A do të jetë Sunderland një tjetër rast Leicester në Premier League? Ekipi që në sezonet e fundit luftonte për mbijetesë, sot po përjeton një moment magjik. Sunderland i dirigjuar nga Granit Xhaka ka mundur Chelsean në transfertë në shifrat 1-2.
Chelsea vinte pas një fitore 5-1 me Ajax në shtëpi dhe sot ka humbur ndaj Sunderland. Ekipi i Maresca shënoi i pari me anë të Granacho në minutën e 4, duke krijuar idenë e një fitore të thellë. Megjithatë Isidor barazoi në të 22, ndërsa në minutën e fundit të takimit, Taibi përmbysi takimin. Pas kësaj fitore, Sunderlandi merr vendin e 2 në renditje pas Arsenalit, me dy pikë më pak. /Sport Ekspres/
Tag: leicester
-

A do të jetë Sunderlandi rasti i Leicester për të fituar Premier League? Befasi nga ekipi i Granit Xhakës, mundin Chelsea në transfertë
-

Real Madrid gjen në Angli zëvendësuesin ideal të Vinicius Junior
14 Shtator 2025
21:10
Telesport
Rinovimi mes Vinicius Junior edhe Real Madridit nuk ka ardhur ende. Në rast se braziliani nuk do rinovojë sipas kushteve të vendosur nga klubi, atëherë largimi i tij nga Madridi mund të ndodhë që verën e ardhshme.
Për të mos u gjendur të papërgatitur, drejtuesit e Real Madrid kanë nisur që tani nga puna për të gjetur zëvendësuesin ideal të Vinicius Junior.
“Defensa Central” raporton se objektivi i madh i Real Madrid është sulmuesi anësor i Leicester, jeremy Monga. 16-vjeçari konsiderohet si e ardhmja e futbollit anglez dhe ndaj tij ka pritshmëri shumë të mëdha.
Një titullar i padiskutueshëm te Leicester, ku synimi kryesor është rikthimi në Premier League në fund të sezonit. Sipas raportimit në fjalë, Real Madrid nuk do të presë sa lojtari të mbushë 18 vjeç, por mund të arrijë marrëveshjen me Leicester që më parë dhe sulmuesi të vazhdojë të qëndrojë te “Dhelprat” deri sa të arrijë moshën madhore dhe më pas mund të bëhet pjesë e “Los Blancos”. -

Vardy prezantohet me Serie A: Me Cremenose synojmë atë që bëmë me Leicester
11 Shtator 2025
9:04
Telesport
“Pasi fola me pronarin e klubit dhe trajnerin, është e qartë se objektivi kryesor i Cremoneses mbetet mbijetesa. Ne duam të qëndrojmë në Serie A, siç ishte rasti gjatë kohës sime në Leicester. Ne kurrë nuk kemi synuar objektiva të tjerë përveç mbijetesës“, tha sulmuesi i ri i Cremonese, Jamie Vardy, gjatë konferencës së tij zyrtare për shtyp.
“Këtë verë, jam siguruar që të ruaj gjendjen time fizike në nivelin më të lartë. Kam shijuar pushime pak më të gjata se zakonisht me familjen time, gjë që është mjaft e rrallë“, shtoi ai.
“Stërvitja ka shkuar shumë mirë deri më tani. Po shoh se si funksionon ekipi, parimet brenda grupit. Ndihem pothuajse në kulmin tim atletik. Kam bërë gjithçka që mundem për t’u siguruar që jam në formën time më të mirë fizike”, tha Vardy.
Në fund, sulmuesi anglez tha: “Gjendja ime do të përmirësohet qartë ndërsa stërvitem. A jam gati të luaj kundër Veronës të hënën? Nuk varet nga unë; do të doja shumë, por vendimi varet nga trajneri.“ -

Cremonese, prezantohet Vardy: Objektivat? Nuk kam limite, i lumtur të jem këtu
Pas largimit nga Leicester, Jamie Vardy u prezantua zyrtarisht te Cremonese, ku u shpreh i lumtur që do të nisë këtë aventurë të re.
“Mendoj se pasi u ula me trajnerin dhe pronarin, detyra kryesore është të sigurojmë mbijetesën në ligë. Për të qenë i sinqertë, ashtu ishte edhe te Leicester. Nuk pati kurrë ‘do të synojmë këtë apo atë’, gjithmonë ishte ‘na duhet të qëndrojmë në ligë.“Ditë normale ndeshjeje janë gjithmonë 11 kundër 11 dhe kushdo mund të mposhtë këdo. Kështu që ne do të punojmë sa më shumë në stërvitje për të qenë gati për çdo ndeshje që vjen. Do t’i marrim një e nga një dhe të shohim ku do të na çojë.”
-

