Tag: legjislaturës

  • Parlamenti i ri gati për nisje/ Data e seancës së parë dhe tre emrat e mundshëm të drejtuesit

    Parlamenti i ri gati për nisje/ Data e seancës së parë dhe tre emrat e mundshëm të drejtuesit

    Muaji shtator shënon nisjen zyrtare të legjislaturës së re parlamentare në Shqipëri, pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 11 maj 2025. Me një përbërje të re prej 140 deputetësh, nga të cilët 72 janë për herë të parë në parlament, sesioni i ri pritet të hapet brenda 20 shtatorit, duke shënuar një moment kyç për jetën politike dhe institucionale të vendit.
    Rezultatet e zgjedhjeve sollën një shumicë të re parlamentare, me Partinë Socialiste që siguroi 83 mandate, Partinë Demokratike me 50 mandate dhe pjesën tjetër të ndarë mes partive më të vogla si Partia Socialdemokrate, Partia Mundësia, Lëvizja Bashkë dhe Nisma “Shqipëria Bëhet”.

    Në rast refuzimi, stafetën e marrin Tritan Shehu ose Vasil Llajo, deputeti socialist i listës së Vlorës. Menjëherë pas hapjes, Kuvendi nis verifikimin e mandateve dhe më pas 140 deputetët e rinj do të bëjnë betimin.
     

     
    Për socialistët fitues, sfida e parë mbetet formimi i qeverisë së re. Brenda 10 ditëve nga nisja e legjislaturës, Kryeministri Edi Rama do të dorëzojë në Kuvend programin qeverisës dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave. Zyrtarizimi kërkon të paktën 71 vota. Pas votëbesimit, Kushtetuta kërkon që qeveria të bëjë betimin përpara Presidentit të Republikës. Tradita politike e së majtës e paraprin këtë proces me Asamblenë Kombëtare, e cila këtë vit është planifikuar në ditët e fundit të muajit gusht. Në këtë forum priten njoftimet për kabinetin “Rama 4”, ndryshimet në parti dhe në grupin parlamentar.
     
     

  • “Parlamenti nuk përmbushi thelbin kushtetues”/ Mbyllja e legjislaturës së 10-të, flet pedagogu: Ja çfarë i mungoi

    “Parlamenti nuk përmbushi thelbin kushtetues”/ Mbyllja e legjislaturës së 10-të, flet pedagogu: Ja çfarë i mungoi

    Sipas Osmanit, Kuvendi ka dështuar të realizojë siç duhet rolin që i ngarkon Kushtetuta, veçanërisht në raport me transparencën dhe përfshirjen e grupeve të interesit.
    Pedagogu Afrim Osmani, i ftuar në një studio televizive, ka dhënë një analizë kritike mbi mbylljen e legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Shqipërisë, duke theksuar se institucioni nuk ka përmbushur funksionin e tij bazë si organ përfaqësues dhe kontrollues i qeverisjes.
    “Ajo për të cilën është krijuar realisht parlamenti është bërë shumë pak dhe në mënyrë të jashtëzakonshme është lënë e paplotësuar,” tha Osmani.
    Ai vuri theksin tek rëndësia e komisioneve parlamentare si urë komunikimi midis shoqërisë dhe vendimmarrjes, duke kritikuar mungesën e një dialogu të mirëfilltë me qytetarët dhe aktorët e tjerë të interesuar.
    “Parlamentarizmi është më shumë se votimi i ligjeve specifike apo individët”, përfundoi ai.

  • “Pikëllimi i Borës dhe ‘rreziku’ nga Zeqineja, xhaxhi Pandi ngujuar mbi karrige”, satira e Gjekmarkajt në mbylljen e sesionit parlamentar: Kronikë e ditës së fundit të legjislaturës dhe posteve që po ndahen!

    “Pikëllimi i Borës dhe ‘rreziku’ nga Zeqineja, xhaxhi Pandi ngujuar mbi karrige”, satira e Gjekmarkajt në mbylljen e sesionit parlamentar: Kronikë e ditës së fundit të legjislaturës dhe posteve që po ndahen!

