Tag: legjendë

  • Futbolli italian në zi, ndërron jetë Xhovani Galeone. Bëri legjendë edhe ish-trajnerin e Tiranës

    Futbolli italian në zi, ndërron jetë Xhovani Galeone. Bëri legjendë edhe ish-trajnerin e Tiranës

    Futbolli italian është në zi, pasi është mësuar se është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare Xhovani Galeone, si pasojë e një sëmundje të rëndë. I njohur si një nga trajnerët më të orientuar drejt futbollist sulmues, ai bëri emër sidomos në vitet ’80-’90.
    Galeone bëri emër me sukseset e tij më shumë duke ngjitur skuadra nga Seria B në Serinë A, pasi ia doli dy herë me Peskarën si dhe një herë me Udinezen e Peruxhian. Në karrierën e tij ka drejtuar edhe ekipe të tjera me emër, mes të cilave edhe Napolin, Komon dhe SPAL.
    Për shumëkënd ai ka qenë një mësues i mirëfilltë i filozofisë sulmuese në Itali ndërsa vetë Masimiliano Alegri e cilëson atë si një nga personat nga të cilët ka marrë frymëzim. Në karrierë ai njihët edhe për zbulimin apo shpërthimin e shumë futbollistëve të rinj. Alegri është një prej tyre, ashtu si Gasperini, Gatuzo, apo edhe ish-trajneri i Tiranës, Blazh Sliskoviç, i cili u kthye në një legjendë në vitet e tij te Peskara nën drejtimin e Galeones.

  • Leonardo DiCaprio për Diane Keaton: Ajo ishte një legjendë

    Leonardo DiCaprio për Diane Keaton: Ajo ishte një legjendë

    Vdekja e aktores legjendare Diane Keaton, e cila ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare të shtunën, më 11 tetor, ka tronditur botën e kinemasë. Keaton, e njohur për rolet e saj ikonike në filma si Annie Hall, The Godfather dhe Something’s Gotta Give, u konsiderua për dekada si një nga figurat më të respektuara e më të dashura të Hollivudit.
    Menjëherë pas publikimit të lajmit të trishtë, rrjetet sociale u mbushën me reagime, mesazhe ngushëllimi dhe kujtime nga kolegë e miq të saj artistë. Një ndër të parët që reagoi ishte Leonardo DiCaprio, i cili shprehu publikisht dhimbjen dhe respektin e tij për aktoren me të cilën kishte ndarë skenën kur ishte vetëm 18 vjeç, në filmin Marvin’s Room (1996).
    Në një postim në Instagram, DiCaprio ndau një fotografi nga xhirimet e filmit dhe shkroi:

    “Diane Keaton ishte unike. Brilante, qesharake dhe vetë në mënyrë çarmatosëse. Një legjendë, një idhull dhe një person vërtet i sjellshëm. Pata nderin të punoja me të kur isha 18 vjeç. Do të na mungojë shumë.”

    Aktori 50-vjeçar shtoi se Keaton kishte një aftësi të rrallë për të kombinuar inteligjencën me humorin dhe ngrohtësinë njerëzore, duke lënë gjurmë të pashlyeshme tek çdo bashkëpunëtor.
    Filmi Marvin’s Room, ku luanin gjithashtu Meryl Streep dhe Robert De Niro, mbetet një nga projektet më prekëse të viteve ‘90, dhe për shumë fansa, një dëshmi e mjeshtërisë së Keaton në interpretimin e emocioneve njerëzore.
    Hollivudi po i jep sot lamtumirën një prej grave më të dashura të ekranit, një artiste që frymëzoi breza të tërë aktorësh me stilin, elegancën dhe shpirtin e saj të veçantë.

