Tag: largohet

  • E BUJSHME NGA SPANJA: Lewandowski do transferohet te rivali i madh i Barcelonës?

    E BUJSHME NGA SPANJA: Lewandowski do transferohet te rivali i madh i Barcelonës?

    18 Tetor 2025

    21:50

    Telesport

    Robert Lewandowski do të largohet në fund të sezonit nga Barcelona. Për polakun ka interes të madh nga disa ekipe dhe liga të ndryshme.
    Mediat spanjolle kanë raportuar së fundmi një lajm vërtet të bujshëm. Lewandowski do të largohet nga katalanasit, por e ardhmja e tij mund të jetë po në Spanjë, madje te rivali i Barcelonës, Atletico Madridi.
    “Colchoneros” duan të përsërisin suksesin që patën me Luis Suarez, i cili në dy vite si lojtar i tyre shënoi 34 gola në 83 ndeshje. Në rast se për Suarez, Atletico Madrid pagoi 28 milionë euro, në rastin e Lewandowski-t, klubi madrilen nuk do të paguante asgjë, pasi do të transferohej si lojtar i lirë.
    Përveç Atletico Madridit, interesi për sulmuesin polak është shumë i madh, sidomos nga klubet arabe, të cilat janë të gatshme ta bëjnë atë një nga lojtarët më të paguar në botë, në rast se pranon transferimin në Arabinë Saudite.

  • Kur do të largohet përfundimisht nga Bayern? Legjenda Uli Hoeness jep përgjigjen finale

    Kur do të largohet përfundimisht nga Bayern? Legjenda Uli Hoeness jep përgjigjen finale

    18 Tetor 2025

    16:51

    Telesport

    Kur do të largohet Uli Hoeness përfundimisht nga Bayern? Kjo është pyetja që bëjnë të gjithë në Gjermani.
    Vetë ai ka dhënë një përgjigje për mediat.
    “Gjithmonë thuhet se Rummenigge dhe unë ndërhyjmë te klubi, por jo. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Në momentin që ndiejmë se Bayern po ecën ashtu siç e imagjinojmë, nuk ndërhyjmë aspak. Kur do të iki? Nuk mund ta bëj dot”.
    “Kohët e fundit u thashë drejtuesve: ‘nëse e shihni të arsyeshme, më tregoni nëse duhet të largohem’. Pastaj do të shkoj qetësisht në malin tim në Tegernsee”, është shprehur Hoeness.

  • “Nëse Gyokeres nuk përballon presion, të largohet!”

    “Nëse Gyokeres nuk përballon presion, të largohet!”

    17 Tetor 2025

    18:55

    Telesport

    Mikel Arteta ka paralajmëruar publikisht sulmuesin suedez Viktor Gyokeres, duke i theksuar se nëse nuk përballon presionin e të qenit lojtar i Arsenalit, të largohet.
    Gyokeres po kalon një periudhë të vështirë në “Emirates”, por trajneri i Arsenalit nuk do t’ia dijë.
    “Nëse nuk mund ta përballosh presionin që ky klub ka, atëherë duhet të shkosh diku tjetër”, ka deklaruar Arteta, i cili zakonisht ruan marrëdhënie të mirë me lojtarët, por nuk kursehet në publik.
    Gyokeres iu bashkua Arsenalit në verë për 63.5 milionë euro. Deri tani, bilanci nuk flet për të: gjithsej 3 gola.

  • Bardhi refuzon të largohet pas përjashtimin, Peleshi ndërpret punimet e Kuvendit

    Bardhi refuzon të largohet pas përjashtimin, Peleshi ndërpret punimet e Kuvendit

    Është ndërprerë sërish seanca e Kuvendit, pasi Gazment Bardhi nuk ka pranuar të lerë seancën pasi u përjashtua për punimet e sotme.
    Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi i kërkoi disa herë të respektonte vendimin për ndalimin e fjalës gjatë seancës së sotme, Bardhi refuzoi duke vijuar të flasë nga vendi pa mikrofon.
    Pas këtij momenti, Peleshi ka ndërprerë seancën deri sa Bardhi të largohet nga Kuvendi.

