Tag: laurent

  • Shkarkohet Laurent Blanc dhe kthehet Mario Mitaj, shqiptari e ka besimin e trajnerit të ri

    Shkarkohet Laurent Blanc dhe kthehet Mario Mitaj, shqiptari e ka besimin e trajnerit të ri

    Mario Mitaj po vuan një situatë paksa të pazakontë për lojtarët shqiptarë në tërësi në Europë. Nëse ka lojtarë të Shqipërisë që luajnë gjithmonë titullar apo qëndrojnë gjithmonë në stol për shkak të performancave jo të mira, Mitaj është një rast tjetër.
    Mbrojtësi i Kombëtares ka luajtur gjithmonë si titullar te Al Ittihad dhe është vlerësuar për paraqitjet e tij, por në disa raste, përfundon në tribunë. Kjo për shkak të rregullit të numrit të kufizuar të lojtarëve të huaj që ka në Arabinë Saudite dhe duke parë yjet e shumtë nga Premier League dhe Europa që ka Al Ittihad, Mitaj është emri më i lehtë i sakrifikueshëm.
    Kështu shqiptari përfundoi në tribunë për ndeshjen kundër Al Nassr të Cristiano Ronaldos, atje ku Al Ittihad humbi 0-2 dhe Laurent Blanc u shkarkua. Aktualisht trajner te Al Ittihad është zgjedhur Hassan Khalifa dhe vetë futbollisti shqiptar ka shpërndarë një fotografi para ndeshjes së sotme në kampionat ndaj Shabab, duke paralajmëruar rikthimin e tij. /Sport Ekspres/

  • Bella Hadid rikthehet fuqishëm në pasarelë pas trajtimit të Lyme, shkëlqen për Saint Laurent

    Bella Hadid rikthehet fuqishëm në pasarelë pas trajtimit të Lyme, shkëlqen për Saint Laurent

    Bella Hadid është rikthyer në karrierë.
    Modelja dhe themeluesja e Orebella, u rikthye në pistë gjatë Javës së Modës në Paris, pas shtrimit të saj në spital për shkak të sëmundjes Lyme.
    Hadid eci në pasarelën e Saint Laurent, e mbajtur në një peizazh të bukur kopshti me Kullën Eiffel si sfond e veshur me një pallto të tejdukshme të kthyer mbrapsht nga koleksioni i verës 2026. Pamja e saj ishte e shoqëruar me vathë të mëdhenj dhe syze dielli të mëdha. Vogue kapi momentin e ecjes së saj në pasarelë dhe e ndau atë në Instagram gjatë sfilatës.

    Koleksioni Verë 2026 i [drejtorit krijues] Anthony Vaccarello mishëron këtë vizion. Në një atmosferë kinematografike, gruaja e Saint Laurent është njëkohësisht heroinë dhe klasike, unike dhe shumëplanëshe.
    Paraqitja e Bellas vjen vetëm disa ditë pasi u pa në rrugët e Parisit, duke u dukur bukur dhe shik me një pallto kafe dhe syze dielli ovale të zeza, si dhe duke mbajtur një çantë Coach.
    Hadid, e cila u diagnostikua me sëmundjen Lyme në moshën 16 vjeç, i informoi për herë të parë fansat për gjendjen e saj shëndetësore më 17 shtator, duke ndarë foto nga një shtrat spitali në Instagram me mbishkrimin:
    “Më vjen keq, gjithmonë ndihem keq, ju dua”.

  • Al Ittihad largon Laurent Blanc, Mitaj mbetet pa trajner

    Al Ittihad largon Laurent Blanc, Mitaj mbetet pa trajner

    Al Ittihad ka shkarkuar së fundmi trajnerin Laurent Blanc. Shkak për këtë vendim është bërë humbja në kampionatin arab ndaj Al Nassr. Lajmi është bërë publik nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
    “Al Ittihad njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin e ekipit të parë,  Laurent Blanc, dhe stafin e tij.

    Bordi drejtues i klubit shpreh falenderime për kontributin dhe i uron suksese në të ardhmen”- shkruan klubi. Kujtojmë që tek Al Ittihad luan edhe mbrojtësi i Kombëtares, Mario Mitaj.
     