    Kronikë e ditës së fundit të legjislaturës dhe posteve që po ndahen!
    Gjatë në kujtesën e miletit do të mbahet mënd pikëllimi i Borës në vendin e së cilës përgojohet Zeqineja, tek shikonte xhaxhi Pandin të ngujuar mbi karrige për gjatë gjithë ditës!Dukej sikur i thoshte: “T’u pata lutur të impenjoheshe më shumë, të paraqiteshe më mirë tek platforma ‘deputeti që duam’, por sakën, nejse ike ti e të erdhi kushërira Ina Majko – gajret!”
    Madje edhe kur socialistët u mblodhën në mejhanen e Kuvendit për të pirë llallën e lamtumirës që Kostaqi i Harvardit si baxhier kishte tundur me dybek e ëmbëlsuar gojën me kekun që Mamica me ato duar të hajthme kishte nomatisur, ai nuk lëvizi. Ishte vuvosur i tëri.
    Më ëndej një copë edhe mua, por Kryezevendes Lideri Muli me Gaz Bardhin më panë vëngër si qortim për oportunizëm e mu tha pështyma:“Ne luftojmë, ti do të hash në çanak me dushmanin?”U mblodha, u bëra grusht.
    Mimi di Puccini dukej si një lis që duronte sepatat e fatit, por nuk rënkonte, e përzhitur në një heshtje solemne.Ismet Beqiri që “Kronika” aq shumë e desh me sy të njomur, me merakun se çfarë po humbet ky parlament me ikjen e tij, na bekonte një e nga një duke na lënë uratën.Petro Koçi dënes­te për Ismetin, jo për vete.
    Vullnet Sina për të cilin thuhet se do bëhet ministër mbrojtjeje, lexonte një libër dhe e kalonte kohën në mënyrë të kulturuar.Gjeneral Kollçaku që nuk pa një ditë të bardhë, ndihej si Moisi Golemi që e rrjepnin dalëngadalë në sheshin e Stambollit.Dilo Nasufi shfaqej si Barbarosa e thoshte: “Shyqyr që shpëtoi mjekra ime pa u percelluar!”
    Laert Duro ishte i vetmi që edhe ditën e fundit e kishte mendjen tek puna! U printe dy karrove me damixhane fringo të reja, disa të veshur me dru, ca me kashtë e të tjerë me rreth hekuri të cilët i shkarkoi me merak e përkujdesje.Ja dorëzoi Damos, i tha: “Ruaji si sytë se ato janë për lotët e rinj që do derdhen, të gëzimit e marazeve, për djersët e punës, për lëngje të tjera nga zori.”Damo ndihej i prekur për besimin, por edhe i habitur pse nuk u ftua në Akademi për të dhënë së paku lëndën e fiskulturës?!Laerti i tha: “Ti vazhdo stërvitu se të vjen radha, po mos merr ment e Ditmarit.”
    Ermonela më në fund kishte kuptuar diçka nga politika.Blero shpërndante buzëqeshje si profum sa endej këtej si një kujtim i katër viteve që vanë.Dash Sula kalorës i sqimës, mbajtës shamishë e thilesh të praruara, vikati për të fundit herë, anatemen e Zotit lëshoi dhe iku pa kthyer kokën që mos t’i dukeshin lotët e madhit për Mamicen që i gurgullonin si ujë kroi.
    Tezja erdhi, një me muzgun e perëndive të stepës!Anila e pa qetë për zërat që Braçen e shohin si kryebujk kishte hedhur llafin për të larguar sikletin nga vetja që ajo (tezja) lan e fshin, hekuros e qendis për neomalësoren që zyrën t’ja lërë të pastër bilur.Gonxhe pinte aspirina, në një anë Vin virani, në tjetrën gojët e këqia po buçasin që Onid Bejleri meqenëse ka një dell me Sindrit Bejlerin mund t’i heqë kulturën.
