Tag: leavitt

  • Trump bën komente të pazakonta për sekretaren e shtypit në mitingun e Pensilvanisë: Buzë që nuk ndalen, si mitraloz i vogël

    Trump bën komente të pazakonta për sekretaren e shtypit në mitingun e Pensilvanisë: Buzë që nuk ndalen, si mitraloz i vogël

    Presidenti Donald Trump doli sërish nga tema gjatë një fjalimi për ekonominë në malin Pocono, Pensilvani, duke bërë komente të pazakonta dhe të kritikuara gjerësisht për pamjen e sekretares së tij të shtypit, Karoline Leavitt.

    Teksa e prezantoi 29-vjeçaren para turmës, ai tha se ajo ka “buzë që nuk ndalen, si mitraloz i vogël”, duke ilustruar edhe me efekte zanore.
    Turma shpërtheu në brohoritje, por në internet reagimet ishin të ndryshme. Shumë përdorues e cilësuan deklaratën “të frikshme” dhe “të papërshtatshme”, ndërsa organizata progresive “Call to Activism X” e quajti Trump-in “një budalla të neveritshëm”.

    Brandon Wolf, nga Fushata për të Drejtat e Njeriut, e kritikoi presidentin për devijimin nga tema ekonomike. “Fjalimi duhej të ishte për ekonominë, por u kthye në obsesion me njerëzit dhe komente për buzët e Karoline Leavitt,” shkroi ai, duke shtuar: “Ndërkohë çmimet nuk po ulen më.”
    Kjo nuk është hera e parë që Trump bën komente të tilla për Leavitt. Në disa raste më herët, përfshirë një intervistë me Newsmax dhe biseda në bord të Air Force One, ai ka përdorur të njëjtën krahasim për buzët e saj, duke thënë se “lëvizin si mitraloz”.
    Karoline Leavitt, e cila ka qenë pjesë e ekipeve të komunikimit të Trump që prej vitit 2019, është tani sekretarja më e re e shtypit në historinë e Shtëpisë së Bardhë. Ajo ka ndërtuar një profil të lartë në mediat konservatore dhe është shfaqur rregullisht në televizion.

    Gjatë fjalimit, që ngjante më shumë me një miting fushate, Trump sulmoi edhe ish-presidentin Joe Biden dhe kongresmenin demokrat Ilhan Omar, duke përsëritur pretendime të pabaza për jetën e saj private. Ai pranoi publikisht se “nuk kishte lexuar asgjë nga teleprompteri”, ndërsa u tall me shkruesit e fjalimeve të tij.
    Leavitt, e martuar dhe nënë e një djali të vogël, ndau fragmente të fjalimit në rrjetet sociale pas eventit, teksa reagimet ndaj komenteve të shefit të saj vijojnë të jenë të nxehta online.

    Top Channel

  • Sulmi i dytë ndaj skafit me drogë pranë Venezuelës shkakton debat në Kongres, Shtëpia e Bardhë: U eleminua kërcënimi i radhës i trafikantëve

    Sulmi i dytë ndaj skafit me drogë pranë Venezuelës shkakton debat në Kongres, Shtëpia e Bardhë: U eleminua kërcënimi i radhës i trafikantëve

    Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt, refuzoi të hënën të japë detaje mbi arsyet pse u konsiderua e nevojshme një goditje e dytë amerikane ndaj një skafi që po lundronte pranë Venezuelës, pasi disa persona kishin mbijetuar nga sulmi i parë.

    Sipas CNN, Leavitt deklaroi se skafi transportonte drogë dhe për këtë arsye përbënte kërcënim për SHBA-në. Por kur u pyet se çfarë rreziku paraqisnin të mbijetuarit pas sulmit të parë dhe pse duhej goditja e përsëritur, ajo nuk dha sqarime të mëtejshme.

    “Admirali Bradley veproi brenda kompetencave dhe ligjit, duke urdhëruar goditjen për të siguruar shkatërrimin e plotë të mjetit lundrues dhe eliminimin e kërcënimit që përbënin trafikantët e drogës për Shtetet e Bashkuara,” tha Leavitt, duke iu referuar admiralit Frank M. ‘Mitch’ Bradley.

    Ajo shtoi se çdo pyetje shtesë mbi arsyetimin e këtij vendimi duhet t’i drejtohet Departamentit të Mbrojtjes, pasi “nuk ka qenë e pranishme në sallën e vendimmarrjes”.

    Lidhur me një rast tjetër në tetor, kur dy të mbijetuar u shpëtuan dhe u riatdhesuan, Leavitt tha se nuk ka dijeni për ndonjë ndryshim të politikës amerikane: “Jo, nga sa di unë.”

