Tag: lautaro

  • Topi i Artë 2025, Inteligjenca Artificiale zbulon listën e favoritëve: Lautaro i katërti

    Topi i Artë 2025, Inteligjenca Artificiale zbulon listën e favoritëve: Lautaro i katërti

    Finalja e Champions League mes Inter-it dhe PSG-së pritet të vendosë edhe garën për Topin e Artë 2025.
    Në këtë moment duket se janë katër lojtarët favoritë për të fituar çmimin prestigjioz, dy prej të cilëve kanë mundësi të fitojnë edhe Champions-in më 31 maj.
    Bëhet fjalë për Ousmane Dembele dhe Lautaro Martinez. Sipas Inteligjencës Artificiale, francezi ka më shumë shanse ta fitojë Topin e Artë, pasi është renditur në vendin e parë, ndërsa argjentinasi në të katërtin.
    Renditja e favoritëve për të fituar Topin e Artë 2025, sipas Inteligjencës Artificiale
    1 – Ousmane Dembele (PSG) 25%
    2 – Lamine Yamal (Barcelona) 20%
    3 – Raphinha (Barcelona) 18%
    4 – Lautaro Martinez (Inter) 15%
    5 – Mohamed Salah (Liverpool) 10%
    6 – Yann Sommer (Inter) 5%
    7 – Robert Lewandowski (Barcellona) 4%
    8 – Gianluigi Donnarumma (PSG) 2%
    9 – Kylian Mbappe (Real Madrid) 1%
    10 – Vinicius (Real Madrid) 0,5%

  • Inter- Barça/ Zien qëndra e Milanos, Inzagi: Lautaro në fushë…

    Inter- Barça/ Zien qëndra e Milanos, Inzagi: Lautaro në fushë…

    Liga e Kampionëve rikthehet në mbrëmje me ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve midis Interit dhe Barcelonës. E gjitha nis te shifrat e takimit të parë përfunduar 3-3 me dy skuadrat që do të kërkojnë biletën e finales së Mynihut.

    Ndërjkohë të reajt e fundit lidhen me zgjedhjet e mundëshme të dy teknikëve Inzagi e Flik. Te zikaltërit ka një lajm të mirë pasi tekniku vuri në dukje se sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez do të jetë i disponueshëm për të filluar nga fillimi.

    Lautaro do t’i bashkohet Markus Turam në sulm, me pjesën tjetër të udhëzimeve para ndeshjes të konfirmuara: Bisek me Açerbi dhe Bastoni përpara portierit Zomer. Një mesfushë tipike me Dumfris dhe Dimarko në krah, Çalhanoglu në rolin e organizatorit të lojës midis Barelës dhe Mkhitarjan.

    Nga ana tjetër Hansi Flik për Barcelonën ende nuk ka vendosur plotësisht. Levandovski në stol, Ferran Torres do të jetë në sulm me Lamine Jamal dhe Rafinja, me Dani Olmo në mbështetje. Pedri dhe De Jong në mesfushë, një mbrojtje me Erik Garsia dhe Inigo Martinez si mbrojtës të krahut, Kubarsi dhe Araujo në qendër përpara portierit Shezni.

    Sakaq ka nisur grumbullimi i tizozëve në Milano.

    Ndërsa Interi ndodhet brenda qendrës së tij sportive, duke shijuar momentet e fundit të pushimit përpara se të marrë rrugën për në San Siro për supersfidën kundër Barcelonës, tifozët Zikaltër (përveç atyre Blaugrana, rreth 4000) po ngjyrosin qendrën e Milanos.

    Vazhdo leximin

  • Lautaro “tregon muskujt” para Barcelonës, kapiteni drejt rikuperimit në kohë rekord

    Lautaro “tregon muskujt” para Barcelonës, kapiteni drejt rikuperimit në kohë rekord

