Tag: legjendën

  • 5 vite pa Maradonan, bota e futbollit kujton legjendën argjentinase

    5 vite pa Maradonan, bota e futbollit kujton legjendën argjentinase

    Më 25 nëntor 2020, 5 vite më parë, bota e futbollit përjetoi një nga humbjet më të mëdha, ndarjen nga jeta të Diego Armando Maradona-s, një prej futbollistëve më të mëdhenj të gjithë kohërave. 5 vite më pas, futbolli kujton legjendën argjentinase, por vdekja e tij vijon të bëjë jehonë në media, në një kohë kur vijojnë ende hetimet në lidhje me vdekjen e tij që është e mbërthyer me mister.
    Në këto 5 vite kanë ndryshuar shumë gjëra, stadiumi i Napolit mori emrin e tij, “Maradona”, ndërsa ekipi i zemrës fitoi dy herë titullin në Serie A.

    Në Napoli, në Argjentinë, dhe në çdo cep të botës, 25 nëntori do të kujtohet shpesh pasi që nga ajo ditë futbolli është më i varfër.

  • “Luca Toni, a i ke parë ndeshjet apo jo?”! Pioli shpërthen me legjendën pas humbjes me Milanin: Nuk mund të flitet kështu

    “Luca Toni, a i ke parë ndeshjet apo jo?”! Pioli shpërthen me legjendën pas humbjes me Milanin: Nuk mund të flitet kështu

    Fiorentina pësoi një tjetër humbje të dhimbshme, këtë herë në San Siro, ku Milani fitoi 2-1. Edhe pse rezultati mund të mos duket dramatik, ajo që i shqetëson tifozët e Violas është përshtypja e lojës, sepse skuadra e Stefan Piolit dukej e ngurtë, e ngadaltë dhe pa zgjidhje të vërteta në sulm. Për më tepër, trajneri pati momente nervoze pas ndeshjes në San Siro me legjendën e Fiorentinës, Luca Toni, i cili punon si prezantues i DAZN.
    Toni, drejtpërdrejt në DAZN, e pyeti trajnerin se çfarë nuk shkonte me këtë skuadër. Në përgjigje, Pioli deklaroi me zemërim: “Luca, a i shikon ndeshjet apo jo? Nuk mund ta reduktosh gjithçka në ‘nëse fitojmë, jemi të shkëlqyer, dhe nëse humbasim, jemi të këqij’”.
    Pastaj shtoi: “Dhe mos fol për problemet në dhomën e zhveshjes, sepse nuk ka asnjë.” Në atë moment, Toni e mbrojti veten: “Nuk e kam thënë kurrë këtë.” Dhe Pioli shtoi: “Të kam dëgjuar më parë, por le të vazhdojmë më tej.”“Një nga arsyet pse jam i zhgënjyer është se Fiorentina investoi kaq shumë tek unë, por për fat të keq nuk po marrim rezultate dhe duhet të përpiqemi më mirë”, shtoi Pioli. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • VIDEO / Manastirliu viziton Agustin Kolën, legjendën e futbollit të Tiranës: Të shkuara kampion!

    VIDEO / Manastirliu viziton Agustin Kolën, legjendën e futbollit të Tiranës: Të shkuara kampion!

    Ogerta Manastirliu vizitoi dje në mbrëmje në spital Agustin Kolën, legjendën e futbollit të Tiranës, i cili pas një sfide shëndetësore, është nën kujdesin e duhur nga mjekët profesionistë në QSUT.
    “I urova shërim të shpejtë, teksa energjia dhe pozitiviteti i Agustinit mbeten po ato që e kanë shoqëruar gjithmonë, brenda dhe jashtë fushës së blertë. Të shkuara kampion”, shkruan Manastirliu.