Tag: lazio

  • Lazio thyen Milanin, vendos një gol në Kupën e Italisë

    Lazio thyen Milanin, vendos një gol në Kupën e Italisë

    Lazio ka fituar 1-0 ndaj Milanit duke u kualifikuar për në fazën tjetër të Kupës së Italisë. Pjesa e parë nuk pati ritëm të lartë, me të dy skuadrat që nuk rrezikuan shumë në portën kundërshtare.
    Në pjesën e dytë, Zaccagni zhbllokoi llogaritë për lacialët, pas një asisti të Tavares. Pavarësisht përpjekjeve, kuqezinjtë nuk u futën dot në lojë.

    Në ndeshjen tjetër, Bologna triumfoi 2-1 ndaj Parmës. Sfidat ishin të vlefshme për fazën 1/8.

  • Lazio “hakmerret” ndaj Milanit dhe e eliminon nga Kupa e Italisë (video)

    Lazio “hakmerret” ndaj Milanit dhe e eliminon nga Kupa e Italisë (video)

    4 Dhjetor 2025

    23:01

    Telesport

    Pas humbjes në fundjavën e kaluar në “San Siro” dhe pas pretendimit për penallti të padhënë, Lazio është “hakmarrë” sot ndaj Milanit, duke fituar me të njëjtin rezultat 1-0 dhe duke i eliminuar kuqezinjtë nga Kupa e Italisë.
    Goli i vetëm i takimit do të shënohej në minutën e 79-të, ku Mattia Zaccagni do të shënonte me kokë, pas krosimit të Nuno Tavres nga goditja e këndit. Minutat në vijim nuk sollën ndryshim të rezultatit, Lazio fiton 1-0.
    Rrugëtimi i Milanit në Kupën e Italisë mbyllet këtu, ndërsa Lazio do të përballet me Bologna-n në çerekfinale.
    shikogolin

  • Lazio merr vendimin ndaj futbollistit të Kombëtares, lajm i keq për Hysajn

    Lazio merr vendimin ndaj futbollistit të Kombëtares, lajm i keq për Hysajn

    Elseid Hysaj mbetet jashtë. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare nuk është përfshirë nga Lazio në listën e lojtarëve për ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Milanit.
    Vendimi i Sarr-it vijon të jetë i njëjtë me atë të kampionatit: trajneri italian nuk e ka grumbulluar 31-vjeçarin as për këtë sfidë, duke e thelluar edhe më shumë situatën e pasigurt për Hysajn.
    Ndërkohë, e ardhmja e tij te klubi kryeqytetas mbetet e paqartë. Mbrojtësi shqiptar, i cili ka qenë pjesë e Lazios që prej vitit 2021, pritet me shumë gjasë të kërkojë një destinacion të ri gjatë merkatos së afërt.

  • Bologna fiton në frymën e fundit ndaj Parmës, Lazio kërkon “hakmarrjen” ndaj Milanit

    Bologna fiton në frymën e fundit ndaj Parmës, Lazio kërkon “hakmarrjen” ndaj Milanit

    Bologna ka mposhtur 2-1 Parmën në “Renato Dall’Ara” dhe ka siguruar biletën për në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Miqtë kaluan të parët në avantazh me polakun Adrian Benedyczak në minutën e 13-të, ndërsa barazimi do të vinte në minutën e 38-të, ku shënoi Jonathan Rowe, pasi përfitoi nga një mungesë vëmendjeje e mbrojtjes së Parmës.
    Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1. Goli i fitores për bolonjezët do të vinte në minutën e 89-të, me të zakonshmin Santiago Castro. Bologna fiton 2-1 dhe tani pret të mësojë kundërshtarin në çerekfinale, që do të jetë një mes Lazios dhe Milanit.
    Situata mes dy klubeve është e acaruar, pas asaj që ndodhi të dielën në “San Siro”, ku Milan fitoi 1-0, ndërsa Lazio pretendoi për një penallti të padhënë në minutat shtesë së pjesës së dytë.
    Ajo që bë në sy në formacionet zyrtare, është aktivizimi nga minuta e parë e Ardon Jashit, i cili rikthehet pas një dëmtimi të rëndë që pësoi në gusht.
    Lazio: Mandas; Marusic, Gila, Romagnoli, Pellegrini; Guendouzi, Vecino, Basic; Isaksen, Castellanos, Zaccagni
    Milan: Maignan; Tomori, De Winter, Pavlovic; Saelemaekers, Ricci, Jashari, Rabiot, Estupinan; Loftus-Cheek; Leao

  • Moggi zbulon “rrengun e pabesë” që përdori për kalimin e Nedved nga Lazio te Juventusi