    Lautaro Martinez po bën gjithçka për të qenë në fushë kundër Barcelonës. Edhe pse elongimi në muskujt fleksorë të kofshës së majtë kërkon kujdes maksimal deri të martën në orën 21:00, kapiteni i Interit tashmë e ndjen veten pjesë të ndeshjes.
    Ai e di që do të jetë në “San Siro” dhe synon të zbresë në fushë, por sa minuta do të luajë, kjo varet nga një kombinim faktorësh: ndjesitë e tij personale, bisedat me Simone Inzaghin dhe stafin mjekësor, si dhe rëndësia kolosale e sfidës që vendos një vend në finalen e Champions League.
    Të dielën mbrëma, Lautaro postoi një foto domethënëse në Instagram; i kthyer me shpinë, duke shfaqur muskujt gjatë stërvitjes. Shoqëruar me dy “emoji”: një orë rëre (si për të thënë “ka mbetur pak”) dhe një bateri (për të treguar “po karikohem për sfidën”). Marcus Thuram i është përgjigjur në mënyrë simbolike me një “emoji” ore alarmi, si për të thënë se “ThuLa” (dueti i tyre) po ribëhet.
    Stërvitja e fundit është sprova vendimtare që do të përcaktojë nëse mund ta nisë si titullar apo jo ndaj Barcelonës, skenar që po bëhet gjithnjë e më i mundshëm me kalimin e orëve. Mungesat në stërvitje nuk përbëjnë problem për Lautaron, hallkë thelbësore e një mekanizmi që ai e njeh në detaje. Në këtë pikë të sezonit, me vetëm katër ose pesë ndeshje të mbetura, forma dhe autonomia fizike janë dytësore.
    Nëse nuk do të jetë gati për ta nisur nga minuta e parë, atëherë do të jetë Taremi, ai që do të luajë nga fillimi ndaj Barcelonës. Sidoqoftë, vetëm ideja që Inzaghi mund të kthehet nga pankina dhe të shohë Lautaron gati për të hyrë në lojë, është avantazh emocional dhe teknik me peshë të jashtëzakonshme.

  • Lautaro dhe Pavard janë dy dilemat e trajnerit Inzaghi para ndeshjes me Barcelonën, ja situata

    Lautaro dhe Pavard janë dy dilemat e trajnerit Inzaghi para ndeshjes me Barcelonën, ja situata

    5 Maj 2025

    11:03

    Telesport

    Gjithçka tek Inter që do të zbresë nesër në mbrëmje në fushë në gjysmëfinalen e kthimit të Champions League ndaj Barcelonës (3-3 ndeshja e parë) sillet rreth Lautaro Martinez dhe Benjamin Pavard.
    Grumbullimi i sulmuesit argjentinas është i sigurtë, por vështirë se ai do të jetë titullar. Në këtë rast, sulmi zikaltër do të formohet nga dyshja Thuram-Taremi, me Lautaro që mund të aktivizohet në vijim.
    Për Pavard ka më shumë optimizëm, ndaj ai pritet që ta fillojë ndeshjen nga minuta e parë, duke formuar treshen mbrojtëse bashkë me Acerbi dhe Bastoni. Në të kundërt, Bisseck do të luante titullar, ashtu si në Barcelonë.
    Në mesfushë nuk ka dilemma. Dumfries e Dimarco do të luajnë në krahë, ndërsa Barella, Calhanoglu e Mkhitaryan do të jenë ne mesin e saj. Pra, trajneri Simone Inzaghi pritet të luajë me skemën 3-5-2.

  • Mkhitaryan: Në kthim do të japim maksimumin edhe për kapitenin tonë, Lautaro

    Mkhitaryan: Në kthim do të japim maksimumin edhe për kapitenin tonë, Lautaro

    Vazhdon të komentohet barazimi spektakolar 3-3 i së mërkurës mbrëma në Montjuïc, mes Barcelonës dhe Interit, ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve. Mesfushori armen i zikaltërve, Henrikh Mkhitaryan, foli për “TNT Sport”:
    “Ishim të bindur se mund të bënim më mirë. Nuk është e lehtë të luash kundër Barcelonës, një skuadër shumë e fortë, e re dhe plot talent. Katalanasit e menaxhojnë shumë mirë zotërimin e topit dhe dinë të luajnë.
    Ne dhamë gjithçka. Ndoshta mund të kishim bërë pak më shumë, por nuk ishte e thjeshtë. Trajneri na tha vetëm ta mbajmë kokën lart dhe të vazhdojmë kështu, sepse po bëjmë mirë. Pikërisht kjo ka më shumë rëndësi”.
    Në “San Siro”, a mendoni se mund të kualifikoheni?Sigurisht, kjo është ajo që shpresojmë, do të japim maksimumin. Natyrisht, nuk do të jetë e lehtë, sepse kemi humbur kapitenin tonë, liderin tonë, Lautaro Martínez. Sidoqoftë, duhet të përpiqemi të japim më të mirën, edhe për ta zëvendësuar, edhe për të luajtur për të.

