Tag: lautaro

  • Lautaro: Ta mbajmë Argjentinën në krye, gjithmonë ka gjëra për t’u përmirësuar

    Lautaro: Ta mbajmë Argjentinën në krye, gjithmonë ka gjëra për t’u përmirësuar

    10 Shtator 2025

    15:08

    Alfred Lleshi

    Pas humbjes pa pasoja ndaj Ekuadorit, që mbylli kualifikueset për Botërorin 2026, Lautaro Martínez komentoi: “Bilanci është shumë pozitiv, por jam pak i zhgënjyer me rezultatin e ndeshjes dhe kartonin e kuq”.
    Sulmuesi i Interit iu referua daljes me të kuq të Nicolas Otamendi pak para golit të kundërshtarëve. Megjithatë, Lautaro nënvizon se gjithmonë ka hapësirë për përmirësim: “Gjithmonë ka gjëra për t’u sistemuar. Në çdo stërvitje dhe ndeshje japim maksimumin për ta mbajtur Argjentinën në krye. Përfundimi i kualifikueseve në vend të parë është shumë i rëndësishëm. Tani na presin miqësoret për t’u përgatitur sa më mirë për fazën finale të Botërorit”.
    Për Otamendi: “Ai ka kaluar një periudhë të vështirë, i takon gjeneratës së mëparshme dhe tani po e shijon këtë moment të bukur. Kemi mësuar shumë nga ai dhe vazhdojmë të mësojmë”.

  • Largimi i Inzaghit, Lautaro: Ishim në dijeni, folëm dhe…

    Largimi i Inzaghit, Lautaro: Ishim në dijeni, folëm dhe…

    Pas përfundimit të sezonit me Interin, trajneri Inzaghi vendosi që të largohej nga zikaltërit, për të kaluar te Al-Hilal.
    Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, në një intervistë të dhënë së fundmi u shpreh se për ikjen e Inzaghit ishte në dijeni prej kohësh.

    “Trajneri na tha që kishte marrë një ofertë dhe që do të largohej. Ne megjithatë ishim të përqendruar për të arritur objektivat. Ka qenë gjithmonë profesionist i vërtetë dhe ndiheshim mirë me të, por secili ka të drejtë të bëjë zgjedhjet e veta.
    Unë fola në mënyrë të përgjithshme dhe nuk i referohesha vetëm një lojtari të caktuar si Çalhanoglu. Ishte një keqkuptim. Gjithçka u sqarua dhe tani jemi të gjithë bashkë për të arritur objektivat e këtij sezoni”, tha ai.

  • Tek Inter nervozohen me intervistën e fundit të Lautaro Martinez, vetëm për një fjalë

    Tek Inter nervozohen me intervistën e fundit të Lautaro Martinez, vetëm për një fjalë

    7 Shtator 2025

    16:38

    Telesport

    Lautaro Martinez ka dhënë së fundmi një intervistë për “France Football”, ku ka folur gjerë e gjatë për një numër të madh temash dhe çështjesh tek Inter dhe jo vetëm, duke përfshirë finalen e fundit të Champions League, largimin e Simone Inzaghi-t, nominimin për “Topin e Artë” etj…
    Megjithatë, pati një gabim në transkriptim nga ana e medias franceze kur Lautaro po diskutonte humbjen në finalen e Champions-it ndaj PSG-së dhe largimin pasues të Inzaghi-t.
    Lautaro u shpreh “Trajneri nuk na tha kurrë se kishte marrë një ofertë ose se po largohej. Kështu që ne ishim shumë larg të gjitha thashethemeve dhe u përqendruam në objektivin tonë”.
    Në artikullin origjinal të botuar nga “France Football”, fjala “kurrë” ishte lënë jashtë aksidentalisht, duke përmbysur në mënyrë efektive kuptimin e asaj që Lautaro kishte thënë në të vërtetë.
    Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, gabimi shkaktoi një frustrim të vërtetë në kampin zikaltër dhe zyra e shtypit të klubit thuhet se kërkoi një korrigjim urgjent. Vetë Lautaro po ashtu thuhet se kërkoi që citimi të ndryshohej.

