Tag: largohet

  • U kap me lojëra fati në lokal, 61-vjeçari godet efektivët dhe tenton të largohet

    U kap me lojëra fati në lokal, 61-vjeçari godet efektivët dhe tenton të largohet

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 61 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”.
    Ky shtetas dyshohet se, gjatë një kontrolli të ushtruar nga shërbimet e Policisë në një lokal në rrugën e “Dibrës”, me qëllim verifikimin e informacionit se në këtë ambient ushtrohej veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit dhe basteve sportive, ka refuzuar të zbatojë urdhrat e punonjësve të Policisë, duke i kundërshtuar verbalisht dhe fizikisht dhe ka tentuar të largohet nga ambienti, pavarësisht kërkesës për të qëndruar në vendin ku ndodhej, deri në përfundim të procedurës.
    Në lidhje me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë ka nisur veprimet verifikuese, bazuar në pamjet filmike të publikuara në rrjete sociale dhe pretendimet e paraqitura nga shtetasi në fjalë.

    Top Channel

  • Tarifat, Trump gati për negociata: Kinës i kërkojmë të transferojë Tik Tok në SHBA

    Tarifat, Trump gati për negociata: Kinës i kërkojmë të transferojë Tik Tok në SHBA

    Vetëm disa orë pasi shpallën tarifa tregtare kundër 180 vendeve në mbarë botën, Shtetet e Bashkuara thonë se janë të hapura për negociata mbi këtë çështje. Nga Avioni I tij presidencial Air Force One, Donald Trump e quajti ekonominë Amerikane një pacient që sapo ka dale nga një operacion I sukseshëm mjekësor, ndërsa shtoi se nëse vendet ofrojnë diçka fenomenale, atëherë ai është i gatshëm ti ndryshojë këto tarifa për vende të caktuara.

    “Epo gjithçka varet si shkon. Nëse dikush përshembull thotë se do të na jap diçka fenomenale, atëherë përse jo. Për shembull si Tik Tok. Ne duam që Tik Tok të zhvendoset në SHBA. Kina mund tv na thotë se duam të bëjmë një marrëveshje për dicka të tillë dhe në këmbim të kemi një marrëveshje për tarifat. Këto tarifa na japin mundësi të mira për të negociuar. Unë i kam përdorur ato shumë mire në administratën time të parë. Tani po e çojmë situatën në një nivel krejtësisht të ri, sepse kjo është një situate mbarëbotërore dhe kjo është emocionuese të shihet.” Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Përgjatë prononcimit të tij për gazetarët Trump konfirmoi edhe zërat që qarkullojnë në mediat Amerikane se Elon Musk, njeriu më I pasur I botës dhe një ndër këshilltarët  e tij kryesor do të largohet nga Qeveria. Trump tha se Drejtuesi I Departamentit të Eficensës se Qeverise ka punët e tij me bizneset e tij duke konfirmuar se ai do të largohet brenda pak muajsh, megjithatë Trump tha se departmamenti i themeluar prej tij do të vijojë punën.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    “Elon është fantastik. Dhe ju e dini që ai është një patriot. Ajo që po i ndodh me kompaninë e tij të makinave është e turpshme. Elon do të ketë një periudhë që do të largohet, unë dua që ai të qëndrojë sa më gjatë por atij do ti duhet të largohet ndoshta pas disa muajsh.  DOGE do të vijojë të funksionojë edhe pas largimit të tij.”

    Trump zbuloi për gazetarët edhe “Kartën e Artë” me vlerë 5 milionë dollarë që iu jep mundësinë qytetarëve në mbarë botën që ta blejnë atë dhe të jetojnë në Shtetet e Bashkuara. Kreu I Shtëpisë së Bardhë, me entuziazmin që I lexohej në fytyrë tregoi kartën në të cilën gjendej fytyra e tij dhe tha se ajo do të dale në shitje brenda dy javësh.
    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • ZYRTARE/ Largohet pas 10 viteve me 18 trofe të fituar, De Bruyne njofton ndarjen me Manchestes City-n

    ZYRTARE/ Largohet pas 10 viteve me 18 trofe të fituar, De Bruyne njofton ndarjen me Manchestes City-n

