Jeff Bezos, themeluesi i Amazon dhe një nga njerëzit më të pasur në botë, do të martohet këtë javë me ish-gazetaren Lauren Sánchez në një ceremoni madhështore në Venecia, Itali. Që prej fejesës së tyre në maj 2023, çifti 61 dhe 55 vjeç ka qenë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.
Kur zhvillohet dasma?Ngjarja do të zgjasë disa ditë, nga 24 deri më 26 qershor, megjithëse disa burime flasin për 26–29 qershor.
Ku do të mbahet ceremonia?Ka paqartësi për vendndodhjen e saktë:
Disa thonë se ceremonia do të zhvillohet në ishullin privat San Giorgio Maggiore.
Të tjerë raportojnë se do të mbahet në jahtin superluksoz të Bezos, “Koru”, me vlerë 500 milionë dollarë.
Aktivistët e grupit lokal “No Space For Bezos” pretendojnë se vendi do të jetë ndërtesa historike Scuola Grande della Misericordia, me histori që daton nga shekulli i 14-të.
Sa të ftuar do të jenë?Lista e të ftuarve është kufizuar në 200 persona, por janë emra shumë të njohur.
Cilët VIP-a do të marrin pjesë?Mes të ftuarve priten: Kim Kardashian, Oprah Winfrey, Bill Gates, Beyoncé & Jay-Z, Ivanka Trump, Jared Kushner, dhe mbretëresha Rania e Jordanisë. Gjithashtu përflitet për emra si Leonardo DiCaprio, Eva Longoria dhe Mick Jagger.
Festa e beqarisë së Sánchez në Paris – Maj 2025
Argëtimi dhe performanca?Përflitet se Elton John dhe Lady Gaga janë kontaktuar për të performuar, megjithëse nuk ka konfirmime zyrtare.
Kush po e organizon dasmën?Agjencia britanike Lanza & Baucina, e njëjta që organizoi dasmën e George dhe Amal Clooney në 2014, po kujdeset për çdo detaj.
Çfarë do të veshë nusja?Lauren Sánchez mendohet të ketë rreth 27 ndërrime veshjesh gjatë tri ditëve të festimeve. Ajo ka bashkëpunuar me Anna Wintour dhe është parë duke blerë në Dolce & Gabbana në Milano.
Ku do të qëndrojë çifti?Çifti pritet të qëndrojë në hotelin luksoz Aman, buzë Kanalit të Madh – i njëjti vend ku u martuan Clooney-t. Dhomat aty kushtojnë nga 3,000 deri në 32,000 dollarë nata. Gjithashtu janë rezervuar pesë nga hotelet më luksoze të Venecias për të ftuarit.
Sa kushton kjo dasmë?Shpenzimet e parashikuara janë midis 7 deri në 10 milionë dollarë, një shumë e papërfillshme për pasurinë e Bezos, që arrin në 225 miliardë dollarë.
Pse po protestohet?Grupi “No Space For Bezos” proteston kundër ndikimit të dasmës në qytetin historik të Venecias, që tashmë përballet me mbingarkesë turistike dhe ndotje mjedisore. Protestuesit e akuzojnë Bezos për shfrytëzim të qytetit në emër të luksit, duke e krahasuar me dasmën miliardere Ambani në Indi. Gjithashtu kanë shprehur shqetësime për numrin e avionëve privatë dhe rezervimet masive të gondolave dhe mjeteve ujore.
Protesta për Bezosin në Venecia
Si ka reaguar qyteti?Kryetari i Bashkisë së Venecias, Luigi Brugnaro, i ka minimizuar shqetësimet, duke theksuar se qyteti ka përvojë me ngjarje të mëdha si Festivali i Filmit dhe samite ndërkombëtare. Por aktivistët theksojnë se kjo dasmë simbolizon ndarjen gjithnjë e më të madhe midis elitës globale dhe qytetarëve të zakonshëm.
/vizionplus.tv