Tag: larguan

  • E larguan nga Top Channel për një koment?! Çfarë shkroi Arjan Konomi dy vite më parë

    E larguan nga Top Channel për një koment?! Çfarë shkroi Arjan Konomi dy vite më parë

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • Plagosja tek mbikalimi i Rinasit, policia sekuestron makinën që u larguan autorët. Po verifikohet..

    Policia ka sekuestruar automjetin me të cilin autorët e plagosjes te mbikalimi i Rinasit u larguan pas ngjarjes. 
    Mjeti është gjetur i braktisur, ndërsa ende nuk dihet se si autorët kanë vijuar arratisjen më pas. 
    Konflikti dyshohet të ketë nisur për shkaqe banale. Dy të plagosurit, Fabjo Arifaj dhe Grisjan Latifaj, njëri me armë zjarri dhe tjetri me sende të forta, nuk kanë dhënë asnjë deklaratë përpara hetuesve. 
    Po verifikohet se kujt i përket makina, në mënyrë që të identifikohet dhe kapet autori. 

  • Shembet edhe ndërtesa e fundit në Theth, banorët u larguan pas telefonatës nga pronari

    Shembet edhe ndërtesa e fundit në Theth, banorët u larguan pas telefonatës nga pronari

    Ka përfunduar edhe  shembja e godinës së fundit në fshatin turistik të Thethit, nga objektet pa leje të planifikuar nga autoritetet për t’u shembur.
    Pronarëve u ishte dhënë koha deri në orën 18:00 të ditës së djeshme që strukturat t’i çmontonin vetë. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe fadromat e IKMT-së kanë ndërhyrë natën për ta shembur.
    Fillimisht pati rezistencë nga banorët, ku u tentua t’i bllokohej rruga fadromës dhe më pas rreth 30 banorë u ngujuan brenda godinës për të mos lejuar shembjen e objektit, ku mes tyre kishte edhe gra edhe fëmijë.
    Gjithsesi, rezistenca e tyre nuk zgjati më shumë se një orë dhe ata u larguan paqësisht, pas një telefonate me pronarin e objektit, i cili ndodhej në Valbonë me një grup turistësh.
    Sipas informacione, ai u ka kërkuar familjarëve të tij dhe banorëve të tjerë që të largohen për të mos rrezikuar jetën e askujt, duke qenë se është edhe natë.
    Banorët e tronditur paralajmërojnë për hapa ligjorë dhe nuk përjashtojnë protesta të reja kundër veprimeve të cilësuara prej tyre si të padrejta dhe brutale.
    Ky aksion i IKMT-së, i cili ka zgjatur një javë, ka çuar në shembjen e mbi 100 ndërtimeve në zonën e  Thethit.
     

  • Shembjet edhe ndërtesa e fundit në Theth, banorët u larguan pas telefonatës nga pronari

    Shembjet edhe ndërtesa e fundit në Theth, banorët u larguan pas telefonatës nga pronari

    Ka përfunduar edhe  shembja e godinës së fundit në fshatin turistik të Thethit, nga objektet pa leje të planifikuar nga autoritetet për t’u shembur.
    Pronarëve u ishte dhënë koha deri në orën 18:00 të ditës së djeshme që strukturat t’i çmontonin vetë. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe fadromat e IKMT-së kanë ndërhyrë natën për ta shembur.
    Fillimisht pati rezistencë nga banorët, ku u tentua t’i bllokohej rruga fadromës dhe më pas rreth 30 banorë u ngujuan brenda godinës për të mos lejuar shembjen e objektit, ku mes tyre kishte edhe gra edhe fëmijë.
    Gjithsesi, rezistenca e tyre nuk zgjati më shumë se një orë dhe ata u larguan paqësisht, pas një telefonate me pronarin e objektit, i cili ndodhej në Valbonë me një grup turistësh.
    Sipas informacione, ai u ka kërkuar familjarëve të tij dhe banorëve të tjerë që të largohen për të mos rrezikuar jetën e askujt, duke qenë se është edhe natë.
    Banorët e tronditur paralajmërojnë për hapa ligjorë dhe nuk përjashtojnë protesta të reja kundër veprimeve të cilësuara prej tyre si të padrejta dhe brutale.
    Ky aksion i IKMT-së, i cili ka zgjatur një javë, ka çuar në shembjen e mbi 100 ndërtimeve në zonën e  Thethit.
     

