Ecuria e jashtëzakonshme e LeBron Xhejms, ku në 1297 ndeshje të stinorit të rregullt në NBA shënoi 10 e më shumë pikë, është ndalur të enjten pas mesnate. Superylli i basketbollit u ndal në vetëm tetë pikë të realizuara në fitoren 123:120 të Los Anxheles Lakersit ndaj Toronto Raptorsit. Basketbollisti i Lejkërsit, i cili po luan në sezonin e 23-të në NBA, ndaj Raptorsit i shtoi edhe 11 asistime.
Për herë të fundit kur Xhejmsi nuk realizoi pikë dyshifrore ishte janari i vitit 2007. Xhejms dështoi në gjuajtje nga loja e hapur duke realizuar vetëm katër herë në 17 tentime, ndërsa dështoi në pesë tentimet për tri pikë. Në muajin mars, Xhejms u bë basketbollisti i parë që shënoi 50 mijë pikë në sezonin e rregullt në NBA dhe në ndeshjet e plejofit. Austin Reaves shkëlqeu në këtë ballafaqim me dyshifrorë të dyfishtë prej 44 pikëve e 10 kërcimeve.
Tag: lebron
-

Basketboll/ LeBron Xhejmsit i ndërpritet rekordi 18-vjeçar
-

LeBron James sfidon mënyrën tradicionale të përkufizimit të suksesit
Ylli i basketbollit dhe platforma UNINTERRUPTED* nxisin një mënyrë të re të të menduarit për punësimin dhe aftësitë që vlejnë për karrierënÇfarë do të kishte ndodhur nëse askush nuk do ta kishte parë ndonjëherë LeBron James të luante basketboll?Kjo është pyetja që udhëheq fushatën e re të UNINTERRUPTED dhe Indeed, The Main Thing, që synon të sfidojë standardet tradicionale të punësimit dhe të vlerësojë aftësitë që fitohen nga përvoja reale.Në seri, LeBron zhvillon biseda me figura të njohura si Tony Hawk, Teyana Taylor, Marques Brownlee dhe stilistja Melody Ehsani, duke treguar se krijimtaria, këmbëngulja dhe përvoja praktike mund të hapin rrugë drejt suksesit edhe pa një diplomë universitare.“Puna që bën Fondacioni im për familjet na ka treguar se njerëzit lulëzojnë kur u jepet një mundësi,” tha LeBron James, duke shtuar se bashkëpunimi me UNINTERRUPTED dhe Indeed ndihmon më shumë njerëz të tregojnë aftësitë që tashmë zotërojnë. Maverick Carter, bashkëthemelues i platformës, theksoi se qëllimi është të prishen kufijtë e sistemit tradicional që shpesh lë jashtë njerëz me potencial.E themeluar nga LeBron James dhe Carter, UNINTERRUPTED është një platformë shumëmediale që tregon anën njerëzore të sportit dhe argëtimit, si dhe po përdoret për të ndryshuar mënyrën si mendohet për rekrutimin.“Njerëzit duhet të punësohen për atë që dinë të bëjnë, jo vetëm për titujt që kanë,” tha James Whitemore, drejtues i marketingut në Indeed, duke nënvizuar se përvoja praktike duhet të ketë po aq peshë sa kualifikimet formale.Sipas drejtorit krijues Jamal Henderson, frymëzimi erdhi nga shprehja e preferuar e LeBron: “Fokusohu gjithmonë te ajo që ka vërtet rëndësi.”Seria sjell sfida reale e momente spontane, nga Tony Hawk mbi skateboard deri te Ehsani që qep një veshje, për të treguar se aftësitë praktike vlejnë më shumë sesa diploma.Henderson thekson se suksesi i projektit qëndron në autenticitetin dhe frymëzimin, jo në famën e protagonistëve. “Duam që njerëzit ta shohin dhe të mendojnë se është një histori që ia vlen të ndahet.”Në thelb, The Main Thing është një mesazh që talenti ekziston kudo, por kërkon mundësinë për t’u vënë re. Për LeBron James, kjo fushatë pasqyron rrugëtimin e tij personal dhe misionin e UNINTERRUPTED për t’i ndihmuar njerëzit të marrin kontrollin mbi historinë e tyre.“Suksesi për ne do të thotë t’u japim njerëzve rrugë të reja, ide të reja dhe besim se mund të arrijnë atë që duan, pavarësisht nga diploma apo prejardhja,” tha Carter.Fushata është një thirrje për sipërmarrësit dhe drejtuesit që të rishikojnë kuptimin e “kualifikimeve”.Ajo i fton bizneset të punësojnë mbi bazën e aftësive, të ndërtojnë partneritete autentike dhe të përdorin fuqinë e tregimit për të frymëzuar ndryshim. / Entrepreneur, Shqip.al* Platforma UNINTERRUPTED është krijuar me qëllimin për t’u dhënë sportistëve dhe figurave publike një zë të pavarur, ku ata mund të tregojnë historitë e tyre pa ndërmjetësim nga media tradicionale.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Telashe për Lakers, LeBron James do të humbasë fillimin e sezonit për shkak të nervit shiatik
11 Tetor 2025
17:36
Telesport
Nëse “vendimi i dytë” kishte të bënte me një sponsorizim pijesh, “i treti” ka të bëjë me shëndetin e LeBron James. Me sezonin e NBA-së vetëm disa ditë larg, ylli i Los Angeles Lakers është i detyruar të qëndrojë jashtë për shkak të disa problemeve me nervin shiatik.
Ky problem do ta pengojë atë të përballet me Golden State Warriors të Stephen Curry më 21 tetor, ditën e debutimit në NBA për sezonin e ri. Basketbollisti do të duhet t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme brenda tre deri në katër javësh.
Siç raportohet nga mediat amerikane, ai do të humbasë thuajse të gjitha seancat stërvitore të parasezonit, si dhe ka munduar në dy miqësoret e luajtura deri më tani. Trajneri JJ Redick e përshkroi problemin si “një inflamacion të një nervi”, por LeBron James nuk është gati të dorëzohet.
“Pavarësisht se si shkojnë gjërat, jam shumë i zënë sepse nuk e di se kur do të mbarojë edhe pse fundi është afër. Ajo që e mban flakën gjallë është se dashuria ime për lojën është e paprekur dhe pasioni im për stërvitjen është po aq i paprekur”, tha LeBron James. -

