Ish-deputeti Lefter Maliqi thotë se ish-Presidentit Ilir Meta i kontrollohet ushqimi në paraburgimin ku po qëndron.
Këtë deklaratë ai e bëri në studion e Report Tv në emisionin “Studio Live”. Maliqi i konsideroi të paligjshëm edhe mënyrën dhe formën e arrestimit të Ilir Metës. Sipas tij, ndaj Metës ushtrohen edhe kontrolle të tepërta, duke mos i lejuar shumë gjëra, përfshi këtu edhe takimin me fëmijët.
Meqënëse kam qenë zv/drejtor i përgjithshëm i burgjeve, por edhe drejtues policie, meqënëse kam njohje të vjetra me z.Meta, Ilir Meta asnjëherë nuk i është trembur drejtësisë. Arrestimi i tij, për mua, është politik, ishte një arrestim anti-ligjor. Arrestime të tilla bëhen vetëm për kriminelë të rrezikshëm.
Sigurisht që z.Meta e kontrollon ushqimin, unë kam thënë i pari që ushqimi duhet kontrolluar. Sepse në burgjet e sigurisë së lartë, ju e patë që në Peqin u vra një i burgosur. Ministri Manja tha që e kanë hedhur me dron. Doli tani që është hedhur pjesë-pjesë pistoleta në ushqim apo pako të ndryshme. Por për mua ka qenë një mirëorganizim i brendshëm i burgut dhe një eliminim me pagesë, dhe i iku jeta tjetrit. Imagjino tani në ushqim që duhet të jenë të kontrolluara. Të gjithë këta e kontrollojnë ushqimin, i dini deklaratat e Arben Ahmetajt i cili tha po të isha në burg unë sot nuk do isha mirë. Probleme me shëndetin ka pasur edhe Beqja, probleme me shëndetin ka pasur edhe z.Veliaj.
Ndaj z.Meta është shumë e tepruar. Imagjino, i ndalonin dhe takimin me fëmijët. Nuk lejohen 2 por duhet 1 fëmijë. I ndalohet deputetit që e ka me ligji deputeti kur bën kërkesën për të vajtur për takim në paraburgim. Se po nuk pate besim te deputeti imagjino tani çfarë shteti je. I kanë ndaluar pothuajse dhe ushqimet me raste apo heqjen e telefonit, kontrolle sikur të ishte ndonjë kriminel, i bëjnë kontrolle herë pas here, forcat speciale të DAP-it që janë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Këto janë veprime hakmarrëse, primitive, dhe kur bëhen ndaj një personi që ka drejtuar shtetin, qeverinë, parlamentin dhe drejton forcën e dytë opozitare, imagjinoni çfarë ndodh me qytetarët e thjeshtë. Për mua, Meta mbahet në arrest në burg politikisht, sepse edhe po të jetë i lirë ai nuk i shmanget drejtësisë, nuk largohet. I kishin thënë me kohë që largohu dhe nuk largohej. Besojmë dhe shpresojmë që betejën do ta çojë deri në fund, do dalë nga burgu”, tha ndër të tjera Lefter Maliqi.
Tag: lefter
-

Frikë nga eleminimi?! Lefter Maliqi: Ilir Meta kontrollon ushqimin në burg
-

E rëndë në Finiq/ Grabiten me dhunë dy të moshuar
Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në fshatin “Lefter Talo”, Finiq, ku dy persona grabitën gjatë mesnatës 2 mijë euro në banesën e një çifti të moshuarish.
Uniformat blu bëjnë me dije se autorët kanë ushtruar edhe dhunë fizike ndaj Spiro dhe Dhespo Kalivioti.
Vijon puna për kapjen dhe identifikimin e tyre.
“Rreth orës 01:00, në fshatin “Lefter Talo”, Finiq, dy shtetas të paidentifikuar kanë hyrë me forcë dhe kanë vjedhur një shumë parash, në banesën e shtetasit S. K., 78 vjeç. Autorët dyshohet se gjatë kryerjes së vjedhjes kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit S. K. dhe bashkëshortes së tij, Dh. K., 79 vjeçe. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje”, njoftoi sot policia.
Materialet iu referuan Prokuorisë, për veprime të mëtejshme. -

Grabitën 2 milionë lekë në banesën e të moshuarve dhe i dhunuan, shpallen në kërkim autorët
Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në fshatin “Lefter Talo”, Finiq, ku dy persona grabitën gjatë mesnatës një 2 milion lekë në banesën e një çifti të moshuarish.
Uniformat blu bëjnë me dije se autorët kanë ushtruar edhe dhunë fizike ndaj Spiro dhe Dhespo Kalivioti.
Vijon puna për kapjen dhe identifikimin e tyre.
“Rreth orës 01:00, në fshatin “Lefter Talo”, Finiq, dy shtetas të paidentifikuar kanë hyrë me forcë dhe kanë vjedhur një shumë parash, në banesën e shtetasit S. K., 78 vjeç. Autorët dyshohet se gjatë kryerjes së vjedhjes kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit S. K. dhe bashkëshortes së tij, Dh. K., 79 vjeçe. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje”, njoftoi sot policia. -

