Tag: lehmann

  • Hajdutët bastisin shtëpinë e Alisha Lehmann, futbollistja iu përgjigjet me ironi

    Hajdutët bastisin shtëpinë e Alisha Lehmann, futbollistja iu përgjigjet me ironi

    Alisha Lehman është një nga sportistet më të ndjekura në rrjetet sociale, pasi futbollistja ka bërë emër me postimet e saj. Por postimi i fundit i i saj nuk kishte lidhje me futbollin apo me pozat tunduese me të cilat ka bërë famë.
    Ajo ka treguar pamje nga dhoma e saj, pas një “vizite kortezie” nga hajdutët, të cilët kishin bërë gjithçka rrëmujë duke kërkuar gjërat me vlerë të futbollistes e cila është pjesë e ekipit të femrave të Komos.

    “Herën tjetër që vidhni në shtëpinë time, ju lutem pastrojeni pasi vuaj pak nga çrregullimi obsesiv-kompulsiv (OCD)”, shkruante me humor ajo duke treguar rrëmujën që kishin bërë hajdutët.

    Rikujtojmë se së fundmi Lehmann, në një intervistë për kanalin zviceran në YouTube, Shirin Devin, zbuloi se fitimet dhe famën e madhe ia detyron rrjeteve sociale, nga të cilat është e varur, ndryshe nga futbollistët meshkuj të cilët kanë paga shumë më të larta.

    Ajo ka thënë se përmes sponsorëve merr rreth 260 mijë euro për çdo foto të publikuar.

  • Alisha Lehmann largohet nga Juventus-i, por jo nga Italia

    Alisha Lehmann largohet nga Juventus-i, por jo nga Italia

    Juventus-i i thotë lamtumirë Alisha Lehmann. Pas vetëm një sezoni me bardhezinjtë, lojtarja zvicerane ka vendosur të largohet nga Zonja e Vjetër.
    Lehmann mbërriti në Itali nga Aston Villa verën e kaluar si pjesë e marrëveshjes që solli të dashurin e saj të atëhershëm, Douglas Luiz, nën urdhrat e Thiago Motta-s.
    Me brazilianen tani drejt largimit nga Juventus-i, Lehmann gjithashtu ka vendosur t’i japë fund aventurës së saj me klubin menjëherë.
    Sezonin e kaluar, Alisha Lehmann fitoi titullin me torinezët, por pa pasur ndikimin që disa kishin pritur.
    Një yll i rrjeteve sociale me miliona ndjekës, sulmuesja zvicerane do të largohet nga Juventus-i, por jo nga Italia.
    Në fakt, ajo duket se ka arritur një marrëveshje me ekipin e femrave të Como-s, që synon të forcojë çdo aspekt të klubit pasi arriti një nivel të konsiderueshëm me ekipin e parë të meshkujve dhe akademinë e të rinjve, duke spikatur tashmë këtë verë me një merkato të pasur transferimesh me nënshkrime shumë milionëshe.
    Çmimi i marrëveshjes është i paqartë, megjithëse duket se Juventus-i mund të rikuperojë tarifën që pagoi kur e bleu atë.