Tag: lefter

  • Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka lë përkohësisht burgun! Zbulohet arsyeja

    Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka lë përkohësisht burgun! Zbulohet arsyeja

    Lefter Koka

    DURRËS- Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka lënë përkohësisht për 8 orë qelinë e burgut. Burime për mediat bëjnë me dije për ish-ministrin është miratuar një leje e kufizuar nga ora 11:00 e ditës së sotme deri në orën 17.00. Leja është firmosur nga Ministri i Drejtësisë dhe drejtori i përgjithshëm i burgjeve dhe kreu i burgut të Durrësit. Mësohet se kjo leje për Kokën është dhënë për arsye familjare, pasi nëna e ish-ministrit është sëmurë. Koka është shoqëruar nga forca të shumta policie dhe do të kthehet sërish në qelinë e burgut të Durrësit pas disa orësh.
    Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është dënuar me tre vite burg për dosjen e Inceneratorit të Tiranës, por ka përfituar ulje për shkak të gjykimit të shkurtuar. Për rrjedhojë dënimi iu ul me 1 vit dhe për 2 vitet e mbetura, izolimi rreth çështjes quhet i vuajtur. Por, Kokës nuk i lejohet që të mbajë funksione publike për pesë vite. Megjithatë, pavarësisht shuarjes së masës për dosjen e inceneratorit të Tiranës, Koka do të vijojë që të qëndrojë në burg pasi është dënuar edhe për dosjen e inceneratorit të Fierit e Elbasanit./ZËRI

  • Ish-ministri Lefter Koka lë për pak orë qelinë, zbulohet arsyeja

    Ish-ministri Lefter Koka lë për pak orë qelinë, zbulohet arsyeja

    Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka lënë përkohësisht qelinë e burgut të Durrësit.
    Koka ka marrë 8 orë leje për të vizituar të ëmën që vuan nga një problem shëndetësor.

    Leja për ish-ministrin Koka është aprovuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

    Lefter Koka është shoqëruar nga forca të shumta policie dhe do të kthehet sërish në qelinë e burgut të Durrësit pas disa orësh.
    Ish-ministri i Mjedisit mbahet në qeli që prej dhjetorit të vitit 2021, për çështjen e inceneratorëve.

  • Lefter Koka lë qelinë për të vizituar nënën e sëmurë

    Lefter Koka lë qelinë për të vizituar nënën e sëmurë

    Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka lënë përkohësisht qelinë e burgut të Durrësit.
    Mësohet se Koka ka marrë 8 orë leje për shkak të një problemi familjar.
    Siç mësohet, Lefter Koka ka shkuar të vizitojë të ëmën që vuan nga një problem shëndetësor.
    Leja për ish-ministrin Koka është aprovuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
    Lefter Koka është shoqëruar nga forca të shumta policie dhe do të kthehet sërish në qelinë e burgut të Durrësit pas disa orësh.
    Ish-ministri i Mjedisit mbahet në qeli që prej dhjetorit të vitit 2021, për çështjen e inceneratorëve.
    Kujtojmë se Lefter Koka është dënuar me 2 vite burg për inceneratorin e Tiranës, proces që u krye me gjykim të shkurtuar. Për shkak të kohës së qëndrimit në paraburgim, dënimi për inceneratorin e Tiranës konsiderohet i shlyer.
    Por, ish-ministri i Mjedisit ka dhe një dënim tjetër me 6.8 vite burg për inceneratorin e Elbasanit.
    Ndërsa për inceneratorin e Fierit, ku sërish është i përfshirë Lefter Koka, çështja është në rigjykim.

  • Lefter Koka lë përkohësisht qelinë, merr 8 orë leje

    Lefter Koka lë përkohësisht qelinë, merr 8 orë leje

    Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka lënë përkohësisht qelinë e burgut të Durrësit.
    Koka ka marrë 8 orë leje për shkak të një problemi familjar.
    Siç mësohet, Lefter Koka ka shkuar të vizitojë të ëmën që vuan nga një problem shëndetësor.
    Leja për ish-ministrin Koka është aprovuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
    Lefter Koka është shoqëruar nga forca të shumta policie dhe do të kthehet sërish në qelinë e burgut të Durrësit pas disa orësh.
    Ish-ministri i Mjedisit mbahet në qeli që prej dhjetorit të vitit 2021, për çështjen e inceneratorëve.