  • Video – Patronazhistët zyrë sekrete te ‘Petro Nini’, ikin me vrap pasi zbulohen

    Video – Patronazhistët zyrë sekrete te ‘Petro Nini’, ikin me vrap pasi zbulohen

    Pak metra nga gjimnazi ‘Petro Nini’ ishte ngritur një zyrë ku punonin patronazhistë të PS-së. Zyra nuk ka pasur logo dhe ata po punonin fshehurazi.
    Në momentin kur mbërritën gazetarët e syritv, ata mbyllën derën dhe më pas u larguan me vrap, duke vendosur kapuçë në kokë për të mos u identifikuar.
    Në muret e zyrës kishte harta të vendosura por me tu zbuluar nga gazetarët ata u larguan duke i marrë me vete çdo gjë.

  • “4 ditë nga ndarja e dy epokave”/ Berisha takim nga Korça: Përjetuam 12 vite narkodiktatrë, korçarët u plaçkitën

    “4 ditë nga ndarja e dy epokave”/ Berisha takim nga Korça: Përjetuam 12 vite narkodiktatrë, korçarët u plaçkitën

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon një takim elektoral në Korçë, ku tha se pas 4 ditësh, ‘Shqipërinë e ndajnë dy epoka’.

    “4 ditë na ndajnë nga një ditë e cila në të vërtetë për ne shqiptarë ndan dy epoka: ndan epokën në të cilën ne, një populli vuajtur në diktaturën më staliniste, në rrugën tonë të lirisë, patëm një aksident si asnjë komb tjetër. Përjetuam 12 vite narkoditaturë. Përjetuam në 12 vite vendosjen e një regjimi, i cili bëri gjithçka për të shtypur në Korçë dhe në Shqipëri pluralizmin, për të shtypur në Korçë dhe në Shqipëri opozitën. Bëri gjithçka për të plaçkitur korçarët dhe shqiptarët. Bëri çdo gjë për t’i përzenë ata nga vendi i tyre.
    Miq, çdo korçar i mençur dhe korçare që mbyll sytë dhe mendon këto 12 vite, do të gjejë se, Korça nga një vend shprese, nga një qyetet i mrekullueshëm, i famshëm për dhuntitë e veta, për kulturën, për atdhedashjen, për shpirtin punëtor, shpirtin krijues, për pastërtinë, për çdo gjë. Fermerët e Korçës, burra dhe gra ndër më eficientët, ndër më të zotët. Po kështu, të Devollit, Pogradecit, Ersekës.
    Në 12 vite, u larguan nga Korça, nga Erseka, Pogradeci, Devolli, ndofta si kurrë në historine e tyre. U larguan, jo se nuk donin Korçën, Pogradecin, Devollin apo Ersekën. Përkundrazi, me pasuritë e mëdha të këssaj treve, me liqej mahnitës, fantastikë, jo vetëm për Ballkanin, Europën. Me fermerët e saj ndër më të zotët që mund të ekzistojnë. Me intelektualët e saj të shquar. Me artistët, me këngëtarët, me shkrimtarët, me elitën e saj, Korça është vetëm për t’u admiruar.
    Po ata, u larguan sepse, nga viti në vit rënia ekonomike u bë më e madhe. Sepse, nga viti në vit çmimet u rritën. Sepse, nga viti në vit vendet e punës u mbyllën. Sepse, sofra nuk kishte më për aq sa ishin anëtarët e familjes. Nuk kishte të ndante më.
    Sepse, prodhimet mbeteshin në fushë. Sepse, të sëmurët nuk kishin më ilaçe për t’u mjekuar. Qendrat shëndetësore u shkatërruan. Çfarë ndodhi në Korçë 12 vite për qytetarët?
    Mendojeni pak. Ka bërë në 12 vite, gjysmën e rrugës Korçë-Ersekë, dhe ajo shembet çdo muaj. Çfarë ndodhi në Korçë? Rruga Qafë Plloç-Qukës ka 12 vite dhe nuk duket kurrkund. Çfarë ndodhi në Korçë? Shkollat u mbyllën njëra pas tjetrës, numri i studentëve ra frikshëm, ndërmarrjet falimentuan dhe fermat falimentuan.

