Tag: largohet

  • Surpriza! Xavi drejt Premier League, do të marrë drejtimin e klubit të njohur anglez

    Surpriza! Xavi drejt Premier League, do të marrë drejtimin e klubit të njohur anglez

    2 Maj 2025

    9:01

    Telesport

    Xavi Hernandez është shfaqur si favorit për të zëvendësuar Ange Postecoglou te Tottenham, nëse ai largohet në fund të sezonit. Lajmi është konfirmuar nga “The Sun”.
    Edhe ps enjë ditë më parë u përfol se spanjolli mund të shkojë në stolin e Bayer Leverkusen, duket se e ardhmja e tij do të jetë Premier League.
    Postecoglou është përfolur shumë se do të largohet nga veriu i Londrës, pavarësisht nëse Spurs mund t’i japin fund një mungese 17-vjeçare trofesh me një triumf në Europa League.
    Nëse ndodh kjo, raportohet se ish-trajneri i Barçës, Xavi, është kandidati kryesor, pasi ka qenë pa punë që kur u nda nga klubi i fëmijërisë në vitin 2024.
    Si trajner i Barcelonës, Xavi fitoi La Liga dhe Superkupën e Spanjës në sezonin 2022/23.

  • Bisedat sekrete, këshilltari i Trump largohet nga posti

    Bisedat sekrete, këshilltari i Trump largohet nga posti

    Bota E Enjte, 1 Maj 2025 17:54
    Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Mike Waltz jep dorëheqjen nga roli i tij. Mediat raportojnë se zëvendësi i tij, Alex Wong, gjithashtu do të largohet nga posti i tij.
    Kjo vjen disa javë pasi Waltz mori përgjegjësinë për një bisedë në grup, në të cilën zyrtarë të lartë planifikuan sulme ushtarake në Jemen, në shoqërinë e një gazetari, i cili ishte shtuar pa dashje. Ky është anëtari i parë i rëndësishëm i administratës që largohet gjatë mandatit të dytë të Trump.

    Michael Waltz, ishte këshilltari i sigurisë kombëtare i Donald Trump. Ai ishte ndër emërimet e para të Trump pas zgjedhjes së tij. Përpara rolit në Shtëpinë e Bardhë, ai ishte kongresmen nga distrikti i gjashtë kongresional i Floridës nga viti 2019 deri sa dha dorëheqjen në janar për të marrë përsipër detyrën e re me Trump.

  • Kevin De Bruyne do largohet nga Man. City por jo nga Premier League, zbulohet ideja e bujshme

    Kevin De Bruyne do largohet nga Man. City por jo nga Premier League, zbulohet ideja e bujshme

    25 Prill 2025

    18:27

    Telesport

    Tashmë është zyrtare që Kevin De Bruyne do të largohet nga Manchester city në fund të këtij sezoni, por e ardhmja e mesfushorit belg mund të vazhdojë të jetë në Premier League. Mesfushori 33-vjeçar belg la të kuptohej në deklaratat e fundit se nuk e përjashton vazhdimin e karrierës së tij në Premier League, duke ngjallur interesin e disa klubeve angleze.
    Aston Villa është një nga klubet që po punon për një përforcim vërtet luksoz për sezonin e ardhshëm. Siç bëhet e ditur në orët e fundit, Unai Emery i ka shprehur bordit dëshirën e tij për të provuar të nënshkruajnë me Kevin De Bruyne. Pavarësisht moshës, De Bruyne mbetet një nga lojtarët më vendimtarë në ligë dhe përvoja e tij mund të jetë e rëndësishme për një ekip që synon të rreshtohet midis më të mirëve të Anglisë.
    “Sky Sports” tregon se ende nuk është bërë asnjë propozim zyrtar, por qëllimi i Aston Villa-s është i qartë: ata duan të zbulojnë nëse ka një shans minimal dhe do bëjnë ç’të jetë e mundur për të joshur një lojtar të klasit botëror me një projekt ambicioz sportiv.

