Tag: legjenda

  • Pikëlluese/ Pësoi hemorragji në tru, ndërron jetë legjenda e futbollit…

    Pikëlluese/ Pësoi hemorragji në tru, ndërron jetë legjenda e futbollit…

    Legjenda e futbollit belg, Glen De Boeck, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare. De Boeck, i cili luajti 36 ndeshje me Belgjikën gjatë karrierës së tij, pësoi një hemorragji të madhe në tru që e la në koma për tre ditë. Mediat e huaja shkruajnë se ikona e Anderlechtit u rrëzua në shtëpi të premten, përpara se të dërgohej me urgjencë në Spitalin Universitar të Antwerpit.
    Fatkeqësisht, dëmtimi ishte shumë i rëndë që ai të shërohej. Familja e tij konfirmoi se ish-mbrojtësi vdiq mbrëmë i rrethuar nga të dashurit e tij. Ai ka lënë pas dy vajza, Bo dhe Caro. De Boeck e filloi karrierën e tij me klubin e qytetit të lindjes FC Boom përpara se të nënshkruante për Mechelen. Gjigantët belgë Anderlecht e morën mbrojtësin në vitin 1995, ku ai ishte kapiten i skuadrës dhe luajti për 10 vjet deri në daljen e tij në pension në vitin 2005 për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju.
    Pasi vari këpucët në gozhdë, 54-vjeçari u bë ndihmës trajner te Anderlecht përpara se të niste karrierën e tij si trajner. Puna e tij e parë ishte te Cercle Brugge, ku qëndroi për tre vjet përpara se të merrte drejtimin e Germinal Beerschot. Më vonë, De Boeck drejtoi ekipin në Holandë me VVV-Venlo përpara se të kthehej në Belgjikë, ku mori drejtimin e Beveren, Mouscron, KV Kortrijk dhe Lokeren.

  • Legjenda braziliane: Neymar ka mbaruar, nuk është më shembull për askënd

    Legjenda braziliane: Neymar ka mbaruar, nuk është më shembull për askënd

    20 Tetor 2025

    11:50

    Alfred Lleshi

    Neymar po kalon një moment të vështirë te Santos, klub i cili rrezikon rënien, ndërsa ai alternon lëndime dhe paraqitje të dobëta. Legjenda Emerson Leão, kampion bote 1970, e kritikon ashpër yllin brazilian: “Neymar nuk është shembull për askënd. Dikur e ka merituar statusin e yllit të jashtëzakonshëm, por nuk kujdeset për trupin e tij”.
    Leão thotë se talenti është ende aty, por mungon përgatitja fizike dhe vazhdimësia: “Njeriu brenda dhe jashtë fushës duhet të jenë të sinkronizuar. Sot nuk ka më energjinë e dikurshme. Rezultati? Lëndime, probleme dhe paraqitje të dobëta. Nuk po i jep asgjë Santosit”.
    Ai theksoi gjithashtu humbjen e shkathtësisë muskulare dhe aftësisë për stërvitje: “Momenti i tij më i mirë ka kaluar. E di çfarë do të bëjë me kokë, por nuk ia del më. Nuk është më i njëjti lojtar”. Fjalët e Leão rindezin debatin për të ardhmen e Neymar te klubi që e lançoi si yll dhe aftësinë e tij për t’u rikthyer nivelin e lartë, në Brazil dhe ndërkombëtarisht.

  • Figo për president të UEFA-s? Legjenda portugeze ndez rrjetin me postimin e koduar në Instagram

    Figo për president të UEFA-s? Legjenda portugeze ndez rrjetin me postimin e koduar në Instagram

    15 Tetor 2025

    11:07

    Alfred Lleshi

    Luis Figo, ish-lojtar i Interit, Barcelonës, Real Madridit ka lënë vend për interpretim me një postim të fundit në rrjetet sociale, ku shfaqet ulur dhe mendueshëm, duke shkruar: “Gjithmonë kam menduar se mund të jem një president i mirë. Mendoj se ka ardhur koha…”
    Kjo ka ngritur spekulime për të ardhmen e tij në drejtimin institucional. Sipas gazetës “Record”, ai kishte konsideruar të kandidonte për president të Federatës Portugeze të Futbollit, por nuk vazhdoi. Një mundësi tjetër mund të jetë presidenca e UEFA-s, pasi aktualisht Aleksander Ceferin ka paralajmëruar se nuk do të kandidojë më 2027, pas tri mandateve.
    Gjithashtu, sipas mediave spanjolle, deklarata e Figos mund të lidhet me blerjen e një klubi spanjoll, pasi përshkrimi i postimit ishte në gjuhën spanjolle, e pazakontë për 52-vjeçarin që zakonisht përdor anglishten. Në tërësi, Figo mund të ketë interesa drejtuesi në futboll, por destinacioni konkret mbetet ende i paqartë.