    Moggi zbulon “rrengun e pabesë” që përdori për kalimin e Nedved nga Lazio te Juventusi

    Luciano Moggi zbulon “rrengun” që përdori për të bërë të mundur kalimin e Pavel Nedved nga Lazio te Juventusi në verën e vitit 2001: “Pavel nuk donte të vinte te Juventusi. Nuk ishte çështje parash, por zgjedhje jete. E telefonova disa herë, por ai nuk donte t’ia dinte: Drejtor, faleminderit, por jam mirë te Lazio dhe po jetoj shkëlqyeshëm në Romë. Banoj pranë fushave të golfit, diçka fantastike. Këtu, unë dhe familja ime kemi gjithçka, pse duhet të largohemi?
    Është një nga të paktat ‘jo’ që kam marrë në jetën time, që nuk më kanë bërë të tërbohem, por fjala ‘dorëzim’ nuk ekziston në fjalorin tim. Duhet të luftosh gjithmonë, edhe kur fitorja duket e pamundur. U desh një lëvizje gjeniale për të marrë ‘po’-në e lojtarit.
    E telefonova sërish, ndërsa ishte në Pragë për pushime: Pavel, më bëj një nder, hajde e hidhi një sy Torinos. Nuk të them të vish patjetër te Juventusi, por të paktën shikoje qytetin. Pastaj, nëse vendos të thuash ‘jo’, mbetemi miq si më parë. Do të dërgoj një avion privat nga Italia, që të mos të shohë askush…

    Pavel pranoi dhe ra në grackë. Mbylla telefonin dhe lajmërova gazetat dhe televizionet: Po vjen Nedved… Të nesërmen, Pavel aterroi në Torino dhe, kur zbriti shkallët e avionit, u gjet përballë një turme gazetarësh. Sigurisht, bëra sikur u habita dhe u nervozova, por brenda meje po gëzoja si i çmendur dhe shijoja që tani shijen e fitores.
    Nedved e mori veten kur e çuam të vizitonte ‘Circolo Golf Torino’, një nga më të bukurit dhe më magjepsësit në Pianura Padana, dy hapa larg mrekullisë së Reggia di Venaria Reale. Sytë e Nedved shkëlqyen teksa shijonte atë parajsë. Lojtari mbeti i mahnitur nga gjithë ajo bukuri. Juventusi ishte më afër. Pjesën tjetër e bënë tifozët e Lazios pas asaj mbërritjeje të papritur në Torino.
    Ata e shndërruan Nedvedin nga idhull në tradhtar. Për të ishin ditë protestash në Romë. Momente të vështira, që kulmuan më 4 korrik, me dorëzimin e tij: OK, firmos për Juventusin. Ishte fitorja jonë, por edhe e tij. Me bardhezinjtë fitoi pothuajse gjithçka, me qershinë mbi tortë ‘Topin e Artë’ në vitin 2003″.

  • “Skuqet” Allegri, por mjafton goli i Leao-s. Milan fiton ndaj Lazio-s dhe shijon momentalisht vendin e parë (video)

    “Skuqet” Allegri, por mjafton goli i Leao-s. Milan fiton ndaj Lazio-s dhe shijon momentalisht vendin e parë (video)

    Milan ka fituar 1-0 ndaj Lazio-s në sfidën e javës së 13-të në Serie A, e luajtur në “San Siro”. Bardhekaltrit e nisën vrullshëm, duke qenë shumë pranë golit që në minutëne 2-të, por goditja me kokë e Mario Gila ndalet në mënyrë fantastike nga Mike Maignan.
    Në mënyrën e 32-të, Lazio sërish pranë golit me Zaccagni, por Maignan bën sërish një pritje vendimtare. Pjesa e parë mbyllet 0-0. Pjesa e dytë nis më mirë për kuqezinjtë, të cilët gjejnë golin pas një aksioni model në minutën e 51-të. SHIKOGOLIN
    Saelemaekers te Fofana, i cili gjen Tomori-n, mbrojtësi harkon fort dhe ulët nga e djathta për te Rafa Leao, i cili nuk fal, duke dërguar topin në rrjetë. Sipas OPTA, që nga debutimi i tij në #SerieA (2019/20), Rafael Leao është vetëm lojtari i 4-të që është përfshirë në më shumë se 100 gola (101, 60G+41A) në Serie A me një skuadër të vetme, pas Berardit (115, Sassuolo), Immobiles (125, Lazio) dhe Lautaro Martínez (139, Inter).
    Në minutën e 63-të, Leao i afrohet golit të dytë, por Provedel i thotë “jo”. Në minutën e 75-të, Saelemaekers provon të shënojë një gol spektakolar me rroveshatë, por ndalet në fund nga Lucas Pellegrini. Në minutën e 85-të, Milan i afrohet golit të dytë me Strahinja Pavlovic nga goditja e dënimit. Në minutën e fundit shtesë, ndodh një situatë kaotike. Lazio pretendon për penallti për prekje të topit me dorë nga Pavlovic brenda zonës.  Ndërkohë, Max Allegri ndëshkohet me karton të kuq për protesta. Ndërhyn VAR, si përfundim nuk ka penallti për Lazion.Rezultati final, Milan 1-0 Lazio.
    Pas kësaj fitoreje, Milan kryeson në vend të parë me 28 pikë, duke pritur e qetë supërsfidën e nesërme Roma-Napoli, e cila mund të ndryshojë kreun.

