Tag: lartë

  • Nesër zgjidhet kreu i ri i SPAK, Gonzato dhe ambasada britanike: KLP do sigurojë që të jetë person me integritet!

    Nesër zgjidhet kreu i ri i SPAK, Gonzato dhe ambasada britanike: KLP do sigurojë që të jetë person me integritet!

    Altin Dumani dhe prokurorët kandidatë

    TIRANË- Nesër, 11 dhjetor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zgjedhë kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), që do të zëvendësojë Altin Dumanin. Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato do të jetë nesër i pranishëm në mbledhjen e KLP-së, ndërsa gjatë sot zhvilloi një takim me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
    Përmes një reagimi në rrjetet sociale, prezenca e BE-së ka ndarë detaje nga mbedhja e sotme. Gonzato shprehu besimin se anëtarët e KLP-së do të tregojnë nivelin më të lartë të përgjegjshmërisë dhe do të sigurojnë që Prokuroria e Posaçme të drejtohet nga një person me integritet të padiskutueshëm, i pavarur, profesionist dhe i përkushtuar ndaj standardeve më të mira të BE-së.
    “Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, mori fjalën në takimin e sotëm të përbashkët mes Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku u diskutuan mënyrat për të rritur efikasitetin, cilësinë dhe integritetin në sistemin e drejtësisë. Ai theksoi dy çështje që mbeten kryesore për gjyqësorin: vlerësimet realisht transparente dhe përcaktimi i qartë i përgjegjësive dhe standardeve për sigurinë në gjykata.
    Në prag të zgjedhjes së nesërme të kreut të ri të SPAK, ku Ambasadori Gonzato do të jetë i pranishëm së bashku me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, ai shprehu besimin se anëtarët e KLP-së do të tregojnë nivelin më të lartë të përgjegjshmërisë dhe do të sigurojnë që Prokuroria e Posaçme të drejtohet nga një person me integritet të padiskutueshëm, i pavarur, profesionist dhe i përkushtuar ndaj standardeve më të mira të BE-së”, shkruhet në postimin e BE-së.

    Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë kërkon gjithashtu që procesi i zgjedhjes së kreut të ri të SPAK të jetë i drejtë e transparent. Ambasada britanike thekson se ky është një hap i rëndësishëm në përparimin e Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit.
    “Zgjedhja e Drejtuesit të SPAK është një hap i rëndësishëm në përparimin e Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit. Është e rëndësishme që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ta realizojë këtë proces në mënyrë të lirë, të drejtë dhe transparente. Mbretëria e Bashkuar pret me padurim të bashkëpunojë me këdo që do të zgjidhet, për të vazhduar dhe forcuar marrëdhënien tonë të shkëlqyer”, shkruan ambasada britanike.

    Prokurorët Adnand Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj, do të prezantojnë platformën e tyre dhe pasi të dëgjohen dhe të pyeten, do të votohen. KLP miratoi 4 kandidatën në mbledhjen e 20 tetorit, duke vlerësuar se i plotësojnë kushtet për të drejtuar SPAK. Emrat e tyre u kualifikuan për të vijuar më tej garën, që është ajo e intervistimit, e vendosur tashmë më datë 11 dhjetor. Po në këtë ditë pritet që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të zgjedhë me votim kreun e ri të SPAK, i cili do të marrë zyrtarisht detyrën më 19 dhjetor.
    Mandati 3-vjeçar i Altin Dumanit në krye të SPAK përfundon në 18 dhjetor 2025, pasi këtë detyrë e mori më 16 dhjetor 2022. Pas lënies së këtij posti ai do të ushtrojë detyrën si prokuror i posaçëm i kësaj strukture deri në përfundimit të mandatit 9 vjeçar. Caktimi i kreut të ri të SPAK, ka vënë në lëvizje dy nga ambasadat kryesore në vend: SHBA dhe BE.
    Sipas nenit 20 të rregullores së KLP-së, kandidati që merr më shumë vota zgjidhet kreu i SPAK-ut. Në rast se dy a më shumë kandidatë marrin numër të barabartë votash, KLP kryen një votim të dytë mes kandidatëve me numër të barabartë votash./ZËRI

  • Brukseli rrit tonet, Gonzato: SPAK duhet drejtuar nga një figurë e pavarur

    Brukseli rrit tonet, Gonzato: SPAK duhet drejtuar nga një figurë e pavarur

    Ambasadori i BE-së, në Tiranë Silvio Gonzato, mori pjesë në takimin e përbashkët mes Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku u diskutuan mënyrat për të rritur efikasitetin, cilësinë dhe integritetin në sistemin e drejtësisë.

    Ai theksoi se  janë dy çështje, të cilat mbeten kryesore për gjyqësorin: vlerësimet realisht transparente dhe përcaktimi i qartë i përgjegjësive dhe standardeve për sigurinë në gjykata.

    Por Ambasada e BE në Tiranë ka reaguar edhe lidhur me procesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, proces që nis ditën e nesërme.

    “Në prag të zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, ku Ambasadori Gonzato do të jetë i pranishëm së bashku me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, ai shprehu besimin se anëtarët e KLP-së do të tregojnë nivelin më të lartë të përgjegjshmërisë dhe do të sigurojnë që Prokuroria e Posaçme të drejtohet nga një person me integritet të padiskutueshëm, i pavarur, profesionist dhe i përkushtuar ndaj standardeve më të mira të BE-së“, thuhet në një reagim në “X”.

  • Zgjedhja e kreut të ri të SPAK në sytë e Evropës dhe SHBA, pjesëmarrje e lartë diplomatike

    Zgjedhja e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme, SPAK,  ka tërhequr vëmendjen më të madhe diplomatike të viteve të fundit.
    Në mbledhjen e së mërkurës, 11 dhjetor 2025, pritet të marrin pjesë përfaqësues të një numri rekord ambasadash, mes tyre ambasada e SHBA-së, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Italisë kjo bëhet e ditur nga njoftimi i KLP-së
    Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka njoftuar zyrtarisht se seanca plenare do të nisë në orën 09:00, ku do të zhvillohen intervistat me kandidatët dhe do të kryhet votimi për zgjedhjen e Kreut të ri të SPAK.
    Sipas KLP-së, intervistat do të zhvillohen në rend alfabetik dhe secili kandidat do të ketë në dispozicion 45 minuta. I gjithë procesi do të transmetohet drejtpërdrejt nga RTSH.
    Këshilli ka konfirmuar gjithashtu se gazetarët do të akomodohen në sallën e mbledhjes, ndërsa kameramanëve do t’u lejohet të filmojnë vetëm pamjet hyrëse para fillimit të seancës.
    4 kandidatët që do t’i nënshtrohen seancës dëgjimore janë:
    Adnan Xholi
    Doloreza Musabelliu
    Elvin Gokaj
    Klodian Braho
    Procesi për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK vlerësohet si një nga momentet më vendimtare për vijimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend, ndërsa prania e gjerë diplomatike pritet të theksojë rëndësinë dhe transparencën e këtij procesi.