    Ministri i Mbrojtjes informon Kongresin pas shqetësimeve për ligjshmërinë e sulmit

    Shtëpia e Bardhë konfirmoi gjithashtu se ministri i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka zhvilluar biseda me ligjvënës që shprehën shqetësim për sulmin e përsëritur më 2 shtator, i cili dyshohet se vrau çdo të mbijetuar të skafit të dyshuar për trafik droge në Karaibe.

    “Sulmi u krye në ujëra ndërkombëtare dhe në përputhje me ligjin e konflikteve të armatosura,” tha zëdhënësja Leavitt.

    Ajo nuk specifikoi se me cilët anëtarë të Kongresit është konsultuar ministri.

    Ligjvënës nga të dyja partitë kanë ngritur pikëpyetje mbi ligjshmërinë e urdhrit për goditjen e dytë, ndërsa kërkojnë transparencë mbi procedurat dhe justifikimet ligjore.

    Sipas Shtëpisë së Bardhë, deri tani janë zhvilluar 13 informime të mbyllura për Kongresin mbi operacionet në Venezuelë, si dhe disa seanca të posaçme për shqyrtimin e dokumenteve të klasifikuara, përfshirë opinionin ligjor të Departamentit të Drejtësisë.

  • “I fjetur, ka më pak angazhime publike në axhendën e tij”/ Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë hedh poshtë lajmet e rreme për Trump

    “I fjetur, ka më pak angazhime publike në axhendën e tij”/ Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë hedh poshtë lajmet e rreme për Trump

    Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka kritikuar ashpër një gazetare të New York Times për një artikull të publikuar javën e kaluar, në të cilin Presidenti Donald Trump përshkruhej si “një njeri në rënie”.

    Artikulli portretizonte Trumpin, 79 vjeç, si duke fjetur në Zyrën Ovale dhe pretendonte se presidenti i 47-të ka më pak angazhime publike në axhendën e tij të ngjeshur sesa kishte gjatë mandatit të tij të parë.
    “Dua të theksoj një lajm të rremë që u publikua gjatë fundjavës, para se t’ju lë të flisni,” tha Leavitt me tone të ashpra gjatë konferencës së së hënës. “New York Times zuri rreth një të tretën e kalendarit të përditshëm të presidentit dhe pretendoi se ai po bën më pak sesa në mandatin e tij të parë, ose se mund të mos jetë i përshtatshëm për detyrën. Kjo është plotësisht e pavërtetë”, tha ajo.
    Ajo shtoi se është “thellësisht e turpshme” që artikulli u shkrua nga e njëjta media dhe i njëjti gazetar që, sipas saj, minimizuan incidentet e Presidentit Joe Biden në kohën kur ai ishte në detyrë.
    “E njëjta media, i njëjti gazetar që shkroi se Presidenti Biden ishte ‘100 për qind mirë’ pasi u pengua teksa hipte në Air Force One, tani thotë se Presidenti Trump nuk është i përshtatshëm për këtë punë. Po bëni shaka?” u shpreh Leavitt.
    Sipas raportit të mjekut të tij, të publikuar sot, sistemi kardiovaskular i Trump është “në gjendje të shkëlqyer”.
    Skanimet e barkut ishin gjithashtu “krejtësisht normale” pasi “të gjitha organet kryesore duken të shëndetshme”, thotë Dr. Sean Barbabella.
    “Si pjesë e kontrollit gjithëpërfshirës fizik ekzekutiv të Presidentit Donald J. Trump, u krye imazheri e avancuar sepse burrat në grupmoshën e tij përfitojnë nga një vlerësim i plotë i shëndetit kardiovaskular dhe abdominal”, shpjegoi mjeku presidencial Dr. Sean Barbabella.
    “Imazheria kardiovaskulare e Presidentit Trump është krejtësisht normale”, tha ai.

    Top Channel

  • Shtëpia e Bardhë: Nuk mund ta armatosim Ukrainën për një kohë të pacaktuar

    Shtëpia e Bardhë: Nuk mund ta armatosim Ukrainën për një kohë të pacaktuar

    Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se SHBA-të “nuk mund” të vazhdojnë furnizimin me armë të Ukrainës për një kohë të pacaktuar, duke sinjalizuar një shtytje të re në Uashington për t’i dhënë fund luftës së Rusisë përmes kanaleve diplomatike.
    Duke folur në një intervistë me Fox News, Leavitt tha se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka investuar “një sasi të madhe kohe dhe energjie” në kërkimin e mënyrave për të zgjidhur konfliktin dhe “meriton mirënjohje” për këtë.
    Ajo tha se qëllimi kryesor i Trump është të ndalojë vrasjet dhe t’i japë fund luftës përfundimisht.