  • Inter në telashe, pa kapitenin në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale ndaj Barcelonës

    Inter në telashe, pa kapitenin në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale ndaj Barcelonës

    1 Maj 2025

    10:14

    Telesport

    Sulmuesi Lautaro Martinez rrezikon të mos luajë në gjysmëfinalen e dytë të Champions League ndaj Barcelonës. Argjentinasi i Inter u dëmtua në fund të pjesës së parë dhe u zëvendësua. Ai vendosi duart në fytyrë në momentin e dëmtimit.
    Zëvendësimi ishte i pashmangshëm, por pas barazimit 3-3 që Inter arriti dje në Barcelonë mungesa e Lautaro mund të ndihet shumë në “San Siro”. Ai do t’i nënshtrohet testeve instrumentale midis të enjtes dhe të premtes.
    “Lautaro vinte nga tetë ndeshje radhazi, ndaj ekzistonte ky rrezik, – tha Simone Inzaghi sot për mediat, kur foli për gjendjen e Lautaro. – Shpresojmë të mos e humbasim kapitenin tonë, por kam disa dyshime“.
    Më tejm, Inzaghi shtoi: “Do të jetë shumë e vështirë të rikuperojmë Lautaro për ndeshjen e kthimit. Të martën ndoshta do të luajmë pa kapitenin tonë dhe kjo do të jetë tashmë një finale për ne“.

  • Lautaro mburret me gjysmëfinalen e dytë të Champions-it në tri vite: Tani duam finalen

    Lautaro mburret me gjysmëfinalen e dytë të Champions-it në tri vite: Tani duam finalen