  • Metani: Një drejtësi e fortë dhe e qëndrueshme kërkon angazhim të vazhdueshëm

    Metani: Një drejtësi e fortë dhe e qëndrueshme kërkon angazhim të vazhdueshëm

    Inspektori i Lartë i Drejtësisë z. Artur Metani mori pjesë në Mbledhjen e 3-të të Përbashkët të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë “Forcimi i Kapaciteteve Institucionale përmes Zhvillimit të Përmirësuar të Karrierës dhe Masave Mbrojtëse për Sistemin Gjyqësor”.
    Në fjalën e tij, z. Metani e vuri theksin së pari tek praktikat që duhen ndjekur për të patur një sistem drejtësie të fortë e të qëndrueshëm.
    “Ndërtimi i një sistemi drejtësie të fortë dhe të qëndrueshëm kërkon angazhim të vazhdueshëm. Shteti i së drejtës nuk është thjesht një tërësi normash ligjore apo rregullash abstrakte, por është mbi të gjitha një veprimtari administrative institucionale. Në këtë kuadër, praktikat administrative të ndjekura nga ana e institucioneve tona duhet të kenë si qëllim ndërtimin e një mjedisi, ku meritokracia, pavarësia strukturore, siguria institucionale dhe profesionalizmi i magjistratëve të veprojnë si mekanizma të ndërvarur nga njëri-tjetri”.
    Inspektori i Lartë i Drejtësisë u ndal edhe tek konstatimet e vërejtura gjatë veprimtarisë së punës së institucionit që drejton e që ndikojnë në cilësinë e punës e performancën e magjistratëve, e si të tilla duhen adresuar.
    “Gjatë trajtimit të ankesave, apo zhvillimit të inspektimeve tematike/institucionale nga ana e institucionit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë është konstatuar se mungesa e ambienteve të përshtatshme dhe përdorimi i pamjaftueshëm i teknologjisë së informacionit, përfshirë regjistrimin audio të seancave, sistemet e menaxhimit të çështjeve, arkivat, qarkullimin e dokumentacionit procedural dhe administrativ, si dhe sistemet teknologjike që mbulojnë procese specifike të punës së gjykatës apo prokurorisë , ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë dhe solemnitetin e gjykimit, si dhe në zhvillimin e hetimeve penale. Në disa raste, këto kushte kanë ndikuar edhe në sjelljen etiko-profesionale të magjistratëve, duke ekspozuar sistemin e drejtësisë ndaj perceptimeve negative nga publiku.
    Modernizimi i infrastrukturës, rishikimi i protokolleve të sigurisë, vendosja e mekanizmave mbikëqyrëse dhe zhvillimi i analizave për menaxhimin e riskut dhe adoptimi i praktikave bashkëkohore të sigurisë së sistemeve dhe teknologjisë së informacionit janë masa thelbësore që garantojnë një mjedis pune të sigurt dhe funksional për të gjithë magjistratët. Për këtë arsye, investimi në infrastrukturë dhe për sigurinë e magjistratëve duhet të konsiderohet pjesë integrale e politikave për forcimin e pavarësisë, legjitimitetit dhe integritetit të pushtetit gjyqësor. Vetëm në këtë mënyrë pushteti gjyqësor mund të funksionojë në mënyrë të qëndrueshme, duke garantuar cilësi, integritet dhe besueshmëri në çdo nivel të veprimtarisë së tij”.
    FJALA E PLOTË E INSPEKTORIT TË LARTË TË DREJTËSISË Z. ARTUR METANI
    Të nderuar kryetarë të Këshillave,
    I nderuar Kryetar i Gjykatës së Lartë,
    I nderuar Prokuror i Përgjithshëm,
    I nderuar z. Dobi,
    Të nderuar shkëlqesi ambasadorë dhe partnerë,
    Të nderuar të ftuar!
    Faleminderit për ftesën dhe mundësinë për të ndarë disa reflektime në kuadër të këtij takimi të tretë të përbashkët të institucioneve tona. Tematikat që do të trajtojmë sot si vlerësimi etik dhe profesional i magjistratëve, ndikimi i tij në zhvillimin e karrierës, si dhe siguria dhe infrastruktura e ambienteve të gjykatave dhe zyrave të prokurorisë, janë çështje me një rëndësi të veçantë, pasi këto çështje nuk përfaqësojnë vetëm prioritete të institucioneve tona në ushtrimin e kompetencave ligjore, por janë gjithashtu themelore për garantimin e cilësisë së drejtësisë dhe respektimin e standardeve të shtetit të së drejtës. Sot, ky takim është mundësia jonë për të diskutuar dhe konsoliduar praktikat që mbështesin integritetin, pavarësinë dhe legjitimitetin e pushtetit tonë gjyqësor.
    Kontributi i EU4Justice dhe Bashkimit Europian mbetet i domosdoshëm për implementimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të reformës në drejtësi në Shqipëri, ku asistenca teknike e ofruar përkthehet në rritje të kapaciteteve dhe cilësisë së vendimarrjes. Megjithatë, rolin kryesor dhe të qënësishëm duhet ta luajnë institucionet tona, të cilat duhet të marrin vendime dhe ku debati profesional duhet shoqërohet me një analizë të mirëfilltë në nivel sistemik dhe planifikimi strategjik.
    Ndërtimi i një sistemi drejtësie të fortë dhe të qëndrueshëm kërkon angazhim të vazhdueshëm. Shteti i së drejtës nuk është thjesht një tërësi normash ligjore apo rregullash abstrakte, por është mbi të gjitha një veprimtari administrative institucionale. Në këtë kuadër, praktikat administrative të ndjekura nga ana e institucioneve tona duhet të kenë si qëllim ndërtimin e një mjedisi ku meritokracia, pavarësia strukturore, siguria institucionale dhe profesionalizmi i magjistratëve të veprojnë si mekanizma të ndërvarur nga njëri-tjetri.
    Vlerësimi etik dhe profesional i magjistratëve është një gur themeli mbi të cilin ndërtohet besimi i publikut në sistemin e drejtësisë. Ai nuk është thjesht një proces formal administrativ, por është një mekanizëm i rëndësishëm që garanton ex-ante integritetin dhe zhvillimin profesional të magjistratëve. Ky proces duhet të jetë i parashikueshëm, i qartë, i paanshëm dhe transparent. I mbështetur në indikatorë apo tregues të qartë dhe të matshëm, si dhe duke shmangur çdo aspekt subjektivizmi, apo ndikimi të jashtëm. Në praktikë, kjo do të thotë krijimin e një sistemi vlerësimi etiko-profesional që monitoron dhe vlerëson performancën e magjistratëve jo vetëm në bazë të rezultateve të punës, por edhe në përputhje me standardet morale, etike dhe profesionale. Një qasje e tillë siguron jo vetëm integritetin individual të magjistratëve, por edhe besueshmërinë e publikut në sistemin e drejtësisë në tërësi.
    Një çështje që kërkon vëmendje të veçantë është gjithashtu dhe infrastruktura e pushtetit gjyqësor. Ndërkohë, në kushtet e rritjes së kompleksitetit të çështjeve gjyqësore dhe ekspozimit publik të pushtetit gjyqësor, edhe siguria personale e magjistratëve nuk mund të konsiderohet vetëm një çështje administrative, por ajo është një parakusht themelor për funksionimin e paanshëm dhe të pavarur të pushtetit gjyqësor. Në këtë drejtim, sistemi i vlerësimit etiko-profesional të magjistratëve dhe siguria apo infrastruktura janë procese të ndërvarura nga njëri-tjetri. Një magjistrat nuk mund të vlerësohet objektivisht në lidhje me integritetin e tij, apo cilësitë e tij profesionale në mungesë të sigurisë së tij personale, apo kushteve të mjaftueshme infrastrukturore. Në këtë aspekt, vlen të theksohet se mungesa e këtyre elementëve të rëndësishëm rrit mundësinë e gabimeve njerëzore, të ndikimeve të jashtme, ose të shkeljeve të etikës profesionale nga ana e magjistratëve.
    Gjatë trajtimit të ankesave, apo zhvillimit të inspektimeve tematike/institucionale nga ana e institucionit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë është konstatuar se mungesa e ambienteve të përshtatshme dhe përdorimi i pamjaftueshëm i teknologjisë së informacionit, përfshirë regjistrimin audio të seancave, sistemet e menaxhimit të çështjeve, arkivat, qarkullimin e dokumentacionit procedural dhe administrativ, si dhe sistemet teknologjike që mbulojnë procese specifike të punës së gjykatës apo prokurorisë , ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë dhe solemnitetin e gjykimit, si dhe në zhvillimin e hetimeve penale. Në disa raste, këto kushte kanë ndikuar edhe në sjelljen etiko-profesionale të magjistratëve, duke ekspozuar sistemin e drejtësisë ndaj perceptimeve negative nga publiku.
    Modernizimi i infrastrukturës, rishikimi i protokolleve të sigurisë, vendosja e mekanizmave mbikëqyrëse dhe zhvillimi i analizave për menaxhimin e riskut dhe adoptimi i praktikave bashkëkohore të sigurisë së sistemeve dhe teknologjisë së informacionit janë masa thelbësore që garantojnë një mjedis pune të sigurt dhe funksional për të gjithë magjistratët. Për këtë arsye, investimi në infrastrukturë dhe për sigurinë e magjistratëve duhet të konsiderohet pjesë integrale e politikave për forcimin e pavarësisë, legjitimitetit dhe integritetit të pushtetit gjyqësor. Vetëm në këtë mënyrë pushteti gjyqësor mund të funksionojë në mënyrë të qëndrueshme, duke garantuar cilësi, integritet dhe besueshmëri në çdo nivel të veprimtarisë së tij.
    Për sa më sipër, personalisht vlerësoj se rezultatet e pritshme të këtij takimi nuk duhet të mbeten thjesht në nivel rekomandimesh. Ato duhet të shndërrohen në standarde të qarta dhe drejtpërdrejt të zbatueshme për vlerësimin etik dhe profesional të magjistratëve; mekanizma të qartë ligjorë për monitorimin dhe përmirësimin e karrierës së tyre; si dhe masa apo vendime konkrete për sigurinë dhe infrastrukturën e gjykatave dhe prokurorive. Vetëm përmes një qasjeje të koordinuar dhe bashkëpunimi ndërinsitucional, vizioni afatgjatë, planifikimi të mirë strategjik dhe buxhetor, si dhe duke integruar praktikat më të mira të Bashkimit Europian apo të Këshillit të Evopës mund të ndërtojmë një sistem drejtësie të pavaruar, me integritet dhe sa më profesional.
    Faleminderit!