  • Lautaro Martinez drejt konvertimit në legjendë, i pesti në historinë e Interit

    Lautaro Martinez drejt konvertimit në legjendë, i pesti në historinë e Interit

    28 Shtator 2025

    11:01

    Telesport

    Lautaro Martinez po bëhet një legjendë e Interit. Shifrat e tregojnë këtë.
    Kapiteni i Interit shënoi golin e tij të parë të sezonit mbrëmë në fitoren 0-2 me Cagliari. Kjo ishte ndeshja e pestë e kampionatit italian. Ai numëron 12 gola në po kaq sfida kundër këtij ekipi.
    Argjentinasi mbrëmë arriti kuotën e 117 golave me fanellën zikaltër, duke kaluar legjendën Sandro Mazzola (116 gola).
    Lautaro Martinez tashmë e sheh veten në vendin e pestë në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e Interit.
    Para tij janë Alessandro Altobelli (128), István Nyers (133), Benito Lorenzi (138) dhe Giuseppe Meazza-s (197 gola).

  • Foden: Napoli është një makth për t’u mposhtur. De Bruyne, gjithmonë legjendë e jona

    Foden: Napoli është një makth për t’u mposhtur. De Bruyne, gjithmonë legjendë e jona

    19 Shtator 2025

    8:02

    Alfred Lleshi

    Phil Foden u shpall MVP i sfidës Manchester City-Napoli, teksa foli me krenari për paraqitjen e skuadrës së tij: “Është një fillim perfekt, përballë një kundërshtari shumë të vështirë. Napoli është një makth për t’u mposhtur, e pamë sot.
    Ata lënë hapësira minimale, duhej ta qarkullonim topin në momentin e duhur dhe të thyenim linjat. Mendoj se ishim inteligjentë, nuk humbëm shumë topa në zona të rrezikshme. Në përgjithësi ishte një paraqitje solide”.
    I pyetur për Kevin De Bruyne, Foden tha: “Një legjendë e klubit tonë. Nuk mund ta falënderoj mjaftueshëm për gjithçka që ka bërë për City dhe trofetë që na ka dhënë. Do të mbetet përherë një legjendë këtu”.

  • Pesë legjendat e Butrintit, sipas Moikom Zeqos

    Pesë legjendat e Butrintit, sipas Moikom Zeqos

    Nga Moikom Zeqo

    Legjenda e parë, Butrinti, Troja e dytë e Eneut

    Qyteti antik i Butrintit është një emër botëror i arkeologjisë. Më ka rënë rasti të shoh disa qytete arkeologjike të famshme si p.sh. Trojën, Mikenën etj., emra këto, që lidhen thelbësisht me kulturën e hershme të njerëzimit.

    Mund të them me plot gojën se si qytet arkeologjik Butrinti është më i bukur, më i çuditshëm, më i pasur, më ekzotik, ndonëse ende jo shumë i njohur.

    Kam rilexuar këto ditë librin integrues të arkeologut italian Luigji Ugolini “Butrinti, miti i Eneut”, ku në mënyrë poetike shprehet admirimi i thugët dhe i pamasë i Ugolinit për librin “Eneida” të Virgjilit.

    Ugolini me bindje gati providenciale thotë se ashtu si Shlimani që duke lexuar “Iliadën” e Homerit arriti të zbulojë Trojën edhe vetë ai, Ugolini, duke u bazuar te “Eneida” e Virgjilit zbuloi Butrintin.

    Metafora e paralelizmit është tepër e rrallë dhe e qartë, por edhe krejt e politizuar. Në të vërtetë Ugolini nuk pati të njëjtin fat të madh si Shlimani, që vërtetë e zbuloi Trojën. Qe një kryevepër letrare ajo e Homerit, që zbuloi enigmën e historisë.

    Nga ana tjetër Troja e Homerit dhe Butrinti i Virgjilit lidhen me njëra-tjetrën kaq ngushtë dhe në mënyrë dioskure, sipas një mistifikimi dhe një rikrijimi të një miti të ri se gjoja, mbas rënies së Trojës, princi trojan Eneu, shtegtoi dhe erdhi në Butrint ku pa se si kishin ardhur aty më parë disa trojanë të tjerë dhe kishin rindërtuar sipas shëmbëlltyrës së Trojës vetë qytetin e Butrintit si një Trojë e dytë.

