Tag: lautaro

  • Di Canio për kritikat ndaj Lautaro: Nëse thoni se është mes top-5 sulmuesve në Europë, çfarë prisni?!

    Di Canio për kritikat ndaj Lautaro: Nëse thoni se është mes top-5 sulmuesve në Europë, çfarë prisni?!

    8 Dhjetor 2025

    12:50

    Alfred Lleshi

    Në fitoren e thellë të Interit ndaj Comos në “San Siro”, kapiteni Lautaro Martínez ishte sërish protagonist. “Toro” duket se ka lënë pas periudhat e luhatshme, që dikush ia atribuonte muajt e fundit, duke treguar gjithmonë kontributin e tij për ekipin, përtej golave të shënuar. Ish-sulmuesi Paolo Di Canio, nga studiot e “Sky Sport”, komentoi numrin 10 argjentinas dhe perceptimin që ka publiku mbi të:
    “Çfarë prisni nëse thoni se ai është një nga 5 sulmuesit më të mirë në Europë? Anomalitë te Lautaro ndodhin vetëm kur nuk bën këto gjëra (referuar golit ndaj Comos). Nuk mund të kalojë 2-3 muaj kështu. Të gjithë janë të kritikueshëm, shikoni Haaland që shënon 32 gola në 32 ndeshje dhe dikush thotë se nuk është vendimtar.
    Te Lautaro, që është lojtar i mirë, nuk kemi për qëllim të kërkojmë gabime të vogla. Problemi ishte se nuk shënonte dhe nuk luante aq mirë. Kjo tregon se ndonjëherë ka një ambient ku ndihet i fortë, por duhet ta tregojë me një vrap më shumë, një diagonale më shumë. Interi shënoi 4 gola ndaj Comos, është e vetmja skuadër që kur dominon, dominon”.

  • “Lautaro, një nga sulmuesit më të mirë në botë. Nico Paz, e ardhmja është e tij”

    “Lautaro, një nga sulmuesit më të mirë në botë. Nico Paz, e ardhmja është e tij”

    6 Dhjetor 2025

    9:52

    Alfred Lleshi

    Juan Sebastián Verón, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, komentoi ndeshjen Inter-Como dhe duelin mes Lautaro Martínez e Nico Paz. Për kapitenin zikaltër tha: “Lautaro shënon në çdo mënyrë, luan për skuadrën dhe në zonë është vdekjeprurës. Ta markosh është shumë e vështirë. Tani ka edhe staturën e liderit, është një nga sulmuesit më të mirë në botë, bashkë me Haaland, Mbappé, Vinicius dhe Lamine Yamal”.
    Për Nico Paz u shpreh: “Është gjithmonë në vendin e duhur, në momentin e duhur. Kjo do të thotë se di ta lexojë aksionin dhe e ka futbollin në gjak. Në moshën 21-vjeçare nuk është e lehtë të jesh kaq i gatshëm. E ardhmja është e tij, por edhe tani është një lojtar që imponohet. Pa e ekzagjeruar, jemi përballë një talenti që mund të bëhet fuoriklas”.
    Verón përjashtoi krahasimet personale: “Nuk më pëlqejnë krahasimet, sidomos mes epokave të ndryshme. Unë isha më shumë mesfushor, ai më shumë sulmues. Ka diferencë”.

  • Lautaro për raportin me Chivu: Marr më shumë përqafime nga trajneri sesa gruaja ime

    Lautaro për raportin me Chivu: Marr më shumë përqafime nga trajneri sesa gruaja ime