  • De Bruyne largohet që në maj, refuzon të luajë me Manchester City në Kupën e Botës për klube

    De Bruyne largohet që në maj, refuzon të luajë me Manchester City në Kupën e Botës për klube

    25 Prill 2025

    11:15

    Telesport

    Kevin De Bruyne nuk do ta zgjasë kontratën e tij me Manchester City për të luajtur në Kupën e Botës për klube këtë verë. Lajmin e konfirmoi sot “The Mirror”.
    Mesfushori do të largohet nga City që në fund të majit, menjëherë pasi të luajë edhe ndeshjen e fundit sezonale, atë ndaj Fulham, më 25 maj. Ndërkohë që sfida e fundit para fansave të tij do të jetë ndaj Bournemouth.
    Kontrata e De Bruyne është e vlefshme deri në fund të qershorit, që është në mes të Kupës së Botës për klube, turne që zhvillohet në Majemi.
    Lojtarët kanë mundësinë ta zgjasin kontratën edhe me dy javë të tjera për t’u dhënë atyre mundësinë të luajnë në turneun e zgjeruar të FIFA-s. Gjithsesi, belgu ka vendosur të largohet më herët.
    De Bruyne mbeti i zhgënjyer që klubi nuk i ofroi një kontratë të re. Pritet që ai të luajë në MLS sezonin tjetër.

  • “Vendimi më i vështirë …”, Vardy largohet pas 13 vitesh nga Leicester

    “Vendimi më i vështirë …”, Vardy largohet pas 13 vitesh nga Leicester

    Historia e Leicesterit për Jamie Vardy mbyllet. Sulmuesi anglez ka njoftuar se do të largohet nga klubi në fund të sezonit, pas 13 vitesh me ‘Dhelprat’.
    Një protagonist i shumë momenteve në historinë e klubit, Vardy është i vetmi lojtar i mbetur nga skuadra që fitoi një kampionat historik të Premierligës nën drejtimin e Claudio Ranierit.
    Sulmuesi gjithashtu fitoi çmimin e lojtarit të sezonit, si dhe dy kampionate, një Superkupë FA dhe një Kupë FA.

    Vardy i ka thënë lamtumirën klubit përmes një videoje në profilin e tij në Instagram. “Kam kaluar 13 vite të pabesueshme në këtë klub, me shumë fitore dhe disa momente të vështira, por shumica prej tyre kanë qenë pozitive.”
    Mesazhi lamtumirës së Vardy…
    “Ishte jo vetëm një gjë e vështirë për t’u shkruar, por edhe një vendim i vështirë për t’u marrë. Leicester ka qenë shtëpia ime e dytë, jeta ime për 13 vjet. Klubi, qyteti dhe tifozët kanë shumë rëndësi për mua dhe familjen time.”
    Ai përfundoi: “Unë dua të vazhdoj të luaj dhe të bëj atë që dua më shumë, që është të shënoj gola. Shpresoj që do të ketë një ose dy ndeshje të tjera për Leicester nga tani deri në fund të sezonit, dhe ndoshta më shumë në të ardhmen.
    Mund të jem 38 vjeç, por kam ende ambicie për të arritur shumë më tepër. Falenderoj gjithashtu të gjithë trajnerët dhe stafin e tjerë, që më kanë ndihmuar në disa raste.”

  • Jo vetëm Real Madridi; ja 7 pankinat e mëdha që mund të lirohen në fund të sezonit

    Jo vetëm Real Madridi; ja 7 pankinat e mëdha që mund të lirohen në fund të sezonit