    Kevin De Bruyne ka njoftuar sot largimin e tij nga Manchester City në fund të sezonit. Mesfushori belg ka shpërndarë një “story” në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”, ku ka deklaruar se përvojës së tij 10-vjeçare te City i ka ardhur fundi. De Bruyne ka fituar plot 18 trofe me “qytetarët” dhe është lojtari i fundit që largohet nga ekipi që Guardiola trashëgoi në vitin 2016.
    “I dashur Manchester,
    Duke parë këtë, ju ndoshta e kuptoni se çfarë do të thotë. Kështu që do të tregohem i drejtpërdrejtë dhe do t’ju bëj të ditur të gjithëve se këta do të jenë muajt e mi të fundit si lojtar i Manchester City-t.
    Asgjë për këtë nuk është e lehtë të shkruhet, por si futbollistë, të gjithë e dimë se kjo ditë përfundimisht vjen. Ajo ditë është këtu dhe ju meritoni ta dëgjoni fillimisht nga unë.
    Futbolli më çoi te të gjithë ju dhe te ky qytet. Duke ndjekur ëndrrën time, duke mos ditur këtë periudhë që do të ndryshonte jetën time. Ky qytet. Ky klub. Këta njerëz… më dhanë gjithçka. Nuk kisha zgjidhje tjetër veçse t’i ktheja mbrapsht gjithçka! Dhe gjejeni se çfarë, fituam çdo gjë.
    Duam apo s’duam, është koha të themi lamtumirë. Suri, Roma, Mason, Michele dhe unë jemi jashtëzakonisht mirënjohës për atë që ky vend nënkuptuar për familjen tonë. “Manchester”-i do të jetë përgjithmonë në pasaportat e fëmijëve tanë dhe më e rëndësishmja, në secilin prej zemrave tona.
    Kjo do të jetë gjithmonë shtëpia jonë. Nuk mund të falënderojmë qytetin, klubin, stafin, shokët e skuadrës, miqtë dhe familjen sa duhet për këtë udhëtim 10-vjeçar. Çdo histori merr fund, por ky ka qenë padyshim kapitulli më i mirë. Le të shijojmë këto momente të fundit së bashku”, ka njoftuar Kevin De Bruyne./Sport Ekspres/

  • Müller largohet nga Bayern, Schweinsteiger i gjen punë të re: “Do ta gjej një vend për ty”

    Müller largohet nga Bayern, Schweinsteiger i gjen punë të re: “Do ta gjej një vend për ty”

    3 Prill 2025

    16:03

    Telesport

    Thomas Müller vërtet është milioner, por në korrik do të ketë nevojë për një punë të re. Sulmuesi gjerman pritet të largohet nga Bayern pas 17 vitesh.
    Bastian Schweinsteiger, shoku i vjetër i skuadrës në vitet e arta të bavarezëve, i ka propozuar publikisht një opsion pune.
    Ai është president i Kings League, një ligë futbolli e profilit të ulët e themeluar nga Gerard Pique. “Për mua, rëndësi ka cila është dëshira e radhës që ka vetë Thomas. Ai vendos”.
    “Nuk mund t’i jap dot këshilla, por nëse ka qejf, do ta ftoja në Kings League. I dashur Thomas, të them publikisht se do ta gjej një vend për ty”, ka thënë Schweinsteiger.

  • Musk do largohet nga roli i tij në administratën Trump, presidenti ia konfirmon rrethit të tij të ngushtë vendimin e miliarderit

    Musk do largohet nga roli i tij në administratën Trump, presidenti ia konfirmon rrethit të tij të ngushtë vendimin e miliarderit

    Presidenti amerikan Donald Trump thuhet se i ka zbuluar rrethit të tij të ngushtë, duke përfshirë anëtarët e kabinetit të tij, se Elon Musk do të largohet nga posti i tij aktual i qeverisë në javët e ardhshme.

    Mediat amerikane, duke iu referuar burimeve brenda Shtëpisë së Bardhë, theksojnë se Trump është i kënaqur me punën e bërë nga Musk dhe Departamenti i Efiçencës së Qeverisë (“Doge”), por kohët e fundit të dy kanë rënë dakord se është koha që miliarderi të kthehet në aktivitetet e tij private.
    Sipas burimeve, Musk do të marrë një rol më modest në administratën amerikane, duke ofruar ende mbështetje për qeverinë, por jo më në mënyrë aktive. Ky ndryshim ka ardhur pasi shumë aktorë të brendshëm të administratës Trump, si dhe disa aleatë të jashtëm, kanë shfaqur pakënaqësi dhe e konsiderojnë Musk si një “peshë politike” për presidentin.
    Një moment kyç që nxiti largimin ka qenë mbështetja publike e Elon Musk për një kandidat për në Gjykatën e Lartë amerikane, pas së cilës ai pësoi një disfatë të rëndë, duke humbur me 10 pikë ndaj kundërshtarit. Kjo ka nxitur disa shqetësime në rrethin e brendshëm të administratës, pasi Musk ishte duke u parë si një figurë e fuqishme dhe influente, por ndihma e tij politike ka kaluar në një problem.
    Marrëveshja për pozitat e Musk ka qenë për një afat 130 ditor, dhe pavarësisht dëshirës së Trump për të mbajtur pronarin e Tesla-s, është rënë dakord parimisht që ai të largohet në fund të majit ose fillim të qershorit.
    Lajmi për largimin e Musk është mohuar menjëherë nga Shtëpia e Bardhë, me zëdhënësin Karoline Leavitt që e quajti këtë informacion si “për t’u hedhur në plehra”, duke e cilësuar si të pasaktë.
    Rezultati i parë i këtij lajmi u pa në Wall Street, ku Tesla po rritet. Aksionet e gjigantit të makinave elektrike u rritën me 4.50%, duke rikuperuar humbjet prej mbi 6% të regjistruara në fund të marsit për shkak të rënies së shitjeve në tremujorin e parë. Javët e fundit, investitorët më të mëdhenj të Tesla-s i kanë bërë thirrje Musk që ose të largohet nga roli i tij drejtues dhe të fokusohet më shumë në politikë, ose të largohet nga administrata e Trump dhe të bëjë si duhet punën e shefit ekzekutiv.

