Tag: lehtësojë

  • Hungaria: Marrëveshje me SHBA që do të lehtësojë ndikimin e tarifave

    Hungaria: Marrëveshje me SHBA që do të lehtësojë ndikimin e tarifave

    Hungaria pret të nënshkruajë një marrëveshje biznesi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në gjashtë muaj, e cila duhet të lehtësojë ndikimin e tarifave amerikane të vendosura së fundmi nga presidenti i atij vendi, Donald Trump, tha sot kryeministri hungarez Viktor Orbán.

    “Ne po flasim me amerikanët për çështje ekonomike që do të ishin të dobishme për ne. Tarifat do të jenë negative për ne, por ne jemi duke negociuar marrëveshje të tjera ekonomike për t’i kompensuar ato”, tha Orban për portalin OT.

    Ai tha se pret që Partia Republikane të qëndrojë në pushtet në SHBA për 12 vjet, gjë që sipas tij do të karakterizohet nga “mendimi patriotik amerikano-republikan”.

    Sipas Reuters, tarifat amerikane do të kenë ndikimin më të madh në industrinë e automjeteve të Hungarisë, e cila është shtytësi kryesor i ekonomisë së saj.

    Hungaria anëtare e BE-së kërkon të përshpejtojë rimëkëmbjen ekonomike dhe të frenojë inflacionin. SHBA ka vendosur tarifa prej 25 për qind për importet e makinave, çelikut dhe aluminit nga BE.

  • Zgjerimi i superstradës Tiranë Durrës, Rama: Do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve

    Zgjerimi i superstradës Tiranë Durrës, Rama: Do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të punimeve për zgjerimin e superstradës që lidh Tiranën me Durrësin.
    Shefi i qeverisë thekson se falë ndërhyrjes dhe zgjerimit të korsive, kjo nyje rrugore po kthehet në një autostradë të kategorisë A.
    Ky investim shton Rama do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve të panumërta në këtë aks si dhe do t’i japë Tiranës një hyrje më dinjitoze.
    “Mirëmëngjesi dhe me kantierin e Superstradës Tiranë-Durrës, e cila po shndërrohet në një autostradë të kategorisë A, çka do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve të panumërta në këtë aks dhe do t’i japë Tiranës një hyrje ende më dinjitoze, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

  • Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës/ Rama: Do të lehtësojë dukshëm qarkullimin e automjeteve

    Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës/ Rama: Do të lehtësojë dukshëm qarkullimin e automjeteve

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të punimeve për zgjerimin e superstradës që lidh Tiranën me Durrësin. Shefi i qeverisë thekson se falë ndërhyrjes dhe zgjerimit të korsive, kjo nyje rrugore po kthehet në një autostradë të kategorisë A. Ky investim shton Rama do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve të panumërta në këtë aks si dhe do t’i japë Tiranës një hyrje më dinjitoze.
    “Mirëmëngjesi dhe me kantierin e Superstradës Tiranë-Durrës, e cila po shndërrohet në një autostradë të kategorisë A, çka do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve të panumërta në këtë aks dhe do t’i japë Tiranës një hyrje ende më dinjitoze, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

  • Kantieri i superstradës Tiranë-Durrës, Rama publikon pamjet: Do të lehtësojë qarkullimin, Tirana me një hyrje më dinjitoze

    Kantieri i superstradës Tiranë-Durrës, Rama publikon pamjet: Do të lehtësojë qarkullimin, Tirana me një hyrje më dinjitoze

    “MIRËMËNGJES dhe me kantierin e Superstradës Tiranë-Durrës, e cila po shndërrohet në një autostradë të kategorisë A, çka do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve të panumërta në këtë aks dhe do t’i japë Tiranës një hyrje ende më dinjitoze, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.