  • Strakosha: Athina është shtëpia ime. Shqipërinë e zgjodha prej familjes

    Strakosha: Athina është shtëpia ime. Shqipërinë e zgjodha prej familjes

    AEK-u i Athinës fitoi 0-1 në Firenze kundër Fiorentinës në Conference League dhe shqiptarët Thomas Strakosha dhe Stavros Pilios ishin më të mirët në fushë. Strakosha, ish-gardiani i Lazios është një emër i njohur në Itali dhe ‘Cronache di Spogliatoio’ përfitoi nga vizita e tij në Firenze, duke i marrë një prononcim për vitet e kaluara në Serie A dhe më pas rikthimin në Athinë, vend që gardiani e quan shtëpi, pasi aty ka lindur.
    “Vitet te Lazio – Lazio i Immobiles, Luis Albertos dhe Milinkovic-Savicit? U argëtova shumë duke luajtur me ta. Ato ishin ndoshta vitet më të mira të karrierës sime. Më i forti, megjithatë, për mua në nivel teknik ishte Pedro. Mbresëlënës.
    Inzaghi dhe debutimi – Ai më dha debutimin tim, është një djalë që bën shumë shaka, të largon presionin. Do t’i jem përjetë mirënjohës. Ai po bën shumë mirë edhe në Arabinë Saudite, e meriton karrierën që po bën. Shpresoj se kam kontribuar sadopak.
    Keqardhje dhe lamtumira te Lazio – Ishin dhjetë vite të mrekullueshme te Lazio. Keni ndonjë keqardhje për largimin? Jo, e dija që do të kthehesha në shtëpi herët a vonë. Largimi nga shtëpia në moshën 16 vjeç nuk është e lehtë, por më ndihmoi të rritem si burrë. Jemi të gjithë ende në kontakt, edhe pse pothuajse askush nga Lazio im nuk ka mbetur.
    Rilindja në Greqi – Pas dëmtimit tim në Premier League, humba pothuajse një vit të karrierës sime. Më mundonin dyshimet: ‘A do të jem ndonjëherë përsëri i njëjti?’ Te AEK, kam gjetur përsëri lumturinë dhe kjo duket në fushë. Këtu, ka shumë ish-lojtarë të Serie A: Joao Mario, Jovic, Brignoli, Pereyra dhe Marin, ne gjithmonë bëjmë shaka.
    Për të luajtur me Kombëtaren, zgjodha Shqipërinë për familjen time, por unë kam lindur në Athinë, kjo është shtëpia ime. U habita nga niveli i ligës greke, nuk e prisja të ishte përmirësuar kaq shumë. Ju siguroj, ekipet e mëdha greke nuk kanë asgjë për t’u pasur zili nga klubet në Spanjë, Itali apo Angli”, tha 30-vjeçari.

  • E shtuna e Serie A ndez prozhektorët mbi Milan-Lazio, paraprin Juventus-Cagliari

    E shtuna e Serie A ndez prozhektorët mbi Milan-Lazio, paraprin Juventus-Cagliari

    29 Nëntor 2025

    9:28

    Alfred Lleshi

    E shtuna e Serie A kulmon me Milan-Lazio në “San Siro”, në mbyllje të ditës. Milani, pas fitores në derbi dhe përpara supersfidës Roma-Napoli, kërkon të ngjitet në krye të klasifikimit të paktën për një natë. Me një sukses, kuqezinjtë do të parakalonin Romën dhe do të linin pas kampionët në fuqi. Më herët, Juventusi synon fitoren e parë në kampionat që prej debutimit të Spallettit në Cremona, përballë një Cagliari që lufton për mbijetesë.
    Juventusi, i rikthyer me moral pas suksesit në Bodo, kërkon tri pikë që i mungojnë prej 1 nëntorit. Spalletti pritet të hedhë në fushë një formacion më tradicional. Cagliari i Pisacane nuk fiton prej 19 shtatorit dhe vjen i uritur për pikë.
    Në mbrëmje, Milan-Lazio sjell duelin Allegri–Sarri. Milani ëndërron titullin, pavarësisht se objektivi zyrtar mbetet Champions League. Lazio, pas një starti të vështirë dhe merkatos së pamjaftueshme, është në ngritje dhe kërkon të mbetet në garë për Europën.