    2 Dhjetor 2025

    10:49

    Alfred Lleshi

    “Krítikat? Janë pjesë e lojës, gjithmonë përpiqem të përmirësohem, të jap gëzim për njerëzit e Interit. Mendoj për familjen time dhe bëj më të mirën për ta. Sikurse them gjithmonë, çdo sezoni përpiqemi t’i shkojmë deri në fund, kemi fituar trofe që mungonin prej kohësh. Jam shumë i lumtur”, – tha sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, në margjinat e “Gran Galà del Calcio Aic”.
    “Jam gjithmonë i fokusuar tek ajo që duhet të bëj në fushë, pastaj ndeshjet mund të zhvillohen ndryshe, por e rëndësishme është që Interi të fitojë. Dy humbjet me Milanin dhe Atletico Madridin na dëmtuan. Në pjesën e dytë me Pisa, – analizon kapiteni zikaltër, – kemi luajtur më mirë, pas golit e kontrolluam ndeshjen ndryshe. Këtë sezon janë 4-5 ekipe me pak pikë diferencë, mendoj se do të jetë kështu deri në fund. Ka ekipe të forta që janë forcuar, kampionati është më i balancuar”.
    Për marrëdhënien me Chivu: “Flasim çdo ditë dhe marr më shumë përqafime nga ai sesa nga gruaja ime… Është i ngjashëm me Inzaghin në dëshirën për lojë të bukur, por sot presojmë më fort dhe lart për ta rikuperuar shpejt topin”.

  • Lautaro lë pas Mazzola dhe jep sinjalin: Mendoj për Interin, le të llomotitin ata nga jashtë

    Lautaro lë pas Mazzola dhe jep sinjalin: Mendoj për Interin, le të llomotitin ata nga jashtë

    1 Dhjetor 2025

    8:01

    Alfred Lleshi

    Në ditën e paraqitjes së tij të 250-të në Serie A me fanellën zikaltër, Lautaro Martinez shënoi golin e tij të 163-të me Interin, duke lënë pas Sandro Mazzola (161) dhe iu afruar Boninsegna-s (171). Dygolëshi kundër Pisa, në fitoren 2-0, bëri që kapiteni të jepte mesazhin e qartë: “Jam i lumtur sepse fituam pas dy humbjeve. Disa më kritikuan, por jam mësuar. Punoj për veten, për Interin dhe familjen time. Le të flasin ata që janë jashtë”.
    Ai theksoi: “Shpresoj që historia ime këtu të zgjasë shumë. Kam vite kontratë dhe njerëzit më duan, skuadra vjen gjithmonë e para. Ne mendojmë vetëm ta çojmë Interin sa më lart”.
    Në golat e tij ndihmoi edhe Francesco Pio Esposito, i cili tashmë ka një darkë të paguar nga kapiteni: “Sigurisht. Thonë që nuk ofroj kurrë? Kam dëgjuar shumë (qesh). Qëndrimi së bashku është i rëndësishëm. Kur gjej kohë, organizoj gjithmonë ndonjë grigliatë”.

  • Inter vuan shumë, por del me 3 pikë të arta nga Pisa. Dopietë e kapitenit (video)

    Inter vuan shumë, por del me 3 pikë të arta nga Pisa. Dopietë e kapitenit (video)

    Pas humbjes në derbi fundjavën e kaluar, Inter është rikthyer te fitorja. Zikaltrit fituan 0-2 në transfertë ndaj Pisa, falë një dopiete të Lautaro Martinez.
    Pjesa e parë ka qenë shumë e dobët dhe ndoshta më e dobëta e Interit për këtë sezon. Rasti i parë i takimit do të vinte në minutën e 27-të, por goditja me kokë e Lautaros shkon jashtë.
    Dy minuta më pas, rrezikon Pisa, ku Piccinini tenton të shënojë një gol spektakolar me rroveshatë, por topi fluturon disa centimetra larg. Pjesa e parë mbyllet 0-0.
    Pjesa e dytë nis më mirë për vendasit, të cilët rrezikojnë më shumë dhe duket sikur kanë më shumë dëshirë për të fituar ndeshjen. Rezultati do të zhbllokohej në minutën e 70-të falë një kombinimi perfekt mesa të sapo futurit në fushë Francesco Pio Esposito dhe Lautaro-s, kapiteni godet direkt me të majtën dhe topi përfundon në rrjetë.
    Do të ishte sërish Lautaro që do të gjente golin e dytë në minutën e 83-të, me një goditje të fuqishme me të djathtën , pas pasimit të marrë nga Nicolo Barella, duke vulosur përfundimisht fitoren e Interit.
    Pas kësaj fitoreje, Inter renditet i treti me 27 pikë, një pikë më pak se Milan dhe Roma. Pisa mbetet në vendin e 18-të me 10 pikë.
    SHIKOGOLAT

