Prokuroria dhe Gjykata e Shkallës së Parë të Larisës pranuan sot kërkesën për zhvarrosjen e djalit të shqiptarit Pano Ruçi (Panos Routsis), Denisit, i cili u vra në aksidentin hekurudhor tragjik të Tempit në vitin 2023.
Me urdhër të prokurores Aikaterini Papaioannou, Departamentit të Policisë së Larisës u urdhërua të kryente një ekzaminim paraprak me qëllim zhvarrosjen e djalit 22-vjeçar të grevistit të urisë.
Në veçanti, Prokurori i Shkallës së Parë i Gjykatës së Larisës miratoi kërkesën për zhvarrosje, ndërsa do të shqyrtohen edhe kërkesat për zhvarrosje të të afërmve të tjerë të viktimave të aksidentit hekurudhor të Tempit, informon “Protothema”.
Hetimi paraprak ka të bëjë me kryerjen e një ekzaminimi të ADN-së të trupit të Denis Ruçit.
Vërehet se dje, të enjten, më 25 shtator, në Gjykatën e Apelit të Larisës u paraqit një memorandum plotësues, i nënshkruar nga dhjetëra të afërm të viktimave të aksidentit të Tempit, i cili përfshinte, ndër të tjera, kërkesën qendrore për zhvarrosjen e trupit të Denis Ruçit.
Përveç kësaj, memorandumi kërkon rëndimin e akuzave kundër dy drejtuesve të “Hellenic Train”. Pano Ruçi nisi një grevë para Parlamentit më 15 shtator, duke kërkuar zhvarrimin e të birit për kryerjen e testeve të identifikimit dhe analizave toksikologjike, që do të sqarojnë shkaqet e vdekjes. Ai pretendonte se “trupi i djalit nuk është në varr”, teksa donte që “të zbardhej e vërteta për shkaqet e vdekjes”.
Vetë Ruçi, pak pasi vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Larisës u bë publik, deklaroi se ” kjo nuk është ajo që dua” dhe vazhdon grevën e urisë.
Duke folur për kamerën e OPEN nga monumenti i Ushtarit të Panjohur, ai deklaroi se zhvarrimi nuk ishte ekskluzivisht ajo që donte ai, pasi e konsideron të nevojshme kryerjen e analizave toksikologjike mbi trupin e të birit.
Ai theksoi se nuk kërkon vetëm identifikimin e trupit, por edhe kryerjen e veprimeve të nevojshme administrative për të përcaktuar shkakun e vdekjes së djalit të tij.
gijotina.com/