  • Ish-ministri i Mjedisit lë qelinë! Lefter Koka merr leje për të vizituar nënën e sëmurë

    Ish-ministri i Mjedisit lë qelinë! Lefter Koka merr leje për të vizituar nënën e sëmurë

    Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, la përkohësisht burgun.

    Sikurse thonë burimet e sigurta të gazetares Anila Hoxha, ish-ministrit i është miratuar leje e kufizuar tetë orëshe nga ora 11:00 deri në orën 17.00, një leje e firmosur nga Ministri i Drejtësisë dhe drejtori i përgjithshëm i burgjeve dhe kreu i burgut të Durrësit.
    Shkak për lejen e kufizuar është arsye familjare, pasi e ëma është sëmurë. Në lirinë e përkohshme ish-ministri, arrestuar nga dhjetori 2021, po shoqërohet edhe nga forca të shumta të policisë së burgjeve.

    Top Channel

  • Sherri mes nipit të Mark Frrokut dhe djemve të Selimllarit, reagon Nar Koka: Djali im ndërhyri që t’i ndante!

    Sherri mes nipit të Mark Frrokut dhe djemve të Selimllarit, reagon Nar Koka: Djali im ndërhyri që t’i ndante!

    Leonard dhe Lefter Koka

    TIRANË- Leonard Koka ka reaguar lidhur me lajmin e sherrit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dhërmit, në jug të vendit. Në përplasje u përfshinë disa të rinj, si nipi i ish-deputetit Mark Frroku, Leon Frroku dhe djemtë e ish-Miss Shqipëria Valbona Selimllari, Deni dhe Kejni. Por u përfol edhe për një të tretë, nipi i ish-ministrit Lefter Koka.
    Për ngjarjen, ka reaguar Leonard Koka, vëllai i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka. Në një mesazh të dërguar pranë medias “JOQ”, Koka shkruan se djali i tij ka ndërhyrë vetëm për të ndarë palët dhe se nuk ka lidhje me sherrin. Ndaj edhe nuk mund të konsiderohet “protagonist” i tij. 
    “Mirëmëngjesi! Keni nxjerrë një artikull për nipin e Lefter Kokës, që është normale, por nëse ka qenë nipi i tij, ai ka një baba. Nuk është nevoja ta përzini Lefterin se ai është djali im dhe unë quhem Leonard Koka. Ai është duke i ndarë dhe po të futesh të ndash dikë që po zihet je pjesë e sherrit. Faleminderit për mirëkuptimin”, shkruan Leonard Koka.

    Ngjarja ka ndodhur pranë një hoteli në Dhërmi dhe sherri mes tyre ka tronditur pushuesit vendas dhe të huaj. Pamjet janë publikuar nga JOQ dhe dëshmitarët rrëfejnë se shkak për sherrin është bërë një konflikt për një vajzë. Nga pamjet duket se Leo Frroku, nipi i Mark Frrokut godet dhe hedh në tokë djalin e Selimllarit, ndërkohë që mes tyre ka ndërhyrë dhe nipi i Kokës./ZËRI

  • Grushte për një vajzë në Dhërmi/ Nipat e ish-deputetit socialist përplasen me çunat e Valbona Selimllarit (VIDEO)

    Grushte për një vajzë në Dhërmi/ Nipat e ish-deputetit socialist përplasen me çunat e Valbona Selimllarit (VIDEO)