E rëndë në Finiq! Hajdutët hyjnë me forcë në banesë, dhunojnë çiftin e të moshuarve dhe u vjedhin paratë
Një çift të moshuarish kanë rënë pre e një grabitje pak pas mesnatës së të dielës në fshatin “Lefter Talo”, Finiq.
Raportohet se dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë me forcë brenda banesës së çiftit Spiro dhe Dhespo Kalivioti.
“Paraprak/Rreth orës 01:00, në fshatin “Lefter Talo”, Finiq, dy shtetas të paidentifikuar kanë hyrë me forcë dhe kanë vjedhur një shumë parash, në banesën e shtetasit S. K., 78 vjeç. Autorët dyshohet se gjatë kryerjes së vjedhjes kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit S. K. dhe bashkëshortes së tij, Dh. K., 79 vjeçe. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje”, informom policia.
-

Protesta dhe grevë urie në horizont/ Lefter Maliqi: Vjeshta do jetë shumë e nxehtë
Drejtuesi Politik i Qarkut Berat, i Partisë së Lirisë, Lefter Maliqi deklaroi në një intervistë tha se opozita po përgatitet për një sezon të ri politik që pritet të jetë i tensionuar.
Sipas tij, pas përfundimit të zgjedhjeve të fundit, strukturat e Partisë Demokratike dhe aleatët e saj do të mblidhen në ditët në vijim për të vendosur strategjinë e re të veprimit.
Një nga opsionet që po shqyrtohet është bojkotimi i Kuvendit, por Maliqi theksoi se më e mundshme është një pjesëmarrje aktive në parlament me një “betejë të fortë politike”.
“Mandatet duhet të pranohen, por jeta parlamentare nuk do të funksionojë normalisht. Komisionet do të bllokohen,” – u shpreh ai.
Protesta dhe grevë urie në horizont
Maliqi paralajmëroi gjithashtu një fushatë protestash pa ndërprerje në vjeshtë, duke mos përjashtuar as mundësinë e një grevë urie.
“Do të jetë një vjeshtë e nxehtë dhe kjo është e domosdoshme, sepse opozitarët kërkojnë shpresë dhe rikthim besimi,” – tha ai.
Sipas tij, këto veprime synojnë të ushtrojnë presion mbi qeverinë dhe të mobilizojnë bazën opozitare pas një periudhe zhgënjimi dhe mosbesimi.
Maliqi theksoi gjithashtu rëndësinë e reagimit nga faktori ndërkombëtar. Ai tha se opozita pret që raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet të shoqërohet me qëndrim të qartë nga partnerët ndërkombëtarë, përfshirë edhe Departamentin Amerikan të Shtetit.
“Disa deputetë të PD-së tashmë kanë dorëzuar të dhëna mbi manipulimet zgjedhore në organizmat ndërkombëtarë,” – shtoi Maliqi, duke lënë të kuptohet se kjo çështje do të mbetet në fokusin e veprimtarisë opozitare gjatë muajve të ardhshëm.
-

Lefter Maliqi paralajmëron një vjeshte të tensionuar: Do fillojmë një betejë të vertetë
Drejtuesi Politik i PL-së për Qarkun Berat, Lefter Maliqi deklaroi në se opozita po përgatitet për një sezon të ri politik që pritet të jetë i tensionuar.
Sipas tij, pas përfundimit të zgjedhjeve të fundit, strukturat e Partisë Demokratike dhe aleatët e saj do të mblidhen në ditët në vijim për të vendosur strategjinë e re të veprimit.
Një nga opsionet që po shqyrtohet është bojkotimi i Kuvendit, por Maliqi theksoi se më e mundshme është një pjesëmarrje aktive në parlament me një “betejë të fortë politike”.
“Mandatet duhet të pranohen, por jeta parlamentare nuk do të funksionojë normalisht. Komisionet do të bllokohen” – u shpreh ai.
Maliqi paralajmëroi gjithashtu një fushatë protestash pa ndërprerje në vjeshtë, duke mos përjashtuar as mundësinë e një greve urie.
“Do të jetë një vjeshtë e nxehtë dhe kjo është e domosdoshme, sepse opozitarët kërkojnë shpresë dhe rikthim besimi” – tha ai.
Sipas tij, këto veprime synojnë të ushtrojnë presion mbi qeverinë dhe të mobilizojnë bazën opozitare pas një periudhe zhgënjimi dhe mosbesimi.
Maliqi theksoi gjithashtu rëndësinë e reagimit nga faktori ndërkombëtar. Ai tha se opozita pret që raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet të shoqërohet me qëndrim të qartë nga partnerët ndërkombëtarë, përfshirë edhe Departamentin Amerikan të Shtetit.
“Disa deputetë të PD-së tashmë kanë dorëzuar të dhëna mbi manipulimet zgjedhore në organizmat ndërkombëtarë,” – shtoi Maliqi, duke lënë të kuptohet se kjo çështje do të mbetet në fokusin e veprimtarisë opozitare gjatë muajve të ardhshëm. -

