat me Leipzig dhe të mbyllë sa më shpejt marrëveshjen. Duke ditur që emrat e kërkuar si Luis Diaz dhe Rafa Leao kushtojnë nga 80 milionë euro, Rashford 45 milionë euro, Antonio Nusa është një opsion më i leverdisshëm ekonomik, aq më tepër që e favorizon mosha mjaft e re, është vetëm 20-vjeç.
    Sigurisht që negociatat me Leipzig nuk do të jenë aspak të lehta, por drejtuesit e Barcelonës shpresojnë të arrijnë marrëveshjen për një shifër jo më shumë se 30 milionë euro, pavarësisht se klubi i Bundesligës kërkon 40 milionë euro.