    Momenti është delikat për Interin, që shkon në Barcelonë pas tri humbjeve radhazi. Në konferencën për shtyp foli kapiteni Lautaro Martinez.
    Keni luajtur më parë kundër Barcelonës së Messit, tani është ajo e Lamine Yamal. A janë të krahasueshëm?Leo për mua nuk ka krahasim, është dhe do të mbetet lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Nuk e bëj këtë krahasim. Mund të them vetëm që Lamine është një lojtar shumë i fortë, ka fituar shumë në moshë të re, ka fituar edhe me kombëtaren. Duhet ta respektojmë, është një talent me të ardhme të madhe.
    Barça ëndërron tripletën, ju ndiqni objektiva të rëndësishëm…Jemi shumë të kënaqur, në tri vite kemi luajtur dy gjysmëfinale të Champions League, çka nuk ndodhte prej shumë kohësh tek Interi. Po bëjmë gjëra të mëdha në këtë kompeticion prestigjioz. Mendojmë të punojmë maksimalisht dhe t’i bëjmë tifozët tanë të ëndërrojnë një tjetër finale të Champions-it. Jemi të përqendruar për të përballuar një kundërshtar shumë të fortë.
    Barcelona ka sulmin më të mirë, çfarë mendoni?E dimë çfarë potenciali ofensiv ka skuadra katalanase. Duhet të bëjmë një punë shumë të madhe në mbrojtje për ta ndaluar. Në këtë kompeticion kemi mbrojtur shumë mirë kundër skuadrave të rëndësishme. Duhet të punojmë si grup dhe të mos lejojmë raste për kundërshtarin.
    Interi vjen nga një moment i vështirë. Është çështje fizike apo mendore?Në këtë moment të sezonit ndodhin edhe këto gjëra. Kemi punuar shumë deri javën e fundit. Nuk kishim humbur prej shumë kohësh, por grupi është mirë dhe i bashkuar. Çelësi për mua është të kemi një grup solid dhe të fortë. Jemi gati për Barcelonën.
    Pas ndeshjes me Bayernin the se Interi ka karakter. Çfarë u thua shokëve të skuadrës si kapiten për ta përmbysur këtë situatë?Kompaktësi, kjo është fjala kyçe. Duhet të jemi të bashkuar. Kjo javë ka qenë e vështirë për të gjithë, për ne dhe tifozët. Ne jemi të parët që vuajmë kur humbasim, nuk e duam dhe nuk e pranojmë disfatën. Kemi folur mes nesh, kemi thënë gjëra që mbeten në dhomën e zhveshjes. Të gjithë e dinë që duhet të përballojmë një skuadër shumë të madhe si Barcelona në një gjysmëfinale të Champions-it.
    Më 2010, Interi e përballoi Barcelonën me 10 lojtarë. A do keni të njëjtin qëndrim?Sigurisht. Kjo është diçka që një skuadre nuk duhet t’i mungojë kurrë. Zemra dhe grinta duhet të jenë gjithmonë. Ndeshjet ndryshojnë në varësi të kundërshtarit përballë, jo të gjitha shkojnë njësoj. E rëndësishme është të kuptojmë dhe të dimë që këto karakteristika duhet të jenë gjithmonë të pranishme. Jemi gati për këtë ndeshje, kemi punuar shumë mirë dhe kemi rikuperuar energjitë.
    Herët e fundit në Barcelonë keni shënuar. Çfarë Lautaro rikthehet tani?Një Lautaro më i vjetër…, por edhe që ka shumë dëshirë të vazhdojë të fitojë, të luajë finale dhe të përballet me këtë Barcelonë siç duhet, bashkë me shokët e skuadrës. Kemi punuar shumë mirë, kemi rikuperuar energjitë dhe jemi të entuziazmuar për ta luajtur këtë ndeshje, në një kompeticion si Champions League.
    Si lider dhe kapiten, çfarë të jep më shumë besim për këtë ndeshje?Kam parë si kanë punuar shokët e mi, si është grupi. Edhe pse nuk jemi mësuar të humbasim, pasi jemi mësuar të fitojmë, këto tri humbje radhazi kanë qenë të vështira. Ne jemi të parët që vuajmë, shokët e skuadrës kanë shumë dëshirë për të hyrë në fushë dhe përmbysur këtë situatë. Jemi grup i fortë, kemi një staf që punon ngushtë me ne.
    Sa i rëndësishëm është rikthimi i Thuram?Marcus është shumë i rëndësishëm për ne. Jam i lumtur që është rikuperuar dhe është në dispozicion. Ende nuk e dimë formacionin, por është shumë e rëndësishme që është me grupin, mund të na ndihmojë shumë në këtë fund sezoni.
    Fitimi i Champions-it është i rëndësishëm edhe për “Topin e Artë”…Çmimet individuale vijnë gjithmonë si rezultat i punës së grupit. Unë gjithmonë mendoj për grupin, për të fituar ndeshje dhe për t’i bërë të lumtur tifozët. Vetëm kjo më intereson. Nëse vjen ndonjë çmim individual, është për shkak të punës së bërë nga skuadra.

  • Strapacimi fizik i Interit, ka luajtur 15 mijë minuta më shumë se Napoli. Lautaro, më i “shtrydhuri”

    Strapacimi fizik i Interit, ka luajtur 15 mijë minuta më shumë se Napoli. Lautaro, më i “shtrydhuri”

    Mos guxoni të flisni për lodhje. Simone Inzaghi nuk do ta dëgjojë më këtë fjalë. Ai mendon si të mëdhenjtë e Europës, që zgjedhin të luftojnë në të gjitha frontet. E megjithatë, shifrat janë të qarta, në disa aspekte edhe tronditëse.
    Duke mbledhur minutazhin e të gjithë lojtarëve të Interit, të aktivizuar në kompeticione të ndryshme nga trajneri nga Piacenza, shkruan edicioni i sotëm i “Gazzetta dello Sport”, arrihet në një total prej 50.417 minutash. Nëse bëhet e njëjta llogaritje për skuadrën e Napolit, totali është shumë më pak, 35.640 minuta aktivizim.
    Pra, zikaltrit kanë luajtur rreth 15 mijë minuta më shumë, ose në përkthim praktik, 15 ndeshje diferencë. Kaq i ndajnë dy skuadrat kryesuese të Serie A, një barrë e rëndë për Interin në këtë fund sezoni drejt titullit.
    Duke analizuar rastet individuale, “Gazzetta” thekson se përveç portierit Sommer, më i përdoruri i skuadrës zikaltër me 3.870 minuta, janë edhe pesë lojtarë të tjerë që kanë kaluar kuotën e 3.000 minutave: Bastoni (3.455’), Lautaro (3.435’, gati për ta kaluar Bastonin, meqë mbrojtësi do të jetë i pezulluar kundër Romës), Barella (3.242’), Mkhitaryan (3.200’) dhe Thuram (3.004’).
    Diferenca me Napolin është shumë e dukshme, pasi në radhët e skuadrës napolitane, i vetmi që ka kaluar 3.000 minutat aktivizim është Rrahmani (3.046’).
     