    Top Channel

  • Zbardhen pistat e atentatit në Lundër, autorët u larguan me motor në drejtim të Elbasanit, ja si i shpëtuan policisë

    Zbardhen pistat e atentatit në Lundër, autorët u larguan me motor në drejtim të Elbasanit, ja si i shpëtuan policisë

    Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në zonën e Lundrës në Tiranë ku mbetën të plagosur 4 persona, 2 prej tyre të mitur.
    Motori tip “Ducati”, me të cilën autorët e larguan pasi qëlluan në drejtim të makinës “G Class”, është larguar në drejtim të Elbasanit.Lexo edhe :Related Posts
    Grupi hetimor ka mundur ta gjurmoj deri diku në autostradë, ndërsa më pas ka humbur gjurmët, pasi ka devijuar nëpër disa rrugë fshatrash pa mbërritur në qytet, në të cilat deri më tani ka qenë i pamundur gjurmimi pasi nuk ka kamera sigurie.

    Grupi hetimor, përveç verifikimeve që po kryen për pistën që e lidh me ngjarjen e Lezhës, disa pista të tjera janë duke u verifikuar, por deri në këtë fazë asnjëra prej tyre nuk duket të jetë bindëse.
    Në zonën ku u qëlluan 4 personat lëvizin kontigjentë të tjerë të botës së krimit, të cilët mund të kenë po ashtu shënjestër, mëson gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj.
    Një pjesë e madhe e tyre po verifikohen një e nga një ku kanë qenë në momentin e atentatit, jo vetëm si shënjestër, por edhe autorë të mundshëm. Pronarët e kompanisë së sigurisë fizike janë vënë në lupën e hetuesve, për të kuptuar nëse vetë ata kanë qenë shënjestër.
    Disa të dhëna për veprimtarinë e tyre po mblidhen, përfshirë edhe mundësia e fajdeve, për të parë nëse kanë qenë motiv i ngjarjes, megjithatë deri më tani akoma nuk ka të dhëna bindëse në këtë drejtim.
    /vizionplus.tv

  • Atentati mafioz në Lundër, autorët u larguan me motor në drejtim të Elbasanit

    Atentati mafioz në Lundër, autorët u larguan me motor në drejtim të Elbasanit

    Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në zonën e Lundrës në Tiranë ku mbetën të plagosur 4 persona, 2 prej tyre të mitur.

    Motori tip “Ducati”, me të cilën autorët e larguan pasi qëlluan në drejtim të makinës “G Class”, është larguar në drejtim të Elbasanit.

    Grupi hetimor ka mundur ta gjurmoj deri diku në autostradë, ndërsa më pas ka humbur gjurmët, pasi ka devijuar nëpër disa rrugë fshatrash pa mbërritur në qytet, në të cilat deri më tani ka qenë i pamundur gjurmimi pasi nuk ka kamera sigurie.

    Grupi hetimor, përveç verifikimeve që po kryen për pistën që e lidh me ngjarjen e Lezhës, disa pista të tjera janë duke u verifikuar, por deri në këtë fazë asnjëra prej tyre nuk duket të jetë bindëse.

    Në zonën ku u qëlluan 4 personat lëvizin kontigjentë të tjerë të botës së krimit, të cilët mund të kenë po ashtu shënjestër.