  • Legjenda e futbollit anglez, shumë i ashpër me babain e Bellingham: Sjellja e tij, e turpshme…

    Legjenda e futbollit anglez, shumë i ashpër me babain e Bellingham: Sjellja e tij, e turpshme…

    15 Tetor 2025

    7:40

    Alfred Lleshi

    Jobe Bellingham nuk po gjen të njëjtin stabilitet te Borussia Dortmund si në kombëtaren angleze U-21, ku është titullar i padiskutueshëm. Mesfushori anglez nuk është zgjedhje e parë për Kovac, me paraqitje të ndërprera, gjë që ka ushqyer zërat për një kthim në Premier League, me Manchester United si opsion të mundshëm.
    Një incident ka lënë gjurmë në Gjermani dhe Angli. Në ndeshjen e parë të Bundesligës, Mark Bellingham, babai i Jude dhe Jobe, zbriti në tunel për të protestuar ndaj zëvendësimit të djalit të tij, në pushimin e ndeshjes. Ai u përplas me Sebastian Kehl, drejtorin sportiv të BVB, me të cilin kishte negociuar transferimin prej 33 milionë eurosh.
    Legjenda Sir Geoff Hurst (83 vjeç) e kritikoi ashpër sjelljen: “Ankohej pse ia nxorën djalin nga loja, kjo është një shaka e vërtetë. Duhet ndalur, është turp i madh”. Pas incidentit, klubi nga Dortmundi ndaloi hyrjen e familjarëve në zonën e tunelit, siç konfirmoi Kehl: “Ajo zonë është vetëm për lojtarët, trajnerët dhe drejtuesit. Nuk do të ndodhë më”.

  • Ka një ide sesi mund të befasohet Serbia, legjenda Vasil Ruci: Armando Broja të luajë në krahun e Mario Mitajt

    Ka një ide sesi mund të befasohet Serbia, legjenda Vasil Ruci: Armando Broja të luajë në krahun e Mario Mitajt

    Legjenda e Vasil Ruci ka folur sa i përket ndeshjes që Shqipëria do të luajë kundër Serbisë. Ruci ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 Cnn”, atje ku dha edhe një ide sesi Shqipëria mund të befasojë kundërshtarin.
    “I urojmë suksese ekipit kombëtar. Kundër Serbisë do të vendosen shumë gjëra, ky është rasti më i mirë që Silvinjo të justifikojë veten e tij për gjithë këtë kohë që ka qenë te ne. Për mua me 99% kjo është një ndeshje trajnerësh, e vendos trajneri. Unë do të doja që Mitaj dhe Broja të ishin në të njëjtin krahë, pra Broja të luante si sulmues i majtë. Për mua Broja me Mitajn do të kombinonin shumë mirë”, tha Vasil Ruci. /Sport Ekspres/
    ?

  • Legjenda/ Tomori dhe Shpiragu: Si u shndërruan në male dy vëllezërit…

    Legjenda/ Tomori dhe Shpiragu: Si u shndërruan në male dy vëllezërit…

    Mijëra e mijëra vjet më parë jetonte një zanë shumë e bukur. Një ditë ajo u takua me dy vëllezër viganë. Njëri ishte Tomori, tjetri Shpiragu.

    Sikurse ndodh shumë herë ndër legjenda, të dy vëllezërit ranë në dashuri me zanën e bukur. Kaq fort ua trazoi zemrat të dy vëllezërve dhe kaq thellë u hyri grindja për të, sa që shpërtheu lufta vëllavrasëse.Tomori, duke patur një shpatë të shkëlqyeshme, i ra vëllait të vet më të vogël brinjëve. Shpiragu, i armatosur me një topuz shumë të rëndë, iu turr me furi duke e goditur sa mundej më fort.Zoti, që shihte çdo gjë, u trishtua dhe u zemërua prej pamjes aq të dhimbshme, grindjes aq të përgjakshme midis vëllezërve. Ata duheshin ndëshkuar për këtë mënxyrë që shkaktuan. Prandaj, Ai i ktheu fajtorët në gur. I dënoi të mbajnë ndër shekuj në trup gjurmët e këtij luftimi të tmerrshëm.Që nga ajo kohë e lashtë e deri sot vëllai i madh, Tomori, i tregon diellit hapësirat e veta gropa – gropa dhe plasat e panumërta. Ndërsa, vëllait të vogël, Shpiragut, kushdo që kalon në këto treva, i sheh brinjët e coptuara e të thelluara vija-vija.Shkaktarja e kësaj mënxyre, Zana e bukur hirëplotë, nuk duhej t’i shpëtonte zëmërimit të Zotit. Ai e ktheu në një kodrinëzë shkëmbore. Mbi të një ditë filluan të vendosen gurë mbi gurë. U ndërtua një kështjellë e madhe, e bukur, që qëndron edhe sot madhështore mbi qytetin e Beratit. E në mes të qytetit kalon lumi Osum që u krijua nga lotët e Zanës. ObserverKult