  • Bardhi refuzon të largohet nga salla pasi u përjashtua nga Kuvendi, Peleshi ndërpret seancën

    Bardhi refuzon të largohet nga salla pasi u përjashtua nga Kuvendi, Peleshi ndërpret seancën

    Është ndërprerë sërish seanca e Kuvendit, pasi Gazment Bardhi nuk ka pranuar të lerë seancën pasi u përjashtua për punimet e sotme.

    Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi i kërkoi disa herë të respektonte vendimin për ndalimin e fjalës gjatë seancës së sotme, Bardhi refuzoi duke vijuar të flasë nga vendi pa mikrofon.
    Pas këtij momenti, Peleshi ka ndërprerë seancën deri sa Bardhi të largohet nga Kuvendi.

    Top Channel

  • Bardhi refuzon të largohet nga seanca plenare pas vendimit për përjashtim/ Peleshi ndërpret sërish punimet në Kuvend

    Bardhi refuzon të largohet nga seanca plenare pas vendimit për përjashtim/ Peleshi ndërpret sërish punimet në Kuvend

    Seanca plenare ka rinisur pasi kreu i Kuvendit Peleshi ka përjashtuar kreun e grupit të PD Gazmend Bardhi.  
    Gjatë fjalës së tij, Peleshi në nisje i ka kërkuar Bardhit të largohet nga seanca pas vendimit për përjashtim, por ai ka refuzuar të largohet:
    “Na lini të vijomë punimet e seancës”, u shpreh Peleshi. Më pas kreu i Kuvendit, ka ndërprerë sërish punimet. “Ndërpresim punimet e seancës deri sa të vendoset qetësia..”, u shpreh Peleshi.  

  • Video/ Shqipëria dhuron spektakël me skuadrën që luan në Botëror. Bajrami, Broja dhe Hoxha bëjnë me “krahë” Sylvinhon

    Video/ Shqipëria dhuron spektakël me skuadrën që luan në Botëror. Bajrami, Broja dhe Hoxha bëjnë me “krahë” Sylvinhon

    Shqipëria ka arritur një fitore spektakolare në miqësoren me Jordaninë në “Arenën Kombëtare”, duke triumfuar me rezultatin e thellë, 4-2.