    Është e pabesueshme, por me sa duket kjo legjendë-aspak e vërtetë nga pikëpamja historike e mirëfilltë pa asnjë mbështetje të vërtetë arkeologjike, në kohën e Virgjilit ka qenë tepër familjare, politikisht dhe në kuptimin pragmatist e besueshme. Virgjili beson tek një Trojë e dytë dhe sipas kësaj logjike në vijimësi Eneu rindërtoi në Romë Trojën e tretë.

    Libri i Ugolinit është kryesisht një libër arkeologjik, por njëkohësisht dhe një manual i hulumtimeve në histori dhe të kulturës së kujtesës që lidhet me Butrintin. Pa dashur të hyj në hollësira të karakterit shkencor, dua të bëj të njohur për lexuesin e gjerë disa legjenda madhështore të Butrintit, të cilat i ka mbledhur dhe sistemuar Ugolini.

    Legjenda e dytë, Vdekja e Hyut Pan

    Vdekja e Panit dhe britma e nimfave të liqenit. Plutarku ruan në librat e tij një legjendë për një ngjarje që ka ndodhur në zonën e Butrintit. Ai thotë se Epitersi, babai i oratorit Emiliani, tregonte si njëherë, duke lundruar në drejtim të Italisë, ishte në një anije plot me njerëz dhe të ngarkuar plot me mallra.

    Gjatë udhëtimit në një mbrëmje pushoi era dhe kështu anija që kishte arritur pranë ekinadeve, filloi të lëvizte sipas rrymës së ujit në det, duke u afruar te një nga ishujt e Paksosit, që gjenden në jug të Korfuzit. Udhëtarët në anije ishin akoma zgjuar disa po pinin verë.Papritur u dëgjua një zë këlthitës, që thirri nga njëri prej ishujve Paksos: “Thamos, Thamos!” Zëri ishte kaq i fortë sa që të gjithë u çuditën. Në të vërtetë në anije ishte një djalë i quajtur Thamos, që qe egjiptian dhe qe piloti, ose më saktë timonieri i anijes.

    Thamosi u përgjigj. Atëherë zëri misterioz tha në horizont: “Kur të arrish pranë liqenit Palode (qyteti i sotëm i Butrintit) lajmëro se Pani i Madh ka vdekur”. Epitersi shton se të gjithë ata që e dëgjuan këtë zë u tmerruan. Shumica e udhëtarëve u frikësua dhe nuk donte që anija të afrohej në liqenin Palode. Thamosi vendosi ta drejtonte anijen aty. Kur anija arriti në liqenin Palode, era dhe deti u qetësuan.

    Thamosi u drejtua nga toka e Butrintit dhe thirri duke lajmëruar me zë të lartë: “Dëgjoni, Pani i Madh ka vdekur!” Sapo mbaroi fjalën u dëgjua një vajtim i tokës dhe i ujërave, një vajtim kozmik, jo një vajtim i një njeriu, por i shumë qenieve njerëzore dhe hyjnore që ulërinin së bashku dhe sidomos zëri i nimfave të liqenit. Ky lajm i tmerrshëm arriti në Romë.

    Perandori romak Tiberi u shqetësua, e thirri vetë Thamosin, i bëri përshtypje tregimi i tij dhe çoi njerëz që të interesoheshin në zonën e Butrintit pse dhe si vdiq Pani i Madh. Kjo legjendë e jashtëzakonshme, për të cilën unë kam shkruar disa herë, tregon fundin e paganizmit politeist dhe fillimin e triumfit të krishterimit. E meriton Pani i Madh t’i ngrihet një përmendore buzë liqenit të Butrintit.

    Legjenda e tretë, Varri i Medeas

    Magjistarja e famshme nga Kolkida, Medea, që u dashurua me Jasonin dhe e ndihmoi atë të rrëmbente lëkurën e dashit të artë, duke u kthyer së bashku kaluan një aventurë të çuditshme.