16-vjeçari shkruan historinë në Angli, thyen rekordin e Jude Bellingham (video)
16 Gusht 2025
18:31
Telesport
Leicester është mundur 2-1 nga Preston, në ndeshjen e javës së dytë në Championship. Ajo që e bën të veçantë këtë ndeshje është goli i barazimit të përkohshëm për Leicester, shënuar nga talenti Jeremy Monga.
Ai është vetëm 16 vjeç dhe me golin e shënuar sot ka shkruajtur emrin në historinë e futbollit anglez. Jeremy Monga bëhet lojtari më i ri që ka shënuar ndonjëherë në historinë e Championship. SHIKOGOLIN
Rekordi i mëparshëm mbahej nga Jude Bellingham, 16 vjeç e 63 ditë, ndërsa Jeremy Monga është vetëm 16 vjeç e 37 ditë. Talenti i ri i Leicester konsiderohet si një lojtar me të ardhme të madhe dhe shumë shpejt, ndoshta që në merkaton e janarit, pritet transferimi i tij te ndonjë klub i madh.
Leicester shihet si një nga ekipet favorite për t’u rikthyer në fund të këtij sezoni në Premier League dhe ndoshta përvoja e fituar këtë sezon, mund ta ndihmojë shumë Jeremy Monga, para se të transferohet te një klub tjetër. -

I vetmi që mbijetoi nga avioni “Air India”, por jeta e “njeriut mrekulli” është kthyer në makth
Vishwash Kumar Ramesh
INDI- I mbijetuari i vetëm i rrëzimit të avionit të “Air India” sheh makthe ku “të gjithë vdesin” dhe nuk flet për tmerrin që përjetoi. Vishwash Kumar Ramesh, 40 vjeç, ia doli të shpëtonte me disa prerje dhe lëndime në gjoks pasi Boeing 787 u përplas me një ndërtesë banimi në Ahmedabad të Indisë. Pavarësisht se në vend quhet “njeriu mrekulli” dhe një “simbol i shpresës”, britaniku ende mundohet nga pikëllimi dhe ndjenja e fajit të të mbijetuarit.
Kushëriri i tij Krunal Keshave, 24 vjeç, nga Leicester thotë se ai arrin të flejë, por jo siç duhet. Ai i tha “The Sunday Times”: Kur fle, ëndërron sikur është në fluturim. Ai kujton se i pa të gjithë të vdisnin para syve të tij. Vishwash vendosi të qëndronte në Indi për t’u shëruar në shtëpinë e familjes së tij në fshatin e vogël Bucharwada në Diu, në vend që të kthehej në Londër ose Leicester.
Ai kishte qenë ulur në sediljen 11A, pranë një daljeje emergjence, dhe arriti të dilte duke u zvarritur përmes një vrime në rrënojat e avionit. Vëllai i tij Ajay, 35 vjeç, i cili ishte në anën e kundërt të korridorit në vendin 11J, ishte midis 241 pasagjerëve që humbën jetën.
“Ai e sheh atë [Ajay-n] kudo. Ai flet, por nuk flet për aksidentin. Gruaja dhe djali i tij [i cili është katër vjeç] janë atje me të, duke e mbështetur. Ai aktualisht po përpiqet të ketë një jetë normale, por nuk del shumë jashtë. Ai po kalon kohë në shtëpi me familjen. Ai jetonte në shtëpinë në Diu me vëllain e tij para aksidentit,”- tha Keshave.
I mbijetuari i mrekullisë i tha më parë “The Sun” se ndihej keq që nuk mundi ta shpëtonte vëllain e tij dhe është i pikëlluar për vdekjen e tij.
“Gjithçka ishte e dukshme para syve të mi kur ndodhi përplasja. Edhe unë mendova se do të vdisja, por pastaj hapa sytë dhe kuptova se isha ende gjallë. Është një mrekulli që mbijetova. Jam mirë fizikisht, por ndihem tmerrësisht keq që nuk munda ta shpëtoja Ajay-n. Nëse do të ishim ulur bashkë, të dy mund të kishim mbijetuar. U përpoqa të mblidhja dy vende bashkë, por dikush kishte zënë tashmë një.”
Vëllezërit ishin duke u kthyer në Leicester pas përfundimit të sezonit të peshkimit në biznesin e tyre familjar në Diu. Plani i tyre ishte i thjeshtë: të fluturonin përsëri për në Mbretërinë e Bashkuar më 12 qershor përpara se të fillonin musonet. Por i vëllai nuk ia doli kurrë.
Një total prej 241 pasagjerësh dhe anëtarësh të ekuipazhit plus 19 persona në tokë u vranë në tragjedi. Hetuesit tani po përqendrohen në një kthesë të frikshme në kabinën e pilotit. Sipas të dhënave të fluturimit të shqyrtuara nga hetuesit amerikanë, kapiteni Sumeet Sabharwal, 56 vjeç, mund të ketë aktivizuar manualisht çelësat e sigurisë për ndërprerjen e karburantit të aeroplanit – një veprim që ekspertët e aviacionit thonë se mund të ketë qenë vetëm i qëllimshëm. Nga regjistrimet e kutisë së zezë dëgjohet bashkëpiloti Clive Kunder duke pyetur: “Pse e ndërpretë?”, pyetje të cilës Sabharwal i përgjigjet çuditshëm: Nuk e ndërpreva.
Por çelësat u fikën me një sekondë diferencë dhe pastaj u ndezën përsëri dhjetë sekonda më vonë, por ishte tepër vonë për të rinisur motorët./ZËRI -

