Tag: leganes

  • Espanyol i Kumbullës shpëton në javën e fundit, Leganes zbret në Segunda Divizion

    Espanyol i Kumbullës shpëton në javën e fundit, Leganes zbret në Segunda Divizion

    Në javën e fundit të La Ligës është përcaktuar dhe ekipi i tretë që do luajë sezonin e ri në Segunda Divizion dhe është Leganes, edhe pse fitoi në shtëpi 3-0 ndaj Valladolid.
    Në anën tjetër, ekipi më i rrezikuar ishte Espanyol, i cili fitoi në shtëpi 2-0 ndaj Las Palmas.
    Serinë e golave e hapi Juan Puado në minutën 65-të nga pika e bardhë e penalltisë, e cila u fitua pas pengimit brenda zonës së Alejo Veliz.

    Goli që vulosi fitoren u shënua nga Pere Milla në minutën e 82-të, pas asistit të Juan Puado. Espanyol fiton 2-0 dhe qëndron biletën për në La Liga edhe për sezonin e ri.
    Marash Kumbulla mungonte sot për katalanasit për shkak kartonësh, por mbrojtësi kuqezi ka bërë një sezon fantastik tek Espanyol, ku u huazua nga Roma për një sezon.
    Leganes, edhe pse fitoi 3-0, e mbyll sezonin në vendin e 18-të me 40 pikë, dhe i bashkëngjitet Las Palmas dhe Valladolidit, që do të luajnë në Segunda Divizion sezonin e ri.

  • Espanyol shpëton në javën e fundit, Leganes shkon në Segunda Divizion (video)

    Espanyol shpëton në javën e fundit, Leganes shkon në Segunda Divizion (video)

    24 Maj 2025

    20:26

    Telesport

    Në javën e fundit të La Ligës është përcaktuar dhe ekipi i tretë që do luajë sezonin e ri në Segunda Divizion dhe është Leganes, edhe pse fitoi në shtëpi 3-0 ndaj Valladolid.
    Në anën tjetër, ekipi më i rrezikuar ishte Espanyol, i cili fitoi në shtëpi 2-0 ndaj Las Palmas. Serinë e golave e hapi Juan Puado në minutën 65-të nga pika e bardhë e penalltisë, e cila u fitua pas pengimit brenda zonës së Alejo Veliz.
    Goli që vulosi fitoren u shënua nga Pere Milla në minutën e 82-të, pas asistit të Juan Puado. Espanyol fiton 2-0 dhe qëndron biletën për në La Liga edhe për sezonin e ri. Marash Kumbulla mungonte sot për katalanasit për shkak kartonash, por mbrojtesi kuqezi ka bërë një sezon fantastik tek Espanyol, ku u huazua nga Roma për një sezon. SHIKOGOLAT
    Leganes edhe pse fitoi 3-0, e mbyll sezonin në vendin e 18-të me 40 pikë, dhe i bashkëngjitet Las Palmas dhe Valladolidit, të treja do luajnë në Segunda Divizion sezonin e ri.

  • Barça kryen ceremoninë e trofeut, La Liga rrëzon Las Palmas e Vajadolid…

    Të gjitha ndeshjet e vlefshme për ditën e 37-të të La Ligës u luajtën sot. Fitore për Atletiko Madrid 4-1 ndaj Betis, një humbje surprizë për kampionët e rinj të Spanjës, Barcelonën, e mundur në shtëpi 3-2 nga Vijaareal. Fitore e rëndësishme në garën për Ligën e Kampionëve për Athletik Bilbaon, e cila mundi Valencian dhe vulosi kualifikimin për Ligën e Kampionëve të radhës. Real Madridi mundi Sevijen 0-2, e mbetur me nëntë lojtarë.

    Fitore të rëndësishme në çelësin e shpëtimit për Getafen dhe Leganes, të cilët ende mund të shpresojnë edhe falë humbjes së njëkohshme të Espanjolit kundër Osasunës. Las Palmas, nga ana tjetër, ra nga kategoria pas humbjes së sotme kundër Leganes, e cila vazhdon të shpresojë për shpëtim edhe për 90 minuta të tjera.

    Leganes do të luajë për vendin e fundit në La Liga së bashku me Espanjolin, ndërsa Alaves mund Vajadolidin tashmë të rënë nga kategoria.

    Vazhdo leximin

  • VIDEO: Barcelona mjaftohet me një autogol dhe del me 3 pikë nga Leganes

    VIDEO: Barcelona mjaftohet me një autogol dhe del me 3 pikë nga Leganes

    12 Prill 2025

    22:56

    Telesport

    Barcelona ka fituar ndaj Leganes 0-1 në transfertë për javën e 31-të në La Liga. Dy ekipet vinin në këtë takim me objektiva të ndryshëm, Barcelonës i duhej fitorja për të vazhduar kryesimin e tabelës në La Liga, ndërsa Leganes është në rrezik për të rënë në Segunda Divizion.
    Pjesa e parë nuk pati shumë raste dhe u mbyll në barazim pa gola. Me fillimin e pjesës së dytë, katalanasit zhbllokuan rezultatin falë një autogoli. Një top i Raphinha-s i asistuar për Lewandowski-n, dërgohet në rrjetë nga Saenz, në portën e tij. SHIKOAUTOGOLIN
    Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Pas kësaj fitoreje, Barcelona kryeson me 70 pikë, 7 pikë më shumë se Reali, i cili përballet nesër në transfertë ndaj Alaves.