    Jasoni e tradhtoi Medenë dhe dashurinë e saj, atëherë Medea vrau Kreuzën gruan e re të Jasonit, por bëri më të tmerrshmen gjë, që mund të mendohet: për të torturuar pafundësisht Jasonin ajo i vrau dhe dy fëmijët, që kishin së bashku. Sipas legjendës së Butrintit, Medea, mbas këtij krimi të përbindshëm dhe hakmarrje të skajshme prej gruaje erdhi në Korint dhe pastaj u vendos në Butrint ku përfundoi ditët e saj të fundit dhe u varros këtu.

    Edhe kjo legjendë është e çuditshme dhe tepër tronditëse. Dihet që Europidi ka bërë një kryevepër të paharruar për Medean. Po pse pikërisht në Butrint u varros Medea, kur mitologjia greke nuk e thotë këtë gjë? Me sa duket kjo është një gojëdhënë lokale tepër e rëndësishme e Butrintit, një dimension që pasuron mitologjinë botërore.

    Legjenda e katërt, Butrinti ku lindi Juda

    Butrinti, Atdheu i Judës, Iskariotit, që tradhtoi Krishtin. Të gjithë ungjijtë pa përjashtim thonë qartë se Juda i quajtur Iskarioti, dishepulli dhe tradhtar i Krishtit ka qenë hebre në Palestinë. Dihet që mbas tradhtisë ai vari veten. Historia e Judës është, gjithashtu, tronditëse dhe sidomos kur ai bëri të famshmen puthje të tij në fytyrën e Krishtit për t’i treguar kështu ushtarëve romakë se pikërisht ky ishte njeriu që do të arrestohej.

    Në kundërshtim me tregimet ungjillore, ekziston dhe varianti në Butrint i Legjendës se gjoja Juda ka lindur në Akropolin e Butrintit. Ugolini është çuditur nga kjo gjë dhe shkruan se “Kjo gojëdhënë shumë e pabesueshme, ndoshta e ka zanafillën te një marrëveshje me karakter toponomastik. Në ishullin e Korfuzit është një fshat që quhet Skaria, (emri homerik i Korfuzit) dhe banorët quhen skariotë.

    Prej Skariot në Iskariot kalohet lehtë, por mbasi banorët e Korfuzit nuk kanë pasur qejf të kenë një “privilegj” të tillë, thonë se Juda ka lindur jo në Korfuz, por në Butrint. Nga ana tjetër shqiptarët mesjetarë ja kthejnë mbrapsht akuzën dhe thonë që Juda ka lindur në Korfuz.

    Kjo legjendë kontradiktore njihet që në kohën e Kryqëzatës IV, në vitin 1204. Këtë legjendë e solli dhe e përhapi në Evropë abati i quajtur Benedikti i Pjetër Borough, i cili ka qenë historian dhe poet dhe ka shkruar veprën “Trimëritë”, që i kushtohet mbretit francez Enriku II. Në këtë vepër ky abat riprodhon legjendën se Juda Iskarioti ka lindur në Butrint.

    Legjenda e pestë, Vrasja e luanit

    Ugolini thotë se në pranverën e vitit 1928, kur gërmimet nxorën në dritë portën që quhet sot Porta e Luanit, punëtorët shqiptarë, mbas këtij zbulimi u gëzuan së tepërmi. Kur i pyeta se cila qe arsyeja e këtij gëzimi, shqiptarët, thotë Ugolini, më treguan se ishte arritur të gjendej luani për të cilën fliste një legjendë e tyre e vjetër, kështu që reliefi me luan vërtetonte thëniet, e legjendës. Shqiptarët i treguan Ugolinit, se në kohë të lashta bënte gjëmën dhe kërdinë në fushat e Butrintit një luan shumë i madh.

    Në atë kohë në Butrint jetonte një popull grash, amazona, që kishin vetëm një gji. Luani vrau shumë amazona. Një amazonë të tillë që u vra nga luani e kish dashuruar një princ i ri dhe trim, i cili i nxitur tashmë nga dhimbja vendosi që ta gjuante dhe ta vriste luanin. Mbas një beteje të fortë midis princit dhe luanit, luani u vra, por dhe princi mbeti i plagosur. Princi do të kthehej në ishullin e Korfuzit. Ai kishte lajmëruar familjen se, nëse do ta vriste luanin do të vendoste një vel të bardhë në anije, nëse luani do të vriste princin, shokët e tij do të vinin një vel të zi në anije.