    Jorushi i Tabakëve që më 11 Maj u ringrit si Anteu, më 1 korrik pati ditëlindjen, as kafe, as gjë prej gjëje nuk ofroi, po hiç asgjë. Gjithsesi vitet tutje ajo tehu, mbajti nja tre-katër fjalime të zjarrta si energji e moshës, ku i bëri copash të liqtë, mbase si qerasje për këtë rast.
    Albana e kishte përmirësuar shumë qëndrimin ndaj meje, me gjasë nuk i dukem njeri aq i keq, ndoshta si ditë e fundit e legjislaturës u tregua zemërgjerë por xhani ma do pak më të ngrohtë.
    Oerdi e Luani shfaqeshin si një tandem mistik i së ardhmes.Ulsiu qiti kryet tek llozha e Bakë xhanit, ndenji si i përhumbur aty dy tre minuta!“Erdhi Presidenti, erdhi Presidenti më në fund!” – pllaqurii duart Eni Xake.“Është Ulsiu moj,” – tha Etjeni, “por nuk del në kokë të vet ai, është shënjë, duhet një në vend të Haxhi Lleshit!” Xhikja kishte miqesi me Lymin , Toni si pezak duhet te zgjedhe mes Taos e Ulsiut!
    Blendi Klosi po piqet gjithnjë e më shumë, nuk shfaq as gëzim e as mërzi, rri ashtu i mufatur si bakllavaja në sherbet, por mendonte: “Ja, Sara Mile do bëhet ministre për integrimin, sa mirë!”
    Petrit Malaj u gëzua qamet kur Bujari ynë tha që paskësh respekt për të si profesionist, dhe i thoshte Gaz Bardhit: “Gabove që më shave i paaftë e budalla, ja e sheh! Delina do ja zërë prapë vendin, vallë?!”
    Vin Hoxha po ndien peshën e madhështisë, ishte gati të ftonte në duel Gonxhen për Bashkinë e Tiranës, megjithëse Agron Malaj si gardist e me kulturë zogiste po përgatitet për ministër i brendshëm.
    Tao rrinte siç i ka hije një akademiku, ëndërronte për ministrinë e re të diasporës me dy zëvendësa: Etilden për vendet e BE dhe Tonin për Amerikën e Anglinë.Megjithëse me fjalimin e fundit dje, Etilda i forcoi pozitat për ministre e marrëdhënieve me Parlamentin ose këshilltare e parë e Babos.
    Nikoqiri mbante përbrënda një sakelldi të thellë, ndoshta dhimbja për shokët që vanë.Shalsi me sytë nga tavani të kujtonte Eseninin e madh për nga fuqia e mendimit.
    “Ku është Ogi, ku është Ogi?” – u dëgjua një thirrje.“Po blen ca çifte të ruajë ministrinë,” – tha Bujari i Lushnjes.“Se një farë Ervin Demo ka mbushur Tiranën që do bëhet ministër arsimi dhe Zëvendës Kryeministër!”“J’allah j’allah,” – rënkoi Antoneta – “Edhe Belës edhe Ogit do tu heqë nafakën ky, qenka firaun me ambicie! Ç’ka bërë ky, ka hequr gozhdat e urës me të prapme!”U ankua edhe Dilos: “I punoi qindin në fushatë?!”
    Arben Pellumbi iku pa lënë pas armiq.“Ja bëj hallall Babos mjekrën dhe dy-tre të qara zemre kur gëzohesha shumë,” – tha.Bela u pa, ishte hequr me masë, na gëzoi shumë. Na shihte me çiltersi të madhe të gjithëve si të na kishte evlajter.Sa e dashur. Na kishte marrë malli.
    Olta më nguli syte qortueshem në dalje e me beri rezil “je një thengjill i mbuluar qe se ke shokun ti more firaun, trazon yndyren e Kuvendit baballaret e baballeshat e kombit me keto qe shkruan, vatani ka derte e ti bën si interesant, hajt mu bej def nga sytë”
    Agron Gjekmarkaj