    “Valsi” i pankinave, që ka nisur tashmë të ndezë tregun e transferimeve me “flakët” e para, do të arrijë fazën vendimtare në 40 ditët e ardhshme. Nga tani deri në fund të majit, Roma dhe Milani janë zyrtarisht të thirrura të zgjedhin trajnerin e ri, ndërsa Napoli dhe Atalanta varen nga dëshirat e Contes dhe Gasperinit. Juventusi, ndërkohë, po reflekton mbi Igor Tudor, ndikimi i të cilit ka qenë ai i një stabilizuesi në një ambient që kishte qenë shumë i trazuar deri para pak javësh.
    Por ky “vals” pankinash nuk do të prekë vetëm klubet italiane. Humbja e Real Madridit në çerekfinalet e Champions League ka shkaktuar tronditje të madhe në të ardhmen e pankinave europiane. Aventura e dytë e Carlo Ancelottit në pankinën më prestigjioze të botës është drejt fundit, teksa sot ka një favorit të madh për ta pasuar: Xabi Alonso.
    “Po planifikojmë përgatitjet dhe skuadrën me të. Nëse në fund do të largohet, duhet ta sqarojmë me të në javët e ardhshme. Nuk mund të presim fundin e sezonit, ka shumë implikime në planifikim. Çfarë më thotë instinkti? Shanset janë 50 me 50”, – ka thënë CEO i Bayer Leverkusen, Fernando Carro, për të ardhmen e trajnerit spanjoll. Nga Madridi janë të sigurt: thirrja për të nga Reali do të vijë, në atë moment edhe Leverkuseni do të detyrohet të kërkojë një trajner të ri.
    Pas një sezoni që mund të shpëtohet vetëm nëse fitohet “Europa League”, pritet që Ange Postecoglou të largohet nga Tottenhami. Ai është një nga trajnerët e mëdhenj të Premier League, që ndodhet në rrezik. Tjetri është italiani Enzo Maresca, i cili mund të largohet nga Chelsea nëse nuk arrin të përfundojë në ‘top 5’ të kampionatit.
    Në lidhje me trajnerët italianë dhe kualifikimin në Champions League, duhet ndjekur nga afër çfarë do të ndodhë me Roberto De Zerbin. Olympique Marseille i tij ka fituar sërish kundër Montpellier dhe sot ndodhet në vend të dytë, por kualifikimi në Champions mbetet objektiv që duhet arritur. Bashkë me të vjen edhe konfirmimi i italianit si trajner.
    Ai që mund të vendosë të largohet pas fitimit të titullit është Francesco Farioli. Në një Ajax teknikisht modest, trajneri i ri italian po thyen rekord pas rekordi, vetëm tri ditë më parë pësoi humbjen e parë në ‘Eredivisie’ për vitin 2025. Ajax ndodhet +9 pikë përpara PSV-së (me një ndeshje më shumë), një klub që e kishte nisur sezonin si favorit për titull, por rrezikon ta përfundojë pa asnjë trofe. Situatë që mund të çojë në largimin e trajnerit Peter Bosz.

  • Mbyllet televotimi/ Ja kush largohet nga Ferma VIP! Zgjidhet kryefermeri i ri

    Mbyllet televotimi/ Ja kush largohet nga Ferma VIP! Zgjidhet kryefermeri i ri

    Danela mbylli këtë të hënë rrugëtimin e saj në Ferma VIP 2. Ajo ishte në televotim bashkë me Nur, por publiku vendosi që ajo të largohet nga gara.
    “Fermerë jam sërish me ju për të ndarë zarfin e televotimit. Fermeri që humbet përfundimisht statusin dhe që duhet të largiohet sotnte nga Ferma VIP është Danela”, lexoi zarfin me verrdiktin e publikut Luana.
    Ndërkohë Danela me “fuqinë” që i ka dhënë Agai çdo të eliminuari, ajo zgjodhi kryefermerin që do të drejtojë punët deri të premte.

    Luana: Dua siç e do formula të përcaktosh kryefermetrin.
    Danela: Unë dua të vendos Albën kryefermere. E kam shijuar pa fund këtë program.
     

  • Reali nuk pret fundin e sezonit, merr vendimin e prerë për Carlo Ancelotti-n

    Reali nuk pret fundin e sezonit, merr vendimin e prerë për Carlo Ancelotti-n

    19 Prill 2025

    22:15

    Telesport

    “The Athletic” raporton se Carlo Ancelotti do të largohet në fund të këtij sezoni nga drejtimi i Real Madridit, edhe pse kontrata e tij skadon qershorin e vitit të ardhshëm.
    Sipas raportimit në fjalë, drejtuesit e Real Madrid dhe tekniku italian kanë rënë dakord që të mbyllin bashkëpunimin në fund të sezonit aktual. Edhe nëse ndodhë që Reali të fitojë La Ligën dhe Kupën e Mbretit, Carlo Ancelotti do të largohet sërish.
    Megjithatë, për Carlo-n nuk do të ketë pushime të gjata, pasi interesi për të është shumë i madh, por e ardhmja e tij me shumë gjasa do jetë në Brazil. Italiani do të marrë drejtimin e 5 herë kampionëve të botës, ku synimi kryesor është padyshim suksesi dhe ngritja e trofeut në Botërorin e vitit 2026.
    Përsa i përket Realit, trajneri i ri sipas të gjitha gjasave do të jetë Xabi Alonso, i cili do të ndahet me Leverkusen me përfundimin e sezonit dhe do të rikthehet në Madrid, këtë herë jo më si lojtar, por si trajner.