  • Lamal-in nuk e sheh as në treshe, Lautaro Martinez zbulon 3 favoritët sipas tij për “Topin e Artë”

    Lamal-in nuk e sheh as në treshe, Lautaro Martinez zbulon 3 favoritët sipas tij për “Topin e Artë”

    6 Shtator 2025

    20:58

    Telesport

    Në një intervistë të fundit për “FcInterNews”, Lautaro Martinez ka folur gjerë e gjatë, ku padyshim nuk mund të mungonte pyetja as për “Topin e Artë”.
    Sulmuesi argjentinas, ka lënë Lamine Yamal jashtë treshes favorite sipas tij. “PSG ka disa kandidatë dhe secili prej tyre mund ta fitojë atë… Hakimi, Dembele.
    Sa i përket pjesës tjetër, më pëlqen shumë Mohammed Salah. Por varet se si i vlerësoni të gjitha. Ai pati një sezon të shkëlqyer në Premier League, të cilën e fitoi, dhe është një lojtar vërtet interesant”, tha Martinez.
    Kujtojmë se këtë vit ndryshe nga herët e tjera, ceremonia për “Topin e Artë” do të mbahet më shpejt, më 22 shtator.

  • Lautaro kujton finalen e Champions-it, disfatën 5-0: U treguam të paaftë, 5 ditë nuk kam folur me askënd

    Lautaro kujton finalen e Champions-it, disfatën 5-0: U treguam të paaftë, 5 ditë nuk kam folur me askënd

    6 Shtator 2025

    11:23

    Alfred Lleshi

    Lautaro Martinez shënoi golin e 33-të me Argjentinën, duke parakaluar Maradonën dhe synuar Crespon. Bomber tek Interi dhe Albiceleste, “Toro” është siguri për Scaloni dhe Chivu. Rreth finales së humbur të Champions-it, 5-0 në Mynih, u shpreh:
    “Për pesë ditë nuk doja të flisja me askënd. Doja të flisja me njerëzit, me shokët e skuadrës, por nuk më dilte asgjë dhe nuk mundja të thoja asnjë fjalë. Isha i bllokuar, i shqetësuar dhe shumë i trishtuar. Në tri vitet e fundit kemi arritur të luajmë dy finale të Champions-it, kemi zhvilluar një kampionat të madh, një rrugëtim të jashtëzakonshëm.
    Sidoqoftë, në fund, gjithmonë na ka munguar diçka për ta arritur objektivin kryesor, Champions-in. Çfarë ndodhi në finalen ndaj PSG? Ndoshta fjala e duhur për ta përshkruar është paaftësia, nuk arritëm të bënim asgjë nga ato për të cilat punuam dhe u përgatitëm”.

    💔 Five days without speaking — that’s how hard Lautaro Martinez took Inter’s 5-0 Champions League final defeat to PSG.What’s your memory of that game?📖 Full interview this Saturday in France Football.#ballondor pic.twitter.com/NAQwL6qn1T
    — Ballon d’Or (@ballondor) September 5, 2025

  • Lautaro shënoi 2 minuta pas hyrjes në lojë dhe parakaloi Maradonën tek Argjentina

    Lautaro shënoi 2 minuta pas hyrjes në lojë dhe parakaloi Maradonën tek Argjentina

    5 Shtator 2025

    9:03

    Alfred Lleshi

    Në mbrëmjen e Lionel Messit, protagonizëm pati edhe Lautaro Martinez. Në fitoren 3-0 ndaj Venezuelës, goli i dytë erdhi nga kapiteni i Interit. I futur në fushë në minutën e 74-t, Lautaro shënoi vetëm dy minuta më vonë.
    Ky gol i jep një arritje personale të madhe. Ai hyri në top-5 golashënuesit e të gjitha kohërave të Argjentinës, duke kaluar legjendën Diego Maradona (33 gola për Lautaron ndaj 32 të Maradonës).
    Pas ndeshjes, Lautaro foli për Messin: “Një mbrëmje emocionuese, për t’u mbajtur mend. Do të mbetet përgjithmonë me ne për atë që Leo përfaqëson. Nuk flas vetëm për të si lojtar, por për lidershipin, mësimet dhe si person”.
    Ja top-golashënuesit e Argjentinës:Messi – 114 gola2. Batistuta – 553. Aguero – 414. Crespo – 355. Lautaro – 336. Maradona – 327. Higuain – 318. Di Maria – 319. Passarella – 2110. Mastantonio – 19