Shoferi përplas këmbësorët pas një grindjeje, katër të lënduar në Angli
Britani e Madhe– Një shofer përplasi katër persona me makinën e tij ditën e sotme në Leicester. Sipas SkyNews, incidenti ndodhi pas një grindjeje të mëparshme mes tyre dhe katër personat e lënduar përfunduan në spital.
Tre prej tyre janë në gjendje të rëndë, ndërsa njëri ka lëndime të lehta.
BREAKING NEWS
Arrest made as car reportedly hits multiple pedestrians in Leicester city centre.Three people have been seriously injured.
A police investigation is ongoing following a report of a collision involving a car and a number of pedestrians in De Montfort Street,… pic.twitter.com/Jo0r4NvC1e
— Leicester Media – LM News (@Leicestermedia) May 31, 2025Policia konfirmoi se si autori i dyshuar dhe të lënduarit kishin marrë pjesë në një aktivitet privat pranë vendit të ngjarjes pak më parë.
31-vjeçari u arrestua nga autoritetet dhe akuzohet për shkaktim të dëmtimeve të rënda trupore me dashje, si dhe për shkaktim të lëndimeve të rënda përmes drejtimit të rrezikshëm të mjetit.
I arrestuari mbetet në paraburgim dhe po merret në pyetje nga policia, ndërsa hetimet për shkaqet e sakta të incidentit janë duke vazhduar./vizionplus.tv
-

Makina përplas turmën në Leicester, 4 persona përfundojnë në spital
Leicester
BRITANI E MADHE- Katër persona janë dërguar me urgjencë në spital në Leicester pak pas orës 12:30, pasi u përplasën nga një makinë. Ekipet e emergjencës nxituan në vendngjarje në rrugën De Montfort, ku tre nga katër persona pësuan lëndime serioze pas përplasjes.
Një 31-vjeçar është arrestuar me dyshimin për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore me dashje dhe shkaktim të lëndimeve të rënda nga drejtimi i rrezikshëm i mjetit pas përplasjes. Ai po merret në pyetje nga detektivët.
Një kordon i madh policer është vendosur në zonën e Rrugës De Montfort. Policia e Leicestershire tha se ka marrë gjithashtu raportime për një sherr në të njëjtin vend më herët gjatë natës.
Inspektorja detektive Jenny Tattersall tha: “Ne e kuptojmë shqetësimin serioz që do të ketë në lidhje me këtë incident.”
“Katër persona aktualisht mbeten në spital dhe një hetim është duke vazhduar ndërsa vazhdojmë të përcaktojmë rrethanat e plota dhe ngjarjet që çuan në këtë incident.”
“Një burrë mbetet në paraburgim policor dhe do të merret në pyetje nga oficerët. Një kordon i madh është vendosur në zonën e Rrugës De Montfort dhe do të mbetet i pranishëm ndërsa kryhen hetimet, përfshirë hetimet mjeko-ligjore.”
“Ne kërkojmë që njerëzit të mos spekulojnë rreth këtij incidenti, përfshirë edhe në rrjetet sociale, në mënyrë që të bëhet e mundur një hetim i plotë.
“Ne kemi oficerë në vendngjarje që kryejnë hetime dhe ofrojnë siguri.”
“Ju lutem flisni me ta në lidhje me çdo informacion që mund të keni ose çdo shqetësim që mund të keni.” -