    Leavitt shtoi se zhgënjimi i presidentit pasqyron ndjenjën e opinionit amerikan, i cili, sipas saj, është gjithnjë e më i lodhur nga lufta e zgjatur.
    Pavarësisht vendimit të Trump për të “ndaluar financimin e kësaj lufte”, Leavitt tha se SHBA-të vazhdojnë të dërgojnë ose shesin sasi të konsiderueshme armësh në Ukrainë përmes mekanizmave të NATO-s.
    Komentet e saj përforcojnë dëshirën e deklaruar të Uashingtonit për të ndjekur një zgjidhje diplomatike.

  • Momenti pikant në Shtëpinë e Bardhë, Orban i kërkon Trump-it zëdhënësen e tij: A mund ta marr me vete në Hungari?

    Momenti pikant në Shtëpinë e Bardhë, Orban i kërkon Trump-it zëdhënësen e tij: A mund ta marr me vete në Hungari?

    Një moment i veçantë humori shënoi takimin e djeshëm mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministrit hungarez Viktor Orban në Shtëpinë e Bardhë.
    Protagoniste e papritur ishte zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Leavitt, e cila me qëndrimin e saj të fortë dhe deklaratat ndaj gazetarëve la përshtypje të madhe te Orban aq sa ky i fundit, me shaka, i kërkoi Trumpit “ta rrëmbente” për ta marrë me vete në Hungari.
    Takimi mes dy liderëve u përqendrua në çështje të energjisë dhe tregtisë mes dy vendeve, por në fundin e bisedës atmosfera u ngroh, pasi gazetarët nisën të pyesin Trumpin për krizën ekonomike dhe kostot e larta të jetesës në SHBA.

    I irrituar nga pyetjet, Trump reagoi duke theksuar se “asnjëherë nuk ka refuzuar të flasë për inflacionin”, dhe se “situata tani është shumë më e mirë se në kohën e Bidenit”.
    Në atë moment, në sallë hyri zëdhënësja e tij, Karolyn Leavitt. Trump i tregoi për debatet me gazetarët, dhe ajo reagoi menjëherë me tone të ashpra:
    “Është për të ardhur keq që gazetarët këtu harrojnë të përmendin faktin se ju trashëguat krizën më të rëndë të inflacionit në historinë moderne amerikane dhe po e korrigjoni atë për më pak se dhjetë muaj,” deklaroi Leavitt.
    Ajo shtoi se lufta kundër rritjes së çmimeve është prioriteti i përditshëm i presidentit Trump, edhe pse “mediat heshtin për këtë”.
    Deklaratat e saj duket se impresionuan kryeministrin hungarez, i cili me humor i tha Trumpit:
    “A mund ta marr për vete?”

    🚨 BREAKING: Karoline Leavitt just DECIMATED a reporter so hard that Hungarian PM Orban asked Trump if he could HIRE her 🤣
    “Please don’t leave us Karoline!”
    LMAO!
    pic.twitter.com/VVT4t2g67T
    — Eric Daugherty (@EricLDaugh) November 7, 2025

    Trump qeshi dhe iu përgjigj:
    “Karolyn, kryeministri do të të ketë në Hungari.”
    Më pas, duke vazhduar në të njëjtin ton miqësor, Trump e përgëzoi Orbanin për “shijen e mirë” dhe i kërkoi me shaka zëdhënëses së tij të mos largohej prej tyre.
    /vizionplus.tv

  • “Vendtakimin me Putinin e caktoi mamaja jote”, përgjigja e zëdhënëses së Trump ngjall kritika

    “Vendtakimin me Putinin e caktoi mamaja jote”, përgjigja e zëdhënëses së Trump ngjall kritika

    Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, akuzoi të hënën korrespondentin e HuffPost, S.V. Dáte, se është një “propagandist i majtë” që “e bombardon vazhdimisht” me mesazhe telefonike, pasi ndau publikisht një shkëmbim mesazhesh me gazetarin. 
    Sipas mediave amerikane, përplasja nisi javën e kaluar, kur Dáte i kishte dërguar një mesazh Leavitt-it për të pyetur nëse Presidenti Donald Trump ishte “i vetëdijshëm për rëndësinë historike të Budapestit”, pasi kishte pranuar të takohej me Presidentin rus Vladimir Putin në kryeqytetin hungarez, në javët në vijim, për bisedime paqeje. 
    Gazetari kujtoi se Budapesti është vendi ku në vitin 1994 u nënshkrua Memorandumi i Budapestit, me të cilin Ukraina pranoi të heqë dorë nga armët bërthamore të trashëguara nga Bashkimi Sovjetik, në këmbim të garancive të Rusisë, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe për mos përdorim force apo presioni ekonomik ndaj saj. 
    “Kush e propozoi Budapestin? A nuk e kupton pse Ukraina mund të kundërshtojë atë vend?”, pyeti Dáte në mesazhin e tij. 
    Por përgjigjja e Leavitt-it ishte tallëse: “E sugjeroi mamaja jote”. 
    Pas kësaj, gazetari reagoi: “A të duket kjo qesharake?”. 
    “Po, më duket qesharake që ti e konsideron veten gazetar”, ia ktheu Leavitt. “Je një propagandist i majtë që askush s’të merr seriozisht – madje as kolegët e tu, thjesht nuk ta thonë në sy”. 
    Ajo shtoi: “Mos më dërgo më pyetje të pavërteta, të njëanshme dhe plot marrëzira”. 
    Leavitt publikoi më pas në X (ish-Twitter) të gjithë bisedën me gazetarin, duke e akuzuar atë për paragjykime politike dhe sulme të përsëritura ndaj administratës Trump. 
    “Për kontekst, S.V. Dáte i Huffington Post nuk është gazetar i interesuar për faktet, por një aktivist i majtë që ka sulmuar Presidentin Trump për vite me radhë dhe më dërgon vazhdimisht mesazhe me pikat e propagandës së demokratëve”, shkroi ajo në X, bashkë me fotot e bisedës. 
    “Mjafton të shikoni profilin e tij, duket si një ditar personal kundër Trumpit. Aktivistët që shtiren si gazetarë i bëjnë dëm profesionit”, shtoi Leavitt. 
    Ndërkohë, Dáte reagoi sërish në të njëjtin postim, duke e sfiduar zëdhënësen që t’i përgjigjej pyetjes së tij fillestare. “U ndjeve më mirë tani? Tani mund të përgjigjesh në pyetje, të lutem dhe faleminderit”, shkroi ai. 
    Përplasja mes zëdhënëses dhe gazetarit ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale, ku disa e kanë kritikuar tonin përçmues të Leavitt, ndërsa të tjerë e kanë mbrojtur qëndrimin e saj ndaj asaj që e quajnë “sulm i përsëritur mediatik kundër administratës Trump”. 
     

  • Trump kundër njohjes së Palestinës: “Një shpërblim për Hamasin”

    Trump kundër njohjes së Palestinës: “Një shpërblim për Hamasin”

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar ashpër ndaj përpjekjeve ndërkombëtare për njohjen e shtetit palestinez, duke e cilësuar këtë si një “shpërblim për Hamasin”.
    Deklarata u bë publike nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, e cila konfirmoi se Trump do të adresojë këtë çështje në fjalimin e tij nesër në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
    “Presidenti Trump do t’u kujtojë atyre vendeve se këto janë vetëm fjalë, jo veprime konkrete,” tha Leavitt, duke iu referuar shteteve si Franca që kanë shprehur mbështetje për shtetësinë palestineze.
    Fjalimi i Trump pritet të përqendrohet në qëndrimin e SHBA ndaj Lindjes së Mesme dhe rolin që Uashingtoni do të luajë në ruajtjen e stabilitetit në rajon, në një kohë tensionesh të rritura.

  • Njohja e shtetit palestinez në Asamblenë e OKB-së, reagon Shtëpia e Bardhë: Shpërblim për terroristët e Hamasit

    Njohja e shtetit palestinez në Asamblenë e OKB-së, reagon Shtëpia e Bardhë: Shpërblim për terroristët e Hamasit

    Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt u pyet në lidhje me planet e SHBA-së për të reaguar ndaj numrit në rritje të vendeve që po njohin shtetin palestinez.

    “Presidenti ishte shumë i qartë, ai nuk pajtohet me këtë vendim”, tha ai.
    “Ai foli për këtë në Mbretërinë e Bashkuar, duke qëndruar pranë mikut të tij, kryeministrit Starmer. Ai beson se kjo nuk bën asgjë për të ndihmuar lirimin e pengjeve, i cili është objektivi kryesor tani në Gaza, nuk bën asgjë për të ndihmuar në përfundimin e këtij konflikti dhe përfundimin e kësaj lufte”, tha Leavitt para gazetarëve.
    Ajo shtoi se Trump beson se një veprim i tillë “është një shpërblim për Hamasin”.

    Top Channel

  • Samiti i OKB-së, Trump takim me udhëheqës arabë dhe myslimanë

    Samiti i OKB-së, Trump takim me udhëheqës arabë dhe myslimanë

    Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt ka zbuluar axhendën e Presidentit Donald Trump për këtë javë. Leavitt konfirmon se Trump do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, nesër në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Ajo konfirmon se Trump do të zhvillojë një takim shumëpalësh me udhëheqësit e Katarit, Arabisë Saudite, Indonezisë, Turqisë, Pakistanit, Egjiptit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Jordanisë. Më herët u tha se këto bisedimet do të përfshijnë mënyra për t’i dhënë fund luftës në Gaza.