LeBron James i mashtron të gjithë me vendimin, ylli i Lakers “zhytet” në alkool
Bota e sportit mbajti frymën për 24 orë, duke pritur të dëgjonte se çfarë njoftimi do t’i bënte LeBron James të gjithë botës. Kjo për shkak të mënyrës se si James e publikoi ngjarjen, siç e quajti ai, “Vendimi i të gjitha vendimeve”.
Po në këtë mënyrë ai i bëri jehonë njoftimit të tij të vitit 2010, kur kaloi nga Cleveland Cavaliers te Miami Heat. Ndërsa këtë herë të gjitha shenjat tregonin tërheqjen e tij nga basketbolli.
Por, në minutën e fundit, 4 herë kampioni i NBA-së i habiti të gjithë: njoftimi kishte të bënte vetëm me një partneritet me një kompani konjaku. E gjithë bota e sportit mbeti e zhgënjyer nga pritja e gjatë.
“LeBron, të gjithë duan të dinë se ku do të shkojnë talentet e tua këtë vit“, i bëri intervistuesi LeBron James të njëjtën pyetje si vendimi i vitit 2010. “Ishte e vështirë“, u përgjigj LeBron, ylli i Lakers.
“Kam vendosur që këtë vjeshtë t’i çoj talentet e mia te Hennessy V.S.O.P.” LeBron e ripostoi videon e Hennessy (marka e alkoolit të sponsorizuar) nëpërmjet llogarisë së tij në X, duke e shoqëruar atë me dy ikona: një shkelje syri dhe një gjuhë të nxjerrë jashtë.
Mesazhi ishte i qartë: Ia dola! Mbreti, ende në një gjendje të jashtëzakonshme fizike, nuk ka ndërmend të abdikojë dhe të largohet nga basketbolli. -