    Princi fitoi, por shokët e tij, duke u kthyer, bënë një ngatërresë të gjëmshme, në vend të velit të bardhë ngritën velin e zi. Kështu që familjarët e princit në Korfuz, kujtuan se princi qe vrarë dhe nga dhimbja vranë veten. Kjo legjendë shqiptare, gjithashtu, e çuditshme dhe tronditëse është një tregim që përsërit në mënyrë të ndryshme episodin e Tezeut dhe Minotaurit. Vetëkuptohet që mjedisi është i ndryshëm, nuk kemi të bëjmë me Kretën, por me Butrintin dhe Korfuzin. Gjithsesi, kjo legjendë është shumë e habitshme që ka mbijetuar në mënyrë lokale dhe origjinale te shqiptarët deri në shekullin XX kur Ugolini zbuloi qytetin e Butrintit.

    Post scriptum

    Këto legjenda të mëdha të treguara prej Ugolinit kanë lindur dhe mbijetuar në truallin e Butrintit të Shqipërisë. Këto legjenda janë pasuri e njerëzimit, duke qenë njëkohësisht pasuri e jashtëzakonshme e truallit shqiptar. Kjo qe arsyeja, që unë po i bëj të njohura për herë të parë publikisht për opinionin shqiptar këto legjenda. Kjo është arsye që unë mendoj që në guidën tërheqëse dhe të pazakontë të qytetit arkeologjik dhe madhështor të Butrintit, këto legjenda janë parafjalë e mrekullueshme dhe kuptimplotë.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    “JU LUTEM MOS MË HARRONI PO IKA”: KUR MOIKOM ZEQO E PRANOI FUNDIN…

  • Ronaldo u bë legjendë, por ai që e zbuloi sot jeton në rrugë

    Ronaldo u bë legjendë, por ai që e zbuloi sot jeton në rrugë

    Fernando dos Santos Carvalho, njeriu që i dha shansin e parë Ronaldos kur ishte vetëm 9 vjeç, sot jeton në rrugë, i sëmurë dhe në varfëri ekstreme.
    Ish-skauti brazilian, që dikur e çonte e e sillte vetë në stërvitje “Fenomenin”, ka mbetur në hije, ndërsa Ronaldo është kthyer në një legjendë globale.
    “U përpoqa ta takoja në São Paulo, por më refuzoi. As mesazhet nuk mi ktheu,” rrëfen Carvalho, 58 vjeç, i cili ende shpreson për një fije mirënjohjeje.
    Një histori e dhimbshme që tregon sa shpejt fama harron ata që ndihmuan në fillim.

  • Lamtumira e një legjende, Vitinja: ‘Modriç modeli im’, Kurtua: ‘Legjendë e Real Madrid’

    Lamtumira e një legjende, Vitinja: ‘Modriç modeli im’, Kurtua: ‘Legjendë e Real Madrid’

    Luka Modriç luajti ndeshjen e tij të fundit për Real Madridin mbrëmë, duke i dhënë fund një aventure të jashtëzakonshme 13-vjeçare me një humbje të rëndë 0-4 kundër Paris Saint-Germain në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube. Një disfatë që, megjithatë, nuk e zvogëlon madhështinë e mesfushorit kroat, i cili u largua nga fusha mes përqafimeve dhe lotëve.

    Pasi hyri në lojë në pjesën e dytë por pa mundur të ndryshonte gjëndjen shokuese të Realit, Luka në fund mori gjithë vëmendjen e të pranishmëve në fushë dhe tribuna të MetLife. Shokët e tij të ekipit dhe kundërshtarët – nga Markuinjos te Vitinja e Hakimi – u mblodhën rreth fituesit të Topit të Artë 2018, duke e ditur se po dëshmonin fundin e një epoke. Imazhi i 39-vjeçarit, dukshëm i prekur, përmbledh madhështinë e një lojtari që ndriçoi futbollin europian e botëror me klas, inteligjencë dhe përulësi.