Dëmtohet arbitri në Leicester-Southampton, Jamie Vardy bën gjestin e pazakontë dhe duartrokitet nga gjithë tifozët
3 Maj 2025
17:07
Telesport
Leicester po fiton ndaj Southampton 2-0, në sfidën e javës së 35-të në Premier League. Të dyja ekipet kanë rënë automoatikisht në Championship për sezonin e ri.
Një episod aspak i zakontë ka ndodhur në minutën e 20-të, ku arbitri kryesor i takimit David Webb ra në tokë pasi u goditme dorë padashje nga sulmuesi i Leicester City, Jordan Ayew.
Protagonist i këtij momenti bëhet Jamie Vardy, sulmuesi anglez shkon dhe i vërshëllen bilbilit të arbitrit për të ndalur lojën, në mënyrë që atij t’i jepej ndihma e duhur mjekësore. Një gjest që u duartrokit nga tifozët e pranishëm në “King Power Stadium”. SHIKOMOMENTIN
Pasi mori ndihmën mjekësore, arbitri David Webb u rikthye normalisht në fushë. Përsa i përket takimit, Leicester po fiton 2-0, falë golave të Vardy 17′ dhe Ayey 44′. -

E gjitha ishte si një përrallë… Pas 13 sezonesh, Jamie Vardy do të largohet nga Leicester për një destinacion të ri
Jamie Vardy ka vendosur t’i japë fund aventurës së tij te Leicester City. Në moshën 38-vjeçare, sulmuesi ka bërë të ditur largimin e tij nga klubi ku përjetoi momentet më të paharrueshme të karrierës së tij. Pas më shumë se një dekade duke mbrojtur ngjyrat e “Dhelprave”, Vardy i thotë lamtumirë asaj që do të jetë gjithmonë shtëpia e tij.
Anglezi lë pas një trashëgimi të madhe: triumfin historik në Premier League në sezonin 2015/16, një Community Shield, një FA Cup dhe dy tituj kampioni në Championship në sezonet 2013/14 dhe 2023/24. Përveç kësaj, ai ishte golashënuesi më i mirë i Premier League në sezonin 2019/20, duke fituar “Këpucën e Artë”. Emri i tij është gdhendur përgjithmonë në historinë e futbollit anglez dhe në zemrat e tifozëve të Leicester.
Por ëndrra nuk mbaron këtu… Vardy do të largohet nga Leicester por mendon se ka ende për t’i dhënë futbollit edhe pse është 38 vjeç. Anglezi është në kërkim të një destinacioni të ri dhe pretendentët nuk mungojnë. Një nga ekipet që tashmë tregon interes të shtuar për Vardy-n është Wrexham, ekip në pronësi të aktorit Ryan Reynolds. Klubi uellsian, i sapongjitur në Championship ëndërron që sezonine ardhshëm të ngjitet në Premier League, duke besuar se përvoja e Vardy-t mund të jetë çelësi për ta arritur këtë ëndërr.
Megjithatë, Qrexham nuk është destinacioni i vetëm i mundshëm për golashënuesin. Nga Shtetet e Bashkuara, Charlotte FC gjithashtu interesohet për të duke qenë një mundësi joshëse për Vardy-n, duke i ofruar një sfidë të re në jetën e tij.
Po ashtu disa ekipe në Arabinë Saudite janë në ndjekje të situatës së tij. Kur duhen edhe 4 javë nga fundi i këtij sezoni, në përfundimt ë tij Jamie Vardy pritet të zyrtarizojë ekipin e tij të ardhshëm.