  • Lautaro i pakënaqur me zëvendësimin në Madrid, por nuk ka thyerje me Chivu

    Lautaro i pakënaqur me zëvendësimin në Madrid, por nuk ka thyerje me Chivu

    28 Nëntor 2025

    14:15

    Alfred Lleshi

    Interi po përjeton një mini-krizë pas dy humbjeve radhazi ndaj Milanit dhe Atletico Madridit. Një moment i veçantë ka të bëjë me Lautaro Martinez. Gjatë ndeshjes në “Metropolitano”, kur Chivu vendosi ta zëvendësonte me Pio Esposito, kapiteni i Interit nuk e pranoi dot vendimin dhe e tregoi qartë pakënaqësinë e tij.
    Sipas “Corriere dello Sport”, Lautaro tundi kokën dhe ia dorëzoi arbitrit shiritin për ta kaluar te Barella. Megjithatë, marrëdhënia me trajnerin nuk u prek. Para se të ulej në stol, Lautaro e përshëndeti si zakonisht Chivu. Frustrimi për zëvendësimin u vërejt nga të gjithë, por nuk ka pasoja të thella.
    Sipas raportimit, menaxhimi i Interit pas Inzaghit ndryshon. Trajneri aktual nuk bën dallime në dhomën e zhveshjes dhe lojtarët duhet të përshtaten me rregullat e reja, përfshirë edhe karakterin e fortë të kapitenit, i cili më parë ka pasur përplasje me Conte në “Maradona”.

  • Klinsmann i sigurt: Lautaro është bekim, kurrë problem për Interin

    Klinsmann i sigurt: Lautaro është bekim, kurrë problem për Interin

    28 Nëntor 2025

    11:53

    Alfred Lleshi

    “Le të gabojë, por mbi të gjitha le ta luajë”. Kështu shprehet Jurgen Klinsmann për Pio Esposito. Ish-numri 10 i Interit tha për “Gazzetta dello Sport”: “Është e qartë se ka talent dhe fizik të jashtëzakonshëm, por ky është momenti kur nuk duhet të ndalet nga asgjë dhe askush”.
    Për çështjen e Lautaro Martinez, shtoi: “E di mirë çfarë ndjen kur jep gjithçka dhe topi nuk futet në rrjetë. I ndodhi në derbi dhe Champions, ku u zëvendësua gjatë ndeshjes. Mund të duket e çuditshme për simbolin e skuadrës, por tregon se Chivu nuk bën dallime.
    Është normale të dalë i zemëruar pas një zëvendësimi, por fjalët ‘problem’ dhe ‘Lautaro’ nuk mund të jenë në të njëjtën fjali. Duhet nisur nga ai, pastaj Thuram, Bonny dhe Pio do ta ndihmojnë për ta larguar përgjegjësinë. Ndoshta ndjen shumë presion, por Lautaro është bekim për Interin”.
    Për Bisseck dhe një mundësi në Botëror: “Shpresoj, ka gjithçka për të luajtur në kombëtare dhe titullar tek Interi. Tani që mungon Dumfries, pse jo, të përdoret edhe si sulmues anësor. Me atë shpejtësi dhe hap, çfarë problemi do të ketë?”

  • Një çështje e re tek Inter! Lautaro zemërohet me Chivu, por pse?!

    Një çështje e re tek Inter! Lautaro zemërohet me Chivu, por pse?!