    ————————————-

    LEXO EDHE:

    Historia e kishës që u mbrojt nga myslimanët dhe legjenda e Bukuroshes së Strumit

    1.2 km larg qytetit të Fierit, ndodhet qyteti i Roskovecit, para pak vitesh një qytezë që njihej si një pikë lidhëse apo një stacion, mes Beratit dhe Fierit në kuadrin e rrugës “Egnatia”…tashmë me ndarjen e re territoriale një qytet brenda një bashkie më të madhe.

    Po të njëjtin rol, atë të “qytetit stacion” Roskoveci e ka gëzuar që në antikitet, kur aty kalonin udhëtarët nga dy pika të rëndësishme Apolonia dhe Berati…

    TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU

  • Legjenda e Brazilit: “Më mirë luaj për Argjentinën se Real Madrid-in”

    Legjenda e Brazilit: “Më mirë luaj për Argjentinën se Real Madrid-in”

    Legjenda e Barcelona-s, Romario, ka zbuluar se do të preferonte të përfaqësonte Argjentinën sesa të luante për Real Madrid, duke zbuluar lidhjen e tij të thellë me gjigantët katalanas.
    Legjenda braziliane luajti për Blaugrana-t gjatë karrierës së tij të gjatë profesionale, në të cilën fitoi çmimin Lojtari i Vitit nga FIFA.
    Romario-s iu kërkua të zgjidhte midis Argjentinës, rivalëve më të mëdhenj të Brazilit, ose Real Madrid-it, rivalëve më të mëdhenj të Barcelona-s në El Balon De Icaro.
    Sulmuesi legjendar u përgjigj se do të luante për La Albiceleste, pasi është Culer deri në vdekje.
    “Do të luaj me Argjentinën. Jam nga Barcelona deri në vdekje”, tha ai për RoyNemer në X.
    Romario e filloi karrierën e tij si profesionist te Vasco Da Gama në Brazil, përpara se të transferohej te PSV, pasi fitoi Këpucën e Artë në Lojërat Olimpike të vitit 1988.
    Ai kaloi pesë sezone me klubin holandez, duke shënuar 165 gola në 167 paraqitje përpara se të transferohej te Barcelona.
    Romario qëndroi vetëm për dy vjet në Nou Camp, por la një shenjë të madhe, duke fituar çmimin Lojtari i Vitit në 1994-ën.
    Ai shënoi një tregolësh për klubin e tij në një fitore 5-0 ndaj Real Madrid-it në El Clasico në janar 1994. Ai shënoi tre gola dhe dha dy asiste në pesë El Clasico kundër Los Blancos, duke fituar dy herë.
    Një legjendë e vërtetë e futbollit, Romario luajti vetëm 65 ndeshje për katalanasit, duke shënuar 39 gola dhe duke dhënë 17 asiste. Koha e tij e shkurtër në klub nuk e ka ndaluar atë të krijojë një lidhje të thellë me klubin.

  • U ndeshën për Kalanë, por të dy ndërruan jetë… legjenda e dhimbshme për qytetin e Beratit

    U ndeshën për Kalanë, por të dy ndërruan jetë… legjenda e dhimbshme për qytetin e Beratit

    Berati, është një nga ato pak qytete, që flasin edhe në heshtje!

    I gdhendur në kujtesë, me ngjarjet, objektet, rrugët, malet, kodrat që rrethojnë qytetin, lumin me muzikën si shushurimë e lehtë dhe e përjetëshme, njerëzit e të afërmit, disa prej të cilëve nuk janë më… lagjet, rrugicat e kalldrëmta, dyert e shtëpive, shkolla… – thonë se të magjeps!Kur ecim nëpër labirinthet e Mangalemit, mbi gurët e sokakut, që sipas këngës beratase…”bëjnë shiqajet”… zhytemi në vorbullën e ngjarjeve të dikurshme, kthehemi në kohën e fëmijërisë, bashkëbisedojmë për gojëdhënën e lindjes së këtij qyteti.

    Sipas legjendës, Tomori dhe Shpiragu, dy vëllezër, ndoshta shokë, miq, apo të panjohur, dy djem apo burra trima, ranë në dashuri me të njëjtën vajzë, Kalanë. Meqenëse ajo nuk zgjodhi dot, ata vendosën të ndeshen midis tyre, në dyluftim. Kush do fitonte, merrte Kalanë, gjë normale për kodet e zakonet e kohës s’atëhershme!

    Tomori me shpatë dhe Shpiragu me topuz u përleshën deri në fund, por humbën që të dy, ndoshta ngelën të vrarë nga plagët e marra; mbase prej lutjeve të Kalasë, për mëshirë apo dënim, Zoti i shndërroi dy trimat në male të lartë, njërin me gropa-gropa, tjetrin vija-vija dhe Kalanë, në një kodër-kështjellë, në mes tyre.

    Rrethuar prej këtyre dy maleve, midis Tomorrit dhe Shpiragut, shtrihet Berati, me Kalanë e bukur dhe plot hijeshi që mbretëron qytetin, përshkuar nga një lumë, Osumi që lindi prej lotëve të saj.

    Këtë gojëdhënë e mësonim që të vegjël në foshnjore, sidomos kur filluam të shkonim te Muzeu i qytetit, rrëzë Mangalemit, përballë shkollës.

    Që në hyrje, në hollin e Muzeut, ndodhej një maket i madh i Beratit me dy malet, kalanë, lagjet, lumin dhe rrethinat me kodra plot ullinj.

    Ciceroni, talent i lindur, e tregonte aq bukur legjendën e dyluftimit dhe ngurtësimin e dy vëllezërve, sa neve na dukej jo një përrallë, por ngjarje e vërtetë!

    Sigurisht, pjesën se kush i ngurtësoi, e kalonte në heshtje! Zoti atëherë zor se mund të përmendej lehtë, por për ne fëmijët, kjo gojëdhënë ngelej një çudi, e bukur si ato të përrallave!

    Më pas, gjykonim, pse u ngurtësuan, për virtyt apo për mëkatin e tyre?! Vallë, Tomori me Shpiragun u shndërruan në male të përjetshëm, si shpërblim për trimërinë, apo dënim për dyluftimin vrasës?!

    Këto pyetje na çonin në udhëkryqe të ngatërruara, të vështira për ne, në atë moshë!

    Kur mësuam ç’ishin gojëdhënat, kuptuam më mirë përmbajtjen e tyre dhe përgjigjet për dyshimet tona.

    Në çdo legjendë, duhet të ketë në themel një tregim, ngjarje të vërtetë ose të sajuar, që të ketë një zgjidhje domethënëse!

    Sepse, ngaqë nuk mund të gjejnë një zgjidhje të lehtë, prandaj kanë shumë forcë dhe jetëgjatësi legjendat. Në to, mpleksen me fije plot ngjyra, të gjitha ndjenjat e tiparet njerëzore, karakteri, dashuria, burrëria, morali, drejtësia…

    Konkretisht, a kishte zgjidhje Kalaja, simboli i një vajze të brishtë, fisnike, që ajo të mund të ndalonte një fund tragjik?

    Nëse do kishte zgjedhur njërin prej trimave, atëherë do kishim një ngjarje të zakonshme, jo një legjendë! Po ashtu, nëse njëri prej trimave do vritej ose do tërhiqej, përsëri drama e tyre s’do të bëhej legjendë!

    Dilema e Kalasë është guri i themelit të kësaj rrëfenje, e cila nuk mund të gjente dot rrugëdalje!

    Por, gojëdhëna e qytetit të Beratit, ndryshe nga shumë legjenda të tjera, ka edhe diçka plus, të veçantë, të vërtetën natyrore. Legjenda e murosjes, për ndërtimin e kështjellës së Rozafës ose, e urës së gurtë të Goricës, bazohen në krijimin dhe fantazinë popullore, të shkruar ose kënduar si dramë tragjike, duke flijuar një njeri, nuse apo virgjëreshë. Legjenda e Beratit, gjëndet në natyrë e gatshme, e vetëshkruar, thjesht duhet lexuar! Dy male, i madhi plot gropa, më i vogli me vija dhe prerje; mes tyre një kodër, ku mbretëron një kështjellë, me mure të lashtë rrethuar, poshtë, një lumë që përshkon përmes qytetin, i cili sikur lidh tre personazhet, kinse me njëri-tjetrin në këtë ndodhi!