    Sfida e luajtur në Tiranë dhe e transmetuar drejtpërsëdrejti në DigitAlb nuk nisi në mënyrën më të mirë për kuqezinjtë, të cilët kaluan në disavantazh në minutën e 27’, pas një përgjumje në zonë.
    Gjithsesi, baraspesha erdhi në minutën e 40’, me Bajramin që lëvizi mjaft bukur në zonë, duke detyruar mbrojtësin Mo Abualnadi të shkaktonte një autogol.
    Pjesa e dytë foli e tëra kuqezi. Armando Broja, i cili kishte vetëm 4 minuta në fushë, kaloi bukur portierin kundërshtar dhe me portën e boshatisur tundi rrjetën, duke kaluar për herë të parë kuqezinjtë në avantazh.
    Pas 10 minutash, ishte momenti i Arbër Hoxhës, i cili me një gjuajtje nga distanca tundi rrjetën.
    Por festa nuk mbaroi këtu, pasi në minutën e 79’, Broja me një kalim të bukur në zonë asistoi për Bajramin, i cili me të djathtën tundi rrjetën.
    Në fund, Olwan shënoi golin e dytë për miqtë, i cili shërbeu vetëm si statistikë.
    Kështu Shqipëria shkon në katër fitore radhazi, dy miqësore dhe dy ndeshje zyrtare.
    Takimi i radhës për Shqipërinë do të jetë më 13 nëntor kundër Andorrës në transfertë, aty ku do të luhen dhe shanset e kualifikimit për në “Play Off”-in e Botërorit 2026.
    Rezultati:
    Shqipëri 4-2 Jordani
    Mo Abualnadi (A.G) 40′, Broja 65′, Hoxha 75′, Bajrami 79′ / Al-Rashdan 27′, Olwan 90′
    Komenti Live:
    90+4′ Mbyllet sfida me fitoren 4-2 të Shqipërisë!
    90+1′ Zëvendësim te Jordania. Largohet Al-Rashdan dhe në vendin e tij futet Alrawabdeh.
    90′ Akordohen 3 minuta shtesë.
    90′ Gol Jordania 4-2/ Olwan futet në zonë dhe shënon. (VIDEO)
    79′ GOOOL Shqipëria 4-1/ Broja lëviz bukure në zonë dhe pason për Bajramin, i cili godet dhe tund rrjetën. (VIDEO)
    78′ Zëvendësim te Jordania. Largohet Al-Quraishi dhe në vendin e tij futet Smeeri.
    78′ Tjetër zëvendësim te Shqipëria. Largohet Mitaj dhe në vendin e tij futet Aliji.
    77′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Balliu dhe në vendin e tij futet Hysaj, i cili bëhet lojtari me më shumë paraqitje në Kombëtaren shqiptare.
    75′ GOOOL Shqipëria 3-1/ Arbër Hoxha provon me një gjuajtje fantastike nga distanca dhe tund rrjetën, duke sjellë tashmë qetësi te kuqezinjtë. (VIDEO)
    72′ Dy zëvendësime te Jordania. Largohen Al-Hourani dhe Alnaimat, në vendet e tyre futen Al-Rosan dhe Al-Mardi.
    70′ Alnaimat provon me një gjuajtje nga distanca, me topin që shkon larg kuadratit.
    65′ GOOOL Shqipëria 2-1/ Asallani jep një top mjaft të bukur në zonë dhe Broja me një manovër fantastike kalon portierin dhe shënon. (VIDEO)
    62′ Al-Rashdan tenton me një predhë nga goditja e dënimit, por Dajsinani e ndal pa probleme.
    61′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Daku dhe në vendin e tij futet Broja.
    52′ Bajrami provon nga një goditje dënimi shumë afër, por tentativa e tij ndalet në mur.
    46′ Tre zëvendësime te Shqipëria. Largohen Asani, Shehu dhe Gjimshiti, në vendet e tyre futen Gripshi, Ramadani dhe Cake.
    46′ Nis pjesa e dytë!
    45+3′ Mbyllet pjesa e parë!
    45+2′ Alnaimat lëviz brenda zonës dhe godet me të djathtën, por Dajsinani e ndal siç duhet.
    45+1′ Al Tamari pason brenda zonës, por Dajsinani e lexon siç duhet dhe e kontrollon topin pa probleme.
    45′ Akordohen 2 minuta shtesë.
    43′ Asllani tenton me një gjuajtje brenda zonës, por topi devijohet nga mbrojtësi.
    40′ GOOOL Shqipëria 1-1/ Bajrami lëviz bukur në zonë dhe pason për Dakun, por Mo Abualnadi e arrin përpara dhe e çon topin në rrjetën e tij. (VIDEO)
    27′ Gol Jordania 0-1/ Një krosim në zonën kuqezi nuk largohet siç duhet, me Al-Rashdan që godet me kokë dhe tund rrjetën. (VIDEO)
    24′ Asani tenton sërish me një goditje nga distanca, por kësaj radhe topi shkon shumë larg kuadratit.
    21′ Daku merr një top në zonë dhe godet, por ndalet nga Abulaila. Topi rikthehet te Bajrami, i cili nuk gjen dot kuadratin me tentativën e tij.
    18′ Al-Tamari përfiton nga një gafë në mbrojtje dhe del i vetëm përballë Dajsinanit, me këtë të fundit që shmang golin e sigurt.
    16′ Asani provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij ndalet nga Abulaila.
    10′ Asani hedh një krosim drejt zonës, por Daku nuk e arrin dot, me topin që përfundon në duart e Abulaila.
    4′ Asllani hedh një krosim të rrezikshëm në zonë që devijohet nga Nasib, duke rrezikuar autogolin, por portieri Abulaila arrin ta kontrollojë topin.
    1′ Nis sfida në “Arenën Kombëtare”!
    Formacionet Zyrtare:

    Top Channel

  • Lewandowski do të largohet nga Barcelona, por jo nga Europa. Polakun e duan në Turqi

    Lewandowski do të largohet nga Barcelona, por jo nga Europa. Polakun e duan në Turqi

    14 Tetor 2025

    17:38

    Telesport

    Robert Lewandowski do të largohet në fund të këtij sezoni nga Barcelona, si lojtar i lirë. Për polakun është përfolur shumë për interesin e madh të klubeve arabe, por e ardhmja e tij mund të jetë në Turqi, te Galatasaray.
    “COPE” raporton se klubi turk ka nisur që tani kontaktet e para me Pini Zahavi, agjentin e Lewandowskit. Polaku mund të jetë zëvendësuesi i Mauro Icardit, pasi argjentinasi pritet të rikthehet në Serie A. Edhe pse është në perëndim të karrierës, Lewandowski është ende një nuhatës i mirë i golit, ku ka shënuar 4 gola në 9 ndeshje këtë sezon. Sezonin e kaluar shënoi 42 gola në 52 ndeshje.
    Përveç triumfit në Turqi, Galatasaray aspiron të gjejë suksesin edhe në Europë, ndaj nënshkrimi i Lewandowski-t mund të ishte një përforcim ideal, duke ditur përvojën e polakut.

  • Real Madridi, gati “revolucioni” në mbrojtje. Rudiger largohet, nis “gjuetia” për qendërmbrojtës

    Real Madridi, gati “revolucioni” në mbrojtje. Rudiger largohet, nis “gjuetia” për qendërmbrojtës

    14 Tetor 2025

    14:53

    Alfred Lleshi

    Real Madridi po përgatitet për ristrukturim të plotë në mbrojtje. Ky është prioriteti absolut i Florentino Pérez dhe stafit të tij. Objektivi është nënshkrimi me një qendërmbrojtës me përvojë, në fund kontrate, as shumë i ri dhe as shumë i vjetër. Në listë janë Ibrahim Konaté (Liverpool), Dayot Upamecano (Bayern Munich) dhe Marc Guéhi (Crystal Palace).
    Nëse merkatoja rezulton e vështirë, klubi mund të provojë me talentin e brendshëm Joan Martínez, edhe pse ende pa eksperiencë në nivele të larta. Fati i Antonio Rüdiger është pothuajse i vendosur. Gjermani, që mbërriti më 2022 pas suksesit me Chelsea, solli eksperiencë dhe siguri, por 5 dëmtimet prej asaj kohe dhe mosha (33 vjeç në mars) ia kanë ulur rendimentin.
    Sipas “Sport Bild”, ai do të largohet nga Madridi në fund të kontratës, me Arabinë Saudite si mundësi. Shumë mungesa dhe rroga e lartë e bëjnë të vështirë vazhdimin e tij si zëvendësues i Militão dhe Huijsen.

  • Largohet nga banesa 57- vjeçari nga Malësia e Madhe, vëllai i tij denoncon në polici zhdukjen e tij…

    Largohet nga banesa 57- vjeçari nga Malësia e Madhe, vëllai i tij denoncon në polici zhdukjen e tij…

    Më datë 10.10.2025, ka kallëzuar shtetasi Gj. V., 65 vjeç, banues në fshatin Lohë e Sipërme, se është larguar nga banesa vëllai i tij, shtetasi P. V., 57 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.
    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!