    Top Channel

  • Ylli i Lille do largohet si lojtar i lirë, por klubi i ri duhet të paguajë 34 milionë euro për kanadezin

    Ylli i Lille do largohet si lojtar i lirë, por klubi i ri duhet të paguajë 34 milionë euro për kanadezin

    1 Prill 2025

    17:57

    Telesport

    Jonathan David do të largohet në fund të këtij sezoni nga Lille si lojtar i lirë. Për kanadezin interesohen disa ekipe, por sipas Sky Sport CH më afër tij janë Juventus, Barcelona dhe Inter.
    Edhe pse do të largohet si lojtar i lirë, klubi i ri që do të nënshkruajë me sulmuesin kanadez duhet të mendohet mirë. Sipas raportimit në fjalë, David ka disa kushte financiare për ekipin e tij të ri.
    Së pari kërkon një pagë 9 milionë euro në vit, së dyti një bonus nënshkrimi prej 15 milionë eurosh dhe së treti një komision prej 10 milionë eurosh për agjentin e tij. Pra, edhe pse do largohet falas nga Lille, ekipi i ri duhet të paguajë 34 milionë euro për të nënshkruar me David.
    Vetë lojtari e ka bërë publike dëshirën e madhe për të luajtur me fanellën e Barcelonës, por kjo nuk do të thotë që nuk e merr parasysh interesin e klubeve të tjera.

  • ‘Berisha njeri i konsumuar, nuk ka vota’, Ngjela: Duhet të largohet që PD të vijë në pushtet

    ‘Berisha njeri i konsumuar, nuk ka vota’, Ngjela: Duhet të largohet që PD të vijë në pushtet

    Avokati Spartak Ngjela ka komentuar përfshirjen e strategut amerikan Chris LaCivita në fushatën e Partisë Demokratike, duke e cilësuar këtë si një përpjekje të Sali Berishës për të krijuar perceptimin se ai ka mbështetje nga SHBA.
    “Janë organizma që paguhen, nuk janë staf i presidentit. Ky ka vajtur e ka marrë atë që t’u thotë shqiptarëve jam i Amerikës. Ç’lidhje ka Amerika me një kompani private që nuk dihet ku është tani? Nonsens”, tha Ngjela në një intervistë televizive.
    Sa i përket mundësisë që PD të rikthehet në pushtet, Ngjela theksoi se kjo mund të ndodhë vetëm nëse Berisha largohet nga drejtimi i partisë. Sipas tij, socialistët e shohin Berishën si një kundërshtar të leverdishëm, pasi ai nuk mund t’i sfidojë në zgjedhje.
    “Po nuk është Berisha, nuk dihet ç’ndodh. Nëse bie Saliu, socialistët fillojnë zinë. Të jetë ky se fitojnë gjithmonë. Një njeri i konsumuar që nuk ka vota”, u shpreh avokati. Ai e cilësoi fushatën e Berishës si një përzierje mashtrimesh dhe nonsense, duke theksuar se një lider politik i shpallur “non grata” për korrupsion nga SHBA nuk mund të jetë alternativë për qeverisjen e vendit.

  • Erlind Sulo largohet nga KESH, caktohet drejtor i AKBN

    Erlind Sulo largohet nga KESH, caktohet drejtor i AKBN

    Ndryshimet në kabinetin qeveritar, kanë sjellë lëvizje në drejtimin e disa institucioneve.
    Pas emërimit të Petrit Malaj Ministër i Financave, në krye të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, është vendosur Erlind Sulo.
    Sulo i cili prej pak muajsh drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare.