Tag: leandro

  • ‘Porche’ e përplasi për vdekje teksa po kthehej nga puna, familjarë e qytetarë marshim në Vlorë: Drejtësi për Leandron!

    ‘Porche’ e përplasi për vdekje teksa po kthehej nga puna, familjarë e qytetarë marshim në Vlorë: Drejtësi për Leandron!

    marshimi

    VLORË- Qindra qytetarë të Vlorës, famljarë dhe nxënës të gjimnazit “Ali Demi”, marshuan përgjatë bulevardit kryesor të qytetit të Vlorës, për të nderuar kujtimin e 17-vjeçarit Leandro Shametaj, i cili humbi jetën pas një aksidenti të shkaktuar nga shoferi i dehur. 

    Marshimi paqësor nisi nga gjimnazi “Ali Demi”, ku Leandro studionte deri në vendin ku ndodhi aksidenti fatal. Me foto të Leandros e me pankarta në duar, ata përcillnin mesazhe të ndryshme, ndërsa kërkonin për çdo drejtues automjeti që të ketë kujdes për jetën e tjetrit dhe ashpërsohen ligjet për ata që drejtojnë makinën me shpejtësi. 
    “Drejtësi për Leandron!” ishte thirrja e tyre, gjatë gjithë marshimit.
    “Ne kërkojmë që të ashpërsohet ky ligj. Nuk ishte një aksident, por për është një vrasje me dashje. Në momentin që ecën me 200 km/h në bulevard dhe të rezultosh i dehur, nuk ka fjalë për ne”, shprehen qytetarët.
    Përveç miqëve dhe familjarëve, marshimit iu bashku edhe prefektja e qarkut, Evis Allushi. Ajo shprehu ngushëllimet për familjen e 17-vjeçarit të ndjerë, teksa njoftoi marrjen e masave shtrënguese për të gjithe ata që thyejnë ligjin por dhe për qytetarët të jenë të kujdesshëm për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor për te ruajtur jetën e tyre.
    Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 01:30 të 28 tetorit në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë. Leandro Shametaj mbeti viktimë e aksidentit, pasi u përplas nga një mjet “Porche”, i cili drejtohej në gjendje të dehur nga 32-vjeçari Haiti Bajramaj. 32-vjeçari u arrestua në flagrancë për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”./ZËRI

  • Familjarë e miq të 17-vjeçarin marshim në Vlorë: Ishte krim

    Familjarë e miq të 17-vjeçarin marshim në Vlorë: Ishte krim

    Një marshim paqësor u zhvillua përgjatë bulevardit Ismail Qemali, ku për kujtim të shokut të klasës nxënës së shkollës së mesme Ali Demi, miq familjarë, por dhe qytetarë janë bashkuar kësaj proteste. Me foto të Leandro Shametajt, por dhe pankarta në duar ata kanë kërkuar që çdo drejtues automjeti të ketë kujdes për jetën e tjetrit, të ashpërsohen ligjet për ata që drejtojnë makinën me shpejtësi. “Jo më bir!”, “Gëzo me engjëjt Leandro”, janë disa nga shkrimet në pankarta.
     
     

  • Dy vjet pas tragjedisë: zbulohet rrjeti kriminal pas vdekjes së nipit të De Niros

    Dy vjet pas tragjedisë: zbulohet rrjeti kriminal pas vdekjes së nipit të De Niros

    Dy vjet pas vdekjes tragjike të Leandro Anthony De Niro-Rodriguez, nipit të aktorit të njohur Robert De Niro, autoritetet amerikane kanë bërë pesë arrestime të reja në lidhje me rrjetin që furnizonte me drogë adoleshentët dhe të rinjtë në New York City.
    Leandro, vetëm 19 vjeç, ishte djali i Drena De Niro, vajza e adoptuar e aktorit. Ai u gjet i vdekur më 2 korrik 2023, në apartamentin e tij, pas një mbidoze të dukshme me drogë, që më vonë u zbulua se përmbante fentanil, një substancë jashtëzakonisht e rrezikshme që ka shkaktuar mijëra vdekje në SHBA vitet e fundit.
    Pesë burrat e arrestuar — Grant McIver, Bruce Epperson, Eddie Barretto, John Nicholas dhe Roy Nicholas — akuzohen për pjesëmarrje në një rrjet kriminal që shpërndante pilula të falsifikuara opioide, të përziera me fentanil dhe substanca të tjera, me qëllim tregtimin e tyre tek të rinjtë.
    Sipas prokurorisë federale, këto pilula kishin shkaktuar vdekjen e tre 19-vjeçarëve, përfshirë edhe Leandro-n. Hetimet zbuluan se grupi shpërndante mijëra pilula nëpër lagjet e New York-ut, duke i shitur shpesh nëpërmjet kontakteve të rrjeteve sociale dhe shpërndarësve lokalë.
    Vetëm disa javë pas vdekjes së Leandro-s, u arrestua edhe Sofia Marks, një grua e dyshuar se i kishte shitur pilulat që i morën jetën të riut. Sipas dokumenteve të hetimit, Marks kishte lidhje direkte me një pjesë të grupit që tani është arrestuar.
    Në momentin e gjetjes, një mik i Leandro-s kishte lajmëruar autoritetet pasi nuk kishte arritur të kontaktonte me të për disa ditë. Policia, pasi hyri në apartament, gjeti trupin pa shenja jete dhe substanca të dyshimta në afërsi.
    Pas vdekjes së nipit, Drena De Niro reagoi me dhimbje të thellë, duke ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale ku e përshkroi djalin e saj si “dritën e jetës sime”. Edhe Robert De Niro, përmes një deklarate për mediat, kërkoi privatësi për familjen dhe shprehu tronditjen për “humbjen e parakohshme të një jete të re të mbushur me premtime”.
    Fentanili është një opioid sintetik shumë më i fuqishëm se heroina apo morfina. Ai përdoret ligjërisht për qëllime mjekësore, por shpesh përzihet në mënyrë ilegale në pilula dhe substanca të tjera, pa dijeninë e përdoruesve, duke shkaktuar mbidoza fatale. Vetëm në SHBA, mbi 70% e vdekjeve nga mbidoza lidhen me përdorimin e fentanilit.

  • Ndërroi jetë në aksident, ‘Flamurtari’ nderon 17-vjeçarin Leandro Shametaj

    Ndërroi jetë në aksident, ‘Flamurtari’ nderon 17-vjeçarin Leandro Shametaj

    Para ndeshjes Flamurtari–Vllaznia, një moment prekës u shënua në kujtim të Leandro Shametajt, 17-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht në një aksident rrugor, teksa kthehej nga puna si kamarier. 
    Futbollistët e Flamurtarit vendosën trëndafila të bardhë dhe fotografinë e tij në këndin e tifozëve, ndërsa i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë dhe duartrokiti për një minutë në nderim të kujtimit të tij. 
    Kujtojmë se Shametaj u përplas nga një eutomjet teksa kthehej nga puna me motorin e tij gjatë mbrëmjes. 
    Nga të dhënat rezultoi se shoferi i automjetit që përplasi 17-vjeçarin, ishte në gjendje të dehur në momentin e aksidentit dhe po e ngiste makinën me shpejtësi të lartë. 

  • Nga dhimbja në respekt/ Homazh për 17-vjeçarin Leandro Shametaj para sfidës së Superiores

    Nga dhimbja në respekt/ Homazh për 17-vjeçarin Leandro Shametaj para sfidës së Superiores

    Një aksident i mori jetën Leandro Shametajt në Vlorë, me 17-vjeçarin që po kthehej nga puna, ku punonte si kamarier, kur u përplas për vdekje nga një automjet tip “Porsche”.
    Para sfidës së Superiores mes Flamurtarit dhe Vllaznisë, futbollistët e të dyja skuadrave shkuan për të vendosur nga një trëndafil të bardhë pranë fotos së tij, me imazhin që ishte i vendosur në këndin e tifozëve.
    Natyrisht, të gjithë të pranishmit duartrokitën për një minutë në nderim të kujtimit të tij, ndërsa më pak filloi normalisht ndeshja.

  • “Gëzo me Engjëjt Leandro!” Ditë zie në gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë

    “Gëzo me Engjëjt Leandro!” Ditë zie në gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë

    Në gjimnazin “Ali Demi” të Vlorës ku mësonte Leandro Shametaj, 17-vjeçari që humbi tragjikisht jetën një ditë më parë pasi u përplas nga një automjet me shpejtësi, ka rënë heshtja.
    Në klasën ku bënin mësim, Leandro dhe vëllai i tij Dejvi është vendosur një tabelë e madhe që shkruan “Gëzo me Engjëjt Leandro!”.
    Në klasat ku bënin mësim dy vëllezërit binjak, Leandro që humbi jetën dhe Dejvi nuk ka më sot as nxënës, pasi ata nuk mund të mungonin në ceremoninë mortore të 17-vjeçarit.
    Nxënës të klasës së tij dhe ato paralele kanë shkuar sot për të përcjellë për në banesën e fundit Leandron mikun e tyre. Në gjimnazin më të madh të Vlorës, sot mund të konsiderohet ditë zie.

  • Dhimbje në shkollën e adoleshentit/ Lule në klasën e 17-vjeçarit që humbi jetën në aksident

    Dhimbje në shkollën e adoleshentit/ Lule në klasën e 17-vjeçarit që humbi jetën në aksident

    Në gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë ku studionte 17 vjeçari Leandro Shametaj i cili u përplas për vdekje nga një makinë e mërkura ishte ditë zie.
    Një mesazh ngushëllimi në hyrje të shkollës dhe një buqetë me lule në bankën e 17 vjeçarit. Shokët dhe mësuesit e kujtojnë si një nga nxënësit më të mirë të shkollës.
    Nxënës dhe mësues i janë bashkuar familjarëve të 17 vjeçarit në lamtumirën e fundit. Leandro Shametaj po kthehej nga puna për në shtëpi me motor kur është përplasur nga makina që drejtohej nga 32 vjeçari Haiti Bajramaj.
    32 vjeçari u arrestua nga policia e cila tha se po ecte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe pas testeve rezultoi në gjendje të dehur.