    Një sherr i dhunshëm i regjistruar së fundmi një hoteli në Dhërmi ka tronditur pushuesit vendas dhe të huaj, duke shkaktuar shqetësim për sigurinë në zonat turistike. Pamjet e publikuara nga media treguan një përleshje të ashpër me grushte dhe shkelma mes disa personave.
    Fillimisht, u ngritën pikëpyetje mbi mungesën e reagimit të menjëhershëm të policisë, pasi u raportua se në këtë konflikt ishin të përfshirë fëmijë dhe nipër të figurave të njohura të politikës dhe showbiz-it shqiptar.Sipas raportimeve mediatike, disa nga protagonistët janë identifikuar si Deni dhe Kejni Selimllari (djemtë e ish-Miss Shqipëria Valbona Selimllari), Leon Frroku (nipi i ish-deputetit Mark Frroku), si dhe një nipi i ish-ministrit Lefter Koka. Shkaku i sherrit, sipas raportimeve, ishte një femër dhe inate të mëparshme mes palëve.
    Pas publikimit të pamjeve dhe emrave, ka reaguar Leonard Koka, vëllai i ish-ministrit Lefter Koka dhe babai i djalit të përfshirë në sherr. Ai theksoi se djali i tij ka qenë aty vetëm për të shuar sherrin dhe jo si pjesë aktive e dhunës. “Ai është duke i ndarë dhe po të futesh të ndash dikë që po zihet je pjesë e sherrit,” shkroi Koka për portalin “JOQ”, duke kërkuar të mos përfshihet emri i ish-ministrit Lefter Koka në këtë ngjarje.
    Kjo situatë vijon të ngrejë pyetje mbi zbatimin e ligjit dhe barazinë para tij, si dhe mbi ndikimin e lidhjeve sociale në trajtimin e rasteve të tilla. Policia ndërrkohë, ende nuk ka një reagim zyrtar për rastin.

  • PD në depresion pas humbjes së katërt, Lefter Maliqi: Na duhet dikush si Sokol Olldashi

    PD në depresion pas humbjes së katërt, Lefter Maliqi: Na duhet dikush si Sokol Olldashi

    Lefter Maliqi ka publikuar disa fotografi krah të ndjerit Sokol Olldashi dhe thotë se opozita, Partia Demokratike dhe gjithë opozita ka nevojë për njeriun orator, intelektualin dhe liderin largpamës që ai ishte.
    “I mungon politikes, i mungon opozites, i mungon demokratëve. Orator, intelektual, kurajoz, largpamës, frymëzues, njeri i sfidave, shembull frymëzimi për të gjithë”, shkruan Lefter Maliqi.
    Ai ndan disa fotografi që i përkasin kohës kur ka qenmë kryetar i komunës më të madhe në Qarkun Berat, Otllak, dhe atje ka shkuar për vizitë Sokol Olldashi, sepse ishte ministër në Qeverinë “Berisha”.
    Po ashtu, Lefter Maliqi shihet dhe në disa pamje të tjera duke folur në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa pas tij qëndron në ulëset e kabinetit ministri Sokol Olldashi. Ai ka qenë deputet gjatë legjislaturës së fundit të demokratëve në pushtet, 2009-2013.
    Në këtë situatë dëshpëruese për PD, me sa duket edhe Lefter Maliqi e kupton se iu duhet një politikan si Sokol Olldashi.

  • Lefter Maliqi: Jam kundër dorëheqjes së Berishës, duhet një riorganizim

    Lefter Maliqi: Jam kundër dorëheqjes së Berishës, duhet një riorganizim

    Kandidati opozitar në zgjedhjet e 11 Majit, Lefter Maliqi, reagoi me një postim online duke bërë thirrje për riorganizimin e PD-së.

    Ai tha se është kundër dorëheqjes së liderit Sali Berisha, duke shtuar se ai është në mision për votën e lirë.

    “Jam kundra zërave për dorëheqjes së liderit Berisha, i cili është në mision për votën e lirë dhe fitoren e opozitës kundër masakrës elektorale.

    Jam pro riorganizimit, analizës dhe dorëheqjes së disa drejtuesve politikë në qarqe si pjesë e dështimit!” shkruan Maliqi.