  • Gara për drejtimin e SPAK kulmon të enjten: Diplomacia në sallë, gazetarët jashtë dyerve

    Gara për drejtimin e SPAK kulmon të enjten: Diplomacia në sallë, gazetarët jashtë dyerve

    Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të zgjedhë në mbledhjen e nesërme (11 dhjetor), kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme.
    Drejtuesit aktual, Altin Dumani, i mbaron mandati trevjeçar më 16 dhjetor. Në garë janë Klodian Braho, Doloreza Musabelliu, Adnan Xholi dhe Elvin Gokaj.
    Në garë janë 4 kandidatë të kualifikuar në fazat paraprake dhe që do i nënshtrohen garës në KLP, ku në fund do votohet për fituesin, i cili del edhe me një votë më shumë, pra nuk ka votim të cilësuar.
    Në kuadër të mbledhjes së nesërme, KLP ka lëshuar një njoftim zyrtar, ku bën me dije se diskutimi dhe votimi do jenë pa praninë e medias. Shkak është salla e vogël dhe numri i madh i konfirmuar i pjesëmarrjes së përfaqësuesve të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.
    Zgjedhja e kreut të ri të SPAK shoqërohet me interes të lartë të Ambasadave dhe KLP ka kërkuar mirëkuptimin e mediave që nuk do lejohen, përveç sinjalit të RTSH-së.
    “Duke qenë se ditën e nesërme është konfirmuar një numër i madh i përfaqësuesve nga ambasadat, lutemi për mirëkuptimin tuaj për prezencën mediatike në sallë. Siç edhe e dini, salla është relativisht e vogël për t’ju akomoduar të gjjthëve, ndaj ju lutem të ndiqni seancën direkt nga sinjali RTSH-së”, thuhet në njoftimin zyrtar të KLP-së.
    Një ditë më parë, (9 dhjetor), KLP zgjodhi (votimi në foton kryesore) edhe drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, (BKH- e cilësuar edhe si FBI-ja shqiptare), Joni Keta, i cili pason në detyrë Aida Hajnajn.

  • Joni Keta merr drejtimin e BKH, KLP miraton me 11 vota propozimin e SPAK, procesi i votimit u monitorua nga SHBA-BE

    Joni Keta merr drejtimin e BKH, KLP miraton me 11 vota propozimin e SPAK, procesi i votimit u monitorua nga SHBA-BE

    Kreu i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) është zgjedhur Joni Keta. Vendimi është marrë dje nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) me 11 vota pro dhe asnjë kundër (vota unanime), ndërsa Keta do të drejtojë për 5 vite atë që njihet si “FBI” shqiptare. Keta mbante postin e zv/drejtorit të Byrosë dhe u propozua si drejtues, pas një procesi që zgjati disa javë ku fillimisht morën pjesë 13 kandidatë dhe më pas në fazën finale mbetën 7 kandidatë. Në këtë fazë në garë mbetën kandidatët: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta. Mbledhja e djeshme e KLP-së është monitoruar nga përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe ata të BE-së, që konsiderohen si partnerët kryesorë të SPAK dhe BKH-së.
    Kush është Jon Keta i propozuar në krye të BKH?
    Me një karrierë në ngjitje si oficer i policisë gjyqësore pranë ish-krimeve të rënda e më pas hetues pranë BKH dhe zv.drejtor i komanduar këtyre dy muajve, Jon Keta mosha 37 vjeç i kaloi të gjitha pengesat e garës për në Byronë Kombëtare të hetimit. Emri i tij u aprovua gjatë mbledhjes së komisionit të përzgjedhjes i përbërë nga 3 prokurorë dhe mbas dakordësisë iu propozua Këshillit të Lartë të Prokurorisë për t’u votuar që është institucioni i ngarkuar me ligj për emërimin dhe deklarimin e përfundimit të mandatit të drejtorit të BKH njohur si FBI shqiptare. Jon Keta ka shërbyer për 15 vite në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore dhe njihet për rekordet në hetimet financiare dhe ndaj krimit të organizuar. Në një proces të tejzgjatur qe kapërceu edhe afatet e fundit të gushtit, në garë mbetën shtatë pretendentë dhe pasi komisioni i kontrollit të pasurisë dhe figurës i verifikoi dhe skualifikoi shumicën e tyre, të premten i përcolli një listë të ngushte fituesish komisionit të përzgjedhjes përbërë nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra. Edhe pse zërat e përshkruan klimën e ftohtë mes tre prokurorëve që vjen nga krisjet e mëparshme të shkaktuara për BKH, akujt e të treve duket se u shkrinë nga kandidati Jon Keta që i bëri bashkë dhe që shpresohet të vendosë ura mes BKH dhe SPAK. Në kushtet kur një klimë pakënaqësie e pat shoqëruar gjatë mbajtjes se mandatit 5 vjeçar drejtoreshën e BKH Aida Hajnaj , deri aty sa u harrua të përcillej nga SPAK në fund të funksionit, pritet që një marrëdhënie konfliktuale e tillë mos përsëritet më e KLP por edhe ndërkombëtarët të shpëtojnë nga ankesat qofshin të nga ana e SPAK qofshin nga BKH. Sakaq 11 anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë në një njoftim më të hershëm kanë bërë publike një tjetër çështje të rëndësishme, siç është dëgjimi i katër kandidatëve që konkurrojnë për drejtimin e SPAK. Procesi për SPAK-un në KLP mbahet në datën 11 dhjetor. Në garë janë katër prokurorë Doloresa Musabelliu, Adnan Xholi, Klodian Braho dhe Elvin Gokaj. Në 18 dhjetor përfundon mandati i kryeprokurorit të posaçëm Altin Dumani dhe kreu i ardhshëm i SPAK si edhe dy paraardhesit do të ketë mandat tre vjeçar.
    Reagon Ngjela
    Ndërkohë avokati Spartak Ngjela shprehet se kreu i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit, (BKH) Joni Keta është zgjedhur nga amerikanët. Teksa ishte i ftuara në një studio televizive, z. Ngjela theksoi dje se SPAK-un e drejton ekspertiza amerikane dhe ky emërim ishte i pritshëm. Avokati shpreson se politika amerikane nuk do ndalet së godituri politikanët e korruptuar në Shqipëri. “Ishim të sigurt për këtë, sepse SPAK-un e drejton ekspertiza amerikane dhe ne atje kemi edhe shpresën. Nuk është korrupsioni këtu në një sektor, këtu ka qenë dhe është ende korrupsioni në shumë sektor. Por ajo që më ka dhënë shpresë është se politika amerikane si ndalet goditjes së politikanëve të korruptuar. Unë e kisha dëgjuar si emër po atë e zgjodhën amerikanët. Atë e ka marrë politika amerikan në dorë edhe ekspertët atje janë amerikan dhe ne kemi shpresë sepse rangjet e larta të politikë amerikane e kanë në konsideratë Shqipërinë. Presidenti amerikan ka thënë që ne do t’ia heqim korrupsionin Shqipërisë. Korrupsioni në Shqipëri nuk ka shpresë”, deklaroi ai. Po ashtu, avokat Ngjela një koment e pati edhe zgjedhjen e drejtuesit të ri të Avokatit të Popullit, i cili pritet të zgjidhet të enjten. “Kur të dalë emri i kryetarit atëherë do të japë një mendim, duhet parë se kush do të zgjidhet. Do të duhet që të dimë emrin. Po Avokati i Popullit është figura e 3 e shtetit shqiptar. Është kreu i akuzës, nuk është pak. Ne po vuajmë nga korrupsioni i lartë shtetëror në Shqipëri”, nënvizoi Ngjela.

  • Bamir Topi në SPAK për “21 Janarin”, ish-prokurori tregon pse ish-presidenti e takoi Bashën një ditë pas ngjarjes

    Bamir Topi në SPAK për “21 Janarin”, ish-prokurori tregon pse ish-presidenti e takoi Bashën një ditë pas ngjarjes

    Ish-prokurori Ervin Karanxha ka folur lidhur me paraqitjen e ish-presidentit Bamir Topi në SPAK ditën e djeshme lidhur me “21 Janarin”.
    Ai tha se nuk janë hetuar zyrtarët e lartë për çështjen e 21 janarit, teksa u shpreh se një ditë pas ngjarjes, Topi u takua me Lulzim Bashën. Sipas tij, Basha i kërkoi të kishte ndikim te Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama.“Zoti Bamir Topi ka qenë president kur ka ndodhur ngjarja. Të gjithë jemi dijeni për një libër që ka dalë në 2018. Flet edhe për 21 janarin, flitet për datën 22, për një takim që ka pasur me Ina Rama. Dhe më datë 23, flitet për një takim me Lulzim Bashën.
    Është pyetur për këtë ngjarje. Ka qenë libri që e ka çuar në atë pikë. Do sqarohet nëse për këtë bisedë të Bashës, ka komunikuar me Ina Ramën apo jo. Duhet të sqarojë. Kemi konstatime të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës së Strasburgut. Nuk janë hetuar zyrtarë të lartë. Këtu është fillimi i hetimit. Diçka tjetër që do dalë nga hetimi. Prokurorja e përgjithshme ka pasur akses në çështje, kjo tregon veprimet që janë bërë”, tha Karanxha

  • Mori 116 milionë paund ryshfete me anë të korporatës që drejtonte, ekzekutohet ish-bankieri i lartë në Kinë

    Mori 116 milionë paund ryshfete me anë të korporatës që drejtonte, ekzekutohet ish-bankieri i lartë në Kinë

    Kina ka ekzekutuar një ish-bankier të lartë për pranimin e ryshfeteve prej 116 milionë paundësh në një spastrim të zyrtarëve të lartë të korruptuar që qeveria e Presidentit Xi Jinping po kryen.

    Bai Tianui, ish-drejtori i përgjithshëm i firmës së menaxhimit të aseteve China Huarong International Holdings, u vra të martën në qytetin verior të Tianjin.
    Bai, sipas prokurorëve, abuzoi me pozicionin e tij në kompaninë shtetërore të investimeve midis viteve 2014 dhe 2018, duke pranuar një “sasi të madhe” ryshfetesh që arrinin në 1.1 miliardë juanë.
    Në një deklaratë, gjykata tha: “Sasia e ryshfeteve të marra nga Bai Tianhui ishte jashtëzakonisht e madhe, rrethanat e krimit ishin veçanërisht serioze dhe ndikimi shoqëror ishte shumë i rëndë.”
    Sipas The Telegraph, gjykata shtoi se krimi i Bai kishte “dëmtuar interesat e shtetit” dhe të popullit kinez dhe “ai duhet të ndëshkohet rëndë sipas ligjit”.
    Gjykata Supreme Popullore, gjykata më e lartë e Kinës, tha se faktet e çështjes ishin “të qarta” dhe provat kundër Bai ishin “përfundimtare dhe të mjaftueshme”, kështu që dënimi i tij ishte “i përshtatshëm”.
    Zyrtarët nuk dhanë detaje se si u ekzekutua Bai, por thanë se atij iu lejua të takohej me të afërmit e ngushtë paraprakisht.
    Gjykata e Lartë Popullore e Tianjinit mbështeti dënimin e tij me vdekje pasi hodhi poshtë apelin e tij më 24 shkurt.
    Në Kinë, një dënim me vdekje i dhënë nga gjykatat e ulëta duhet t’i paraqitet për shqyrtim Gjykatës Supreme Popullore.
    Huang ishte krijuar për të trajtuar kreditë e këqija nga bankat shtetërore dhe u riemërua China Citic Financial Assets Management pas një shpëtimi të orkestruar nga qeveria në vitin 2021.
    Ishte një nga katër kompanitë e formuara në vitin 1999 për të ndihmuar në pastrimin e grumbujve të borxheve të këqija që mbytën sistemin bankar të Kinës, dhe kompania më vonë u zgjerua në bizneset e investimeve, kredive dhe pronave.
    Bai është drejtuesi i dytë i lartë nga firma që ekzekutohet për korrupsion.
    Lai Xiaomin, ish-shefi i Tianui-t, u ekzekutua në janar 2021, një muaj pasi u shpall fajtor për marrjen e 191 milionë paundëve ryshfete dhe përvetësimin e më shumë se 2.6 milionë paundëve në asete publike.
    Mbikëqyrësi i Kinës kundër korrupsionit, Komisioni Qendror për Inspektimin e Disiplinës, arrestoi 54 rregullatorë shtetërorë, bankierë dhe drejtues të lartë financiarë në nëntë muajt e parë të vitit, sipas një vlerësimi nga South China Morning Post.
    Vitin e kaluar, u pushuan nga puna gjithsej 97 drejtues të lartë financiarë.

    Top Channel

  • “ILD,  vendosja e standarteve profesionale”! Metani: Bashkëpunim institucional dhe planifikim strategjik për një drejtësi të pavarur!

    “ILD, vendosja e standarteve profesionale”! Metani: Bashkëpunim institucional dhe planifikim strategjik për një drejtësi të pavarur!

    ild

    TIRANË- Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Arbër Metani, organizoi një pasdite pune mbi inspektimin disiplinor në Shqipëri, në një event ku morën pjesë të ftuar nga institucione të drejtësisë e gjykatave e prokurorive në vend. Aktiviteti bëri bashkë drejtues e përfaqësues të institucioneve të drejtësisë në vend, të gjykatave e zyrave të prokurorive, kontributorë të shërbimit të inspektimit ndër vite etj.
    Gjatë eventit u shfaq dokumentari televiziv “Të inspektosh drejtësinë”, mbi inspektimin disiplinor që daton që prej vitit 1912. Metani theksoi rëndësinë e ngritjes se inspektoratit të drejtësisë, të mbështetur në standardet e larta të ndarjes së pushteteve dhe të ruajtjes se pavarësisë së magjistratëve.
    Për Metanin, zgjedhja në detyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë erdhi me përgjegjësinë e jashtëzakonshme, për vendosjen e standardeve profesionale.
    Fjala përshëndetëse e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë
    Përshëndetje të gjithëve e mirë se erdhët! Së pari, dëshiroj t’ju falenderoj të gjithëve, që gjetët kohë dhe erdhët në këtë takim. Për hir të së vërtetës, kur me kolegët në zyrën e ILD, menduam dhe diskutuam idenë e rrugëtimit të shërbimit të inspektimit gjyqësor dhe atij të prokurorisë në Shqipëri, ishim shumë entuziastë, por edhe pasigurt, nëse do të arrinim të tregonim gjerësisht zhvillimin e inspektimit të magjistratëve në Shqipëri.
    Inspektimi gjyqësor mbetet shpesh në hije dhe vemendjen publike e marrin natyrshem vendimet gjyqësore. Por, inspektimi gjyqësor mbetet një mjet shumë i rëndësishëm për ruajtjen e integritetit të sistemit të drejtësisë. Duke patur parasysh këtë, por edhe mundesitë reale, që ILD të prodhonte një dokumentim historik, të të gjithë ecurisë e shërbimit të inspektimit gjyqësor në Shqipëri, që prej vitit 1912, sfida dukej gati e pakapërcyeshme.Por me sa duket, ia dolëm.
    Sot, do hapim perden e kësaj pjese vitale dhe emocionuese të historisë sonë. Materialet që botohen në këtë libër përbëjnë një pjesë shumë të rëndësishme nga tradita institucionale e drejtësise shqiptare. Besoj se janë materiale, pak të njohura për shumë prej nesh. Me përjashtim të studiuesve të vecantë për këtë fushë, komuniteti i juristëve të interesuar për zhvillimet e drejtësisë në Shqipëri, nuk e kanë patur mundësinë të njihen drejtpërdrejt me materialet që paraqitura në këtë libër nëpërmjet burimeve arkivore. Dhe ky botim sot, përpiqet të mbushë këtë boshllëk, duke ofruar një panoramë të qartë të zhvillimeve historike të shërbimit të inspektimit gjyqesor.
    Ndodh, që edhe botimet e thjeshta me objekt temën historike, mund të ngjallin debat. Por, me këtë botim, ne nuk kemi dashur të bëjmë asnjë interpretim apo koment mbi ngjarjet historike, që kanë shenjuar lindjen dhe zhvillimin e inspektimit gjyqësor. Ne kemi zgjedhur të paraqesim dokumentet në formën e tyre të pastër, ashtu sic dalin në burimet arkivore, me qëllimin e vetëm për të sjellë në dritë të vërtetën historike. Por, dua ta theksoj fort nga ana tjetër, se është realisht emocionuese, të konstatosh ndërgjegjen e fortë shtetare, që në themelimin e shtetit shqiptar në 1912.
    Qeveria kombëtare e Vlorës, vendosi që krahas ngritjes së gjykatave e prokurorive të shtetit shqiptar, të krijonte edhe një inspektorat drejtësie, që të garantonte përgjegjshmërinë jo vetëm të sistemit, por edhe pavarësinë e tij, pasi inspektorët kishin edhe një kompetencë domethënëse, të verifikonin që administrata shtetërore të mos ndërhynte apo ndikonte në asnjë mënyrë, në veprimtarinë e gjykatave. Dua ta theksoj edhe njëherë, rëndësinë e ngritjes se inspektoratit të drejtësisë, të mbështetur në standardet e larta të ndarjes së pushteteve dhe të ruajtjes se pavarësisë së magjistratëve. Elita drejtuese e shtetit shqiptar të asaj kohe, tregon nëpërmjet ngritjes së institucioneve të shtetit shqiptar me këtë frymë kushtetueshmërie, se kishte kapacitete juridike të një klasi të lartë, për të cilët, shteti ka nevojë në cdo moment të jetës së vet.
