Dy humbjet përballë Arsenalit dhe eliminimi i parakohshëm nga Champions League kanë shënuar fatin e Carlo Ancelotti. Pavarësisht se ka ende një vit të mbetur në kontratën me Realin e Madridit, e ardhmja duket e vendosur.Trajneri italian do të largohet brenda muajit Prill. Sipas anglezes Sky Sports, 65-vjeçari do ta drejtojë ekipin deri në finalen e Kupës së Mbretit kundër Barcelonës, që do të luhet më 26 Prill.
Me distancën nga katalanasit kryesues në kampionat që është 4 pikë, ky duket trofeu me të cilin Reali do të provojë disi të shpëtojë sezonin. Pas finales, pavarësisht asaj që ndodh, Ancelotti nuk do të jetë më në krye të stolit.Atë e pret përfaqësuesja e Brazilit. Federata e vendit latin synon që të firmosë kontratën me trajnerin përpara mbylljes së sezonit në Spanjë.
Me sezonin e dështuar te Reali, edhe Ancelotti është bindur se cikli i tij në Bernabeu përfundoi.
Kandidatët për ta zëvendësuar në Madrid janë Xabi Alonso, Zinedin Zidan dhe Jurgen Klop.
Tag: largohet
-

Ancelotti largohet nga Reali pas finales me Barçën
-

E fundit/ Ançeloti largohet nga Reali pas finales së ‘Copa del Rey’
E fundit/ Ançeloti largohet nga Reali pas finales së ‘Copa del Rey’ – Sporti im
error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!
-

Lara Colturi kërkon të largohet nga Shqipëria
Lara Colturi ka kërkuar zyrtarisht largimin nga Shqipëria. Skiatorja 18-vjeçare kërkon të vijojë karrierën me Italinë. Ende nuk ka një vendim përfundimtar, pasi Colturi e nisi karrierën si kuqezi, duke dhënë edhe rezultatet e para të rëndësishme. Një situatë kur duhet më pak se 1 vit nga Lojërat Olimpike Dimërore që do të mbahen në Itali, më saktë në Milano-Cortina. Gjithçka duhet vendosur brenda 1 Majit ku është afati i fundit i regjistrimit me një federatë tjetër. Nëse nuk ka një dakordësi nga pala shqiptare ajo duhet të pushojë 1 vit nëse vendos të largohet pa miratim, që shkakton mospjesëmarrje në Kupën e Botës dhe Olimpiadë. Lara Colturi vendosi të përfaqësojë Shqipërinë në 2022. Gjatë kësaj kohe ajo mori pjesë në 3 sezone të Kupës së Botës ku ky i fundit ishte me të vërtetë i suksesshëm, pasi u ngjit 3 herë në podium, 2 vende të dyta dhe 1 vend i tretë. Lara Colturi në botërorët për të rinj ka marrë 1 medalje të artë në super gjigand dhe 2 bronzi në slalom gjigand. Në Botërorin për të rritur ku u përfaqësua në Shkurt u rendit e 7-ta në slalomin gjigand, një rezultat shumë i mirë në një garë ku kishte konkurrencë të fortë. Tv Klan
-

13-vjeçari largohet nga banesa në Elbasan, prindërit në alarm
Largohet nga banesa 13 vjeçari, prindërit kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij.
Një 54 vjeçar, banues në lagjen “5 Maji” në Elbasan ka denoncuar në polici largimin nga banesa të djalit të tij 13 vjeç.
Fëmija, pjesë e pakicës rome është larguar prej 3 ditësh.
Sipas informacioneve, ai lypte në rrugë dhe mendohet se është larguar në ndonjë qytet tjetër për të lypur.
Policia po punon për gjetjen e adoleshentit.Top Channel
-

Kush largohet nga Ferma VIP? Ja si përgjigjen opinionistët
Zhaku dhe Kastro kanë dhënë mendimet e tyre ndërsa janë pyetur nga Luana se kush nga Fermerët do të largohet nga ferma VIP 2.
Për Zhakun, Albi është fermeri që mund të lërë lojën, ndërsa Kastro kishte disa emra, por nuk përmendi asnjërin prej tyre.
Pjesë nga diskutimi:Luana: Kush mendoni se del nga gara?
Zhaku: Albi mendoj që del.
Kastro: Janë disa emra, nuk e di. -