    © BalkanWeb

  • E papritur/ Ish-trajneri i Francës dhe PSG-së shkarkohet nga klubi arab, pavarësisht fitimit të titullit kampion

    E papritur/ Ish-trajneri i Francës dhe PSG-së shkarkohet nga klubi arab, pavarësisht fitimit të titullit kampion

    Një zhvillim i papritur tronditi futbollin saudit, pasi klubi i njohur Al-Ittihad njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin francez, Laurent Blanc.
    Blanc mori drejtimin e skuadrës më 13 korrik 2024 dhe gjatë periudhës së tij në krye, drejtuesit e klubit regjistruan 46 ndeshje, me 35 fitore, 5 barazime dhe vetëm 6 humbje — statistika që dëshmojnë suksesin dhe efikasitetin e trajnerit.
    Nën drejtimin e tij, Al-Ittihad fitoi kampionatin kombëtar në sezonin e kaluar, duke lënë një gjurmë të thellë në historinë e futbollit saudit dhe duke fituar zemrat e tifozëve. Edhe në sezonin aktual, skuadra tregoi performancë të mirë, duke grumbulluar 9 pikë pas katër javësh dhe duke u renditur në vendin e tretë të tabelës.
    Megjithatë, për arsye të ndryshme strategjike dhe divergjenca të brendshme me drejtuesit e klubit, kontrata me Laurent Blanc u ndërpre papritur. Deri më tani nuk është bërë i ditur se cili do të jetë trajneri i ri që do të marrë drejtimin e skuadrës për ndeshjet e ardhshme.
    Laurent Blanc, me karrierë të pasur në futbollin botëror dhe eksperiencë të madhe në arenën saudite, do të mbetet një figurë e rëndësishme në historinë e Al-Ittihad, për shkurtësinë por edhe efektivitetin e periudhës së tij në klub.

  • Romanca me vartësen i kushton karrierën! Shkarkohet CEO -ja i një tjetër kompanie të njohur

    Romanca me vartësen i kushton karrierën! Shkarkohet CEO -ja i një tjetër kompanie të njohur

    Tërmet në kompaninë zvicerane Nestle. Kompania ka shkarkuar, me efekt të menjëhershëm, drejtorin ekzekutiv, Laurent Freixe, për shkak të një lidhjeje sentimentale të fshehtë me një vartëse të tij, duhet në deklaratën e kompanisë zvicerane.

     “Bëhet fjalë për një vendim të domosdoshëm. Vlerat dhe qeverisja e Nestlé janë themelet e forta të kompanisë sonë. Falënderoj Laurent për vitet e shërbimit,” tha presidenti Paul Bulcke.

    Laurent akuzohet se ka shkelur kodin e sjelljes së Nestlé, pasi çifti duhej të kishte bërë publike marrëdhënien.

    Në vend të tij, bordi ka emëruar Philipp Navratil, i cili që nga prilli 2024 ishte përgjegjës për Nespresso, markë e njohur e kafesë

    “Largimi i Laurent Freixe ndodhi pas një hetimi mbi një marrëdhënie sentimentale të padeklaruar me një punonjëse të tij të drejtpërdrejtë, duke shkelur kështu kodin e sjelljes së Nestlé,” sqaron njoftimi. 

    Zbulimi u bë pas një hetimi të kërkuar nga bordi dhe i mbikëqyrur nga presidenti Bulcke dhe drejtori kryesor i pavarur Pablo Isla, me mbështetjen e një konsulenti të jashtëm.

    Rasti kujton shkarkimin e Andy Byron, CEO i kompanisë teknologjike me seli në Neë York, Astronomer, i cili dha dorëheqjen pasi u pa i përqafuar përgjegjësen e tij të burimeve njerëzore, Kristin Cabot, në një “kiss cam” gjatë koncertit të Coldplay më 16 korrik në Gillette Stadium, Foxborough, Massachusetts. /Repubblica/ 

  • Yves Saint Laurent: Ditëlindja e ikonës që revolucionarizoi modën

    Yves Saint Laurent: Ditëlindja e ikonës që revolucionarizoi modën

    1 Gusht shënon ditëlindjen e një prej emrave më të rëndësishëm në historinë e modës, Yves Saint Laurent. I lindur më 1 gusht 1936 në Oran të Algjerisë, Saint Laurent do të bëhej një prej stilistëve më ndikues të shekullit XX, duke sfiduar normat dhe transformuar mënyrën si gratë visheshin.Që në moshë të re, talenti i tij u dallua nga Christian Dior, me të cilin filloi të punonte në Paris. Pas vdekjes së Dior, Saint Laurent mori drejtimin e shtëpisë Dior vetëm 21 vjeç, duke u bërë drejtori më i ri artistik në historinë e modës së lartë.Në vitin 1961, themeloi markën e tij Yves Saint Laurent (YSL), e cila solli risi të mëdha si kostumi i famshëm për gra “Le Smoking”, fustanet që frymëzoheshin nga arti modern (Mondrian dress), dhe integrimin e elementeve të stilit të rrugës në modën e lartë, një guxim i rrallë për kohën, shkruan KultPlus.Saint Laurent ishte gjithashtu ndër të parët që përfshiu modele me ngjyrë në pasarelat ndërkombëtare, duke hapur rrugë për më shumë përfaqësim dhe diversitet në industri.Vdiq në vitin 2008, por trashëgimia e tij mbetet e gjallë jo vetëm në muzeun që mban emrin e tij në Paris, por në çdo sfilatë, dyqan dhe detaj mode që mban firmën YSL.Sot, bota e modës feston ditëlindjen e një vizionari që bëri historinë./KultPlus.com