LeBron James nuk e rinovon kontratën me Lakers: Nuk e di nëse do të jem këtu pas një viti
2 Tetor 2025
12:59
Telesport
30 skuadrat pjesëmarrëse në NBA kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri sportiv 2025-2026. Në Los Anxhelos, vëmendja ka qenë te LeBron James, që ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Lakers.
I pyetur nëse “king James” do të jetë te Lakers edhe pas një viti, ai u përgjigj thatë: “Ndoshta”. Pra, e ardhmja e shënuesit më të mirë në historinë e NBS-së mbetet ende një mister.
21 herë pjesëmarrës në “All Star Game” nuk e ka zgjatur kontratën e tij me Lakers, e cila për këtë arsye do të skadojë qershorin e ardhshëm. “Ky fakt nuk do të ketë asnjë ndikim tek unë, nuk jam i shqetësuar për të ardhmen“, tha LeBron.
Megjithatë, ai do të mbushë 41 vjeç në dhjetor, nuk do të jetë në gjendje të luajë përgjithmonë. Ai e di këtë, Lakers e dinë dhe tifozët e ekipit kalifornian e dinë. Të gjithë presin të dinë të ardhmen e tij. -

LeBron Xhejms parashikon të tërhiqet nga basketbolli aktiv në moshën 40-vjeçare
Adriatik BALLA
Një nga basketbollistët më të mëdhenj të historisë, i cili vijon të prodhojë spektakël edhe në moshën 40-vjeçare, duket se po merr vendimin për t’u tërhequr. Referuar mediave sportive amerikane dhe europiane, LeBron Xhejms ka dhënë shenjën më të madhe deri më sot se pensionimi mund të jetë pranë, në një intervistë të re befasuese. Legjenda e NBA-së po përgatitet për sezonin e tij të 23-të në ligë, me Los Anxheles Lakers që do të zhvillojnë gjashtë ndeshje miqësore para se të hapin fushatën e tyre kundër Golden State Ëarriors më 21 tetor. E ardhmja e 40-vjeçarit ka qenë subjekt i spekulimeve të vazhdueshme gjatë gjithë verës, edhe pse ai vendosi të ushtrojë opsionin e tij prej 52.6 milionë dollarësh për t’u rikthyer edhe për një sezon tjetër.
Megjithatë, shumë tifozë besojnë se ky mund të jetë viti i fundit i tij përpara se të tërhiqet nga sporti. Duke folur për Spidi në kanalin e YouTube të Complex, Xhejms u pyet nëse rritja e angazhimeve të tij në biznes ishte shenjë se ai po përgatitej për t’u pensionuar. Xhejms u përgjigj: “Jo, nuk jam. E dini, nuk po jap asnjë aluzion. Sigurisht që e di që jam në anën tjetër të kodrës, kjo është e qartë. Si, hajde pra, nuk kam ndërmend të luaj edhe 23 vite të tjera, kjo është e sigurt. Dhe nuk kam ndërmend të luaj edhe 10 të tjera. Pra, jam duke u përgatitur drejt fundit. Ende s’jam atje, por jam jashtëzakonisht me fat që mund të jem ulur këtu.”
Edhe pse nuk konfirmoi një afat kohor të qartë, Xhejms pranoi se ditët e tij si lojtar janë të numëruara dhe se tashmë po mendon për jetën pas basketbollit. Gjatë kësaj vere, ai zbuloi se kishte zhvilluar një “varësi” ndaj golfit, duke thënë se dëshironte të luante në çdo kusht. Ai gjithashtu udhëtoi drejt Kinës për turin e tij Forever King dhe po përgatitet të lansojë atleten e tij më të re, Nike LeBron 23, më 3 tetor. James madje bëri shaka me spekulimet e vazhdueshme se hobet e tij të reja ishin shenja për pensionim: “Dëgjoni, çdo herë që marr diçka të re nuk do të thotë pensionim. Është si: oh e pashë duke ngrënë me shkopinj kineze – po del në pension. Oh, e pashë që po vesh një bluzë shumë të madhe – pensionim. Ai mori golf. Pensionim. Është thjesht diçka që dua të bëj, një hobi i vogël. Por pensionimi po vjen. Thjesht nuk është këtu ende.” Si shënuesi më i madh në histori i NBA-së, James tani do të ndjekë titullin e tij të pestë kampion. Megjithatë, me një skuadër të Lakers të re dhe ende të papërvojë—që përfshin edhe të birin, Broni—shumë dyshojnë se ata kanë fuqinë e mjaftueshme për të arritur në finale. -