    Top Channel

  • Kuvend/ Seanca e fundit e legjislaturës së 10-të, deputetët votojnë projektligjet, opozita braktis seancën plenare

    Kuvend/ Seanca e fundit e legjislaturës së 10-të, deputetët votojnë projektligjet, opozita braktis seancën plenare

    Deputetët kanë votuar projektligjet, kryesisht ata të mazhorancës, ndërsa deputetët e opozitës kanë braktisur seancën plenare.
    Në seancën e fundit e legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Shqipërisë është miratuar akti normative për buxhetin e vitit 2025.
    Akti normativ për ndryshime dhe shtesa në buxhet për vitin 2025 është miratuar me 71 vota pro.

  • Projektligje të papërfunduara, “trashëgimi” e Kuvendit që i kalon legjislaturës së re

    Projektligje të papërfunduara, “trashëgimi” e Kuvendit që i kalon legjislaturës së re

    Me mbylljen e legjislaturës 2021–2025, Kuvendi i Shqipërisë lë pas një agjendë të papërfunduar ligjore. Nga 282 ligje të miratuara në katër vite, 41 mbetën në gjysmë të rrugës. 17 prej tyre u diskutuan vetëm në parim, ndërsa 24 nuk u futën asnjëherë në rend dite për votim.
    Gjatë legjislaturës në ikje u evidentuan edhe probleme me cilësinë e ligjeve. Disa prej tyre në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese e të tjerë të  shpallur të pavlefshme nga ky organ si  ligji për studentët e mjekësisë i rrëzua pjesërisht nga Gjykata Kushtetuese.
    Dispozitat që detyronin të diplomuarit të punonin 5 vjet në vend u shpallën të papajtueshme me të drejtën për punë dhe arsim. Apo Ligji për zonat e mbrojtura është në shqyrtim pranë Gjykatës Kushtetuese.
    Megjithatë  çështja të tjera të mbetura  pezull dhe do të kërkojë rishikim serioz në legjislaturën e re janë Ligji për investitorët strategjikë. Ku është kritikuar transparencë dhe është  kërkuar rishikimi  të kritereve që mundësojnë dhënien e tokave publike për investime.
    Ndryshimet në sistemin e drejtësisë dhe ecuria e Komisioneve të Posaçme Parlamentare si ai i Antikorupsionit që ka për qëllimi  ndër të tjera për monitorimin e reformës në drejtësi, dhe Komisioni i dezinformimit që kanë mbetur pa rezultate konkrete.
    Kuvendi i ri pritet të rivlerësojë rolin dhe efektivitetin e këtyre komisioneve. Zgjedhja e Avokatit të Popullit nuk u realizua gjatë katër viteve të fundit. Përfaqësuesit politikë nuk arritën konsensus për një kandidaturë që garanton paanësi dhe besim publik.
    Kjo mbetet një prej çështjeve urgjente për legjislaturën e re.
    Pra parlamenti i ri do të përballet me detyrën për te zgjedhur Avokatin e Popullit, për  të rregulluar ligjet e rrëzuara nga Gjykata Kushtetuese dhe për të shqyrtuar ligjet e depozituara të cilat nuk kaluan asnjëherë në Parlament.

  • Parlamenti aktual në detyrë deri në 8 Korrik

    Parlamenti aktual në detyrë deri në 8 Korrik

    Zgjedhjet e 11 Majit nxorën 140 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë, por puna do të vijojë deri në Korrik me përbërjen aktuale. Seanca e radhës pritet të zhvillohet gjatë javës së ardhshme dhe sipas kalendarit zyrtar, puna parlamentare do të vijojë deri më 8 Korrik.
    Në këtë periudhë tranzitore, Kuvendi do të presë raportimet vjetore të të gjitha institucioneve publike, nga ato kushtetuese e deri te agjencitë e pavarura. Ky është një moment kyç për të bërë bilancin e veprimtarisë së tyre para legjislaturës aktuale, përpara se t’ia dorëzojnë stafetën deputetëve të rinj në Shtator.
    Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, Kuvendi i ri duhet të mblidhet jo më vonë se 10 ditë pas përfundimit të mandatit të legjislaturës së mëparshme. Duke qenë se mandati i Kuvendit aktual përfundon më 9 Shtator 2025, seanca e parë e Kuvendit të ri pritet të zhvillohet brenda datës 19 Shtator.
    Në këtë seancë të parë, deputetët e rinj do të bëjnë betimin dhe do të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit, duke shënuar fillimin zyrtar të legjislaturës së tridhjetë e dytë të Shqipërisë.