  • Strakosha: E zgjodha Shqipërinë prej familjes, por kam lindur në Athinë. Kjo është shtëpia ime

    Strakosha: E zgjodha Shqipërinë prej familjes, por kam lindur në Athinë. Kjo është shtëpia ime

    I intervistuar nga “Cronache di Spogliatoio”, Thomas Strakosha, ish-portieri i Lazios dhe aktualisht tek AEK Athinë, ka rrëfyer emocionet, kujtimet dhe reflektimet mbi karrierën e tij, nga vitet në Serie A deri te rilindja në futbollin grek. Ai foli për periudhën te Lazio, për marrëdhënien me Simone Inzaghin dhe rikthimin në formë në kampionatin ku luan sot.
    VITET TE LAZIO – “Lazio e Immobile, Luis Alberto dhe Milinkovic-Savic? Jam kënaqur jashtë mase duke luajtur me ta. Ndoshta kanë qenë vitet më të bukura të karrierës sime. Më i forti teknikisht, për mua, ka qenë Pedro. Impresionues”.
    INZAGHI DHE DEBUTIMI – “Ai më bëri të debutoja në Serie A. Është njeri që bën shumë shaka, ta heq presionin nga shpatullat. Do ta falënderoj gjithmonë. Po bën shumë mirë edhe në Arabi, e meriton karrierën që ka tashmë. Uroj ta kem ndihmuar qoftë edhe pak”.
    PENGU DHE LARGIMI NGA LAZIO – “Kanë qenë 10 vite fantastike te Lazio. Peng, mosqëndrimi gjithë jetën te Lazio? Jo, e dija që një ditë do të kthehesha në shtëpi. Të largohesha nga shtëpia në moshën 16-vjeçare nuk ishte e lehtë, por më ndihmoi të rritesha si burrë. Ende flasim të gjithë me njëri-tjetrin, edhe pse nga Lazio ime e dikurshme pothuajse nuk ka mbetur askush”.
    RILINDJA NË GREQI – “Pas dëmtimit në Premier League, humba gati një vit karrierë. Aty më kapën dyshimet: ‘A do të kthehem ndonjëherë si më parë?’. Tek AEK jam rikthyer për të qenë i lumtur dhe kjo shihet në fushë. Këtu ka plot ish-lojtarë të Serie A: Joao Mario, Jovic, Brignoli, Pereyra dhe Marin, bëjmë gjithmonë shaka. Zgjodha Shqipërinë për familjen time, por kam lindur në Athinë, kjo është shtëpia ime. Më ka habitur niveli i kampionatit grek, nuk e prisja të ishte rritur kaq shumë. Ju siguroj, skuadrat e mëdha greke nuk kanë asgjë për t’u pasur zili klubeve të Spanjës, Italisë apo Anglisë”.

  • Lazio përjashton Hysajn nga lista e Serie A

    Lazio përjashton Hysajn nga lista e Serie A

    Elseid Hysaj përballet me një tjetër moment të vështirë te Lazio. Klubi kryeqytetas ka vendosur ta heqë mbrojtësin e kombëtares shqiptare nga lista e lojtarëve të federuar për ndeshjet e Serie A, duke regjistruar në vend të tij mesfushorin Fisayo Dele-Bashiru.
    Lajmi u konfirmua nga vetë klubi italian përmes një njoftimi zyrtar. “S.S. Lazio njofton përfshirjen e Fisayo Dele-Bashiru në listën e lojtarëve të federuar në Lega Serie A, për të zëvendësuar Elseid Hysaj”, njofton Lazio.
    Ky vendim pritet ta mbajë Hysajn jashtë fushës për ndeshjet e kampionatit, të paktën deri në një rishikim tjetër të listës nga ana e klubit.
    Situata nuk është e panjohur për mbrojtësin shkodran. Edhe sezonin e kaluar, Hysaj u la jashtë skuadre për pjesën e parë të sezonit, përpara se të rikthehej në dispozicion.
    Nuk ka asnjë motiv të qartë përse Hysaj u përjashtua nga ekipi, pasi këtë sezon ai ka zhvilluar tre takime me kryeqytetasit. Kujtojmë se trajneri Maurizio Sarri e promovoi te Empoli dhe më pas e afroi te Napoli, para se të ribashkoheshin te Lazio.