Drejtuesja politike e PS-së në Gjirokastër, Mirela Kumbaro, ka uruar Gramos Sakon për zgjedhjen si kryetar i Tepelenës.
“Javë të mbarë nga #Tepelena ku në përfundim të procesit të numërimit, nis një kapitull i ri me Kryetarin Gramos Sako për të çuar përpara vizionin e Partisë Socialiste për Tepelenën që tashmë duhet të ecë më shpejt e të kalojë në një tjetër nivel zhvillimi ekonomik e agroturistik. Faleminderit çdo qytetari për besimin për Tepelenën që duam dhe që na ngarkon me më shumë përgjegjësi! Me krahë të lehta Kryetar Gramos Sako!”, shkruan Kumbaro.
Tag: lehta
-

Chivu: Ndeshjet e Champions-it nuk janë kurrë të lehta, zëvendësimi i Lautaros ishte paracaktuar
6 Nëntor 2025
7:57
Alfred Lleshi
Interi fitoi 2-1 ndaj Kairatit në “San Siro”, duke siguruar kreun e grupit të Champions League bashkë me Bayern Munich dhe Arsenalin. Skuadra e Chivu vuajti më shumë se pritej, me golin vendimtar të Carlos Augustos pas barazimit të kazakëve në fillim të pjesës së dytë.
Pas ndeshjes, Chivu tha: “Marr përgjegjësinë, sepse ndoshta nuk arrita ta transmetoj energjinë e duhur. Luajmë çdo tri ditë, por të rëndësishme janë tre pikët. Ndeshjet e Champions-it nuk janë kurrë të lehta”. Ai shtoi: “Duhet të punoj që skuadra të ketë më shumë vëmendje e qëndrim. Sot ndoshta na mungoi qetësia, kërkuam shumë lëvizje spektakolare në vend të thjeshtësisë”.
Për Lautaron: “Zëvendësimi ishte i paracaktuar. Pasi shënoi në pjesën e parë, vendosëm ta pushonim në pjesën e dytë”. Në fund: “Nuk jam plotësisht i kënaqur. Nuk kërkoj perfeksionin, por mund të bënim më mirë. Duam të bëjmë një sezon të madh”.
-

SPAK shpall të pandehur Belinda Ballukun, juristi i PD-së e ‘thumbon’ me foto nga Llogaraja: Me krahë të lehta
Zv.kryeministrja Belinda Balluku është zyrtarisht në hetim nga ana e Prokurorisë së Posaçme.
Ditën e sotme u mor vesh lajmi i marrjes si e pandehur të Ballukut, ndërsa pritet që të hënën të paraqitet në SPAK me avokatin. Sakaq, nuk kan munguar dhe reagimet për këtë lajm të kësaj të premteje.Një ndër to ishte dhe i juristit të Partisë Demokratike, Marash Logu, që ka postuar një foto të vjetër të Ballukut në tunelin e Llogarasë, me mbishkrimin: Me krahë të lehta.
-

Alarm shëndetësor/ Nga gripi tek COVID-19, ja çfarë duhet të dinë qytetarët sipas Dr. Shiroka
Mjekja e familjes, doktoresha Bruna Shiroka, e ftuar në studion e emisionit Health O’Clock, foli për Euronews Albania lidhur me viruset që aktualisht po prekin qytetarët dhe simptomat e ngjashme me COVID-19 që po shfaqen.Ajo shpjegoi se “viruse qarkullojnë, por përveç këtyre virozave të stinës, janë shtuar rastet me COVID që ende qarkullojnë në popullatë, ku shumica janë me forma të lehta.”
Duke iu mbështetur përkufizimit të COVID-19, doktoresha theksoi:
“Nëse jeni me COVID mund të thuhet vetëm nëse bëni një test që e vërteton këtë. Kemi raste të konfirmuara, por edhe të dyshuara për COVID.”
Megjithatë, ajo vuri në dukje se “nuk është një shifër alarmante, por duhet marrë seriozisht, 80 % e pacientëve kanë simptoma të lehta, ndërsa pjesa tjetër paraqitet me simptoma më të rënda.”
Mjekja sqaroi gjithashtu se infektimet kanë përfshirë të gjitha grupmoshat, përfshirë edhe fëmijët.
“Shoqërizimi i fëmijëve në shkolla, i të rriturve ambiente me shumë njerëz si dhe në punë sjell rrezikun që një person i infektuar të përhapë tek të tjerë të cilët më pas e çojnë virusin në familje,” tha ajo, duke shtuar se “kjo ka ndodhur që nga fundi i korrikut, gjatë gushtit dhe fillimit të shtatorit.”
Në lidhje me masat parandaluese, doktoresha nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së distancës sociale, por shtoi se “popullata nuk po i kushton vëmendje, pasi simptomat janë më të lehta dhe pacientët thonë shpesh ‘kam një ftohje nga kondicioneri’, ndërkohë që janë të prekur me COVID dhe nuk marrin masa për t’u ruajtur.” -

Ditë me diell dhe vranësira të lehta në Verilindje-Juglindje, parashikimi i motit për këtë të premte
Moti parashikohet të ketë rritje të vlerave barike në territorin shqiptar për pasojë moti i kthjellët do të dominojë përgjatë gjithë mëngjesit deri ne mesditë.
Orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin kalime vranësirash të lehta në pjesën më të madhe të territorit ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat verilindore- juglindore, megjithatë nuk priten reshje. Ky stabilitet i atmosferës do të mbetet dominant edhe gjatë natës.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.
Kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.Top Channel
-

’Më dëgjo ashtu siç dëgjohet shiu’
Poezi nga Oktavio Paz
Shqipëroi: Merita Paparisto
Më dëgjo ashtu siç dëgjohet shiuas me vëmendje por as me shpërqëndrim,gjurmë të lehta, rigim i hollë,ujë që është ajri vetë dhe ajër që është vetë kohadita është akoma e gjallënata ende s’ka lindurtrajta të mjegulluaranë kthesën pas qoshestrajtat e kohësnë lakimin e heshtjes,dëgjomë, ashtu siç dëgjohet shiupa më dëgjuar vër-vesh në atë që themme sytë të hapur për së brëndëshmi, në gjumëme të pesta shqisat zgjuar,po bie shi, gjurmë të lehta, mërmërimë bashkëtingëlloresh,ajër dhe ujë, fjalë pa rëndesë:që jemi dhe që janë,ditët dhe vitet, ky momentkohë e papeshë dhimbje që rëndon,më dëgjo ashtu siç dëgjohet shiu,asfalti i lagur shkëlqen,avulli ngrihet dhe ikën larg,nata shpaloset dhe hedh vështrimin tek unë,ti je ti dhe trupi yt prej avulli,ti dhe fytyra jote e natësti dhe flokët e tua rrufe të ngeshmeti kapërcen udhën dhe futesh në ballin tim,gjurmë uji përballë syve të mi,degjomë, siç dëgjohet shiu,asfalti është i lagur dhe ti kapërcen rrugënnë mjegull, përhumbur në natën,në këtë natën që flen në shtratin tënd,është dallga që fryhet në frymën tëndegishtërinjtë e tu prej uji më njomin ballin,gishtërinjtë e tu prej zjarri më djegin sytëgishterinjte e tu prej ajri hapin qepallat e kohësnjë ujvarë pamjesh dhe ringjalljeshdëgjomë, siç dëgjohet shiuvitet ikin tutje momentet vijnë tëhúi dëgjon gjurmët në dhomën tjetër?nuk janë këtu, as atje: ti i dëgjonprej një tjetër kohë e cila ndodh tashtidëgjoi gjurmët e kohëskrijueses së vëndeve të papesha, të pandodhëshmedëgjoje shiun si vrapon mbi taracënata ështe tani e errët natë varri,shkrepëtimat flenë në foletë mes gjetheve,një kopësht i paqetë bredh në mëshirë të fatithija jote mbulon këtë faqe libri./KultPlus.com
-

Pasditja sjell vranësira të lehta, njihuni me parashikimin e motit për sot
Masat ajrore nga Veriu i Afrikës do të depërtojë gradualisht sërish drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan.
Sipas MeteoAlb, kjo sjell edhe në vendin tonë mot të kthjellët dhe rritje të temperatura, por herë pas here priten vranësira të lehta e kalimtare ku më të theksuara do të jenë në zonat lindore të Shqipërisë.Parashikohet që pasditja dhe nata të vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit do të rriten dukshëm në mëngjes, por lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët në verilindje të vendit deri në 34 gradë Celcius pritet vlera maksimale në qytetin e Gjirokastrës dhe Kuçovës.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor; kjo do të bëjë që deti të jetë me dallgëzim të ulët. -

Masa ajrore nga Afrika/ Dielli kthehet ‘fuqishëm’ mbi Shqipëri, temperaturat do të arrijnë deri në…
Masat ajrore nga Veriu i Afrikës do të depërtojë gradualisht sërish drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan.
Kjo sjell edhe në vendin tonë mot të kthjellët dhe rritje të temperatura, por herë pas here priten vranësira të lehta e kalimtare ku më të theksuara do të jenë në zonat lindore të Shqipërisë. Parashikohet që pasditja dhe nata të vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit do të rriten dukshëm në mëngjes, por lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët në verilindje të vendit deri në 34 gradë Celcius pritet vlera maksimale në qytetin e Gjirokastrës dhe Kuçovës.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor; kjo do të bëjë që deti të jetë me dallgëzim të ulët. -

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
Masat ajrore nga Veriu i Afrikës do të depërtojë gradualisht sërish drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Kjo sjell edhe në vendin tonë mot të kthjellët dhe rritje të temperatura, por herë pas here priten vranësira të lehta e kalimtare ku më të theksuara do të jenë në zonat lindore të Shqipërisë. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”
Parashikohet që pasditja dhe nata të vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Temperaturat e ajrit do të rriten dukshëm në mëngjes, por lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët në verilindje të vendit deri në 34 gradë Celcius pritet vlera maksimale në qytetin e Gjirokastrës dhe Kuçovës.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor; kjo do të bëjë që deti të jetë me dallgëzim të ulët.
-

KËSHILLA TË VLEFSHME – “Konsumoni ushqime të lehta”, vala e të nxehtit, Ministria e Shendetësisë apelon qytetarët
Në ditët e temperaturave të larta, Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar për shëndetin e tyre dhe jep disa këshilla të thjeshta, por jetike për të përballuar nxehtësinë.
Mjekët rekomandojnë të pini shumë ujë gjatë ditës, edhe kur nuk ndiheni të etur, për të shmangur dehidratimin.
Të qëndroni në ambiente të freskëta dhe të evitoni ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut, nga ora 11:00 deri në 16:00.
Të konsumoni ushqime të lehta dhe të pasura me lëngje, si fruta dhe perime.
Të përdorni krem mbrojtës për lëkurën dhe të vishni rroba të lehta, me ngjyra të hapura.
Të kenë kujdes të veçantë fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, që janë më të ndjeshëm ndaj nxehtësisë.
Ministrja thotë se ekipet shëndetësore në të gjithë vendin janë aktivë në terren për të ofruar ndihmën e nevojshme dhe paralajmërojnë qytetarët që të kërkojnë mbështetje në çdo rast nevoje.
Ministria e Shëndetësisë apelon për kujdes maksimal në këto ditë me temperatura të larta, për të shmangur problemet shëndetësore që mund të shkaktohen nga nxehtësia ekstreme.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!