  • Raportet vjetore të institucioneve / Parlamenti aktual në detyrë deri më 8 Korrik

    Raportet vjetore të institucioneve / Parlamenti aktual në detyrë deri më 8 Korrik

    Zgjedhjet e 11 Majit nxorën 140 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë, por puna do të vijojë deri në Korrik me përbërjen aktuale. Seanca e radhës pritet të zhvillohet gjatë javës së ardhshme dhe sipas kalendarit zyrtar, puna parlamentare do të vijojë deri më 8 Korrik.
    Në këtë periudhë tranzitore, Kuvendi do të presë raportimet vjetore të të gjitha institucioneve publike, nga ato kushtetuese e deri te agjencitë e pavarura. Ky është një moment kyç për të bërë bilancin e veprimtarisë së tyre para legjislaturës aktuale, përpara se t’ia dorëzojnë stafetën deputetëve të rinj në Shtator.
    Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, Kuvendi i ri duhet të mblidhet jo më vonë se 10 ditë pas përfundimit të mandatit të legjislaturës së mëparshme. Duke qenë se mandati i Kuvendit aktual përfundon më 9 Shtator 2025, seanca e parë e Kuvendit të ri pritet të zhvillohet brenda datës 19 Shtator. Në këtë seancë të parë, deputetët e rinj do të bëjnë betimin dhe do të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit, duke shënuar fillimin zyrtar të legjislaturës së tridhjetë e dytë të Shqipërisë.
    Klan News

  • Sërish tentativë/ Kuvendi i Kosovës mban sot seancën e 11-të për konstituimin e legjislaturës

    Sërish tentativë/ Kuvendi i Kosovës mban sot seancën e 11-të për konstituimin e legjislaturës

    Në të gjitha tentativat e mëparshme nuk kishim rezultat të konstituimit të legjislaturës në Kuvendin e Kosovës. Në vazhdimin e nëntë të seancës nuk pati lëvizje pozitive drejtë konstituimit të Kuvendit të Kosovës . As për herë të dhjetë me radhë të shtunën, legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës nuk arriti të konstituohet. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, të shtunën u bëri thirrje partive politike që të propozojnë anëtarë për komisionin për votimin e fshehtë, si një hap procedural kyç sipas tij, për vazhdimin e procesit.
    Por, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kritikoi mënyrën e drejtimit të seancës, duke mos propozuar kandidatë për komision. As LDK, AAK dhe Lista Serbe nuk propozuan kandidatë për komisionin, duke mbajtur qëndrimin e njëjtë si në seancat e kaluara. Ndërkohë, nga 106 deputetë të pranishëm, vetëm 54 votuan pro krijimit të komisionit, një kundër, dhe asnjë abstenim, numër që nuk mjaftoi për kuorum. Pas përfundimit të seancës, përfaqësues të partive politike vazhduan me akuza ndaj njëra-tjetrës për moszgjedhjen e kryeparlamentarit.
    Përfaqësuesit e partive kundërshtuese kanë thënë se Albulena Haxhiu nuk do të votohet për kryekuvendare as në vazhdimin e seancës të hënën paradite. Pas votimit të kryekuvendarit është e përcaktuar të procedohet me votim të nënkryetarëve. Votimi i kryekuvendarit dhe nënkryetarëve do t’i hapte rrugë formimit të Qeverisë së re të Kosovës. LVV-së, si fituese të zgjedhjeve, i takon që e para të propozojë mandatarin për ekzekzutivin. Nëse brenda 15 ditësh nuk e formon ekzekutivin, atëherë presidentja Vjosa Osmani, ka të drejtë të mandatojë cilëndo parti që ia garanton se i ka 61 votat për Qeverinë e re të Kosovës. Nëse edhe mandatari i dytë dështon të formojë ekzekutivin, atëherë Osmani shpall mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