    “Ai është një nga modelet e mia,” tha portugezi Vitinja, (kandidat potencial për Topin e Arë 2025 red). “Ishte një nder të ndaja fushën me të.” Tibu Kurtua, shoku i tij i ekipit që nga viti 2018, e quajti atë “një legjendë të Real Madridit”, ndërsa Çabi Alonso theksoi se “ai nuk do të mbahet mend për këtë ndeshje, por për gjithçka që i dha futbollit botëror”. Me 28 trofe, 596 paraqitje dhe një trashëgimi të madhe, Modriç i thotë lamtumirë klubit më të suksesshëm në botë dhe tani është gati të fillojë një aventurë tjetër, duke veshur fanellën e ekipit që mbështeti që fëmijë, Milan.

    Vazhdo leximin

  • Usyk i thur lavde Fury: Ai është një legjendë, duelet ndaj tij më të vështirat në karrierë

    Usyk i thur lavde Fury: Ai është një legjendë, duelet ndaj tij më të vështirat në karrierë

    14 Qershor 2025

    8:54

    Telesport

    Boksieri ukrainas Oleksander Usyk (23 fitore e asnjë humbje) përgatitet për revanshin që do të zhvillojë në mes të kësaj vere ndaj Daniel Dubois, sfidë që do të unifikojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë.
    Në një deklaratë të shkurtër, ai kujton dy sfidat me Tyson Fury, të cilin e vlerëson shumë si rival dhe si njeri. “Kanë qenë fitore të vështira ndaj tij, pasi ai e ka treguar veten se është një kampion”, tha Usyk, i pamposhtur në ring.
    “Ai është një djalë shumë, shumë i hapur, i thjeshtë. Ai është tashmë një legjendë. Ai është një boksier i njohur në të gjithë botën duke folur në gjuhë shumë të thjeshtë për përvojën e jetës, për familjet, për gjërat e zakonshme”, tha Usyk.
    “Boksi është jeta ime. Ndoshta shumë njerëz thonë se po lë një trashëgimi të madhe në ring, por unë nuk mendoj për këtë. Trashëgimia ime janë fëmijët e mi. Çfarë do të ndërtoj, çfarë do të bëj tani për Ukrainën”, tha Usyk.

  • “Fitove diçka që nuk ka çmim”, Mbappe: Për këtë je LEGJENDË

    “Fitove diçka që nuk ka çmim”, Mbappe: Për këtë je LEGJENDË

    23 Maj 2025

    15:30

    Telesport

    Ylli i Real Madridit, Kylian Mbappe, ka përdorur llogarinë e tij në Instagram për të ndarë një mesazh të përzemërt për shokun e tij të skuadrës, Luka Modric, pas njoftimit të largimit të tij të afërt nga klubi.
    Mesfushori veteran do të largohet nga gjigantët spanjollë sapo kontrata e tij të skadojë në fund të sezonit.
    Kylian Mbappe shprehu krenarinë e tij që pati mundësinë të luante për Los Blancos përkrah Modric në postimin e tij në Instagram.
    Francezi e përshkroi shokun e tij të skuadrës si një person të mrekullueshëm dhe një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit. Ai iu referua Luka Modric si një legjendë që fitoi gjithçka që mund të fitohet në Real Madrid.
    “Isha me fat që munda të luaja dhe të ndaja dhomën e zhveshjes me ty këtë sezon. E pashë më nga afër se çfarë do të thotë në të vërtetë MADHËSHTI… Përpara se të ishe një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, je një person i mrekullueshëm.
    “Ti shkrove historinë e klubit më të mirë në botë për më shumë se një dekadë dhe fitove gjithçka.
    “Por ti fitove diçka që nuk ka çmim: respektin dhe admirimin e botës. Faleminderit për gjithçka LEGJENDË”.