Godet policin dhe tenton të largohet/ Bie në prangat e policisë 30-vjeçari, iu gjet…
Efektivët e Forcave Shqiponja kanë ndaluar një shtetas 30 vjecar pasi gjatë kontrollit të tij, iu gjet një sasi lënde narkotike. Gjatë kontrollit, i riu ka tentuar të largohej duke goditur punonjësin e policisë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin G. G, 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi Cannabisi. Në momentin e konstatimit nga shërbimet e Policisë, 30-vjeçari ka tentuar të largohet dhe ka goditur punonjësin e Policisë.” -

Skandali me salmonelën dhe pesticidet/ Largohet drejtori i AKU në Tiranë: Dhashë dorëheqjen!
Foto ilustruese
TIRANË- Largohet nga detyra drejtori i Autoritetit Kombëtar Ushqimor në Tiranë, Fatjon Pasholli. Në vendin e tij është komanduar Alketa Hoxha. Kjo e fundit, deri më tani, ka mbajtur postin e drejtores juridike në AKU-në e Përgjithshme. Vetë Pashollari ka reaguar për mediat duke u shprehur se ishte larguar vetë nga posti që mbante.
“Dhashë dorëheqjen,”-ka bërë me dije tashmë ish-drejtori. Por nuk ka sqaruar detaje të tjera.
Muajt e fundit, AKU ka qenë një “vatër skandalesh” sa i përket sigurisë ushqimore. Disa ngarkesa eksporti janë kapur në kufi të vendeve të Bashkimit Europian dhe janë kthyer pas në vendin tonë për shkak se kishin nivele të larta pesticidesh. Por pasi janë kthyer nuk janë asgjesuar, por janë hedhur në treg për konsumatorin vendas.
Së fundmi, probleme ka pasur edhe me ngarkesën e madhe të mishit me salmonelë që erdhi nga Brazili dhe u shit në të gjithë vendin. Mesa duket për të gjitha këto skandale, i vetmi i “ndëshkuar” është Pasholli. Ndërkohë vetëm pak ditë më parë, ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj lajmëroi shkrirjen totale të AKU-së./ZËRI -

Salah largohet përfundimisht, Liverpool gati 140 mln euro për yllin e Real Madrid
6 Prill 2025
12:34
Telesport
E ardhmja e Mohamed Salah nuk është më Liverpool. Sulmuesi egjiptian në verë do të largohet përfundimisht me parametra zero nga “Anfield”.
Liverpool po përgatitet për largimin e egjiptianit dhe ka gjetuar pasuesin e tij. Fichajes raporton se klubi anglez ka gati 140 mln euro për yllin e Real Madrid, Rodrygo.
24-vjeçari brazilian po shkëlqen në Madrid dhe trajneri Arne Slot e vlerëson shumë për cilësitë e tij në ofensivë. -

Ska pse largohet rinia/ Klevis Balliu me te rinjte ne Astir: Stimul pët investitorët nën 35 vjec
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

Liverpool gjen pasuesin e mundshëm të Van Dijk nëse kapiteni nuk rinovon!
6 Prill 2025
1:14
Telesport
Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo, raportohet se po shihet si një zëvendësues potencial për Virgil Van Dijk në rast se ky i fundit nuk rinovon me Liverpoolin.
Sipas një raportimi nga Relevo, Liverpooli është lidhur me një transferim të Araujos pavarësisht se ai ka nënshkruar kontratë me blaugranasit deri në vitin 2031 në janar.
Raporti shton se Araujo ka një klauzolë lirimi tek Barcelona e cila skadon më 15 korrik, me burime të ndryshme që citojnë se ai mund të largohet për 65 ose 75 milionë euro, por pas asaj date, cmimi i tij ndryshon.
Koha po përfundon për Van Dijk dhe ai duhet të marrë sa më parë një vendim nëse dëshiron të rinovojë apo të largohet në kërkim të aventurave të reja.