  • Argjentinë-Venezuelë 3-0; Messi e feston me dopietë ndeshjen e fundit në shtëpi (video)

    Argjentinë-Venezuelë 3-0; Messi e feston me dopietë ndeshjen e fundit në shtëpi (video)

    5 Shtator 2025

    7:49

    Alfred Lleshi

    Lionel Messi shënoi dy gola, ndërsa Lautaro Martínez shtoi një tjetër në fitoren 3-0 të Argjentinës, në atë që mund të ketë qenë ndeshja e fundit konkurruese e kapitenit në tokën argjentinase. Pjesa e parë nisi me dominim, por pak raste të rrezikshme. Venezuela mbrohej mirë, derisa një aksion i shkëlqyer solli golin.
    Leandro Paredes gjeti Julián Álvarez, i cili në vend që të gjuante, asistoi për Messin. Kapiteni e ngriti topin mbi dy mbrojtës dhe shënoi. Thiago Almada rrezikoi për 2-0, por portieri reagoi. Në minutën e 60-të, Messi pati një tjetër rast, por u ndal nga portieri. Në fund, Argentina gjeti forcë shtesë.
    Lautaro Martínez realizoi golin e dytë pas një pasimi të Almada. Më pas, Messi vulosi fitoren 3-0 dhe siguruar tri pikë të merituara. Nëse kjo ishte ndeshja e fundit konkurruese e Messit në Argjentinë, ai e mbylli në mënyrën më të bukur.

  • Lautaro, pas startit 5-0 ndaj Torinos: Treguam dëshirë të madhe për t’u rikthyer fuqishëm

    Lautaro, pas startit 5-0 ndaj Torinos: Treguam dëshirë të madhe për t’u rikthyer fuqishëm

    26 Gusht 2025

    12:54

    Alfred Lleshi

    Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, foli për kanalet zyrtare të klubit pas fitores së thellë 5-0 në “San Siro”, ndaj Torinos: “Ndjesitë janë fantastike. Pas Botërorit për Klube kemi folur shumë mes nesh, trajneri po na jep një ndihmë të madhe dhe na shtyn të punojmë shumë. Ndaj Torinos u pa një skuadër që, kur humbiste topin, dëshironte ta rikuperonte menjëherë.
    Ky është mentaliteti me të cilin kemi nisur me trajnerin e ri, jemi të kënaqur për këtë debutim. Të gjithë, edhe ata që hynë nga stoli, ishin të motivuar. Në fillim të sezonit energjitë rinovohen, që në start treguam dëshirë të madhe për t’u rikthyer fuqishëm. Ne jemi Interi dhe gjithmonë duhet të qëndrojmë lart.
    Goli? Sigurisht që të gjithë golat janë të rëndësishëm, por e rëndësishme është që topi të shkojë në rrjetë, sepse ka periudha që topi nuk hyn. Jam shumë i kënaqur me qasjen dhe mentalitetin. Sa i përket cilësisë, ende duhet të përmirësohemi, por jam i kënaqur me atë që pamë ndaj Torinos. Rezultati konfirmon performancën, guximin dhe mentalitetin e duhur që kemi treguar në këtë fillim sezoni”.

  • Lautaro Martinez, zemra e zikaltërve. Interi rinis me garancitë e kapitenit të tij

    Lautaro Martinez, zemra e zikaltërve. Interi rinis me garancitë e kapitenit të tij