  • Kosovë, sot tentativa e 10-të për konstituimin e Kuvendit

    Kosovë, sot tentativa e 10-të për konstituimin e Kuvendit

    Lëvizja Vetëvendosje do të tentojë sot për herë të dhjetë të fitojë votat që po i mungojnë për të zgjedhur kryetarin e ri të legjislaturës nga zgjedhjet e 9 shkurtit.Nëntë përpjekjet e deritanishme kanë përfunduar pa sukses, pasi ish-ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu nuk po arrin t’i merr 61 votat e nevojshme.Ajo është propozuar nga partia fituese e zgjedhjeve gjashtë herë, por jo edhe herën e fundit, pasi Lëvizja Vetëvendosje kërkoi përmes kryesuesit të seancës Avni Dehari që votimi të bëhet në mënyrë të fshehtë, por kjo nuk gjeti mbështetje pasi dështoi formimi paraprak i komisionit ad-hoc për mbikëqyrjen e kësaj procedure.Për këtë propozim, nga 110 deputetët prezentë në sallë, kanë votuar 56, prej tyre  55 pro, një kundër, ndërsa pjesa tjetër nuk ka votuar.Kujtojmë, seanca për konstituimin e legjislaturës së nëntë ka nisur më 15 prill dhe nuk është mbyllur as më 1 maj, kështu që sot nga ora 10:00 do të ketë një tjetër vazhdim – për herë të dhjetë, raporton KosovaPress.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Lëvizja Vetëvendosje do të tentojë sot për herë të dhjetë të fitojë votat që po i mungojnë për të zgjedhur kryetarin e ri të legjislaturës nga zgjedhjet e 9 shkurtit.Nëntë përpjekjet e deritanishme kanë përfunduar pa sukses, pasi ish-ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu nuk po arrin t’i merr 61 votat e nevojshme.Ajo është propozuar nga partia fituese e zgjedhjeve gjashtë herë, por jo edhe herën e fundit, pasi Lëvizja Vetëvendosje kërkoi përmes kryesuesit të seancës Avni Dehari që votimi të bëhet në mënyrë të fshehtë, por kjo nuk gjeti mbështetje pasi dështoi formimi paraprak i komisionit ad-hoc për mbikëqyrjen e kësaj procedure.Për këtë propozim, nga 110 deputetët prezentë në sallë, kanë votuar 56, prej tyre  55 pro, një kundër, ndërsa pjesa tjetër nuk ka votuar.Kujtojmë, seanca për konstituimin e legjislaturës së nëntë ka nisur më 15 prill dhe nuk është mbyllur as më 1 maj, kështu që sot nga ora 10:00 do të ketë një tjetër vazhdim – për herë të dhjetë, raporton KosovaPress.

  • Konstituimi i parlamentit në Kosovë, sot deputetët mblidhen në seancën e tretë

    Konstituimi i parlamentit në Kosovë, sot deputetët mblidhen në seancën e tretë

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot në seancën e tretë për konstituimin e legjislaturës së nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
    Në seancën paraprake, kryesuesi i seancës, Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje, ftoi në konsultime përfaqësuesit e partive politike. Pas kësaj, ai e ndërpreu seancën për 48 orë për shkak të mungesës së konsensusit.
    Që nga 15 prilli, kur u mbajt seanca e parë, deputetët nuk kanë arritur të kalojnë as pikën e parë të rendit të ditës, atë të verifikimit të mandateve dhe kuorumit.

    Partitë opozitare argumentojnë se anëtarët e qeverisë, të cilët janë zgjedhur deputetë, duhet të kishin dhënë dorëheqje më herët, në mënyrë që të mund të betohen si deputetë të legjislaturës së re.
    Por, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se ekzekutivi i tij është i dorëhequr që kur i ka përfunduar mandati i plotë katërvjeçar, më 23 mars.
    /vizionplus.tv