    Ishin këto kapacitete juridike, që patën barrën, e ngritjes së arkitrarëve të godinës shtetërore shqiptare, që ia dolën të ndërtojnë ligjet më të rëndësishme e më të nevojshme për funksionimin e shtetit të sapongritur, i cili, sipas fjalëve të njërit prej përfaqësuesve të kësaj elite, Ahmet Zogu, të botuar në gazetën Dita e Re, në vitin 1922, duhej të qëndronte “me ftyrë nga Perëndimi”. E ky botim, është nderim edhe për përpjekjet të tyre, për ndërtimin e një drejtesie moderne dhe demokratike. Ndër përmirësimet që iu bënë më pas, deri kur vendi u shpall monarki, spikaste fokusi tek profesionalizmi i magjistratëve, se kur një gjyqtari i prisheshin më shumë se gjysma e vendimeve nga një gjykatë më e lartë, apo kur më shumë se gjysma e vendimeve që kishte dhënë, nuk kishin mundësi ekzekutimi, atëherë Ministria e Drejtësisë vendoste marrjen e masës disiplinore të pushimit nga detyra. Pas një kthimi mbrapa të shtetit të së drejtës në periudhën e monizmit, ku gjykatat e prokuroritë u njehsuan me partinë-shtet, pluralizmi riktheu në vëmendje rolin e gjyqësorit, si element kyç i shtetit të së drejtës, duke ligjëruar pavarësinë e gjyqtarëve e prokurorëve. Presidenti i Republikës si kryesues dhe më tej ministri i drejtësisë, me rol përherë e më të fortë, ishte modeli që Shqipëria provoi me përmirësime deri në vitin 2016.
    Koha tregoi se nuk ishte mjaftueshëm për të patur një sistem të pavarur e garantues të shtetit të së drejtës, përderisa, me një konsensus të rrallë politik pozitë-opozitë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi në korrik 2016 reformën në drejtësi, e cila riformatoi gjithë sistemin përmes një arkitekture të re, e cila si emërues të përbashkët kishte pavarësinë e gjyqtarëve e prokurorëve. Në këtë arkitekturë të re, procesi disiplinor vjen për herë të parë si kompetencë e një institucioni të vetëm, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, një institucion i pavarur kushtetues, që ka përgjegjësinë e inspektimit disiplinor për gjyqtarët e prokurorët e të gjitha niveleve.
    Zgjedhja në detyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë erdhi me përgjegjësinë e jashtëzakonshme, për përballjen me ngritjen e një institucioni të tillë me themele të forta profesionale, me pritshmëritë e publikut dhe aktorëve të tjerë politikë e institucionalë dhe me pritshmëritë e vetë sistemit të drejtësisë. Duke mos patur model paraardhës, vendosja e standardeve të tilla dhe mbi të gjitha, ruajtja e ekuilibrit mes pavarësisë së magjistratëve dhe interesit krejt legjitim të publikut për mënyrën se si administrohet drejtësia, ishte dhe mbetet busulla orientuese e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
    Kjo mbetet sfida më e madhe profesionale dhe personale e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, jo për stabilitet institucional, por duke e parë këtë balancë interesash, si një parim kushtetues të rëndësishëm për të ardhmen e sistemit të drejtësisë dhe të shtetit të së drejtës. Natyrshëm si çdo proces, edhe testimi i kësaj filozofie pune, kërkon periudhën e vet të përballjes me sfidat që kalon sistemi dhe koha do të tregojë qëndrueshmërinë e zbatimit të saj në praktikë, si dhe efektet afatgjata në sistem. Së fundmi, por jo nga rëndësia, do doja të bëja falenderimet shumë të merituara, të gjihkujt, që bëri të mundur këtë ditë sot. Dëshiroj të falenderoj inspektorin Periant Teta, ideja e të cilit për të parë shërbimin e inspektimit gjyqësor në vite, vuri në lëvizje të gjithë këtë proces pune.
    Ekipin e ILD-së, që ka bërë një punë të shkëlqyer kërkimore, si në arkivin e shtetit ashtu edhe në bibliotekën kombëtare, edhe pse jo profesionistë të fushës së kërkimit. Për muaj e muaj të tërë, cdo ditë me këmbëngulje dhe pasion, kërkonin kudo, ku mund të kishte histori të shërbimit të inspektimit. Elis Kuçi, Zilie Feçi, Sidora Tyli, faleminderit, për të gjithë kontributin tuaj. Erind Mërkuri, pedagogu këmbëngulës dhe pasionant par exellence i historisë të së drejtës dhe kushtetushmërisë, që investoi kohë, energji e përkushtim, pa asnjë interes financiar, por vetëm me pasionin e dashurisë për historinë, për të materializuar dokumentet arkivore në këtë botim.
    Këtu dua të falenderoj përzemërsisht misionin EU4Justice, që financoi botimin e këtij historiku, me një cilësi të shkëlqyer, e po vazhdon të na ndihmojë për ta sjellë edhe në gjuhën angleze. Regjisorin Artan Rama, për dokumentarin e shkëlqyer, që na tregon protagonistët e inspektimit gjyqësor dhe të prokurorisë në kohë, me idealizimin, seriozitetin dhe profesionalizmin e tyre, për të zgjidhur cështjet e vështira që prodhonte koha. Dua të falenderoj një tjetër anëtar të ILD-së, Pavli Treskën, që bëri përkthimin në anglisht të dokumentarit, për audiencën e huaj.
    Në krye të gjithë këtij procesi, për koordinimin e cdo hapi dhe cdo fazë të punës, për redaktimin profesional të këtij dokumentari e këtij botimi, për udhëheqjen e të gjithë procesit, nga dita 1 kur u diskutua për herë të parë kjo ide, e deri sa të dalë dhe njoftimi për shtyp i këtij aktiviteti, është Mimoza Koçiu, njeriu që besoi fort tek realizimi i kësaj ideje dhe me sa duket kishte të drejtë. Dhe tani, le të shohim dokumentarin “Të inspektosh drejtësinë”, e më pas vijojmë me folësit, sipas programit. Mbrëmje të këndshme!/ZËRI