  • “Është pak i ngadalshëm”/ Mosmarrëveshja e Trump me kryetarin e Fed arrin në ekstreme, Shtëpia e Bardhë shqyrton shkarkimin e kryetarit të Rezervës Federale

    “Është pak i ngadalshëm”/ Mosmarrëveshja e Trump me kryetarin e Fed arrin në ekstreme, Shtëpia e Bardhë shqyrton shkarkimin e kryetarit të Rezervës Federale

    Presidenti amerikan, Donald Trump dhe administrata e tij po shqyrtojnë shkarkimin e kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell, nga posti i tij , tha sot këshilltari kryesor ekonomik i Shtëpisë së Bardhë.

    “Presidenti dhe ekipi i tij do të vazhdojnë të shqyrtojnë çështjen e shkarkimit të Jerome Poëell”, u tha gazetarëve drejtori i Këshillit Ekonomik Kombëtar Kevin Hassett  ndërsa Donald Trump ditët e fundit ka përsëritur sulmet e tij ndaj shefit të Fed mbi politikën e tij të normave të interesit.
    Në deklaratat që bëri për gazetarët gjatë takimit të tij me Giorgia Meloni, presidenti amerikan tregoi se ai beson se ka autoritetin për të hequr Powell nga posti i tij.
    “Ai do të largohet. Ai do të largohet prej andej”, tha Trump në Zyrën Ovale. Më tej ai vazhdoi duke thënë “Unë nuk mendoj se ai po bën punën e tij. Është tepër vonë. Ai është pak i ngadalshëm dhe nuk jam i kënaqur me të. Unë e lë të kuptojë dhe nëse dua që ai të largohet, ai do të largohet shumë shpejt”.

    Asked if firing Fed’s chair, Jerome Powell, is an option, Trump’s economic adviser Kevin Hassett tells us the president and team will continue to study that matter. pic.twitter.com/BjhWo8AQEu
    — Jennifer Jacobs (@JenniferJJacobs) April 18, 2025

    Komentet e presidentit republikan erdhën pasi Powell tha të mërkurën në një ngjarje ekonomike në Çikago se administrata Trump ka bërë “ndryshime shumë thelbësore të politikave”, duke përfshirë tarifa gjithëpërfshirëse që janë “dukshëm më të mëdha se sa pritej”.
    Powell vuri në dukje prerazi se heqja e një kryetari të Fed “nuk lejohet me ligj” dhe deklaroi se ai synon të mbarojë pjesën e mbetur të mandatit të tij.

    Top Channel

  • De Bruyne largohet nga Man City, MLS e thërret: shfaqet edhe New York City, ka avantazh!

    De Bruyne largohet nga Man City, MLS e thërret: shfaqet edhe New York City, ka avantazh!

    Pasi njoftoi lamtumirën e tij me Manchester Cityn dhe tifozët e Citizens, ndonëse pa dëshirë, në fund të sezonit, Kevin De Bruyne po përpiqet të sqarojë se çfarë e pret në të ardhmen.
    Mesfushori 33-vjeçar belg po përgatitet të hapë një kapitull të ri në karrierën e tij dhe, siç ka dalë nga thashethemet ditët e fundit, ai është veçanërisht i popullarizuar në Shtetet e Bashkuara, ku disa skuadra të MLS-së, përfshirë Chicago Fire, Inter Miami dhe San Diego, kanë shprehur interesimin e tyre.
    Megjithatë, sipas asaj që raportohet nga The Athletic, në gjurmët e tij janë edhe dy klube të tjera amerikane. Ky është New York City, një ekip satelit i City Football Group, i cili do të donte të shfrytëzonte lidhjet e tyre me Manchester Cityn për ta nënshkruar shpejt dhe pa pengesa. Por është shfaqur edhe mundësia e një kalimi te DC United, ku luan ish-bashkëlojtari i tij i kombëtares belge, Christian Benteke.
    Pas fitores 5-2 ndaj Crystal Palace, ylli belg shpjegoi se çfarë pret nga muajt e ardhshëm: “Të jem i sinqertë, nuk e di. Mund të ketë mundësi të qëndroj në Angli. Më duhet ende të flas me klubet dhe mbi të gjitha me familjen time. E di që nuk jam më shumë i ri, por ende ndihem i aftë të luaj në nivelin më të lartë të gatshëm për të dëgjuar”.