  • Lefter Maliqi sulmon Enno Bozdon: Mandatin e tretë e humbëm prej tij, të fut thikën pas shpine

    Lefter Maliqi sulmon Enno Bozdon: Mandatin e tretë e humbëm prej tij, të fut thikën pas shpine

    Enno Bozdo dhe Lefter Maliqi

    TIRANË- Kandidati për deputet në listën e Beratit, i cili nuk ia doli që të sigurojë një vend në Kuvend, Lefter Maliqi ka sulmuar Enno Bozdon.  Në një intervistë për Report TV, Maliqi shprehu pakënaqësitë me Partinë Demokratike dhe drejtuesin politik të qarkut të Beratit, Bozdon.
    Sipas tij, në qarkun e Beratit humbën mandatin e tretë (pra mandatin e tij) për shkak të bojkotit që i ishte bërë nga Bozdo. Maliqi tha se pakënaqësitë e tij, ia kishte bërë me dije edhe kryedemokratit Sali Berisha.
    Më tej, shtoi se ishte sulmuar si nga maxhoranca, por edhe nga opozita. Duke lënë të kuptohet se votat preferenciale i ishin tjetërsuar.
    “Mandat i tretë i qarkut të Beratit është i sigurt, me vajtjen time atje. I treti u humb drejtpërdrejt nga drejtuesi politik i PD, Enno Bozdo. Ia kam bërë të ditur edhe opozitës dhe doktor Berishës. Meqenëse opinioni u hap se Maliqi fiton, ishte xhelozi e brendshme dhe u fokusuan të gjithë fuqitë e PD hidh gurin e fshehur dorën në bashkinë Kuçovë dhe komunën Otllak, duhet të isha fitues edhe më i thellë. Jo vetëm që nuk u prezantova, por keqpërdori disa struktura dhe më ndiqte nga pas mua, madje edhe në Skrapar. Kjo xhelozi më ka habitur dhe shokuar. Problemi është i thjeshtë. Jam i shokuar me këtë, por e vura në dijeni edhe zotin Berisha. Madje, nga Berisha kam pasur edhe falënderim edhe telefonata. Por aq e madhe ishte xhelozia, saqë marrëveshja ishte që në të gjithë Shqipërinë të kishim numërues te fletët e kandidatëve,”- u shpreh Maliqi.
    Por nuk u ndal me kaq! Ai sfidoi Bozdon duke thënë që meqenëse pretendon ka mbështetje të madhe, të japë dorëheqjen dhe të kandidojë për bashkinë e Beratit.
    “Që të fitonte Rama 83 mandate. Gabimet tona duhet t’i kemi. Sali Berishën nuk e ndiqnin dot, keqardhje 81 vjeç nga Selaniku vinte në Kuçovë, ndërkohë që gjysma e drejtuesve politikë ishin jashtë loje, për shkak të sistemit të mbyllur. Një pjesë e tyre rrinte në Tiranë, një pjesë në dreka. Psh Beratin e lanë zonën të zbuluar, vinin prezantonin kandidatët edhe nëpër fshatra, dhe lanë 30 fshatra në Berat pa i prekur. Sepse merreshin të gjithë në Kuçovë dhe Otllak, në zonën time. Mos të dalë Maliqi. E gjithë loja është që saqë demokratët dhe socialistët e zhgënjyer thoshin se ça po bëhet me Maliqin. Tani problemi qëndron se kemi zgjedhjet lokale në Berat, dhe i bëj një thirrje Enno Bozdos, të japë dorëheqje meqenëse ka mbështetje të gjerë popullore, dhe të kandidojë për bashkinë e Beratit. Nëse është Bozdo drejtues politik atje, nëse vazhdo me këtë sundo dhe përça, do të humbin thellë të gjitha bashkitë. Me Enno Bozdon jo më se nuk i shes më demokratët. Njeri që të qesh, por të fut thikën pas shpine. Njeri që nuk do demokratët, por shikon interesat e veta. Nëse është i Soros, të rrijë atje apo nëse është bandit. Nuk ka asnjë arsye të sulmosh Lefter Maliqin,”- shtoi ai./ZËRI