Peka: Rama nuk preket, SPAK arreston për herë të 4-t Lefter Kokën dhe Bllakon, këtë radhë për ‘EcoParkun’
Alqi Bllako dhe Lefter Koka, pritet të përballen me arrestime të tjera nga SPAK për aferën e ‘Eco Parkut’.
Kështu shkruan gazetari Çim Peka, sipas të cilit ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako pritet të përballen për herë të 4-t me masa arresti të vendosura nga SPAK, kësaj here për çështjen e ashtuquajtur ‘Eco Parku’, një projekt që është shfrytëzuar për përfitime korruptive.
Gazetari Çim Peka, përmes një postimi ironik në rrjetet sociale, ka komentuar zhvillimet më të fundit duke ironizuar:
‘Alqi Bllako dhe Lefter Koka pritet të arrestohen nga SPAK për herë të 4 edhe për Eco Parkun e Edi Ramës.
Edhe për vrasjet në Gaza këta do t’i akuzojë Dumani i ‘Drejtësisë së Re’.
Rama n’cuk! Ja kur të dalë Rea, vajza e Terit!’
Edi Rama është akuzuar nga ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, për përfshirje të drejtpërdrejtë në këtë aferë, me anë të thjeshtrës së rij, Rea Rama, vajza e Linda Ramës me martesën e parë.
-

Lefter Çipa: Ankohet i miri, i ligu loz letra…
Poezi nga Lefter Çipa
Se jetës së gjatë, s’i dihet sekreti,dhe vdekja më nxiu, po jeta më shkrepi.Në më mbyttë deti, do më nxjerrë lumi,zogu sapo vjen, fluturon pëllumbi.Ata që më duan, dorën më shtrëngojnë,si një përshëndetje, këngën më kujtojnë.Nuk jetoj nga buka, kam jetë nga shpirti,vritem nga të gjitha, por më shumë nga syri.Me një bastun druri, trokëllij mbi tokë,toka gjak më vuri, qielli djalë më thotë.Guri që më deshi, më zgjoi natyra,kur nata më qeshi, erdh’ më mori dita.Kur merr këngën fati, dreqi është tërbuar,me shpatë inati, ëngjëll i copëtuar.Doni që ta dini: Ligjet janë të serta,ankohet i miri, i ligu loz letra.Ç’mban dheu brenda, kush dheun e hapi?Me lotë qan veç nëna, ati qan i pari.Kujt i vritet zemra, i pikon dhe gjaku,vesë po s’hodhi Hëna, nuk rritet zambaku.Me një bastun druri trokëllij mbi tokëNuk jetoj nga buka, jo në këtë botë.
ObserverKult
Lexo edhe:
LEFTER ÇIPA: TANI NUK KA AS BURRA DHE AS FJALË QË PESHON
Nga Aleksandër Çipa
Dialog me tim At, Lefterin, në vitin 2018
Si të duket kjo kohë?
-Kjo kohë, dëgjo mor djalë, nuk bën dot kohë për vete. E kam fjalën, për kohë të jetushme matanë jetës së të gjallëve. Se kjo kohë nuk ka sistem. Kjo kohë ka prishur shkallët e vlerës dhe të peshës. Në kohët normale themi: peshon burri dhe peshon fjala e burrit. Tani nuk ka as burra dhe as fjalë që peshon. Se e kanë prishur dhe fjalën dhe, e kanë humbur edhe peshën e burrit…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU
-

Lefter Koka lë përkohësisht qelinë, i miratohen 8 orë leje
Ish-ministrit Lefter Koka i është miratuar leje e kufizuar për t’u liruar nga qelia ditën e sotme nga ora 11:00 deri në orën 17:00.
Kjo leje është firmosur nga Ministri i Drejtësisë, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve dhe kreu i burgut të Durrësit.
Sipas tvklan, mësohet se shkak për lejen e kufizuar është arsye familjare, pasi e ëma është sëmurë. Mësohet se ai është shoqëruar nga forca të shumta policore.
Kujtojmë se ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, mbahet në qeli prej dhjetorit të vitit 2021 për çështjen e inceneratorëve.
Ai u dënua me 6 vite e 8 muaj burg për inceneratorin e Elbasanit.
Ndërsa për atë të Tiranës ai është dënuar me 2 vite heqje lirie.
Sa i përket inceneratorit të Fierit, ku Koka akuzohet sërish, çështja është në rigjykim.