    Të tillë formë i ka dhënë natyra këtij vendi, e ka shkruar me dorën e vet gojëdhënën, jo me germa, por figurative, jo me penelin e fantazinë e artistit, por me objekte reale! Natyra ka bërë një mrekulli! Mjafton një vizitor, të ngjitet në tabjen e madhe të Kalasë dhe të shohë kështjellën, qytetin, lumin dhe dy malet hijerëndë që e vështrojnë!

    Prandaj jo rastësisht, lindja e këtij qyteti përshkruhet me këtë dramë, jo një krijim por pasqyrim i një peizazhi fantastik, sikur lexon një trill të natyrës, një ndërthurje tragjike fatesh njerëzore, në emër të virtuteve më të larta të kohëve mitologjike!

    Prandaj, legjenda e Beratit është po kaq e përjetshme, sa edhe vetë natyra dhe sa do ketë njerëz ta lexojnë atë!

    Pyetjes, se përse duhej të dyluftonin këta dy “të marrë”, me mentalitetin e sotëm, nuk do t’ia gjejmë dot përgjigjen?! Ndryshe, bie fabula, morali apo mesazhi i saj, pra bie edhe vetë legjenda! Bashkë me të, bie edhe vetë  pyetja!

    Kalaja do vazhdojë këngën e vet e t’i derdhë lotët lumë. Ndërsa lumi, edhe pse nuk utrin si dikur kur “laheshin djemtë e Goricës, Mangalemit e Kalasë”, me fëshfërimën e vet do ta shoqërojë atë përjetësisht!

    Po ne?!

    Më e pakta, t’ua përcjellim brezave, siç na i lanë!/ Stavri Sinjari

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    FOTOGRAFI SHUMË TË RRALLA: SI DUKEJ BERATI NË VITIN 1944…

    Këto pamje të rralla vijnë nga qyteti i Beratit dhe janë realizuar në vitin 1944.

    Në këto foto, pos peizazheve, shihet përditshmëria e qytetarëve të qytetit të një mbi e një dritareve, nga daljet për të bërë pazare, e deri tek tek bisedat me njëri-tjetrin.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Legjenda e tenisit rrëfen jetën pas hekurave: Burgu ishte beqaria më e gjatë që nga mosha 15-vjeçare

    Legjenda e tenisit rrëfen jetën pas hekurave: Burgu ishte beqaria më e gjatë që nga mosha 15-vjeçare

    Legjenda gjermane e tenisit, Boris Becker, ka ndarë për herë të parë rrëfimin e tij të plotë për jetën, në një intervistë dhe libër të ri autobiografik të titulluar Inside.

    “Burgu ishte beqaria më e gjatë që kam pasur që nga mosha 15 vjeç,” tha ai, duke përshkruar si izolimin emocional, ashpërsinë e sistemit penal britanik dhe përballjen me kriminelë të rrezikshëm.
    Becker u dënua në prill 2022 me dy vjet e gjysmë burg për fshehje të aseteve gjatë falimentimit. Ai kaloi fillimisht 230 ditë në burgjet britanike HMP Wandsworth dhe HMP Huntercombe, para se të deportohej në Gjermani në dhjetor të po atij viti. Në burg, ai përjetoi ankth, kërcënime për jetën dhe izolim të thellë, ndërkohë që përballoi edhe borxhe nga lojërat e pokerit me të burgosur të tjerë.

    Në intervistë, Becker përmend gjithashtu vështirësitë financiare që e çuan drejt falimentimit në vitin 2017, pas një karriere të ndritur që i solli rreth 38 milionë paund fitime.
    Ai u shpall fajtor për fshehje pasurie, përfshirë pronat dhe aksionet, si dhe për pagesa të paligjshme ndaj familjarëve.
    Sot, 57-vjeçari jeton në Milano me gruan e tij të tretë, Lilian de Carvalho Monteiro, me të cilën pret një fëmijë në dhjetor.

    Ai ka katër fëmijë nga marrëdhëniet e mëparshme dhe ka përjetuar divorçe të kushtueshme, për të cilat thotë se janë arsyeja kryesore e humbjes së pasurisë së tij.
    Pavarësisht vështirësive, Becker e quan burgun një “rilindje” dhe tani është i fokusuar te familja dhe një jetë më e matur, edhe pse udhëtimet luksoze dhe kontakti me botën elitare mbeten pjesë e realitetit të tij të përditshëm.

    Top Channel