  • ILD, Metani: Bashkëpunim institucional dhe planifikim strategjik për një drejtësi të pavarur

    ILD, Metani: Bashkëpunim institucional dhe planifikim strategjik për një drejtësi të pavarur

    INSPEKTIMI DISIPLINOR NË SHQIPËRITiranë, 9 dhjetor 2025Hotel Tirana International, Salla “Classic”
    Fjala përshëndetëse e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë
    Përshëndetje të gjithëve e mirë se erdhët!Së pari, dëshiroj t’ju falenderoj të gjithëve, që gjetët kohë dhe erdhët në këtë takim. Për hir të së vërtetës, kur me kolegët në zyrën e ILD, menduam dhe diskutuam idenë e rrugëtimit të shërbimit të inspektimit gjyqësor dhe atij të prokurorisë në Shqipëri, ishim shumë entuziastë, por edhe pasigurt, nëse do të arrinim të tregonim gjerësisht zhvillimin e inspektimit të magjistratëve në Shqipëri. Inspektimi gjyqësor mbetet shpesh në hije dhe vemendjen publike e marrin natyrshem vendimet gjyqësore. Por, inspektimi gjyqësor mbetet një mjet shumë i rëndësishëm për ruajtjen e integritetit të sistemit të drejtësisë.Duke patur parasysh këtë, por edhe mundesitë reale, që ILD të prodhonte një dokumentim historik, të të gjithë ecurisë e shërbimit të inspektimit gjyqësor në Shqipëri, që prej vitit 1912, sfida dukej gati e pakapërcyeshme.Por me sa duket, ia dolëm. Sot, do hapim perden e kësaj pjese vitale dhe emocionuese të historisë sonë. Materialet që botohen në këtë libër përbëjnë një pjesë shumë të rëndësishme nga tradita institucionale e drejtësise shqiptare. Besoj se janë materiale, pak të njohura për shumë prej nesh. Me përjashtim të studiuesve të vecantë për këtë fushë, komuniteti i juristëve të interesuar për zhvillimet e drejtësisë në Shqipëri, nuk e kanë patur mundësinë të njihen drejtpërdrejt me materialet që paraqitura në këtë libër nëpërmjet burimeve arkivore. Dhe ky botim sot, përpiqet të mbushë këtë boshllëk, duke ofruar një panoramë të qartë të zhvillimeve historike të shërbimit të inspektimit gjyqesor.Ndodh, që edhe botimet e thjeshta me objekt temën historike, mund të ngjallin debat. Por, me këtë botim, ne nuk kemi dashur të bëjmë asnjë interpretim apo koment mbi ngjarjet historike, që kanë shenjuar lindjen dhe zhvillimin e inspektimit gjyqësor. Ne kemi zgjedhur të paraqesim dokumentet në formën e tyre të pastër, ashtu sic dalin në burimet arkivore, me qëllimin e vetëm për të sjellë në dritë të vërtetën historike.Por, dua ta theksoj fort nga ana tjetër, se është realisht emocionuese, të konstatosh ndërgjegjen e fortë shtetare, që në themelimin e shtetit shqiptar në 1912. Qeveria kombëtare e Vlorës, vendosi që krahas ngritjes së gjykatave e prokurorive të shtetit shqiptar, të krijonte edhe një inspektorat drejtësie, që të garantonte përgjegjshmërinë jo vetëm të sistemit, por edhe pavarësinë e tij, pasi inspektorët kishin edhe një kompetencë domethënëse, të verifikonin që administrata shtetërore të mos ndërhynte apo ndikonte në asnjë mënyrë, në veprimtarinë e gjykatave. Dua ta theksoj edhe njëherë, rëndësinë e ngritjes se inspektoratit të drejtësisë, të mbështetur në standardet e larta të ndarjes së pushteteve dhe të ruajtjes se pavarësisë së magjistratëve. Elita drejtuese e shtetit shqiptar të asaj kohe, tregon nëpërmjet ngritjes së institucioneve të shtetit shqiptar me këtë frymë kushtetueshmërie, se kishte kapacitete juridike të një klasi të lartë, për të cilët, shteti ka nevojë në cdo moment të jetës së vet. Ishin këto kapacitete juridike, që patën barrën, e ngritjes së arkitrarëve të godinës shtetërore shqiptare, që ia dolën të ndërtojnë ligjet më të rëndësishme e më të nevojshme për funksionimin e shtetit të sapongritur, i cili, sipas fjalëve të njërit prej përfaqësuesve të kësaj elite, Ahmet Zogu, të botuar në gazetën Dita e Re, në vitin 1922, duhej të qëndronte “me ftyrë nga Perëndimi”. E ky botim, është nderim edhe për përpjekjet të tyre, për ndërtimin e një drejtesie moderne dhe demokratike.Ndër përmirësimet që iu bënë më pas, deri kur vendi u shpall monarki, spikaste fokusi tek profesionalizmi i magjistratëve, se kur një gjyqtari i prisheshin më shumë se gjysma e vendimeve nga një gjykatë më e lartë, apo kur më shumë se gjysma e vendimeve që kishte dhënë, nuk kishin mundësi ekzekutimi, atëherë Ministria e Drejtësisë vendoste marrjen e masës disiplinore të pushimit nga detyra.Pas një kthimi mbrapa të shtetit të së drejtës në periudhën e monizmit, ku gjykatat e prokuroritë u njehsuan me partinë-shtet, pluralizmi riktheu në vëmendje rolin e gjyqësorit, si element kyç i shtetit të së drejtës, duke ligjëruar pavarësinë e gjyqtarëve e prokurorëve. Presidenti i Republikës si kryesues dhe më tej ministri i drejtësisë, me rol përherë e më të fortë, ishte modeli që Shqipëria provoi me përmirësime deri në vitin 2016. Koha tregoi se nuk ishte mjaftueshëm për të patur një sistem të pavarur e garantues të shtetit të së drejtës, përderisa, me një konsensus të rrallë politik pozitë-opozitë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi në korrik 2016 reformën në drejtësi, e cila riformatoi gjithë sistemin përmes një arkitekture të re, e cila si emërues të përbashkët kishte pavarësinë e gjyqtarëve e prokurorëve. Në këtë arkitekturë të re, procesi disiplinor vjen për herë të parë si kompetencë e një institucioni të vetëm, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, një institucion i pavarur kushtetues, që ka përgjegjësinë e inspektimit disiplinor për gjyqtarët e prokurorët e të gjitha niveleve. Zgjedhja në detyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë erdhi me përgjegjësinë e jashtëzakonshme, për përballjen me ngritjen e një institucioni të tillë me themele të forta profesionale, me pritshmëritë e publikut dhe aktorëve të tjerë politikë e institucionalë dhe me pritshmëritë e vetë sistemit të drejtësisë. Duke mos patur model paraardhës, vendosja e standardeve të tilla dhe mbi të gjitha, ruajtja e ekuilibrit mes pavarësisë së magjistratëve dhe interesit krejt legjitim të publikut për mënyrën se si administrohet drejtësia, ishte dhe mbetet busulla orientuese e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Kjo mbetet sfida më e madhe profesionale dhe personale e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, jo për stabilitet institucional, por duke e parë këtë balancë interesash, si një parim kushtetues të rëndësishëm për të ardhmen e sistemit të drejtësisë dhe të shtetit të së drejtës. Natyrshëm si çdo proces, edhe testimi i kësaj filozofie pune, kërkon periudhën e vet të përballjes me sfidat që kalon sistemi dhe koha do të tregojë qëndrueshmërinë e zbatimit të saj në praktikë, si dhe efektet afatgjata në sistem.Së fundmi, por jo nga rëndësia, do doja të bëja falenderimet shumë të merituara, të gjihkujt, që bëri të mundur këtë ditë sot. Dëshiroj të falenderoj inspektorin Periant Teta, ideja e të cilit për të parë shërbimin e inspektimit gjyqësor në vite, vuri në lëvizje të gjithë këtë proces pune.Ekipin e ILD-së, që ka bërë një punë të shkëlqyer kërkimore, si në arkivin e shtetit ashtu edhe në bibliotekën kombëtare, edhe pse jo profesionistë të fushës së kërkimit. Për muaj e muaj të tërë, cdo ditë me këmbëngulje dhe pasion, kërkonin kudo, ku mund të kishte histori të shërbimit të inspektimit. Elis Kuçi, Zilie Feçi, Sidora Tyli, faleminderit, për të gjithë kontributin tuaj.Erind Mërkuri, pedagogu këmbëngulës dhe pasionant par exellence i historisë të së drejtës dhe kushtetushmërisë, që investoi kohë, energji e përkushtim, pa asnjë interes financiar, por vetëm me pasionin e dashurisë për historinë, për të materializuar dokumentet arkivore në këtë botim. Këtu dua të falenderoj përzemërsisht misionin EU4Justice, që financoi botimin e këtij historiku, me një cilësi të shkëlqyer, e po vazhdon të na ndihmojë për ta sjellë edhe në gjuhën angleze.Regjisorin Artan Rama, për dokumentarin e shkëlqyer, që na tregon protagonistët e inspektimit gjyqësor dhe të prokurorisë në kohë, me idealizimin, seriozitetin dhe profesionalizmin e tyre, për të zgjidhur cështjet e vështira që prodhonte koha. Dua të falenderoj një tjetër anëtar të ILD-së, Pavli Treskën, që bëri përkthimin në anglisht të dokumentarit, për audiencën e huaj.Në krye të gjithë këtij procesi, për koordinimin e cdo hapi dhe cdo fazë të punës, për redaktimin profesional të këtij dokumentari e këtij botimi, për udhëheqjen e të gjithë procesit, nga dita 1 kur u diskutua për herë të parë kjo ide, e deri sa të dalë dhe njoftimi për shtyp i këtij aktiviteti, është Mimoza Koçiu, njeriu që besoi fort tek realizimi i kësaj ideje dhe me sa duket kishte të drejtë.Dhe tani, le të shohim dokumentarin “Të inspektosh drejtësinë”, e më pas vijojmë me folësit, sipas programit.
    Mbrëmje të këndshme!