  • “Gëzo me engjëjt Leandro”/ Ditë zie në gjimnazin “Ali Demi”, nxënësit i japin lamtumirën e fundit 17-vjeçarit që humbi jetën në aksident

    “Gëzo me engjëjt Leandro”/ Ditë zie në gjimnazin “Ali Demi”, nxënësit i japin lamtumirën e fundit 17-vjeçarit që humbi jetën në aksident

    Në Gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë, këtë të mërkurë ka mbizotëruar heshtja dhe dhimbja.

    Një ditë zie për humbjen e 17-vjeçarit Leandro Shametaj, nxënës i vitit të tretë, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident rrugor në bulevardin kryesor të qytetit, teksa kthehej nga puna, pak pas mesnate.
    Në klasën ku Leandro zhvillonte mësimet çdo ditë, sot nuk kishte zhurmë, por lot dhe trishtim. Banka e tij ishte bosh, mbi të, shokët kishin vendosur një buqetë me lule, në shenjë kujtimi dhe respekti për mikun e tyre.
    Në ambientet e shkollës është vendosur një pankartë ngushëllimi, ku nxënësit dhe mësuesit kanë shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e 17-vjeçarit, por edhe një apel për drejtësi.
    Mësuesit dhe bashkëmoshatarët e Leandros e përshkruajnë atë si një nxënës shembullor, i përkushtuar në mësime dhe punëtor, pasi në kohën e lirë punonte për të ndihmuar familjen.
    Sot, bashkë me familjarët dhe të afërmit, nxënësit dhe mësuesit i dhanë lamtumirën e fundit Leandro Shametajt, duke e kujtuar si një djalë plot ëndrra, të cilat fatkeqësisht u prenë në mes.
    Nxënës dhe mësues të gjimnazit “Ali Demi” janë bashkuar me familjarët e Leandros për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Në murin e shkollës, pankarta e vendosur nga shokët e klasës mban një mesazh të thjeshtë por prekës: “Për Leandron, mikun dhe vëllain tonë. Gëzo me engjëjt Leandro.”

    Top Channel

  • E vrau i dehuri me ‘Porche’, gjimnazi “Ali Demi” në zi për Leandron: Gëzo me ëngjëjt…

    E vrau i dehuri me ‘Porche’, gjimnazi “Ali Demi” në zi për Leandron: Gëzo me ëngjëjt…

    LEANDRO SHAMETAJ

    VLORË- Në gjimnazin “Ali Demi” të Vlorës ku mësonte Leandro Shametaj, 17-vjeçari që humbi tragjikisht jetën një ditë më parë pasi u përplas nga një automjet me shpejtësi, ka rënë heshtja.
    Në klasën ku bënin mësim, Lenadro dhe vëllai i tij Dejvi është vendosur një tabelë e madhe që shkruan “Gëzo me Engjëjt Lenadro!”.
    Në klasat ku bënin mësim dy vëllezërit binjak, Leandro që humbi jetën dhe Dejvi nuk ka më sot as nxënës, pasi ata nuk mund të mungonin në ceremoninë mortore të 17-vjeçarit.
    Nxënës të klasës së tij dhe ato paralele kanë shkuar sot për të përcjellë për në banesën e fundit Leandron mikun e tyre.
    Gjimnazi më i madh i Vlorës është sot në zi, për humbjen e të riut, që përveç shkollës, pasdite punonte si kamarier për t’i ardhur në ndihmë financiarisht familjes së tij.

    Leandro Shametaj mbeti viktimë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në Vlorë, pasi u përplas një një mjet “Porche”, i cili drejtohej në gjendje të dehur nga 32-vjeçari Haiti Bajramaj. /ZËRI

  • VIDEO / “Gëzo me Engjëjt Leandro!” Ditë zie në gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë

    VIDEO / “Gëzo me Engjëjt Leandro!” Ditë zie në gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë

    Në gjimnazin “Ali Demi” të Vlorës ku mësonte Leandro Shametaj, 17-vjeçari që humbi tragjikisht jetën një ditë më parë pasi u përplas nga një automjet me shpejtësi, ka rënë heshtja.
    Në klasën ku bënin mësim, Lenadro dhe vëllai i tij Dejvi është vendosur një tabelë e madhe që shkruan “Gëzo me Engjëjt Lenadro!”.
    Në klasat ku bënin mësim dy vëllezërit binjak, Leandro që humbi jetën dhe Dejvi nuk ka më sot as nxënës, pasi ata nuk mund të mungonin në ceremoninë mortore të 17-vjeçarit.

    Nxënës të klasës së tij dhe ato paralele kanë shkuar sot për të përcjellë për në banesën e fundit Leandron mikun e tyre. Në gjimnazin më të madh të Vlorës, sot mund të konsiderohet ditë zie.