Pas publikimit të këngës së re nga Ledri Vula, një nga reagimet që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte ai i këngëtares Xhensila Myrtezaj. Ajo ndau në Instagram Story një fragment nga videoklipi i reperit duke shkruar “Amazing” dhe duke shoqëruar mesazhin me një emoji zjarri, duke treguar kështu mbështetjen e saj për kolegun.
Ky reagim vjen në një periudhë kur dy artistët janë përfolur gjerësisht për një lidhje më të afërt sesa ajo profesionale, sidomos pas bashkëpunimit të tyre të suksesshëm “Ma Kthe”. Kimia mes tyre, si në skenë ashtu edhe para kamerave, ka nxitur debate dhe spekulime në rrjetet sociale.
Megjithatë, Ledri dhe Xhensila janë pjesë e së njëjtës shtëpi muzikore dhe menaxhimi, ndaj mbështetja e tyre reciproke është më shumë një shenjë e bashkëpunimit brenda grupit sesa diçka tjetër. Në intervistat e mëparshme, Ledri ka theksuar se raporti me Xhensilën është profesional dhe ekipor, ndërsa asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar ndonjë lidhje romantike.
Spekulimet për një romancë mes tyre janë ushqyer nga mediat rozë dhe rrjetet sociale, por deri tani nuk ka asnjë deklaratë zyrtare që e vërteton këtë. Të dy artistët kanë zgjedhur të përqendrohen në projektet muzikore dhe në bashkëpunimet që po rezultojnë shumë të suksesshme.
Mbështetja e Xhensilës për Ledrin pas këngës së re vjen si një tregues i mirë i marrëdhënies profesionale dhe respektit mes tyre, duke treguar se fokusimi i tyre mbetet puna dhe muzika.
Tag: ledri
-

Ledri Vula me projekt të ri muzikor, reagimi i Xhensilës tërheq vëmendjen në rrjet!
-

“Derisa të gjej një burrë…”/ Rina konfirmon ndarjen nga Ledri, kunjat në ‘Tik Tok’ për reperin
Rina Zaiti ka postuar një video në TikTok, ku shfaqet duke bërë një përshkrim të gjatë mbi tiparet që kërkon tek një partner ideal.
“Do të rri single derisa të gjej një burrë që nuk ndikohet nga shokët e tij, apo nga rrjetet sociale.Është gazmor dhe i pëlqen të më dëgjojë të flas 24/7. E bën familjen time, familjen e tij. Pak xheloz, më respekton dhe gjithmonë është i sinqertë me mua.”
Me këtë koment, ajo tregon se është single, e se raporti i saj me Ledri Vulën ka marrë fund.
Ndjekësit nuk vonuan ta interpretonin këtë si një “kunjë” të drejtpërdrejtë ndaj ish-partnerit të saj.
Komentet shpërthyen me humor, ku njëri prej tyre shkruante: “Dmth kokan qel zyrtarisht aplikimet”, ndërsa një tjetër theksonte: “Rina woke up and chose violence.”
Vetë Rina i mori me sportivitet reagimet, duke kthyer përgjigje plot humor dhe duke lënë të kuptohet se nuk i shmanget aspak aludimeve.
Kjo lëvizje e saj vjen në një moment kur Ledri është përfolur gjerësisht për jetën e tij private pas ndarjes, duke i dhënë edhe më shumë peshë spekulimeve se postimi i Rinës mund të jetë një mesazh i koduar për reperin. Kujtojmë se Ledri Vula përflitet për një romancë me këngëtaren e njohur Xhensila Myrtezaj, fotot janë shfaqur të të dyve, por ende asnjëri nuk ka konfirmuar asgjë. (lexo ketu). -

Benet Beci sjell Ledri Vulën në Shkodër, koncert sonte në orën 21:00 para Bashkisë
Shkodra vijon të kthehet në kryeqendrën verore të festave dhe muzikës. Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka bërë një ftesë publike për të gjithë qytetarët dhe vizitorët që të bashkohen në koncertin e rradhës, i cili do të mbahet sonte, në orën 21:00, në sheshin përpara Bashkisë Shkodër.
Në skenë do të ngjitet një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare, Ledri Vula, i cili pritet të ndezë atmosferën me energjinë dhe hitet e tij.“Shkodra këtë verë është vendi i festave dhe koncerteve”, ka theksuar kryebashkiaku Beci, i cili përmes rrjeteve sociale ka promovuar një kalendar të pasur aktivitetesh kulturore dhe argëtuese për të gjitha moshat.
Nën moton #VerënëShkodër dhe #AskundsinëShkodër, qyteti po gjallërohet çdo javë me evente që tërheqin jo vetëm banorët lokalë, por edhe turistë nga e gjithë Shqipëria dhe rajoni.
-

Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj: A po ndodh një lidhje speciale mes dy yjeve të muzikës?
Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA -

“Kemi shumë kimi”/ Pasi u publikuan fotot e tyre, Ledri flet për raportin me Xhensilën
Ledri Vula ka folur për herë të parë mbi lajmet dhe fotot (lexo këtu) që qarkullojnë kohët e fundit për një afrim mes tij dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. I ftuar në podkastin e Alketa Vejsiut, reperi nuk e mohoi afrimitetin me Xhensilën, madje la të kuptohet se mes tyre ka më shumë se sa një bashkëpunim muzikor.
“Kemi shumë kimi mes nesh. Jemi si një ekip,” tha Ledri, duke theksuar se marrëdhënia e tyre është e ndërtuar mbi ndjenjë, mirëkuptim dhe pasion për muzikën. Edhe pse nuk foli në mënyrë të drejtpërdrejtë për një lidhje romantike, ai nuk e përjashtoi as këtë mundësi.
Kur u pyet nëse një lidhje mes tyre mund të funksiononte jashtë studios, Ledri u shpreh me bindje:
“Po, normal që po. Mendoj se do kishte funksionu. Pa marrë parasysh nëse kanë fëmijë apo një të kaluar, kur dy njerëz e duan njëri-tjetrin, dashuria mund gjithçka.”
Reperi ndau edhe arsyet pse e vlerëson Xhensilën si person dhe si artiste:
“Kemi pas një gjuhë të përbashkët, sepse të dy kemi histori të ngjashme. Ka qenë shumë natyrshëm me komuniku. Më pëlqen si artiste dhe më pëlqen të rri me njerëz që e duan muzikën dhe punojnë me pasion.” -

Ledri Vula rrit temperaturat, ”djeg” me një foto. Tregon muskujt nga dhoma e hotelit
Showbiz E Shtunë, 5 Korrik 2025 18:33
Ai është një nga artistët më të suksesshëm në vend, por edhe një nga djemtë e bukur të showbizzit. Fjalën e kemi për Ledri Vulën, i cili është në krye të lajmeve rozë, si nga bashkëpunimet muzikore, ”lidhja e dashurisë”, por këtë herë ai ka provokuar me një foto nga dhoma e hotelit. Ai ka postuar një selfie, ku shihet trupi i formuar me muskuj. Sakaq, artisti dhe Era Istrefi kanë bashkuar sërish forcat për një tjetër hit veror. “T’lo” mban titullin bashkëpunimi i tyre më i ri që ishte një prej hyrjeve të kësaj jave. Ky është projekti i dytë i dyshes që pas “Shumë Pis”. E në fakt kjo e fundit patjetër që rezultoi një sukses, që edhe sot është një prej këngëve më të dëgjuara nëpër clube e jo vetëm. Nga ana tjetër, “T’lo” është po ashtu një projekt shumë i pëlqyer nga fansat, që me dëgjimin e parë. Por a do ta arrijë suksesin e “Shumë pis”? -

Ledri Vula & Xhensila Myrtezaj, Sara Hoxha & Erik Fullani kombinimi ideal sipas astrologjisë
Kur yjet flasin, dashuria nuk fshihet dot… Dy çifte të njohura të showbiz-it shqiptar po përfliten gjithnjë e më shumë si të bashkuar dhe këtë herë, jo nga thashethemet, por nga vetë astrologjia!
Në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, astrologia Chrysanthi Kalogeri zbërtheu hartat astrologjike të Ledri Vulës me Xhensila Myrtezajn dhe të Sara Hoxhës me Erik Fullanin, duke lënë të kuptohet se mes tyre mund të fshihet më shumë se miqësi apo bashkëpunim…
Nga lidhjet harmonike të Diellit e Marsit, te balancat mes zemrës dhe ambicies, duket se universi ka një plan për këta katër emra të njohur. Çfarë zbulojnë yjet? Dhe a mund të jenë këto sinjale të një romance që nuk është më thjesht aludim? Kjo mbetet për t’u parë me kohën…
“Ledri Vula është një Gaforre, por jo një Gaforre e thjeshtë, është shumë dinamik. Për arsye se ka Marsin në shenjën e Bricjapit, është shumë i mirë për meshkujt. Nga Marsi në shenjën e Akrepit dhe Marsi në shenjën e Bricjapit janë nga më të mirët. Dielli i tij ka një lidhje harmonike me shenjën e Peshqve që u jep një zë shumë të bukur. Ka Hënën dhe Afërditën në shenjën e Luanit dhe i pëlqejnë gratë që shkëlqejnë, që janë shumë të bukura. Me Xhensila Myrtezajn kombinojnë sepse janë Diellin në një pikë që shkëlqejnë shumë, Dashi i vënë Ledrit Marsin mbi Diell në një lidhje harmonike me Jupiterin dhe i nxit atë pasioni si mashkull. Xhensila ka një trekëndësh shumë të mirë në shenjën e Ujit që kombinon me Ledrin. Kanë edhe kundërshtimet e tyre.
Sara Hoxha dhe Erik Fullani. Është një tjetër rregull i astrologjisë, që ne gjejmë atë që është përballë nesh. Pra Binjaku të gjejë Shigjetarin. Shigjetari ka një hartë astrologjike fantastike, e ka shumë të madhe Erik Fullani ka një dinamizëm në jetën e tij në punë, në marrëdhënie. Ndërkohë që edhe Sara është e zgjuar kërkon qëndrueshmëri. Ka kaluar në faza të reja jete, mund të ketë edhe disa pengesa dhe nëse do mbajnë marrëdhënien, mund të dëgjojmë edhe gjëra shumë interesante”, tha astrologia.