Yamal dhe festimi i frymëzuar nga LeBron James, pse po shkakton kaq shumë polemika në Spanjë
10 Shtator 2025
10:04
Alfred Lleshi
Lamine Yamal ka ndryshuar mënyrën e festimit të golave, duke lënë pas numrin 304 që simbolizonte lagjen e fëmijërisë së tij, Rocafonda, dhe adoptuar një gjest të ri, “kurorëzimin”, frymëzuar nga LeBron James. Ky veprim ka shkaktuar diskutime në Spanjë, disa media mendojnë se talenti i Barcelonës po ndikohet shumë nga famësia dhe suksesi.
Trajneri i Spanjës, De la Fuente, e qartësoi situatën me humor: “Kush tha që Lamine po kurorëzohej? Mua më duket si të kishte vendosur një kapelë magjike. Ishte thjesht një truk magjie”. De La Fuente shtoi se vëmendja e tepërt ndaj gjesteve të tij shpesh e humb fokusin te faktet reale:
“Ky djalosh, në moshën 16-vjeçare, ka debutuar në kombëtare dhe punon shumë. Stërvitet 6 orë në ditë, shkon në palestër, trajtohet nga fizioterapistët dhe bën të gjitha stërvitjet ‘e padukshme’. Çfarë e ka bërë të arrijë kaq lart nuk është mënyra e festimit të golit, por angazhimi i tij i palodhur”. -

Lamine Jamal inspirohet nga legjenda e basketbollit, LeBron Xhejms, shpall veten “mbret i Barcelonës”
Adriatik BALLA
Sulmuesi i njohur, Lamine Jamal, është inspiruar nga legjenda e basketbollit, LeBron Xhejms, për ta konsideruar veten si mbret i ri i Barcelonës. Festimi me gjestin e vendosjes së kurorës në kokë e talentit 18-vjeç është bërë ikonike, e inspiruar nga ylli i NBA-së, por ka marrë edhe shumë reagime, prej tyre mjaft kritika, shkruan “ANSA”. Për ta mbrojtur numrin 10 “Blaugrana” është përkujdesur selektori i Kombëtares së Spanjës, Luis de la Fuente, i cili sulmeve iu përgjigj duke iu thënë se gjesti i atij festimi nuk ishte për ta vendosur kurorën në kokë, por një kapelë magjistari. Jamal ka nisur t’i festojë në këtë mënyrë speciale golat e tij gjatë miqësores së dytë në turneun aziatik kundër Seul. Ai i realizoi dy gola dhe i befasoi të gjithë me këtë lloj festimi: një goditje me gjoks dhe një lloj vetëkurorëzimi. Një gjest që i përgjigjet atij të LeBron Xhejms, të bërë qe disa vite.
“LeBron është konsideruar gjithmonë një lojtar që do ta bënte historinë, edhe para se të arrinte në NBA. Dhe Lamine është duke i ndjekur gjurmët e tij si futbollist, duke i thyer pothuajse të gjitha rekordet e pjekurisë së hershme. Ndërkohë, në rrjetet sociale janë përfshirë nga zërat se romanca e supozuar mes Lamine Jamal dhe reperes argjentinase Niki Nikole ka marrë fund vetëm 13 ditë pasi u raportua se kishin nisur të shiheshin bashkë. Sipas mediave të Amerikës Latine, artistja 25-vjeçare thuhet se ka gjetur një “muzë” të re – mesfushorin e talentuar argjentinas Franko Mastantuono, i cili këtë verë u transferua te Real Madrid nga River Plate.
Situata ka krijuar menjëherë tensione, pasi Mastantuono, 18 vjeç, është jo vetëm bashkëmoshatar i Yamal, por edhe rival i tij i drejtpërdrejtë në fushë, duke qenë pjesë e madrilenëve ndërkohë që Yamal luan për Barcelonën. Shumë tifozë kanë ironizuar lajmin në rrjet, me një koment që thoshte: “13 ditë, as dy javë”, ndërsa një tjetër shkruan me humor: “Nicole ndryshon të dashur më shpesh sesa bëj unë dush”. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e fansave ka hedhur poshtë këto thashetheme, duke kujtuar se Mastantuono është prej kohësh në një lidhje me Fio Augustinelli.
As Jamal, as Mastantuono dhe as Nikole nuk kanë reaguar për lajmet e qarkulluara. Ndërkohë, babai i Lamine Yamal, Mounir Nasraoui, e minimizoi krejt situatën duke deklaruar: “Këto janë gjëra fëmijësh. Nuk e njoh fare, as nuk e di se ç’fytyrë ka.” Nicki Nicole, me emrin e vërtetë Nicole Denise Cucco, është një nga artistet më të njohura latine, me mbi 22 milionë ndjekës në Instagram dhe afro 18 milionë dëgjues mujorë në Spotify. -