    Një pjesë e madhe e tyre po verifikohen një e nga një ku kanë qenë në momentin e atentatit, jo vetëm si shënjestër, por edhe autorë të mundshëm. Pronarët e kompanisë së sigurisë fizike janë vënë në lupën e hetuesve, për të kuptuar nëse vetë ata kanë qenë shënjestër.

    Disa të dhëna për veprimtarinë e tyre po mblidhen, përfshirë edhe mundësia e fajdeve, për të parë nëse kanë qenë motiv i ngjarjes, megjithatë deri më tani akoma nuk ka të dhëna bindëse në këtë drejtim.

  • Nis votimi në Diasporë, Alibeaj thirrje shqiptarëve: Ndëshkoni ata që ju larguan nga Shqipëria

    Nis votimi në Diasporë, Alibeaj thirrje shqiptarëve: Ndëshkoni ata që ju larguan nga Shqipëria

    Drejtuesi i partisë “Djathtas 1912”, Enkelejd Alibeaj ka reaguar për nisjen e votimit në diasporë. Alibeaj ka bërë thirrje, nëpërmjet një postimi, që çdo emigrant sipas tij e ka fatin në dorë. Nga ana tjetër, ai ka thënë se për herë të parë, do të kenë mundësi të ndryshojnë me votën e tyre gjendjen në Shqipëri.
    ”Fletët e votimit janë nisur drejt jush, shqiptarëve të diasporës. Për herë të parë do të mbërrijnë dhe, për herë të parë, ju do të shprehni brengën tuaj ndaj atyre që ju larguan nga ky vend.

    Për herë të parë, ju do të keni mundësinë që, me votën tuaj masive, të ndryshoni këtë vend. Të largoni gjithçka që ju detyroi të ikni dhe të sillni një copë Perëndimi, një copë Europe”,-thotë Alibeaj në postim.

  • Berisha: Merr fund çdo përpjekje për të denigruar familjen shqiptare!

    Berisha: Merr fund çdo përpjekje për të denigruar familjen shqiptare!