    Trajner i ri, afrime në merkato dhe dëshira për një cikël të ri, në këtë fazë ndryshimesh. Një nga siguritë e Interit mbetet Lautaro Martinez, gati për sezonin e tetë me fanellën zikaltër dhe për ta udhëhequr sërish skuadrën si kapiten.
    Nga kjo mbrëmje, me ndeshjen ndaj Torinos në shtëpi, fillojnë sfidat zyrtare. Do të jetë ai, që do t’i drejtojë shokët e skuadrës drejt objektivave të rinj, duke lënë pas zhgënjimet e fundit të sezonit të kaluar. Humbjet e fundit i kanë dhënë energji dhe motivim për të synuar triumfe të reja.
    Sonte, ai do ta udhëheqë sulmin zikaltër në krah të partnerit Thuram, duke synuar të lërë menjëherë shenjën e tij në sezonin e ri. Kundër Torinos, ai ka shënuar më parë 5 gola në 13 ndeshje, edhe pse i fundit në “San Siro” ishte në sezonin 2020-2021.
    Në krahasim me verën e vitit të kaluar, argjentinasi ka pasur përgatitore më të qetë tek Interi, pa “Copa America” dhe pa pasur nevojë të privohej nga pushimet. Ka rifituar energjinë, duke kaluar zhgënjimin e Botërorit për Klube dhe motivuar grupin gjatë një periudhe tranzicioni (me ardhjen e trajnerit të ri dhe humbjen në finalen e Champions-it në Mynih).
    Golat e tij do të peshojnë sërish nga mbrëmja e sotme. Gjatë miqësoreve verore, Lautaro ka provuar formacionet e reja të Chivu, si dhe është lidhur me lojtarët e rinj të repartit, Pio Esposito dhe Bonny. Për të rinjtë do të ketë një rol veçanërisht udhëheqës, duke iu treguar rrugën dhe urinë për t’u ngjitur në nivele të larta.
    Pushimet e verës së vitit të kaluar ishin të shkurtëra dhe kushtëzuan përgatitjet, duke ndikuar në rendimentin e tij. Performanca e Lautaros ka qenë e alternuar, veçanërisht në kampionat, por pjesa e dytë e sezonit e gjeti protagonist, sidomos në Champions me 9 gola në 14 ndeshje.
    Këtë sezon, sulmuesi argjentinas synon vazhdimësinë, duke ndjerë përgjegjësinë e kapitenit. Sezoni i tetë i Serie A do të jetë edhe një sfidë golash, pas majës së dy viteve më parë me 24 gola, që i dhanë Interit yllin e dytë. Sezonin e kaluar ka mbetur nën 20 gola, teksa nga mbrëmja e sotme kapiteni interist synon të rikuperojë dhe të vendosë ritmin e tij.

  • Mjafton një takim dhe një foto, vjen paqja mes Lautaro Martinez dhe Hakan Calhanoglu

    Mjafton një takim dhe një foto, vjen paqja mes Lautaro Martinez dhe Hakan Calhanoglu

    Paqja më në fund është rikthyer midis Lautaro Martinez dhe Hakan Calhanoglu. Pas tensioneve pas Kupës së Botës për Klube dhe fjalëve të kapitenit drejtuar qartë turkut, e ardhmja e të cilit u finalizua vetëm ditët e fundit, kthimi i të dy lojtarëve në Milano ofron një mundësi për të sqaruar situatën, njëherë e përgjithmonë.
    Vetë argjentinasi është ai që po mendon për këtë, pasi është rikthyer në qytet dhe është takuar me mesfushorin për të vulosur përfundimisht paqen, e cila u “festua” edhe në rrjetet sociale. Numri 10 i zikaltërve postoi një storie me Calhanoglu në Instagram, të dy dukshëm të relaksuar dhe të buzëqeshur.

    “Gjithçka është në rregull me Lautaron. Kur të kthehet, do ta përqafoj”, tha turku me të mbërritur në Appiano Gentile për fillimin e kampit stërvitor të zikaltërve. Plani i kapitenit ishte i qartë për të gjithë: të takohej me mesfushorin për të sqaruar çështjet pas komenteve të hidhura në SHBA dhe talljeve në mediat sociale.
    Dhe me ardhjen e numrit 20, në fije të perit deri pak ditë më parë, takimi me siguri do të ketë shërbyer gjithashtu për të mbajtur motivimin lart përpara sezonit të ardhshëm, me Interin që përballet me një cikël të ri me Chivun në stol.
    Dhe fotografia e postuar në rrjetet sociale është një imazh prekës për tifozët të cilët, pas javëve të fundit të trazuara, mund të marrin frymë lirisht dhe t’i afrohen sezonit 2025-26 me disa shqetësime më pak. Tani, fusha do të flasë, me zikaltrit e thirrur të përgatiten për një sezon që kërcënoi të kishte një fillim të vështirë me një dhomë zhveshjeje plot polemika. Një situatë e vështirë e shmangur nga Chivu, i cili tani thirret për të formësuar Interin e tij.
    ()