LeBron James, gati për sezonin e 23-të në NBA
LeBron James është njeriu i rekordeve të jashtëzakonshme në NBA, ndërsa pritet që të shënojë një tjetër arritje të pabesueshme në kampionatin më prestigjioz të basketbollit në botë. Ylli Lakers do të ushtrojë opsionin e tij të kontratës prej 52.6 milionë dollarësh, duke vijuar të jetë pjesë e Lakers edhe për sezonin 2025-2026.
Vazhdimi në parket do ta bëjë “Mbretin” lojtarin e parë në histori që do të aktivizohet për 23 sezone në NBA, duke kaluar Vince Carter, me këtë të fundit që numëron 22 sezone në NBA. Pasi realizoi ëndrrën, duke luajtur bashkë me të birin, Brony, LeBron James, i cili do të mbushë 41 vjeç në dhjetor, tani është gati për një tjetër sezon si protagonist.Ai tashmë është në fazë rikuperimi nga dëmtimi i pësuar në “play off”, ndërsa vetë lojtar ka bërë të ditur se gjithçka po shkon mirë. “Kam shumë kohë për t’u rikuperuar nga lëndimi i gjurit, ta pushojë trupin dhe të jem i sigurt se do të jem 100 për qind i gatshëm kur të nisin përgatitjet në fund të shtatorit”, u shpreh pak kohë më parë LeBron.
Fjalë që shuajnë dyshimet për të ardhmen e tij në NBA, duke e bërë lojtarin më të ligës. LeBron James do të ketë kohë deri të shtunën pasdite për të vendosur për këtë opsion të kontratës, që do të bënte që ai të përfitonte 580 milionë dollarë në total. Ndërkohë sezoni që po vjen do të jetë viti i parë i plotë me Luka Doncic në ekip dhe LeBron do të kërkojë një tjetër titull me Lakers, pas atij të fituar në kohën e pandemisë. Ai kishte mesatare prej 24.4 pikëve, 7.8 kërcimeve dhe 8.2 asistimeve për ndeshje gjatë në sezonit të fundit në NBA. -

LeBron James gati të thyejë rekordin e sezoneve në NBA, i kërkon Lakers një skuadër fituese për titullin
LeBron James do të ushtrojë opsionin e tij prej 52.6 milionë dollarësh si lojtar me Lakers për sezonin sportiv 2025-26. Kështu, ai bëhet basketbollisti i parë në histori që do të luajë sezonin e 23-të në NBA.
James do të mbushë 41 vjeç në dhjetor, ndaj i ka kërkuar klubit që të ndërtojë një ekip pretedent. Pasi realizoi ëndrrën të luajë në një ekip me djalin e tij (Brony), tashmë ai kërkon edhe një tjetër titull kampion me Lakers, pas atij të fituar në kohën e pandemisë.
Duket se ai e ka kaluar një dëmtim që pësoi në fazën play off. “Kam shumë kohë për t’u kujdesur për dëmtimin tim, gjurin tim, trupin tim dhe për t’u siguruar që jam sa më afër 100% kur të fillojë kampi stërvitor, në fund të shtatorit“, tha James në një intervistë.
Sezoni i ardhshëm do të jetë viti i tij i parë i plotë me Luka Doncic si shok skuadre, një dyshe që ëndërron, por që ka nevojë për ndihmë nga pjesa tjetër e skuadrës. Agjenti i LeBron, Rich Paul, tha: “LeBron dëshiron të garojë për titullin. Ai e di që Lakers po ndërtojnë për të ardhmen”.
“Ai e kupton këtë, por gjithashtu e di se ka një shans real për të fituar. Ne e vlerësojmë shumë partneritetin që kemi pasur për tetë vjet me klubin dhe i konsiderojmë Lakers një pjesë themelore të karrierës së tij. Ne e kuptojmë vështirësinë e fitores tani ndërsa përgatitemi për të ardhmen”, tha agjenti i “King James”.
Në fund, agjenti i LeBron shtoi: “Ne duam të vlerësojmë se çfarë është më e mira për të në këtë fazë të jetës dhe karrierës së tij. Ai dëshiron ta bëjë çdo sezon që i ka mbetur të vlejë dhe Lakers e kuptojnë këtë, e mbështesin atë dhe duan më të mirën për të“.