    Berisha: Merr fund çdo përpjekje për të denigruar familjen shqiptare!Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një takimi në Vaun e Dejës tha se, qytetarët shqiptarë meritojnë një të ardhme më të ndritur dhe një Shqipëri që të ofrojë mundësi dhe dinjitet për të gjithë. Ai theksoi se Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme, por është në duar të gabuar që po e shkatërrojnë me varfëri dhe mjerim.“Të dashur qytetarë dhe qytetare, banore dhe banorë të Bashkisë së Vaut të Dejës, një mirënjohje të pakufishme dhe një përulje me nderimin më të madh para jush për këtë pritje të zjarrtë dhe vëllazërore.Një përshëndetje të përzemërt dhe përgëzim për këtë atmosferë optimizmi dhe entuziazmi.Atmosferë frymëzuese që keni krijuar, e cila dëshmon se kjo pranverë do të jetë pranvera e fitores historike të qytetarëve shqiptarë.Do të jetë pranvera e ndryshimit të madh.Do të jetë pranvera në të cilën shqiptarët, më të bashkuar se kurrë, do ndalin këtë të keqe të madhe që ka pllakosur anekënd këtë vend.Këtë të keqe, e cila po i përzë shqiptarët më shumë se çdo pushtues.Kjo e keqe që po i varfëron shqiptarët në mënyrë të pamëshirë.Kur mendon se 12 vite më parë, shqiptarët me mundin, me djersën e tyre, dolën nga kombi me të ardhura më të ulëta në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta.Kur arritën pas shekujsh të kenë rrogat më të larta në rajon.Kur në Shqipëri, numri i shqiptarëve shtohej nga viti në vit me gjithë vështirësitë dhe problemet.Pra, Shqipëria ishte një vend shprese dhe mundësish.Këtë të keqe duhet ta ndalojmë se Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme.Ju jeni njerëz të shëtitur sot dhe kudo që të shkoni, kudo që të shkelni, nuk keni për të gjetur më tokë pjellore se kjo tokë, gjer në Velipojë, Bushati, Vau i Dejës. Nuk ka tokë më të bekuar nga Zoti se kjo.Kjo bashki ka potenciale mahnitëse.Nuk ka fjord që mund të krahasohet me liqenin e Komanit. Asnjë!Nga bukuritë mahnitëse të turizmit shqiptar vitet e fundit dy u bënë më të famshme në botë, Ksamili dhe Lumi i Shalës.Do t’u rrëfej një ndodhi.Gjatë 12 viteve, rruga Vau i Dejës-Koman mbeti siç ishte duke u shkatërruar çdo vit e më shumë. Një ditë në parlament, deputetët e Shkodrës ia ngrenë Ramës ndërtimin e rrugës. Aty, në përgjigje, ajo që unë e quaj Lubi Balluku, se nuk ka njeri më të papërmbajtur në plaçkitje, del e tha: Ne investojmë në zona turistike. Nuk kishte injorancë më të madhe, të heqësh nga lista e zonave turistike liqenin e Vaut të Dejës, liqenin e Komanit, lumin e Shalës, Alpet, jo shqiptar, por nuk jeton as në planet. Duhet të jesh alien që të flasësh në këtë mënyrë. Por kjo ishte gjuha në parlamentin shqiptar.Miqtë e mi, ndalimi i kësaj të keqeje është mision historik për çdo shqiptar.Ndaj dhe ne këtë vit dalim në këto zgjedhje para shqiptarëve me një program, me të cilin ne duam të ndërtojmë Shqipërinë Madhështore.Shqipëria Madhështore nuk është një fantazi. Jo.Nuk është një term absurd, jorealist.Shqipëria Madhështore në të vërtetë qëndron në genin e këtij vendi. Zoti, natyra e ka bërë këtë vend me pasuritë më të mëdha, me bukuritë më të mëdha, me potencialet më madhështore.Pra, ne nuk kemi fantazuar, por kemi vlerësuar atë që ofron ky vend për t’u ngritur në madhështinë e tij.Ky vend ka pasuri përrallore, nëntokësore dhe mbitokësore, ka një tokë nga më pjelloret, ka brigje dhe male fantastike, ka rezerva të pafundme nëntokësore, ka naftë, në Shqipëri rritet çdo gjë.Atëherë pse ky vend në 12 vite largoi 1 milion shqiptarë vetëm në hapësirën e BE?Të gjithë u larguan vetëm për dy arsye. Nuk u larguan se nuk ishin të shëtitur. U larguan sepse nuk kishin punë, u larguan nga varfëria. U larguan se në sofrën e tyre nuk mjaftonte ushqimi për të gjithë.Ndaj dhe ne, me programin tonë kemi vendosur dinjitetin njerëzor të parë. Njeriu dinjitoz është njeriu që nuk flet me vete nga varfëria. Ai që flet me vete nga varfëria, ai është i dënuar. Ai nuk e meriton kurrë atë dënim. Ai nuk e ka atë nga dembelizmi. Jo, ju jeni njerëz të punës.Mendoni për një moment, në të gjithë fshatin tuaj, sa janë të varfër që nuk punojnë? Absolutisht nuk janë më shumë se 1 në 1 mijë.Të tjerët janë të varfër se i bën regjimi, se i bën qeveria, se i shfrytëzon qeveria, se i braktis qeveria, se nuk i ndihmon qeveria, se vjedh qeveria pasuritë e tyre.Nuk ka varfëri se është dembel tjetri, varfëria vjen nga politikat e qeverisë.Ne kemi vendosur familjen në epiqendër. Merr fund çdo përpjekje për të denigruar familjen shqiptare.Nuk ka dinjitet pa familje dinjitoze.Nuk ka dinjitet njerëzor pa një familje dinjitoze. Ndaj dhe ne do sanksionojmë me ligj shenjtërinë e familjes”, u shpreh Berisha.