  • “Nuk kam luajtur njëherë me Thuram-Lautaro në derbi kundër Milanit”, Inzaghi flet pas humbjes: Nuk ka vend për alibi, por jemi të lodhur fizikisht

    “Nuk kam luajtur njëherë me Thuram-Lautaro në derbi kundër Milanit”, Inzaghi flet pas humbjes: Nuk ka vend për alibi, por jemi të lodhur fizikisht

    Milani ka arritur të fitojë një tjetër derbi kundër Interit në kohën e Conceicaos. Këtë herë kuqezinjtë kanë mundur 3-0 zikaltërit dhe kanë arritur që të kalojnë në finalen e Kupës së Italisë. Menjëherë pas ndeshjes, Inzaghi ka pranuar humbjen dhe ka kërkuar që të karikojë lojtarët e tij.
    “Jemi të lodhur padyshim, ka lodhje fizike dhe mendore. Zgjodhëm që të ecnim në rrugën e përpjekjes për të fituar tre Kupa. Kemi pasur shumë momente të shkëlqyera, por sot jo edhe aq. Na vjen keq për tifozët, ky është futbolli.
    Duhet të përgëzojmë Milanin, portieri i tyre bëri një pritje të bukur. Kishim shumë raste në pjesën e parë dhe nuk i shfrytëzuam, pjesa e dytë ishte më e keqe. Nuk jemi mësuar të humbasim kështu radhazi, por duhet të analizojmë gabimet tona.
    Nuk po na ndihmojnë lojtarët e stolit? Nuk është koha për të folur dhe menduar për këtë. Unë nuk kam pasur kurrë mundësi të luajë një derbi kundër Milanit me Lautaron dhe Thuram. Në Superkupë mungoi Thuram, pastaj mungoi Lautaro dhe tani mungon sërsih Thuram”, tha Inzaghi. /Sport Ekspres/

  • Gruaja e Lautaro Martinez iu përgjigjet kritikave në rrjetet sociale: Pse duhet të flas italisht nëse…

    Gruaja e Lautaro Martinez iu përgjigjet kritikave në rrjetet sociale: Pse duhet të flas italisht nëse…

    22 Prill 2025

    10:46

    Alfred Lleshi

    Agustina Gandolfo, bashkëshortja e kapitenit të Interit, Lautaro Martínez, është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, ku ndan momente nga jeta e përditshme, receta dhe çaste familjare. Ditët e fundit ajo ka vendosur t’i përgjigjet një pyetjeje që ia bëjnë shpesh ndjekësit italianë: pse nuk flet kurrë italisht në “story”-t e saj? Përmes një “Instagram Story”, Agustina sqaroi me tonin e saj të zakonshëm të drejtpërdrejtë dhe spontan:
    “Kam marrë 1000 mesazhe përse nuk flas italisht në rrjete sociale. E kam shpjeguar shumë herë. Nuk bëj ‘story’ në italisht sepse shumica e publikut tim flet spanjisht dhe më vështirësohet ta përkthej gjithçka.
    Gjithsesi, spanjishtja është një gjuhë shumë e bukur, ju hyn në punë për ta mësuar (qesh). Sidoqoftë, premtoj se do të flas edhe italisht. Tani që kam bërë këtë ‘choco-tortë’, po ju lë recetën në italisht dhe më bëni ‘tag’. Është shumë e shijshme”.
    Një mesazh që ka argëtuar dhe fituar simpatinë e fansave, sidomos për atë batutën se spanjishtja “është e dobishme për t’u mësuar”. Dhe tani që ka premtuar edhe përmbajtje në italisht, është e sigurt që ndjekësit italianë nuk do të humbasin asnjë copë nga torta e saj e famshme me çokollatë.