Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA
Tag: largohet
-

Nuk qëndroi as 24 orë! Largohet banori i parë nga “Big Brother VIP Kosova 4”
-

Real Madrid gjen Kroos e dytë, por Guardiola duhet të largohet nga City
16 Nëntor 2025
10:06
Telesport
Real Madrid ka vendosur një objektiv të qartë për merkaton e verës. Klubi po mendon të investojë deri në 100 mln euro për një mesfushor.
Largimi i Toni Kroos dhe i Luka Modric ka lënë boshllëk të madh në mesfushën madrilene. Camavinga dhe Tchouameni nuk e mbulojnë dot këtë boshllëk.
Alternativat janë tri: Mac Allister, Wharton dhe Rodri. Ky i fundit është objektiv i hershëm i Los Blancos dhe mbetet prioritet. Nëse Guardiola largohet nga City në qershor, shanset për blerjen e spanjollit shtohen. -

“Gërdeci”, Gjoka kërkon të largohet nga gjykimi i çështjes: Kam qenë gjyqtare e seancës paraprake
Gjyqtarja Irena Gjoka kërkon të largohet nga gjykimi i çështjes “Gërdeci”. Ditën e djeshme në datë 11 nëntor, ajo i është drejtuar zv/kryetarit të GJKKO-së Erion Bani, të cilit i kërkon të largohet nga procesi.
Gjyqtarja pretendon se është në kushtet kur nuk mund të jetë pjesë e gjykimit, pasi ajo ka qenë gjyqtare e seancës paraprake në këtë çështje dhe e mori gjykimin se i pandehuri kërkoi fillimisht gjykim të shkurtuar. Por në kushtet kur i pandehuri ndryshoi qëndrim dhe pranua kërkesa e gjykimit me procedurë të zakonshme, Irena Gjoka thotë se ndodhet në kushte papajtueshmërie që të vijojë këtë gjykim.
E pyetur nga avokatët e Fatmir Mediut në seancën e djeshme, Gjoka tha se mori shkas për kërkesën e saj të largimit, edhe nga vetë kërkesa e të pandehurit që kërkoi përjashtimin e saj, por për shkaqe të tjera, që u rrëzua nga gjyqtarja Etleva Deda.
Pritet që në lidhje me kërkesën e Gjokës të shprehet drejtuesi i GJKKO-së Erion Bani. Megjithatë seanca e djeshme vijoi me kundërshtimet e Mediut mbi deklarimet e ekspertëve. Procesi ndodhet në fazën ku kanë përfunduar paraqitja e provave të SPAK, dhe pritet të nisë pyetja e dëshmitarëve të kërkuar nga mbrojtja. -

Çfarë ndodhi? Irena Gjoka kërkon të largohet nga gjykimi i çështjes ‘Gërdeci’: Kam qenë…
Pas rrëzimit të kërkesës së Fatmir Mediut dhe avokatëve të tij nga gjyqtarja e posaçme Etleva Deda, për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi i dosjes “Gërdeci”, tashmë është vetë gjyqtarja Gjoka që kërkon të largohet nga gjykimi i kësaj çështje. Ditën e djeshme në datë 11 nëntor, ajo i është drejtuar zv/kryetarit të GJKKO-së Erion Bani, të cilit i kërkon të largohet nga procesi.
Gjyqtarja pretendon se është në kushtet kur nuk mund të jetë pjesë e gjykimit, pasi ajo ka qenë gjyqtare e seancës paraprake në këtë çështje dhe e mori gjykimin se i pandehuri kërkoi fillimisht gjykim të shkurtuar. Por në kushtet kur i pandehuri ndryshoi qëndrim dhe pranua kërkesa e gjykimit me procedurë të zakonshme, Irena Gjoka thotë se ndodhet në kushte papajtueshmërie që të vijojë këtë gjykim.
E pyetur nga avokatët e Fatmir Mediut në seancën e djeshme, Gjoka tha se mori shkas për kërkesën e saj të largimit, edhe nga vetë kërkesa e të pandehurit që kërkoi përjashtimin e saj, por për shkaqe të tjera, që u rrëzua nga gjyqtarja Etleva Deda.
Pritet që në lidhje me kërkesën e Gjokës të shprehet drejtuesi i GJKKO-së Erion Bani. Megjithatë seanca e djeshme vijoi me kundërshtimet e Mediut mbi deklarimet e ekspertëve. Procesi ndodhet në fazën ku kanë përfunduar paraqitja e provave të SPAK, dhe pritet të nisë pyetja e dëshmitarëve të kërkuar nga mbrojtja. -

Dumani do largohet nga Shqipëria me bursë të Soros”/ Kryemadhi: Basha I vetmi politikan qe nuk hetohet per pasurine
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

Berisha paralajmëron protesta: Ose largohet Rama, ose është fundi i opozitës
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat u shpreh se për opozitën ka mbetur vetëm një alternativë: largimi i kryeministrit Edi Rama nga pushteti. Në të kundërt, sipas tij, opozita rrezikon të shkojë drejt fundit.
Berisha paralajmëroi edhe protesta nga opozita, me qëllim largimin e Ramës nga detyra.
“O ai largohet, ose është fundi i opozitës. Të jem shumë i sinqertë. Kam besim të guximi, tek trimëria dhe vendosmëria e demokratëve, e opozitarëve.
Tani e kanë lakuriq narkosin, s’ka më iluzione.”, tha Berisha, duke paralajmëruar se do të zhvillohen protesta nga opozita që kërkojnë largimin e Ramës nga detyra. -

E BUJSHME nga Spanja: Flick i lodhur nga disa lojtarë jo profesionalë, mund të largohet në qershor
Në prag të ndeshjes së Champions League ndaj Bruges, Hansi Flick deklaroi dashurinë për Barcelonën: “E dua këtë klub dhe këta lojtarë. Jam shumë i lumtur këtu dhe në këtë qytet. Do jap gjithçka”. Por sipas ABC, pas fjalëve të tilla të “sheqerosura” fshihet një pakënaqësi në rritje, që mund ta çojë gjermanin të largohet nga Katalonja në fund të sezonit.
Flick erdhi në verën e vitit 2024 për të zëvendësuar Xavi, duke fituar në vitin e parë La Liga, “Copa del Rey” dhe Superkupën e Spanjës; ndaj u shpall “trajneri i vitit”. Sezoni i dytë po rezulton më i vështirë. Barça është e dyta në kampionat, 5 pikë prapa Real Madridit, me lojë më pak bindëse. Dëmtimet dhe tensionet e brendshme po rëndojnë atmosferën në dhomën e zhveshjes blaugrana.
Sipas mediave spanjolle, Flick i ka shprehur stafit dëshirën për të ikur më 2026, një vit para skadencës së kontratës, jo për rezultatet, por për frustrimin ndaj menaxhimit të klubit dhe sjelljes së disa lojtarëve, të cilët i konsideron “jo profesionalë”.
Në qendër të kritikave është edhe Lamine Yamal, talent i madh, por i mbrojtur tepër nga klubi, si për lejet speciale pas “El Clásicos” dhe disa sjellje të pakujdesshme ndaj stafit. Trajneri gjerman, i njohur për disiplinën dhe rigorozitetin, ndihet i izoluar dhe i lodhur si paqëtues. Nëse situata nuk ndryshon, largimi mund të vijë shumë më herët se pritej.