    27 Nëntor 2025

    18:03

    Telesport

    Inter humbi në frymën e fundi 2-1 ndaj Atletico Madridit në supersfidën e luajtur në “Metropolitano”. Në minutën e 72-të, kur rezultati ishte ende 1-1, Lautaro Martinez u zëvendësua nga trajneri Cristian Chivu, gjë që nuk la një shije të mirë tek argjentinasi. E dyta ndeshje rresht, që Martinez zëvendësohet nga Chivu, duke krijuar idenë që mes tyre ka një “ftohej”.
    Julio Cesar, ish-legjenda e Interit, tashmë në rolin e analistit dhe komentatorit në “Amazon Prime Italia” u shpreh se Martinez është i zemëruar me trajnerin Chivu, referuar këtu mënyrës si reagoi argjentinasi në momentin e zëvendësimit.
    “Duke parë momentin kur del nga fusha e lojës, kuptohet qartë që Lautaro është i zemëruar me Chivu”, tha Cesar.

  • Lautaro, ç’po ndodh me ty kundër të mëdhenjve?! Asnjë gol me Interin në 4 përballje direkte

    Lautaro, ç’po ndodh me ty kundër të mëdhenjve?! Asnjë gol me Interin në 4 përballje direkte

    “Ngrihu dhe vazhdo përpara, ngrihu dhe vazhdo përpara, si gjithmonë”. Këto janë fjalët e një kapiteni, Lautaro Martinez, i goditur nga një tjetër humbje në derbin kundër Milanit, por që dëshiron të shohë përpara, drejt supersfidës së Champions League kundër Atletico Madridit. Megjithatë, “Tuttosport” ka ndaluar te një aspekt i veçantë i tij: këtë sezon, kundër të mëdhenjve, në përballjet direkte, sulmuesi argjentinas i Interit ka mbetur në hije.
    Juventus, Roma, Napoli dhe Milan janë skuadrat e mëdha kundër të cilave ka mbetur “thatë”, ndryshe nga sa arrin të bëjë në Europë dhe ndaj kujtdo tjetër me 4 gola në 3 ndeshje. Dhe mungesa e tij, pavarësisht pritjes së pabesueshme të Maignan dhe topit të mundshëm të 1-0, që u përplas në shtyllë, në derbin ndaj Milanit, e vë edhe më keq në pozitë situatën e “Toro” pas humbjes së shkaktuar nga Pulisic.
    Ndërkohë, për ndeshjen kundër Atletico Madridit, numri 10 zikaltër pritet të jetë titullar për të tentuar menjëherë rikthimin te goli. Me Dumfries të dëmtuar edhe për një kohë jo të shkurtër, pasuesi natyral i holandezit në krahun e djathtë do të jetë sërish Carlos Augusto, sipas të përditshmes piemontese. Mkhitaryan, nga ana tjetër, mund të rikuperojë mjaftueshëm për t’u futur në listën e të grumbulluarve, por më e mundshme është që të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjen e kampionatit kundër Pisa.

  • Lautaro Martinez karikon skuadrën pas humbjes në derbi dhe para sfidës në Europë

    Lautaro Martinez karikon skuadrën pas humbjes në derbi dhe para sfidës në Europë

    25 Nëntor 2025

    10:58

    Telesport

    Tek Inter kanë mbetur të zhgënjyer pas humbjes 0-1 në derbi ndaj Milan. Në një postim në profilin e tij në Instagram, Lautaro Martinez u dërgoi një mesazh të gjithë tifozëve të Interit pas humbjes.
    “Çohuni dhe ecni përpara, si gjithmonë“, shkroi kapiteni zikaltër, i cili nuk dha atë që pritej në fushë. Inter do të rikthehet në aksion të mërkurën kundër Atlético Madrid në Champions League.
    Duket se Martinez kërkon të karikojë skuadrën pas dështimit në derbi dhe të vazhdojë rrugëtimin e mirë në Europë, ku Inter nuk ka asnjë humbje.